Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/03

Gjykata Kushtetuese nuk mund të pastrojë çdo bërllok të shkaktuar nga partitë politike


Enver Robelli

Nga Enver Robeli 


Polarizimi ekstrem politik, gara e politikanëve për kontrabandim vendimesh, tentimi që me çdo kusht t’i hapet gropa kundërshtarit politik kanë ndikuar që shumë çështje të politikës kosovare të përfundojnë te Gjykata Kushtetuese. Me gjasë përveç Kosovës nuk ka vend tjetër në rajon ku Gjykata Kushtetuese thirret aq shpesh për të pastruar bërllokun e politikës. Por Gjykata Kushtetuese nuk mund t’i zgjidhë të gjitha prapësitë që i shkaktojnë partitë politike.


1. Carl Schmitt apo Hans Kelsen?

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pezullimin e dekretit të presidentit për emërimin e kandidatit të LDK-së për postin e kryeministrit, secila palë bën interpretimet e veta. Disa gëzohen, disa hidhërohen, e disa thonë se jo gjithçka është e kapur në Kosovë, sepse – ja shembulli! - Gjykata Kushtetuese, kësaj radhe, u përpoq të kufizojë dëmin që LDK dhe partitë e tjera, në bashkëveprim me presidentin, po tentonin t’ia shkaktonin rendit kushtetues, parlamentar e gjithështetëror të Kosovës. Por, as vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese nuk e zgjidh problemin, nuk do ta zgjidh as pasi gjykata të marrë vendim përfundimtar me gjasë deri në fund të muajit maj.

Fakti që partitë politike në Kosovë aq shpesh i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, tregon nivelin e tyre katastrofal të politikëbërjes. Pa asnjë dallim. Domethënë: parti të paafta për të menaxhuar kriza politike, të cilat kërkojnë t’ua zgjidh Gjykata Kushtetuese. Parti që syhapur futen në aventura dhe përfundojnë në Gjykatë Kushtetuese. E këtu po dallohet për të keq edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe qeveria e komanduar prej saj. T’ia bësh me dije Gjykatës Kushtetuese (përmes letrës dhe aludimit!) se po ju monitorojmë nëse po merrni vendime në pajtim me ligjet është – thënë më së buti – e papranueshme. Dhe këtu përgjegjësinë kryesore e bartin kryeministri në detyrë dhe ekipi i tij. Yryshi triumfalist është papjekuri kolosale politike. Kjo sjellje neverit shumë qytetarë.

Juristi i madh gjerman Carl Schmitt në debatin e tij të famshëm me rivalin e tij Hans Kelsen argumenton se tentimi për të zgjidhur kriza politike me rrugë gjyqësore nuk funksionon. Andaj Schmitt mendonte se nuk duhet të ketë fare Gjykatë Kushtetuese. Hans Kelsen, babai doktrinar i gjyqësisë kushtetuese, përfaqësonte mendimin se duhet të ekzistojë një gjykatë e veçantë, jashtë sistemit të rregullt gjyqësor, që si autoritet final interpreton Kushtetutën. Pa marrë parasysh kush ka të drejtë (Schmitt apo Kelsen), është mirë që disa në VV t’i kuptojnë më mirë këto debate juridike dhe të lënë anash lojërat infantile me letra e me selame për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Tjetri mund të bindet me argumente, jo me kërcënime qesharake.

