Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/09/13

PSE ENDE PËRKËDHELEN SERBËT DHE KUR DO TË KËTË DREJTËSI PËR SHQIPTARËT?

Flori Bruqi


SI NJËRI NDËR RECENSENTËT E LIBRIT’’TOKË E MBJELLË NË VARRE”/KRIMET SERBE NË KOSOVË 1998-1999 / ME KËNAQËSI PRANOVA QË T’I THEM NË KËTË PËRURIM DISA FJALË PËR LIBRIN E AKADEMIK PROFESOR DIBRAN FYLLIT “EDHE FËMIJËT E KOSOVËS QË NË ATË KOHË ISHIN FOSHNJA DHE TË TJERËT QË DO TË LINDIN PAS DUHET TË MËSOJNË PËR REÇAKUN,IZBICËN ,QYSHKUN, BELEGUN, MEJËN,LIKOSHANIN ETJ.ETJ. JO PËR TË NXITUR URREJTJE TË VJETRA E AS PËR TË PROVOKUAR FATKEQËSI TË REJA, POR PËR T’U SIGURUAR SE DIÇKA E TILLË NUK DUHET TË NDODHË KURRË MË NË TROJET E DARDANISË …
Fotografia e Fatmir Halimi

ZBULIMI I SË VËRTETËS PËR KRIMET E LUFTËS SË FUNDIT NË KOSOVË ËSHTË OBLIGIM I YNI MORAL DHE LIGJOR, ËSHTË UVERTURË QË KËRKON QË KRIMET MOS TË HARROHEN, MOS TË PËRSËRITEN APO MOS TË MBESIN VETËM ÇËSHTJE E ATYRE QË PËSUAN NGA KJO LUFTË.

VEPRA E DIBRAN FYLLIT NUK LEJON QË E KALUARA E TMERRSHME E LUFTËS SË FUNDIT NË KOSOVË TË HARROHET SEPSE ATA QË KRYEJNË KRIME LLOGARISIN GJITHMONË NË HARRESË.

LIBRI I FYLLIT ËSHTË VAZHDIM I PUNËS SË PALODHSHME, DOMETHËNËSE, MË SE TË NEVOJSHME DHE KUPTIMPLOTË LIDHUR ME NDRIÇIMIN E KRIMEVE SERBE MBI POPULLATËN SHQIPTARE NË KOSOVË.

LIBRI VOLUMINOZ PREJ 320 FAQËSH , LUFTON HARRESËN DHE ME FAKTE IU OFROHET TË GJITHËVE, EDHE ATYRE QË PËSUAN POR EDHE ATYRE QË ISHIN PËRGJEGJËS PËR KRIME.

Fotografia e Dibran Fylli
TË PARËVE SI SATIFAKSION E TË DYTËVE SI DËSHMI SE KRIMET E TYRE NUK MUND TË MBESIN PA U DËNUAR NGA DORA E DREJTËSISË NDËRKOMBËTARE DHE VENDORE .

DERI TE DREJTËSIA VIHET PËRMES SË VËRTETËS.

E VËRTETA ËSHTË E NEVOJSHME PËR TË GJITHË DHE PIKËRISHT AJO THUHET NË KËTË LIBËR.

LIBRI ZBULON AUTORË TË SHUMTË TË KRIMEVE DHE LUFTON POLITIKËN SERBE TË FSHEHJES SË TË VËRTETËS, POLITIKË KJO QË KA PËR QËLLIM QË DREJTËSIA MOS TË MERRET ME KRIMINELËT POR ME PASOJAT.

LIBRI ËSHTË I SHKRUAR ME NJË GJUHË TË THJESHTË DHE TË KUPTUESHME PËR TË GJITHË, ËSHTË NJË PARAQITJE REALE SHUMË OBJEKTIVE, MBËSHTETUR NË DËSHMITË E DOKUMENTUARA TË ATYRE QË NGA AFËR I PËRJETUAN KËTO RASTE TË TMERRSHME.

DOKUMENTIMI I VRASJEVE ËSHTË LUFTA E DYTË QË DUHET FITUAR KUNDËR KRIMEVE SERBE.

SERBIA SUNDIMIN E KOSOVËS E KISHTE NISUR ME DHUNË, VRASJE E MASAKRIME.


STUDIUESI DIBRAN FYLLI ËSHTË DËSHMITAR I SHUMË NGJARJEVE TË TMERRSHME TË MASAKRAVE QË KANË BËRË SERBËT NË KOSOVË, E QË KAPËRCEJNË ÇDO INSTINKT GJAKPIRËS.

KOHA E SUNDIMIT SERB MBI KOSOVËN KISHTE NISUR DHE ISHTE SHOQËRUAR VAZHDIMISHT ME KRIME DHE VRASJE, PËR TË KULMUAR VEÇANËRISHT ME LUFTËN E FUNDIT. SERBIA GJATË KOHËS NUK KISHTE NDRYSHUAR ASPAK NË QËNDRIMET E SAJ NDAJ POPULLIT SHQIPTAR.

PËRKUNDRAZI, ISHTE BËRË MË AGRESIVE DHE MË PERFIDE NË KRIME, TANI JO VETËM NDAJ SHQIPTARËVE POR EDHE NDAJ TË TJERËVE QË DERI DJE I KISHTE KONSIDERUAR SI VËLLEZËR TË GJUHËS DHE TË GJAKUT.

PARULLA E VËLLAZËRIM-BASHKIMIT KISHTE QENË PËRPJEKJE PËR REHABILITIMIN E KRIMEVE NGA E KALUARA DHE BAZË PËR FILLIMIN E KRIMEVE TË REJA SEPSE PËR TË VJETRAT ISHTE E NDALUAR TË FLITEJ.

TË TILLA KRIME TË REJA JANË EDHE SHUMË RASTE TË ARGUMENTUARA NË KËTË LIBËR.

Fotografia e Dibran Fylli

TITULLI I STUDIMIT ËSHTË KUPTIMPLOTË, ËSHTË MBËSHTETJE NË FAKTE, MBËSHTETJE E SË VËRTETËS KUNDËR GËNJESHTRËS DHE JO VETËM ME TITULL POR EDHE ME PËRMBAJTJE LIBRI E LUFTON GËNJESHTRËN.

KY LIBËR, NË FAKT, LUFTON PARALELIZMIN DHE BASHKËPËRGJEGJËSINË PËR LUFTËN NË KOSOVË.

NDOSHTA DIKUJT MUND T’I DUKET SE KY LIBËR TRAZON SHPIRTRAT, TRAZON AFËRSINË NDËRNACIONALE, POR POSA TË BALLAFAQOHET ME FORCËN E FAKTEVE, FOTOGRAFIVE DHE SHËNIMEVE MEDOEMOS NJERIU DUHET TA NDËRROJË MENDJEN DHE T’IA JAPË HAKUN TË VËRTETËS.

DUKE NDJEKUR KRITERIN KOHOR, LIBRI FILLON ME ZBARDHJEN E KRIMEVE TË KRYERA NDAJ SHQIPTARËVE QË NGA VITI 1998 -1999 TË SHEKULLIT TË KALUAR, NDËRSA HAPËSIRA E KËTYRE KRIMEVE SHKONTE NGA TRADITA E VRASJEVE TË SHQIPTARËVE I KA RRËNJËT E VETA TË NGULITURA THELLË NË VETËDIJEN SHOVENE-SERBOMADHE.


KRIMET SERBE KUNDËR SHQIPTARËVE ISHIN SHUMË
DIMENSIONALE, TË SHTRIRA NË TËRË VENDIN TONË , SI VRASJE MAKABRE ME ARMË ZJARRI, VRASJE DHE PASTAJ SHPALLJE SI VETËVRASJE, PËRDORIM I HELMEVE LUFTARAKE, MADJE EDHE KUNDËR FËMIJËVE ME PËRSHKRIMIN REAL TË PJESËMARRJES SË USHTRISË JUGOSLLAVE (SERBE) NË LUFTË NË KOSOVË, DUKE NXJERRË NË PAH, NË MES TJERASH, FAKTIN TRAGJIK TË VRASJES SË TË PAKTËN TË 800 FËMIJËVE KU SI FAJTORË TË DREJTPËRDREJTË NGARKOHEN FORCAT SERBE. EKZEKUTIMI I FËMIJËVE BËHEJ ME MOTIVACION SEPSE ATA ISHIN “ARMIQTË E ARDHSHËM TË SERBISË”.

NË LIBËR THUHET ME FAKTE PËR MANIPULIMIN NGA ANA E SERBISË ME TË VRARËT GJATË LUFTËS, KU PARAQITET DHE DEMASKOHET ME FAKTE KRIMI DHE POLITIKA SERBE QË ISHTE APLIKUAR NDAJ SHQIPTARËVE, E MBËSHTETUR NË THËNIEN FAMËKEQE TANIMË TË NJOHUR TË DOBRICA ÇOSIQIT SE “GËNJESHTRA ËSHTË FORMË E PATRIOTIZMIT TONË DHE DËSHMI E INTELIGJENCËS SONË NATYRORE”.

NË KËTË MONOGRAFI PËRMENDEN ME EMRA DHE MBIEMRA RASTET E VIKTIMAVE SHQIPTARE TË VRARA NGA FORCAT SERBE DHE TË SHPALLURA NGA PO ATA SI VIKTIMA TË “TERRORISTËVE SHQIPTARË”.

MADJE, PROPAGANDA SERBE DISA NGA PERSONAT E VRARË NUK NGURONTE T’I SHPALLTE SI “PERSONA LOJALË” PËR TË FUTUR PËRÇARJE DHE PËR TË LUAJTUR ME NDERIN E TYRE EDHE PËR SË VDEKURI.

PO ASHTU NGA DISA RASTE TË PËRSHKRUARA NË KËTË LIBËR KUPTOJMË SE NUK ISHTE E HUAJ EDHE PËRPJEKJA SERBE PËR TË FUTUR PËRÇARJE FETARE NË MES TË SHQIPTARËVE.

E VËRTETA E PËRSHKRUAR KËTU DUHET TË JETË SË PAKU NJË SATIFAKSION MORAL E SHPIRTËROR PËR ATA QË I HUMBËN TË DASHURIT E TYRE DHE PO ASHTU EDHE PËR SERBËT DUHET TË JETË BALLAFAQIM ME REALITETIN, BALLAFAQIM ME FAKTIN SE NUK ISHIN ATA VIKTIMA POR ISHIN ATA QË DUKE IU SHKAKTUAR HUMBJE DHE VIKTIMA TË TJERËVE E PËSUAN NDONJËHERË EDHE VET.

GJATE HISTORISË NUK ISHTE TREGUAR E PASUKSESSHME LOJA E SERBISË QË VRASJET DHE KRIMET E KRYERA NGA VET AJO, T’I PARAQET SI VEPRA TË TË TJERËVE APO QË KRIMET T’I MBAJË TË FSHEHURA. DUKE PARË VENDOSMËRINË PËR REZISTENCË TË UÇK-SË, FORCAT SERBE U BËNË EDHE MË TË ASHPRA, MË TINËZARE.

