2020-03-01

Në vend të shkojmë në Bruksel, përfundojmë në Beograd

Nga Artan Fuga
Përse “minishengeni ballkanik” nuk është “minishengen”
Përtej asaj që “minishengeni ballkanik” është një fitore e shkëlqyer e diplomacisë të Serbisë, sikurse është edhe fakti që ajo ka arritur që rreth 15 vende që kishin njohur shtetin e pavarur të Kosovës, t’a kenë tërhequr këtë njohje, ka edhe një problem tjetër.
A ngjan ky “minishengen ballkanik” me Shengenin e madh europian, ose me hapjen e Gjermanisë dhe Francës dhe kapërcimin e rivaliteteve të vjetra të tyre në një Europë të Bashkuar?
“Minishengeni ballkanik” që në formë propagandistike përdor fjalën kyçe “Shengen” kërkon të shitet si Europa e Bashkuar, pra “mini”, sikurse janë veturat “mini”, pra me të njejtën motorr si veturat “maxi”, por “mini”, pra në përmasa më të vogla.
Sikurse kemi funde për gra, por kemi edhe “minifunde”!
Një gjë e kësaj natyre!
Mirëpo “minishengeni” ballkanik dhe Shengeni si simbolikë bashkëpunimi europian nuk janë e njejta gjë. E para sepse “minishengeni ballkanik” është ballkanik, pra në kushte krejt të tjera në krahasim me integrimin europian, dhe “mini” pra është një veçim, një njohje e izolimit nga Europa e Bashkuar.
Na krahasojnë me Francën dhe Gjermaninë që kapërcyen rivalitetet dhe luftrat në një Europë të bashkuar.
Pjellë e një arsyetimi naiv i bazuar në analogjinë e thjeshtë të një arsyeje minimale.
1. Franca dhe Gjermania ecën në këtë drejtim në kushte krejt të tjera. Ne kemi interes si shqiptarë të shkojmë drejt Evropës së Bashkuar dhe jo të rizhytemi në një det ku shqiptarët që mezi ngritën kokën të fundosen përsëri si minoranca të diskriminuara ekonomikisht, ndofta edhe politikisht.
2.Sepse në Europën demokratike ka mekanizma kontrolli social mbi politikën dhe vendim-marrjen e saj, kurse në Ballkan, i teket një qeveritari dhe bën minishengenin, pastaj bën edhe gjëra të tjera. Pra mungojnë instrumentet politike për një kontroll qytetar çka sjell mosbesim dhe ankth shumë legjitim.
3. Në vend të bashkohemi me BE ndërtojmë një bashkësi ballkanike që është një izolim dhe devijim nga rruga e Evropës. Serbia ende nuk të njeh pavarësinë e Kosovës,pra midis shqiptarëve dhe pjesës tjetër në Ballkan ka probleme sovraniteti. Kurse Franca dhe Gjermania nuk kishin të tilla mes tyre.
4. Në vend të hapemi në fillim ndaj Kosovës dhe pastaj të shohim si zgjerohet bashkëpunimi më tutje, ne braktisim Kosovën, vendosim taksa rrugësh, dhe hapemi ndaj një vendi që nuk e njeh fare Kosovën si shtet?
5. Përgjithësisht sllavët shohin gjeopolitikisht drejt një poli tjetër ushtarako-politik , e drejta e tyre, dhe shqiptarët nuk kanë të ardhme jashtë orientimit drejt Perëndimit, Natos, BE. Kurse Franca dhe Gjermania ecën drejt Bashkimit Europian duke qenë pjesë e të njejtin grupim politiko-ushtarak si NATO. Cfarë do të ndodhi nesër kur Shqipëria në Nato do të gjendet në një bashkësi që mund të jetë dhe ka qenë edhe me njësi shtetrore kundër kësaj aleance?
6. Nuk duhet të harrojmë se në Ballkan shqiptarët gjithmonë kanë qenë dhe janë ekonomikisht më të dobët, pra kanë nevojë t’a mbrojnë ekonominë e tyre, dhe se ne e kemi forcën gjeopolitike te Perëndimi. Mjafton të shohësh eksport – importet e Shqipërisë dhe t’i krahasosh ato me të Serbisë konstaton disbalancime që do t’i paguajmë shumë shtrenjtë sepse janë në disfavorin tonë. Kuptohet jo për fajin e Serbisë por tonin. Deritani është një marrëdhënie krejt asimetrike me tregun e BE që na ka shkundur, nesër kësaj do t’i shtohet edhe marrëdhënia ekonomike asimetrike me Serbinë ku prodhuesit shqiptar të lënë në mëshirë të fatit do të konkurrohen edhe më egër dhe pa asnjë mbrojtje doganore.
7. Për të hyrë në BE konsultohen me referendume popujt kurse qytetarin shqiptar kush e pyeti? Jo vetëm qytetarin, por as Kuvendin, as partitë politike, as elektoratin.
