Agjencioni floripress.blogspot.com
2021/05/20
Olga Schweizer, gruaja daneze që shpëtoi nga pushkatimi 100 burra Shqiptarë!
Nga Luigj Shkodrani
Historia e rrallë e gruas daneze, e rritur në mondanitetin parisien, e dashuruar në Stamboll me shqiptarin Myfit Libohova, ish-ministrin e Brendshëm të qeverisë së parë të Ismail Qemalit, përfundon në Shqipëri e përndjekur nga persekutimi, internimi brez pas brezi. Olga Schweizer, edhe pas vdekjes së të shoqit, nuk braktis Libohovën, fshati ku u vendos të jetonte duke ngritur një prej ngjarjeve të rralla, si shpëtoi 100 burra nga pushkatimi gjerman në vitin 1944.
Nëse ka një histori që duhej të rrëmbente nervin e ndonjë shkrimtari këtu, pa dyshim do të ishte ajo e gruas së lindur në Danimarkë, me emrin Olga Schweizer. Një vajzë e re, e rritur në mondanitetin e Parisit, por që fati e solli rrotull: nga Stambolli në Tiranë, në këtë të fundit, duke prehur eshtrat përgjithmonë me një sakrificë sublime, më shumë se histori dashurie.
Olga e re, një vajzë e talentuar në piano, dashurohet me shqiptarin Myfit Libohova, një nga firmëtarët e pavarësisë së Shqipërisë. Është e rrallë kjo histori. Gjatë studimeve në Stamboll, Olga takon shqiptarin dhe dashuria për të e bëri të vinte në Shqipëri, në vitin 1909.
Myfit Libohova u emërua në qeverinë e parë të Ismail Qemalit si ministër i Brendshëm dhe më vonë ministër i Jashtëm dhe i Financave. Edhe pse Libohova “e ndërpreu” historinë e dashurisë më 1927, vit kur ndahet nga jeta, Olga nuk u largua nga Shqipëria. Ajo qëndroi në Libohovë, ku u nderua dhe u respektua nga i gjithë fshati. Ndërsa pas kësaj gruaje, Fatbardha Saraçi në librin e saj “Kalvari i grave në burgjet e komunizmit”, – ku janë të mbledhura jetët e grave që vuajtën dhe si i rezistuan ato torturave të diktaturës, – na rrëfen një episod të panjohur, të rrallë për nga vetëmohimi. Ne i kushtojmë një dedikim të veçantë për të rizgjuar jo thjesht ndjeshmëritë e grave të huaja, si zonja të dashuruara me burrat e tyre apo që shpesh atribuohen kujtimet si zonja të edukuara e mondane, – ky lloj impresioni përmbys ngjarjet kur historia vjen e pamëshirshme në cilëndo anë qoftë.
Kjo histori lidhet me vitin 1944, kur gjermanët rrethuan fshatin Libohovë dhe tërhoqën për të pushkatuar 100 burra. Olga, tashmë një libohovite, hyn midis tyre, të cilët gjermanët donin t’i pushkatonin tek rrapi i madh, në qendër të fshatit. Ajo e kërcënoi oficerin se nëse do t’i vriste burrat, më parë do t’i duhej të qëllonte mbi të.
“Si pasojë e ndërhyrjes së danezes, që i foli gjermanisht, u shpëtuan nga vdekja 100 burra, ndërsa dënimi pse kishin strehuar partizanë, ishte djegia e fshatit, por konsideruar më e rëndësishme jeta”. Më pas, me vendosjen e regjimit të komunizmit, për Olgën dhe familjen e saj, në paradoks të historisë, nis kalvari i vuajtjeve, dënimeve e persekutimit deri në vitin 1990, kur pinjolli i fundit Myfiti i ri tregon se si nuk pushoi së përndjekuri nga sigurimi.
