Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/08/11

Adri Nurellari : Shqipëria rrezikon të mos marrë dritën jeshile për nisjen e negociatave në tetor.


Shqipëria rrezikon të mos marrë dritën jeshile për nisjen e negociatave në tetor. Në këtë mënyrë ajo do mbetet pas me grupin e vendeve si Kosova e Bosnja, që kanë probleme të natyrës tjetër.


Megjithatë, kur bie fjala tek tendenca për të krahasuar Shqipërinë me Kosovën, analisti Adri Nurellari në një shkrim  thotë se shteti tjetër shqiptar është më përpara nesh.


Ja disa prej krahasimeve të tij:

“Janë të shumtë ata në Tiranë, që e quajnë Kosovën njësoj shtet të korruptuar, pa e ditur që aty, ndryshe nga Shqipëria, ka pasur zyrtarë nga më të lartit të akuzuar e dënuar për korrupsion, duke përfshirë kryetarë kuvendi, zv/ kryeministër, ministra, deputetë, kryetarë komunash etj, etj… Po ashtu, ndryshe nga Shqipëria, atje nuk bën vaki që të të kërkojnë ryshfet nëpër spitale për të bërë ndonjë serum, apo të ketë raste të shpeshta të korruptimit të policisë rrugore. Nuk është aspak rastësi që dy institucione, që konsiderohen prej natyrës së tyre strumbullar të korrupsionit në Shqipëri, në Kosovë konsiderohen shumë profesionale, a madje raportet e ndryshme ndërkombëtare i nxjerrin si modele për gjithë rajonin”.

“Kosova qëndron shumë përpara Shqipërisë edhe kur bëhet fjalë për kriminalizimin. Po të shihen të gjitha statistikat ndërkombëtare, duket qartë, se Shqipëria është më afër me republikat ish-sovjetike në fund të listës, për sa i përket numrit të krimeve në nivel evropian, ndërsa Kosova garon me vendet e Evropës Veriore, për nga statistikat. Kështu për shembull, sipas UNODC, Kosova ka pasur në vitin 2016, 1.6 vrasje për 100 mijë banorë, ndërsa Shqipëria 2.7. Edhe po të shihen numrat e të burgosurve del se, në burgjet e Kosovës, aktualisht janë 1601 të burgosur që vuajnë dënimin për vepra të ndryshme, ndërsa në Shqipëri kemi 5.447”.

“Niveli më i ulët i korrupsionit në Kosovë demonstrohet edhe nga fakti që, aty niveli i pabarazisë është më i ulëti në rajon, gjë që nuk ndodh në vende me korrupsion të lartë, ku vetëm një grusht njerëzish me lidhje politike përfiton nga ekonomia. Pra koeficienti Gini i pabarazisë, i Kosovës, i afrohet vendeve skandinave, ndërsa ai i Shqipërisë, i afrohet vendeve latinoamerikane. Sipërmarrësi më i madh kosovar raporton disa dhjetëra milionë euro pasuri, ndërsa në Shqipëri fliten për miliarda. Pabarazia e kufizuar në Kosovë shihet edhe me sy, kur udhëton edhe në zonat më periferike të vendit, e nuk has prani të varfërisë ekstreme”.

“Kur flitet për ekonomi, padyshim që Kosova ngelet ende e varfër, gjë që lidhet kryesisht me trashëgiminë e kostove të aparteidit e diskriminimit ekonomik shekullor, brenda ish-Jugosllavisë, si dhe me pasojat e luftës. Mirëpo, gjithsesi nuk mund të flitet për dështim ekonomik të Kosovës, kur gjatë gjithë dekadës së pavarësisë, Kosova ka pasur rritjen më të lartë ekonomike në rajon dhe që ndryshe nga Shqipëria, ia ka dalë të bëjë investime madhështore në autostrada, duke mbajtur ndërkohë borxhin më të ulët publik në Ballkan. Përpos kësaj, po të shihet klima e biznesit në raportin, Doing Business, të Bankës Botërore, Kosova zë vendin e 44-t, ndërsa Shqipëria atë të 63-të, ndërsa tek raporti Paying Taxes, Kosova zë vendin e 44-t, ndërsa Shqipëria atë të 122-të”.

Nga Bernhard Schulz, Tagesspiegel : Në Tepelenë vlerësohet Enveri, jo viktimat e tij


Gazeta gjermane, Tagesspiegel vjen me një tjetër reportazh nga Shqipëria, duke eksploruar të shkuarën komuniste. “Edhe sot, 28 vjet pas mbarimit të komunizmit, shumë anëtarë të regjimit të vjetër janë akoma aktivë në aparatin shtetëror. Që ata nuk kanë asnjë interes në përpunimin e historisë dhe krimit, kjo kuptohet,” shkruan gazeta. Ajo viziton edhe Kampin e Tepelenës, duke theksuar se nuk ka një memorial për viktimat, por muzeu i qytetit vlerëson Enver Hoxhën




Sheshi Skënderbej, sheshi kryesor i kryeqytetit shqiptar, Tirana, tani është i rezervuar për këmbësorët. Sipërfaqja e gjerë është e mbuluar me gurë natyralë nga të gjitha pjesët e vendit. Në skaj është një xhami nga koha e sundimit otoman, ajo është restauruar nga fonde turke. Paratë, thuhet se vijnë nga arka e Erdoganit.

Diagonal me të është ndërtesa e madhe e Muzeut Kombëtar. Fasadën e zbukuron një mozaik me shumë figura, me një grua energjike me kostum kombëtar dhe pushkën e ngritur në qendër, një luftëtar me flamurin kombëtar në krah, me një shqiponjë dykrenare të vendosur në një sfond të kuq si gjaku. Të tjera figura mishërojnë epoka të tjera të historisë së vendit, mes tyre edhe një banor të shekullit të 19-të. Po punëtorët? Përfaqësuesit e klasës, që gjoja ishin në pushtet për gjysmë shekulli?

Me klasën punëtore, Partia Komuniste nën udhëheqjen e Enver Hoxhës e mori pushtetin në vitin 1944 dhe e mbajti deri në kalimin e thatë në demokraci në vitin 1991. Për ironi, ai nuk kishte nevojë për dashurinë e tyre. Pothuajse ajo nuk ekzistonte. Me të luhej. Ashtu siç luhej me termat demokraci apo pushtet popullor. Në fakt kishte vetëm një sundimtar, fotozhenikun e ri Hoxha, që me zgjuarsi që në moshë të re në vitin 1944, i shërbeu vetes dhe shokëve të partisë nga falimentimi i kolonizatorëve fashisto-italianë. Hoxha mori pushtetin dhe herët a vonë, kundërshtarët dhe bashkëluftëtarët e tij u zhdukën në birucat e Sigurimit- shërbimit të frikshëm të sigurisë kombëtare, ose përfunduan përpara togave të pushkatimit.



Maja e një ajsbergu të përgjakshëm

Turneu informativ, i organizuar çdo vit nga Fondacioni Federal për Përpunimin e Dikaturës, këtë herë i kushtohej Shqipërisë. Ata merren me studimin e trashëgimisë historike në vendet e kontrolluara nga komunizmi deri në fund të viteve 1989/1991. Një javë e mbushur me vizita në vendet përkujtimore dhe me biseda me viktimat dhe zyrtarët- por ajo që mbetet është ndjesia se kjo është vetëm maja e një ajsbergu të përgjakshëm.

Në Shqipëri kishte shumë kampe, në fakt i gjithë vendi ishte një kamp i madh, ku kishte urdhër për të qëlluar këdo në kufi. Terrori nuk ishte diçka sekrete. Gazetarët e asaj kohe, të vendosura në Muzeun Kombëtar, tregojnë shfaqje gjyqesh të mbajtura në kinema të mbushura plot me njerëz, ku njerëzit duartrokisnin për vendime të marra që në fillim, përpara se njerëzit të dërgoheshin në fusha ku ekzekutoheshin nga afër. Pastaj fitimtarët, duke tymosur cigare, qëndronin pranë kufomave. Ndoshta dyshonin se do vinte edhe dita e tyre dikur.