8. Gjermania dhe Franca gjetën atë rrugë të hapësirave të përbashkëta europiane kur brezi i tretë i tyre pas krimeve të luftës të nazizimit mbi popujt u fashitën disi nga historia, pra kur deshën t’i japin fund historisë të dhimbëshme. Kurse Shqipëria dhe Serbia nuk janë vrarë me njera tjetrën, sepse drama është zhvilluar në Kosovë. Prandaj edhe nën shembullin e Gjermanisë dhe të Francës, hapjen duhet t’a bëjë dhe ta pranojë fillimisht Kosova, sepse atje është bërë krimi kolektiv. Sepse midis Shqipërisë dhe Serbisë nuk ka pasur luftë!
9. Përmendet De Goli dhe Adenaueri, ndonëse nuk di nëse ata që e bëjnë këtë të kenë lexuar kujtimet dhe shkrimet e tyre. Kush është nga këta që janë tani në Ballkan Adenauri dhe De Goli, ku janë grupet e biznesit që e nisën këtë bashkim në Europë, ku është industria e çelikut, sikurse filloi gradualisht integrimi në Evropë, ku është komuniteti i fuqishëm hebre që e ngjizi hapjen e vendeve që përmenden dhe i vuri fre nacionalizmit, ku janë pendesat për krimet e luftës nga e cila kaloi paqja dhe hapja gjermano-franceze? Kurse në Ballkan me paqendrueshmëri lidershipi politik zgjidhjet janë shumë të përkohëshme prandaj asnjë marrëveshje nuk ka besë nëse nuk ka mbështetjen e hapur, të qartë, të prerë, konkrete, të aleatëve tanë perëndimorë si Shtetet e Bashkuara dhe Europa e Bashkuar! Përndryshe hyjmë në aventura që as dreqi nuk ua di fundin!
10. Franca dhe Gjermania erdhën kaq gradualisht me sprova besimi dhe mirëbesimi te Shengeni duke kaluar nga Traktati i Romës, nga zgjerimi hap pas hapi, nga Mastrichti, kurse ne direkt e te Shengeni që është hapi më i pjekur në hapjen e Europës.
11. Franca dhe Gjermania në histori kanë pasur përgjithësisht fe të njejta dhe vlera e tradita që në rrënjë kanë qenë pjesë e të njejtit civilizim. Kurse shqiptarët dhe sllavët në Ballkan për shkak të historisë kanë njohur drejtime identitare në vlera shumë të ndryshme. Nuk bëj etnocentristin për të deklaruar se vlerat e mia janë më të mira sesa ato të tjerëve, por dallimet kulturore, fetare, historike në Ballkan janë shumë të rëndësishme sesa gjetiu. E ka studjuar njeri se cili është ndikimi i tyre?
12. Franca dhe Gjermania hynë në një bashkëpunim europian ku BE krijoi edhe Komisionin si një organ ekzekutiv i përbashkët, si një lloj “qeverie” e përbashkët, krijuan parlamentin europian dhe të tjera struktura të përbashkëta. Do të kemi ne në minishengenin ballkanik një “qeveri” dhe “parlament” të përbashkët me Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë?
Këto janë dallime që na e shkulin së paku arsyetimin analogjik, i cili e paraqet minishengenin ballkanik si BE i vogël, si “fundi” me “minifundin”, sepse po të jetë për hapje në Ballkan edhe unë jam, jam shumë, sigurisht, për paqe jo për luftë, për tregti, për komunikime, për mirëkuptim dhe jo për izolime, për t’i lënë pas plagët e së kaluarës dhe parë përpara, por jo për t’i harruar, sigurisht, për një ballkan që si gjithë Europa dhe në Europë në shekullin e 21 të jetë pa kufij, pa urrejtje, me mirëkuptim, madje edhe pa politikanë.
Cfarë ëndërre e bukur që ja vlen t’i përkushtohesh!
Por, këto vlera janë qëllime shumë të mira kurse hapat drejt tyre duhet të realizohen me kujdes, me platforma të studjuara, me konsensus politik!
Sepse në vend të shkojmë në Bruksel, përfundojmë vetëm në Beograd!
Kujdes sepse në vend të shkojmë si Ballkan të gjithë bashkë drejt Evropës të bashkuar kthehemi pas te “federata panballkanike” e Dimitrovit, te “bashkimi musolinan”, te “bashkimi doganor” I Enverit dhe Titos, te “aleanca ushtarake shqiptaro-jugosllave” e viteve 70, dhe në rastin më të keq te “Shqipëria si republikë e shtatë”, por sigurisht me emër tjetër!
Historitë me “koçi xoxe”, me “nako spiru” nuk duam t’i përsërisim!

