Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/03/13

"Sa më parë të mbyllet Shengen aq më mirë është", ka deklaruar sot lideri i Partisë opozitare italine Matteo Salvni.

Pandemia e koronavirusit/ Salvini kërkon mbylljen e Shengenit dhe shpalljen e gjithë Europës ‘zonë e kuqe’
"Çdo ditë e humbur, sjell të vdekur më shumë, sa më shpejt të mbyllet lëvizja Shengen aq më shumë kujdes do kemi në kufijtë. Duhet anulluar Traktati Schengen", tha ai.

Dy ditë më parë ish-ministri i Brendshëm ka bërë një deklaratë akoma më të fortë duke kërkuar që zona e kuqe nga rreziku i koronavirusit të shtrihet në të gjithë Europën, një masë që sipas Matteo Salvinit do të shërbejë jo vetëm kundër virusit por dhe për të evituar luftrat tregtare që po përgatiten.

Matteo Salvini është shprheur gjithashtu se Partia e tij është përgjegjëse e bashkëpunëtore me qeverinë por nuk do pranojë të bëhet bashkëfajtore në një situatë të tillë që po i del nga duart qeverisë.

"Kapërcimi i mbi 100 viktimave e bën situatën tragjike", tha ai.

Ndërsa ministrja e Brendshme italiane Luciana Lamorgese ka deklaruar sot se "nëse do jetë e nevojshme, jemi gati për zgjedhje më kurajoze me masa më të forta ndaj atyre që nuk respektojnë urdhrin e qeverisë".

Pse Vuçiç po i shet bashkëpunëtorët e tij shqip-folës?

Prof.Dr.Enver Bytyçi

Aleksandër Vuçiç, pasi i korruptoi dhe i përdori si Edi Ramën, ashtu dhe Hashim Thaçin për ta realizuar projektin e tij të ndarjes së territorit të Kosovës, duket tashmë se po i shet bashkëpunëtorët e tij.

Kjo do të thotë se këta të dy nuk i sheh më si partnerë në atë projekt, madje i shikon si liderë të konsumuar, të cilët atij nuk i bëjnë më punë ose mund ta dëmtojnë në planet e tij.

Dikush mund të mendojë ndryshe, por unë po sjell një dëshmi odash në malësi, të dëgjuar në fëmijërinë time e të fiksuar për dekada në memorien time.

Duke iu referuar Luftës Ballkanike të vitit 1912 xhaxhai im në biseda me miqtë e tij rreth oxhakut me prush të nxehtë disa herë ka përmendur një fakt. Aso kohe, para se ushtria serbe të hynte në Kukës, komandot pararojë të saj erdhën dhe asgjësuan spiunët shqipfolës shqiptarë.

Ai e shpjegonte këtë akt me faktin se këta spiunë nuk i duheshin më Serbisë, me ta kishte mbaruar punë. Ndërkaq punët e ardhshme ata do t’i kryenin me rekrutime të reja.

Edi Rama dhe Hashim Thaçi mund të mos jenë spiunë të Beogradit, por për arsye të shumta e të ndryshme u bënë bashkëpunëtorë në dy-tri projekte të Serbisë. Ky shërbim nuk lidhet me emrat përkatës, por me funksionet që ata kryejnë e madje në fillim edhe me fuqinë e pushtetit që posedonin.

Tashmë ata janë konsumuar si në opinionin e brendshëm, ashtu dhe te faktori ndërkombëtar. Vuçiç duhet të ketë info se misioni i Ramës dhe Thaçit është në përfundim. Me ta ai nuk mund të bëjë më asgjë. Ndaj ka vendosur t’i hedhë pasi i shtrydhi si limon.

Në deklaratat e para tri ditëve presidenti i Serbisë zbuloi faktin se një marrëveshje për ndarjen e Kosovës ishte afër, por ‘Serbia humbi një shans për këtë, pasi ajo me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje do të kishte aneksuar vetëm veriun e Kosovës dhe Anamoravën’.

Kjo deklaratë rrëzoi pretendimin e Edi Ramës, sipas të cilit ai nuk ishte pjesë e planit serb për ndarjen e Kosovës. Ndërkaq nxori krejt zbuluar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në vazhdimësi na thoshte se ‘me korrigjimin e kufijve donte ta bashkonte Luginën e Preshevës me Kosovën, por jo edhe t’i jepte territore Serbisë’?! Presidenti i Serbisë thotë të kundërtën. Jo vetëm që nuk do ta jepte Kosovës Luginën, por do ta zgjeronte territorin e vendit të tij me Anamoravën.