Në Shqipërinë e Hoxhës mbizotëronte stalinizmi deri në fund, edhe në vitin 1991 ishte i dhunshëm. Hoxha admironte Stalinin dhe e imitoi që nga kulti i personit e deri tek gulagët. Në vitin 1961, kur Shqipëria u tërhoq nga Bashkimi Sovjetik i destalinizuar, e ktheu vëmendjen nga Republika Popullore e Kinës, aparati i terrorit vazhdoi të funksionojë. Kur Kina nuk e përmbushi pritshmërinë ideologjike të Hoxhës, vendi plotësisht i izoluar deri në fund të viteve ’70. Shqipëria ishte jashtë vëmendjes së publikut botëror për një dekadë.

Vetëm se aty brenda ishte e tmerrshme. Poshtë disa pjesëve të sheshit Skënderbej ka një sistem bunkerësh të Ministrisë së Brendshme dhe qendra e kontrollit të territorit. Këto dhoma pa jetë janë pjesë e një ekspozite tjetër për terrorin e regjimit komunist, të quajtur Bunk-Art 2. Asnjë torturë nuk ishte e keqe mjaftueshëm sa për të mos u përdorur. Ekziston një provë e rëndësishme, një listë me shkrim dore, e torturave që nga ato me elektroshok e deri tek uria.



Italia ishte afër, por mbeti e paarritshme

Jo larg nga sheshi Skënderbej ndodhet një ndërtesë, e cila shërbente dikur si klinikë private. Më pas aty u vendos Sigurimi. Kjo njihet si Shtëpia e Gjetheve, pasi këtyre janë mbajtur skedarë të panumërt të shërbimeve sekrete. Shtëpia është e mbushur me teknologji, nga këndvështrimi i sotëm të vjetra, por shumë të efektshme në atë kohë.

Në qendër të Tiranës ka shumë ndërtesa të kohës së sundimit kolonialist italian. Ato duken të ngurta dhe komunistët e Hoxhës i përdorën pa hezitim. Vetë Italia mbeti e paarritshme për gjysmë shekull, duke qenë vetëm në anën tjetër të Adriatikut.

Të përndjekurve nuk u lejohej që të afroheshin pranë brigjeve, sepse regjimi praktikonte bashkimin e fiseve për të gjitha brezat. Kishte kampe për gra e për fëmijë. Në Tepelenë, në jug të vendit, 600 të burgosur ishin të paketuar në pesë kazerma të mëdha. Të paktën 300 fëmijë vdiqën me kalimin e kohës nga kequshqyerja apo sëmundjet e patrajtuara.

Simon Mirakaj mbërriti në Tepelenë në vitin 1945 si foshnje- ai mbeti në mënyrë të paimagjinueshme për 46 vite në përndjekje për shkak të një pjesëtari të familjes. Në kazerma gjenden vetëm muret e jashtme, nuk ka një memorial. Në muzeun vendor ruhen modele të tipareve heroike të heronjve komuniste- dhe shkrimet e Enver Hoxhës, diktatorit që ndoqi dhe shkroi për shembullin e Stalinit. Vendlindja e Hoxhës është këtu afër, në jug të vendit, dhe shumë janë akoma krenarë për të.

Në një kodër në periferitë e Tiranës është edhe Nëna Shqipëri. Monumenti është konceptuar si një model i Mëmëdheut, diçka që ekzistonte në Bashkimin Sovjetik nga Volgogradi deri në Kiev. Përpara saj shtrihen varret e partizanëve që ranë në luftën kundër fashistëve italianë. Çdo regjim ka nevojë për heronjtë e tij. Pllakat e varreve janë të çara, duket sikur ajo nuk është e mirëmbajtur.

Në veriun malor gjendet kampi i burgut të Spaçit. Godinat janë të vendosura guximshëm në shpatet e pjerrëta. Këtu jetuan të burgosurit që duhet të bënin punë të detyruar në minierën e bakrit. Ngjitur qëndroni rojet e sigurimit. Ndonjëherë të afërmit lejoheshin të vizitonin të burgosurit, dhjetë minuta nën mbikëqyrje speciale. Për këtë, ata duhej të bënin në këmbë shtatë kilometra me rrugë të pashtruar.



Kishat dhe xhamitë u shkatërruan

Në kamp janë mbledhur ish të burgosur dhe përfaqësues të shoqatës së viktimave për të festuar përvjetorin e kryengritjes së të burgosurve në vitin 1973. Ishte një akt heroik, por pa rezultat. Mbahen fjalime, të gjithë njerëzit pinë duhan, ndërsa qielli nis të rëndohet prej reve. Lart në shpat mund të shihen ekskavatorët. Qeveria shqiptare ia ka dhënë të drejtën për të shfrytëzuar minierat një kompanie turke. Miniera origjinale rrezikon të zhduket. Edhe sot, 28 vjet pas mbarimit të komunizmit, shumë anëtarë të regjimit të vjetër janë akoma aktivë në aparatin shtetëror. Që ata nuk kanë asnjë interes në përpunimin e historisë dhe krimit, kjo kuptohet.

Në Shkodër, vizitorët gjermanë marrin pjesë në përurimin e një monumenti për viktimat e regjimit komunist. Në bashkinë e qytetit mbahen fjalime emocionuese në një sallë të mbushur plot. Se ky mbaron shërbimi përkujtimor dhe ku fillon politika aktuale, vizitori nuk mund ta vendosë. Mund të jetosh në të tashmen, por si gjithmonë dhe kudo, e kaluara është një barrë.

Muzeu i dioqezës është estetik dhe tregon historinë e persekutimit të Kishës Katolike, e cila dominon në veri të vendit. Në vitin 1967, Hoxha e shpalli Shqipërinë si shtetin e parë ateist në botë dhe shkatërroi kisha e xhamia në mbarë vendin. Katedralja e Shkdorës u kthye në sallë sportive, në fasadë u vendoën portrete zyrtarësh. Tani sundon klasa punëtore përmes partisë së saj, thuhej në mesazh.

Ndërkohë katedralja është restauruar me kujdes. Këmbënat bien herë pas here, kurse nga minarja fqinje tingëllon zëri i imamit. Ata kanë bashkëjetuar për shekuj dhe vazhdojnë ta bëjnë sërish. Shqipëria nuk është një strehë e fanatizmit. Përkundrazi, ata shpresojnë të pranohen në BE. Vite më parë, Shqipëria ishte shumë e korruptuar, na thotë një diplomat që shoqëron procesin e rishikimit të drejtësisë, duke shtuar: tani është vetëm e korruptuar.

Nga rruga, vizitorët nuk shohin bregdetin. Bregderi duhet të jetë i bukur. E kaluara e errët shtrihet në brendësi. Duhet ta kërkosh, e megjithatë ajo është gjithmonë e pranishme.

Tirana,teatri,turpi...



Drama e Teatrit turpëron Tiranën, jo qeverinë

Nëse ndodh, nëse projekti i mbjelljes së kullës në themelet e Teatrit Kombëtar zbatohet, Tirana, avangarda e vendit, lokomotiva kulturore e Shqipërisë, meriton të zërë një vend në krye të listës së qyteteve konformiste.


Shembja e Teatrit nuk do të turpëronte aspak qeverinë, një qeveri që e ka ndarë mendjen, por një kryeqytet të tërë në mes të Europës, që nuk bëzajti dhe e lejoi këtë akt.


Rama dhe Veliaj e kanë marrë vendimin, ata nuk duan trashëgimi, vlera të skenës, lavdi, apo të tjera si këto. Duan të vënë në jetë planin ambicioz financiar në truallin më të shtrenjtë të vendit. Ata pretendojnë madje se do të bëjnë një teatër më të bukur. Nuk kanë asnjë kompleks më, dhe nuk fshihen fare.


Këtu çështja është se cfarë do të bëjë Tirana?!

