Agjencioni floripress.blogspot.com
2021/02/05
Ish-kreu i Kishës Katolike, Papa Benedikti XVI, ka publikuar një letër në të cilën fajëson për abuzimet seksuale të klerikëve, lirinë e përgjithshme seksuale të vitit 1960.
Ai thotë në letër se revolucioni seksual i vitit 1960 kishte shkaktuar homoseksualitetin në udhëheqjen katolike.
Ish-Papa thotë se pedofilia nuk ka qenë “akute” deri në fund të viteve 80-ta dhe u shkaktua nga mungesa e Zotit te njerëzit.
Letra me 5.500 fjalë u botua në revistën katolike gjermane Klerusblatt.
Në pjesën e parë, ish-Papa e quan periudhën e vitit 1960 si një kohë kur “standardet e mëparshme në lidhje me seksualitetin u shembën tërësisht”.
Më pas, letra shqyrton se si revolucioni seksual preku priftërinjtë, duke krijuar “klika homoseksuale” në seminare.
Letra përfundon me zgjidhjen që “ne edhe një herë fillojmë të jetojmë nga Perëndia”.
Në vitin 2013, ish-Papa Benedikti dha dorëheqjen që shënoi rastin e parë në Kishën Katolike, pas pothuajse 600 vjetësh.
Ai falënderoi pasardhësin e tij, Papa Françeskun, “për çdo gjë që ai bën për të na treguar përsëri dhe përsëri, dritën e Perëndisë, e cila nuk është zhdukur, madje as sot”.
Papa Françesku tha në një letër të botuar në vitin 2018 se Kisha “nuk veproi në kohën e duhur” për çështjen e abuzimit seksual të fëmijëve dhe “nuk tregoi kujdes për të vegjlit, duke i braktisur ata”, transmeton BBC.
Presidentit rus, ish agjentit t-së , Vladimir Putinit i hapet edhe një tjetër varr në Rusi!
Presidentit rus, Vladimir Putin i është krijuar edhe një tjetër varr, në qytetin e dytë më të madh në Rusi, Shën Petersburg, i cili njëherësh është vendi ku ka lindur presidenti rus.
Një grup i ashtuquajtur, Pyatnistsa (e premtë), ka postuar në rrjetin social, Telegram një fotografi, duke u tallur me varrin e Putinit me mbishkrimin, Një kufomë politike e Federatës Ruse.
Ende nuk është bërë e qartë se ku saktësisht është vendosur varri në Shën Petersburg.
Duket se është bërë traditë në Rusi që zhgënjimi të shprehet në këtë mënyrë për presidentin. Protestë e pafund. Shën Petersburg, 2019, ka shkruar ky grup në Telegram.
Kjo të paktën është hera e katërt brenda një muaji, prej kur kritikët e Putinit kanë protestuar kundër presidentit rus në këtë mënyrë.
Më 3 prill dy aktivistë të grupit, Agit Russia janë ndaluar në Shën Petersburg për krijimin të një varri afër një katedraleje në këtë qytet.
Mënyra të ngjashme për shprehje të pakënaqësisë janë bërë edhe në Moskë dhe në rajonin Tatarstan të Rusisë.
Agjencia Qendrore e Zbulimit, CIA, rikrijon në Tweeter operacionin që çoi në vrasjen e Bin Ladenit.
Njoftimet u pritën me mijëra reagime në median sociale, që nga mbështetja e deri tek kritikat tejet të ashpra. Operacioni mori miratimin e presidentit Obama në majin e vitit 2011. Në të u përfshin forcat speciale që u ulën me helikopterë në një kompleks në Abbottabad në Pakistan dhe më pas trupi i bin Ladenit u hodh në oqean..
Media sociale Twitter egziston që nga viti 2006, por CIA është relativisht e re në këtë medium me rreth dy vite.
1600 postimet e deritanishme të agjencisë sekrete në Twetter, zakonisht kanë përmbajtje historike, profile agjetësh të vrarë në krye të detyrës apo komete publike nga zyrtarët aktualë.