E BARTËN LUFTËN NGA FRONTI NË QYTETE, E FUTËN ATË NË MESIN E FËMIJËVE, PLEQVE, PLAKAVE, VAJZAVE E GRAVE.

SERBIA E FUTI LUFTËN NË QYTETE PA NDONJË ARSYE STRATEGJIKE POR VETËM QË TA KISHTE ATË SI PRETEKST PËR VRASJE, DHUNIME E MALTRETIME.

ËSHTË MERITOR FAKTI SE NË KËTË LIBËR DËSHMOHET SE KRIMET SERBE NUK ISHIN RASTE INDIVIDUALE TË KRYERA NGA INDIVIDË TË RASTËSISHËM, POR ISHIN PJESË E PLANEVE OPERATIVE SHTETËRORE SERBE, ME QËLLIM ZHDUKJEN E SHQIPTARËVE. OPERACIONI “DJEGIE DHE VDEKJE” I KRYER NE GJAKOVË SI DHE OPERACIONI “SPASTRIMI”, “PATKOI”..., TË PËRSHKRUAR NË MES TJERASH NË LIBRIN E FYLLIT E QË JANË DËSHMIA MË E MIRË QË FLET PËR KRIMIN E ORGANIZUAR SHTETËROR SERB.

NË MESIN E PLANEVE OPERATIVE SERBE KUNDËR QENIES SHQIPTARE SI FORMË MË BRUTALE DHE MË ÇNJERËZORE ISHTE EDHE DHUNIMI I FEMRAVE SHQIPTARE NGA FORCAT SERBE.

URREJTJA PATOLOGJIKE KUNDËR NËNËS DHE FAMILJES SHQIPTARE, PROPAGANDA KUNDËR GRUAS SHQIPTARE DHE LINDSHMËRISË SË SAJ, BËNË QË DHUNIMI TË PËRDORET SI INSTRUMENT PËR TA TERRORIZUAR POPULLSINË CIVILE DHE SI MJET PËR SPASTRIM ETNIK.


NË LIBRIN QË NGA SOT ËSHTË NË QARKULLIM KRITIKOHËT EDHE TRIBUNALI I HAGËS DHE PUNËS JOPROFESIONALE DHE SHPESH TË NDIKUAR NGA POLITIKA TË PROKURORISË DHE DËSHTIMIT TË SAJ PËR MATERIALIZIMIN E FAKTEVE KUNDËR TË AKUZUARVE SHQIPTARË.

NË KËTË LIBËR PËRGJITHËSISHT PËRSHKRUHET NJË PERIUDHË KU ËSHTË DERDHUR SHUMË GJAK DHE JANË KRYER SHUMË KRIME NGA QEVERIA VRASTARE E MILLOSHEVIQIT.

DUKE SHKRUAR HISTORINË E KËTYRE NGJARJEVE AUTORI KA MARRË PËRSIPËR BARRËN E RËNDË NDAJ TË VËRTETËS, BARRËN QË E LEHTËSON ME FORCËN E ARGUMENTIT.

SECILI KRITIK QË DO TË THOTË NDONJË VLERËSIM RRETH NDONJË VEPRE SË PARI DUHET TA NJOHË EDHE AUTORIN E VEPRËS. NE E DIMË SE AUTORI EDHE VET ISHTE PJESËMARRËS NË RADHËT E UÇK-SË KUNDËR FORCAVE SERBE, MIRËPO KJO NUK E BËN ASPAK SUBJEKTIVË NË PËRSHKRIMIN E NGJARJEVE, SEPSE TË TILLË NUK E LËNË TË BËHET FAKTET TË CILAT AI I PËRDORË.

LIBRIN E BËN TË FUQISHËM EDHE FORCA E ARGUMENTIT, E SHPREHUR PËRMES 320 FAQEVE ME FOTOGRAFI DHE FAKSIMILE AUTENTIKE QË EDHE NË KËTË FORMË DËSHMOJNË PËRMASAT E KRIMEVE SERBE.

DIBRANI ME KËTË LIBËR BËRI QË KRIMET E KRYERA NGA FORCAT SERBE MOS T’I GRISË HARRESA QË ATO MOS TË LËNË GJURMË VETËM NË MENDJEN E SHQIPTARËVE, POR ATO T’I KUPTOJNË EDHE TË TJERËT SE NË KOSOVË KA NDODHË GJENOCID PËR SHFAROSJEN MASIVE TË SHQIPTARËVE :

SË FUNDI DUA TË THEM SE KY PUBLIKIM MUND TË PËRDORET EDHE SI PIKË REFERIMI PËR DREJTËSINË E CILA ENDE I MBAN DUART LARG NGA SHUMË KRIMINELË, TË CILËT JETOJNË TË STREHUAR NËPËR SERBI DHE BOTË.

RASTET E PARAQITURA KËTU TREGOJNË PSE SERBIA E KA HUMBUR PËRGJITHMONË TË DREJTËN E SUNDIMIT MBI CILËNDO PJESË TË KOSOVËS.

NE DUHET TË JEMI TË VETËDIJSHËM SE EDHE TANI PAS PAVARËSIMIT TË KOSOVËS LUFTA PËR TË VËRTETËN DUHET TË VAZHDOJË DERI NË FUND.

KY LIBËR LE TË JETË NJË FRYMËZIM EDHE NË KËTË DREJTIM.

LE TË JETË NJË DËSHMI E PAHARRUAR E NJË KUJTESE TË DHIMBSHME JO PËR HAKMARRJE POR QË KRIMET MOS TË PËRSËRITEN DHE MOS TË HARROHEN…

DIHET VIKTIMA DHE DIHET AGRESORI.S’KA DHE S’DO TË NDODH RISHKRIM I HISTORISË .

LUFTA KA NDODHUR NË SHEKULLIN E SHKUAR .I PËLQEU DIKUJT APO JO,SHTETI I SËRBISË I KA VRARË 13500 CIVILË SHQIPTAR Ë.

APARATI SHTETËROR I TYRE ,FORMACIONET USHTARAKE ,PARAUSHTARAKE KANË DHUNUAR RRETH 20 MIJË GRA SHQIPTARE .

13500 CIVILË SHQIPTARË TË VRARË , ASNJË I AKUZUAR E LËRE MË I DËNUAR .. AS PËR 20 MIJË GRATË E DHUNUARA, ASNJË I DËNUAR…

NJË MILION SHQIPTAR TË DËBUAR.40 PËR QIND E INFRASTRUKTURËS E SHKATËRRUAR .

400 MASAKRA KUNDËR SHQIPTARËVE KUNDËR SHQIPTARËVE ,ASNJË I AKUZUAR LËRE MË I DËNUAR .

IZBICË 160 TË VRARË ,TË MOSHUAR ,GRA,FËMIJË.

NË KRUSHË, 250 CIVILË TË VRARË ,GRA,PLEQË, FËMIJË.

64 TË PAGJETUR ASKUSH I AKUZUAR E I DËNUAR .

360 NË FSHATIN MEJË .ASNJË I AKUZUAR E ASNJË I DËNUAR.

STUDIME,RECAK , REZALLË,OBRI, QYSHK, LEBENIQË, BELEG E MASAKRA TË TJERA.

NDËRSA LUFTËTARËT TRIMA TË KOSOVËS KANË KALUAR NËPËR PROCEDURA TË DREJTËSISË TË MISIONIT TË OKB-SË ,UNMIK-UT, EULEX-IT PARALELISHT ME TRIBUNALIN E HAGËS , paralelisht me EULEX-it TASH E DY DECENIE , KOSOVA DUKE DASHUR TË TREGOJË PËRGJEGJËSINË E LARTË SHTETËRORE ,DUKE BESUAR NË TË VËRTETËN ,NË DREJTËSI,PARTNERITET MË BASHKËSINË NDËRKOMBËTARE , ME BE-NË, KA THEMELUAR VET DHOMAT E SPECIALIZUARA , QË T’U PËRGJIGJËN THIRRJEVE TË TYRE.

EDHE PSE JEMI VIKTIMA,SOT NË KOSOVË, MË TEPËR KA TË DËNUAR SHQIPTARË PËR KRIME LUFTE SE SA SERBË.NË SËRBI S’KA ASNJË TË DËNUAR,PËR SPASTRIM ETNIK E PËR KRYERJEN E 400 MASAKRAVE NË KOSOVË.MADJE S’EKZISTON FARE ZYRA PËR KËTO CËSHTJE .

NËSE DANTE ALIGIERI NA SOLLI FERRIN E FANTAZUAR ME TË GJITHA LABIRINTHET E TIJ DERI TEK RRETHI I 12-TË I PËRENDISË, NË DITËT TONA DOLI NJË DANTE I RI SHQIPTAR.AI ËSHTË SHKRIMTARI DHE LUFTËTARI I LIRISË DIBRAN FYLLI.

PRISHTINË 13.09.2019.

2019/09/11

Kur John Bolton kundërshtonte pavarësinë e Kosovës

Nga Flori Bruqi 


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe këshilltari i tij i shkarkuar për siguri kombëtare, John Bolton (djathtas).

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe këshilltari i tij i shkarkuar për siguri kombëtare, John Bolton (djathtas).

“Shërbimet e tij nuk janë më të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë”, tha presidenti amerikan, Donlad Trump, teksa njoftoi se ka shkarkuar nga detyra këshilltarin e tij për siguri kombëtare, John Bolton.

“Nuk jam pajtuar me shumë nga sugjerimet e tij, ashtu si edhe të tjerët në administratë”, shkroi Trump në Twitter.


Donald J. Trump

@realDonaldTrump
I informed John Bolton last night that his services are no longer needed at the White House. I disagreed strongly with many of his suggestions, as did others in the Administration, and therefore....

97.2K
5:58 PM - Sep 10, 2019

Twitter Ads info and privacy

52.3K people are talking about this

Bolton dha një version tjetër të ngjarjes: “Ofrova dorëheqjen time mbrëmë dhe presidenti Trump tha ‘le të flasim nesër’”.

Bolton, ish-diplomat, i është bashkuar administratës në prill të vitit 2018. Ai ka qenë këshilltari i tretë i Trumpit për siguri kombëtare, pas Michael Flynnit dhe HR McMasterit.

Paraprakisht ka shërbyer në administratat e Ronald Reaganit, George Bushit të vjetër dhe George Bushit të ri.

Ai ka ndihmuar në krijimin e rastit kundër Saddam Husseinit, duke thënë se ish-diktatori irakian ka poseduar armë të shkatërrimit në masë, por kjo teori më pas ka dalë të jetë e gabuar.

