2020-04-04

Biznesi dhe likuiditeti në kohen e koronavirusit



Kur kjo krizë aktuale e koronavirusit do mbarojë – mbas karantinës totale, fundit të distancimit social apo ndërprerjes brutale të aktivitetit ekonomik – të gjithë do përballemi me pasojat dhe efektet negative të saj në shoqëri dhe ekonomi.

Por, do përballemi dhe me pyetjet e pikëpyetjet e mëdha që sot na mundojnë të gjithëve : cfarë u bë mirë e saktë në masat dhe paketat e ndihmës ekonomike të zbatuara? Cili ishte efekti real i tyre në përballimin e kësaj situate të pazakontë?

Meqënëse këto kohë, në fokus të debateve, diskutimeve e propozimeve për përmbajtjen e paketave ekonomiko-financiare, përvec atyre me përmbajtje të fortë “mbështetje sociale”, është “ndihma e tyre konkrete për aktivitetin e biznesit”, është me vend të skanohen nevojat konkrete të bizneseve në kuadër të kësaj situate krize të jashtëzakonshme dhe “nevojat reale” që këto paketa duhet të përpiqen të plotësojnë për të mos i lënë bizneset – natyrisht një kategori specifike të tyre – të dobësohen deri në atë pikë sa ta kenë shumë të vështirë apo pothujase të pamundur rimëkëmbjen e tyre në “periudhën post-koronavirus”. Atëhere, përse “Biznesi dhe Likuiditeti”?

Një nga elementet thelbësore për të kuptuar lidhjet ndërmjet krizës aktuale sanitare, tregjeve financiare dhe bursave dhe aktiviteteve të ekonomisë reale, është kuptimi i saktë i logjikës së fluksit financiar të bizneseve, qofshin këto SME apo ndërrmarje të mëdha e korporata.

Sipërrmarjet e ndryshme kanë nevojë për “kapital financiar” (fondet afat-gjatë) për ti dhënë jetë projekteve të tyre afat-gjata të zhvillimit, dhe “kapital qarkullues” për tju përgjigjur nevojave afatshkurtëra të biznesit,vendin kryesor të të cilave e zënë pagat dhe shpenzimet,detyrimet afatshkurtëra me furnitorët për lëndët e para, etj.

Për një sipërrmarje të “shëndoshë financiarisht”, kapitali financiar mund të vijë direkt nga fondet e brendshme – kur të ardhurat nga aktiviteti i saj janë të qëndrueshme dhe të larta – ose nga fondet e jashtëme në formë kredie apo borxhi – zakonisht kredi bankare.

Në procesin e administrimit të zakonshëm të cashfloë, bizneset e ndryshme – me përjashtim të atyre që e administrojnë në mënyrë eficente e të qëndrueshme cashfloë e tyre – mund të jenë të detyruara të marrin borxh afatshkurtër me afat disa javor apo disa mujor.

Një sipërrmarje që është e paaftë të administrojë në mënyrë eficente kapitalet e saj, që dmth, është një biznes problematik në strukturën, menaxhimin dhe aktivitetin e saj në treg, është e paaftë të përballojë detyrimet e saj, sidomos në kapitalin qarkullues,duke u rrezikuar seriozisht nga falimentimi.
Janë pikërisht këto flukse kapitali të sipërrmarjeve ato që përbëjnë themelin e funksionimit normal të ekonomisë së një vendi, natyrisht dhe të ekonomisë shqiptare. Nëse këto flukse apo likuiditete “qarkullojnë normalisht”, i gjithë sistemi ecën mirë.

Janë tregjet financiare ato që e ndihmojnë këtë proces, specifikisht këmbimin ndërmjet aktiveve financiare dhe likuiditeteve. Sa më shumë likuiditet të qarkullojnë në një ekonomi të caktuar, aq më likuide janë tregjet financiare të aktiveve janë likuide, gjë që ju krijon mundësi bizneseve dhe investitorëve zotërues të aktiveve të prokurojnë lehtësisht për likuiditetet që kanë nevojë.

Fatkeqësisht, kriza aktuale shëndetësore e provokuar nga pandemia e koronavirusit po rezulton cdo ditë e më tepër edhe si një “bllokuese” e aktiviteteve prodhuese e shërbimeve që ofrohen nga biznese të ndryshme, duke marrë tiparet e një krize tipike të ekonomisë reale.

shpetim nazarko

Në këto kushte, bizneset – në pamundësi të gjenerojnë flukse kapitali – janë të detyruara të “devijojnë nga rregullat normale të administrimit të kapitaleve të tyre”, duke likuiduar aktivet e tyre për tju përgjigjur detyrimeve urgjente, sidomos për kapital qarkullues. Në kushtet kur ky fluks likuiditeti fillon të “thahet”, ai krijon vështirësi të mëdha likuiditeti edhe në tregjet e aktiveve, duke i vënë në vështirësi gjithnjë e më të mëdh sipërrmarjet për “sigurimin e likuiditeteve”.