Por, në pesë vjetorin e aksionit kundër bin Ladenit, CIA njoftoi se do të rikrijonte aksionin, duke dhënë në kohë reale në Tweeter, detaje ashtu siç kishte ndodhur para 5 vjetësh, për 1.3 milion pasuesit e saj. Brenda gjashtë orësh, postimet në Tweeter shpalosën ngjarjet që përfundimisht i dhanë fund kërkimeve thuajse 10 vjeçare për njeriun më të kërkuar, organizata e të cilit vrau rreth 3 mijë njerëz me 11 shtator të vitit 2011.
Postimet në Tweeter flisnin për nisjen e helikopterëve nga një bazë në Afganistan, një foto të presidentit Obama me këshilltarët e tij që vëzhgonin situatën, bin Ladeni duke u vrarë, forcat speciale që largoheshin nga kompleksi dhe presidenti që merrte konfirmim për "mundësi të mëdha" se njeriu i vrarë ishte bin Laden.
Por, mes atyre që reaguan ndaj publikimit në Tweeter, kishte edhe kritikë të zëshëm. "Kjo është brutale. Ju lutem ndaloni këtë", shkruante përdoruesi @AlexBoardGames. "Është një gjë të vrasësh një armik sepse beson se është e nevojshme. Por të argëtohesh me të është diçka krejt tjetër."
Pamela Dayton (@pameladayton) e quajti përpjekjen e CIA-s "ngjitëse dhe nxitëse". "A nuk keni një punë të vërtetë për të bërë ? Apo po përpiqeni të nxisni ndonjë veprim të vogël anti-amerikan?", thoshte ajo.
Mes shqiptarëve të diasporës që kanë të drejtë vote në Kosovë, janë edhe familjet e këngëtareve shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe Dua Lipa.
Dy vajzat të cilat u rritën në Mbretërinë Bashkuar ku edhe kanë një karrierë të zhvilluar. Duket se familjet e të dyjave janë të angazhuar që të votojnë përmes postës për “Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare 2021”.
Babai i Rita Orës, Besnik Sahatçiu-Ora, ai i cili përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ka treguar se e ka kryer obligimin e tij qytetar përmes postës.
Ai u shfaq me një zarf, në të cilin ka të futur votat e familjes, në mbishkrimin e së cilës shkruajti: “Me fat Kosovë”.
Ndërkohë, një thirrje për të votuar muaj më parë e ka bërë edhe babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, i cili gjithashtu ka votuar përmes postës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon të pranojë zarfet me votime që vijnë nga shqiptarët e Kosovës anë e mbanë globit.
Ismail Kadare, i vetmuari i kampit socialist
Nga Jason Goodwin
Të gjithë shkrimtarët janë të vetmuar, por Ismail Kadareja, ndoshta, më tepër se shumica e tyre, si shkrimtar i cili përdori një gjuhë të vogël, i detyruar që për shumë vjet idetë e tij t’i shprehte nën një diktaturë staliniste.
I vetmi njeri më i vetmuar se shkrimtari mund të jetë një diktator. Tiranët dhe sulltanët janë të vetmuar. Për të komunikuar me njëri-tjetrin, skllevërit e sulltanit në pallat, në Stamboll, përdornin një gjuhë të heshtur, ixarette (gjuhë shenjash), me qëllim që të mos molepsnin veshët e Padishahut me zërat e tyre të ashpër dhe shqetësimet e tyre të vogla e materiale. Pra, sulltani jetonte në mesin e njerëzve të tij në heshtje, duke ushtruar fuqinë e jetës ose vdekjes, duke drejtuar fatin, duke ndërhyrë në mënyra të vogla e të mëdha, siç bëjnë shkrimtarët brenda pallateve të tyre imagjinare.
Ndonjëherë dekretet dhe interesat e sulltanit patën prekur Shqipërinë, një vend malor i banuar nga një popull i lashtë, i cili flet një gjuhë ilire, që ishte e vjetër edhe kur Sokrati jetonte në Greqi. Pesha e fjalëve të sulltanit ra në mënyrë të shpërpjesëtuar mbi vendin e vogël, ku qëndresa ishte thuajse e kotë. Askush nuk mund t’i kundërvihej apo të kundërshtonte kënaqësinë e sulltanit, sepse rrezikonte vdekjen.
Por, megjithatë, shqiptarët gjetën mënyra për të përmbysur qëllimet e sundimtarëve të tyre. Sepse, nëse në shekullin XV osmanët i gllabëruan, pesëqind vjet më vonë shqiptarët kishin marrë në dorë administrimin e pjesës më të madhe të perandorisë, përfshirë Egjiptin.
