2020-06-14

Poezi nga Fitore Haklaj



FITO DIELL..


Atë diell që nuk e pata kurrë


Në atë breg e në ato lumë

Diell i mjeri diell ku mbete ti

Pse s’të pata kurrë në gji



Nuk të preka kurrë më dorë

Nuk të pashë kurrë më sy

Nuk të ndjeva kurr në zemër

Nuk të mora kurr në shpirt



Ah diell i mjeri ti

Ti nuk shkon aty ku duhësh

Shkon në vend të gabuar

Aty ku nuk të meritojnë ty



Nuk ka asgjë më bukur

Kur hallin ta dimë ty

Ke rrespekt e harmoni

Kur në mes je edhe ti dashni



Diell të dua ty

Mos harro që jam këtu



Të pres

Kur zemrën të ma rrëmbesh



Të mbytëm brenda teje

Të ëndërroj bashkë me ty



Dua të qajë

E të buzëqeshi

Për çdo ditë

Dhe nëtë të gjata



E të them veç mirë u pafshim



DLIELL U BËSHA



Sa fjalë e ëmbël fjala diell

Kur e thua edhe shpirti dridh

Aty ku dashuria nuk ka as kufi

Diell ju dy dritat e syve të mi



Dashuri për ty nëna ime e shtrenjtë

Nuk ka asgjë më të bukur se ti

Edhe ai gur i madh afër teje

Nuk është tjetrër përpos diell



Ju motra e vllezër në zemrën time

Dashuri qe lind bashkë e nuk vdes kurrë

Një dashuri e pastër në venat tona

Nuk ka si me ty vllazëria o diell



Ju shoqe e shokë të rrugës sime

Kur kalova nepër fusha a male

Edhe atëherë kur isha në detin e bukur

Dashuria e juaj gjithmonë wshtw në librin tim



Ju engjëj të bukur ku do që jeni

Mbesa e nipa nëpër botë të ndarë

Një gjë e bukur na lidhë gjithmonë

Dashuria që kam për ju kurrë nuk na ndanë



Sa shumē vargje që lidhë dashuria

Është drita është dielli,është hëna e deti

Ku është dashuria është vetë jeta

Nuk ka vend për fjalë as për vepra tjera



Dashuria është lule e bukur

Shikoje me kujdes e më durim

Edhe nga një lule e thatë në vazon e vetë

Dashuria ndaj sajë çelë lule në pranverë



Dashuro fëmiun që luan në oborr

Dashuro plakun që nga ulësa nuk zgjohet

Dashuro rrugët e mbushura më baltë

Dashuro çdo gjë që sillët edhe nga larg



Dashuro edhe atëherë kur thikë merr në zemër

Dashuro botën edhe atëherë kur ështē e zezë

Dashuro edhe kur tjetri nuk dashuron si ti



Mē mirë të derdhi lot për dashuri se për varëfëri

Dashuro vetëm dashuro o diell

Sepse kjo është e vetmja gjë që bartim mbas vete

edhe në jetën tjetër


RRUGË E NGUSHTË



Në atë rrugë të ngjushtë

Si vetë jeta

E gjatë sa besimi

I tana perëndive



Udhëtova më ty

Për të mos u kthyer pas



Për një çast i mendova

Male e fusha

Që i lashë mbas vetes

Të pikëlluara



Trupi m’u mbush dhembje

E sytë m’u mbushën lot



E ktheva kokën mbas

Për të parë edhe një herë

Ishe vetëm rreze dielli

E kujtim i madh



Vazhdova të kërkoj

Nën hijet e maleve

Në ato fusha të gjëra

Të mbuluara me lule



Në të gjitha anët

Ishte e mbuluar

Por atë që e kërkova

Më sy nuk e gjeta



I thashë lamtumirë

Shpresës e dëshirës



Kur keni mallë për mua