Ato biznese që janë të dobëta dhe nuk kanë fonde të brendshme të mjaftueshme – fatkeqësisht kështu janë shumica e bizneseve shqiptare – kalojnë shpejt në krizë likuiditeti duke rezikuar falimentimin, bashkë me gjithë efektet që kjo sjell në ekonominë reale : rritjen e shpejtë papunësisë, uljen e konsumit, bllokimin e projekteve të zhvillimit, etj.

Pasoja direkte dhe më e mundshme e kësaj situate e ka emrin “ulje e ndjeshme e rritjes ekonomike deri në ekstremin e saj, rënien në recesion”. Sepse, edhe kur aktiviteti ekonomik ti rrikthehet normalitetit – mbas 2, 3 apo 4 muajve, askush nuk mund ta parashikojë sot këtë moment – bllokimi për një kohë të gjatë i aktivitetit prodhues apo shërbimeve, do të shkaktojë një krizë evidente “kapitali apo likuiditeti” dhe rrikthimi normal në aktivitetin e përditshëm si në kohën para krizës së koronavirusit.

Në maj, qershor apo shtator kur mendohet se bizneset do rrifillojnë “normalisht” punën, do të ndihet nevoja e një kërkese të madhe për kredi e financime nga bizneset, cka nuk mund të thuhet që do të jetë totalisht e garantuar nga bankat tregëtare.
Në këtë sens, problemi shtrohet ndërmjet dy alternativave apo zgjedhjeve që duhet të bëjmë: të “sakrifikojmë” më shumë në këto muaj krize sanitare duke mos i lënë bizneset – natyrisht një pjesë prej tyre sipas specifikave të degëve e sektorëve që po preken më shumë nga kjo situatë e jashtëzakonshme – të shkojnë drejt pikës zero; apo ta lëmë “sakrificën” për në fund, kur situata të normalizohet?

Në këto momente, zor se mund të këmi llogaritje e shifra të sakta për kostot e përballimit të këtyre dy versioneve, por nisur nga masat që po marrin vende të tjera, jo detyrimisht ato më të zhvilluarat dhe më të pasurat e botës, rezulton se shumica e tyre po zgjedhin variantin e parë: “zvogëlimi maksimal i mundësive dhe skenarëve që i con bizneset afër pikës zero”. Sa më shumë prej tyre ti afrohen kësaj pike, aq më pak të ardhura në buxhet duhen pritur në muajt në vazhdim. Pra, në një farë mënyre, ky likuiditet i hedhur sot në treg është financim që do mbështesë rritjen e të ardhurave buxhetore nesër.

Kjo është arsyeja përse qeveritë dhe bankat qëndrore në vendet e prekura nga pandemia e koronavirusit po përpunojnë masa e strategji për injektime masive likuiditeti në treg, natyrisht, të vëmendshme se kujt sektori apo aktiviteti po i shkojnë. Situatës së jashtëzakonshke po i përgjigjen me masa të jashtëzakonshme, por eficente.

Në paketat ekonomike të mbështetjes që Shqipëria do bëjë në vazhdim, ditët apo javët e ardhshme, problemi i injektimit të likuiditetit për bizneset duhet të jetë kryefjala e tyre. Natyrisht që ekonomia dhe tregjet financiare në Shqipëri nuk kanë as zhvillimin dhe as performancën e simotrave të tyre në vendet e zhvilluara, paketave financiare të të cilave ne vazhdojmë tju referohemi, por me gjithë atë, politikat “pro-likuiditet” janë të domosdoshme edhe në Shqipëri në këto momente.

A ka pasoja kolaterale për stabilitetin financiar dhe ekonominë e vendit një masë e tillë? Natyrisht që po, dhe për këtë duhen analizuar gjithë skenarët dhe efektet e mundshme në një lloj analize SËOT për të krahasuar kostot dhe efektet afatgjatë të tyre, por gjithmonë duke ju referuar fjalëve të Presidentit Trump se “efekti i recetave apo ilaceve për shërimin e sëmundjes nuk duhet të jetë më i rëndë se pasojat e vetë sëmundjes”.

Pasojat e pritshme më evidente të një pakete të tillë masash “pro likuiditet” mund të jenë: rritje e borxhit publik për subvencionimin e humbjeve të biznesit si pasojë e karantinës dhe distancimit social; mund të lindë nevoja që për biznese me rëndësi jetike për ekonominë e vendit – “shumë të mëdha e të rëndësishme për ti lënë në fatin e tyre – të duhet një pjesëmarrje e pjesshme apo e përkohëshme e shtetit në menaxhimin dhe funksionimin normal të tyre; rritjen e rrezikut inflacionist, sidomos në tregjet ushqimore dhe produkteve të nevojave bazë; rreziku – në rast të hartimit me urgjencë dhe pa studimin e duhur të planit të mbështetjes me likuiditet – që likuiditeti të mos shkojë atje ku është më i domosdoshëm në këto momente; domosdoshmëria e reformimit të disa elementeve të sistemit fiskal në raport me bizneset, reformim që duhet ti përgjigjet situatës së re post-koronavirus; nevoja që të diskutojmë mundësinë e përdorimit të instrumentit së prerjes dhe hedhjes në qarkullim të parave të reja të cilat duhet ti shkojnë si grant qeverisë për paketën mbështetëse të likuiditetit; emetimin e një serie të re bonosh thesari në lek –ose dhe në euro – specifikisht për përballimin e kësaj kosto likuiditeti; deri dhe në një nga instrumentet e fundit sic është përdorimi i një pjese të vogël të rezervës valutore të vendit në funksion të këtyre politikave, etj.