Që në fillim, Kadareja hodhi poshtë kërkesën zyrtare për të shkruar romane të realizmit socialist dhe në vend të tij hodhi farën në terrenin e rrëshqitshëm, por pjellor, të mitit, alegorisë, aluzionit dhe historisë. Me botimin e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur, në vitin 1963, ai filloi të shkruante mbi një oficer italian, i cili erdhi në Shqipëri pas luftës për të mbledhur trupat e vdekur të njerëzve të tij. Vepra e tij përvijohet nga humori i hidhur, ironia e errët dhe fabulat e tij kanë një shije të çuditshme dhe të papritur, si vendi mbi të cilin shkruan. Ato lëvizin zigzag; merren seriozisht me shakatë dhe bëjnë shaka me gjërat serioze: ndonjëherë të çuditshme, shpesh të mbinatyrshme, por gjithmonë reale dhe madhështore. Kadareja është shprehur se ai synon të krijojë “një lloj sinteze të tragjedisë së madhe dhe groteske”, duke argumentuar se Shqipëria është pranë botës së Eskilit dhe origjinës së tragjedisë, ku vetë gjuha e saj ruan theksat e të parëve, si edhe përkushtimin e saj ndaj gjakmarrjes, kanunit arkaik, që rregullon ato dhe ritet tradicionale të dasmës. Kadareja e gjen frymëzimin e tij në grykat e thepisura të gjeografisë së Shqipërisë, në trajtat e rrudhosura të historisë së saj, në skutat e errëta të mitit dhe magjisë së tij. Ai gëzon emër në mbarë botën, por vepra e tij është tejet lokale, kurse interesat e tij universale. Kjo është arsyeja përse vepra e Kadaresë vazhdon dhe ndoshta, kjo bëri që si shkrimtar ai të mbijetonte.
Enver Hoxha, stalinisti që udhëhoqi Shqipërinë nga viti 1946 derisa vdiq dyzet vjet më vonë, e spastroi pareshtur shoqërinë e vet, shokët e shkollës dhe miqtë e tij, duke jetuar më gjatë se ata. Megjithatë, edhe pse Kadareja e vuri tiranin e madh në një roman, Hoxha nuk guxonte të shkatërronteshkrimtarin.
Ismail Kadareja ka lexues në tërë botën dhe ka fituar çmime të shumta për veprën e tij, përfshirë “Man Booker Prize”, “Prince of Asturias” për letërsinë dhe “Jerusalem Prize”; ai është kandiduar vazhdimisht për t’u bërë fitues i çmimit “Nobel”.
Bisedat e Alda Bardhylit me Ismail Kadarenë, të paraqitura në këtë libër, mbulojnë një gamë të madhe temash, personale dhe profesionale, përmes një zhbirimi magjepsës në jetën e një shkrimtari, i cili jetoi nën një regjim shtypës. Aty gjendet fëmijëria e tij në Gjirokastër dhe përpjekjet e tij të para “për t’u bërë shkrimtar”, pas një takimi mbresëlënës me Makbethin e Shekspirit. Ai flet për triumfet dhe zhgënjimet e para, të ndërthurura me historinë e dashurisë së parë të vërtetë, deri te liria relative e mendimit dhe veprimit që zbuloi në Shën Petersburg, në vitin 1958.
Letrat e dashurisë sollën romanin e tij të parë; Moska tjetrin; por tashmë Kadareja e kishte nisur lojën si macja me miun me regjimin shqiptar, që tek ai si shkrimtar la aq shumë gjurmë. Në këtë libër Kadareja flet shumë haptazi me Alda Bardhylin për marrëdhënien e tij komplekse dhe të rrezikshme me klanin Hoxha dhe sidomos me diktatorin Enver. Ai diskuton edhe mbi përpjekjet për t’u arratisur, mbi periudhën si deputet dhe shpresat e tij pas shembjes së regjimit komunist në vitin 1990.
Kjo është seria më e shtjelluar e bisedave të mbajtura me Ismail Kadarenë, një bisedë mes një shkrimtari të rëndësishëm shqiptar dhe një studiueseje të re shqiptare, mbi dashurinë, letërsinë dhe historinë e shekullit XX, që do të bëjë jehonë përtej kufijve të vetë Shqipërisë.
