2019-10-04

Shumë arsye pse duhet votuar Dr.ArbërTolaj

Shkruan:FloriBruqi


Fotografia e Dr Arbër Tolaj



Shumë arsye pse duhet votuar Dr.ArbërTolaj

Arsyeja e parë pse duhet votuar Dr. Arbër Tolaj, është sepse ai qëndron i rreshtuar në listëntë cilës i prinë njeriu që në çdo kohë i doli zot atdheut, burrështetasi që na ktheu dinjitetin dhe krenarinë kombëtare, ai që na garanton 100% Shtet, Përkushtim e Dinjitet- RamushHaradinaj.

E arsyet tjera pse Doktor Arbër Tolaj i cili është i veçantë dhe dallon skajshmërisht prej kandidatëve të tjerë, janë të shumta.

Dr. Arbër Tolaj rrjedh nga një familje e ndershme, intelektuale, atdhetare e me kredibilitet të lartë qytetar.

Fotografia e Dr Arbër Tolaj
Falë rrugëtimit arsimor, Arbri ngjiti majat më të larta në fushën e mjekësisë, duke u kualifikuar si Specialist i Kirurgjisë Ortopedike dhe Traumatologjisë, sikundër që u kualifikua edhe si Magjistër profesional ortopedik dhe Master i menaxhimit shëndetësor.

Arbrin e gjejmë të përkushtuar në dhjetëra sub-specializime në shtete të ndryshme të botës (SHBA, Suedi, Francë, Austri, Finlandë, Portugali, Spanjë, Maqedoni, etj) ku nga eksperiencat e njohuritë e krijuara në shtetet perëndimore, Doktori për herë të parë në Kosovë, aplikoj disa operacione ortopedike që gjer atëherë ishin të pa imagjinueshme të realizoheshin tek ne.

Ai ishte referues dhe pjesëmarrës në shumë kongrese e sesione shkencore në fushën e ortopedisë, gjithandej botës.

Si Drejtor i Klinikës së Ortopedisë në QKUK, Doktori tregoj rezultate kulmore edhe në aspektin e menaxhimit institucional.

Por Arbri krahas ngritjes profesionale ishte i mishëruar edhe me ndjenjën atdhetare. Si stërnip i figurës emblematike të Kombit-Metush Krasniqit, i edukuar në frymë patriotike, kur Kosova po digjej nga forcat Serbosllave në vitet 98/99, ai ju përgjigj Kushtrimit të Atdheut, dhe ndonëse djalë i vetëm, Arbri u rreshtua si mjek lufte në radhët e UÇK-së, për të vazhduar më tej me misionin e njëjtë edhe në UÇPMB.

Pra ky bagazh kombëtar, intelektual e profesional, argumenton fuqishëm se Arbrit duhet ti besojmë edhe në rrugëtimin politik, ngase si Deputet do të jetë zëri ynë në Parlamentin e Kosovës.

Arbri si profesionist i dëshmuar jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë vendit, duke njohur thelbësisht segmentin e shëndetësisë, do të jetë i përkushtuar që programin e RamushHaradinaj ta zbatoj në tërësi,

Domosdoshmërisht që me Doktorin, plani i Haradinajt për Sigurimet shëndetësore do të jetësohet.

Gjithashtu ai do të angazhohet që buxheti i sistemit shëndetësor nga Bruto Produkti Vendor(BPV) të rritet në bazë të nevojave vjetore.

Dr. Arbri do të kontribuoj në krijimin e Politikave unifikuese në sistemin shëndetësor në të tri nivelet, atë primar sekondar dhe terciar, duke promovuar decentralizimin në menaxhim të këtyre sistemeve.

Do të angazhohet në zbatushmërinë e programit Haradinaj për ngritjen e pagave të punonjësve shëndetësor.

Fokusin do ta ketë edhe tek realizimi i pagesave për rrezikshmërinë në vendin e punës, duke e rregulluar me ligj, si dhe akte të brendshme.

Rritja e numrit të punëtorëve shëndetësor konform standardeve ndërkombëtare me qëllim të ofrimit të shërbimit cilësor shëndetësor, do të jetë ndër prioritetet e doktorit.

Përmirësimi i kushteve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, e Spitalet regjionale furnizimi me barna, materiale harxhuese dhe pajisje mjekësore të sofistikuara, ngelen mision i Dr. Arbrit.

Depolitizimi i institucioneve shëndetësore, Transparenca institucionale, Planifikimi dhe ndarja proporcionale e specializimeve sipas nevojave të popullatës, përmirësimi i imazhit të punëtorëve shëndetësor përmes politikave programore qeverisëse(mbrojtja e tyre prej linçimit publik), do të jenë vetëm disa nga politikat shëndetësore me interes për qytetarin e vendit, që Dr. Arbër Tolaj ja ka vënë vetës detyrim që ti jetësoj.