Nuk ia vlen këtu të bëjmë krahasime, se ç’bëri për shembull Budapesti në vitin 1956, që ktheu mbrapsht tanket ruse. Apo, si lulëzoi pranvera e Pragës, 12 vjet më vonë, në 1968, përsëri nën armët e rënda sovjetike. Këto kryeqytete, apo edhe Varshava, manifestuan forcë nën thundrën e dhunës ekstreme ushtarake të Moskës.
Po Tirana vallë, kur do ta tregojë fuqinë e një kryeqyteti që nuk e ul kokën përballë
arbitraritetit, përballë një qeverie autoritariste që është bërë shurdhmemece prej arrogancës.

Nuk pret njeri akte heroizmi si ato të Pragës dhe Budapestit, sepse ato munguan për 45 vite me radhë. Por të paktën, një rezistencë intelektuale, një bashkim ndaj një kauze të drejtë, kjo pritet nga një kryeqytet.

Kauza e Teatrit është e pastër, e kulluar. Aty nuk fshihen interesa politike. Tirana s’ka asnjë arsye të dyshojë se mos po favorizon opozitën, apo ndonjë parti. Artistët që e përfaqësojnë mbrojtjen e Teatrit, dukshëm kanë refuzuar të bëjnë kompromis. Ata mund të kishin zgjedhur rrugën e përfitimit, si të tjerët, por qendruan, dhe kanë muaj që ruajnë godinën ditën e natën.

Nga ana tjetër, plani qeveritar është mirëfilli biznes. Bëhet fjalë për ndërtimin e disa kullave, dhe ky projekt i është paradhënë, pa garë, një miku të Kryeministrit dhe kryetarit të Bashkisë.

Në këto kushte, ku e mira dhe e keqja, e drejta dhe e gabuara, janë kaq publikisht, kaq qartazi të afishuara, çfarë pret një kryeqytet që të rreshtohet, të marrë një qendrim.

Nuk do të duhej aspak një kryengritje e dhunshme, do të mjaftonte vetëm një bashkim kurajoz qytetarësh.

Sot, një gjysëm mrekulli ndodhi, dhe qytetarët bashkë me opozitën, ia dolën ta rimarrin Teatrin, pasi u rrethua nga policia.

Nëse kjo do të vijonte, nëse Tirana do të tregonte nesër, pasnesër, se është qyteti i kulturës, i inteligjencës, i universiteteve, i artit, jo vetëm do të shpëtohej Teatri Kombëtar, por padyshim do të themelohej një institucion që do ti shërbente shoqërisë e vendit, shumë më tepër se dhjetëra të tillë që mbahen me taksat e shqiptarëve.

Tirana do të vendoste një precedent dhe do të shënonte një fitore, që do ti kujtonte çdo
qeverie, se nuk mund të bëjë ç’të dojë; pra ç’ti shkojë mendja, në një vend ku ka qytetarë që nuk ulin kokën.

****


Letër e hapur kryeministrit Edi Rama

Nga Bujar Kapexhiu


I nderuar KryeM…


Për herë të parë në jetën time po të shkruaj një letër të hapur, ndërkohë që ti në jetën tënde më ke shkruar një letër të mbyllur, me disa bashkëshkrues. E ruaj ende atë letër si diçka artistike, shoqërore dhe historike për Akademinë e Arteve në fillimet e demokracisë.

Po e filloj kështu me “ti”… Ah, më fal, e teprova…një letër për JU, miku im! Vazhdoj t’ju quaj kështu, se unë i dua dhe i ruaj me fanatizëm miqtë ashtu siç janë, me të mirat, të metat apo të këqijat e tyre, sepse vetëm kështu ata mbeten të vërtetë, më interesantë e më me vlerë me mua që i vizatoj dhe bëj humor me ta.

Kemi shkëmbyer pak mesazhe me njëri-tjetrin dhe batuta e zakonshme dhe e përhershme, në përgjigje të kërkesës sime, ka qenë: “Kjo bëhet kur të vijnë ata tuajt.” Cilët janë të mitë?! E cilët janë tuajt?! Të mitë janë të gjithë. Edhe ju i imi jeni. Dhe nëse nëndonjë çast zemërak ju deklaroni që nuk jam i yti, unë përsëris: Ju jeni i imi. Unë nuk përjashtoj asnjë, se kështu do varfëroja veten dhe artin tim. Arti im figurativ e gazmor nuk lejon të braktisë asnjë dhe unë i përkushtohem secilit, mbi letrën e bardhë, me shumë pasion e dashuri, pavarësisht nëse atij i pëlqen apo nuk i pëlqen. Është dakord apo kundërshton. Mund të ketë dhe hatërmbetje, por unë vazhdoj ta pranoj e respektoj.

Për artin tim humoristik, goditës e deformues, por pa fyer e denigruar, nuk ka tabu. Nuk ka të paprekshëm. Sigurisht këtu mbi tokë. Kam bërë shumë karikatura për probleme e dukuri politike, përfaqësuar nga persona të veçantë. Ndoshta diku në ndonjërën prej tyre edhe mund të kem gabuar dhe tepruar, por e them me bindje e sinqeritetqë kjo jo me dashje, por më ka shpëtuar, kalimthi, pa u menduar gjatë. Diçka spontane. Dhe çuditërisht ato janë pëlqyer më shumë. Ju e dini miku im se spontaniteti në art është i magjishëm. Ju e keni provuar dhe vetë me lëvizjet dinamike të flamasterit mbi shkresat zyrtare. Përveç artit figurativ ju keni provuar vetë batutat me humor apo ironinë pa buzëqeshje e kalimthi, që lënë një shije të keqe kur godet pa sensin e masës.

Për të mos u zgjatur me probleme anësore e të parëndësishme për këtë kohë të nxehtë të politikës xanxare, po ndalem te problemi zhurmëmadh i Teatrit. Më e papranueshmja: grindja e mosmarrëveshja midis artistëve. Edhe kur ata janë kryeqeveritarë. Absurde!

Ju thoni që Teatri është karakatinë. Edhe unë kështu them, karakatinë. I kujt është faji? Përse ka ndodhur kjo? Sepse ju dhe paraardhësit tuaj e braktisët këtë godinë të shenjtë, me mendimin e fshehtë për ta shembur. Nuk u kujdesët kurrë për ta mirëmbajtur, ashtu siç bëni çdo vit me mirëmbajtjen e zyrave tuaja ose, më saktë, jo me mirëmbajtjen po mirëzhvatjen. E latë të degradojë deri në këtë gjendje, me fiksimin pervers për ta shembur. Ju thoni që është turp. Turp, them dhe unë. Por jo për Teatrin, por turp për ju që e braktisët për t’ia arritur një qëllimi të mbrapshtë. Shembje.

Ju bëni një listë me emra të shquar të artit skenik dhe citoni copëza apo rreshta që ju interesojnë e ashtu të shkëputura nga e tëra nuk thonë të vërtetën. Ju qëmtoni emra personash që nuk jetojnë më dhe që, sigurisht, në këtë situatë të tensionuar, nuk kanë sesi t’ju kthejnë përgjigje. Përmendni MihalLuarasin, pedagog i nderuar, regjisor i shkëlqyer, familjar i mrekullueshëm e qytetar dinjitoz. Ai jetoi midis nesh. Përherë ankohej për Teatrin që po shkatërrohej. Edhe ai donte një Teatër të ri, por kurrë nuk tha që të shembet ky i vjetri dhe në tokën e tij të ndërtohen kulla. Përmendni aktorin gjenial, pedagogun tim të veçantë NaimFrashëri. Edhe me të ndjerin profesor,në oborr të teatrit, në skenë, në dhomat e grimit, ankoheshim për konditat e vështira për artin teatror.