2. Dy detaje nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese

I pari: Në biografinë e gjykatësit Radomir Laban, i cili përfaqëson pakicën serbe, shkruan se: “Gjyqtari Laban gjithashtu ka punuar në Administratën Republikane të Doganës, dega në Prishtinë në periudhën 1994–1999, si dhe në pozita të ndryshme në Zyrën e Doganës në Xërxë dhe në vendkalimin kufitar Qafa e Prushit”. Formulimi “administratë republikane” mendon qartë Republikën e Serbisë. Në vitet 90-të Republika e Serbisë ka qenë pushtet pushtues në Kosovë. Rrjedhimisht, formulimi “administratë republikane” (duke menduar për Serbinë) në webfaqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës është problematik. Laban mund të shkruajë çfarë të dojë në biografinë e tij, por është me rëndësi që Gjykata Kushtetuese qoftë edhe me një fusnotë ta shpjegojë se termi “administratë republikane” nënkupton pushtetin e dhunshëm serb të viteve 90-të, i cili nuk pranohet nga shumica e qytetarëve të Kosovës. Laban, i emëruar nga Hashim Thaçi më 2018, ka një histori interesante. Në vitin 2011 është dënuar në Serbi me 6 vjet burg si zyrtar i doganës serbe. Sipas gazetës serbe “Blic” ai ka vuajtur gjysmën e dënimit ndërsa gjendej në paraburgim dhe po priste procesin gjyqësor, në periudhën 2006-2011. Pas gjykimit, Laban u lirua përkohësisht deri në pranimin e ftesës për të vuajtur dënimin, por ai iku në Kosovë. Në vitin 2017 gjykata në Kralevë lëshoi fletarrest për Labanin, ku u kërkua që ai t’i ekstradohet Serbisë. Gjykatësi Laban ndoshta e kryen punën e tij me nder, si përparësi mund të jetë edhe njohja e gjuhës shqipe dhe rrjedhimisht edhe njohja më e mirë e realitetit politik në Kosovë, por ai formulimi se ka punuar në “administratë republikane” kërkon një saktësim në respekt të opinionit të Kosovës.

Detaji i dytë: Vendimi për masë të përkohshme është marrë me shumicë votash. Domethënë në Gjykatën Kushtetuese ka gjykatës që nuk kanë parë asnjë problem në veprimet e fundit të Zyrës së Presidentit. Ekziston rreziku që në javët në vijim nga partitë që duan të krijojnë qeveri të rritet presioni ndaj gjykatësve që morën vendimin e sotëm në mënyrë që ata të ndërrojnë mendje për vendimin përfundimtar. Në fakt para vendimit të djeshëm kryetari i LDK-së iu drejtua me ton kërcënues Gjykatës Kushtetuese. Ai tha: “Në asnjë rast nuk ka arsye që të merret masë e parakohshme ndaj dekretit të Thaçit sepse konsiderohet që të gjitha arsyet që janë dhënë në kërkesën e VV-së janë paragjykime dhe të pabazuara”.

3. Dallimi mes Kosovës dhe Shqipërisë

Situata në Kosovë është kaotike, vendi gjendet në një qorrsokak, polarizimi politik është i madh, zhurma publike gati e padurueshme. Por Kosova së paku ka Gjykatë Kushtetuese, pa marrë parasysh a pajtohemi apo jo me vendimet e saj në të kaluarën, në të tashmen apo në të ardhmen. Është praktikë e mirë që partitë politike respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Shqipëria nën qeverinë e Partisë Socialiste nuk ka:

- Gjykatë Kushtetuese (jofunksionale)

- Gjykatë të Lartë (jofunksionale)

- Parlamenti është pa opozitë (pra, jofunksional)

- 99 për qind të pushtetit lokal e ka PS

- Shumica e mediave janë të dëgjueshme ndaj qeverisë, madje nganjëherë pa i shtyrë fare qeveria për këtë, thjeshtë kanë humbur besueshmërinë dhe vrapojnë pas agjendës së pushtetit

- E vetmja opozitë ndaj Edi Ramës është Brryli Broadway – dhe kjo nuk është aspak qesharake, në të vërtetë është tragjike. Por shyqyr që ekziston Brryli Broadway e të shpresojmë se nuk e ndalon qeveria me qorrferman

- Para se të binte regjimi komunist, shqiptarët e shtypur brohorisnin: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa". Fillimisht ndoshta duhet të modifikohet kjo parullë: "E duam Shqipërinë si Kosova”. Me Gjykatë Kushtetuese, së paku. Pastaj shkojmë të gjithë në bregdet...

Andrea Lorenzo Capussela : Kryeparlamentarja Vjosa Osmani duhet ta refuzojë votimin për Abdullah Hotin




Andrea Lorenzo Capussela

Nëse lihen mënjanë çështjet e virusit,, pyetja kryesore është se a duhet të formohet qeveri e re apo të shpërndahet Kuvendi. Shkëmbimi i letrave mes presidentit Hashim Thaçi e kryeministrit Albin Kurti ishte për këtë. Thaçi preferon zgjidhjen e parë, Kurti të dytën.

Thaçi e ka pyetur Kurtin-Vetëvendosjen që të nominojë një kryeministër, nën nenin 95 të Kushtetutës. Ata iu përgjigjen se zgjedhjet e reja, pasi virusi të lejojë, janë zgjidhja e vetme legjitime politike dhe kushtetuese. 