*Jason Goodwin është një nga emrat më të njohur të letërsisë së sotme britanike.
Pandemia/ Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi: Ja kur do shohim dritë në fund të tunelit
Prof.dr. Skënder Gjinushi shpjegon në “Top Talk” analizën që Akademia e Shkencave ka bërë për vijimësinë e pandemisë në vendin tonë.
Sipas studimit të Akademisë së Shkencave, në dhjetor, Tirana ka dalë në nivelin rreth 50% të popullsisë që ka kaluar Covid 19 ka arritur imunizimin.
Sipas Skënder Gjinushit, faza e parë e pandemisë ka kaluar dhe aktualisht ndodhemi në fazën e dytë. “Qoftë nga studiuesit pranë Akademisë, dhe pranë Ministrisë, fazën e parë e kanë parashikuar njëlloj. Për fazën e dytë mendohet se është bërë pjesa më e madhe e rrugës. Kur janë bërë mbi 40% e popullsisë në kontakt me koronavirusin në Tiranë, do të thotë që ka bërë goxha rrugë dhe pasojat nuk kanë qenë aq katastrofike si më parë. Meqë vdekshmëria nuk ka arritur shifra të frikshme, sidomos në Itali, në tërë Evropën Perëndimore ka tendencë uljeje. Vdekshmëria parashikohet të arrijë në nivelet 1, 2 për një mijë persona gjithsej”.
Gjinushi thotë se në këtë situatë ku ndodhemi shohim dritë në fund të tunelit. “Mund të themi që e kemi kaluar gjysmën e tunelin dhe po shohim dritë. Parashikimet që japin specialistët është që nga marsi fillon një ulje e ndjeshme e pandemisë”.
Kritikave se Akademia e shkencave nuk është treguar transparente me studimet që ka bërë për pandeminë në Shqipëri, Gjinushi i përgjigjet: “Jo se nuk është transparente por po punohet dhe do të bëhet transparente. Qëllimi ka qenë të kuptojmë prirjen e prekshmërisë reale dhe fitimit të antitrupave. Është një tregues shumë i rëndësishëm.
Imuniteti arrihet në mënyrë natyrale ose në mënyrë artificiale nëpërmjet vaksinës. Kjo ka shumë rëndësi, sa kohë të shtrihet vaksina, duhet ditur metoda e vaksinimit sepse nuk mund ta vaksinosh popullatën menjëherë. Nëse kuptoj kaq % e popullsisë e kanë arritur imunitetin, atëherë është e nevojshme për shembull të vaksinojmë dhe 20, 30% dhe pandemia të fillojë të marrë fund”.
Dokumentet sekrete për “UÇK”/ Komisioni hetimor merr përgjigjie nga shërbimi sekret shqiptar
Komisioni i Posaçëm parlementar i cili po kalon në skaner veprimtarinë e institucioneve shqiptare për llogari të hetimeve nga EULEX të krimeve të supozuara të UÇK, përmbyll mbledhjen e dokumentacionit.
Ulsi Manja kryetar i këtij komisioni tha se Prokuria e Përgjithshme, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtëme, Ministria e Drejtësisë dhe Mininstria e Brendshme janë institucionet nga ku është marrë informacioni. Në dispozicion të komisionit janë vënë edhe informacione të karakterit sekret shtetëror.
Ulsiu: “Dy materiale informacione të klasifikuara sekret shtetëror SHISH dhe 1 material sekret Min Europën. Të gjithë anëtarët janë me certifikatë sigurie njëri në process marrje.”
Top Channel ka mësuar se bëhet fjalë për informacione shkresore të përmbledhura në një dosje voluminoze prej 1000 faqesh. Dosja përmban të gjithë korrespondencën e ministrive shqiptare me hetuesit e EULEX. Anëtarët e komisionit kërkuan kohë në leximin e material. Komisioni i posaçëm u ngrit pas dërgimit në Hagë të kupolës drejtuese të UÇK dhe si objekt pune ka hartimin e një raporti i cili, do të jetë baza e një rezolute nga Kuvendi Shqipërisë për Kosovën.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?
Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...