Pra Arbri do të jetë zë i fuqishëm jo vetëm për shëndetësi të dinjitetshme, por edhe për mirëqenie sociale, arsim cilësor, e zhvillim ekonomik, e mbi të gjitha Rininë e vendit.

Së këndejmi themi se Arbri, Politikës do ti ofroj vendosmëri në zgjidhjen e probleme sociale të qytetarëve. Sepse ai Konceptin liri dhe shtet i ka të ndërtuara në kontekstin historik që ka kaluar Kosova.

Me Dr Arbrin shëndetësia dhe shtetësia marrin karakter të qëndrueshëm.

Ai profesionin e sintetizon në shërbim të politikës dhe jo politikën në aspiratë të profesionit.

Arbri është Arbër, ka vetëbesim, siguri dhe nuk ju nënshtrohet presioneve.

Do të jetë politikanbesnik i kauzës euro-atlantike dhe përfaqësues i denjë i mendësisë dhe politikë bërjessë fuqive perëndimore, aty ku ne pretendojmë të arrijmë.

Sdo mend se Arbri meriton të votohet, ngase vlera e tij kombëtare e profesionale duhet të bartet në institucione politikbërëse për një jetë të përbashkët më të mirë.

Krejt në fund konsideroj se të gjithë shqiptarët në Kosovë duhet besuar në konceptin Haradinaj për 100% Shtet. 

Ndaj me 6 tetor sovrani duhet ti jep besimin koalicionit AAK- PSD, me numër 119, duke konfirmuar vazhdimin e punës së Kryeministrit Haradinaj, i cili renditet me numrin 1, ndërsa Dr.ArbërTolaj ka numrin 67.

2019-10-03

Nenad Rashiq nga koalicioni Sloboda (Liria) e ka quajtur fatal një ndryshim të mundshëm të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë për serbët që jetojnë në veri dhe jug të Ibrit.


“Sa i përket korrigjimit të mundshëm të kufijve ne jemi në mënyrë gjenerative kundër ndryshimit të kufijve. Çdo ndryshim i kufijve për serbët e jugut do të krijohet shpërngulje masive”.

“Edhe serbët e veriut nuk do të kenë fatin më të mirë sepse ata do të jenë në ndonjë kënd që do t’i harrojë edhe Zoti dhe jo vetëm njeriu. Kjo është sikur Kurushmlia, që është një rajon pasiv i Serbisë dhe nuk do të ketë asnjë zhvillim ekonomik”.

“Pra për të gjitha këto ne jemi kategorik kundër çdo ndryshimi të kufijve. Jemi të prerë kundër kësaj dhe secili qytetar normal, sidomos ata të jugut absolutisht janë kundër ndryshimit të kufirit sepse do të jetë fatale për ne”.

“Po të ishte lehtë të merremi vesh në Ballkan nuk do të kishim këtë histori që kemi. Çfarëdo çrregullim i kufijve do të shprehej edhe në Bosnjë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut prandaj mendoj se kjo ide është dhe duhet të ishte temë e përfunduar”.

Partia e Pavarur Liberale Serbe (SLS), ka reaguar lidhur me ftesën e Aleksandar Vuçiqit drejtuar serbëve që të votojnë Listën Serbe.


Partia e Pavarur Liberale Serbe nëpër një njoftim për media, shprehet e habitur me ftesën e Aleksandar Vuçiqit për serbët nga Kosova, për të votuar për Listën Serbe në zgjedhjet e 6 tetorit.

Në komunikatën për media, ky subjekt thotë se personat që po lobojnë për Listën Serbe, si Marko Gjuriq dhe Aleksadar Vulin kanë interesa personale që ndërlidhen me korrupsionin dhe aspak nuk kanë për qëllim që të zgjedhin njerëz për të mirën e serbëve

Në komunikatën e SLS thuhet se Presidenti i Serbisë nuk mund të ftoj serbët për tu orientuar vetëm te një subjekt pasi që kjo është ndërhyrje në demokracinë zgjedhore, transmeton rtklive.

Më tej, nga Partia e Pavarur Liberale thuhet se njerëzit si Gjuriq nuk e kanë besimin e serbëve të Kosovës. Ata i kanë bërë thirrje zyrtarëve nga Beogradi që të mos i shantazhojnë dhe detyrojnë serbët e Kosovës që të votojnë për listën serbe, sepse kjo ka për qëllim t’i ndajë serbët në të mirë dhe këqij, duke e cilësuar këtë veprim si jo demokratik dhe jo civilizues.

Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, i ka reaguar homologut të tij rus, Sergei Lavrov, i cili sot tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë duke provuar ta fusin Kosovën në NATO.


Pacolli përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Kosovën s’mund ta ndalojë askush drejt këtij qëllimi strategjik.

“Për homologun tim rus, Lavrov: Kosova do të bëhet anëtare e NATO’s me mbështetjen e SHBA’së dhe Evropës. Ky është fati ynë, është zgjedhja jonë e lirë. Askush, aq më pak Rusia, nuk mund të na pengojë nga ky qëllim strategjik që mbron rajonin tonë”, ka thënë Pacolli.

Rusia sot deklaroi se SHBA’ja është duke provuar që ta fusë Kosovën në NATO, bashkë me bazën e saj ushtarake, Bondsteel

Prokuroria nis hetimet ndaj Ramiz Kelmendit


Prokuroria ka nisur hetimet ndaj biznesmenit Ramiz Kelmendi, me dyshimin se ka kërkuar votën nga të punësuarit në kompaninë e tij në mbështetje të PDK-së.


Përmes një komunikate për media Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinion se, pas deklaratave publike të biznesmenit, R.K., i cili është duke kërkuar votën nga të punësuarit në kompaninë e tij, me qëllim të favorizimit dhe votimit për njërën nga partitë politike të Kosovës, ka ndërmarrë veprime përkatëse hetimore, duke e iniciuar si rast paraprak penal, lidhur me veprën penale “Cenimi i paracaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 të KPK-së.

Po ashtu, kjo prokurori ka iniciuar edhe një rast tjetër për hetim, në bazë të qarkullimit të një video-incizimi, ku vërehet një person, i cili dyshohet se përmes një pakoje të shoqatës humanitare “Nëna dhe fëmijë të lumtur”, është duke zhvilluar aktivitet politik në lidhje me Zgjedhjet Parlamentare.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka autorizuar Policinë e Kosovës, në ndërmarrjen e veprimeve përkatëse hetimore, me qëllim të sqarimit dhe identifikimit të personave të implikuar në këto raste.

Kina furnizon Serbinë me dronë për të vëzhguar Kosovën


Serbia njoftoi muajin e kaluar blerjen e dronëve të armatosura nga Kina – e cila është shitja më e madhe ushtarake e Pekinit në Evropë që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Po ashtu policët kinezë kanë patrulluar rrugët e Beogradit me homologët serbë që nga 18 shtatori.

Dronët Pegasus parashikohet të jenë të aftë të qëndrojnë në ajër deri në 12 orë me një rreze veprimi prej 100 kilometrash, duke e vëzhguar pjesën më të madhe të Kosovës fqinje – e cila ka një marrëdhënie të tensionuar me Serbinë.

Nëntë dronët kinezë Wing Loong do t’i dorëzohen Serbisë në gjashtë muajt e ardhshëm. Avioni i pilotuar nga distanca është në shërbim në një numër vendesh aziatike dhe afrikane, duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Nigerinë, Pakistanin, Indonezinë, Kazakistanin, Arabinë Saudite, Uzbekistanin dhe Egjiptin.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka kërkuar institucioneve të Kosovës që të mos vazhdohet me konkurset e shpallura javëve të fundit, të cilat i konsideron si joligjore.


Javëve të fundit, janë qindra konkurse për vende të reja të punës në institucionet në nivelin qendror dhe atë lokal, por problemi qëndron në faktin se të gjitha këto konkurse janë shpallur duke u bazuar në Ligjin për shërbimin civil, ligj i cili që nga data 11 shtator nuk është më në fuqi, pasi që nga ajo datë ka hyrë në fuqi Ligji për zyrtarët publikë.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian në Kosovë në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, kanë thënë se “të gjitha konkurset për punësim në shërbimin civil të publikuara nga institucionet e administratës shtetërore, siç janë ministritë, agjencitë ekzekutive dhe rregullative, nuk mund të procedohen tutje”.

“Kjo është e vetmja mënyrë e ligjshme dhe e shëndoshë që nuk i ekspozon institucionet para sfidave ligjore, përndryshe do të rrezikohej që institucionet dhe partitë politike të ekspozoheshin ndaj akuzave dhe kritikave për politizim të administratës publike”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së.

“Ne i bëjmë thirrje Ministrisë së Administratës Publike që t’i informojë institucionet publike, që konkurset për punësim të shpallura aktualisht nga institucionet e administratës shtetërore, nuk mund të vazhdojnë tutje deri kur qeveria t’i ketë aprovuar aktet përkatëse nënligjore dhe t’i ketë marrë vendimet e duhura”, thekson Zyra e BE-së.

