2019-09-02

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës(IKSHPK)apelon për kujdes nga pickimi i mushkonjave


Virusi i Nilit perëndimor mund të shkaktoj sëmundje fatale neurologjike te njerëzit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes nga pickimi i mushkonjave.


Rezultate imazhesh për dezinfekcija ,deratizacija i dezinsekcija

IKSHPK-ja nëpërmjet një njoftimi publik ka njoftuar qytetarët se si duhet të kenë kujdes nga pickimi i mushkonjave, po ashtu, ky institut ka treguar edhe për trajtimin e sëmundjes së virusit Nil, përcjell Agjencioni " Floripress ".

Më poshtë mund ta shihni njoftimin e plotë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës:

Virus i Nilit perëndimor është shfaqur në Ballkan?

Kujdes nga pickimi i mushkonjave!

Virusi i Nilit perëndimor mund të shkaktojë sëmundje fatale neurologjike te njerëzit.

Megjithëse, përafërsisht 80% e njerëzve që janë të infektuar nuk tregojnë asnjë simptomë.

Virusi i Nilit perëndimor transmetohet te njerëzit kryesisht nëpërmjet pickimit të mushkonjave.

Virusi mund të shkaktojë sëmundje të rëndë dhe ngordhje te kuajt.
Vaksinat për përdorim tek kuajt janë në dispozicion për përdorim, por jo ende në dispozicion për njerëzit.

Zogjtë janë bartës natyral të virusit të Nilit perëndimor.
VNP mund të shkaktojë sëmundje neurologjike dhe vdekje te njerëzit.

Rezultate imazhesh për dezinfekcija ,deratizacija i dezinsekcija

Përhapja

Infeksioni tek njerëzit kryesisht është rezultat i pickimit nga mushkonjat e infektuara.

Mushkonjat infektohen pasi ushqehen me gjakun e zogjve të infektuar, të cilat qarkullojnë virusin në gjakun e tyre për disa ditë.

Virusi përfundimisht futet në gjëndrat pështymore të mushkonjave. Gjatë konsumimit të mëvonshëm të gjakut (kur mushkonjat thumbojnë), virusi mund të injektohet në njerëz dhe kafshë, prej ku shumëzohet dhe mund të shkaktoj sëmundje.

Virusi mund të bartet gjithashtu edhe nëpërmjet kontaktit me kafshët tjera të infektuara, nga gjaku apo indet tjera.

Një përqindje shumë e vogël e infeksioneve në njerëz është paraqitur nëpërmjet transplantimit të organeve, transfuzionit të gjakut dhe me qumështin e gjirit. 

Është i regjistruar vetëm një rast i bartjes së virusit NP prej nënë tek fëmija me rrugë transplacentare.

Deri më sot nuk ka të dokumentuar asnjë rast të bartjes nga njeriu në njëri të VNP nëpërmjet kontaktit të zakonshëm si dhe nuk janë raportuar raste të bartjes së virusit të punëtorët shëndetësor kur janë vendosur masat standarde paraprake të kontrollit të infeksionit.

Janë raportuar raste të transmetimit te punëtorët në laboratorë.


Rezultate imazhesh për nilski virus


Shenjat dhe simptomat

Infektimi me VNP mund të jetë jo-simptomatik (pa simptoma) në rreth 80% të njerëzve të infektuar, ose mund të qoj në ethet e Nilit Perëndimor ose në sëmundje të rënda të Nilit Perëndimor.

Ethet e Nilit Perëndimor zhvillohen të rreth 20% e njerëzve të infektuar me VNP. 

Simptomat përfshijnë temperaturë dhembje koke, lodhje dhe dhembje të trupit, të përziera, të vjella, herë pas here skuqje të lëkurës dhe ënjtje të gjëndrave limfatike.


Rezultate imazhesh për nilski virus

Simptomat e sëmundjeve të rënda (të quajtura edhe sëmundje neuro-invasive, si encefaliti i Nilit Perëndimor ose Poliomieliti i Nilit Perëndimor) përfshijnë: dhembje koke, temperaturë, shtrëngim në qafë, shtangie, dezorientim, komë, dridhje, konvulsione, dobësim të muskujve,dhe paralizë

Është llogaritur se rreth 1 në 150 persona të infektuar me VNP do të zhvillohet një formë më e rëndë e sëmundjes. 


Sëmundja serioze mund të shfaqet tek njerëzit e secilës moshë, mirëpo njerëzit mbi moshën 50 vjeçare dhe personat me imunitet te zbehur (p.sh. pacientët me transplantime) janë në rrezik të madh që të sëmurën rëndë pas infektimit me VNP.

Rezultate imazhesh për nilski virus

Periudha e inkubacionit prej 3 deri në 14 ditë.

Diagnoza

VNP mund të diagnostikohet nga një numër i testeve të ndryshme.

IgG antitrupa (ose rritje e konsiderueshme në titrin e antitrupave) në dy mostra të njëpasnjëshme të mbledhura në interval prej një jave – ELISA
Tërheqja e IgM antitrupave me ELISA
Testet e neutralizimit
Detektimi viral përmes RT-PCR
Izolimi i virusit kulturave qelizore.

IgM mund të detektohet edhe në lëngun trunoshpinor dhe mostrat e marra nga pacienti i infektuar apo nga pacienti me shenja klinike. Antitrupat IgM MUND TË QËNDROJNË MË SHUME SE NJË VIT.

Rezultate imazhesh për nilski virus

Vektorët dhe kafshët bartëse

VN virusi në natyrë qëndron në rrethin transmetues gjatë muajve të nxehtë të verës(6.7.8) dhe vjeshtës(9,10.11)- Mushkonja –zogj-mushkonja.

Lloji Culex i mushkonjave konsiderohet si bartës kryesor i vektorëve të sëmundjes VNP, veçanërisht lloji Cx. Pipiens. VNP mbahet në bashkësitë e mushkonjave me transmision vertikal (të rriturit tek vezët).

Zogjtë janë rezervuar bartës të VNP. 

Rezultate imazhesh për nilski virus


Në Evropë, Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi, mortaliteti në zogj lidhur me VNP është i rrallë.

 Anëtaret e familjes së korbave (corvidae) janë veçanërisht të prekshëm, por virusi është gjetur edhe në rreth 250 lloje të ndryshme të zogjve të ngordhur. 
Rezultate imazhesh për nilski virus
Zogjtë mund të infektohen përmes shumë rrugëve, përveç pickimit të mushkonjave, dhe lloje të ndryshme mund të kenë potenciale të ndryshme për mbajtjen e ciklit të transmisionit.

Kuajt, ashtu si njerëzit, janë strehues të fundit, d.m.th se pasi infektohen, nuk e përhapin sëmundjen. Infeksionet simptomatike tek kuajt janë po ashtu të rralla dhe të lehta, por mund të shkaktojnë sëmundje neurologjike, përfshirë edhe encefalomielitin fatal.