Çfarë pritet të ndodhë pas COVID 19 ?




Nga Adrian CIVICI

Milton Friedman, Nobelist, një nga ekonomistët më influentë të shek.XX-të, ju përsëriste shpesh studentëve të tij të ekonomisë në auditorët e Universitetit të Cikagos se “ju po përgatiteni për një profesion të vështirë, shpesh të pakuptueshëm dhe të cuditshëm për shumicën e njerëzve … kur cdo gjë shkon mirë dhe të gjithë janë të kënaqur me fitimin dhe konsumin, ju duhet të filloni të analizoni dhe paralajmëroni krizën ekonomike që afrohet në horizont – në fund të fundit kjo është llogjika e funksionimit të kapitalizmit; kur gjithshka shkon keq dhe kriza ka pllakosur vendin, kur të gjithë janë të dëshpëruar dhe pesimistë, ju duhet të tregoheni optimistë se rringritja dhe rritja ekonomike do fillojë së shpejti – natyrisht duke u treguar inteligjentë në kapjen e oportuniteteve të së ardhmes… kjo është ecuria e cikleve ekonomike dhe zhvillimit”.

Edhe në këtë kohë krize ekonomike e financiare që rëndom po quhet “kriza e coronavirusit” – kur tashmë konstatimet se “ekonomia po fillon të rrezikohet seriozisht” apo “kohë të vështira na presin”, po zëvendësohen me pohimet se “recesioni është i pashmangshëm” apo se “duhet bërë gjithshka për të shmangur depresionin ekonomik”, se parashikimet e zymta shkojnë deri atje sa të vlerësojnë se rreth 10-15% e PBB botëror mund të “avullojë” gjatë vitit 2020 (ose një humbje prej rreth 10-12 triliardë usd) – ekonomistët dhe institucionet e specializuara në këtë fushë, po reflektojnë intensivisht se si do jetë “day after”, cfarë pritet të ndodhë me ekonominë në epokën “post-coronavirus”, cilat janë sfidat që na presin dhe si duhet të përgatitemi për to? Masat mbështetëse dhe politikat buxhetore e monetare që po preferohen masivisht në këtë situatë – , po na përgatisin pozitivisht apo negativisht për daljen nga kriza?

Recesioni ekonomik po troket në dyert e shumë ekonomive e shteteve. Llogaritjet janë përqëndruar në gjerësinë dhe kohëzgjatjen e tij, elemente që do të përcaktojnë numrin e falimentimeve, numrin e të papunëve, koston e mbështetjes masive të ekonomisë që po aplikohet aktualisht. Disa sektorë janë prekur rëndë : turizmi, shërbimet, tregëtia, hoteleritë e restorantet, industria, ndërtimi, transporti. Shkalla e dëmtimit të këtyre sektorëve do të jetë në funksion të periudhës së bllokimit të aktivitetit ekonomik dhe “distancimit social”, nga “përfitimet e tyre në raport me paketat ndihmëse ekonomoko-financiare”, nga mundësia dhe kapaciteti i tyre për ta përballuar individualisht krizën e kësaj situate të jashtëzakonshme.



Por, shumë ekspertë, ekonomistë e bankierë, mendojnë se “coronavirusi ishte goditja e fundit dërrmuese e një recesioni të paralajmëruar që dëshmonte fundin e një cikli 10-12 vjecar ekonomik e financiar, dhe hedhjen e bazave për fillimin e një cikli të ri, pjesa më shpresëdhënëse e të cilit janë vitet e para kur ndodh dhe rritja ekonomike intensive”. Kontraktimi aktual i aktivitetit prodhues e shërbimeve, a do të shoqërohet, ashtu sic ndodhi në vitin 2010, me një zhvillim intensiv ekonomik dhe financiar, apo ky recesion do të zgjasë më shumë duke marrë përmasat e një stanjacioni afat-gjatë? Analizat dhe diskutimet janë përqëndruar në parashikimin e formës që pritet të ketë ky proces : do jetë në formë V dmth, rënie e shpejtë dhe një rringritje po kaq e shpejtë?, në formë U dmth, rënie – stanjacion – rringritje; në formë L dmth, rënie dhe një stanjacion i gjatë më pas?, apo në formë Ë dmth, rënie, ringritje e lehtë, rënie dhe pastaj një rringritje më e qëndrueshme.