Zeqir Bekolli, zëdhënës në Ministrinë e Administratës Publike, tha për Radion Evropa e Lirë, se kjo ministri është njoftuar për qëndrimin e Zyrës së BE-së dhe se mbi këtë bazë është duke punuar që sa më parë të njoftohen institucionet e administratës publike për veprimet që duhet të ndërmerren, deri në aprovimin e akteve nënligjore nga ana e Qeverisë së Kosovës.

“Ndërkaq, për institucionet, që kërkohet të merren vendime për procedim të mëtejmë me procedura të rekrutimit e nuk varen nga vendimet e Qeverisë, këtë mund ta bëjnë duke zbatuar drejtpërsëdrejti dispozitat ligjore të Ligjit për zyrtarët publikë. Ministria e Administratës Publike tashmë i ka të gatshme, të përgatitura, aktet nënligjore dhe javën tjetër do t’i procedojë për miratim në qeveri”, tha Bekolli.

Sipas të dhënave të prezantuara nga Ministria e Administratës Publike, vetëm deri më 19 shtator janë aprovuar 513 kërkesa për konkurse (duke përfshirë edhe datën para hyrjes në fuqi të Ligjit për zyrtarët publikë) për nivelin qendror, për ministri, agjenci të pavarura dhe nivel komunal.

Radio Evropa e Lirë më herët i ka verifikuar shumë prej konkurseve të shpallura në faqet e internetit të disa institucioneve shtetërore, siç janë faqet e internetit të Ministrisë së Drejtësisë, asaj të Infrastrukturës, Ministrisë së Diasporës, asaj të Administratës Publike, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e po ashtu edhe në nivelin lokal, ku janë identifikuar Komuna e Prishtinës, e Podujevës, ajo e Prizrenit e komuna tjera, ku figurojnë shumë konkurse të hapura për punësime.

Që kur Radio Evropa e Lirë kishte raportuar për këto konkurse që kishin për bazë ligjin e shfuqizuar (më 19 shtator), gjendja kishte ndryshuar qysh pas datës 20 shtator, kur numri i konkurseve të shpallura nga institucionet publike kishte rënë dukshëm.

Kurse përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kanë reaguar lidhur me konkurset e shpallura, shprehen se Ministria e Administratës Publike duhet që fillimisht të anulojë konkurset e shpallura në këtë institucion dhe më pas të dërgojë njoftimin edhe tek institucionet tjera.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se e vetmja mënyrë për të pasur një proces të drejtë, të paanshëm dhe jo të politizuar, është që këto konkurse, sipas tij të kundërligjshme, të anulohen dhe më pas të vazhdohet më konkurse të reja.

“Ministria e Administratës Publike, si autoritet qendror sa i përket shërbimit civil apo zyrtarëve publikë, e ka për obligim që të kërkojë dhe informojë të gjitha institucionet e administratës publike që konkurset e shpallura në kundërshtim me ligjin e ri (Ligjin për zyrtarët publikë) të anulohen. Si dhe në të njëjtën kohë, të fillojë menjëherë pa vonesë në hartimin e legjislacionit sekondarë, përmes së cilit do të përcaktohen procedurat dhe kriteret e rekrutimit të stafit publik”, thotë Miftaraj.

Ligji për zyrtarët publikë është miratuar në muajin shkurt në Kuvendin e Kosovës, ndërsa në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës është shpallur më 11 mars të këtij viti, ku thuhet se “Ligji hyn në fuqi gjashtë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare”, që i bie më 11 shtator të këtij viti.

Strukturimin dhe hartimin e këtij ligji e ka përkrahur edhe Bashkimi Evropian, veçanërisht përmes këshillave të ekspertëve dhe dialogut të politikave, thuhet në përgjigje të Zyrës se BE-së, për Radion Evropa e Lirë.

Në mënyrë të veçantë, thuhet me tutje në përgjigje, BE-ja ka mbështetur kritere më të forta për rekrutim dhe ngritje në detyrë, të bazuara në meritë, integritet moral, paanshmëri dhe qëndrueshmëri.

BE kërkon që në të ardhmen, rekrutimet e politizuara dhe të pamerituara të pamundësohen apo të bëhen gjithnjë e më të vështira, duke siguruar transparencë më të madhe dhe kritere më të forta meritore gjatë testimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve.

Që nga miratimi i këtij ligji në Kuvend, BE-ja, sipas Zyrës së saj në Prishtinë, është duke mbështetur edhe zhvillimin e akteve të nevojshme nënligjore të cilat, pasi të miratohen nga Qeveria, thuhet se do të sigurojnë që ky ligj të zbatohet mirëfilli. Tutje, BE-ja, thotë do të vazhdojë të mbështesë administratën e Kosovës në zbatim, si përmes ekspertizës ashtu edhe me dialog të politikave.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...