Rezultate imazhesh për nilski virus


Parandalimi

Pasi shpërthimet e epidemive të VNP ndodhin para rasteve në njerëz, ndërtimi i një mbikëqyrje shëndetësore aktive të shëndetit të kafshëve për gjetjen e rasteve të reja është esenciale në sigurimin e lajmërimit të hershëm për autoritetet veterinare dhe shërbimet shëndetësore humane.
Rezultate imazhesh për nilski virus

Zvogëlimi i rrezikut të infeksionit në njerëz

Në mungesë të vaksinës, mënyra e vetme për të zvogëluar infeksionin në njerëz është përmes vetëdijesimit dhe edukimit të popullatës rreth masave që mund të ndërmarrin për të zvogëluar rrezikun e ekspozimit ndaj virusit.

Porositë edukative duhet të fokusohen si vijon:

Zvogëlimin e rrezikut ndaj bartjes përmes mushkonjave.

Angazhimet për parandalimin e transmisionit duhet së pari të fokusohen në mbrojtjen personale dhe të bashkësisë ndaj pickimit të mushkonjave me përdorimin e rrjetave, repelentëve, rrobave të lehta me mëngë të gjata, dhe shmangien e aktiviteteve të jashtme në kohën e pickimit.

Rezultate imazhesh për nilski virus
Zvogëlimin e rrezikut të transmisionit prej kafshëve në njerëz. Dorëzat dhe mjetet tjera duhet të përdoren gjatë trajtimit të kafshëve të sëmura apo indeve të tyre, si dhe gjatë therjes.

Zvogëlimin e rrezikut të transmisionit përmes transfuzionit të gjakut dhe transplantimit të organeve.

 Kufizimet dhe testet laboratorike gjate dhurimit të organeve dhe gjakut duhet të konsiderohen gjatë shpërthimit të epidemisë në zonat e prekura pas shqyrtimit të situatës epidemiologjike lokale/regjionale.

Imazh i ngjashëm
Kontrolli i vektorëve

Parandalimi efektiv i infeksioneve në njerëz varet në zhvillimin e një mbikëqyrje gjithëpërfshirëse dhe të integruar të mushkonjave dhe programeve të kontrollit në zonat ku shfaqet virusi.

Imazh i ngjashëm
Parandalimi i infeksioneve në shërbimet shëndetësore

Punëtorët shëndetësorë që kujdesen për pacientët e dyshuar apo të konfirmuar me infeksion VNP, ose që punojnë me mostrat prej tyre, duhet të zbatojnë masat standarde parandaluese për kontrollin e infeksioneve. 

Mostrat e marra prej njerëzve ose kafshëve të dyshuara me infeksion VNP duhet të manipulohen nga stafi i trajnuar dhe në laboratorë të pajisur komplet.

Flori Bruqi

2019-09-01

Another Scandal Rocks Albania’s Edi Rama, Prompting Calls For Resignation


“Shqipëria nën kontrollin e krimit të organizuar”


Media ndërkombëtare “shkund” Ramën, i kërkohet dorëheqja

Pas publikimeve të gazetës më të madhe në Europë “Bild” dhe pas artikullit  të revistës prestigjoze kanadaze “Vice”, një tjetër media ndërkombëtare i dedikon një shkrim situatës në Shqipëri.

Është portali amerikan “Citizen Truth”, i cili në një artikull me titull: “Një tjetër skandal shkund Edi Ramën, i kërkohet dorëheqja”, portali në fjalë i cili tronditëse ato çfarë dëgjohen në audiopërgjimet e fundit.

“Bisedat tronditëse tregojnë shkallën e korrupsionit dhe përfshirjen e krimit të organizuar në qeverinë shqiptare.

 Gazeta gjermane “Bild”, një prej gazetave më të rëndësishme dhe më të lexuara në Evropë, botoi gjashtë biseda telefonike të përgjuara mes Astrit Avdylaj, një anëtar i një organizate kriminale ndërkombëtare dhe zyrtarëve të qeverisë shqiptare në rajonin e Durrësit, Shqipëri”, shkruan “Citizen Truth”.

Më pas media amerikane shton:

“Bisedat tregojnë qartë manipulimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 përmes blerjes së votave, kërcënimeve dhe financimit të fushatës së Partisë Socialiste. Ata gjithashtu tregojnë se si krimi i organizuar ka qasje të drejtpërdrejtë dhe kontroll mbi krerët e disa institucioneve të qeverisjes vendore në Shqipëri, të cilët pastaj i kthejnë në favore ndërsa politikanët vendosin veten në dispozicion të plotë të bandave. Për më tepër, në një nga bisedat e botuara nga BILD, ajo tregoi se Avdylaj madje caktoi deputetë në listën e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare. Shqipëria është nën kontrollin e krimit të organizuar. Skandalet që vendi ka dashur të durojë gjatë gjashtë viteve të qeverisë së Edi Ramës kanë qenë të shumëfishta”, raporton Syri.net.”Citizen Truth i rikthehet edhe një herë fenomenit të kanabizimit të vendit, teksa shprehet: “Gjatë qeverisë së Ramës, në të gjithë vendin dhe në çdo cep të Shqipërisë, kultivimi i tregtisë së paligjshme të kanabisit shpërtheu, duke prodhuar të ardhura prej 5 miliard eurosh nga 2013-2016. Paratë të cilat më pas përdoreshin për të blerë vota dhe për të siguruar një rrjet kriminal për sigurimin e fitoreve në çdo zgjedhje”.

* Autore e shkrimit është Dr.Francesca Norton, analiste politike, aktiiviste e të drejtave të njeriut dhe autore e shumë arikujve dhe analizave në median ndërkombëtareare.


Citizen Truth

Edi RAMA, Prime Minister of Albania



Edi RAMA, Prime Minister of Albania. July 2018. (Photo: Nikolay Doychinov)

(All Peer News articles are submitted by readers of Citizen Truth and do not reflect the views of CT. Peer News is a mixture of opinion, commentary and news. Articles are reviewed and must meet basic guidelines but CT does not guarantee the accuracy of statements made or arguments presented. We are proud to share your stories, share yours here.)

Shocking taped conversations reveal the extent of corruption and the involvement of organized crime in the Albanian government.