Duhet një Teatër i ri, por kurrë nuk tha që duhet prishur ky i vjetri. Mos u merrni me artistët që janë larguar nga kjo jetë. Me ta jeni i humbur! Protesta është amaneti i tyre. Ata janë midis nesh në rreshtin e parë. Edhe sot aktorët, regjisorët, Budina, Çipi, Liçaj, Zenelaj e të gjithë të tjerët duan një Teatër të ri, por jo të prishet i vjetri dhe ju të bëni sevap me pronën publike. Edhe qytetarët që u goditën dhunshëm nga policia duan një Teatër të ri, por të mos rrënohet i vjetri. Ai të rikonstruktohet. Ju, jo! Të shembet! Ju thoni se ky Teatër nuk është dinjitoz për Teatër Kombëtar. E vërtetë. Kështu siç është katandisur, nuk është. E pra, nëse juve ju ka lindur në zemër e ju është ngulitur në mendje për të ndërtuar një Teatër dinjitoz, që meriton emrin Kombëtar (gjë që më bën të qesh, se jeni shumëkomik), atëherë, nëse kjo është e vërtetë, ndërtojeni atë, por diku tjetër. Vende ka plot.

Restauroni këtë ekzistuesin e mos e quani Teatër Kombëtar, por i vini emrine një aktori të famshëm shqiptar. Ka plot. Nuk është vështirë të zgjedhësh. Ju thoni se kjo godinë e vjetër tashmë e rrënuar nuk rikonstruktohet. Gënjeshtër. Mos merrni në zyrat tuaja, për gjoja konsultë, arkitektë e konstruktorë që vënë firmat në bordero shtetërore, se edhe ju e dini që ata janë të pabesueshëm e të paaftë. Se po të ishin të zotë nuk punonin në shtet, por dilnin në privat, me firmë ndërtimi. Shoqata e arkitektëve njëzëri deklaroi hapur, me argumente profesionale, se godina e Teatrit mund të rikonstruktohet. Ju, jo! Të shembet! Instituti i Monumenteve të Kulturës e kundërshtoi me ngulm prishjen e kësaj godine, duke e vlerësuar atë si një monument historik e arkitektonik, si monument kulture që duhet rikonstruktuar. Ju, jo! Të shembet!

Mos merrni shembuj aktorë që kanë vite të larguar, që nuk interpretojnë më në këtë skenë dhe presin me padurim e ankth pensionin e veçantë, duke iu përkulur në gjunjë lapsit tuaj, nga frika se u vë vizën emrave të tyre. Presion. Shpirtligësi. Disa miqtë mi shumë të afërt, shumë të nderuar, që ju me të drejtë u keni dhënë atë që meritojnë, sot heshtin sepse ruajnë një mirënjohje për ju dhe nuk duan të dalin si bukëshkalë. Zgjedhja e tyre. Unë i kuptoj. Ju keni premtuar se asnjë centimetër toke që i takon këtij Teatri nuk do të jepet për të ndërtuar kulla.

Teatri i ri, sipas premtimit tuaj (jo sipas projektit që keni paraqitur), do të ndërtohet në të gjithë territorin që i takon sot Teatrit. Pa kulla. Ne nuk ju besojmë. Hapni një konkurs kombëtar apo ndërkombëtar për një projekt Teatri apo kompleksi teatror, që të zërë të gjithë territorin ekzistues të Teatrit. Ta shikojnë të gjithë. Artistë e qytetarë, të binden e të zgjedhin. Ky është edhe slogani juaj “Bashkëqeverisim”, e jo me projekte në formë papioni, fjongoje apo ushkuri që zë një copëzë nga gjithë ai territor. Artistët e qytetarët do t’i bindni vetëm me projektet e jo me fjalë. Si Hamleti…fjalë…fjalë…fjalë, ndërsa ju, fyerje…sharje…ofendime. Duam projekte…projekte…projekte, e më pas vepra …vepra…vepra. Edhe nëse padashje del ndonjë kryevepër, e pranojmë me kënaqësi. A e dini ju se cila është vërtet e padiskutueshme dhe e gjithëpranueshmesi një kryevepër? Cila? Heqja dorë nga shembja e Teatrit Kombëtar. Kryevepër!Kjo mund të jetë kryevepra juaj! Gjer më sot nuk keni bërë asgjë më të madhe e më të rëndësishme se kjo që sapo thashë. Bëjeni! Mos ngurroni. Ky çast një herë vjen në jetë. Dy gjëra keni në dorë, që të lini gjurmë, siç ka qenë edhe dëshirajuaj qysh në hapat e parë në politikë.Sot është koha më e përshtatshme për këtë. Keni në dorë dy kryevepra. Dy gjurmë. E para, hiqni dorë nga Teatri! E dyta, hiqni dorë nga froni! Të dyja janë në dorën tuaj. Koha gjykatësi më i mirë e më i drejtë.

Lexoj shumë artikuj në shtypin e përditshëm, shoh programe televizive, ndjek portale të ndryshme, zhytem edhe në facebook. Kam vënë re me kuriozitet se shumë persona që ju drejtohen përdorin emërtime të ndryshme. Variacione fjalësh. Dikush ju drejtohet: I nderuar zoti Kryeministër; një tjetër:I dashur Kryeministër; një tjetër:Kryeshërbëtor; dikush, më inatçor:Edvin; dikush tjetër më konfidencial:I dashur Edi etj. etj. Unë nuk po e shkruaj si asnjëri.

Kam stil origjinal, ashtu siç ju jam drejtuar në krye tëletrës:I nderuar KryeM… Në kuadrin e globalizmit, po e vendos germën “M” si pronë të gjithkujt, e secili të zgjedhë me germën “M” në fillim të fjalës atë që ai dëshiron apo mendon se ju përshtatet më mirë. Demokraci. Liri e fjalës. Sigurisht pa shpifje. Me germën “M” fillojnë shumë emra, kështu që çdonjëri mund të zgjedhë me lehtësi fjalët: Ministër, Mjeshtër, Maskara, Mashtrues, Mafioz, Militant, Mediokër, Madhëri, Magjar, Majmun, Marifetçi, Mbeturinë, Mburravec, Megalloman, Merakli, Monstër, Mujshar etë tjera që mund të gjeni, plot përshtatshmëri në Fjalorin e Gjuhës Shqipe. Ja dhe unë tani po ju drejtohem i pari me këtë metodë të rekomanduar: I dashur KryeMik! Mos u çudit. Besoj që nuk është surprizë. Të them të drejtën, kur dëgjoj sloganin opozitar “Rama ik!”, stepem një çast, më mpihet dora e sikur nuk vizatoj dot. Edhe unë e shkruaj shpesh në karikaturat e mia, po ç’të bëj? E kuptoj, e besoj dhe bindem që jam në konflikt interesi. Se vërtet në një çast mund t’ju mbushet mendja e ashtu, për të bërë surprizë e për të luajtur blofin, ju jepni dorëheqjen. Të ikni?! Meazallah! Po karikaturat e mia? Arti im do të varfërohet. Arti i humorit e i satirës ka vlerë me persona të veçantë, me reputacion, me prestigj. E pas ikjes suaj ku të gjej tjetër kryeministër me xhaketë me shkronja, me kostum të zi e me atlete të bardha, me çitjane e pantallona treçerekëshe? Askund! Variacione të papara më parë. Fantazi e shfrenuar. Asnjë karikaturist në botë nuk ka vizatuar me fantazinë e tij Kryeministra të tillë. Unë jam i pari. Dhe i vetmi. Kjo, në sajën tuaj. Është merita juaj. Faleminderit! Dijeni mirë, se pasuri më të madhe sesa shtëpia në Surrel keni koleksionin e karikaturave të mia që i takojnë vetëm një qeveritari perëndimor. Është jeta juaj. Veprat tuaja. Është dhe arti im. Këto ditë del nga shtypi albumi me ngjyra, me dyqind karikatura, me titull “Tre kamberë në një derë”. Krijimtari njëzetvjeçare me tre kryetarëbashkie, Rama, Basha, Veliaj.

Së fundi, për ta mbyllur, një porosi që ua them shpesh miqve të mi të moshuar: Mos u grindni, mos i mbani mëri njëri-tjetrit, se nuk kemi kohë të pajtohemi!

Mirëmbetsh, KryeMinistër!

Kur do të flasim?

Konfuci ka qenë filozofi më i madh lindor i të gjitha kohërave, mësimet e të cilit ndikuan thellë jetën dhe mendimin e Azisë Lindore.