Ekspertët dhe institucionet ndërkombëtare si FMN, Banka Botërore, BERZH apo OCDE janë të ndarë në vlerësimet e tyre ndërmjet modelit V dhe U, ndërkohë që vendet e varfëra dhe të pazhvilluara nuk përjashtohet mundësia e modelit L. Nëse bizneset mund ti shtyjnë dhe ti realizojnë disa muaj më vonë investimet e tyre, të cilat aktualisht janë të kontraktuara, atëherë, modeli V është më i mundshëm, duke i hapur rrugën një faze të re të rritjes ekonomike; por, nëse një numër i madh biznesesh apo agjentësh ekonomikë, dobësohen rëndë dhe nuk rezistojnë dot në këtë situatë, atëherë, modeli U – dhe në rastin më të keq dhe më pesimist, modeli L – mund të jetë skenari i mundshëm që e pret ekonominë. Gjithshka varet nga mundësitë e bizneseve për të mbajtur dhe ruajtur kapacitetet e tyre prodhuese, duke “krijuar mundësitë që të përfshihen më shpejtnë fazën rritëse që pritet të ndodhë”, ndërsa dobësimi apo rreziku i falimentimit të tyre, do shkatëronte kapacitet prodhuese të tyre duke e bërë të vështirë rritjen e investimeve dhe përfshirjen në faën e rritjes ekonomike intensive të “fillimit të ciklit të ri ekonomik post-coronavirus”.



Vende të ndryshme tashmë kanë filluar analizat dhe llogaritjet se cila do jetë kurba e ndryshme e ciklit post-coronavirus. Kështu p.sh., SHBA, Italia, Franca, Anglia, Sllovenia, Hollanda, Belgjika,Turqia, mendojnë se do jenë në situatën V, Spanja, Greqia, Kroacia, Serbia, Portugalia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi – vende ku turizmi zë një peshë të rëndësishme në ekonomi – , vlerësojnë se kurba më mundshme për to është U-ja. Besoj se edhe Shqipëria duhet të përgatitet për një kurbë U por koha për të filluar rringritjen ekonomike – intervali i poshtëm i U-së – pritet të jetë pak më e gjatë për faktin se ne pësuam dy gotitje të rënda, tërmetin e 26 nëndorit dhe efektin e koronavirusit, ndërkohë që jemi një vend shumë i varur nga konsumi i brendshëm, ecuria e të cilit kushtëzon dhe një pjesë të rëndësishme të të ardhurave buxhetore. Ndërkohë, mjaft prej vendeve të varfëra apo në zhvillim, i tremben një skenari të kurbës L, me vështirësi të mëdha për të filluar rringritjen.

Në këtë këndvështrim, tashmë ka filluar dhe vlerësimi i politikave ekonomike, financiare e monetare relaksuese që po aplikohen për përballimin e krizës. Cili do të jetë efekti i tyre në “ekonominë e muajve të ardhshëm”? Një nga përgjigjet që po bëhet frekuente është se “politikat monetare që duket se kanë arritur në limitet e tyre me injektimet masive të monedhës në qarkullim nuk jep garanci se do ketë reaksion pozitiv nga agjentët ekonomikë dhe mbështetjen strukturore të ekonomisë”. Përqindjet negative të interesit janë një fenomen i ri i panjohur dhe i papërdorur në krizat e tjera, qoftë në 1929 apo në 2008. Pikëpyetjet për efektet kolaterale të tyre, sidomos në periudha aftmesme janë të mëdha. Mbështetja direkte dhe indirekte e bizneseve me likuiditet duhet të vazhdojë gjatë gjithë periudhës së bllokimit të aktiviteteve të tyre duke mos qënë e kufizuar në vetëm disa javë apo muaj.

Nga pikëpamja makroekonomike, sidomos vendet e zhvilluara, po orientohen cdo ditë e më shumë drejt stimujve buxhetorë duke rritur ndjeshëm deficitet buxhetore dhe borxhin publik. Por, përtej “euforisë së momentit për efektet e tyre pozitive në shpëtimin e ekonomisë, tashmë, shumica e agjentëve ekonomikë mendojnë se kjo nuk është gjë tjetër vecse një taksë e re speciale afatgjatë që synon shfrytëzimin apo përdorimin e sotëm të një pjese të rritjes ekonomike të së nesërmes. Ekspertë të shumtë vlerësojnë se përdorimi kaq i gjërë i këtij instrumenti krijon efektin e quajtur “crowding out”, sipas së cilit rritja e madhe e shpenzimeve publike dekurajon investimet dhe shpenzimet private, sidomos në periudhën e post-krizës.

Debati më i madh ndërmjet ekonomistëve, politikanëve dhe bankierëve ka të bëjë me dilemën “nëse në këtë situatë krize emergjence ekonomike, ndihmat për biznesin duhet të jenë automatike dhe gjithëpërfshirëse – duke harxhuar para buxhetore edhe për biznese jo rentabël dhe informalë -, apo, që në këtë fazë – përvec ndihmave direkte për punonjësit dhe garantimin e fuqisë blerëse dhe konsumit të tyre – të ketë një seleksionim paraprak se cili biznes do ndihmohet? Nëse duhet të pranojmë veprimin e procesit Shumpeter-ian të “shkatërrimit krijues” që në këto momente, apo ky proces duhet shtyrë për një fazë të mëvonshme post-krizë?

