Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/03/22

Kryetari i Nju Jorkut , zt.Andreu Cuomo , e jep lajmin e keq: Karantina mund të zgjasë deri në 9 muaj

Kryetari i Nju Jorkut, Andreu Cuomo, ka dhënë një paralajmërim pas vendosjes së orës policore në shtetin e tij, dhe zbarkimin e ushtrisë.
Kryetari i Nju Jorkut e jep lajmin e keq: Karantina mund të zgjasë deri në 9 muaj
Cuomo ka parashikuar që karantina të zgjasë 4 deri në 9 muaj. I njëjti e ka përjashtuar mundësinë që gjendja aktuale e krijuar nga virusi kinez Covid-19 të kalojë brenda disa javëve.

I pari i Nju Jorkut ka thënë edhe se gjendja aktuale do të ketë ndikim shumë negativ në ekonominë amerikane. Shkalla e papunësisë pritet të rritet si pasojë e masave që janë marrë për parandalimin e virusit.

Covid-19 është përhapur në shumë vende të globit, pas paraqitjes së parë në Wuhan të Kinës. Shtetet në pamundësi të ndalimit të virusit kanë marrë masa të vetizolimit të qytetarëve të tyre.

Virusi korona kineze, Covid-19: Gjermania ndalon kontaktet sociale, gjobat deri në 25,000 euro

Covid-19: Gjermania ndalon kontaktet sociale, gjobat deri në 25,000 euro
Gjermania e ka kuptuar shumë seriozisht luftën kundër virusit Corona, ndaj ka ashpërsuar sot rregullat për dalje jashtë shtëpive apo banesave. Në dy javët e ardhshme në Gjermani ndalohen kontaktet mes njerëzve jashtë familjeve. Ndalohet dalja në rrugë e më shumë se dy personave së bashku. Mund të dalin edhe më shumë persona së bashku, por vetëm nëse janë anëtarë të një familje të ngushtë. Qëllimi nuk është ndalimi i daljes së njerëzve jashtë, por ndalimi i kontakteve sociale dhe ndërprerja e zinxhirit të përhapjes së virusit Corona, i cili në Gjermani ka marrë hov në ditët e fundit. Kështu u vendos në një konferencë telefonike të zhvilluar sot mes kancelares Angela Merkel dhe kryeministrave të landeve të Gjermanisë.

Angela Merkel: Masat e domosdoshme

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi pas takimit se këto masa janë të domosdoshme, për të ngadalësuar dhe evituar përhapjen e virusit Corona. “Ne ende nuk kemi medikamente dhe vaksina. Ndaj duhet të ndërmarrim masa për parandalimin e përhapjes së virusit”, theksoi Merkel. Kjo do të thotë se jeta në publik do të reduktohet sa më shumë që është e mundur – deri në minimum. Secili duhet të japë kontributin për luftimin e Coronës, tha Merkel. “Vetëm me respektimin e rregullave mund të shpëtojmë jetën e njerëzve”, theksoi Merkel. Kancelarja tha se edhe ajo vet ka reduktuar të gjitha kontaktet dhe takimet që nuk janë të domosdoshme.

“Jetë apo vdekje”

Vendimi i sotëm është i domosdoshëm, sepse këtu “bëhet fjalë për jetë a vdekje”, thanë disa nga kryeministrat e landeve gjermane. Rregullat e sotme parashikojnë ndalimin e të gjitha kontakteve të afërta mes njerëzve të panjohur – që do të thotë se në dy javët e ardhshme ndalohet puna e parukerive, salloneve të zbukurimeve, salloneve për tatuazhe, masazheve dhe të gjitha institucioneve ku kërkohet kontakt, apo afërsi me klientët.

Prej ditës së hënë (23.03.2020) njerëzit lejohet të shkojnë te mjeku, në barrnatore, në punë apo në dyqane. Lejohet pra edhe dalja për shëtitje dhe sport, por vetëm nëse personat dalin vet ose me një person dhe ate në largësi prej më së paku 1,5 metra. Vendimi i sotëm parashikon mbylljen e objekteve të gastronomisë, pra restoranteve. Ato mund të punojnë, por vetëm për porosi me telefon. Ndalohen edhe të gjitha llojet e festimeve, e për ata që shkelin këto rregulla, parashikohen dënime të rënda.

Dënimet deri në 25.000 Euro

Kryeministri i landit të Renanisvë Veriore Vestfalisë, Armin Laschet si dhe krerët e disa landeve të tjera bën të ditur se ata që shkelin këto rregulla, do të dënohen me dënime shumë të larta. Laschet tha se në landin NRW dënimet mund të shkojnë deri në 25.000 Euro.

71% e pacientëve me koronavirus që kërkojnë kujdes intesiv janë meshkuj

Studimi: 71% e pacientëve me koronavirus që kërkojnë kujdes intesiv janë meshkuj
Një kontroll i kujdesit intensiv ka zbuluar se shumica e të prekurve nga koronavirus janë meshkuj rreth 71 për qind.

Sipas Observer, një raport nga Qendra Kombëtare e Auditimit dhe Kërkimit e Kujdesit Intensiv (ICNARC), ka filluar vëzhgimet që në fillim të krizës deri në mesnatën e së enjtes.

Numri i pacientëve në Mbretërinë e Bashkuar që kanë nevojë për trajtim për koronavirusin është dyfishuar çdo tre ditë që nga fillimi i pandemisë.

Megjithë paralajmërimet se virusi prek kryesisht të moshuarit, mosha mesatare ishte vetëm 64 vjeç dhe 37 për qind të pacientëve ishin nën 60 vjeç.