Pse s’ranë dakord? Ramën dhe Albinin i largon Vuçiçi

Nga: Andi Bushati
Edi Rama e ka yshtjen për ironi më të fortë se atë për vetëpërmbajtje. Vesin e tij ai nuk i’a kurseu në konferencën e shtypit, as Albin Kurtit. Duke e etiketuar si “të ri në detyrë”, ai mëtoi të theksonte gjithë naivitetin dhe ëndërrat fluturake që ngërthen ky togfjalësh. Pasi i’a ka thënë më parë edhe privatisht, gjatë takimit të tyre të mëhershëm në Tiranë, se realiteti i qeverisjes bie shpesh ndesh me poezinë e opozitës ai, u rimundua t’a fusi në këtë steriotip edhe publikisht bashkëbiseduesin e tij.
Por, në fakt, divergjenca e thellë që Rama dhe Kurti shfaqën këtë të martë, ajo e mospajtimit për idenë e mini Shengenit Ballkanik, nuk ka të bëjë thjeshtë me ndryshimin mes një njeriu që i është nënshtruar ingranazheve të pushtetit dhe një tjetri që vazhdon inercinë idealiste të opozitës.
Ajo mbi të gjitha është thelbësore, parimore dhe patriotike.
Mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit qëndron një hendek i thellë : i pari e sheh Kosovën si mish për top për pushtetin e tij. Për këtë, ai është i gatshëm, që përkrah Aleksandar Vuçiçit, të kërkojë një zgjidhje që i vë të dy në piedestalin e liderëve të pa shmangshëm të Ballkanit.
Vetëm kështu mund të justifikohën piruetat krejtësisht haluçinante, që bëjnë dhe shiun dhe diellin në fare pak kohë. Vetëm kështu mund të shpjegohet se si këta dy politikanë u shndërruan papritmas nga idhtarë të zgjidhjeve me ngritje muresh, me ndarje etnike, me shkembime territoresh dhe popullsish, në krejt të kundëetan, në partizanë të rrëzimit të mureve, të heqjes së kufijve, të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, sipas modelit të Europës së bashkuar.
Mjafton vetëm ky kapërcim i pabesueshëm për të mos e parë Edi Ramën as si idealist, as si realist, por thjeshtë si oportunist.
Me Albin Kurtin e opozitës, në 22 vjet, ka ndodhur e kundërta. Ai ka vuajtur burgun serb për Kosovën e pavarur, ai ka duruar prangat e UMNIK-ut, për një shtet pa enklava të dirigjuara nga Beogradi, ai është shndërruar në deputet radikal me gaz lotsjellës në dorë, për të mos dorëzuar pjesë të teritorit, ai ka pasur gjithmonë një yll polar, të diskutueshëm për shumëkënd, por të panegociueshëm për të: bashkimin kombëtar.
Pikërisht këto dy modele politikanësh janë përballur në takimin e tyre të parë zyrtar në Tiranë.
Ashtu sikurse u duk edhe nga fjalët e tyre, ata nuk kanë rënë dakord. Sepse, sipas Albinit më parë duhet një ‘Makro- Shengen” midis vetë shqipëtarëve. Ndërsa, sipas Ramës, ai nuk mund të arrihet kurrë, pa mini Shengenin, pra pa lejen e Beogradit dhe të Vuçiçit.
Ky pra është hendeku i cili u vu re sot, ai mes një politikani që qëndron prej 21 vitesh në pushtet, dhe që e sheh gjithçka vetëm me cinizmin e përfitimit të vet personal dhe një lideri që vjen nga opozita dhe që ruan ende idealin e të folurit në emër të shumicës.
Pikërisht këtë përplasje, Edi Rama u mundua ta fshehë përmes ironisë me steriotipin e “të riut në detyrë”, duke lënë të kuptohet se koha dhe pushteti do ta transormojnë edhe Albin Kurtin.
Natyrisht askush nuk mund të vërë bast për këtë.
Por, mosmarrëveshja e sotme na tregoi një gjë: se udhëheqës si Rama, nuk mund të ndryshojnë dot më, ata kanë vetëm një shpresë, ta bëjnë edhe Albinin si vetja.
Ndërsa Kurti ende na mëkon me besimin për të dyshuar, se nuk ekziston një rrugë e vetme, se për të qëndruar gjatë në politikë, nuk duhet patjetër të kalosh nga Beogradi, nuk mund ti nënshtrohesh edhe kompromiseve më të ulta, se në fund të fundit, nuk duhet vetëm të përulesh, por edhe të besosh.