The German newspaper Bild, one of the most important and most read newspapers in Europe, published six wiretapped phone conversations between Astrit Avdylaj, a member of an international criminal organization, and Albanian government officials in the region of Durres, Albania.
During the conversations, Avdylaj comes off not only very close to the mayor of Durres and other high officials, but he seems connected to the Albanian prime minister Edi Rama himself – who is mentioned in one of the conversations. The Albanian public is in shock after the revelations. A criminal, the boss of an international drug trafficking criminal organization, is setting the agenda for the mayor, ordering state officials around, sitting with the prime minister, and controlling voters and impacting elections. It is too much for the public to bear.
The conversations clearly show the manipulation of the 2017 parliamentary elections through vote-buying, intimidation and funding of the Socialist Party campaign. They also show how organized crime has direct access and control over the heads of several local government institutions in Albania, who then repay organized crime with favors and essentially place themselves at the total disposal of the gangs. Furthermore, in one of the conversations published by BILD, it showed how Avdylaj even appointed MPs to the list of candidates for the parliamentary elections.
Albania is under the control of organized crime. The scandals that the country has had to endure throughout the six years of Edi Rama’s government have been far too many.
During his government, throughout the entire country and in every corner of Albania, the cultivation of the illegal cannabis trade exploded, producing an income of 5 billion euros from 2013-2016. Money which was then used to buy votes and provide a criminal network for securing landslide victories in any elections.
During Rama’s government, his Minister of Interior, Saimir Tahiri, was under investigation for involvement in international organized crime. Multiple heads of police were involved in drug trafficking. Some of them are still on the run and their story shocked a country that claims the rule of law is forgotten on purpose and considered water under the bridge.
Under Rama’s government, the International Airport was broken into and robbed twice and millions of euros were stolen – robberies that caused serious risks to national security and endangered a NATO strategic area. Under his government, a cannabis smuggling plane crashed in Divjaka and another in Ishem, only eight miles from Tirana, the capital of Albania. Drug smugglers had even built an airplane runway right under the nose of the authorities who obviously were involved.
Edi Rama’s ministers and high officials have frequently been accused of corruption, favoritism and giving tenders to only a handful of favored people and businesses. Under the new practice of Private and Public Partnership, millions of euros have been given to companies with offshore accounts or companies have been newly created just so to profit from the tenders. With the government’s blessing and favoritism, millions of Euros of taxpayer money made certain suspicious individuals very wealthy.
Under Edi Rama’s government the judicial branch is under a total collapse. This seems to be a well-planned scheme in order to consolidate power and secure everlasting control on the country, the economy and elections, as well as to intimidate the political opponents.
Under the excuse of judicial reform, Edi Rama appointed all his aides and people connected to his party as heads of the judiciary controlling and monitoring mechanism. The Temporary Prosecutor General, a position which is not founded in the constitution of Albania, was appointed only by the votes of the Socialist Party.
The reaction from the prosecutor’s office on the recent publication of the taped conversations by Bild illustrated even further the extent of the control that the government and organized crime has over the judiciary. Immediately after the publication of the conversations, the prosecutors Vladimir Mara and Dritan Prenci issued an order prohibiting the media to publish the tapes. Not only was this act illegal and a violation of freedom of speech and human rights, but it re-illustrated the links that the prosecution has with organized crime. In the past, these same two prosecutors allowed the extraditionto Italy of Nezar Seiti on January 25, 2018, in violation of article 491 of the Criminal Procedure Code. Seiti was the finance man of the Habilaj gang which was connected to the former Minister of Interior, Saimir Tahiri.
Regarding Albania’s potential for European Union integration, Edi Rama’s government has undertaken many steps to move the country backward. The parliament of Netherlands recently voted to reinstate a visa requirement for Albanian nationals wishing to visit the country. The move was done out of concern for the growing Albanian drug trade and growing crime in the country.
The Dutch government also sent a formal request to the European Council to consider passing a visa requirement for Albanians to travel throughout the E.U. The same country which pioneered the removal of visas ten years ago is reinstating them back. Other countries might follow, and very soon Albanians might be deprived of traveling in the E.U. zone. Rama’s government doesn’t seem concerned about such a tragic prospect for its people.
Edi Rama’s government has had control even of civil society organizations, whose heads and representatives have been given prestigious board memberships in public institutions and received similar favors. In many sectors such as education, health and infrastructure, Rama’s government seems to have been following a corruption agenda.
Thousands of students rallied in the streets of Tirana. Massive protests are held on a weekly basis by the opposition parties calling for Edi Rama’s resignation. The Albanians seem to have had enough and public opinion is shocked by the frequency and series of scandals that have become the brand of the Rama government. What other scandal is needed for Rama to resign, people ask.
The following days are crucial for the future of the country, as it is on the brink of civil conflict. There are too many serious reasons why Rama should resign from office – not only the scandals of the past six years but many other scandals that are expected to become public very soon.
Throughout the six years Edi Rama’s government has led the country, Rama has done nothing but produce a government of scandals. The sooner Rama accepts his current unpleasant reality and realizes the dire situation he is in and allows a transitory government that will ensure free and fair elections, the better for Albania and the future of its people.

https://citizentruth.org/another-scandal-rocks-albanias-edi-rama-prompting-calls-for-resignation/?fbclid=IwAR2VWDcwWSCzgVRvMkqt5dtyiQqtdx0cRvJ0N81l09HTkxvPUaemWJT0beA

Ministrja Besa Shahini flak në rrugë 66 mësuese, Rama u mbyll derën e Kryeministrisë



66 mësuese në Tiranë, që kanë punuar me nxënës me aftësi ndryshe, do të hidhen në rrugë falë një urdhri të ministres së Arsimit, Besa Shahini. Edhe pse janë vlerësuar për punën e tyre, atyre iu është thënë të kërkojnë punë tjetër. Denoncimin e tyre e kanë bërë pranë ish-kryeministrit Sali Berisha, me shpresën se dikush në qeveri do ta dëgjojë zërin e tyre, pasi kryeministri deri më sot nuk ka denjuar t’i presë në takim.


Rezultate imazhesh për sali berisha
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit  shqiptar Sali Berisha

Ish-studente e ekselencës dhe 65 shoqe të saj mësuese hidhen në rrugë nga ndrikull Shahini! Lexoni denoncimin e mësueses dixhitale. Çirret maska e Edvin Kristaq Mashtrimit, hajni që në çdo fjalë – një gënjeshtër nxjerr!

Sali Berisha, po ju informoj për një çështje, e cila ka 2 muaj që na shqetëson, për të cilën nuk kemi gjetur zgjidhje.Jemi 66 mësuese ndihmëse të qytetit të Tiranës, që para 2 viteve jemi punësuar nga Drejtoria Arsimore Tiranë për të punuar me fëmijët me aftësi ndryshe.

Përgjatë 2 viteve punuam shumë. Për këtë arsye edhe këta nxënës patën shumë përparim si nga arritjet akademike, ashtu dhe sjellja e tyre.

Me ardhjen në krye të Arsimit të Besa Shahinit, me udhëzimin që ajo nxori në muajin maj të këtij viti (2019) në 66 mësueset ndihmëse dalim automatikisht nga puna, pra hidhemi në rrugë.

Kemi realizuar takime të drejtpërdrejta, përkatësisht me drejtorin e Drejtorisë Arsimore Tiranë, Zamira Gjini; në Ministrinë e Arsimit; Erjon Braçen dhe kemi dërguar peticion te portali i bashkëqeverisjes, por përgjigja që kemi marrë ka qënë “edhe pse keni punuar shumë mirë, nuk mund t’ju mbajmë në punë; filloni kërkoni punë”, ndërkohë që unë personalisht kam mbaruar si studente ekselente “Masterin e Shkencave në Psikologji Shkollore “me mesatare 9.7. Kam vite eksperience pune në arsim dhe në çdo derë që kam trokitur nuk më është marrë parasysh CV.

Ndryshe nga ajo që shprehet Edi Rama që asnjë grua nuk do te hiqet nga puna, ne jemi 66 të tilla që në shtator të këtij viti shkollor nuk fillojmë punë, pra hidhemi në rrugë, ndryshe nga ajo që shprehet Edi Rama se ekselentët do ta zgjedhin vet vendin e punës.

Asnjë nuk i merr ekselentët parasysh.

Kemi ndenjur para Kryeministrisë të gjitha me shpresën për takim me Kryeministrin, për disa ditë, por ky takim nuk na u mundësua kurrë.

Ju informojmë ju me bindjen se do ta bëni publike këtë që po ndodhë këtu në Tiranë .Gjithë të mirat.