Në vitin 2016, Bolton ka bërë thirrje që Irani të bombardohet.

Në një shkrim të publikuar nga Wall Street Journal, pak kohë para se të emërohej nga Trumpi, ai ka përmendur mundësinë e sulmeve edhe në Korenë e Veriut.

Megjithatë, pasi i është ribashkuar Shtëpisë së Bardhë, Bolton e ka ndryshuar tonin: “Duhet ta dini paraprakisht se pikëpamjet e presidentit nuk janë gjithmonë tuajat", ka thënë ai.

Bolton, së voni, ka qenë kundër negociatave midis Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve. Thuhet se ai ka bërë përpjekje të mëdha për të bindur Trumpin që të mos nënshkruajë marrëveshje paqeje me talibanët, duke argumentuar se militantëve nuk mund t’iu besohet.

Trump, në anën tjetër, thuhet se është përgatitur që këtë marrëveshje ta finalizojë, duke i ftuar udhëheqësit talibanë në Shtetet e Bashkuara.

Sipas gazetës New York Times, kjo e ka acaruar Boltonin, i cili ka argumentuar se presidenti mund t’i tërheqë trupat amerikane nga Afganistani “edhe pa shkuar në shtrat me një organizatë përgjegjëse për vrasjen e mijëra amerikanëve gjatë 18 vjetëve të fundit”.

Trump, më pas, i ka anuluar bisedimet me talibanët, ashtu si edhe ftesën e planifikuar për ta.

Bisedimet me talibanët janë të vdekura
Këshilltarit të deritashëm të tij thuhet se nuk i kanë pëlqyer as takimet e përsëritura me udhëheqësin verikorean, Kim Jong Un, përkundër refuzimit të këtij të fundit për të hequr dorë nga programi bërthamor.

Në takimin e fundit në qershor, në atë që njihet si Zona e Çmilitarizuar midis dy Koreve, Bolton nuk e ka shoqëruar Trumpin.

Një ditë para shkarkimit të tij, zyrtarë të Koresë së Veriut kanë thënë se janë të gatshëm të rinisin bisedimet me SHBA-në, për çarmatosjen bërthamore.

Tensionet midis Trumpit dhe Boltonit në muajt e fundit thuhet se i ka rritur edhe vendimi i presidentit për të anuluar një sulm të planifikuar ndaj Iranit, pasi ky i fundit ka rrëzuar një dron amerikan.

Bolton i ka favorizuar sulmet ndaj Iranit, por, në publik, ai ka bërë përpjekje t’i minimizojë dallimet me presidentin.

Edhe pse Trump ka thënë se është i hapur ndaj një takimi me presidentin iranian, Hassan Rohani, Bolton nuk e ka parë këtë si ndryshim të pozicionit të presidentit.

“Ai do të takohet me këdo që të bisedojë”, i ka thënë Bolton Radios Evropa e Lirë. “Ai është negociator. Ai bën marrëveshje. Por, të bisedosh me ta nuk nënkupton – për presidentin Trump – nuk nënkupton ndryshimin e pozicionit”.

Trump gjithashtu thuhet se është zhgënjyer me Boltonin, për shkak të përpjekjeve të dështuara për ta hequr nga pushteti presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro.

Washington Post shkruan se Bolton nuk i ka pëlqyer as këmbënguljet e përsëritura të presidentit që Rusia të rikthehet në G7, apo grupin e shtatë vendeve më të industrializuara.

Bolton, në disa raste, ka përsëritur se Shtëpia e Bardhë e mbështet fuqishëm arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve.

Në gusht të vitit 2018, Bolton ka thënë se SHBA-ja nuk e përjashton as idenë e korrigjimeve territoriale, nëse Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për një gjë të tillë.

“Çështja e arritjes së stabilitetit në Ballkan është shumë e rëndësishme për ne”, ka thënë atëbotë Bolton.

Video: Deklarata e Boltonit më 24 gusht, 2018.




Pas shkarkimit të tij, sekretari amerian i Shtetit, Mike Pompeo, tha se udhëheqësit e huaj nuk duhet të mendojnë se politikat e jashtme të Trumpit do të ndryshojnë me largimin e ndonjë zyrtari nga administrata e tij.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Trump ka emëruar zëvendësin e Boltonit, Charles Kupperman, si ushtrues detyre të këshilltarit të sigurisë kombëtare.




John Bolton, i cili sot u shkarkua nga posti i këshilltarit për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump, në një opinion të shkruar në janar të vitit 2008, në bashkëpunim me Lawrence Eagleburger dhe Peter W. Rodman, shprehej kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Tre opinionistët madje i bënin thirrje presidentit të atëhershëm amerikan, George W. Bush, që të rishqyrtonte politikën e Amerikës në Kosovë; të merrte parasysh shqetësimet e Serbisë mbi atë çështje; të mos krijonte përplasje me Rusinë dhe të ndalonte njohjen e pavarësisë së Kosovës derisa rishqyrtimi të kishte përfunduar.


Artikulli përmendte si argument faktin se Kosova mund të shërbente si precedent i keq ndërkombëtar; mund të shkaktonte trazira të tjera në Ballkan, sidomos me shqiptarët në Maqedoni; Kosova nuk kishte aftësitë ekonomike e administrative për të ekzistuar si shtet normal; dhe njohja e njëanshme e pavarësisë do të ishte kënaqje e kërcënimeve për dhunë nga ana e shqiptarëve.

Më poshtë është artikulli i plotë, i botuar më 31 Janar të vitit 2008 në faqen e Brookings Institution, Brookings.edu.


Titulli: “Drita paralajmëruese në Kosovë”, 31 Janar 2008

Autorët: John Bolton, Lawrence Eagleburger, Peter W. Rodman

Administrata e Presidentit Bush [George W. Bush], ka shprehur gatishmërinë për të njohur shpalljen e njëanshme të pavarësisë nga ana e shqiptarëve etnikë të Kosovës, një provincë e Republikës Serbe që ka kaluar nën administrimin e OKB-s dhe nën kontrollin ushtarak të NATO-s, që nga viti 1999.

Kjo shpallje e pavarësisë mund të ndodhë që këtë shkurt. Njohja amerikane do të vinte kundër qëndrimit të Serbisë, pa një zgjidhje të negociuar midis Serbisë dhe shqiptarëve të Kosovës, dhe pa modifikime të bëra në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë së OKB-s, e cila ripohon sovranitetin e Serbisë në Kosovë, duke i ofruar provincës një autonomi substanciale. Njohja [e pavarësisë] nga Amerika mund të ndiqet nga disa vende të Bashkimit Europian, të cilët kanë pasur presion të madh nga Uashingtoni, ndërkohë që shumë shtete të tjera të BE-së dhe jashtë Europës kanë thënë se do ta kundërshtonin një nismë të tillë.

Përpjekjet për të imponuar zgjidhje të tilla mbi Serbinë do të sfidonin drejtpërsëdrejti Rusinë, e cila është kundër çdo zgjidhjeje në Kosovë që nuk ka miratimin paraprak të Beogradit.

Ne besojmë se një zgjidhje e imponuar e çështjes së Kosovës, dhe përpjekjet për të ndarë territorin sovran të Serbisë pa pëlqimin e serbëve, nuk është në interes të SHBA-ve. Hamendësimi i pamatur i politikës amerikane që vetëm nëntë vite qetësi do të mjaftojnë për të bindur Serbinë e Rusinë që të ndryshojnë qëndrimet për një konflikt që zgjat prej shekujsh, ka treguar se është jashtëzakonisht naiv.

Ne besojmë se politika e Amerikës në Kosovë duhet të rishqyrtohet në mënyrë të menjëhershme, dhe e ftojmë administratën Bush që, gjatë kohës që priten rezultatet e rishqyrtimit, të ndalojë njohjen e pavarësisë dhe t’i nxitë shqiptarët e Kosovës që të mos e ndërmarrin këtë hap.

Politika e tanishme e SHBA-ve i qëndron idesë se Kosova është një rast “unik” e që nuk do të vendosë asnjë precedent për konflikte në vende të tjera. Sigurisht që çdo konflikt ka karakteristika unike. Megjithatë, pakicat fetare dhe etnike në vende të tjera kanë dhënë që tani shenja se do të ndjekin shembullin e Kosovës. Kjo përfshin edhe komunitetet shqiptare në jug të Serbisë, në Mal të Zi, sidomos në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, si dhe në zonën serbe të Bosnje-Hercegovinës.

Njohja e pavarësisë së Kosovës pa pëlqimin e Serbisë mund të vendoste një precedent me pasoja më të gjera e të paparashikueshme në shumë vende të tjera të botës. Modeli i Kosovës është cituar që tani nga lëvizjet separatiste të baskëve në Spanjë dhe të turqve në veri të Qipros. As Këshilli Kombëtar, as trupa të tjerë ndërkombëtarë, nuk e kanë autoritetin që të imponojnë ndryshime të tilla të kufijve të një vendi.

Aspekti më trazues i kësaj politike mund të jetë sjellja përjashtuese që mbahet ndaj qëndrimit të Rusisë. Çfarëdo mosmarrëveshjesh të kenë SHBA-të me Moskën për çështje të tjera, të cilat janë të shumta, nuk duhet të krijojë një krizë të panevojshme midis dy vendeve [SHBA-RUSI]. Ka shumë çështje urgjente për të cilat SHBA-të duhet të bashkëpunojnë me Rusinë, përfshi synimet bërthamore të Iranit dhe të Koresë së Veriut. Ky bashkëpunim do të minohej nga veprimet amerikane për të shpërfillur shqetësimet e ligjshme të Moskës për Kosovën.

Nëse SHBA-të përparojnë me njohjen e Kosovës, nuk mund të pritet që Moska të tregohet pasive. Situata ishte ndryshe në vitin 1999, kur SHBA-të dhe NATO ndërmorën veprime konkrete kundër Jugosllavisë, pavarësisht kundërshtimeve të një Rusie të dobët.

Por sot nuk është vendim i zgjuar të mos marrësh parasysh gatishmërinë dhe aftësinë e Rusisë për të ndihmuar Serbinë. Duke qenë një çështje me pak rëndësi për SHBA-të, a na shërben ky shpërdorim i kapitalit politik me Rusinë?

Kjo politikë e jona në Kosovë është po kaq problematike edhe për aleatët tanë në Europë. Sado që disa vende Europiane, kryesisht anëtarë të BE-së, mund të ndihen të detyruar të bashkohen me ne për njohjen e pavarësisë së Kosovës, shumë prej tyre do ta bënin pa dëshirë, për shkak të mungesës së fleksibilitetit dhe këmbënguljes së Uashingtonit. Ashtu si SHBA-të, as Europa nuk fiton gjë nëse krijon një përplasje të pashmangshme me Rusinë.