Gjyqtari i gjykatës së Përmetit Dritan Hasani ka liruar nga qelia botuesin Henri Çili

Gjyqtari i gjykatës së Përmetit Dritan Hasani ka liruar nga qelia botuesin Henri Çili duke vendosur që për gjashtë akuzat që ka ngritur prokuroria kundër tij të gjykohet në detyrim paraqitje, ndërsa që drejtori juridik i UET-së Ilir Korbi është lënë në arrest shtëpie.
7 orë ka zgjatur mbrojtja e të arrestuarve, mes të cilëve është edhe botuesit dhe pronarit të UET-së Henri Çili para gjykatës së Përmetit. Seanca nisi në orën 12:00, ndërsa në 19:00 gjyqtari u tërhoq për të dhënë vendimin në orën 20:30. Masa e sigurisë do të vlerësohet nga gjyqtari Dritan Hasani për 30 të arrestuar nga 31, pasi në nisje tha se ka qenë shokë klase në fakultet me Betim Shkupin, administrator i “European Education Initiative Holding”, që kontrollon 100% aksionet e Universitetit Europian të Tiranës, ku Çili është pronar. Në 30 minutat pushim që u morën pas kësaj deklarate, u vlerësua që të përzgjidhet një gjyqtar tjetër vetëm për të dhënë masën ndaj Betim Shkupit, për të shmangur konfliktin e interesit.
Botuesi Henri Çili mohoi gjashtë akuzat për të cilat u arrestua. Henri Çili i arrestuar dy ditë më parë në një operacion të gjerë policor koduar “Mezhgorani” u shpreh se është arrestuar pa asnjë provë, ndërsa lidhur me kunatin, tha se ‘nëse ka bërë paligjshmëri, le të përgjigjet’. Ndërkohë, ditën e djeshme, me kërkesë të prokurorit Asllan Bajrami, u përjashtua gjyqtarja që ishte caktuar për çështjen, Yrvete Shkreli. Shqiptarja.com mësoi se shkak është bërë refuzimi që gjyqtarja i kishte bërë kërkesës së prokurorit për lëshimin e urdhër arresteve ndaj të dyshuarve në këtë dosje. Gjyqtarja Yrvete Shkreli kishte autorizuar kontrollet në banesa dhe në ambientet që i shërbejnë hetimit, por ka refuzuar urdhër-arrestet, të cilat u zbatuan nga policia vetëm me kërkesë të prokurorisë.

Mediat serbe: Në Washington mund të ketë një takim Hashim Thaçi- Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësimin e Richard Grenell

Agjencia e lajmeve serbe, Tanjug, shkruan se gjatë ditës së nesërme në Washington mund të ketë një takim ndërmjet presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Megjithatë, siç shkruan ky medium, një takim i tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht. Po sipas Tanjug, takimi mund të ndërmjetësohej nga i dërguari presidencial i SHBA për dialogun Prishtinë- Beograd, Richard Grenell.
Ndryshe, siç dihet, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjendet në Washington ku ka takuar ndër tjerash edhe sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo si dhe me Robert O’Brien, Këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit Donald Trump.
Përveç tyre, presidenti ka zhvilluar takime dhe me kongresistin Eliot Engel dhe me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mat Palmer, si dhe me përfaqësues nga Senati, Kongresi dhe nga institucionet qeveritare në Uashington.
“Një javë e suksesshme në SHBA, me plot takime miqësore dhe përmbajtjesore”, kishte shkruar gjatë ditës Thaçi në Facebook, duke publikuar edhe disa fotografi të takimeve.