Prita tri ditë me qëllim të dëgjoja ndonjë përgënjeshtrim të pohimeve të presidentit serb nga ana e presidentit kosovar ose kryeministrit shqiptar. Por dy shqiptaro-folësit shërbëtorë të Aleksandët Vuçiç nuk guxojnë t’ia zënë emrin me gojë shefit të shtetit të Serbisë, sepse ndryshe hapet thesi dhe këta do të dalin me këpucët e kuqe të shtatlartit tonë! Përfundimisht, Edi Rama dhe Hashim Thaçi do të duhet tashmë të presin detaje të reja për komplotin e tyre me Aleksandër Vuçiç kundër Kosovës.

IKSHP-ja kërkon mbylljen e kufijve me vendet fqinje


IKSHP-ja kërkon mbylljen e kufijve me vendet fqinje
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në mbledhjen e komisionit të posaçëm për parandalimin e koronavirusit në Kosovë ka thënë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rekomanduar mbylljen e kufijve me vendet fqinje.

Sipas tij, IKSHP-ja thekson se akoma nuk ka vend për panik, por që ka kërkuar kujdes të shtuar.

Shkencëtarët kinezë japin njoftimin që e dëshirojmë të gjithë për koronavirusin COVID-19

Lajmi i mirë nga lufta me koronavirusin/ Shkencëtarët kinezë japin njoftimin që e dëshirojmë të gjithë

Alarmi për përhapjen e koronavirusit po përhapet në çdo vend të botës, numri i viktimave vazhdon të rritet, po ashtu edhe personat e infektuar kanë arritur në shifra të larta. Akoma nuk ka një vaksinë përfundimtare, zyrtarët kinezë thonë se ata do të mund të kenë gati për muajin tjetër një vaksinë për koronavirusin, sapo ajo të kryejë edhe provat e nevojshme klinike.

Tetë institucione në vend janë duke punuar në pesë versione të ndryshme vaksinash për COVID-19, ndërkohë që deri më tani pandemia ka infektuar 118,000 persona dhe ka vrarë të paktën 4,200 persona në të gjithë botën.
“Sipas vlerësimeve tona, ne kemi shpresë se në prill disa nga vaksina do të përdoren në situata emergjente,”-tha Zheng Zhongwei, drejtor i Qendrës së Shkencës dhe Teknologjisë së Komisionit Kombëtar të Shëndetit.

Edhe pse do të duheshin të paktën 12-18 muaj për të siguruar që vaksinat janë të sigurta për publikun e gjerë, sipas ligjit kinez, ato mund të vendosen më herët në përdorim urgjent në rast të ndonjë emergjence shëndetësore.


Ndërkohë puna po vijon edhe në SHBA, ku kompania e bioteknologjisë me bazë në Massachusetts Moderna Inc. dërgoi vaksinën e saj pranë Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive për të filluar eksperimentet.





Me Amerikën dhe pikë!



Nga Flurim Arifi


Duke i përcjell këtyre ditëve zhvillimet politike që e kanë kapluar vendin tonë të vogël (por disa do të thonin me zëmër të madhe). Njeriu normal nuk ka se si të mos shqetësohet për të ardhmen e këtij vendi të vogël ballkanas e për besë që ju ka "rrit" mendja dhe ju ka "rrit" trimëria karshi aleatit tonë kryesorë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kurr ne jetën time nuk kisha besuar që do të vjen kohë që shqiptarët dotë proklamonin ide që SHBA-të janë duke e kërcënuar ekzistencës e shteti që vet ata e kanë krijuar. Këta të kuqit që janë frymëzuar ngado dhe kushdo që të urrejnë imperializmin e SHBA-ve, nuk është për t'u çuditur, por që nuk ju dëgjohet zëri kësaj shoqërie civile (e di që nuk e kanë lehtë, se kalkulimet pozitat etj.) në mbrojtën apo ngritjen e zërit karshi kësaj epidemi që është duke u ngritur nga të kuqit moderne (që nuk ju pengon shfrytëzimi i të mirave shtetërore) e që janë duke e kërcënuar ekzistencën e shteti dhe gjithë neve është teje shqetësuese ky mos reagim i tyre. Në fund i kuptoj edhe ata. Të tillë kanë qenë gjithmonë.