Shikoje diellin e mëngjesit

Do vie një rreze e bukur

Kur trupin ta ledhaton



Ajo jam unë

Që kurrë s’të harron

Buzëqeshu në heshtje

Edhe kur jam larg



Kur të vishë të unë

Mos fillo më qajtë

Mendo sa bukur

Kur loza me ty



Të thash shumë herë

Nuk të harroj ty

As fjalët e mija

A nuk të dhuruan qëtsi



Mendja jote shkonte

Kah shkonin hyjnitë

Dikush ma muar në duar

E ma largoj nga unë



Apo iku larg

Diku në perëndim

Ah sa u mërzita

Kur lotin ta pash në faqe



Mˊu lidh goja

E m’u dridh buza

Mendova të kthehem pas

Në rrugë se bashkë më ty



Si nuk më doli fjala

Ajo e fundit

Lamtumira

Ajo që ishte ma e mira



BOTA SOT

Bota sot nuk është sikur dikur
Kur unë isha e vogël
Lulet ishin më ndryshe
Malet ishin të gjëra
Fushat të mbuluara me ngjyra
Qielli ishte shumë largë
Dielli lindte herët
E hëna vinte vonë
Dita ishte e shkurtër
E nata ishte shumë e gjatë
Lodrat ishin të bukura
Të thjeshta e pa asnjë çmim
Më gurë e dru së bashku
Më shoqe e shokë të klasës
Shiu nuk më lagu kurrë
Dielli nuk më djegu asnjëherë
Era mˊi muar mendimet
Bashkë më fëmijërinë e lumtur
Bota sot nuk është më si dikur
Mungon fjala e mungon besa
Nuk ka më lodra të thjeshta
Nuk ka më lotë si dikur
Buzëqeshja është e forzuar
Të natyrës ka shumë pak
E dua botën e kaluar
Jo një botë sikur sot.



NË ATA SY

Në ata sy si lumwnj
Kur era i ledhatonte
I humba ëndërrat e vjetra
Kur dielli perëndonte.
Erdhi ajo ditë
Për mos të shkuar më
Ulur afër teje
Për tregime të reja.
Ata sy kur i pashë
Nuk besoja asgjë
Ku e merr atë fuqi
Që loti mos të bie.

U përmbajte aq bukur
Hyre në shpirtin tim
Për mos të dalë kurrë më
Të rri aty deri në pafundësi.
Syri flet vetë
Edhe kur nuk ka lot
Syri buzëqeshë
Edhe kur sˊka gëzim.

Syri qanë
Edhe nga lumturia
Syri shikon larg
Edhe si fotografia.


PASQYRA

Në mëngjes herët
Të shikova
Ika shpejt mbrapa
Në pasqyren time.

Kush ishe ti
Unë vetes i thashë.
U ktheva sërish të shikoj
Më buzëqeshe aq ëmbël
Atëherë të njoha ty
Fytyra e bukur hyjni.

U gëzova shumë kur të pashë
Të buzëqeshur e të lumtur
Tˊi besoj pasqyrës time
O fytyrës tënde të bukur.
Të ktheva në anën tjetër
Por s’të dola më përpara
Deshta të kujtoj të buzëqeshur
Jo më lotin në faqe.
Atëherë s’të deshta më ty
Pasqyrë e mjerë pasqyrë
Deshta atë fytyrë të bukur
Kur e pashë atë ditë në natyrë.
Mos eja më këtu
Rri aty e mjerë
Bukurinë e saj
Ti nuk e prish dot.

Një pasqyrë e thjeshtë
Një fytyrë hyjneshë.


MBI RE TË BARDHA

Mbi re e pashë botën
Në sy të engjëllit tim
Në botën tënde
E bukura jetë.

Ma more mendjen
Edhe frymën
Ato ëndërra të bukura
Të fëmijërisë.

M’u duk një lodër
Kur lart qëndrova
Një ëndërr e gjatë
Në natën e shkurtër.

Era as dielli
Nuk zënë vend askund
Veç retë e bardha
Të buta si pambuk.

Deshta të eci zbathur
Mbi juve
Ta shijoj ndjenjën
E butësisë.