A duhet të mendojmë që tani, në këto kushte emergjence, që paratë kryesore mbështetëse të qeverive dhe bankave, dmth, fluksi i kapitaleve, të fokusohen jo vetëm në sektorët më të prekur nga kriza, por gjithashtu të kenë “dhe një sy hapur drejt bizneseve e sipërrmarjeve inovative të së ardhmes, drejt sipërrmarjeve, degëve e aktiviteteve që garantojnë kontribut të madh në rritjen ekonomike”? A duhet të “ruajmë dhe konsolidojmë” një kategori biznesesh, kryesisht të mëdha dhe shumë të mëdha, që mbijetojnë vetëm falë mbështetjes dhe garancisë shtetërore, vetëm falë klientelizmit politik e tenderave publikë, në dëm të një konkurrence të ndershme e transparente në treg? Së fundi, bllokimi aktual i flukseve të tregëtisë ndërkombëtare, po krijon bindjen se “zhvillimet ekonomike të së ardhmes do tentojnë drejt një lokalizimi më të madh të industrive kryesore prodhuese e shërbimeve”.

“Globalizimi” që cdo ditë e më tepër po shpallet e vlerësohet si një nga shkaktarët e këtij kolapsi ekonomik, po reflektohet që të zëvendësohet me “glokalizimin”, si tendencë e ruajtjes se veçantisë së vlerave kombëtare e vendore. Shumë nga vendet e zhvilluara po mendojnë skenarë të “rrikthimit në atdhe” të një pjesë të kapitaleve dhe industrive prodhuese në mënyrë që të jenë më të strukturuar dhe të pavarur në përballimin e krizave të ardhshme. Natyrisht që kjo tendencë do ndikojë shumë në gjithë ekonomitë e vendeve të ndryshme të botës, sidomos në vendet në zhvillim të cilat janë shumë të ekspozuara nga globalizimi, sidomos në raport me IHD.

Edhe pse, në valën e luftës dhe angazhimeve maksimale me natyrë shëndetësore, analizat dhe gjykimet për skenarët e pritshëm ekonomikë post-coronavirus mund të duken paksa “luks e të parakohëshëm”, pikërisht kur kurba e coronavirusit do të jetë drejt fundit, kurba e efekteve negative në ekonomi do të jetë në majën e saj, duke kërkuar masa e politika të sakta për të dalë sa më pak të dëmtuar ekonomikisht e financiarisht, dhe për të patur gati strategjitë e zhvillimit në ciklin e ri ekonomik që pritet të fillojë në rastin më të mirë në tremujorin e tretë ose të katërt të këtij viti, ose në rastin më pesimist, në 6 mujorin e parë të vitit 2021.

Më ushqim dyqanët nuk do të mbetë bosh

Në ditët më të hershme të Koronavirusit, supermarketet lokale dukeshin si një ëndërr e keqe për shumë njerëz. Teksa hyje brenda dyqaneve gjëja e parë që binte në sy ishin pikërisht radhët e gjata të njerëzve dhe sigurisht raftet e produkteve më thelbësore që boshatiseshin si asnjëherë më parë çka sigurisht krijoi panik dhe shtyu shumicën të blinin më shumë së sa zakonsiht.

Ndërsa lajmet për Covid-19 rrëmbyen vëmendjen e botës, dyqanet tona ushqimore, zakonisht duke shpërthyer me çdo send që duam, filuan të “zhvisheshin” nga blerësit prej letrave higjienike, ujit, orizit, fasulet, makaronat, bukë dhe ushqimet e ngrira. Pamjet qarkulluan edhe në internet të rafteve bosh në fund të janarit, duke bërë që blerësit të radhiten para hapjeve të dyqaneve dhe duke mbaruar kështu sendet thelbësore edhe në faqet e blerjeve elektronike si Amazon Fresh. Krahasuar me të njëjtën javë në vitin 2019, shitjet e fasuleve në SHBA u rritën 37%, orizin25% dhe makaronat 10%.

Tani, kur fillon Prilli dhe blerësit vazhdojnë të blejnë me shumicë, zinxhirët ushqimore janë hedhur në veprim. Shitësit me pakicë janë bashkuar me prodhuesit, punëtorët e depove dhe operatorët e zinxhirit të furnizimit për të zbatuar politika emergjente për të përmbushur këto kërkesa të mëdha. Por, edhe në mesin e pasigurisë – dhe përkundër mungesës së dukshme, ekspertët në të gjithë sistemin e ushqimit po kërkojnë të na sigurojnë kundër asaj që mund të jetë frika përfundimtare e blerësve: që një zinxhir i mbingarkuar me furnizime ushqimore mund të çojë në mungesë ushqimi.


“Unë mund ta kuptoj përfundimisht shqetësimin e njerëzve. Kurdoherë që hyjnë në dyqan ushqimor, ata janë mësuar të shohin gjithçka … por në thelb, kur mendoni për prodhimin dhe shpërndarjen e ushqimit, ushqimi prodhohet me një ritëm të lartë tani, “thotë Lowell Randel, nënkryetar i Global Cold Chain Alliance (GCCA) në SHBA.