Pajtohem me legjitimitetin politik, më pak atë kushtetues: në këtë pikë, teksti i Kushtetutës duket të jetë në anën e Thaçit.

Kurti, megjithatë, nuk ka refuzuar të nominojë një kryeministër dhe ka shprehur rezerva të bëjë këtë.

 Për më shumë, nuk ka afat kohor për caktimin e një emri. Andaj, Thaçi ishte gabim kur tha se do të emërojë dikë tjetër, sepse Kurti-Vetëvendosje e kishte zgjatur shumë. 

Nuk është tejkaluar asnjë afat, disa ditë kishin kaluar, dhe Kurti-Vetëvendosje nuk kishte hequr dorë shprehimisht nga e drejta e tyre. Nëse Thaçi nominon dikë tjetër – Hotin e LDK-së, duket se shkeli nenin 96 të Kushtetutës.

Nuk jam ekspert i ligjeve të Kosovës: por kjo, mendoj, është shumë e qartë. Dua të flas për pasojat e tij.

Nëse emërimi i Hotit si kryeministër është antikushtetues, ai duhet të ndjekë një votim në Kuvend që garanton besimin në qeverinë e tij e që do të ishte njëjtë antikushtetues.

Nëse një votim në Kuvend është antikushtetues, ai nuk duhet të mbahet në radhë të parë. Kjo s’është e shkruar në Kushtetutë dhe Rregulloren e Kuvendit, sepse ishte vështirë e imagjinueshme që Kuvendi do të bënte votime antikushtetuese. 

Por kjo zbrazëtirë është pengesë për atë që them: nëse një votim është antikushtetues, do të ishte absurde të thuash se ai duhet të mbahet gjithsesi.

Por kush mund ta ndalë votimin? 

Përgjigjja është e qartë: duhet të jetë kreu i Kuvendit, që cakton agjendën dhe është përgjegjës për funksionimin e tij.

Andaj kryeparlamentarja Osmani duhet të refuzojë lejimin e votimit të kabinetit Hoti në agjendën e Kuvendit. Dhe ajo duhet të refuzojë pavarësisht nëse është kërkesë e Kryesisë së Kuvendit, presidentit Thaçi apo dikujt tjetër.

Dikush mund të kundërshtojë se kryeparlamentarja nuk është interpretuese apo gjykatëse e Kushtetutës, prandaj nuk mund të bëjë atë që po them derisa Gjykata Kushtetuese të thotë ashtu. Kjo mund të tingëllojë e arsyeshme, por është e gabueshme. Është e lehtë të dëshmohet pse.

Presidenti Thaçi po ashtu nuk është gjyqtar i Kushtetutës. Po, pavarësisht kundërshtimeve të kryeministrit Kurti, ai vendosi të mos e shpërndajë Parlamentin: Ai interpretoi Kushtetutën (gjithsesi, në pikëpamjen time) në kuptim të asaj që shpërndarja s’është e domosdoshme. Në barasvlerë, kur Thaçi e caktoi Hotin ai vendosi që Vetëvendosje është tërhequr nga e drejta e tyre për të nominuar një kryeministër, sepse kanë pritur tepër gjatë: kjo, sërish, është interpretim i Kushtetutës (dhe thjesht gabim, siç thashë). Në të vërtetë, të gjitha autoritetet e larta interpretojnë kushtetutën kur veprojnë, saktësisht për të vendosur si të veprojnë.

Sigurisht, nëse veprojnë gabimisht, Gjykata Kushtetuese mund të intervenojë e të rregullojë gabimet e tyre: më pas ata duhet të bëjnë atë që u thotë gjykata. Por roli i gjykatës, në mënyrë tipike, është të intervenojë pas veprimeve. Dhe ekzistenca e saj nuk ua heq autoriteteve më të larta nga detyra e tyre interpretimin e Kushtetutës, por ta bëjnë atë siç duhet dhe të veprojnë në pajtim. Kjo është puna e tyre, për këtë kanë marrë garanci në fuqitë më të mëdha publike.

Një tjetër përjashtim, më praktik: çfarë do të përfitonte Kosova nga kjo? 

Refuzimi i mbajtjes së votimit të Qeverisë Hoti vetëm do të shtynte gjërat.