Amerika dhe Shqipëria: Nga armiq të papajtueshëm te partnerë strategjikë
Nga Dr. Elez Biberaj
Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë
Zëri i Amerikës
Pjesë nga Fjala në Konferencën për 30 Vjetorin e Rivendosjes së Marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, organizuar nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare31 mars 2021Administratat e njëpasnjëshme amerikane kanë ndjekur një politikë të pandryshueshme ndaj Shqipërisë. Vizioni i Amerikës për Shqipërinë ka qenë që ajo të jetë një vend i qëndrueshëm, i begatë dhe demokratik ku të respektohen plotësisht normat dhe proceset demokratike. Shqipëria është trajtuar si pjesë e rëndësishme e konceptit të Uashingtonit për ndërtimin e një Evrope të pandarë dhe të lirë. Hartuesit e politikave amerikane e kanë bërë të qartë se është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara ta shohin Shqipërinë pjesë të komunitetit Euro-Atlantik.Shtetet e Bashkuara kanë qenë nxitësi më i rëndësishëm dhe më me ndikim për demokratizimin e Shqipërisë, duke dhënë mbështetje të konsiderueshme diplomatike, politike, ekonomike dhe ushtarake. Uashingtoni ishte forca kryesore shtytëse për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës nga Serbia dhe për pranimin e Shqipërisë në NATO. SHBA luajtën gjithashtu një rol kryesor në zgjidhjen e konfliktit etnik në Maqedoninë e Veriut, çka ka çuar në një përmirësim të dukshëm të statusit të shqiptarëve atje. Po ashtu, gjatë tre dekadave të fundit, Shqipëria, si dhe shqiptarët në Kosovë, Maqedoni dhe Serbi, kanë qenë në qendër të një vëmendjeje të konsiderueshme nga ana e Uashingtonit. Përfaqësuesit shqiptarë kanë pasur qasje relativisht të lehtë te politikanët amerikanë. Ata kanë gëzuar mbështetje dypartiake në Kongresin amerikan dhe senatorë e kongresistë të shquar kanë qenë mbështetës të çështjeve shqiptare. Presidenti Joe Biden ka pasur kontakte të shumta personale me udhëheqësit shqiptarë dhe është njohes i mire i çështjeve shqiptare, veçanërisht i çështjes së Kosovës.Ndërsa kanë ofruar mbështetje për forcimin e qëndrueshmërisë dhe begatisë së Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara nuk kanë ngurruar të vënë në dukje hapur dështimet e procesit të demokratizimit – shkelja e normave demoratike, përpjekjet e ekzekutivit për të kontrolluar institucionet e pavarura, sulmet ndaj medias, parregullsitë zgjedhore dhe dështimi për të luftuar korrupsionin e përhapur. Politikëbërësit dhe përfaqësuesit amerikanë shpesh janë zhgënjyer me paaftësinë ose mosgatishmërinë e politikanëve shqiptarë për të gjetur gjuhë të përbashkët në çështjet e mëdha, për të respektuar zotimet e tyre dhe për t’i mbështetur deklaratat me veprime konkrete. Ekziston një hendek i madh midis deklaratave retorike të mbështetjes për reformat thelbësore tepër të nevojshme dhe angazhimit aktual ndaj reformave. Shtetet e Bashkuara kanë bërë kritika të sinqerta ndaj rrëshqitjes prapa, e megjithatë kanë qenë të angazhuara fort për ta ndihmuar Shqipërinë të përballet me këto sfida.Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë krijuar një marrëdhënie të fortë dhe të gjallë.