Ajo që një krizë siç tregon koronavirusi i ri për sistemin ushqimor, më shumë sesa pikat e tij të dobëta, është në të vërtetë fleksibiliteti dhe forca e tij nën presion. Zinxhiri i furnizimit mbështetet në disa mekanizma që përfshijnë industrinë, të cilat janë krijuar për tu përshtatur kur godasin fatkeqësitë natyrore – ose kur sektorët e ushqimit duhet të alternohen gjatë pikave të prodhimit sezonal. Me fjalë të tjera, ne kemi qenë këtu edhe më parë.

“Ky është pak më ndryshe sepse është i zgjatur dhe është kudo … [por] kur një uragan po i afrohet vendit, sjellja e konsumatorit është saktësisht e njëjta [si tani]”, thotë Fred Boehler, CEO i firmës së zinxhirit të furnizimit me qendër në Amerikë Americold Logistics. Modelet e sjelljes mund të jenë të njëjta, por kur kërkesa për ushqim përforcohet në shkallë të pashembullt në të gjithë kombet, shumë fabrika duhet të zhvendosen në “kapacitet të plotë” – një gjendje e shkallës maksimale të prodhimit, zakonisht e kursyer për situata emergjente si kjo pandemi.

Rregullimi i kërkesës në ndryshim të blerësve në vazhdën e Covid-19 ka qenë një detyrë herkuliane, por ekspertët pajtohen që vepriminë këtë mënyrë është mirë nën kontrollin e sistemit, dhe jo të shkaktojë alarm

2020-04-03

Sekretet kineze për Corona virusin COVID-19-të

Sipas një raporti të shërbimeve sekrete të SHBA-së përgatitur për Shtëpinë e Bardhë Pekini e ka ulur numrin e rasteve të të infekturave me virusin CORONA dhe të vdekjeve prej tij. Të dhënat kineze priten të analizohen.

    
BdTD - China | Freiwillige desinfizieren das Qintai Grand Theatre in Wuhan (Reuters/A. Song)
Agjencia e lajmeve "Bloomberg News”,"Rojter",AFP" citon tre zyrtarë amerikanë, që nuk kanë dashur të identifikohen, të cilët thanë se të dhënat që ka bërë publike Kina lidhur me numrin e infeksioneve dhe të vdekjeve janë qëllimisht jo të plota. 

Dy nga zyrtarët thanë madje për "Bloomberg News” se shifrat e publikuara nga Kina janë të falsifikuara. 

Megjithatë deri tani nuk është bërë publike asnjë detaj i mëtejshëm rreth raportit.
Kina i hodhi menjëherë poshtë përfundimet e raportit të të shërbimeve sekrete të SHBA-së. 
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Hua Chunying, tha se Kina kishte qenë "e hapur dhe transparente" në lidhje me shtrirjen e shpërthimit të virusit dhe e akuzoi Uashingtonin se po përpiqet t'ua "kalojë fajin të tjerëve".
Edhe shkencëtarët kanë dyshime
Die Sprecherin des chinesischen Aussenministeriums Hua (picture-alliance/dpa/Kyodo)
Ekspertë nga fusha e mjekësisë i janë bashkuar gjithashtu korrit të skepticizmit lidhur me numrin e infeksioneve dhe të vdekjeve në Kinë. Kryetari i Shoqatës Botërore Mjekësore me qendër në Francë, Dr. Frank Ulrich Montgomery, tha se shifrat e Kinës nuk janë të besueshme.
Sipas Montgomery shifrat e ulëta kineze janë "të pakuptimta" dhe Pekini është duke ofruar shifra të gabuara.
Megjithatë ai pranoi që edhe vende të tjera punojnë me të dhëna të pasigurta, sepse shpesh nuk kanë në dispozicion të dhëna më të mira, gjë që vjen edhe si rezultat i mungesës së testeve të duhura.
Mijëra urna të dërguara në provincën Hubei
Coronavirus in Italien Särge vor Krematorium von Piacenza (picture-alliance/dpa/AP/LaPresse/C. Furlan)
Sipas mediave shërbimet funerale në provincën Hubei kanë porositur javët e fundit mijëra urna. Dhe numri i urnave të dërguara në provincë është shumë herë më i madh numri i personave të deklaruar so të vdekur nga shpërthimi i virusit CORONA.
Media kineze "Caixin” publikoi fotografi ku shihet se vetëm për Vuhanin  janë dërguar deri në 8,500 urna.
Por edhe radhët e gjata të të afërmve të të vdekurve që presin përpara shërbimeve funerale kanë nxitur gjithashtu shqetësimin se përmasat e vërteta të shpërthimit të virusit nuk janë bërë publike.

F.B

Çfarë u duhet SARS-CoV-2 për mbijetesë


A do të zhduket virusi Korona me rritjen e temperaturave? Virologu Thomas Pietschmann shpjegon, se përse pranvera vërtetë na jep shpresë e përse gratë janë qartësisht në avantazh në luftën kundër sëmundjes prej virusit.