Jo aq, sepse refuzimi i kryeparlamentares që ta vërë në votim në agjendë është i patejkalueshëm, për tri arsye:

 (1) Kuvendi nuk mund të votojë çështjet që s’janë në agjendë; 

(2) Kreu i Kuvendit “cakton agjendën, thërret dhe drejton seancat” e këtij organi (neni 67.7(2) i Kushtetutës), që nënkupton se askush tjetër nuk mund të caktojë agjendën; dhe 

(3) Kryeparlamentari ka gjithmonë të drejtë të bëjë ‘interpretimin final të Rregullores së Kuvendit para seancave plenare’ (neni 17.1 i Rregullores së Kuvendit). 

Andaj, pa pajtimin e Osmanit një votim për Hotin nuk mund të bëhet. Refuzimi i saj do të detyronte Thaçin të tërhiqej nga dekreti i tij ilegal për caktimin e Hotit, ose të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese nëse refuzimi i Osmanit është legal. Në të dyja mënyrat, Kosova do të përfitonte.

Dy argumente të tjera në favor të sugjerimit tim, përfundimisht, një pragmatik e një politik. Fillimisht, nuk është e këshillueshme të ketë ndryshim në qeveri përderisa pandemia po vazhdon, sepse përfshin një vakum të shkurtër në kapacitetin de facto të Qeverisë për të ushtruar funksionet ekzekutive (ministrave të rinj u duhet kohë që të formojnë kabinetet e tyre dhe të marrin vetë njohuritë për çështjet e hapura). 

Interesi publik sugjeron që të pritet deri të paktën kulmi i epidemisë të përfundojë qartë.

Tjetri argument është se garda e vjetër, që ishte inxhiniere e rënies së Qeverisë, është forcë e shpenzuar dhe e frikësuar politike.

 Ajo e sheh se populli po largohet prej saj; frikësohet se do të humbë fuqinë, për shkak të sjelljeve të saj në të kaluarën. 

Tani është një mace në qosh, që po i kalon koha. Macet në qosh janë të rrezikshme, gjithsesi. 

Nëse kam të drejtë të mendoj se kjo gardë e vjetër nuk është duke vepruar në interesin më të mirë të Kosovës, ka arsye të mira për ta mbajtur larg fuqisë sa më shumë që të jetë e mundur.

(Andrea Lorenzo Capussela është ekspert juridik, me përfshirje të gjatë në Kosovë dhe autori i librit “Shtetndërtimi në Kosovë: demokracia, korrupsioni dhe BE-ja në Ballkan”, botuar në shqip nga KOHA)

SHSKUK-ja bën furnizimet e para me barnat që përdoren kundër koronavirusit


Saranda Ramaj


Saranda Ramaj 

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) është furnizuar me dy barna, të cilat sipas presidentit amerikan Donald Trump, në SHBA kanë dhënë rezultate të mira te trajtimi i pacienteve me COVID 19.

Bëhet fjalë për blerjen e 240 dozave chloroquine dhe për 200 tjera të barit Azithromycin të cilat mësohet se i kanë marrë donacion.

Kjo është konfirmuar për Kohën nga Zyra e drejtorit të SHSKUK-së, Dr.Basri Sejdiu. Madje mësohet se ditëve në vijim pritet të blihen edhe sasi tjera të këtyre barnave.

Barnat në fjalë janë liferuar sot në QKUK.

Këto dy barna nuk janë të reja, por disa shtete kanë thënë se kombinimi i tyre ka dhënë rezultate pozitive te pacientët.

Nga burimet se tashmë janë porositur nga 400 doza prej këtyre produkteve.

Azithromycin | Bronchitis | Chlamydia | Order Azithromycin

Në fillim të javës që po vjen, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar pritet të furnizohet me dy barna, të cilat sipas presidentit amerikan Donald Trump, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë dhënë rezultate të mira te trajtimi i pacienteve me COVID 19.

COVID-19 FDA UPDATES - Food and Drug Administration of the Philippines


 Ministria e Shëndetësisë është duke zhvilluar procedurë të negociuar me një kompani për furnizim me ilaçet Hydroxychloroquine dhe Azithromycin.

FDA urges clinical researchers to go virtual in response to COVID ...

Këto dy barna nuk janë të reja, por disa shtete kanë thënë se kombinimi i tyre ka dhënë rezultate pozitive te pacientët.