"Këto që i mësove para se t'i zbatosh, duhesh ta dishë që je njeri dhe ke familje, ke vëlla, ke motër ke babë e nënë. Asnjë mësim nuk ka vlerë nëse nuk je njeri".(Konfuci )



Konfuci (nga e folmja Pin-jin Kŏng Zĭ ose Kong Fuci ; nga e folmja Uade-gjile K´ung-cu ose K'ung-fu-cu, fjalë për fjalë "Mjështër Kong", emri origjinal K´ung Q´iu, emri letrar Qung-ni), ishte një mendimtar, mësues, politikan teorik dhe filozof kinez më i famshëm, themelues i Konfucianizmit. Jetoi rreth vitit 551 p.e.s. deri në vitin 479 p.e.s..

Mësimet e tija kanë ndikuar thellë jetën dhe mendimin Aziatik Lindor. 

Filozofia e tij thekson moralitetin vetjak dhe qeveritar, përpikërinë e marrëdhënieve shoqërore, drejtësinë dhe çiltërsinë. Këto vlera fituan njohje në Kinë mbi doktrinat e tjera si Legalizimi ose Daoizmi gjatë Dinastisë Han. 

Përdorën që atëherë si një drejtësi perandorake, mendimet e Konfucit janë zhvilluar në një sistem të mendimit filozofik të njohur si Konfucianizem. 

Ato u futen në Evropë nga jezuiti Matteo Ricci në shekullin e 18-te, që ishte i pari që latinizoi emrin "Confuzius". 

Mësimet e tija janë të njohura më parë nëpërmjet Analekteve, një mbledhje e vogël e diskutimeve të tija me nxënësit e tij, te përpiluara pas vdekjes.

"Me 15, mblodha mendjen të mësoj;

Me 30, mora qëndrim;

Me 40, s´kisha më dyshime;

Me 50, njihja dëshirën e qiejve;

Me 60, m´u mësua veshi;

Me 70, ndoqa të gjitha dëshirat e zemrës sime pa thyer asnjë rregull."

(Analekte, përkthyer nga James Legge)

Konfuci lindi në vitin 551 p.e.s. në vitin e 22-te të mbretërimit të Dukës Hsiang (gjatë stinëve të pranverës dhe vjeshtës, në fillimin e lëvizjes filozofikë të Njëqind Shkollave të Mendimit) në qytetin Qufu, që gjendej në Shtetin Lu (sot pjesë e Krahinës Shandong afër kullës mbretërore të Zhous. 

Tradita pohon se ai lindi në ditën e 27-te të muajit të tetë hënor, por 28 shtatori vërehet gjerësisht në Azinë lindore si ditëlindja e Konfucit. 

Kjo datë madje është në Tajvan festa zyrtare e "Ditës së Mësuesit".

 Ai lindi në një familje fisnikesh me mbiemër K´ung dhe u quajt Q´iu, por historia kineze e njeh edhe si K´ung-cu ose K´ung-fu-cu. I ati i Konfucit vdiq kur ky ishte vetëm 3 vjeç. 

U edukua dhe u mësua nga e ëma në fillim. Në fëmijëri shquhej si një nxënës i palodhur. Ai kujton në fund të jetës së tij se në moshe 15-vjeçare ai i´u përkushtua mësimit.

Konfuci shërbeu në poste të vogla qeveritar duke drejtuare dhe mbajtur llogarite e grunarëve (hambarëve) përpara se të martohej në moshën 19-vjeçare me një grua të nivelit të tij shoqëror. 

Nuk dihet se kush ishin mësuesit e Konfucit megjithëkëtë ai u mundua me të vërtete të gjente mësuesin e duhur, para se gjithash në ritë dhe muzikë. 

Mjeshtëria e gjashtë-fishte e Konfucit në ritualë, muzike, shigjetari, ngarje karroje, bukurshkrim dhe aritmetike dhe njohuria me traditat klasike, me poezinë e spikatur dhe historinë i mundësuan atij të niste një karrierë të shkëlqyer mësuesi në moshën 30-vjeçare.



Rezultate imazhesh për konfucius

Mësimet e dhëna nga filozofi ende janë duke u mësuar në brezat që vijnë. Shumica e mësimeve të Konfucit vërtiten rreth gëzimeve dhe përmbushjes së jetës.


Më poshtë janë disa mësime që do të jenë jashtëzakonisht të dobishme në jetën tënde:

Bëj progres vazhdimisht

Identifikimi i shtegut të drejtë dhe vazhdimisht avancimi i saj deri në fund do t’ju çojë në qëllimin tuaj të dëshiruar. Me përpjekje të vazhdueshme dhe punë të vështirë, suksesi është i pashmangshëm dhe ju do të arrini objektivat tuaja.

Miqtë dhe cilësia e rrethit tënd shoqëror kanë shumë rëndësi

Të rrethoheni me miq pozitivë, të cilët shtyjnë kufijtë tuaj dhe ju ndihmojnë të bëheni një person më i mirë, do t’ju mbushin me energji pozitive dhe gjithmonë do t’ju mbajnë të motivuar.

Miqësia është një rrugë me dy kalime dhe ju duhet t’i trajtoni miqtë tuaj në të njëjtën mënyrë si ata.

Hulumtimi kanë provuar po ashtu se shokët luajnë një faktor kryesor në lumturinë e një individi dhe kështu një rreth i shëndetshëm shoqëror dëshmon të jetë i dobishëm.

Gjërat e mrekullueshme do të të kushtojnë diçka

Për të mbrojtur veten nga kërcënimet, truri ynë është përshtatur për të menduar negativisht në lidhje me disa skenarë. Kjo mund të jetë e dëmshme nëse bëhet praktikë e rregullt.

Megjithatë, përshtatja e qasjes sonë me vetëdije në drejtim të mendimit pozitiv mund të na ndihmojë të kapërcejmë këtë keqpërdorim. Të gjitha gjërat e mira vijnë me një çmim.

Pa përpjekje dhe vendosmëri për të menduar pozitivisht, aftësia për të arritur gjëra të mrekullueshme zvogëlohet ndjeshëm.

Një qasje e përkushtuar gjatë një periudhe kohore do t’ju ndihmojë të zhvilloni një pikëpamje pozitive ndaj gjërave.

Nuk ka gjë të jesh gabim

Një pjesë shumë e çmuar e kohës dhe fuqia e trurit harxhohet duke u fokusuar në dilemat e kaluara ose të tashme me të cilat ballafaqoheni.

Në vend të kësaj, duke u fokusuar në pjesët më të ndritshme dhe duke përqendruar mendjen rreth saj, jo vetëm që do t’ju ndihmonte të vendosni qëllime për të ardhmen, por do t’ju jepte mundësi të reflektoni mbi gabimet dhe do t’ju ndihmojnë t’i ndreqni ato për të ardhmen.

Bashkë me këtë udhëtim, shumë pengesa, të tilla si kritika, do të përpiqeshin të bllokonin progresin tënd drejt qëllimit përfundimtar, por duhet të neglizhon dhe individi duhet të vazhdojë të përparojë përpara.

Mbaj gjithnjë në mendje pasojat e veprimit që po kryen

Ligji i tretë i Njutonit thotë: “Çdo veprim ka një veprim të njëjtë dhe të kundërt“.




Ky ligj shkon krah për krah me mësimin e Konfucit:

“KUR ZEMËRIMI RRITET, MENDONI PËR PASOJAT”

Zemërimi nuk hap rrugën për ndonjë avancim pozitiv.

Në fakt, mund t’ju kushtojë shumë nëse nuk keni marrë masat e duhura. Në vend të ndërmarrjes së një hapi prapa, duhet që me durim dhe taktikë të mendoni për një reagim të kujdesshëm është një vepër e vlefshme.

Mëso të përshtatesh dhe të “ndreqesh”

Duke kontrolluar progresin tuaj, do të identifikoni faktorët që e ndalojnë atë.