“Zhvillimi Profesional i Mësuesve” në rrugën e reformës rrënjësore në Arsim


Fjala e kryeministrit Edi Rama në takimin me mësues, me temë “Zhvillimi profesional i mësuesisë”, i zhvilluar në Shkollën “E Kuqe”, Tiranë:

Mirëmbrëma të gjithëve!

Shumë faleminderit për mikpritjen!​

Faleminderit drejtoreshës që na priti jashtë në të ftohtë e të gjithëve ju që jeni këtu të pranishëm në këtë moment të rëndësishëm, kur po flasim për një hap tjetër përpara në përpjekjen për të plotësuar procesin aspak të lehtë, jo të shkurtër të një reforme që ju e kujtoni shumë mirë se si nisi e kur nisi.

Pa diskutim që është shumë e rëndësishme çka kemi bërë, por gjithçka që kemi bërë dhe mund të bëjmë për sa i përket përmirësimit të infrastrukturës, përmirësimit të teksteve, përmirësimit të aksesit të nxënësve në arsim do të mbetej e paplotë e nuk do të na çonte në rezultatet e dëshiruara, nëse nuk do të përmirësonim në mënyrë të vijueshme atë që është më kryesorja, që është dija dhe aftësia e mësuesve për të qenë në lartësinë e detyrës. E sigurisht, në këtë pikë, mësuesit në Shqipëri, besoj në kushte jashtëzakonisht dramatike kanë bërë maksimumin e tyre, por nëse nuk ndihmohen dhe nëse nuk përfshihen në një sistem të qëndrueshëm edukimi në vazhdim, e kanë të pamundur që vetëm në përpjekjet e tyre të ndjekin ritmin e kohës dhe të përmbushin nevojat që koha sjell.

E kam thënë dhe një herë tjetër e ndoshta dikujt mund ti tingëllojë si përsëritje, por mua më ka bërë shumë përshtypje që sa në proporcion të drejtë është për kompanitë e mëdha sasia e trajnimeve që bëjnë gjatë një viti dhe rritja e tyre si kompani.

Janë vërtetë spektakolarë grafikët që përpiqen të shpjegojnë apo që tregojnë se si kompani shumë të mëdha, në një moment të caktuar kanë qenë në të njëjtin e pozicion e pastaj pas tre vitesh gjenden në pozicione të ndryshme, njëra më lart e tjetra më poshtë dhe aspak çuditërisht në fakt, kjo përkon me investimin e bërë brenda kompanive për trajnimin e njerëzve.

Në këtë aspekt, edhe ato që u thanë këtu, por dhe të gjitha të dhënat që ne kemi parë në vijimësi, kemi një fushë të tërë përpara për të përshkuar e për të kultivuar në mënyrë që të mbushim sa më shumë boshllëqet e të shkuarës, në raport me trajnimin e aftësimin në vazhdim të mësuesve.

Besoj shumë që kjo rrugë në këtë reformë tërësore të arsimit në tërësi, por posaçërisht të arsimit parauniveristar, edhe kaq sa është bërë do të kishte qenë e pamundur nëse nuk do të ishte bërë bashkë me mësuesit. Juve ju kujtohet shumë mirë që në fillimet e përpjekjes për të pastruar gjithë atë mori tekstesh shkollore, ne organizuam një pyetësor dhe kërkuam vlerësim nga mësuesit në rang republike për tekstet. 600 tekste që u hoqën në fillim, ishin vendim i marrë bazuar mbi gjykimin e bërë nga mësuesit dhe vlerësimin e dhënë prej tyre që ishte plotësisht negativ lidhur me ato tekste. Juve ju kujtohet shumë mirë që tekstet shkonin duke u shumuar, jo bazuar në çfarë ishte kërkesa e brendshme e sistemit e çfarë ishin nevojat e mësuesve, as bazuar në ndonjë konsultim me mësuesit, por thjeshtë bazuar në një logjikë perverse të një tregu të brendshëm të krijuar për të prodhuar sa më shumë libra e për të shitur sa më shumë libra, rëndom kopje të përkthyera shumë keq të librave të marrë lart e poshtë, pa marrë parasysh fare as metodikën e brendshme të një sistemit të integruar, pa marrë parasysh fare shumë nga parametrat elementarë që duhet të përmbushi.

Nga ana tjetër, ju jeni dëshmitarë se sa shumë u turbullua uji, nëse do ta bënim krahasimin me ujin, i gjithë prurjeve në arsim për shkak të rënies krejtësisht të çdo dige, në raport me aftësinë, në raport më meritat, në raport me formimin përkatës, aq sa u arrit që në sistem të penetronin mijëra njerëz që s’kishin arsimin përkatës, apo që merrnin një detyrë për të dhënë mësim jashtë profilit të tyre. Sigurisht, që njëra anë e medaljes ishte si të bëhej pastrimi i kësaj pjese nga sistemi, por ana tjetër e medaljes ishte si të garantohej që prurjet e reja të vinin në një rrugë që garantohej nga konkurrenca dhe të përcaktohej nga merita. E kështu ne krijuam portalin “Mësues për Shqipërinë” që është një instrument i cili ka dhënë rezultate të qarta, të cilin po e përmirësojmë sepse eksperienca ka treguar që ka ende nevojë për t’u përmirësuar, në mënyrë që jo vetëm rekrutimi i mësuesve me kohë të plotë, por dhe gjithë pjesa tjetër e kontratave të përkohshme të bëhet në mënyrë objektive.

Paralelisht, ne po përgatitemi për reformimin e gjithë sistemit të drejtorive arsimore. Nuk do kemi më këtë numër drejtorish arsimore. Do jenë vetëm 4 në rang republike, të ndara në 4 rajone sipas një harte që ne e kemi ndërtuar mbi rajonet, jo në sensin e ndarjes administrative, por në sensin e zhvillimit ekonomik dhe social. Roli i drejtorive ashtu sikundër dhe roli i zyrave arsimore do të ndryshojë në mënyrë të qenësishme. Drejtoritë e zyrave arsimore nuk do jenë më zyra emërimesh dhe shkarkimesh, nuk kanë pse të merren më me atë punë. Drejtoria arsimore dhe zyrat arsimore do jenë faktikisht garant të cilësisë, në funksion të realizimit të programit të ministrisë së arsimit për të gjithë aktorët që janë në fushën e edukimit dhe të ndërveprimit mes tyre.

Dhe nga zyra që janë aty në pozita pritëse dhe që merren me mësuesit që kanë nevojë të lëvizin nga një vend në një vend tjetër, që merren me mësuesit që duan të hyjnë në punë, do të jenë zyra që do merren me programin e arsimit, jo me mësuesit.

Portali do të objektivizohet në pikën që do ta bëjë të panevojshme ndërhyrjen njerëzore. Do të jetë një bazë të dhënash me të gjitha pikët e testeve, të gjitha kreditet e mësueseve dhe çdo spostim apo çdo zëvendësim pasi dikush del në pension do të bëhet në mënyrë kompjuterike, jo më në mënyrë mikse. Natyrisht që portali do të garantojë që kur një mësues thotë “jo unë s’jam e gatshme që do shkoj atje”, radha do i kalojë dikujt tjetër e kështu me radhë. Te gjitha këto do bëjnë që së pari përfundimisht çdo mësues të garantohet që askush nuk e lëviz dot dhe se çon dot askund për sa kohë është në krye të detyrës dhe bën detyrën.