Greenstone Limited 59762305102 - McKesson Medical-Surgical

Siç kanë thënë burimet tashmë janë porositur nga 400 doza prej këtyre produkteve.

Në Ministrinë e Shëndetësisë kanë pranuar vendimin për blerjen e këtyre dy ilaçeve, por nuk kanë folur zyrtarisht.


4th Way Fulfillment FDA Registered Certified Food Facility

“Në dy ditët e ardhshme pritet të bëhet furnizimi”, ka thënë burimi. Javën që po shkon, presidenti i SHBA-së ka përmendur këto dy produkte. Të shtunën përmes një postimi nw rrjetet sociale, presidenti Trump ka rekomanduar sërish të përdoren këto dy ilaçe “Hydroxychloroquine dhe Azithromycin.
Azithromycin for Traveller's Diarrhoea | Zava
“Nëse merren së bashku kanë shansin të ndryshojnë historinë e mjekësisë. Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA) ka ‘lëvizur malet’ - Faleminderit! Shpresojmë se të dyja së bashku (H funksionon më së miri me A, Revista Ndërkombëtare e Agjentëve Antimikrobikë) të vendosen në përdorim sa më shpejtë. Njerëzit janë duke vdekur, lëvizni shpejtë dhe Zoti iu bekoftë të gjithëve”, ka shkruar Donald Trump.

HCQ Plus Azithromycin: A Dangerous Combination? | MedPage Today

Megjithatë më 20 mars 2020 , CNN-i ka raportuar se nuk ka dëshmi shkencore për përdorimin e këtij kombinimi kundwr COVID 19. 

FDA Launches New Draft Guidance for Osteoarthritis Treatments ...

“Chloroquine nuk është aprovuar nga FDA-ja për të trajtuar koronavirusin dhe as nuk ka ndonjë ilaç tjetër. FDA e bëri të qartë në një deklaratë në të cilën thuhet se nuk ka medikamente ose ilaçe të aprovuara nga ajo për të trajtuar, kuruar ose parandaluar COVID-19”, thuhet në artikullin e CNN. 

Artikulli sqaron se në çfarë raste mund të përdoren. 

Avigan and chloroquine for Covid-19 treatment, UNAIR expert: Usage ...

"Për shkak se Chloroquine është aprovuar për qëllime të tjera, mjekëve u lejohet ligjërisht ta përshkruajnë atë për përdorimin ‘jashtë-etiketë’ në trajtim të koronavirusit nëse dëshirojnë. Por siguria dhe efektiviteti i saj nuk është provuar në lidhje me koronavirusin”, thuhet në këtë artikull. 
Chloroquine Phosphate Tablets 100 Mg, Chloroquine, Chloroquine ...
“Ne duam ta bëjmë këtë në mjediset e një prove klinike. Duhet një provë klinike e madhe, pragmatike, për të mbledhur informacionet e nevojshme dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të rëndësishme mbi përdorimin e tyre”, citohet se ka thënë komisioneri i Agjencisë amerikane të Ushqimit dhe Ilaçeve, Stephen Hahn.

Në faqen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë nuk ka të dhëna për efektin e këtyre barnave te pacientet me COVID 19. 

“Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se deri më tani nuk ka prova përfundimtare të efektivitetit të saj, por është pjesë e provave të vazhdueshme”, thuhet në një artikull të BBC-së të botuar një ditë me parë.

CDC removes chloroquine from guidance on COVID-19 therapy

Hydroxychloroquine përdoret për të parandaluar dhe trajtuar sulmet akute të malaries, ndërsa Azithromycin është përdorur për të trajtuar shumë lloje të ndryshme të infeksioneve të shkaktuara nga bakteret, të tilla si infeksione të frymëmarrjes, infeksione të lëkurës, infeksione në vesh, infeksione në sy dhe sëmundje seksualisht të transmetueshme. Të dy këto barna siç ka mësuar gazeta, gjenden në tregun e Kosovës thotë mes tjerash gazetarja e mirënjohur kosovare .

Në Kosovë janë gjithsej 45 mikrobiologë ,virusologë nuk ka.


Virologjia është nën-fushë e mikrobiologjisë, e cila merret me studimin dhe proceset e virusëve.

Në mungesë të virologëve, me studimin e virusëve në Kosovë janë marrë kryesisht mikrobiologët, kurse luftimin e infeksioneve të shkaktuara nga virusët e kanë bërë infektologët.