Gjithashtu ju ndihmon të shihni nëse planet tuaja po punojnë siç pritej. Nëse pritjet nuk po përmbushen, atëherë bëni një hap prapa dhe ndryshoni qasjen tuaj.

Dështimi për t’u përshtatur dhe rregulluar do të çonte në dështim. Duke pyetur veten, “A kam sukses?” në intervale të rregullta, sigurohuni që ju të ecni mirë në rrugën e drejtë.

Nëse ka ndonjë pengesë, menjëherë ndaluni dhe përshtatuni dhe rregulloni strategjitë tuaja. Kjo do t’ju çojë në një udhëtim më të shpejtë dhe pa pengesa drejt qëllimit tuaj përfundimtar.

Dituria mund të fitohet nga të gjithë

Çdo individ ka përvojat e veta në jetë. Këto përvoja mund të ndryshojnë nga një individ tjetër, i cili është i hapur ndaj mundësive për të mësuar më shumë.

Përshtatja e një qasjeje, ku këto përvoja shërbejnë si mësime, do t’ju ndihmonin të merrni pika të mira (që mund të aplikohen në jetën reale) dhe pika të këqija (të cilat mësoni t’i shmangni).

Kjo i hap rrugë mundësiaë për të mësuar më shumë dhe gjithashtu ju rrit mundësitë, ju që jeni të interesuar me të vërtetë në atë që personi tjetër dëshiron të komunikojë.

Gjithçka ose asgjë

Arritja e suksesit për çdo gjë përfshin parimin e dhënies së 100% të saj. Qasja me gjysmë zemre dhe pamjaftueshmëria për të dhënë në çdo gjë është e barabartë me atë që nuk jepet fare.

Një përpjekje e vërtetë drejt një qëllimi ju ndihmon të përparoni përpara dhe gjithashtu ju motivon të punoni më shumë.

Ky parim duhet të përshtatet gjerësisht në të gjitha aspektet e jetës duke përfshirë marrëdhëniet.

“Mprehi” gjithmonë mjetet

Për të evoluar dhe për të krijuar një grup të caktuar aftësish, kërkohet një masë e madhe praktike, aspirimi dhe integriteti. Dështimi për t’i akomoduar ato do t’ju kushtonte qëllimet tuaja.

Për të përdorur me efikasitet një laps, duhet të mprehni majën duke e bërë sa më të mprehtë. Vetëm një laps i mprehur do të sigurojë rezultate të sakta.

Në mënyrë të ngjashme, për të siguruar rezultate në jetën aktuale, është e nevojshme të nxisni veten tuaj, të përdorni mjetet tuaja më të mira. Të bërit kështu përmirëson aftësitë e tua dhe të shtyn më afër qëllimeve të tua.


Rezultate imazhesh për kush eshte konfucius

Aforizma nga Confucius (Konfuci, 551-479 para Krishtit)

Një njeri superior është modest në të folur, por shquhet në veprime.

Një qeverie shtypëse duhet t’ia kesh më shumë frikën se një tigri.

Mbaje mend, kudo që të jesh, je ti.

Më mirë një diamant me një plasaritje se një guralec pa asnjë plasaritje.

Me tri metoda ne mund të bëhemi të mençur: Së pari, nëpërmjet reflektimit, që është metoda më fisnike; Së dyti, nëpërmjet imitimit, që është metoda më e lehtë; dhe Së treti, nëpërmjet përvojës, që është metoda më e hidhur.

Zgjidh një punë që e do. Dhe kurrë nuk do të punosh një ditë në jetën tënde.

Vdekja dhe jeta kanë pikëtakimet e tyre të përcaktuara; pasuritë dhe nderet varen nga perënditë.

Mos ua detyro të tjerëve atë që nuk ia dëshiron vetes.

Gjithçka ka bukuri, por jo gjithkush e sheh atë.

Përballë së drejtës, të heqësh dorë prej saj, tregon mungesë guximi.

Ai që qeveris nëpërmjet virtuteve të tij mund të krahasohet me yllin polar, i cili zë vendin e tij dhe të gjithë yjet rendin drejt tij.

Ai që mëson por nuk mendon, është i humbur! Ai që mendon por nuk mëson, është në rrezik të madh.

Ai që flet pa modesti do ta ketë vështirë të flasë fjalë të mira.

Unë dëgjoj dhe unë harroj. Unë shoh dhe unë kujtoj. Unë bëj dhe unë kuptoj.

Unë dua që ti të jesh gjithçka që është ti, thellë në thelbin e qenies tënde.
Unë nuk shqetësohem që njerëzit e tjerë nuk më njohin; unë do të shqetësohesha për aftësinë time nga unë të dëshiruar.

Unë jam duke ecur me dy njerëz të tjerë, secili prej të cilëve do të më shërbejë mua si mësues. Unë do të marr të mirat e njërit dhe do t’I imitoj ato, dhe do t’I marr të këqijat e tjetrit e do ta korigjoj veten time.



Nëse nuk e njohim jetën, si mund ta njohim vdekjen?

Nëse ti kqyr në zemrën tënde, dhe nuk gjen asgjë të gabuar atje, atëherë për çfarë të shqetësohesh? Për çfarë të frikësohesh?

Nëse gjuan kundër yjeve dhe e godet hënën, është mirë. Por ti duhet të gjuash në diçka. Shumë njerëz nuk gjuajnë në asgjë.

Nëse mendon për vitin e ardhshëm, mbill një farë; nëse mendon për dhjetë vitet e ardhshme, mbill pemë; nëse mendon për 100 vitet e ardhshme shkolloi njerëzit.

Në një vend të qeverisur mirë, mjerimi është diçka e turpshme. Në një vend të qeverisur keq, pasuria është diçka e turpshme.
Në vend që të shqetësohesh se nuk ke post, duhet të shqetësohesh si të bëhesh i zoti për atë post. Në vend që të shqetësohesh se nuk je i njohur, shiko se çfarë vlere ka të jesh i njohur.

Nuk ka rëndësi sa ngadalë ju ecni për sa kohë që nuk ndaloni.
Është e lehtë të urresh dhe është vështirë të duash. Kështu funksionon krejt skema e gjërave. Të gjitha gjërat e mira është e vështirë t’i arrish; dhe gjërat e këqija është shumë e lehtë t’i kesh.

Është më e turpshme të mos iu besojmë miqve tanë se të mashtrohemi prej tyre.

Të mësuarit pa të menduarit është mund i humbur; të menduarit pa të mësuarit është ir rezikshëm.



Jeta është vërtet e thjeshtë, por ne këmbëngulim për ta bërë atë të ndërlikuar.

Shiko çfarë mjetesh përdor një njeri, shqyrtoi motivet e tij, vëzhgoi kënaqësitë e tij. Njeriu thjesht nuk mund ta fshehë veten!

Kurrë mos zër miqësi me një njeri që nuk është më i mirë se ti.

Mos ia jep kurrë shpatën një njeriu që nuk di të kërcejë.



Pavarësisht sa i zënë mendon që je, ti duhet të gjesh kohë për të lexuar, ose ta çosh veten me duart e tua në prehrin e injorancës.

Pleqëria, besomë mua, është një gjë e mirë dhe e kënaqshme. Është e vërtetë se të kanë përzënë me mirësjellje nga skena, por të është dhënë një vend i rehatshëm në radhën e parë si spektator.



Vetëm tejet të zgjuarit dhe tejet budallenjtë nuk ndërrojnë kurrë.

Lavdia jonë nuk është kurrë në rënie, por në ngjitje sa herë që biem.

Dija e vërtetë është të ngushtojmë kufitjë e padijës.

Duhet të ndërrojnë shpesh ata që duan të jenë gjithnjë të lumtur dhe të zgjuar.



Të gabosh nuk është asgjë, përveçse nëse ti rri duke e kujtuar gjithnjë atë.



Ta tepërosh është e gabuar aq sa ta lësh mangut.

Ta dish çfarë është e drejtë dhe të mos e bësh, s’ka poshtërsi më të madhe.