Erdhët e shkuat
Ndër këmbët e mija
Nuk më lagët
As në ditët e vështira.

Disa yje më bënin dritë
Nuk mjaftuan
Ta letësojnë këtë shpirt.

E pres diellin
Dhe ditën e bukur
Ato rë të bukura
Mbi ballin tim.

Në muzgun e thellë
Të prita edhe sot
Mos u nguro
Dikë të ma përqafosh.

Është engjëll i butë
Të ti pushon
Malli e dhembja
Dëshirën ma plotëson.

Të lutem shumë
Si në perëndi
Merrja atë dorë
E ledhatoja për mua.

I thuaj një fjalë
Të bukur nga unë
Ta mendoj e kujtoj
Gjithmonë.

Mbi retë e bukura
Edhe kur jam në tokë.



ENDE JE

Kur të kërkova
Ti ishe aty
Ti ende je
Aty ku të lashë.

Këtë se dita më herët
Por mirë që e kuptova
Më prite për ditë
Më prite si më parë.

Nuk i harrove ditët e bukura
Ato buzëqeshje plotë mallë
Më mungove tepër
Por nuk të thashë kurrë.

E humba veten time
Por ty edhe më shumë
Nuk deshta të lëndoj
Nuk deshta të të harroj.

Nuk deshta ta kthej shpinën
Nuk deshta të bëj më lotë
Lotin e vëra unë
Nga malli për ty.

Nuk i tregova askujt
Por e mbajta në gji
Ti rreze që ndriçon
Edhe kur bie shi.

Nuk ta dua të keqën
Pasha atë perëndi
Ti ende je aty
Ku duhet të jeshë.

Në kujtimet e bukura
Në mendimet e duhura
Kur unë të kërkoj ty
Ti je në gadishmëri.

Një fjalë të mirë të ma thuash
Për të më ndihmuar
Rri aty ku vendin e ke
Në kopshtin plotë lule.

Në ëndërrat e mija
Miku im i dashur
Ti ende për mua je.


TEK TI ËSHTË BOTA IME


Rrugën që më kthente në shtëpi gjithmonë e njoha
Atë per të ikur në mërgim
Kurrë nuk e kujtova
Kur deshta të kthehem në vëndlindje
Ah sa mirë e dita
Rruga më e bukur që unë e rrugëtova
E njoha anën e djathtë
Por të majtën jo
Ajo që më rrethoj në fëmijëri
Më kujtohet edhe sot
Atë që bëra dje
Nuk dua as ta kujtoj
Nëpër rrugët e drejta
Nuk takova njeri
Kur filluan ato më leqe
Në një kthesë ishte një
I dhurove dorën
Ma muar edhe fytyrën
Nuk i fole fare
Të shikojnë si një bishë
Po i fole ëmbël
Kjo është gjuha ime
Nese nuk e shikon
Thonë femra më e keqe
që njoha unë !
Nuk mund të pajtohem
Se si ka mundësi të lëndosh dikë
As mos më e ndjerë në shpirt
Ajo që më frikëson
Edhe më shumë
Çka kanë në mendje
Dhe çka kanë në trup
Gjak njeriu apo diçka tjetër
Apo kanë lind
Në një botë të huaj
E vinë në një botë tjetër.
Bota që deshta unë
është më plotë lule
Më lisa të gjatë
e fusha shumë
Më male të larta
e më yje plotë
Më dashuri e paqë
Të çdo njeriu
Edhe dhimbjet natyrore
të kalohen më dashuri
Kjo është bota që e duan
edhe çdo fëmijë
Edhe kafsha
që jeton në natyrë
I ka momentet e saj
Dhe ndjenë dashuri
E ruan rrethin
Sikur një shtëpi
I shikon të vegjëlit e saj
më plotë dashuri
E ruajnë natyrën
ashtu siç kanë mundësi
Aty mendoj shumë,
o Zot si ka mundësi
Botën ta ruan më shumë
Se sa një njeri.
Edhe unë e dua një botë
plotë jetë dhe atdhe dashuri .

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...