Me Amerikën dhe pikë!
Përgjegjësia kryesore për ndaljen e kësaj epidemi antiamerikane bie së pari mbi LDK-në, gjegjësisht Isa Mustafën (e cila ka mundësuar këtë Qeveri anti amerikane) pastaj bie mbi një pjesë të opozitës, sidomos mbi Kadri Veselin si udhëheqës i bllokut opozitar. Të gjithë ne duhet të organizohemi në mënyra të ndryshme drejt ngritjes së zërit ndaj kësaj epidemi antiamerikane që është duke u mbjell padrejtësisht. Këtu kemi përgjegjësi se cila nga ne, duke filluar nga intelektualët, Akademia e Shkencave, shoqëritë civile, shoqata e ndryshëm deri në vetëdijesimin e popullatës për rrezikun që është duke ju kanosur Republikës sonë nga po të njëjtit që e kanë kërcënuar që nga fillimi ekzistenca e Republikës sonë.
Gjërat kanë marr drejtim shqetësuese, vetëm brenda dy ditëve kemi marr kërcënime drejtpërdrejtë nga përfaqësuesit më të lart amerikane, këto kërcënime kanë marr formë nuk janë vetëm ‘cicërima’, mbi 200 Milion dollar janë bllokuara, kërcënim ka vazhduar me tërheqjen e forcave amerikane etj. Besoj dhe po shpresoj që nuk do të vazhdojë kjo nismë amerikane por ne dotë kemi një këndellje kombëtare karshi këtij budallallëku , që ka filluar të lëkund miqësinë tonë që me aq mund e kemi krijuar duke ju falënderuar shumë atdhetarë.
Dhe krejt në fund për ju filozofëve me karakter diplomatik, ka ndryshuar qasja dhe metoda tradicionale e komunikimit me administratën amerikane, ato procese që janë bartë nga diplomatë e mirënjohur amerikan me vite nuk janë duke funksionuar me Presidentin Trump. Kështu që largohuni nga paragjykimet dhe mësohuni të silleni karshi rrethanave të reja (ashtu siç i mësuan Kanada, Meksika, Kina etj.). Se përndryshe keni me mbet si deri tani në anën e gabuar të historisë moderne të Kosovës.

Serbia nuk e njeh Kosovën nëse në lojë nuk janë territoret

Nga Besnik Pula


Një vlerësim imi, totalisht pragmatik, mbi situatën e krijuar lidhur me taksën dhe trysnisë amerikane për tërheqjen e plotë të saj.

1) Trump ka vendosur që të tërheq trupat nga Kosova. Këtë do ta bëjë dosido. Kjo s'ka alternativë.

2) Përkundër dëshirës së Trump, zërat më të arsyeshëm brenda adminstratës duan që këtë ta realizojnë në mënyrë të kontrolluar, pa cënuar sovranitetin e Kosovës dhe sigurinë e rajonit.

3) Ky skenar po luhet pikërisht tani në Afganistan. Trump donte t’i tërhiqte trupat njëanshëm. U rezistua ky veprim nga administrata dhe tani kjo po arrihet përmes një marrëveshjeje (shumë të keqe) me talibanët.

4) Negociatat me Serbinë janë më pak negociata me Serbinë dhe më shumë negociata me amerikanët për kushtet e tërheqjes së tyre ushtarake.

5) Në këtë situatë, marrëveshja me Serbinë do të jetë sekondare. Serbia nuk do të lëshojë pe dhe nuk do të ketë njohje nga Serbia. Sidomos nëse në lojë nuk janë territoret.

6) Në njëfarë forme Serbia nuk është më e rëndësishme për Kosovën në procesin e nisur. Vuçiq do të përfitojë të vetat nga interesimi amerikan, pavarësisht se çka bën me Kosovën. Sepse realisht për Kosovën nga ai nuk po kërkohet asgjë.

7) Rrjedhimisht, Kosova në këtë proces duhet të maksimizojë pozitën në nxjerrjen e garancave të sigurisë për të ardhmen, në një Ballkan pa prani amerikane. Kjo nënkupton në radhë të parë angazhim afatgjatë në trajnim dhe armatim për FSK-në. Anëtarësim në NATO. Këto tani duhet të jenë pikësynimi kryesor strategjik për Kosovën.

Këto janë, siç thonë amerikanët, “my two cents." Lani duart dhe ruajuni nga #corona.