Është e natyrshme që në raste të tilla si 30 vjetori i rivendosjes së lidhjeve, vemendja të përqendrohet tek aspektet pozitive të tyre. Por është gjithashtu e rëndësishme të theksohen disa çështje që, nëse nuk trajtohen nga shqiptarët, mund t’i vënë në provë serioze këto marrëdhënie.Si çdo marrëdhënie dypalëshe, edhe ato mes Amerikës dhe Shqipërisë duhet të ushqehen vazhdimisht dhe jo të merren si të mirëqena apo të shihen si diçka statike dhe të përhershme. Mbi të gjitha, mbështetja e Amerikës nuk është një e drejtë e natyrshme e shqiptarëve. Në themel të marrëdhënieve janë vlerat e përbashkëta demokratike dhe angazhimi i Shqipërisë për demokracinë, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë. Ndërtimi i një demokracie funksionale në Shqipëri mbetet një objektiv i rëndësishëm i politikës së jashtme amerikane. Veprimet që minojnë praktikat demokratike jo vetëm që mund të minojnë marrëdhëniet, por mund të sjellin një ndryshim në qëndrimet e SHBA dhe, në rastin më të keq, një rishikim thelbësor të lidhjeve mes dy vendeve.Vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një rrëshqitje të konsiderueshme prapa në rrugën e demokracisë dhe një autoritarizëm në rritje, duke e bërë atë një nga vendet më jofunksionale dhe më të korruptuara në Evropë. Sistemi politik i Shqipërisë në thelb është prishur dhe vendi është shndërruar në një shtet njëpartiak, autoritar, me Partinë Socialiste në fuqi që kontrollon pushtetin në të gjitha nivelet.Polarizimi politik, korrupsioni i përhapur në radhët e zyrtarëve publikë dhe atyre në poste të larta, krimi i organizuar dhe kultura e mosndëshkimit kanë pasur një kosto të madhe dhe vazhdojnë të paraqesin një kërcënim ekzistencial për demokracinë e Shqipërisë. Pikërisht institucionet që kanë rëndësi të dorës së parë për të luftuar korrupsionin – zyrtarët qeveritarë, anëtarët e parlamentit, politikanët, gjykatat dhe gjyqtarët, prokurorët dhe policia – janë ato që po e minojnë fushatën kundër korrupsionit.Politikanët dhe biznesmenët e fuqishëm kanë kapur shtetin dhe, si rrjedhojë, pasuria dhe qasja tek pushteti janë përqendruar në duart e një grupi të vogël. Natyra gërryese e modelit kleptokratik të qeverisjes së Shqipërisë është tepër serioze.Prishja e bashkëpunimit midis qeverisë dhe opozitës dhe mosgjetja e gjuhës së përbashkët për çështjet e rëndësishme është thjesht e papranueshme për një anëtar të denjë të NATO-s dhe për një vend që synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.Presidenti Joe Biden ka deklaruar se nxitja e demokracisë do të jetë një përparësi kryesore për administratën e tij. Qendrimet dhe veprimet e qeverisë dhe të opozitës ka të ngjarë të bëhen objekt i një vëzhgimi të shtuar nga ana e Shteteve të Bashkuara. Vështirë që administrata amerikane të mbetet e pavëmendshme ndaj politikave dhe veprimeve të cilat minojnë normat, vlerat dhe institucionet demokratike.Në vitin 2016, forcat kryesore politike shqiptare pranuan që sistemi i drejtësisë ishte jofunksional dhe ranë dakord për një reformim thelbësor të këtij sistemi, më rrënjësori në ndonjë vend ish-komunist. Por shqiptarët kurrë nuk u dolën për zot reformave. Ata bënë përpjekje të përbashkëta për të minuar, manipuluar dhe zvarritur ndryshimet për sa kohë të ishte e mundur. Shqipëria po hyn në vitin e pestë të këtyre reformave. Ndërsa skalionet më të larta të sistemit gjyqësor janë hequr si rezultat i procesit të verifikimit, zbatimi i reformave ka qenë i ngadaltë dhe selektiv, duke çuar praktikisht në një kolaps institucional dhe duke kërcënuar parimin themelor të sistemit juridik – qasjen tek drejtësia. Mund të thuhet se operacioni kirurgjikal i drejtësisë mbase ka qenë i suksesshëm, por pacienti mbetet në komë.Shqipëria ka nevojë për një përmbyllje. Kostoja e dështimit për të zbatuar plotësisht këto reforma themelore është thjesht tepër e madhe për shoqërinë shqiptare. Shtetet e Bashkuara u kanë kushtuar burime të mëdha këtyre përpjekjeve të reformës dhe presin që Shqipëria të bëjë pjesën e vet.Zgjedhjet