Një mikrobiolog i specializuar, mund të bëhet virolog pasi të ketë përfunduar edhe atë që quhet subspecializim.

Në Kosovë janë gjithsej 45 mikrobiologë. Prej tyre 14 punojnë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, derisa të tjerët nëpër institute brenda spitaleve rajonale në vend.

Gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit, i cili shkakton sëmundjen Covid-19, është ndjerë mungesa e virologëve, thotë Lul Raka, mikrobiolog.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ai numëron faktorët që kanë ndikuar që Kosova të mos ketë virologë.

“Ka 20 vjet që nuk ka pasur një planifikim adekuat kadrovik dhe as mbështetje financiare nga autoritetet shtetërore, për avancimin e kapaciteteve deficitare që i mungojnë Kosovës. Shpërthimi i kësaj epidemie na tregoi se çfarë roli kanë specializimet e fushës së shëndetit publik”, tha Raka, duke shpjeguar se nuk është Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ai që mund të diktojë kornizën e avancimeve në specializime specifike.

Në këtë kuadër, ai tha se mundësitë për këto subspecializime në Kosovë, janë të kufizuara, duke përmendur në radhë të parë mungesat e kapaciteteve njerëzore dhe laboratorike.

“Për të subspecializuar virologjinë, normalisht që duhet të keni teknologjinë e fundit të aparaturës, pajisjeve dhe duhet t’ju mësojë dikush që është virolog. Një pjesë e subspecializimit do të mund të kryhej edhe në Kosovë, por kjo nuk mjafton”, thotë ai. “Komponenta tjetër është personale dhe vjen nga vet mjekët. Koha shtesë, nga 4 deri në 5 vjet për subspecializim kanë bërë që sot të mos kemi asnjë subspecialist të virologjisë”.

Në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, tha se subspecializime në fushën e virologjisë nuk ka pasur, për shkak se interesimi primar i mjekëve në shumicën e rasteve ka qenë specializimi.

“Që të ketë një subspecializim në një fushë specifike siç është virologjia, duhet të ketë edhe kapacitete në infrastrukturën mjekësore, por dhe kuadër të subspecializuar të asaj fushe, i cili do të merrej me mentorimin e subspecializantëve”, shprehet Hoti.

“Në Ministrinë e Shëndetësisë nuk ka pasur kërkesa për subspecializime të tilla, ndoshta edhe nga fakti se ka munguar iniciativa individuale e specialistëve për një fushë të tillë subspecializimi”, thotë Hoti për Radion Evropa e Lirë.

Për ekspertët, pandemia me të cilën po përballet e gjithë bota aktualisht, duhet marrë edhe si zile alarmi, për investime më serioze në shëndetin publik.

Raka në këtë rrafsh thotë se, “shteti i Kosovës dhe të gjitha institucionet profesionale duhet të reflektojnë menjëherë duke stimuluar mjekët e rinj që të marrin aftësim specialistik në këto fusha, përfshirë edhe segmentin e subspecializimit në virologji”.

Ndryshe në Kosovë, përpos 45 mikrobiologë, janë edhe 40 infektologë si dhe 20 epidemiologë.

Radion Evropa e Lirë(REL)

Nga Frit RADOVANI : VIRUSI PYET: PO KET A E DINI SI SHKRUHET SAKT HISTORIA ?



WHISKY ASHT ANTIVIRUS

party, #time, #friends, #visky, #dance, #love, #it, #peac… | Flickr
Akademikët tanë perpara se me fillue me shkrue per “Historinë e lavdishme të Partisë” dhe “Rilindjes” saj, pijnë një gotë Whisky Antivirus. 

Fillon pastrimi trunit.

Historia del e saktë dhe nuk lejon hymjen e Virusit!

Ajo gotë i kjartëson mendjen, per mos me gabue datat!

Mbas saj gota e dytë i kujton fakte të tjera ma të sakta!

Zhduken dhe disa figura të dyshimta e shumë të vjetra.  

Në se fillon thamja e fytit, me te fillon edhe harresa…

Gota e tretë i zhdukë çfaqjet e Virusit (thatsinës fytit e pakjartësinë e mendimeve) dhe, ia kjartëson pamjen, tue i forcue besimin tek vetja se: “Vetem Ashtu Asht!”

Edhe po pat dyshime, Whisky i jep guximin e shkrimit.