Edhe nëse Kosova deklarohet si shtet i pavarur, do të ishte një shtet jofunksional, një bazë e komunitetit ndërkombëtar për një të ardhme të pacaktuar. Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë në nivele të larta. Ekonomia nuk ka baza të qëndrueshme, përveç bujarisë ndërkombëtare dhe veprimtarive kriminale. Zbatimi i ligjit, besueshmëria e gjykatave, mbrojtja e individit dhe pronës, si dhe të tjera kërkesa bazë për krijimin e një shteti, janë praktikisht jo-ekzistente. Këto dështime i faturohen statusit të paqartë të Kosovës, ndaj një pavarësi e shpallur në mënyrë të njëanshme, e njohur nga disa vende dhe e refuzuar nga shumë të tjera, nuk do të ndihmonte aspak.

Rezultati do të ishte një konflikt i ri i ngrirë dhe statusi i Kosovës do të vazhdonte të mbetej pezull. Rreziku për rikthimin e dhunës nuk do ta lejonte Kosovën të zhvillohej. Veç kësaj, tensionet në rritje mund të kërkonin që të shtohej prania e SHBA-ve në Kosovë, në një kohë kur nuk e kemi mundësinë ta përballojmë një gjë të tillë, për shkak të angazhimeve të tjera.

Serbia ka bërë hapa të rëndësishme për zhvillimin e demokracisë dhe rigjallërimin e ekonomisë, që nga rënia e regjimit të Sllobodan Millosheviçit. Politika e tanishme [e Amerikës] ndaj Kosovës rrezikon që t’i zhbëjë të gjitha këto arritje. Nëse do t’i duhej të zgjidhte midis një partneriteti me perëndimin apo mbrojtjes së kushtetutës dhe sovranitetit të territorit të vet, pak dyshime ka se cili do të ishte vendimi i Serbisë.

Nëse do të ketë radikalizim politik dhe destabilizim të brendshëm, rritja pozitive që ekziston tani mund të ndalojë së qeni e tillë. Serbia do t’i prishte marrëdhëniet me vendet që do ta njihnin Kosovën, dhe do të afrohej në mënyrë të pashmangshme me Rusinë, si mbrojtësen e saj të vetme.

Ne nuk e nënvlerësojmë kompleksitetin dhe vështirësinë që ka çështja e Kosovës, dhe as nuk sugjerojmë që gjendja e tanishme të vazhdojë pa mbarim. Siç ndodh me çdo çështje delikate, zgjidhjet afatgjata duhet të vijnë nga negociatat dhe kompromisi. Por këto arritje janë minuar paraprakisht nga premtimi që i kanë bërë SHBA-të shqiptarëve të Kosovës, që do t’u plotësohen kërkesat nëse tregohen këmbëngulës, pa arritur marrëveshje me Beogradin. Ky premtim nuk mund të justifikohet nga pretendimi (siç e thonë shpesh ata që mbështesin pavarësinë) se shqiptarëve po u “mbaron durimi”, ndaj pavarësia duhet shpallur pa vonesë. Kjo do të thotë të kënaqësh një kërcënim për dhunë.

Rishqyrtimi i qëndrimit të Amerikës ndaj Kosovës duhej të ishte bërë me kohë. Shpresojmë që të shmanget sa më shpejt kjo politikë që do të vendoste një precedent shumë të rrezikshëm ndërkombëtar, dhe që rishqyrtimi të nisë që tani. Ndërkohë, është e domosdoshme që të mos ndërmerren veprime të nxituara e të panevojshme, të cilat rrezikojnë ta kthejnë këtë problem relativisht të vogël në një shumë të madh.

Prishtinë 11 shtator 2019.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton, është zyrtari i radhës i lartë i Administratës së Presidentit Trump që largohet nga detyra.



Nga Ruben Avxhiu 






 Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton, është zyrtari i radhës i lartë i Administratës së Presidentit Trump që largohet nga detyra.
“E njoftova mbrëmë John Bolton-in se shërbimet e tij nuk nevojiten më në Shtëpinë e Bardhë”, sapo shkroi Presidenti Donald Trump, në rrjetin social Tuitër. “Nuk isha dakord me shumë propozime të tij, ashtu si edhe shumë të tjerë në Administratë…”
John Bolton shihej si një zyrtar i linjës së fortë në çështjet e sigurisë dhe të jashtme. Ai besohej se ishte edhe arkitekt i politikës së përplasjes me Iranin.
Nga ana tjetër, ky largim thellon ritmin e lartë të vajtje-ardhjeve në administratën e Presidentit Trump ku ish-zyrtarët ankohen për vështirësi komunikimi dhe një prirje të kreut të Shtëpisë së Bardhë për të ndryshuar shumë shpesh mendjen për tema të rëndësishme.
Shumë shqiptarë e panë me dyshim ngjitjen në detyrë të ish-diplomatit John Bolton për shkak se kishte qenë një nga zërat e rrallë amerikanë që kishin folur publikisht kundër pavarësisë së Kosovës.
Nga ana tjetër, Bolton ka qenë nga zërat më radikalë kundër rikthimit të Rusisë si një forcë negative në politikat ndërkombëtare dhe kjo i ka inkurajuar disa që druheshin nga dobësia e Perëndimit përballë kërcënimit rus.
Gjatë qendrimit të tij relativisht të shkurtër në detyrë, Këshilltari Bolton ka pasur disa takime me zyrtarë të lartë të Serbisë dhe disa komentues në botën shqiptarë e kanë lidhur me të, ndoshta gabimisht, projektin e një marrëveshjeje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, që do të sillte njohjen e pavarësisë nga Beogradi. Ideja e marrëveshjes është paragjykuar dhe dënuar gjerësisht në Kosovë e në botën shqiptare, përshkak të mundësisë së shkëmbimit të territoreve ose lëvizjes së kufijve në mënyrë të atillë që mund të çojë në lënien jashtë Kosovës së tre rajoneve me shumicë serbe.
Bolton vetë nuk ka sugjeruar ndonjëherë publikisht ndryshimin e kufijve, po ka deklaruar se SHBA do të mbështeste çfarëdo marrëveshje që firmosej si nga Serbia ashtu edhe nga Kosova.
Dyshimet e shqiptarëve u shtuan kur pas takimit së Këshilltarit Bolton, me ministrin e Jashtëm Ivica Daçiq, ky i fundit deklaroi me pompozitet se Serbia nuk është kuptuar ndonjëherë më mirë në Washington.
Pavarësisht nga këto dyshime e besime, politika e jashtme amerikane gatuhet në Departamentin e Shtetit dhe jo nga Këshilltari i Sigurisë. Mbetet për t’u parë sesa ndikim ka pasur vërtet Këshilltari Bolton, apo nëse ka ndryshuar vërtet nga ardhja e sidomos ikja e tij në qendrimet amerikane.
Një sinjal padyshim do të ketë qenë pranimi nga Presidenti Trump i një nisme franceze për rivendosjen e një dialogu mes SHBA-së dhe Iranit. Po ashtu për herë të parë është lënë hapësirë për një takim të mundshëm të Presidentit Trump dhe Presidentit Hassan Rouhani të Iranit.
Bolton ka udhëtuar në Shqipëri për t’u takuar me një grup të qëndresës së armatosur kundër regjimit fetar në Iran. Me zgjedhjen e tij rëndësia e këtyre muxhahedinëve që ka pranuar të strehojë Shqipëria ishte rritur shumë.
Bolton ishte radikal edhe ndaj Koresë së Veriut, duke besuar se vetëm linja e fortë e kërcënimeve dhe e përplasjes funksionon me diktatorë si Kim, Putin, apo Ajatollahët. Orvajtja e Presidentit Trump për të vendosur linja komunikimi dhe për të arritur marrëveshje historike me këto vende kundërshtare kanë dobësuar pozitën e tij. Përjashtimi duhej se do të ishte Irani, një temë shumë për zemër e Këshilltarit Bolton.
Trump kishte qenë për shumë vite kundërshtar i afrimit me Iranin dhe e shihte marrëveshjen gjashtëpalëshe me Iranin për çështjen e armëve bërthamore si tepër favorizuese për Teheranin. Nën këshillën e Boltonit, ai deklaroi se SHBA nuk e njihte këtë marrëveshje. Po ai nuk gjeti përkrahje as nga vendet e BE-së e as nga Rusia e cila ka marrëdhënie shumë të mira me Iranin. Irani është gjithashtu shumë i përfshirë në konfliktin e Sirisë.
Në deklaratat e tyre dukej një dallim i madh. Ndërsa Trump takohej me Kim, Putinin dhe së fundi hapi rrugën e bisedimeve me Iranin, Bolton ka treguar rregullisht mosbesim të hapur.
Një tjetër temë që mund të ketë ndikuar në largimin e Boltonit është Venezuela, Bolton përdori linjën e fortë duke mbështetur tërësisht opozitën në Venezuelë, kundër diktatorit Maduro që mbështetej nga Rusia. Sipas medias amerikane, Trump kishte besuar në një fitore të lehtë e të shpejtë të opozitës, po në fund, diktatura mbeti në këmbë.
Një tjetër dështim ishte anullimi në momentin e fundit të një takimi sekret me Talibanët në Kampin presidencial Davis, në SHBA, ku do të vendosej paqja mes Talibanëve dhe qeverisë në Kabul dhe SHBA do të fillonte më në fund tërheqjen e plotë prej një vendi ku kishte ndërhyrë pas 11 Shtatorit 2001.
Në fund, dallimet u bënë më të forta se besimi i Presidentit Trump të Këshilltari i tij i Sigurisë.
Bolton do të mbahet mend edhe për largimin e të gjithë stafit që veproi nën drejtimin e paraardhësit të tij ish-ushtarakut të lartë H.R. McMaster, për të cilin punuan edhe dy shqiptaro-amerikanët e ngritur në pozitat më të larta të administratës, Ylli dhe Ylber Bajraktari.
Në përgjithësi, reagimet e shqiptarëve në rrjetet sociale për largimin e Këshilltarit Bolton në shumicën e tyre shprehën gëzim e çlirim.
Kurioz ishte në fund edhe reagimi nga vetë John Bolton, që në rrjetin social Tuitër shkroi se kur i kishte dhënë dorëheqjen Presidenti Trump i kishte thënë “le të flasim përsëri në mëngjes”. Ekziston mundësia që largimin nga administrata, Bolton ta ketë mësuar, ashtu sit ë gjithë ne të tjerët, nga postimi i presidentit, në Tuitër.

Veton Surroi: Tri lexime të John Boltonit



Nga Veton Surroi

Porosia për “korrigjimin e kufijve” të Kosovës nga Washingtoni erdhi nga njeriu, i cili ishte kundër pavarësisë së Kosovës. Por ka edhe më shumë se kaq…


1.