Can Coronavirus Be Stopped and How Have Other Pandemics Ended?
Shpresa është, që në pranverë gjithçka do të bëhet më mirë. Nëse shkon mirë, virusi i ri korona i njohur edhe me emrin SARS-CoV-2, do të ketë të njëjtin fat si edhe virusi i gripit. Pranvera me temperaturat në rritje do t'i jepte fund atij e kësisoj i gjithë ky tension do të kalojë. Sezoni i virusit korona do zbehej po ashtu si edhe vala e gripale, që çdo vit merr fund me mbarimin e dimrit.

Kaq përsa i përket shpresës. Por nëse virusi SARS-CoV-2 do të ketë të njëjtin mutacion sikurse dëshirohet, këtë nuk mund ta thonë me precizion të saktë as virologët sikurse thekson edhe Thomas Pietschmann "parë rreptësisht dhe për ta thënë sinqerisht nuk mund të parashikohet një gjë e tillë, sepse ne nuk e njohim këtë virus."

Pietschmann është virolog molekular dhe studion në qendrën për studimet eksperimentale dhe klinike të infeksioneve, e quajtur Twincore, në Hanover. Ai merret me të ashtuquajturat viruse RNA - tek të cilat bën pjesë p.sh. edhe virusi i hepatiti C. Edhe SARS-CoV-2 bën pjesë në këtë grup.

Virus? I panjohur!

"E veçanta në këtë virus është, që njeriu konfrontohet për herë të parë me të. Prej të dhënave, që kemi nga Kina, mund të arrish në konkluzionin, që virusi vetëm një herë ka kaluar nga një kafshë tek njeriu e është përhapur në këtë mënyrë ", thotë Pietschmann.

Me fjalë të tjera ndryshe nga viruset e influencës, me të cilat pothuajse kushdo ka kontaktuar një herë, sistemi ynë i imunitetit nuk është i përgatitur për një sulm prej virusit korona.

Kësaj i shtohet edha fakti, që hemisfersa veriore aktualisht është perfekte për përhapjen e shpejtë të viruseve. Nga njëra anë është temperatura. Viruset aspiratore, pra ato që përhapen përmes aparatit të frymëmarrjes, e kanë shumë të lehtë, kur është ftohtë. "Viruset kanë stabilitet të lartë kur temperaturat janë të ulëta. Ngjashëm si me ushqimet, që në frigorifer qendrojnë më gjatë", shpjegon Pietschmann.

Ftohtë dhe thatë, ju lutem!

Sa më ngrohtë bëhet, aq më të vështira bëhen kushtet për viruset. "Virusi korona është i rrethuar nga një shtresë ipide, pra yndyrore", thotë Pietschmann. Kjo shtresë nuk i reziston të nxehtit, ndaj virusi me rritjen e temperaturave do të ngordhë shpejt. "Viruse të tjera, si ai noro janë më të qendrueshëm, sepse ato përbëhen nga proteina dhe molekula trashëguese."

Për viruse të tjera temperatura luan gjithashtu rol sekondar. Viruse dengue shfaqen kryesisht në rajonet tropikale dhe subtropikale. Kjo nuk ka të bëjë aq me atë që ato preferojnë të nxehtit, por me faktin se zonat e ngrohta janë habitati i mushkonjave që e përçojnë këtë virus. "Rolin kryesor për përhapjen e këtij virusi në këtë rast nuk e luan temperatura, por insekti ose kafsha që e transmeton virusin", thotë Pietschmann.

Lagështia e ajrit luan gjithashtu rol në përçimin e viruseve të aparatit të frymëmarrjes. Nëse viruset dalin jashtë përmes një teshtime të fortë nga personi që është prekur prej tyre, ato qëndrojnë në ajër. "Në ditët me të fohtë të thatë bulëzat nga frymëmarrja me viruset që mbajnë brenda qëndrojnë më gjatë në ajër, se sa kur ajri është i lagësht", thotë Pietschmann.

Në këtë mënyrë viruset përhapen shumë shpejt. Sidoqoftë fillimisht ato përhapen në heshtje dhe fshehurazi. Nga kontakti i parë me virusin deri në shfaqjen e simptomave të para mund të kalojnë disa javë. Kohëzgjatja e inkubacionit varet nga tiparet dhe biologjia e virusit.

Kromozimi i dyfishtë X dhe estrogjenet

Temperaturë, dhimbje dhe dridhje janë simptomat tipike të një sëmundjeje virale dhe shenjat që trupi i lufton viruset që kanë depërtuar në të. Se sa e suksesshme është kjo luftë, varet jo vetëm nga mosha dhe gjendja shëndetësore e të infektuarit, por edhe nga seksi. Edhe në rastin e virusit korona shifrat flasin, që femrat kanë shanse më të mira për ta përballuar krahasuar me meshkujt. Kuota e vdekshmërisë tek burrat me 2,8 përqind është dukshëm më e lartë se tek gratë me 1,7 përqind.

"Kjo ka nga njëra anë arsye gjenetike", thotë Pietschmann, "sepse disa gjene relevante për imunitetin, p.sh. gjenet që janë përgjegjëse të njohin ngacmuesin, janë të koduara në kromozomin X." Meqënëse femrat kanë dy kromozome X dhe burrat vetëm një atëherë gjinia femërore është në avantazh të jetë më e mbrojtur.