Në fund të shishes, libri asht i saktë dhe perputhet me faktet e shkrueme edhe nga Akademikët e Akademisë, së para vitit 1985, kur asht botue Fjalori Enciklopedik i Akademisë Antishkencore të Tiranës së tiranve…Amen!

          Melbourne, 2 Maji 2020.

2020/05/02

Vjosa Osmani tregon qartë se a do të largohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, u ka dërguar “selame” atyre që ia tregojnë derën për të dalur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke aluduar në disa nga figurat e larta të kësaj partie.

Osmani ka thënë le ta provojnë t’ia tregojnë derën dhe do e shohin kush do del i pari.

Kurti e ka në dorë mjetin për ta mbajtur Qeverinë edhe pas ...

“Kanë tentuar të ma tregojnë derën. Le të provojnë të ma tregojnë derën dhe e shohim kush do del i pari”, ka thënë Osmani.

Në një intervistë për Desk, Osmani ka thënë se Agim Veliu ka kundërshtuar koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje. Madje, thotë se vetë Veliu ka potencuar në mbledhje të ndryshme para koalicionit, se ky koalicion me VV-në do të jetë i shkurtër.

“Njerëzit që kishin punuar vazhdimisht kundër koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, si zotëri Veliu dhe pa pasur asnjë votë qytetare, befasisht bëhen pjesë kryesore e vendimarrjen në negociata. Në shumë mbledhje të Kryesisë para lidhjes së koalicionit, Agim Veliu ka thënë se ky koalicion do të jetë i shkurtër”, ka thënë Osmani.



Mustafa: Nuk jam i interesuar të merrem me zonjën Osmani, nuk ...

Ndërsa kreu i LDK-së, Isa Mustafa, sot ka konfirmuar se Avdullah Hoti do të dërgohet si mandar te presidenti për formimin e qeverisë së re.

Përveç Hotit, Mustafa ka folur edhe për kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmanin, e cila nuk ishte e pranishme në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së.


Mustafa ka treguar se për LDK-në Vjosa Osmani do të mbetet në krye të Kuvendit, por varet nga Vetëvendosja, pasi sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese kjo pozitë i takon partisë fituese.

“Sa na përket neve, ne dëshirojmë të mbetet, duhet me e pritë a hapet ajo çështje, dihet sipas interpetimit të Gjykatës Kushtetuese ajo pozitë i takon partisë së parë të dalë nga zgjedhjet”, deklaroi Mustafa në konferencën për medie.

“Turp! Për çfarë faljeje flet Batoni ynë?”, Auron Tare reagon ashpër ndaj propozimit për amnistinë e serbëve: Kam parë me sy viktimat

“Turp! Për çfarë faljeje flet Batoni ynë?”, Auron Tare reagon ashpër ndaj propozimit për amnistinë e serbëve: Kam parë me sy viktimat

Studiuesi dhe historiani Auron Tare i 'përvishet’ analistit Baton Haxhiu, ky i fundit i lakuar shpesh si ‘këshilltari de fakto’ i kryeministrit Rama.

Sipas një deklarate publike të bërë në një televizion në Kosovë, Baton Haxhiu tha se “Marrëveshja Kosovë – Serbi duhet të përfshijë faljen e krimeve të luftës”.

Nga ana tjetër, në reagimin e tij Tare thotë se i vjen turp ta dëgjojë një propozim të tillë nga një kosovar, teksa kujton krimet e tmerrshme nga armët e Serbisë në kohën e luftës.

“Unë kam pasur fatin e mirë dhe të keq të kem qenë pjesë e një ekipi britanik, që ka ndjekur ngjarjet e Kosovës për 6 muaj në Tropojë në 1998 dhe 6 muaj të tjera në Kukës në ‘99-n. E kam përjetuar tragjedinë kosovare me të gjitha tmerret e saj. Kam parë karvanet e pleqve me fëmijë të tmerruar nga dhuna serbe, kam folur dhe nuk më ka zënë gjumi nga përshkrimet e burrave të torturuar dhe të traumatizuar nga torturat serbe, kam parë lotët e vajzave të përdhunuara që kishin tentuar vetëvrasje. Kam parë djem dhe vajza të reja të ardhura nga Europa per te luftuar ne rradhet e UÇK-së, të vrarë nga armët serbe. Unë nuk e di se ku ka qenë Baton Haxhiu në këtë kohë, por më vjen turp që dëgjoj nga një kosovar një propozim të tillë”, shkruan Auron Tare.