Në fund të gushtit, pas shumë supozimeve, erdhi paralajmërimi i një ndryshimi në politikën e jashtme amerikane ndaj Kosovës. Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, i pyetur për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë tha:

“Mosmarrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mund të jetë një nga çështjet më të rëndësishme. Shumë njerëz kanë tentuar të ndërmjetësojnë. Këto përpjekje kanë dështuar(…). Mirëpo unë mendoj se ka shenja të reja se të dyja qeveritë mund të kenë vullnet për të negociuar këtë çështje në heshtje.

Politika jonë, politika amerikane është që, nëse të dyja palët mund të punojnë me njëra-tjetrën për të arritur një marrëveshje, ne nuk përjashtojmë korrigjimet territoriale. Nuk na takon neve”.

Dhe, me këto pak fjalë duket se ndryshoi njëri prej parimeve udhëheqëse të politikës së jashtme amerikane karshi zhbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe pastaj Jugosllavisë, se të bëhej çka të bëhej, nuk do të ndryshonin kufijtë e njësive federale që shndërroheshin në shtete të pavarura.

Por a ndryshoi politika e jashtme amerikane, apo për këtë politikë të jashtme e shprehu mendimin këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton – kjo është një çështje që në administratë amerikane quhet “turf war”, “luftë për territor” mes agjencive të ndryshme shtetërore që duan që mendimi i tyre të jetë vendimtar dhe atë ta vulosë presidenti i vendit. Këtë informatë e kam nga vetë John Boltoni, gjegjësisht autobiografia e tij, “Surrender is not an option”, Threshold Editions, New York,2007. Në të shihet një intelektual, i cili në Evropë do të quhej ideolog, i krahut konservator të konservatorëve, i cili ndërton bindjet e veta brenda administratës. E shërbimi i tij fillon që me presidentin Reagan, Bushin plak, pastaj Bushin e ri dhe në fund Trumpin.

2.

Në administratën e sotme të presidentit Trump nuk ekziston një person që ka përvojën qeveritare që ka Bolton. Dhe në administratën e sotme të presidentit Trump nuk ekziston as edhe një person tjetër i staturës së tij që ka pasur mendim kaq të prerë kundër Kosovës dhe pavarësisë së saj, para se ajo të shpallej. Më 31 dhjetor të vitit 2008, kur tashmë administrata e presidentit Bush kishte kryer të gjitha përgatitjet për shpalljen e koordinuar të pavarësisë së Kosovës, John Bolton së bashku me ish-sekretarin e Shtetit, Eagleburger dhe ndihmëssekretarin e Mbrojtjes Peter Rodman, botuan në “Washington Times” artikullin me titull “Warning light on Kosovo”, duke kërkuar që Washingtoni të mos e njohë shpalljen e pavarësisë së Kosovës, gjegjësisht ta ndërpresë atë.

Në të, shpaloset një interpretim i politikës së jashtme që ishte krejtësisht në minoritet jo vetëm në SHBA, por edhe në vetë kampin konservator republikan. Bolton dhe bashkautorët cekin se “njohja e pavarësisë së Kosovës pa pëlqimin e Serbisë do të vendoste një precedencë me pasoja afatgjata dhe të paparashikueshme për shumë regjione në botë”. Pastaj qartazi e vënë Kosovën si pjesë e sovranitetit serb si në formulimin “Ne besojmë se një zgjidhje e imponuar e çështjes së Kosovës dhe kërkesën për ta ndarë territorin sovran të Serbisë pa pëlqimin e saj nuk është në interes të SHBA-së”. Dhe në fund, Kosovën e definojnë si të parëndësishme për politikën e jashtme amerikane: “Për një çështje të rëndësisë minore për Shtetet e Bashkuara, a është ky një shpenzim i dobishëm i kapitalit politik me Rusinë?”.

Në rikapitullim, autorët mendojnë se Kosova është pjesë e territorit sovran të Serbisë, nuk duhet pavarësuar pa pëlqimin e Serbisë, sepse kështu dëmtohet Serbia, vendosen precedenca negative gjithandej dhe shpenzohet kapitali politik me Rusinë, i cili duhet përdorur në bashkërenditje për të frenuar armët bërthamore në Iran apo Kore të Veriut.

3.

Përderisa me lehtësi është anashkaluar mendimi i zotit Lawrence Eagleburger, që qe konsideruar të jetë aq i lidhur me interesat e Serbisë – të cilat nuk i ka fshehur si lobist për veturat Yugo në Amerikë – sa të quhej Lawrence i Serbisë, një gjë e tillë nuk mund të thuhej lehtë për John Boltonin. Mendimet e tij janë pjesë e këndvështrimit të tij të botës, një këndvështrimi të cilit i beson.

Këndvështrimi i tij lexohet në libërthin kritik për politikën e jashtme amerikane të asaj kohe me titull “Si po e rrezikon sovranitetin tonë kombëtar Barak Obama (“How Barack Obama is endangering our national sovereignty”, Encounter books, 2010):

– Jemi të kapur në një konflikt mes sovranitetit dhe “qeverisjes globale” që shumica e amerikanëve as që dinin se po ndodhte. Nuk befason pra që “amerikanistët” qenë duke humbur prej “globalistëve” dhe publiku i përgjithshëm ende nuk mund të vlerësojë skizmën mes këtyre dy botëvështrimeve.

Në këtë ndarje, Bolton e konsideron veten “amerikanist”, ndërsa Obamën “globalist” (sikundër i ka konsideruar Clintonët dhe çdokënd tjetër që angazhohet për më shumë bashkërenditje ndërkombëtare). Dhe, brenda kësaj ndarjeje, Kosova është produkt i “globalistëve”, pjesë e konceptit të “përgjegjësisë për të mbrojtur”, pjesë e koalicioneve botërore që tejkalojnë sovranitetet shtetërore dhe madje edhe koalicionet si NATO.

Rrjedhimisht, nuk befason artikulli i Boltonit më 1999 dhe vlerësimi nga ideologjia “amerikaniste”: çka na hyn në punë të renditemi me një Kosovë të parëndësishme kur kemi nevojë të renditemi me një Rusi të rëndësishme për caqe më strategjike se një zorrë qorre në Ballkan.

Nga ky prizëm, artikulli i vitit 1999 mund të lexohet në të kundërtën e tij më 2018, gati njëzet vjet më vonë. Pra, nëse në rikapitullim Bolton mendonte se Kosova është pjesë e territorit sovran të Serbisë, nuk duhet pavarësuar pa pëlqimin e Serbisë, sepse kështu dëmtohet Serbia, vendosen precedenca negative gjithandej dhe shpenzohet kapitali politik me Rusinë, i cili duhet përdorur në bashkërenditje për të frenuar armët bërthamore në Iran apo Kore të Veriut, atëherë ekziston konsistenca nëse mohimi shndërrohet në pohim.

Pra, pozicioni i Boltonit i vitit 2018 nuk është larg nëse interpretohet si : çfarëdo që të merr pëlqimin e Serbisë do ta ketë përkrahjen, sepse me këtë vendoset një precedencë pozitive e mbrojtjes së sovranitetit dhe SHBA-ja nuk do të shpenzojë më kapital politik të nevojshëm për Rusinë rreth një çështjeje të parëndësishme.

4.

Një mendim i këtillë i Boltonit duket i thjeshtësuar, madje edhe i vrazhdë dhe gjithsesi jo pjesë e politikës së jashtme tradicionale amerikane. Por John Bolton është i këtillë: autobiografia e tij lexohet edhe si përpjekje e “amerikanistëve” si ai për ta izoluar SHBA-në nga çdo përpjekje multilaterale. Në një botë ideale për John Boltonin, Amerika do të ishte një vend që për çdo gjë lidh marrëveshje të veçantë me shtete të veçanta, kontratë pas kontrate me palë sovrane që quhen shtete. Dhe, kështu mbron interesin e vet kombëtar.

Çdo herë që zoti Bolton merr pjesë në pushtet, siç e përshkruan ai në autobiografinë e tij, bën përpjekje për të prishur ato marrëveshje e traktate që SHBA-ja ka nënshkruar më herët e që tash konsiderohet se nuk janë më me interes për SHBA-në. Dhe, këtu Bolton gjen si aleat gjeneralin francez, de Gaulle dhe thënien e tij se “traktatet janë si vajzat dhe trëndafilat; zgjasin sa zgjasin”.

Një thënie e këtillë nuk është larg besimit të tij ndaj çdo ndërmarrjeje që ka marrë Amerika me partnerë, siç u pa me bllokimin e pjesëmarrjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve, largimin nga Traktati i Kyotos për mbrojtje të ambientit apo, tash prishjen e Marrëveshjes për pengimin e zhvillimit të armëve bërthamore në Iran dhe largimin nga Traktati i Parisit kundër ngrohjes globale.

Dhe ideja, e cila i atribuohet presidentit Trump, se çdo gjë që është negociuar njëherë nga Amerika duhet rinegociuar sërish, në fakt qe zhvilluar më herët nga John Bolton. Madje, këtë e hetuan edhe rusët : në një drekë me zëvendësministrin e Jashtëm rus në Moskë më 2001, shkruan Bolton në autobiografinë e tij, “sa për t’u ndier në shtëpi, Mamedov u kujtua se Lenini, Trocki dhe bolshevikët kishin një vlerësim denigrues për traktatet, duke hequr dorë prej shumicës së atyre cariste pasi morën kontrollin në vitin 1917”.

5.

Kur ministri serb Ivica Daçiq gjatë këtij viti shpalosi para Boltonit idetë për këmbim territoresh, dhe shprehu gatishmërinë e Hashim Thaçit për ta bërë këtë punë, mund të ketë hasur në veshë të vëmendshëm. Intelektualisht, një zhvillim i këtillë do të ishte pjesë e bindjeve të zotit Bolton, aq më shumë kur është po ashtu pjesë e besimit të tij, të manifestuar në autobiografi se BE-ja nuk mund të zgjidhë këtë problem ngase “në politikë të jashtme BE-ja ka një qasje është edhe më globaliste, etatiste, burokratike, legaliste dhe pasive (dhe shumë shpesh pacifiste)”.

Kjo është arsye e mirë për ta lexuar autobiografinë. Arsyeja tjetër është se në të shihet se si John Bolton është i suksesshëm, disa herë, me një energji impresive, që të krijojë veprime politike brenda administratave të cilave u shërbeu. Por, po ashtu, shihet se si në sistemin e komplikuar që quhet demokraci amerikane, mendimet e zotit Bolton mbesin në një pakicë; të zëshme dhe ndonjëherë në dukje agresive, por megjithatë pakicë.