e prillit 2021 janë një provë për pjekurinë demokratike të Shqipërisë dhe për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Ky është një moment historik dhe dështimi mund të ketë me pasoja të rënda.Edhe pse hapja e fushatës është shoqëruar me një retorikë të ashpër, shqiptarët kanë një mundësi për ta kthyer vendin e tyre në një rrugë të qartë demokratike. Nëse zgjedhjet janë të besueshme, me rezultate të pranueshme nga lojtarët kryesorë, ato do të hapnin mundësi të reja dhe do të shpalosnin potencialin e madh që kanë shqiptarët. Përkundrazi, një proces zgjedhor sërish me të meta dhe i manipuluar ka të ngjarë të pengojë stabilitetin politik të vendit, të sinjalizojë një përkeqësim të mëtejshëm të praktikave demokratike dhe të ndërlikojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe me Bashkimin Evropian. Pamundësia për të mbajtur zgjedhje të pastra do të forconte dyshimet për besueshmërinë dhe angazhimet demokratike të elitave shqiptare.Por vetëm zgjedhjet nuk janë shpëtimi për sfidat e mëdha të Shqipërisë, edhe nëse ato mbahen në përputhje të plotë me standardet më të larta ndërkombëtare. Periudha paszgjedhore duhet të pasohet nga një konsensus patriotik, një marrëveshje ndërpartiake veprimesh konkrete dhe të qëndrueshme për të trajtuar deficitin demokratik të Shqipërisë, për të kapërcyer hendekun e tanishëm politik dhe për të përcaktuar një rrugë të qartë të ecjes përpara.Shtetet e Bashkuara kanë qenë të drejtpërdrejta në mbështetjen e tyre për demokracinë e Shqipërisë dhe në kritikat ndaj dështimeve demokratike. Duke pasur parasysh marrëdhëniet e veçanta midis dy vendeve dhe mendimin tepër të favorshëm që shqiptarët kanë për Amerikën, asnjë vend tjetër më mirë se sa Shtetet e Bashkuara nuk do të mund ta ndihmonte Shqipërinë në rrugën e saj demokratike. Amerika ka fuqinë, besueshmërinë dhe aftësinë për të ushtruar ndikim pozitiv dhe për të ndihmuar shqiptarët të krijojnë një të ardhme që ushqen një proces politik gjithëpërfshirës, sundimin e ligjit dhe një qeverisje efektive dhe të përgjegjshme.Por edhe pse mbështetja amerikane mbetet me rëndësi kritike, shtysa për ndryshim të vërtetë duhet të vijë nga brenda. Në fund të fundit, varet nga udhëheqësit shqiptarë se sa do të jenë në gjendje të marrin përgjegjësinë dhe të zhvillojnë një strategji të qartë për të ndërtuar një demokraci funksionale, për të cilën kombi shqiptar ka ëndërruar aq shumë.
Edhe dy fjalë më tepër për katër dragonjtë e Dardanisë
Prof.dr. Eshref Ymeri
Edhe dy fjalë më tepër për katër dragonjtë e Dardanisë
Në disa faqe interneti të ditës së djeshme, publicisti i njohur nacionalist Skënder Kapiti, kishte botuar artikullin mbresëlënës me titull “Katër Dragonjtë e Epokës së Re të Kosovës”. E kishte fjalën për Vjosa Osmanin, Albin Kurtin, Glauk Konjufcën dhe Donika Gërvallën.
Le të shpresojmë që këta katër dragonj nuk do të lejojnë më kurrë që turpi i Perëndimit evropian me emrin Serbi, shteti më fashist i kontinentit tonë, pas shtetit nazist gjerman, të vazhdojë të tallet me Dardaninë, siç është tallur sidomos pas vitit 1913 dhe veçanërisht këto 20 vjetët e fundit, kur në krye të saj ka qenë një kalbësirë politike, një bandë tradhtarësh, me kryetradhtarin Thaçi në ballë.
Le të shpresojmë që këta katër dragonj nuk do t’i lejojnë vetes të ulen në dialog me një shtet kriminal që drejtohet nga një bandë kriminale, me kriminelin Vuçiç në krye, bashkautorin e platfomës për spastrimin etnik të Dardanisë, pa ndëshkimin paraprak të Serbisë me
dëmshpërblimin e të gjitha krimeve dhe shkatërrimeve që kreu në Dardani gjatë viteve ’90.