Reagimi i plotë i Tares:


Baton Haxhiu dhe plani i tij per të falur krimet serbe.


Simon Wiesenthal në librin e tij te famshem “The Sunflower” tregon per nje çifut në Aushvic, i cili u ndesh me nje dileme te madhe morale. Nje dileme e cila perfaqeson dilemen e popullit te tij Faljen ndaj persekutoreve. Simon Wisenthal na tregon se si nje ushtar SS i plagosur per vdekje kerkonte falje nga i burgosuri i Aushvicit duke kerkuar paqen perpara vdekjes se tij.

” me kot priste ne deshperim per fjalet e ngushellimit qe mund ti jepnin paqen qe kerkonte para vdekjes. ” Mbrapa dritares se katit te dyte une pashe nje burre me nje femije te vogel ne krahe. Robat e tij kishin marre flake. Ngjitur ishte nje grua

me siguri nena e femijes. Me doren e lire burre i vuri pellemben ne syte e femijes dhe u hodh ne rruge, Gruaja e ndoqi. Nga dritaret e tjera filluan te hidheshin trupa ne flake, Ne filluam te qellonim”
Ushtari S.S i cili mendonte se Ëisental ishte nje perfaqesues i races se tij perpiqej te kerkonte falje per te cliruar koshiencen perpara vdekjes qe po e priste nga casti ne cast.
Ai i lutet cifutit te denuar ne Aushvic per te pranuar faljen e tij , luten duke pritur me ankth fjalen qe do ti sillte nje vdekje te qete. Por djaloshi cifut, i cili me siguri priste vdekjen e afert ne kampin famekeq edhe pse i rrethuar nga shoket e ushtarit S.S te shtrire ne barele, qendroi i heshtur deri sa ushtari dha shpirt. Nje heshtje e cila e shoqeroi gjate gjithe jetes se tij si nje dileme e madhe morale. A mund te falen kriminelet?”

Ky pasazh i marre nga libri i nje prej ikonave te persekutimit cifut, Ëiesenthal flet qarte per dilemen morale ne se duhen falur persekutoret, ata qe masakruan nje popull te tere, ata qe dogjen me zjarr fshatra te tera, ate qe perdhunuan vajzat e reja qe shperngulen me qindra mijra njerez nga shtepite e tyre. Heshtja e Simon Ëiesenthal dhe drama morale e heshtjes se tij ka qene pike debati per shume autoritete fetare dhe filozofike. Por heshtja dhe mos falja e ketyre krimeve ka qene dhe eshte nje prej gureve te rendesishem ne themelin e Shtetit te Izraelit. Mu kujtua ky debat kur degjova Kosovarin Baton Haxhiu i cili me ze dhe figure propozonte faljen e krimeve serbe.

Une kam pasur fatin e mire dhe te keq te kem qene pjese e nje ekipi britanik qe ka ndjekur ngjarjet e Kosoves per 6 muaj ne Tropoje ne 1998 dhe 6 muaj te tjera ne Kukes ne 99. E kam perjetuar tragjedine kosovare me te gjitha tmerret e saja. Kam pare karvanet e pleqve me femije te tmerruar nga dhuna serbe, kam folur dhe nuk me ka zene gjumi nga pershkrimet e burrave te torturuar dhe traumatizuar nga torturat serbe, kam pare lotet e vajzave te perdhunuara qe kishin tentuar vetvrasje. Kam pare djem dhe vajza te reja te ardhura nga Europa per te luftuar ne rradhet e UÇK-së te vrare nga armet serbe. Une nuk e di se ku ka qene Baton Haxhiu ne kete kohe por me vjen turp qe degjoj nga nje kosovar nje propozim te tille. Eshte nje trup per nje gazetar dhe intelektual i cili propozon faljen e Krimeve ndaj popullit te tij. Baton Haxhiu ne se ka ndonje problem mund te shikoje modelin Izraeilit i cili vazhdon ende me nje kembengulje te admirueshme te kerkoje kriminelet naziste kudo ne Bote per ti sjelle para drejtesise. Sjellja perpara drejtesise e krimineleve qe masakruan popullin cifut edhe pas dekadash ka qene nje force e madhe morale e izraeliteve per t’i kujtuar botes mbare masakrat e shfarosjes. Po Batoni ynë për çfarë faljeje flet?

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...