I besuari i Orbanit László Trócsányi do të jetë komisari i Zgjerimit në BE

Ungarischer Justizminister Laszlo Trocsanyi (picture-alliance/dpa/J. Bednarczyk)

Eshtë një triumf diplomatik për kryeministrin e Hungarisë, Victor Orban: Ish-ministri i tij i Drejtësisë, László Trócsányi merr një post kyç në Komisionin e ri të BE. 
Me komisarin e fundit të BE-së, kryeministri i Hungarisë nuk pati fat: Tibor Navracsics, një anëtar i vjetër i partisë Fidesz të Orbanit dhe një njeri i toneve të moderuara, si komisar për Kulturën, Rininë dhe Sportet në intervista kufizohej gjithnjë me kujdes lidhur me shpërthimet e iliberalizmave të tipit Orban. Në mënyrë indirekte madje ai theksonte, se në radhë të parë ai është i detyruar kundrejt institucionit të BE-së dhe detyrave të tij si anëtar i Komisionit të BE-së.
Kësaj here Viktor Orbán doli me një kandidat të sigurtë, kur qeveria hungareze nominoi ish-ministrin e Drejtësisë, László Trócsányi për postin e komisarit të BE-së, një njeri, i cili e mbështet pa kufizime dhe është besnik ndaj Orbanit. Hungaria mori një post në Komision me efekt në opinion, atë të Zgjerimit dhe Fqinjësisë në BE. Për Viktor Orbánin ky është një nga sukseset më të mëdha diplomatike përgjatë viteve të fundit dhe pothuajse një triumf ndaj BE-së – Hungaria është e konfrontuar në BE me procesin e nenit 7 lidhur me shtetin ligjor. Përveç kësaj anëtarësia e Fidesz-it në grupin e Partive Popullore Europiane në pranverë u suspendua.
Në botën e jashtme i panjohur
Ndërsa tani Trócsányi do të jetë komisar i BE-së. Në botën e jashtme 63 vjeçari deri më sot ka qenë i panjohur. Edhe në Hungari opinioni nuk e ka njohur atë deri në ditën kur më 2014 ai u emërua ministër i Drejtësisë. Prej kohësh ai bënte pjesë në bankën e rezervave të kuadrove të Fidesz-it nacional-koncervator. Specialisti për të drejtën krahasuese kushtetuese dhe për çështjet e drejtësisë lidhur me integrimin europian ka bërë karrierë si diplomat e ambasador në Bruksel në kohën e qeverisë së parë të Orbán-it në vitet 1998 – 2002, më pas ai u emërua gjyqtar kushtetues. Ambicie të mëdha politike ai nuk ka pasur asnjëherë.

Sidoqoftë Trócsányi nuk bën pjesë në radhët e nxitësve në sistemin e Orbán dhe gjithmonë ai argumenton në mënyrë të arsyeshme. Por në pozicionet e tij Trócsányi nuk lë asnjë dyshim. Gjatë emërimit si ministër i Drejtësisë p.sh. ai theksoi prioritetin e filozofisë së drejtësisë të fundit të shekullit të 20-të kundrejt të drejtave individuale. Ka edhe një mënyrë të vepruari, që u jep rëndësi interesave të përbashkëta, ai vet e konsideron të rëndësishëm harmonizimin e të drejtave themelore individuale me ato të përbashkëta. Në praktikë Trócsányi është kujdesur, që ligji i diskutueshëm i azilimit, ligjet kundër organazatave jo qeveritare, Lex CEU ose paketa Stop Soros në një farë mënyrë të jenë koherentë.
Qeveria hungareze: Udhëheqja e re në Bruksel duhet të ndalë emigracionin
Në këtë sfond për Komisionin e BE-së shtrohet pyetja, se sa besnik do të jetë Trócsanyi ndaj Brukselit. Të paktën për qeverinë hungareze përgjigja është e qartë: nga udhëheqja e re në Bruksel pritet, që të ndalë migracionin dhe që Europa të mbrojë kombet dhe kulturën kristiane, thekson ajo në një pozicionim të saj. Për këto vlera angazhohet edhe Trócsányi.
Përveç kësaj posti i komisarit të Zgjerimit në BE ka për Orbán-in edhe një tjetër rëndësi. Hungaria si asnjë vend tjetër prej kohësh është për integrimin e shpejtë të vendeve të Ballkanit perëndimor, veçanërisht të Serbisë dhe Malit të Zi. Orbán ka marrëdhënie të mira me udhëheqësit autokratë si Aleksandar Vuçiq dhe Milo Gjykanoviç, me ish-autokratin maqedonas, Nikola Gruevski, i cili iu shmang dënimit me burg duke u arratisur në Hungari. Llogaria e kryeministrit hungarez është, që sa më shpejt vendet si Serbia e Mali i Zi të hyjnë në BE, aq më shumë do të forcohen pozicionet e tij dhe të shteteve të tjera të Vishegradit, pra të Polonisë, Çekisë dhe Sllovakisë. Ndaj nuk pritet që Trócsányi të tematizojë temën e deficitit masiv të demokracisë dhe shtetit ligjor në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Bolton ishte shpresa e Thaçit, Vuçiç dhe Ramës