Le të shpresojmë që këta katër dragonj, dinjitetin e Dardanisë do ta vënë në vend përfundimisht. Pas kryerjes së detyrave madhore për ndëshkimin e Serbisë me dëmshpërblimet përkatëse dhe sekuestrimin e pasurive të paligjshme të bandës së kryetradhtarit Thaçi, katër dragonjtë duhet t’i hedhin sytë edhe nga trojet e tjera etnike, ku punët kanë ecur zi e më zi, sidomos në Shqipëri, ku, sipas një deklarate të paradokohshme të një përfaqësueseje të INSTAT-it në televizionin shtetëror, nga viti 2013 deri në shtator të vitit 2020, vendin e kanë braktisur zyrtarisht (sipas statistikave në pikat kufitare) 610 mijë qytetarë, çka është rezultat i sundimit të vendit nga banda e Ramës.
Le të shpresojmë që katër dragonjtë e Dardanisë do të binden përfundimisht dhe do ta kenë parasysh se Shqipëria, faktikisht, është koloni e pavarur e Greqisë. Kjo për arsye se në Tiranë ligjin e bën guvernatori faktik i Greqisë me emrin Janullatos, të cilit Rama dhe Meta ia përjetësuan pushtetin në Shqipëri.
Le të shpresojmë se katër dragonjtë e Dardanisë do ta kenë parasysh faktin që Presidenti Meta, si një President pa dinjitet kombëtar, i dha shtetësinë shqiptare Janullatosit jo rastësisht më 24 dhjetor 2017, pikërisht në atë datë, kur 100 vjet më parë, më 24 dhjetor 1917, kisha shoviniste greke e Janullatosit pati masakruar barbarisht njërin nga simbolet e ortodoksisë fanoliane – Atë Stath
Melanin. Pra, në vend që atë ditë ai të përkujtonte dhe të nderonte atë figurë të shquar të kombit shqiptar dhe ortodoksinë shqiptare të formatit fanolian, ai e poshtëroi publikisht, duke dëshmuar se është kokë e këmbë në shërbim të shovinizmit grekokriminal dhe të kishës kriminale greke, ashtu si Kryeministri Rama, për të cilin “para pak kohe në Jerusalem, një grup priftërinjsh grekë deklaruan me madhështi e krenari fetare greke se Kryeministri Rama është kalorës i ortodoksisë helene (greke)” (Citohet sipas: Sali Bollati. “25 prill – zgjedhje apo referendum”. Faqja e internetit e gazetës “Illyriapress”. 22 shkurt 2021).
Le të shpresojmë se katër dragonjtë e Dardanisë do ta kenë parasysh se çfarë ka shkruar historiani grek Nikolas Stavros për kishën tonë ortodokse fanoliane. Ja deklarata e tij publike në vijim:
“Futja në dorë e kishës shqiptare është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shek. XX” (Citohet sipas deklaratës së zotit Petrit Bidoshi, Kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e Autoqefalisë, në emisionin “Shqip” të zonjës Rudina Xhunga në kanalin TV “Top Channel” të datës 04 dhjetor 2004. Citatin e mësipërm zoti Bidoshi e kishte nxjerrë nga libri me titull “Grekët dhe ballkanasit e rinj” të historianit të lartpërmendur).
Presidenti Meta, në bashkëpunim të ngushtë me Kryeministrin Rama, që të dy të zhveshur tërësisht nga dinjiteti kombëtar, me dekretin e 24 dhjetorit 2017 për dhënien e shtetësisë shqiptare Janullatosit, e ligjëroi
përfundimisht pushtimin e kishës ortodokse, dikur fanoliane, nga shovinizmi grekokriminal dhe nga kisha shoviniste greke.
Le të shpresojmë që katër dragonjtë e Dardanisë, me shtimin e radhëve dhe fuqizimin e Degës së Vetëvendosjes në Shqipëri, ku intelektualët e kësaj të fundit dhe sidomos intelektualët e universiteteve, janë krejtësisht kufoma mbi dhé, të vdekur dhe të pakallur, do të mendojnë për vënien në vend të dinjitetit të kishës ortodokse që themeloi Noli i Madh (portretet e të cilit Janullatosi i ka flakur me kohë nga mjediset e kishës ortodokse që nga gushti i vitit 1992, kur e pushtoi me lejen e autoriteteve tradhtare të Tiranës dhe e ktheu në një filial të kishës shoviniste greke), për zgjedhjen në krye të saj të një kleriku ortodoks me gjak, me prejardhje, me kombësi dhe me shtetësi shqiptare.