Së dyti, që zëvendësimet do të bëhen në bazë të meritës dhe në funksion të cilësisë. Natyrisht që gjithçka ne bëjmë dhe do të bëjmë për mësuesit është e paplotë nëse ne nuk ndryshojmë rrënjësisht profilin dhe cilësinë e drejtimit nga ana e drejtuesve të shkollave.

Ne kemi drejtorë dhe drejtorë shkollash që janë model, po ne kemi dhe një numër drejtuesish shkollash që s’kanë lidhje, faktikisht. Drejtues shkollash që janë aty aksident politik. Një aksident politik i ndodhur dikur që vazhdon në sytë e kolektivit të mësuesve, në sytë e nxënësve si një monument i të shkuarës.

Faktikisht nga një testim shumë i thjeshtë, 300 drejtorë shkollash kanë rezultuar që të jenë nën nivelin mesatar mes tyre. Niveli mesatar mes tyre të themi të vërtetën, nuk është maksimumi që mund të presim për një mesatare të caktuar. Por, njësoj si për mësuesit vlen e njëjta gjë. Jam i bindur që në shumicën e tyre, drejtuesit e shkollave nëse futen në një proces normal trajnimi, për çfarë duhet të bëjnë drejtuesit e shkollave, sigurisht që mund t’i rrisin në një kohë relativisht të shpejtë aftësitë e tyre.

Nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme që edhe procesin e zgjedhjes së drejtuesve të shkollave, ne ta objektivizojmë dhe ta largojmë përfundimisht nga duart e partive. Çfarë ndodhi? Ne shpëtuam, le të themi në 90 % sistemin nga interferencat politike për mësuesit sepse tek mësuesit u bë shumë e vështirë për shkak të portalit për të bërë përzgjedhje selektive, për të bërë ndërhyrje në radhë, për të bërë qoka, etj. Mirëpo u hapën qokat për drejtorë. U bë më e lehtë të bëhesh drejtor ose nëndrejtor sesa të bëhesh mësues. Jo njëherë e kemi dëgjuar që “po mirë dakord, nëse mësues nuk ma bën dot, ma bëj drejtor të paktën.”

Rëndom, – dhe ata që duhet ta kenë parasysh më shumë se gjithë të tjerët janë njerëzit që janë të zgjedhur, deputetët, – kush zgjedh një mësues nuk është rasti për të futur dikë në punë, por është përgjegjësia për të dhënë opinion dhe për të nxitur futjen në punë të dikujt që mund ti rregullojë ose mund t’i prishi punë për gjithë jetën breza të tërë të nxënësve. Është njësoj si me mjekun.

Në këtë aspekt kemi pasur vështirësi, por jemi shumë të vendosur që të mos tërhiqemi përpara këtyre vështirësive, dhe me thënë të drejtën ka qenë më e lehtë sesa ç’ mund të mendohet, të paktën për sa i përket grupit tonë parlamentar që të gjejmë mirëkuptim me deputetët që tek mësuesit nuk mund të preket. E faktikisht, kjo është dhe arsyeja pse portali i ka rezistuar furtunave të traditës që ngrinin mësues dhe ulnin mësues. Mere e çoje në një destinacion shumë larg për të hapur vendin për dikë nga larg.

Por, pjesa e kontratave të përkohshme dhe disa elementë të tjerë aty, kanë krijuar një hapësirë për abuzim dhe këtë hapësirë portali do ta mbylli. Ama, kur vjen puna tek drejtuesit e shkollave, kemi një mal të tërë për të ngjitur sepse nëse për mësuesit mirë apo keq, edhe në të shkuarën janë bërë ca përpjekje për trajnimin, – pavarësisht se kanë qenë përpjekje që krijuan një rrugë, që në fund nuk mund të sillte sukses, me ato agjencitë private, me ato historitë e tjera, – për drejtorët s’është bërë kurrë asgjë, asnjëherë.

E për këtë arsye, ne do të themelojmë shkollën e drejtorëve që të jetë një shkollë siç është shkolla e administratës publike. Drejtorët do të trajnohen në mënyrë të vazhdueshme, do të testohen në mënyrë të vazhdueshme dhe të gjithë atyre mësuesve që do të duan të ngjiten në nivelin e drejtuesve, do t’u jepet mundësia që ta bëjnë këtë gjë. Që do të thotë nuk do mjaftojë që të emërohesh drejtor dhe të ngelesh aty gjithë jetën siç ndodh me mësuesin, por në vazhdimësi do të duhet të konfirmosh që ti je më i zoti në atë territor, se përndryshe një mësuese vjen dhe të zë vendin sepse është më e zonja se ty. Zëvendësimi i këtyre rreth 300 drejtorëve që kanë dalë shumë keq në atë test, do të bëhet nga mësuesit që kanë dalë më mirë në test.

Pra, do t’i ofrohet mësuesve që kanë dalë më mirë mundësia që të bëhen drejtorë, direkt. Kuptohet, mund të ketë nga ata që do të thonë, “jo unë s’dua”, por përzgjedhja do të bëhet në nivelin më të lartë të mësuesve për të kaluar në drejtorë ose në nëndrejtorë shkollash.

Besoj që nga e thëna në të bërë edhe në këtë rast është një mundim i madh, por e rëndësishme është që kjo është rruga. E më vjen shumë mirë që mësuesit në tërësi e dëshirojnë një gjë të tillë, ata që realisht janë të përkushtuar dhe nuk janë rastësisht mësues, por janë mësues për zgjedhje dhe për pasion e dëshirojnë një gjë të tillë. Ne do të bëjmë çmos që cilësia e trajnimeve të jetë sa më e mirë, por njëkohësisht unë besoj që ministrja dhe gjithë ekipi drejtues i ministrisë, do të jenë vazhdimisht me veshët hapur për të dëgjuar përshtypjet e mësuesve, lidhur me trajnimet për të marrë sugjerime, për të marrë vërejtje, për të bërë rregullime, në varësi të përshtypjes që vetë mësuesit do të japin në raport me atë që përftojnë dhe në raport me atë që do të donin të përfitojnë në këto trajnime.

Gjithmonë e më shumë besoj që fakti që ministrja është e para ministre në 27 vjet që nuk ka një titull të madh kështu me “shkenca” dhe me “profesorlllëk”, por që vjen nga bota e mësuesve është aseti më i rëndësishëm në këtë proces, pasi ka treguar se ka të gjithë ndjeshmërinë e kësaj kategorie të cilës i ka përkitur deri vonë. E njëkohësisht ka arritur që të mos sillet ndryshe nga çfarë i takon, si një pjesëtare e komunitetit që në një periudhë kohe ka privilegjin që të drejtojë punët e këtij komuniteti mësuesish.

Kjo është një vlerë e shtuar dhe kjo është dhe një garanci që në vazhdimësi dialogu mes ministrisë, ministres, drejtuesve të tjerë të ministrisë dhe komunitetit të mësuesve do të vazhdojë dhe do të jetë në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të gjithë procesit të reformës. Sepse tjetër gjë është ta bësh një reformë në letër duke marrë edhe modelet më të mira, atë finlandez p.sh. – sepse të gjithë e kanë me atë modelin finlandez, – dhe tjetër gjë është që pastaj të sillesh si finlandez kur e zbaton që të jesh konsekuent dhe të jesh besnik i asaj që shkruhet në letër, siç janë finlandezët , kur e shkruajnë në letër dhe thonë, kjo është gjëja që do të bëjmë.