Nga Enver Robelli 

Kush nuk vringëllon revolen, në sytë e John Boltonit është vetëm një «pëllumb». Me këso shpezësh nuk bëhet politikë, është i bindur ai. Në kujtimet e tij nga viti 2007 Bolton shkruan: «Nuk kam arritur asgjë çfarë kam dashur të bëjë në Iran». Me gjithë zemër ai i kishte përkrahur dy luftëra të presidentit George W. Bush – kundër Afganistanit dhe Irakut. Tani kërkonte një luftë të tretë – kundër Iranit, kundër «regjimit të mullahëve», siç i quante udhëheqësit në Teheran. George W. Bush nuk e dëgjoi Boltonin, sepse presidenti i kishte djegur gishtat me ndërhyrjen në Irak. Më 2007 Bolton ishte detyruar të largohet nga posti i ambasadorit të SHBA-ve në OKB. Ishte koha kur Washingtoni po koordinohej me vendet kryesore europiane për t’i dhënë leje Kosovës të shpallë pavarësinë. Bolton ishte kundërshtar i mëvetësisë së Kosovës.
Në një editorial të botuar në fund të janarit 2008, dy javë para se Kosova të shpallte pavarësinë, Bolton, bashkë me ish-ministrin e Jashtëm, Lawrence Eagleburger, dhe ish-ndihmëssekretarin e Mbrojtjes, Peter Rodman, kërkoi që administrata e presidentit George W. Bush të pengojë pavarësinë e Kosovës. Pavarësia e Kosovës, sipas Boltonit, do të destabilizojë rajonin. Në vitin 2008 Bolton dhe Eagleburger konsideroheshin si pjesëtarë të fraksionit të vogël proserb në establishmentin politik të Washingtonit. Eagleburger (vdiq më 2011) kishte punuar si diplomat në ambasadën e SHBA-ve në Beograd mes viteve 1961 dhe 1965. Pas tërmetit në Shkup më 1963 ai u angazhua në dërgimin e ndihmave dhe nga mediat u quajt «Lawrence of Macedonia» – një aludim në filmin e famshëm «Lawrence of Arabia». Mes viteve 1977 dhe 1980 Eagleburger mbajti postin e ambasadorit të SHBA-ve në Beograd.
Pas largimit nga posti i ambasadorit të SHBA-ve në OKB, Bolton dhe mustaqet e tij qenë shpesh mysafirë të mediave ultrakonservatore amerikane dhe të televizionit propagandistik të Kremlinit RT. Në prill të vitit 2018 Donald Trump, presidenti kampion i dëbimit dhe ndërrimit të stafit, e angazhoi John Boltonin si këshilltar për siguri nacionale. Bolton ishte aty ku dëshironte: në pultin e vendimeve. Ai kishte qasje direkte te presidenti, pa Boltonin nuk do të merrej asnjë vendim me rëndësi (gjeo)politike. Ëndrra e tij ishte rrëzimi i pushtetit në Teheran. Me ashpërsimin e krizës në Gjirin Persik, me bllokimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit nga ana e forcave të Iranit, Bolton sërish i intensifikoi përpjekjet për të bindur presidentin për të sulmuar Iranin.
Trump dhe Bolton e duan një Amerikë të fuqishme dhe nuk interesohen aq për mendimin e aleatëve, por ata dy i ndan qasja: Bolton vepron sipas parimit «njëherë shkrep me revole, pastaj bisedo», ndërsa Trump nuk është intervencionist ushtarak, ai i ka fituar zgjedhjet me premtimin se do t’i kthejë ushtarët amerikanë nga vatrat e krizave dhe nuk do ta kyç Amerikën në luftëra të reja. Trump vepron si tyxhar që me çdo kusht dëshiron të blejë diçka. Diplomacinë ai e sheh si shou të një njeriu – dhe ai njeri duhet të jetë vetëm Trumpi. Në këtë garë Bolton u shndërrua në pengesë. Ai mund të kritikohet për qasjen e ashpër ndaj Koresë së Veriut, për shembull, por edhe dashuria e Trumpit ndaj diktatorit Kim Jong-un është më shumë se bizare. Ka ardhur dita kur presidenti amerikan i çon letër dashurie një diktatori aziatik dhe e ofendon kryeministrin e Kandasë, një vend me të cilin Amerika i ndan të gjitha vlerat perëndimore. Sado i papërshtatshëm të ketë qenë Bolton, tani afër Trumpit nuk është pothuaj askush që ka mundësi ta ndalë pak të mos përulet para diktatorëve të botës.
Politika e jashtme e Trumpit nuk është konsistente. Ai i ka përzënë ekspertët e profilizuar si ministrin e Mbrojtjes Jim Mattis apo këshilltarin për siguri nacionale H. R. McMaster. Trump i konsideronte ata si tepër të butë. Kështu i erdhi radha Boltonit, për të cilin Trump kishte vetëm fjalë të mira. Trump vendosi të tërhiqet nga Marrëveshje Bërthamore me Iranin, të tërheq të gjitha trupat nga Siria dhe të shpallë të pavlefshëm marrëveshjen me Rusinë mbi raketat me rreze të mesme veprimi (Intermediate Range Nuclear Forces). A është bërë bota më e sigurt me këtë politikë? Jo.
Bolton ishte këshilltar për kaos. Por nganjëherë edhe ai kishte të drejtë. Për shembull kur e kundërshtoi presidentin, i cili gjatë fundjavës përgatiti një spektakël: do t’i priste në Camp David udhëheqësit e talibanëve afganë për të arritur një marrëveshje (një «deal»). Legjitimimi i tillë i talibanëve, nga territori i të cilëve janë përgatitur sulmet e 11 shtatorit 2001, do të ishte një goditje ndaj kredibilitetit amerikan. Por Trump nuk bëhet merak për këso gjërash. Ai e do pazarin. Rrjedhimisht, presidenti po përgatitet për një samit të tretë me diktatorin e Penjanit dhe po kërkon të takohet pa kushte me presidentin e Iranit Hasan Rohani. Ky takim mund të zhvillohet gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së këtë muaj.
John Bolton dëshironte të bombardonte Iranin, Venezuelën, Korenë e Veriut. Për këtë u largua nga posti. Kosova nuk duket se ka qenë arsyeja e largimit. Me ikjen e këshilltarit për kaos planet për prishjen e kufijve të Kosovës kanë pësuar një goditje, por ende nuk janë varrosur. Bolton ishte shpresa e madhe e Hashim Thaçit, Aleksandër Vuçiqit, Ivica Daçiqit dhe Edi Ramës dhe kamarillës së tyre nga «publicistika e nëntokës» për dizajnimin e Ballkanit – sipas planeve fillimisht të Beogradit. Për të treguar sa më shumë servilizëm ndaj Boltonit, Rama madje e dëboi nga posti edhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili me kohë kishte parlajmëruar se Kosova nuk duhet të nxjerr në pazar territorin e saj për të kënaqur apetitet serbe dhe Tirana nuk duhet të jetë pjesë e aventurave politike në rajon. Dëbimi spektakular i Boltonit i jep të drejtë Bushatit.
Bolton ka pasur një «raport special» me Shqipërinë prej se ky vend ka pranuar disa anëtarë të Mojahedin-e-Khalq-Organization, një organizatë opozitare militante e Iranit. Bolton beson se këta muxhahedinë mund të jenë pushtetarët e ardhshëm në Teheran. Bolton ishte i lumtur kur Shqipëria i përzuri disa diplomatë iranianë. Dhe kur John Bolton ishte i lumtur, këtë Edi Rama patjetër duhej ta bënte publike në Twitter. Krejt kjo në shërbim të propagandës se «ka një plan amerikan për Kosovën», të cilin shqiptarët nuk bën ta refuzojnë.
Bolton nuk kishte plan konkret për Kosovën, por një synim: prishjen e kufijve të Kosovës. Në korrik të vitit të kaluar ai e takoi ministrin e Jashtëm serb Ivica Daçiq dhe tha se Washingtoni është i gatshëm të forcojë bashkëpunimin me Serbinë. Në fund të gushtit 2018 Bolton deklaroi në Kiev se SHBA-të nuk do të kyçen direkt në muhabetet për kufijtë e rinj të Kosovës, por nëse palët merren vesh, atëherë Amerika nuk kundërshton. «Nuk kundërshtojmë korrigjimin e kufijve», tha Bolton. Ishte vokabulari i njëjtë që e përdorte Thaçi në kalërimin e tij apokaliptik gjuhësor. Në fund të nëntorit të vitit të kaluar Bolton sërish u kyç në debatin rreth Kosovës. Ai bëri thirrje që Kosova e Serbia «të shfrytëzojnë rastin» të zgjidhin ngatërresat mes tyre dhe të afrohen me Bashkimin Europian. Atëbotë Bolton e takoi në Washington Hashim Thaçin. Nga mesi i dhjetorit në Prishtinë dhe Beograd erdhi letra e Donald Trumpit (në të vërtetë letra e Boltonit e nënshkruar nga Trumpi), ku Thaçit dhe Vuçiqit si presidentë të dy vendeve u bëhej thirrje të shfrytëzojnë momentin për marrëveshje historike. Trump i joshte Thaçin dhe Vuçiçin me një ceremoni nënshkrimi në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë.
Nga mesi i korrikut të këtij viti ministri i Jashtëm serb Daçiç e takoi sërish Boltonin, me të cilin, sipas mediave të Beogradit, foli për përparimin e marrëdhënieve bilaterale në të gjitha nivelet. Në fillim të gushtit, një vit pasi Thaçi nisi festivalin e tij të konferencave për shtyp, të sharjeve me Sali Berishën dhe të takimeve «për kafe» me Edi Ramën, pra një vit pasi opinionit shqiptar iu tha se korrigjimi nënkuptuaka që Kosova të marrë Luginën e Preshevës pa dhënë asnjë centimeter të territorit të Kosovës, u paralajmërua një vizitë e Boltonit në Beograd dhe Prishtinë. Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, vizita e Boltonit, sipas «Zërit të Amerikës», u shty. Pastaj disa media në Prishtinë njoftuan se Boltoni do të vijë kur të hiqen tarifat ndëshkuese ndaj prodhimeve serbe dhe kur të krijohet qeveria e re. Për 16 muaj në detyrë Bolton ishte mjaft aktiv në çuarjen përpara të planeve për prishjen e shtetit të Kosovës në këtë formë. Me dëbimin e tij forcohet roli i Departamentit të Shtetit dhe i të emëruarit të posaçëm Matthew Palmer. Nëse këshilltari i ardhshëm për siguri nacionale nuk ia kujton Trumpit Kosovën, ai s’do të kujtohet më për këtë temë. Vëmendja e Trumpit për një problem të politikës ndërkombëtare zakonisht nuk zgjat më shumë se pesë minuta.
Pas largimit të Federica Mogherinit nga posti i kryediplomates së BE-së, pas kalimit të Johannes Hahnit në një post tjetër në Komisionin e BE-së, largimi i Boltonit paraqet ikjen e radhës të sponsorëve e mbështetësve të ndarjes së Kosovës. Do të jetë interesante të shihet nëse kryetari i Kosovës Hashim Thaçi do të vazhdojë të angazhohet për «korrigjimin e kufijve» në të ardhmen. Dhe po aq interesante do të jetë të shihet nëse nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri do të përsërisë premtimin e tij të bërë para një viti se do t’i bashkojë me Kosovën Preshevën, Medvegjën, Bujanocin, hekurudhën dhe autostradën. Jo të gjitha, por shumë gjëra do të varen edhe nga qeveria e ardhshme e Kosovës. A do të jetë qeveri që i nënshtrohet presionit apo jo? A do të jetë qeveri që refuzon prishjen e kufijve, por lëshon pe sa i përket asociacionit të komunave serbe? Debatet për ndarjen e Kosovës i kanë rritur apetitet e Serbisë. Gjatë vizitës pak ditë më në Prishtinë dhe Beograd të senatorëve Chris Murphy dhe Ron Johnson mesazhi ishte i pakëndshëm për Kosovën. Johnson, i cili anon qartë nga Beogradi, tha se Amerika dëshiron të bëjë gjithçka për të përkrahur dialogun dhe procesin në të cilin të dy popujt, serbët dhe shqiptarët, duhet të japin dhe të marrin diçka. Qeveria e re e Kosovës do të ballafaqohet me pasojat katastrofale të politikave të Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt. I pari ka negociuar për ndryshimin e kufijve, i dyti thoshte se nuk ka kohë të merret me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në kujtimet e Boltonit një kapitull mbi kohën e tij si ambasador i SHBA-ve në OKB bart këtë titull: «Frikë dhe përbuzje». Aty ai me kënaqësi demonstrative shkruan se si i janë frikësuar diplomatët dhe si e kanë përbuzur kundërshtarët e tij. Bashkëpunëtorët që e kundërshtonin për shkak se shpërndante informata që nuk përputheshin me të gjeturat e shërbimeve sekrete Bolton i përjashtonte nga mbledhjet. Një senator republikan ka thënë për Boltonin: «Ai është një rast shembullor se si dikush nuk duhet të jetë në shërbimin diplomatik».