Mos e provoko Ramush Haradinajn

Presidenti i Shqiperisë Ilir Meta ka reaguar ndaj Edi Ramës lidhur me kritikat e këtij të fundit në drejtim të ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.Rama përshëndeti vendimin e kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe derisa kritikoi Haradinajn, që po kundërshton një gjë të tillë.Menjëherë reagoi edhe Haradinaj, i cili tha se ishte ai që i prishi Ramës planin ‘serbomadh’ për copëtimin e Kosovës.
I pari i Shqipërisë thotë se kryetari i PS’së ka mision përçarjen duke qenë siç thotë ai ‘turpi i turpit’.“Nuk është ndonjë situatë e re. E kanë të qartë të gjithë shqiptarë, misioni i tij është mision përçarës. Një nga objektivat kryesor në interes të organizata kombëtare është të krijoj probleme në rajon. Ndoqa lojërat e tij, e ka kaluar me kohë kufirin dhe vijën e kuqe, e ka tepruar shumë, po provokon Haradinaj, ishte kjo sharlatane se doli e para taksën e Serbisë, gruaja e Bilalit (i referohet Ramës). Gruaja e Bilatit nxitoi të thoshte se kishte të drejtë. Nuk mban mend ça bën, fillon të merret me Ramushin, nuk na nevojë askush në Kosovë”, thotë Meta.
“Të mos e provokojë më, Ramush Haradinaj mund të ketë 500 probleme se politikan, por Haradinaj për të gjithë shqiptarët është një hero i gjallë. Ndërsa ‘gruaja e Bilalit’ për të gjithë është turpi i turpit dhe të mos merret më me familjen dhe figurën e Haradinajt, se në oborrin e familjes së vet ka gati 40 varre dhe kur del nga shtëpia u thotë mirëmëngjesi 40 vëllezërve dhe kushërinjve që kanë dhënë jetën për pavarësinë e Kosovës dhe të mos e provokojë më për llogari të shefave në Serbi se mund ta marrë përgjigjen nga Shqipëria. Nuk mund të pranojmë më lojëra të tillë. Udhëheqësit e Kosovës kanë përgjegjësitë e tyre, të bashkëpunojmë me të dhe me aleatët. Nuk kemi detyre t’i pëçajmë ato”, tha Meta.
Kosova vendosi taksën në fund të vitit 2019. Prej atëherë ka nisur presioni ndërkombëtar për heqjen e saj. Ramush Haradinaj dha dorëheqje duke mos pasur mundësi t’i bëjë ballë kërkesave të ndërkombëtarëve.Albin Kurti ka paralajmëruar se taksa hiqet tërësisht nga 1 prilli ndërsa pjesërisht nga 15 marsi i këtij viti.
Lëvizjet e Kurtit erdhën pas kërkesave të SHBA-së. Pavarësisht vendimit të fundit të Kurtit, zyrtari amerikan Richard Grenell tha se SHBA nuk pajtohet me heqjen e taksës me kushtet. Madje, tha se Kurti po bën gabim serioz me këto veprime.Në anën tjetër, Hashim Thaçi, ka vazhduar të kërkojë heqjen e taksës. Ai aktualisht ndodhet në vizitë në Amerikë.

Botuesi dhe analisti i njohur, Alfred Cako : Ka një plan botëror për zhdukjen e popullsisë, në tokë do të jetojnë vetëm 500 milionë banorë