Unë dhe njëherë ju shpreh mirënjohjen, për gjithçka keni bërë dhe bëni jo formalisht, por sepse, po të mendosh se në çfarë kushtesh dhe se në çfarë lloj katrahure është zhvilluar procesi i reformimit të arsimit në vite, kur ka ndodhur që edhe brenda një mandati të së njëjtës forcë politike ka pasur dy Strategji Kombëtare për Arsimin, vetëm se ka pasur dy ministra të ndryshëm, atëherë sistemin e ka mbajtur në këmbë vetëm pasioni heroik i mësuesve që pavarësisht të gjithë llojeve të vështirësive dhe pavarësisht dhe pasigurisë ekstreme që u krijua për shkak të politikës që, “sot je, nesër s’je, me kë je, me kë s’je, dil aty pse s’dole atje”, është vërtet për t’u vlerësuar me mirënjohje.

Kjo kohë ka ikur. Ajo që na takon nuk është thjesht që të mendojmë sa mirë që iku ajo kohë, por që së bashku të sjellim kohën e re që ende e kemi përpara, por nuk e kemi bërë plotësisht pjesë të funksionimit të sistemit tonë arsimor. Për këtë kohë të re, baza është eksperienca e mësuesve dhe mësueseve dhe pasioni i tyre, ndryshe edhe reforma më e bukur në letër nuk do të kishte asnjë shans të realizohej në realitet.

Shpresoj që do më mirëkuptoni që duartrokitjen të mos ta bëni për mua, por për drejtoreshën, sepse është hera e parë që një zonjë shtëpie hap derën për kaq shumë njerëz, nuk thotë gjysmë fjale dhe pa thënë gjysme fjale do çohet tani dhe do më përcjellë mua bashkë me ju tek dera. Edhe për këtë meriton edhe një duartrokitje tjetër.(Kështu tha dikur moti Edi Rama:
http://www1.kryeministria.al/newsroom/zhvillimi-profesional-i-mesuesve-ne-rrugen-e-reformes-rrenjesore-ne-arsim/

Media midis kryeministrit shqiptar Edi Ramës dhe gazetarëve



Nga Luçiano BOÇI

Sa më shumë ngushtohet hapësira jetike e Ramës në pushtet, aq më shumë shtohet agresiviteti i tij ndaj medias kritike e gazetarëve kritikë.

I projektuar si regjim kriminal që mbahet në këmbë nga propaganda, kjo ngrehinë e kalbur, ka investuar në këtë sektor miliona euro dhe mijëra interesa.

Ligjet dhe organizmat që mbulojnë mediat, kanë pësuar ndryshime thelbësore, më shumë se çdo fushë tjetër dhe sulme të paprecedenta, sa herë që në horizont i është shfaqur interesi për ta bëre.

Sidomos media online mbetet targeti kryesor në këtë pikë, për shkak të spontainitetit jokontrollues që e karakterizon dhe për arsye se disa prej tyre kanë arritur, me teorinë i pikës së ujit në gurë, ta gërryejnë me sukses themelin kriminal të pushtetit.

Rezultati është i prekshëm nga të gjithë. Liri mediatike e njëjtë me regjimet afrikane. Televizione kombëtare të kapura me tek-tuk ndonjë emision opozitar, sa për sy e faqe dhe televizione neës, me fare pak përjashtime, të presionuar për të bëre vallëzimin dans me pushtetin.

Përtej analizës, gjithçka që prodhohet në këtë parcelë gjigante të jetës e interesit publik, afekton opinionin qytetar në masë të madhe dhe i ngjason hashashit trullosës. Është një lloj kriminaliteti psiko-social i mbrojtur nga shteti që xhiron miliona euro për ata që i kanë themeluar dhe që me paraqitjen mondane, kërkon të zgjasë ditët e një regjimi të diskretituar.

Teknika programore që përdoret është e sofistikuar dhe e ngritur në stadin e një industrie perfide, që në pjesën më të madhe komandohet nga zyra e propagandës në Kryeministri, sikurse nga drejtorë e pronarë ambiciozë interesash.

Por ky stad ende nuk kënaq orekset e Ramës. I njohur për detajin e hakmarrjes, ai është i angazhuar personalisht për të bërë zgjedhje drejtuesish emisionesh, panelesh e temash.
Tingëllon absurde për cilindo, por ai që e njeh mekanizmin që Rama përdor për të kontrolluar deri në psikopati cdo opinion kundërshtar, e kupton më së miri.

Kjo mënyrë sjellje e tij shpjegon sot sulmet banale ndaj emrave me zë dhe ndikues në opinion.

Goditjet ndaj Rakipit ishin paralajmëruar kohë më parë, që kur gazetari i njohur u kërcënua me jetë.

Rasti i Krastës është një vazhdimësi logjike e palogjikës së Ramës, i cili gazetarin e ka të listuar në blacklistën personale, ku gjenden dhe shumë emra të tjerë të njohur e të panjohur.

Rastet e Zhejit e Lubonjës, shpalosin kompleksin e inferioritetit të tij që në pushtet shfaqet si agresivitet dhe sulm personal ndaj njerëzve që mbartin e transmetojnë vlera.

Lista e atyre gazetarëve që kanë pësuar sulme nga Rama është e gjatë. Ndërsa ajo e tyre që e kanë prekur arrogancën e tij qoftë dhe njëherë është ezauruese.

E gjithë kjo panoramë vizaton qartë gjendjen e rënduar të Ramës dhe reaksioni që prodhohet është më i fortë dhe se vetë emisionet rresht që do kishin në shenjestër qeverinë e tij.

Por a e di Rama efektin e veprimeve të tij?

Sigurisht ai ka kalkulimet e tij dhe vazhdimisht provokon me veprime të tilla. Ajo që duket se e josh atë drejt vendimeve të tilla është nga një anë, zhurma që ato bëjnë duke larguar përkohësisht vëmendjen nga pikat e nxehta të politikës siç është kriminalizimi dhe kriza ekonomike.

Por ajo që prevalon më shumë, duket se është mbytja e zërave kundër, e shoqëruar me ndjenjën e një hakmarrje psiko-rrugore që Rama e ka sa të lindur aq dhe të grumbulluar nga kurba problematike personale e ndërtimit të imazhit personal.

Personat në fjalë në shumë raste kanë dëshmuar se me dijenitë e tyre, mund ta shkërmoqin kollaj gjatësinë e Ramës.

Në fjalët e rrëfimet e tyre plot kuptim e stil, Rama zbulohet siç është.

Një banalitet njerëzor që fati, mediat dhe intriga me krimin e çoi në pallatin e pushtetit.
I kapur me dëshpërim Rama në rrëzim e sipër, kërkon të bëjë kurban ata që dikur i dhanë pamjen e zotnisë, njeriut që shkëlqen me mosmirënjohjen e tij.

Ndërkohë që ai vazhdon të mbysë zërat opozitarë, opozitarizmi ndaj tij është shndërruar falë opozitës politike dhe gazetarëve e mediave me personalitet, në një mision qytetar. Mision që është drejt finalizimit, sado që media e blerë e trysnuar e censuruar të detyrohet ta sfumojë atë. Gazetarët në Shqipëri gjithsesi janë më të lirë falë profesionalizmit të tyre e karakterit, se sa mediat.