Pacientët me koronavirus që kanë nevojë për nivelin më të lartë të ndihmës u rritën nga 50 në 9 Mars në pothuajse 200 në 19 Mars.

Mjekët tani janë të shqetësuar se kjo rritje dramatike mund të shihet në të gjithë vendin brenda disa javësh dhe po paralajmërojnë spitalet jashtë kryeqytetit për t’u përgatitur për një fluks të pacientëve.

Njoftimi i kësaj fundjave se kishte 56 vdekje të reja në Mbretërinë e Bashkuar ka ngritur shqetësimin se spitalet mund të mbarojnë shtretërit e kujdesit intensiv brenda disa javësh.

Donald Trump i ofron ndihmë liderit koreano-verior, Kim Jong Un për Covid-19

Trump i ofron ndihmë Koresë së Veriut për Covid-19
Në një letër personale drejtuar liderit koreano-verior, Kim Jong Un, presidenti amerikan, Donald Trump përshkruan planet e tij për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve duke ofruar edhe ndihmë për krizën e krijuar nga koronavirusi, njoftoi sot agjencia zyrtare koreano-veriore e lajmeve, KCNA.

”Trump gjithashtu ofroi ndihmën e SHBA në luftën kundër koronavirusit”, tha sot Kim Yo Jong, motra e liderit Kim Jong Un.

“Megjithatë, marrëdhëniet midis Penianit dhe Uashingtonit nuk duhet të gjykohen nën dritën e marrëdhënieve personale midis dy liderëve të lartë, dhe për më tepër, as parashikimet nuk duhet të bëhen në bazë të tyre”, theksoi ajo.

Pas dy samiteve SHBA-Kore e Veriut për denuklearizimin e vendit komunist, marrëdhëniet mes dy vendeve vazhdojnë të jenë të ngrira.

Gjermania do të ndalojë takimet publike të më shumë se dy personave, përveç nëse do të punojnë për ngadalësimin e përhapjes së coronavirusit, tha të dielën kryeministri i shtetit të Rhine-Westphalia.


“Rreziku qëndron në bashkëveprimin e drejtpërdrejtë shoqëror”, tha kryeministri i shtetit Armin Laschet, duke shtuar se qeveria federale dhe shtetet e rajonit kishin rënë dakord për rregullat më të rrepta, shkruan The Guardian.
Gjermania ndalon takimet publike të më shumë se dy personave
Zyrtarët janë duke u përgatitur për të vënë në dispozicion edhe 150 miliardë euro të tjera, për të ndihmuar vendin të përballet me coronavirusin

Plani i buxhetit, përfshin masa për të ndihmuar kompanitë të mbijetojnë në recesionin e afërt dhe të sigurojë miliona vende pune dhe pritet të miratohet të hënën.

“Ne kemi një sfidë të madhe përpara nesh”, tha Olaf Scholz, ministri i financave.

Kujtojmë që deri më tash Gjermania ka 94 të vdekur nga COVID-19, dhe mbi 24 mijë të infektuar.

Frenohet numri i infeksioneve dhe vdekjeve në Itali

‘Italia po sheh dritë’/ Frenohet numri i infeksioneve dhe vdekjeve
A është ky lajmi që priste gjithë bota? Është akoma shumë herët për ta thënë, por Italia ka nisur të marrë pak frymë.

Një parashikim thoshte se të dielën do arrinte piku i pandemisë së koronavirusit në Itali.

Të dhënat e sotme kanë bërë që shumë njerëz të ndjehen pak më mirë.

Gazeta La Stampa shkruan se “ka nisur të shihet drita”.

Kurse Repubblica shkruan se janë frenuar vdekjet dhe infeksionet.

Edhe ‘Il Giornale’ shkruan se po frenohen numrat negativë.

Ky është një çlirim i lehtë.

Në 24 orët e fundit është regjistruar një rënie e lehtë e të prekurve dhe viktima.

Këto 24 orë janë 651 të vdekur, në krahasim me 793 të një dite më parë.

Sa u përket të prekurve, rastet e reja jaë 3957, dje ishin 4821. Rritja është 9.3 përqind. Një ditë më parë ishte 12.3 përqind. Një ditë para saj ishte 19.6 përqind.

Kancelarja Angela Merkel futet në karantinë në shtëpinë e saj, për shkak të infektimit të mjekut të saj me virusin Corona. Deri tani nuk ka dëshmi se Merkel është infektuar.


Angela Merkel në karantinë
Kancelarja Angela Merkel ka vendosur që vullnetarisht të futet në karantinë shtëpiake, pas konfirmimit të lajmit se është infektuar një mjek, tek i cili kancelarja ka qenë në kontroll ditën e premte. Vendimin e kancelares Merkel e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert. “Mjeku i cili i ka dhënë kancelares të premten një vaksinë kundër pneumokokeve, është diagnostifikuar sot pozitiv në virusin Corona”, bëri të ditur zëdhënësi Seibert.

Kancelarja Merkel ka bërë menjëherë një test. Por Seibert tha se testimet do të vazhdojnë edhe ditët në vijim, sepse vetëm një test nuk mjafton.

Vetëm pak minuta para se të merret vesh ky lajm, kancelarja Merkel ka mbajtur një takim me gazetarë, ku ka publikuar vendimin e qeverisë dhe landeve të Gjermanisë, për ashpërsimin e masave kundër virusit Corona në këtë vend. Për infektimin e mjekut të saj ajo është informuar pas përfundimit të konferencës me gazetarë.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...