Koordinatat imagjinare të varrit të Skënderbeut

Moikom Zeqo

Varri i  Gjergj Kastriot Skenderbeut, ka tërhequr, ka grishur vëmendjen e shekujve dhe të njerëzve, ka fituar gati statusin e një tabuje jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të tjerët.
Si një motiv filmik, hollivudian do ta sfiliste (shekujve)  dhe e sfilit edhe sot fantazinë tonë.
Varri lind si njeriu, ka ditëlindjen ditëvdekjen e njeriut. Është e njëjta datë e dyfishtë, kundërshtore me vetveten. 17 janari i vitit 1468 është vdekja e Heroit, por pa këtë vdekje nuk do të krijohej mahnitshëm, nga e panjohura e veshur si e papritura.
Njëlloj Hirushe e Kalendarit, do të shënonte ekzistencën e tij në botë dhe në amshim, Varri i Heroit.
***
Varri është kështu aq kuptimplotë dhe i papërputhshëm për njeriun, sa kali i luftës për kalorësin.
Nëse ajo që quhet vdekja e njeriut shënon një pikë fikse të rrugëtimit të tij, varri shënon startin e një rrugëtimi tjetër, sepse vetëm kështu fundi është njëkohësisht edhe fillimi.
Apologjia e varreve ngandonjëherë tejkalon gjithçka.
Tempulli varr, i quajtur Taxh Mahall, në Igra të Indisë, është një metaforë lirike e piramidave, varreve plot epikë të frikshme me madhështi astronomike të faraonëve të vdekur.
Moikom Zeqo
Moikom Zeqo
Po të mos ishte Piramida e Keopsit, nuk do të kujtohej ndoshta emri perandorak, i vështirë dhe i egër, i kumbueshëm dhe i kotë.
Kjo është plotësisht e vërtetë, nëse nuk harrojmë që Akili nuk ka varr, as Odiseu.
Nëse varri humbet, ahere kemi një mallkim të shumëfishuar, një ankth gërryes, një shi prej acidi, që tret dhe shkatërron Kujtesën.
***
Skënderbeu e ka një varr të përcaktuar në koordinata të dyfishta hapësinore dhe kohore, data kalendarike është bërë substanciale, në një motiv hapësinor, të pashmangshëm në botë.
Kronika thotë, në mënyrë të pamëshirshme, por dhe asnjanëse dhe indiferente, se Skënderbeu u varros në Katedralen e Shën Nikollës, në Lezhë, jo në ndonjë vend tjetër.
Kështu, një pikë e kritikuar kohore bëhet një pikë e kritikuar hapësinore, data është lëvozhga, heroi është bërthama.
Gjithë vështirësia, pabesia, imagjinata e sëmurë, fataliteti, paradoksi kanë të bëjnë ose me njësimin përfundimtar, ose me shpërbërjen; mund të ruhet varri bosh, por eshtrat jo, nëse heroi është mëma e varrit (njëkohësisht dhe ati), varri është fëmija (trashëgimtari), vijuesi, rrugëvazhduesi etj., etj.
Historia e varreve bosh është e frikshme, por e rëndomtë.
Në lashtësi njerëzit ndërtonin varre bosh, të quajtura kenotafe, për njerëzit e tyre të afërt që kishin vdekur diku nëpër botë, nëpër qytete të huaja, mbi lumenj apo dete të pafund, duke mos u kthyer kurrë në vendlindje.
Kenotafet ishin fizikisht bosh, por shpirtërisht plot.
Apologjia na e mëson këtë aventurë, madje na rutinizon me çudirat.
E nëse varri i Skënderbeut nuk humbi, kjo nuk do të thotë aspak se një humbje përfundimtare e këtij varri do ta bënte të humbte në hiç e në pluhur vetë Skënderbeun. Dalim kështu te një kuptim metaforik, konvencional, delikat, i brishtë, ose ndoshta, në fund të fundit, të panevojshëm.
Ne nuk i dimë duart, që skalitën mermerin dhe ndërtuan varrin, sarkofagun e Skënderbeut.
Nuk e përfytyrojmë dot ceremoninë rituale të vdekjes, nuk kishte as kamera, as magnetofona, as aparate fotografike.
Njerëzit janë prej mishi dhe gjaku, kujtesat e tyre autentike janë po kaq të pambrojtura dhe rrezikshmërisht të shkatërrueshme.
Nuk dimë nëse mbi pllakën mbivarrore u shkrua në shqip, apo në latinisht emri i Gjergj Kastriot Skënderbeut, epitafi i tij, titujt, fjalët kushtimore të shekullit, simbolet heraldike, kryqi sa i pagantë aq dhe i krishterë. Kryqi, me pikën, ku bashkohen gjymtyrët, vertikalja dhe horizontalja, e Përjetshmja dhe e Përkohshmja, e Paharrueshmja dhe Monotonia.
Nuk i dimë fytyrat e përlotura, as duart e dridhura, as temjanin gati si tymi i topave dhe bombardave të amshimit.
As ngashërimin e thekshëm, ulëritës, të pafuqishëm, ajkunor të gruas, as belbëzimin gjithë gulç, lotët e të birit.
TE DEUME transparente, të lëvizshme, që pluhurizohen. Flokët e shkulur të Lekë Dukagjinit, mjegullat, këngët, profecitë e zymta. Kambanat e kishave të Shqipërisë, të përvëluara, inkandeshente nga goditjet. Të krejt. Europës.
Ankthi i thurur, shermashek vajtimi që ngjitet që nga Hadi.
Fatalizmi, pamendimi i mediokërve, humbja e shumë shpirtrave për hir të një shpirti, këngë funebre pa tinguj, madhështi e kuarcuar, shekuj të thyeshëm si qelq, libra që digjen vetvetiu, pa zjarr, ikona që zbardhen befas, dete të epërme që shndërrohen në stalagmite, Njëshi i Krishterimit i harruar, enigma të helmëta me këmbë insektesh, fëmijë ,që lindin me gjak të bardhë, jo të kuq, ethe të Kujtesës që rraskapitin gjithçka, djaj të gjelbëruar si mijëra shkurre, që dyndin një qytet antik të braktisur, poçe të thyera të darkave mistike të dikurshme, Klepsidra e Hënës, që rrjedh ujëra të zeza, apokaliptike.
***
Më këmbëngulësi, më i zymti dhe më i hershmi, më zhbiruesi, pra më i pabesueshmi, dijetari sanguin dhe i paepur Cosmo Serembe,autor dhe studiues arberesh, botoi në fillim të shek. XX, në Milano, edhe një libër të pazakontë, hulumtues, heretik, buçitës për kërkimet identifikuese të varrit dhe të salmës së Skënderbeut.
Libri i vogël ishte i furishëm dhe stuhidiskutimndjellës.
Serembe citon Barletin si pikënisje, në të njëjtin kuptim si limani i nisjes së Kristofor Kolombit përpara zbulimit epokal.
Serembe përdor një teknikë çmitolotizuese të faktit të vërtetë historik.
Sipas tij, skenari i varrosjes së trupit të Skënderbeut në Katedralen e Shën Nikollës në Lezhë, ka qenë thjesht një strategji, një motiv apokrif, një parathënie e re, për të vërtetën krejt ndryshe.
Serembe është i bindur në mënyrë titanike se shqiptarët, rrethi i afërm i heroit, kanë përdorur të gjitha mënyrat e mundshme për t’i shpëtuar eshtrat e Skënderbeut nga duart e turqve.
Këtu shkëlqen me një dritë verbuese, halucinante sekreti i mbartjes së kufomës së Skënderbeut, duke ndryshuar përcaktimin e vendosjes, duke bërë një mospërputhje të fshehtë të dukjes së jashtme me thelbin e duke falsifikuar informacionin në kohë.
***
Serembe është këmbëngulës, nuk thyhet.
Për të zhdukja e historisë së Tivarasit, të shtypur 13 vjet pas vdekjes së Skënderbeut, ka ndodhur për arsye madhore, se kinse në këtë libër kishte shënime tepër të qarta mbi vdekjen dhe varrimin e Heroit, se Dogji Mocenigo, për t’i ndaluar turqit, që të orientuar nga shënimet e sakta të Tivarasit për varrin e vërtetë të Skënderbeut, urdhëruan që të zhdukeshin të gjitha kopjet e këtij libri, përveç një kopjeje, që i ra më vonë në dorë Biemm-it kokëkrisur dhe fantazist.
Po a thua i ra në dorë Biemm-it?
Serembe i skajëzon hamendësimet e tij.
Libri i Tivarasit u shqye që të mos e merrte vesh njeri sekretin e fshehjes së trupit të Skënderbeut.
Ndoshta dhe libri i Gjon Buzukut – kopja e vetme që ka mbetu në botë, i ka të shqyera fletët e para, frontespicin, simbolin tipografik, për shkak të ruajtjes së një sekreti, që do të ishte më i kobshëm po të zbulohej.
Kështu, zhdukja e sekretit dhe jo ruajtja e tij, përbënte një motiv mbijetese, ruajtje.
Kështu, paradoksi tingëllon i plotë, si monedha me dy faqe, jo si sfera.
Serembe i përkorë mbështetet në logjikën gati të pakundërshtueshme se shqiptarët, në asnjë mënyrë, absolutisht nuk do të donin që turqit, pas pushtimit të Lezhës, të dhunon varrin e Heroit.
Po a nuk do të pushtohej Lezha një ditë ?
Ç’naivitet absurd do të konstruktonte shpresën kinse utopike se turqit nuk do të shkonin në katedrale, do të trembeshin nga shikimet shigjetuese të afreskeve, nuk do ta preknin varrin tabu ?
Shqiptarët e dinin fare mirë se dhuna do të shumëfishohej si hakmarrje, rituali i zhvarrimit do të ishte një motiv më i epërm sesa ai i fitores.
Ahere ç’duhej të bënin shqiptarët ?
Serembe mendon përvujtërisht një projekt konceptual për shpalljen paraprakisht të varrosjes së trupit të Heroit në Katedralen e Shën Nikollës, duke ia bërë këtë të njohur gjithë botës, njëkohësisht do ta varrosnin diku, në një vend të panjohur, sekret, misterioz, kufomën.
Por Serembe nuk mund ta rrënjëzojë ashtu siç duhet këtë hamendësim.
Ai gjen motive të tërthorta, sfilitet prej tyre, hakërritet, egërsohet, por edhe merr fuqi arsyetimi dhe pushtet këmbënguljeje.
Bindja e Serembes është se shqiptarët duhet të kenë lënë diku një dëshmi, një shenjë, një simbol grafik, një semiologji të kohës, një gremç të artë, por dhe të padukshëm në formën e një kriptografie.
Duke qenë i zotëruar prej filologjisë, ai bëhet një lloj Aladini i filologjisë së emrit të Heroit, emër që ka përjetuar plot përçudnime, qoftë prej padijes, qoftë prej gabimeve të kopistëve, si p.sh., Scanderbego, Scanderebech, Scandaribech, Skandalbech. Përçudnimet e emrit e ruajnë njëfarë probabiliteti, por midis këtyre përçudnimeve ruhet edhe ermi, që sipas Serembes është çelësi i Davidit që i hap gjitha portat e fshehtësive, të sekretit të dhimbshëm të vendvarrosjes së trupit të Skënderbeut.
***
Në vitin 1468, pak kohë pas vdekjes së Skënderbeut, Ferdinandi i Aragonës i dërgon një letër së vesë së Heroit. Me këtë rast, në letër shkruhet « Scandalibech ».
Serembe mendon se kemi të bëjmë me një kriptogram të jashtëzakonshëm, të habitshëm, sfidues, grishës, marramendës.
Është një fjali konvencionale, e cila duhet ta shpërthejë substancën e saj në secilën germë në vetvete, germë nismëtare, kuptimore, kumtmbartëse.
Gjithë misteri lidhet me lehtësinë e të lexuarit nga e djathta në të majtë, pra në të kundërt, sipas leximit arab dhe jo atij latin.
Kështu kemi të bëjmë me këto germa iniciale të mëdha : H. C. E. B. I. L. A. D. N. A. C. S.
Duke plotësuar germat nistore me fjalë latine, formojmë përfundimisht, ultimisht, konkretisht, fuqimisht, lehtësisht, mrekullisht dhe marrëzisht, këtë fjali : HUMILITER CORNU EPISTOLAE BARBARIS IN LOCO ANGUSTO DOMINI NOSTRAE ALBANIAE CELAT SEPULERUM.
Një përkthim i lirë i kësaj latinishteje hieronimase, na njofton se Zoti i Shqipërisë (pra Gjergj Kastriot Skenderbeu) e ka të vendosur salmën (kufomën) në një vend të ngushtë pranë altarit, në krah, ku lexohet Epistula.
Cila Epistula (Letra) ?
Një Epistula biblike si ato të Shën Palit, apo një Epistula Testamentum, e vetë Skënderbeut?
Serembe nuk e ftillëzon enigmën e Epistula-s.
Këtu nis terri.
E padepërtueshmja.
Mbase Serembe ishte frymëzuar nga Kabala, ku kombinimi i germave përfton krijesa fantazmagorike.
Një shkrimtar entuziast do ta besonte, do të thurte subjektin tronditës, ku përtej të Pabesueshmes gjallon e Besueshmja.
Por një shkrimtar i tillë nuk ka lindur ende.
Për fatin e mirë shkrimtarët mediokër janë indiferente, trillet e dijes për ta janë kotësi shqetësuese, bezdisëse.
***
Serembe shpiku një ide, bëri piedestalin për një monument të mangët, parashtroi, por nuk vërtetoi. Këmbënguli, por nuk gjeti dot asgjë.
Hodhi një fishekzjarr, por terri nuk u tërhoq. Parandjeu, bëri një nisje, por nuk arriti.
Skeptikët nuk guxuan ta mëshironin, as ta përkëdhelnin.
Skënderbeu i gjallë ishte pa varr.
Por edhe pas vdekjes nuk i duhet varri.
Varri?
Një rrobë e gardërobës funerare?
S’ka nevojë heroi për këtë rrobë simbolike.
***
Heroi s’ka varr se është në substancën e Historisë. Varri hapet,prishet, profanohet, shkaterrohet  në tokë, por jo në Histori.
***
Varri është konvencional,- përtej Konkretësisë. Historia është konkrete,- përtej Konvencionalitetit.
Skënderbeu s’ka varr!
KY VARR JEMI TANI VETE NE!
DHET ATA, QE DO TE VIJNE NE AMESHIM!
Një vend imagjinar nuk i duhet askujt!

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...