Kurthet politike të Beogradit e Surrelit dhe mundësia e kthesës historike në Kosovë?!

Beograd, 13. oktobra 2016. - Srpski i albanski premijer Aleksandar Vucic (L) i Edi Rama na sestom Beogradskom bezbednosnom forumu (BSF). Forum, koji organizuju Beogradski fond za politicku izuzetnost, Evropski pokret u Srbiji i Beogradski centar za bezbednosnu politiku, koji je poceo u sredu akadameskim dogadjajem, pokusace da kroz brojne panele obradi Enver Bytyçi

Deri të shtunën në mbrëmje partitë politike në Kosovë do të përpiqen të formojnë aleancat parazgjedhore, me qëllim që të fitojnë automatikisht që në këtë fazë të drejtën e formimit të qeverisë së ardhshme. Koalicionet janë të shëndetshme. Ato mund të bëhen faktor i ndryshmeve historike në Kosovë. P.sh nëse deri mbrëmjen e datës 30 gusht do të ketë një marrëveshje midis Vetëvendosjes dhe LDK-së, kjo do të rikthente shpresën e qytetarëve të vendit për një ndryshim të madh. Njerëzit do të rikthenin shpresën se më në fund Kosova nuk do të ishte më peng i korrupsionit, nepotizmit dhe krimit të organizuar. Se interesat kombëtare do mbroheshin me shpirt, mendje, me argumente dhe me vendosmëri. Se qeveria e re LDK-VV do të garantonte integrimin euroatlantik të Kosovës.

Në fakt qytetarët presin të ketë progres-koalicione dhe jo regres-koalicione. PDK-ja është përjashtuar nga të gjitha partitë si subjekt bashkëpunimi, çka do të thotë se ajo mbetet në këtë fushatë elektorale ‘Delja e zezë e politikës kosovare’. Prandaj dhe është e përjashtuar mundësia e krijimit të regres-koalicioneve. Por a janë eliminuar kurthet, intrigat dhe ndërskamsat politike, që rrezikojnë vazhdimin e politikave të përçarjes, miqësive, krahinarizmave, korrupsionit dhe bashkëpunimit me krimin e organizuar?! A është eliminuar mundësia që Hashim Thaçi dhe PDK të sigurojnë mbështetje për politikat anti-kombëtare të ndarjes së territorit të Kosovës, si ‘Zgjidhje e konfliktit me Serbinë’?!

Kurthet dhe intrigat po thuren në bunkerët e politikës shqiptare dhe politika progresive në Kosovë nuk duket të jetë e vetëdijshme për këtë. Dy janë qendrat, mënyrat dhe grupimet kundër ndryshimit të madh që duhet të ndodhë në keto zgjedhje:

Së pari ka informacione të besueshme se në Tiranë, përkatësisht në bunkerin e Edi Ramës në Surrel, janë tubuar disa protagonistë anti-progres në Kosovën e pas-zgjedhjeve të 6 tetorit. Nën kryesimin e kryeministrit të Shqipërisë në atë bunker po diskutohet sesi mund të ruhet pushteti i Hashim Thaçit në Kosovë, me qëllim vijimin e politikës së ndarjes së saj. Aty gjendet Aleks Soros, njeriu hije i ekzekutimit të vendimeve antishqiptare në Ballkan. Ndodhet i dërguari dhe i besuari i presidentit të Serbisë, ‘i shpallur në kërkim’ prej disa ditësh, zotnia R – Baton Haxhiu. Gjenden gjithashtu jo pak asistentë dhe këshilltarë, mjeshtra të kurtheve politike, që rrezikojnë Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin.

Të gjithë këta kanë ngritur një fushë të madhe shahu me gurë të mëdhenj dhe ndjekin lëvizjet për të shkuar deri te asgjësimi i mundësisë për ndryshimin e madh që pritet të ndodhë në Kosovë më 6 e pas 6 tetorit 2019. Qëllimi është krijimi me çdo kusht i një mazhorance, ku PDK-ja të jetë faktor vendimmarrës. D.m.th të krijohet vazhdimësia e politikës së mëparshme dhe Hashim Thaçi të vazhdojë të kryesojë bisedimet me Serbinë e të firmosë aktin sui generis në historinë e kombeve dhe shteteve, ndarjen e vendit, të cilin ai si president është i detyruar ta mbrojë?!

Vjosa Osmani e ka bërë të qartë se me kryesimin e qeverisë prej saj, ajo do t’ia heq presidentit të drejtën të jetë krye-negociator në bisedimet me Beogradin. Por Albin Kurti, ndonëse kritik i rreptë i Thaçit për çështjen e kufijve, ende nuk ka dhënë një deklaratë të tillë e as ka marrë përsipër masa juridike për shkarkimin e presidentit të vendit për shkelje kushtetuese. Mesa duket kjo sjellje ekuivoke e Kurtit ka bërë që Edi Rama, në mungesë të rikthimit të Thaçit dhe PDK-së, ka menduar që të mbështesë zotin Kurti për funksionin e kryeministrit të vendit në qeverinë e pas 6 tetorit. Kjo dëshmohet edhe nga sondazhet e iniciuara nga portalet që financohen prej Edi Ramës, me të cilat ai kujdeset që Albin Kurti të jetë në krye të këtyre sondazheve, madje dyfish më lart se Vjosa Osmani.

Së dyti, nuk dihet nëse do të funksionojë kurthi i Surrelit për ruajtjen e vijës politike të Hashim Thaçit në qeverisjen e ardhme të Prishtinës, por dihet se kurthi tjetër i ngritur nga Beogradi, Tirana surreliste e Edi Ramës dhe Prishtina e Hashim Thaçit dhe Baton Haxhiut ka të bëjë me pengimin e një koalicioni midis LDK-së dhe VV. Deri tani kurthaxhinjtë djallëzorë ia kanë arrit kësaj. Nuk kanë lejuar që ky koalicion të bëhet realitet. Dikush te Vetëvendosja ka akuzuar Lutfi Hazirin si pengesë e marrëveshjes. Ndërsa Isa e vendosi Lutën në rolin e koordinatorit për një aleancë midis dy partive më të mëdha politike në vend. Ka shumë pikëpyetje nëse Hashim Thaçi dhe Edi Rama do t’i japin ose jo leje Lutës për ta realizuar këtë koalicion. Nuk dihet nëse vetë Luta vetë ka interes që Vjosa, ose siç ai e quan, nusja e Preshevës, të bëhet kryeministre e vendit.

Por, duke shenjuar këto zhvillime, vijmë te ideja dhe këshilla që edhe nëse qielli politik i Kosovës duket i pastër, duhet patur kujdes se retë e zeza janë grumbulluar në Surrel e gjithandej për të lëshuar përsëri mbi atë vend stuhi e rrebesh kundër interesave kombëtare të Kosovës! Kush e do ndryshimin e madh duhet të shpalosë qëndrimin e tij progresiv e të luftojë me vetëmohim për një qeverisje të re, ndryshe në Kosovë!