Edhe hormoni femëror estrogjen i ndihmon gratë, që të mbrohen ndaj sëmundjeve virale. "Disa gjene relevante në aspektin imunologjik kanë edhe elementë lidhës për estrogjenet, atje ku aktivizohen këto gjene. Kjo do të thotë, që këto gjene komandohen edhe prej hormoneve", shpjegon Pietschmann.

Ndoshta sezoni i koronës do të mbyllet me fillimin e pranverës në hemisferën veriore. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ndërkohë është regjistruar një rast me SARS-CoV-2 në Brazil, në hemisferën jugore, ku dimri pritet të fillojë.

Florri Bruqi : Surprizat për Coronavirusin COVID - 19



Nga studimet e shumta që po kryen javët e fundit mbi karakteristikat e koronavirusit, një nga më të rëndësishmit është ai mbi jetëgjatësinë tij jashtë organizmave të gjalla. Një e dhënë tejet e rëndësishme, duke menduar se jeta jonë është një shumatore prekjesh, kontaktesh dhe aksionesh ku ndërveprojmë me pajisje të ndryshme.
virus 1100x620
Studiuesit kanë përmbledhur fazat e jetëgjatësisë së koronavirusit në disa periudha të caktuara.

Can Coronavirus Be Stopped and How Have Other Pandemics Ended?

3 orë. Me sa dihet deri më tani, ky është harku kohor në të cilin koronavirusi mund të mbijetojë dhe të infektojë në formën e spërklave, edhe pse nuk kemi ende prova që një kollitje e vetme mund të shkaktojë infeksion.
Educational & Outreach Materials (COVID-19) | SCDHEC
Deri në 72 orë. Studimet tregojnë se koronavirusi mund të mbijetojë në sipërfaqet e forta dhe të shndritshme deri në tre ditë. Këtu futen të gjitha objektet plastike, ato me xham, si dhe materialet metalike si inoksi dhe çeliku. Ndërkohë, koronavirusi nuk “parapëlqen” objektet në bakër, element nga i cili zhduket pas “vetëm” 4 orësh.
Infographic: COVID-19
Virusi humb forcën e tij me kalimin e orëve, por është mirë mos të preken materiale të tilla në ambiente publike, dhe në qoftë se kjo ndodh, mos të preket fytyra para se të lahen mirë duart.
Why the Covid-19 coronavirus is worse than the flu, in one chart - Vox
Deri në 24 orë. Materialet poroze, si letrat, kutitë e kartonit, por edhe rrobat, shpesh herë mendohet se mbajnë më shumë papastërtitë, por e vërteta është që nuk e favorizojnë virusin, që zhduket pas një dite nga këto sipërfaqe. 

Dr. Tom Frieden: There's a long war ahead and our Covid-19 ...

Gjithsesi, edhe në këto raste, mbeten këshillat e thëna për materialet plastike.

UNAIDS and China working together during the COVID-19 outbreak to ...
Jetëgjatësia e virusit që ka prodhuar pandeminë përkthehet normalisht në një seri normash që mund të merren në përditshmërinë tonë, edhe kur ajo është e kufizuar.

Coronavirus: Symptoms, death rate, where it came from, and other ...
Kur shkoni në dyqan, mbani gjithmonë me vete produkte antibakteriale, jo të gjitha dyqanet e kanë në dispozicion të klientëve. 

COVID-19 coronavirus in pictures | healthdirect

Kur paguani, edhe pse materiali plastik i kartës së kreditit mund të mbajë gjatë virusin, sërish është e vështirë që të preket nga njerëz të tjerë, dhe këshillohet kundrejt kartëmonedhave dhe monedhave.

Chart: Where COVID-19 Has Been Confirmed in the U.S. | Statista

Ushqimet në kuti nuk kanë probleme po u dezinfektua pakoja, ndërkohë që rekomandohet që frutat, edhe ato që qërohen, të lahen shumë mirë përpara.
Two thirds of COVID-19 cases exported from mainland China may be ...
Në dyqanet që kryejnë shërbim në shtëpi, preferoni paketimet poroze, pra me karton dhe letër dhe jo pakot plastike, duke shmangur sa të jetë e mundur personat që ofrojnë shërbimin, dhe që hynë në kontakt me shumë njerëz.

Infection Trajectory: Which Countries are Flattening their COVID ...

Kini kujdes me gjeste që nga momenti që kryen në mënyre automatike, nuk mendohen si të rrezikshme. 

COVID-19 – Kitsap Economic Development Alliance

Butonat e ashensorëve, mbajtëset metalike, aparatet e tharjes në banjot publike, janë të gjitha potencialisht të rrezikshme.


EDHE KJO NDODHë NË KOHËN E CORONAVIRUSIT COVIT -19-TË


Në një kohë kur shumë njerëz mbajnë maska dhe doreza për t’u mbrojtur nga koronavirusi, ka disa prej tyre që kanë vendosur të marrin masa më interesante.
Në këtë fotogaleri mund të shikoni disa nga masat mbrojtëse më të çuditshme dhe të jashtëzakonshme që ju kanë zënë sytë.






























Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...