Botuesi dhe analisti i njohur, Alfred Cako, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme.
I ftuar në emisionin “360 Gradë”, Cako tha se ka një plan botëror për të pakësuar popullsinë, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria.
Ai foli për planin e të ashtuquajturit “Klubi i Romës”, i cili sipas tij, ka planifikuar për të pakësuar popullsinë në çdo vend të botës.
Sipas analistit, “Klubi i Romës” ka 10 pika, ku në një prej tyre thuhet që toka duhet të ketë jo më shumë se 500 milion banorë, që të popullsia e botës të jetojë në një ekuilibër dhe harmoni me të mirat që ofron toka.
Analisti shton se popullsia do të pakësohet me të gjitha mënyrat, qoftë me luftra, qoftë me sëmundje, por edhe nëpërmjet ushqimeve.
Ai tha:
“Ka një planifikim nga ajo që quhet Klubi i Romës për të pakësuar popullsinë në çdo vend të botës. Aty ka 10 pika dhe në një prej tyre thuhet që popullsia e botës që të jetojë në një ekuilibër dhe harmoni me të mirat që ofron toka duhet të jetë jo më shumë se 500 milion banorë. Një nga librat më të rëndësishëm për këtë ai që kam bërë unë. Klubi i Romës është krijuar në vitin 1969. Popullsia do të pakësohet me të gjitha mënyrat, qoftë me luftrat, qoftë me sëmundjet. Ka filluar që në kohën e komunizmit, me klorin në ujë. Një nga mënyrat në ushqim për të ulur numrin e popullsisë është përdorimi i ushqimeve si mielli i llokumeve dhe gurabijeve. Futja e ligjeve në vendet që kanë qenë komuniste të martesave të një seksi, në Shqipëri ka kaluar. Këto martesa synojnë që riprodhimi të jetë zero. Tjetër, ushqimi i keq dhe helmimi përmes barnave mjekësore. Janë dy kompani të mëdha, njëra për farat që u sjell popujve ushqimin OMGJ që shkakton shumë sëmundje.Ulja e popullsisë dhe shpopullimi i shqiptarëve janë dy gjëra që shkojnë paralel. Tjetër helmimi i ushqimit të kafshëve përmes avionëve që hedhin sulfat plumbi nga lart. Një plan tjetër ka qenë nxitja e viruseve vdekjeprurëse.”
Video:

Jeta artistike : Gezim Kruja


Rezultati i imazhit për gezim kruja


Gëzim Kruja , u lind ne Shkoder me 04.12.1939.

Gezim Kruja ka 60 vite ne skene, e filloi karrieren ne moshen 13 vjercare duke shkruar skece dhe duke i realizuar ne oborrin e shtepise se bashku me vellezerit me te vegjel
Ne moshen 16 vjecare u mor me sportin e boksit per afro tre vjet

Ne vitin 1958 shkoi ne sherbim ushtarak dhe aty formoi nje grup amator dhe jepte shfaqje ne ushtri,. Kur mbaroi sherbimin ushtarak hyri ne pune ne fabriken e Duhan Cigare Shkoder dhe aty e filloi edhe karrieren pa nderpreje me estraden qe u formua ne kte ndermarje .
Rezultati i imazhit për gezim kruja

Ne festivale dhe shfaqje te ndryshme nderohej me flete lavderimi dhe dekorata..Ka vendosur ne skene me grupet amatore dhe shtepine e kultures dhe te pionierit mbi 70 premiera artisttike. Ka realizuar me shume se 1000 role, 1400 shfaqje me amator dhe estraden profesioniste te Shkodres.

Rezultati i imazhit për gezim kruja

Ka mbaruar studimet ne fakultetin Luigj Gurakuqi ne degen Gjuhe Letersi ne vitin 1979
Eshte autor dhe regjisor i 15 komedive, si dhe 3 recitale Show ne pallatin e kongreseve Tirane . Ka dhene mbi 14 recitale ne teatrin Migjeni Shkode
Eshte autor i 1300 skeceve gazmor, si dhe ka shkruar dy libra humoristik. me titull “Qesh e Ngjesh” dhe “Ju dhuroj buzeqeshje”

Nderkohe ka dhe nje liber te trete qe pret per ta botuar.
Pervec ketyre Gezimi njihet dhe si zbutes kafshesh xhongler, ekuilibrist ne tel, acrobat dhe pantomimist. Ka dale ne skene edhe me kafshet dhe shpendet qe ka mesuar dhe zbutur vete duke dhene shfaqje shume interesante

Rezultati i imazhit për gezim kruja
Gezim Kruja eshte nderuar me disa tituj artistik:


1977 titulli Artisti i Merituar
1999 titulli Krenaria e qytetit Shkoder
2004 titulli Naim Frasheri i arte
2010 titulli Mjeshter i madh

Publiku kudo ne shqiperi dhe diaspore ku ka dhen shfaqjet e kane quajtur Gjiganti i humorit shqiptare. Ka dhene shfaqje ne Amerike, Kanada dhe pothuajse ne gjithe vendet Europes ku ndodhen kombesit shqiptare .

Flori Bruqi

Gazetari Prishtinas Baton Haxhiu

Zotri  Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një debati televiziv, ku ka pohuar se Partia Socialiste (PS) ka kontribuar për...