Tiranë, më 30.08.2019 

Ja si nisi Lufta e Dytë Botërore

Më 1 shtator 1939 avionët ushtarakë gjermanë shkatërruan qytetin e vogël polak, Vielun. Bombardimi i Vielunit shënoi jo vetëm fillimin, por edhe krimin e parë të Luftës së Dytë Botërore.

“Nga gjumi më zgjuan sirenat e alarmit. Në fillim nuk e dija, se çfarë po ndodhte. U ngrita nga shtrati dhe i pashë prindërit në ballkon. Nëna i tha babait, se ndoshta është një test alarmi. Edhe babai mendonte kështu dhe ishte i habitur, që kjo bëhej në orët e para të mëngjesit”, rrëfen Jan Tyszler, lindur në vitin 1933 në bisedë me Deutsche Wellen. Në të vërtet ranë bombat në Vielun – bombat e para të Luftës së Dytë Botërore.

Një sulm i papritur

Jan Tyszler kujton, se që në fund të gushtit 1939 “lufta ndjehej në ajër” dhe se gjithmonë flitej për të. Por askush nuk e kishte menduar, se qyteti i tij Vielun do të bëhej objekt sulmi i aviacionit ushtarak gjerman.

Vielun, më shumë se 200 kilometra në jugperëndim të Varshavës është sot një qytet i qarkut. Në vitin 1939 ai ndodhej vetëm 20 kilometra larg kufirit gjerman. Nga ana strategjike nuk kishte asnjë rëndësi. Ky qytet nuk ishte as pikëlidhje rrugësh, nuk kishte urë, që duhej mbrojtur. Për këtë arsye ishin stacionuar shumë pak ushtarë polakë.

Krimet e para të luftës

“Që me bombat e para ne shkuam shpejt në ofiçinën në anë të shtëpisë, ku babai punonte si mekanik . Aty qëndruam në gropën, mbi të cilën kalonin makinat për kontroll. Dridheshim nga frika. Pasdite ishim të vetmit me shtëpinë ende të parrënuar. Të gjitha ndërtesat ishin shkatërruar.”

Familja e Jan Tyszlerit, si shumë familje të tjera e braktisi qytetin po atë ditë. kur Vehrmahti hyri në qytet gjeti vetëm disa qindra banorë. Sulmi kundër Vielinut me 87 bombardues u urdhërua nga Wolfram von Richthofen. Në prill 1937 ai ishte kreu i shtabit të Legjonit Condor, përgjegjës për shkatërrimin e qytetit bask Guernica, ku mijëra civilë humbën jetën. Taktikën e atëhershme të luftës me bombardime në stil të gjerë, një taktikë që pranonte edhe çmimin e vrasjes së civilëve si pjesë e luftës, von Richthofen mund ta ritestonte në Vielun. Pa humbje për vete, sepse nuk llogaritej me rezistencë të qytetit ende në gjumë, e ku kishte shumë pak forca ushtarake.

Bombardimi i Vielunit shënoi krimin e parë të Luftës së Dytë Botërore. Në disa sulme ajrore nga ora 4:35 e mëngjesit deri në orën 14:00 pasdite qyteti u shkatërrua 70%.

Provokime para luftës

Sulmit ndaj Polonisë i paraprinë disa aksione të trilluara, me të cilën makineria e propagandës së Rajhut të III kërkonte të justifikonte sulmin. Një nga provokimet më të njohura ishte sulmi kundër transmentuesit gjerman, Glajvitc (Gleiwitz) në afëri të kufirit polak. Në pasditen e 31gushtit 1939 disa anëtarë të SS-ve erdhën në civil, por të armatosur për të transmentuar prej aty thirrjen për gjoja kryengritjen e polakëve që jetonin në Rajhun e III. Disa media të tjera gjermane raportuan për rebelët polakë në tokën gjermane, që me gjasë merrnin mbështetje edhe nga ushtria polake. Kështu Hitleri duke inskenuar gjermanët si viktima përpiqej të mobilizonte ushtarët e tij.

Sulmi në Vesterplate

Dhjetë minuta pas sulmit në Vielun pasoi bombardimi i Vesterplate, në afërsi të Gdanskut. Në këtë qytet gjermanët dhe polakët kishin një marrëdhënie të tensionuar. Gdansku i banuar kryesisht nga gjermanë, në Marrëveshjen e Versajës pas Luftës së Parë Botërore u deklarua qytet i lirë, jo më nën kontrollin e Rajhut. Porti, dogana dhe hekurudha ndodheshin në administrimin polak dhe pranë Balltikut, Polonia kishte stacionuar kazerma ushtarake dhe ushtrinë.\

Më 1 shtator 1939, gjermanët sulmuan kazermën me municion. Sulmet kundër Gdanskut zgjatën afër një javë. Në një kohë që viktimat nga pala gjermane llogariten afër 3.400 vetë, nga pala polake flitet për 15 të vrarë. Në Poloni mbrojtja e Vesterplate para fuqisë së padiskutueshme ushtarake gjermane shihet si simboli i heroizmit polak. Prej dekadash fëmijët polakë mësojnë, se oficerët gjermanë kanë salutuar ushtarët polakë në nderim të luftës së tyre të guximshme, kur ata duhej të largoheshin të kapitulluar.

Kujtesa për Vielunin

Gdansk dhe Vesterplatte shihen ende sot si simbole të fillimit të luftës. Në jubiletë përkujtimorë qeverisja e partisë PiS nuk harron të zbatojë politikat e saj aktuale. Që këtë vit si presidenti polak ashtu edhe qeveria nuk udhëtojnë në Gdansk në orët e para të mëngjesit, por në Vielun, ku për herë të parë është ftuar edhe presidenti gjerman, Steinmeier nuk është rezultat i ndonjë zbulimi të ri historisë.

Gdansk është një nga bastionet e fundit të opozitës në Poloni, ceremonitë përkujtimore aty përcaktohen shumë nga zërat e opozitës polake. Vesterplate është po ashtu një temë grindjeje mes PiS dhe opozitës liberale, që kryeson bashkinë. Kjo sepse PiS pjesën historike e ka integruar në Musuen e Gdanskut për Luftën e Dytë Botërore, e me këtë e ka kthyer në instrument të luftës së saj për ndërgjegjen historike të polakëve.

“Me siguri është më e lehtë të flasësh për ceremonitë përkujtimore me dikë, që është më i hapur ndaj qendrave të pushtetit në Poloni, se me persona që janë më pak të afruar”, tha zëdhënësi i presidentit në pranverën e këtij viti, kur u mor vendimi që hapja e ceremonive përkujtimore të zhvendosej në Vielun. Me këtë ai indirekt përmend edhe atmosferën në qytetin Gdansk. Qytetarët aty janë ende nën shok pas vrasjes së kryetarit të bashkisë, Pavel Adamovicz.

Çdo vit në orët e para të mëngjesit të 1 shtatorit qytetarët e Vielunit zgjohen nga sirenat e alarmit, që kujtojnë sulmin e Gjermanisë naziste para 80 vjetësh. Jan Tyszler që ishte atëherë 6 vjeç, vjen çdo vit në Vielun. “Dëshira ime është që gjithmonë të dëgjojmë sirenat simbolike dhe kurrë më të vërtetat”, thotë 86 vjeçari. Vizitën e presidentit gjerman, Steinmeier në Vielun ai e sheh si një gjest që duhej bërë prej kohësh./DW

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...