SHBA dhe loja e shpifur me taksën

SHBA dhe loja e shpifur me taksën
Nga Armend Muja


SHBA dhe loja e shpifur me taksen- Amerika ka bërë përpjekje të pareshtura për heqje të tarifës 100 % ndaj produkteve nga Serbia që nga koha kur është vendosur. Kërkesa e SHBA-së për taksën dhe kërcenimet janë reale dhe këtë e them nga biseda që kam pasë vet me z.Grenell. Nëse rendi i vjetër mendon që ‘Kurti është anti-amerikan dhe po e rrezikon Kosovën’ sepse ka propozuar heqje të pjesshme të taksës, është e logjikshme të njerret konkluzioni se: rendi i vjetër që e ka vendosur taksën kanë qenë ultra anti-amerikan dhe ultra të rrezikshëm për Kosovën.

Taksa është vendosur nga rendi i vjetër si reagim ndaj dështimeve të Kosovës në politikën e jashtme. Rendi i vjetër është i përcaktuar të rrezoj Qeverinë Kurti duke përdorur tregimin e vazhdueshëm se ‘Kurti është i rrezikshëm dhe anti-amerikan’. Paradoksalisht, ata e quajnë Kurtin anti-amerikan që propozon takes 50% ndersa koketojnë vazhdimisht me Haradinaj që propozon mbetjen e taksës 100%. Si përfundim, propozimi im është që të hiqet taksa si mbyllje e kapitullit të abuzimit nga rendi i vjetër, ti ofrohet shansë dialogut, të ruhet mundësia e reciprocitetit nëse dështon dalogu dhe konsenzus të brendshëm në Kosovë. Qeveria udhëheq dialogun sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Presidenti përfaqëson unitetin e popullit. Rrjedhimisht, duhet të insitojmë në ekip të përbashkët të dialogut, dukë mirëpritur vullnetin edhe të SHBA edhe të BE-së.

Deri sa Kosova gjendet perballe percarjeve te brendshme dhe te jashtme eshte e rendesishme te kuptohen disa gjera:

(1) SHBA është e vendosur për një marrëveshje ndërmjet Kosoves dhe Serbisë deri në qershor 2020. Administrata Trump e konsideron Kosoven shpenzim pa ndonje kthim ne dekaden e fundit. Perpjekja per nje marreveshje nga SHBA eshte ne funksion te reduktimit te shpenzimeve enorme ne vendet e huaja. Pra, SHBA eshte e vendosur per reduktim te prezences ne Kosove, me apo pa marreveshje. Opcioni me i preferueshem per ta do te ishte me marreveshje.

(2) Ka dy pikepamje rreth Kosoves; nje nga SHBA dhe nje nga BE ne lidhje me Kosoven - Edhe SHBA edhe BE jane te rendesishme per Kosoven. SHBA eshte e interesuar per nje marreveshje te shpejte, BE kerkon nje marreveshje graduale. SHBA eshte e fleksibile rreth opcioneve te ndarjes apo Asociaconit varesisht nga marreveshja mes Kosoves dhe Serbise. BE, e dominuar nga mendimi i Gjermanise, eshte kunder ndarjes se Kosoves. Duke qene qe qasja e SHBA-se eshte me fleksibile, ata jane te prirur per nje partner fleksibil qe e udheheq dialogun - duan nje dialog te udhehequr nga Presidenti. BE favorizon nje dialog te udhehequr nga Qeveria.

(3) Opcioni i tretë – Kosova duhet të përcaktohet për një rrugë të ndërmjeme dhe të insistoj për respektim të plotë të Kushtetutës (Neni 93/Neni 94) – Qeveria propozon dhe zbaton politikën e jashtme, Presidenti e udhëheq politikën e jashtme. Në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Qeveria duhet të udheheq dialogun. Në këtë dykuptimësi kushtetuese dhe në këtë përcarje ndërkombëtare, është e rëndësishme që Kosova të insistoj për konsenzus: (1) Qeveria dhe Presidenti bashkërisht përfaqësojnë Kosovën në dialog, (2) SHBA dhe BE janë të dya të rëndëshme në procesin e dialogut, (3) Marrëveshjet duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën, (4) Taksa tërhiqet për t’i dhënë shansë dialogut, (5) Qeveria rezervon të drejtën për vendosje të reciprcitetit në rast se Serbia nuk ka ndërrmarrë hapa në adresim të dialogut.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...