T’i bësh pesë gjëra nën të gjitha rrethanat përbën virtut të përkryer; këto pesë gjëra janë: graviteti, bujaria e shpirtit, çiltërsia, zelli dhe mirësia.
Të shohësh dhe të dëgjosh të dobëtit është tashmë fillimi i dobësisë.

Virtuti nuk do të mbetet kurrë vetmitar. Ai që e praktikon do të ketë fqinj.

Njerëzit virtuozë shpesh hakmerren kundër vetes për shtrëngimet që pësojnë nga mërzia të cilën ata e frymëzojnë.

Ne duhet të ndiejmë keqardhje, por të mos biem nën shtypjen e saj.

Kur zemërimi rritet, mendo për pasojat.

Kur është e qartë se qëllimet nuk mund të arrihen, mos i ndrysho qëllimet, rregulloi hapat e tu.

Kur shohim njerëz me vlerë, duhet të mendojmë t’iu ngjasojmë atyre; kur shohim njerëz të kundërt me ne, duhet t’i kthehemi vetes dhe ta shqyrtojmë veten.

Kudo që të shkosh, shko me tërë zemrën tënde.

Zgjuarsia, mirëkuptimi dhe guximi janë tri cilësitë morale të njerëzve të pranuara në mënyrë universale.

Pa ndjesitë e respektit, çfarë mund t’i dallojë njerëzit nga bishat?



Nuk ka libër prej të cilit nuk mësohet diçka.

Fatma Haxhialiu ia mbyll gojën ndjekësit me përgjigjen




Moderatorja e njohur, Fatma Haxhialiu është shpesh në qendër të vëmendjes së mediave për thumbimet që i bën personazheve të njohur apo për faktin që flet pa doreza, por edhe për jetën e saj private.



Së fundmi Fatma ka bërë një postim me anë të të cilit ka dhënë një mesazh shumë të fuqishëm për femrat dhe të qenurit feministe. Mes komenteve të shumta që e komplimentojnë për këtë shkrim, Fatmës i ka rënë në sy komenti i ndjekësi dhe ka vendosur t’i përgjigjet. “Paska humb gjoksi fare”, komenton ndjekësi.



Në fakt edhe po të ketë humbur për sy si të tutë pak rëndësi ka, sepse ai gjoks ka rritur një dritë dielli. Ndaj me krenarinë më të madhe rrah gjoksin, sepse jam e bindur që im bir nuk do vuajë ende nga kompleksi i Edipit në moshën tënde”, i përgjigjet Fatma.

28 vjet nga eksodi me anijen “Vlora”, 20 mijë shqiptarë zbarkuan në Bari



28 vjet më parë rreth 20 mijë shqiptarë lanë tokën mëmë në kërkim të një jete më të mirë në anën tjetër të Adriatikut. Në pikënisje të këtij rrugëtimi drejt “tokës së premtuar”, mërgimtarët, që kishin qenë për vite me radhë veçse fshehurazi me kulturën italiane, përmes sinjalit që arrihej në mënyrë klandestine nga antena të improvizuara, ishin shpresëplotë se do të gjenin lirinë dhe mirëqenien e munguar.


20 mijë emigrantë shqiptarë zbarkuan në brigjet e Barit me anijen “Vlora”, që ishte nisur nga porti i Durrësit.


Sikurse tregohet në dokumentarët e shumtë dhe në rrëfenjat e protagonistëve, shqiptarët u transferuan nga porti në stadiumin “Vittoria”. Ndërkaq, anija me refugjatë, ishte refuzuar më herët në Brindisi dhe kishte ndryshuar trajektore për t’u tërhequr më pas nga rimorkiatorët dhe për t’u ndalur përfundimisht në portin e Puglias.

“Janë njerëz, njerëz të dëshpëruar. Nuk mund t’i kthejmë pas, ne jemi shpresa e vetme e tyre”- u shpreh asokohe kryebashkiaku i qytetit, Enrica Daldino, falë të cilit fati iu qeshi edhe të përvuajturve.

Kthyer në aktualitet, Italia nuk mund të konsiderohet më një vend “mikpritës”, pasi anijet me mijëra refugjatë nga vendet e Lindjes, nën urdhrat e ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini, njëherësh zv/kryeminstër, e kanë të ndaluar të ankorohen në brigjet italiane.

Ky vendim vjen pas krizës së refugjatëve të viti 2015, që dobësoi Bashkimin Evropian dhe u shndërrua në një kartë të suksesshme në fushatat e forcave populiste.

Nga Albert Z. Zholi : Rrëfimi/ Erdhi për Dritëroin, ja çfarë i ndodhi profesorit francez




Një histori e pabesueshme madje që ja kalon dhe imagjinatës së filmave të Hollivudit. Një ngjarje sa tragjike po aq dhe komike. Një ngjarje që kushdo ta dëgjoj sot nuk do ta besoj dhe do ta quaj si një trillim të rastit. Por duke e njohur për vite seriozitetin, korrektësinë, arritjet në jetë dhe nivelin intelektual të mikut tim Robert Maliqit dyshimi i trillimit mu fashit menjëherë. Ai e tregonte ngjarjen rrjedhshëm dhe sipas rastit herë qeshte dhe herë nevrikosej. Shkak për këtë u bë shkrimi I Artistit të Popullit Luftar Paja për shkrimtarin e madh Dritëro Agollin. Duke komentuar këtë rast të Luftarit me Agollin, Roberti më thotë që edhe unë kam një rast si ky por edhe më të pabesueshëm. Rrëfimi i rrjedhshëm, saktësimi i detajeve dhe kohës patjetër të hiqnin çdo dyshim për trill…


Robert më thatë që keni një rast të ngjashëm si i Luftar Pajës me Dritëro Agollin, për ku dhe kur bëhet fjalë?

(Qesh). E di që edhe mund të mos e besosh se takon shumë njerëz, por edhe sot kur e kujtoj vetë them me vete se disa herë bota ka të drejtë që na quan delja e zezë dhe kjo për faj vetëm të politikave jo korrekte në drejtim të ekonomisë, mos respektit të institucioneve dhe përfitimeve nga posti shtetëror. Në atë kohë punoja te Reparti i BRISKU-t. Ishte fund korriku 1992. Shqipëria po zbrazej për çdo ditë. Pak të rinj shikoje në qytete. Të gjithë e kishin mendjen vetëm dhe vetëm të iknin. Polici në kufi për 10 mijë dhrahmi mbyllte sytë dhe as të pyeste se ku dhe si do shkoje. Mjerim në ekstrem. Dyqanet të boshatisur dhe pse vinin shumë ndihma humanitare. Shumë nga këto nuk dihej nga shkonin. Policia ishte si mos më keq. Asnjë trajtim dhe pse luhej me kokën. Policët ndoshta ishin më të persekutuarit e kohës. Mezi mbanin familjen dhe pse punonin pa orar. Nuk paguheshin jashtë orarit dhe pse kishin detyrë të vështirë. Atë ditë fund korriku nga ora 15-00 vijnë dhe më thërrasin në repart se duhet të shkosh patjetër në Rajonin 3 të Policisë në rrugën “Mine Peza” se është një rast disi i veçantë.


-Pse ju thirrën konkretisht ju dhe paraprakisht nuk ju thanë se për çfarë rasti bëhej fjalë?

Më thirrën të shkoja unë pasi dija italisht dhe bëhej fjalë për një person që dyshohej se ishte shqiptar por që thoshte jam i huaj. Mua nuk më thanë asgjë paraprakisht vetëm më thanë se do shkosh ti se din italisht. Me makinë më çuan në Rajonin e Policisë Nr. 3. Hyra në zyrën e oficerit të rojës dhe shikoj policin roje me këmishë të hequr, me kanotiere dhe përballë tij një burrë rreth të 60 me një pamje fisnike, me këmishë me baltë që rrinte si i ngrirë. Sa u futa unë ai u ngrit në këmbë dhe më shikonte me besim te drejtësia që mund të sillja. Më bëri përshtypje ai njeri. Në fytyrë tregohej fisnikëria dhe pafajësia e tij. Pyeta policin e rojës si qëndron puna:

-Po ja shef, ky personi hiqet sikur s’është shqiptar por që di shqip. Unë mendoj se është nga ata që ka tentuar të emigrojë dhe tani që e kontrollova shoh se s’ka asnjë dokument dhe është pa asnjë gjë identifikimi. Besoj ka ardhur këtu që ta pajisim me ndonjë dokument dhe ta lëmë, por unë mendoj se ka diçka tjetër në këtë mes. Do ketë ndonjë kleçkë. Do jetë besoj nga veriu dhe kushedi si është puna. Nuk ka të huaj pa dokumente, kurrë nç botë. Ata nga koka tek kçpucçt vetëm dokumente kanë. Por unë këmbëngul që nuk është i huaj pasi shikoj e nuhas që di shqip…

Nga e nuhat ti?- i them.

-Po ja sa herë i them unë çohu dhe ngre dorën lart ai çohet. Sa herë ul dorën poshtë dhe i them ulu, ai ulet. Nënqesha me vete. Mirë i them dakord por vishe këmishën se je me shërbim dhe tregon figurë të keqe. E kush do më shohë këtu. Si jemi bërë ne as dreqi nuk na hedh sytë. Mirë mirë po vishu I them. Pastaj ju drejtova italisht personit që ndiqte me sy bisedën tonë:

– Nga Jeni Ju zotëri?

-Nga Franca! Profesor në Universitetin X…Shtanga! E dini mirë italishten i them, shumë më mirë se unë. Jo më thotë ju e dini më mirë. Por mund të flas dhe anglisht apo gjermanisht nëse mundeni. Pra zotëronte anglisht, italisht, gjermanisht dhe pse ishte Francez. Psherëtiva me vete. Çfarë gafe kishte bërë polici. Ndërkohë që e pyesja polici herë më shikonte mua herë i tundte kokën Profesorit. Ende shfaqte nuance mosbesimi. Shiko se të gënjen më thoshte mua. E pashë me inat. E kuptoi që s’po e përkrahja dhe tha e mirë bë si mendon vetë.

Fillova ta pyes Profesorin… Ku i kini dokumentet?

– Ah, !-dhe ishte gati të lotonte. Erdha nga Franca dhe zbrita në Rinas. Shikoja për ndonjë TAXI. Se dija që këtu s’ka vetura me ngjyrë të veçantë. Pranë meje qëndroi një veturë e vogël ku ishin dy veta. Ata ma bënë me shenjë për ku? Unë u thashë Tirana, Tirana. Ma bënë me dorë që hip. Njëri doli dhe më futi valixhen në bagazh. Sa ikëm disa kilometër devijuan nga rruga dhe u ndalën pranë një parcele me misër. Më kapën nga duart dhe filluan të më kontrollojnë. S’më lanë në xhepa asgjë. Asgjë! Edhe një pako çimçakiza ma morën. Madje edhe një prefëse thonjsh. Më lanë pa asgjë në xhep. Më morën të gjitha dokumentet, portofolin, lekët, biletat, të hollat as një mbeturinë s’më lanë në xhepa. Pastaj i hipën makinës duke marrë me vete dhe valixhen. Ngela si hosteni në diell. Nuk dija se çfarë të bëja. Këtë lloj grabitje se kam parë as në filma. Në mes të drekës, në mes të qarkullimit, disa kilometra larg kryeqytetit të grabitet një i huaj? Në Francë s’do ja them njeriu se do thonë ka lajthitur. Kaq i pabesueshëm është ky lajm. Por fukarallëku…

-Po pastaj ku shkuat?

-Dola në rrugë kryesore aty ku ata u kthyen dhe vazhdova rrugën. Pashë një urë dhe një tabelë të vjetër që shkruante Vora. U vara poshtë urës ku ishte një parcelë me shalqi, Aty kishte dy punëtorë që mblidhnin shalqi. Doja të vija patjetër në Tiranë po nuk kisha lekë. Asnjë nuk do më merrte pa lekë. Unë se mendoj të hip pa biletë në tren apo autobus. Rrija anës parcelës me shalqi sa mu afrua njeri. I fola anglisht dhe italisht se doja të punoja të fitoja ca para për një biletë në Tiranë. Nuk më kuptonin. Athere me shenjë I thosha punë, për lekë. Me shenja. U kuptuam si u kutuam, punova nja 4 orë, dhe kur do iknin ai personi më dha ca lekë dhe më çoi te stacioni trenit. Erdha në Tiranë dhe kudo thosha Policia, Policia të dorëzohesha derisa erdha këtu.

-Po ç’tu desh që erdhe këtu? Cila është arsyeja?

-Po kam një mik të madh. Kam mik Dritëro Agollin. A e njeh? E ke dëgjuar? Pasi më prêt sot te 15-katshi.

-Sa dëgjova emrin e Dritëroit shtanga.

-Bobobo thashë më vet ku jemi futur!

-Dua të njihem më mirë me veprën e tij. Kisha kohe që përgatitesha. Ai është një shkrimtar I madh dhe ju duhet të krenoheni me të.

-Ai fliste unë ktheva kokën nga polici. Ai po hante bukë me domate dhe këmishën se kishte mbërthyer ende. Kur dëgjoji emrin e Dritëroit i ngeci buka në grykë. Mu këputën gjunjët. Ku ishim katandisur. Vjen një profesor i nderuar dhe ne e trajtomë si kafshë. Më vinte turp nga vetja. Më dukej se e kisha bërë unë atë padrejtësi. Ishte e pafalshme. Trupi më dridhej. Asgjë nuk mund ta justifikonte këtë rast. Sado mirësjellje të tregoja ngjarja ishte bërë. Një situatë e nderë. Për disa momente heshta. Ç’të thoshja? Polici rrinte si i nemitur. Marr në tavolinën e shërbimit numëratorin e telefonit të Tiranës dhe gjej emrin e shkrimtarit të madh. I bie numrit..

-Urdhëro dëgjoj zërin e tij në anën e tejme…

– Zoti Dritëro, ju jeni?

– Po unë jam, më thotë.

-Të lutem në Polici është një profesor francez që ju kërkon. I ka ndodhur një incident i vogël por….

– A është gjallë? Gjallë a është? Kjo është kryesorja- më thotë ai me nxitim….

-Po gjallë është por e kanë grabitur!

– S’ka problem, kryesorja që është gjallë. Ne të grabitur jemi të gjithë në këtë vend. Kur grabisin ata që na drejtojnë ç’pret nga ata që janë poshtë. Po këputi një kokërr mollë gjenerali, ushtria sheshon gjithë plantacionin. Më thoni ku jeni?

– Në Rajonin e Policisë Nr, 3 tek “Mine Peza” – i them.

– Të lutem ma trajto mirë deri sa të vij. Për 5 minuta jam aty. Kam tërë ditën që e pres, Isha në merak. Thosha diçka i ka ndodhur. Dhe ashtu është ….Erdha, erdha…!

Lashë receptorin dhe u lehtësova.

-Ju drejtova profesorit:

Agolli po vjen tani. Ai buzëqeshi. Fytyra i mori një pamje engjëllore. Të falënderoj shumë, shumë. Të dy u treguat shumë korrekt me mua. Sa fisnik. Nuk donte ta hidhte poshtë policin pasi e dinte mirë ç’e priste po të ankohej tek Agolli. Polici rrinte me gojë hapur dhe s’u besonte syve se çfarë po ndodhte. Ndërkohë përpara Rajonit ndalon një Fiat i kuq. Prej andej zbriti Agolli. Polici u fsheh pas dritares mos ta shikonte. E shoqërova profesorin deri te makina. Agolli sa e pa ju hodh në qafë. As e vuri re ishte larë apo ishte pis. E mori për krahu dhe e futi në makinë. Pastaj erdhi më dha dorën duke më falënderuar. Më hoqët një siklet të madh më tha. S’dija ku të shkoja. Nuk dija. Zemra po më çahej…Por ja…. Më tha disa herë faleminderit dhe u largua. Ky ishte takimi i parë dhe i fundit nga afër me Agollin e madh.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...