Le të shpresojmë se katër dragonjtë e Dardanisë do të mendojnë seriozisht se që prej periudhës së Pirros së Epirit dhe sidomos të Skënderbeut, nuk ka dalë kurrë në skenë ndonjë strukturë me pikësynim organizimin mbarëkombëtar dhe arritjen e rezultateve konkrete në mbarë trojet tona etnike. Jemi i vetmi komb në kontinentin tonë, i copëtuar kashtë e koqe (për pazotësinë dhe përçarjen tonë tragjike tradicionale) sipas orekseve të shovinizmit të Perëndimit evropian, nën diktatin e shovinizmit rusomadh, armikut të betuar të kombit shqiptar. Edhe sa kohë do të vazhdojë kombi ynë të jetë i copëtuar dhe të mbetet objekt talljesh nga ana e dy
shteteve kriminale grekosllave, çka doli më së miri në pah edhe në takimin e 05 prillit 2021 në Beograd, mes ministrave të jashtëm të Serbisë dhe të Greqisë, të cilët, me arrogancën dhe me paturpësinë që i karakterizon, diskutuan edhe për kufijtë e Shqipërisë? Po Presidenti Meta, po Kryeministri Rama, po Ministria e Jashme dhe përgjithësisht diplomacia shqiptare në Tiranë, si nuk u bënë të gjallë dhe të thoshnin qoftë edhe një fjalë të vetme për atë takim mafiozësh politikë në Beograd? Nuk u ndien fare, se, në bashkëpunim të ngushtë me grekosllavizmin, janë duke punuar për vënien në jetë të strategjisë së tij të kahershme për shpopullimin e Shqipërisë, me pikësynim shpërbërjen shkallë-shkallë të krejt kombit shqiptar.
Le të shpresojmë që katër dragonjtë e Dardanisë të jenë një dhuraë hyjnore për mbarë trojet tona etnike, në mënyrë që t’i jepet fund një ditë përçarjes sonë tragjike, e cila na ka karakterizuar që nga lashtësia pellazgoiliriane, paçka se kemi qenë etnia më e madhe në Gadishullin Ilirik, dhe të vijë ora për ribashkimin tonë kombëtar në një shtet të vetëm, që nga Preveza deri në Tivar, sç bënte thirrje Fishta i Madh, me një stemë dhe me një flamur.
Los Anxhelos, Kaliforni
Ambasadori i Izraelit në Beograd “dridhë“ Vuçiqin: Puna e Kosovës është punë e kryer
Ambasadori i ri i Izraelit në Beograd, Yahel Vilan, ka thënë se Izraeli e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 4 shtator dhe se puna e njohjes reciproke më nuk është çështje diskutimi.
Vilan ka thënë se tashmë Izraelit i mbetet të shohë se si një v eprim i tillë të mos ndikojë në raportet në mes të Izraelit dhe Serbisë.
“Nuk është më në pyetje nëse Izraeli do ta njohë ose jo Kosovën, sepse Izraeli e ka njohur Kosovën më 4 shtator, dhe tashmë na mbetet të mos lejojmë që një v eprim i tillë të ndikojë në raportet në mes të Serbisë dhe Izraelit”, ka thënë Vilan, shkruan N1, transmeton Gazeta Express.
Tutje Vilan ka thënë se Izraeli s’ka nënshkruar asgjë në Izrael dhe që s’ka qenë pjesë e Samitit në Washington, derisa shton se njohjen reciproke e ka mirëpritur kryeministri izraelit.
Ambasadori izraelit ka treguar se Vuçiqit nuk i ka pëlqyer vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe se nuk mbështet një vendim të tillë të Izraelit.
Megjithatë, Vilan thonë se Izraeli është shtet i pavarur dhe se vendimi për njohjen e Kosovës është vendim shtetëror.
Tomë Gashi: Kallëzim penal dhe padi për Dick Martyn e Carla Del Ponte, për njollosjen e UÇK-së
Avokati i njohur, Tomë Gashi ka thënë se është duke përgatitur kallëzim penal si dhe padi civile kundër senatorit zvicëran Dick Marty, ish- kryeprokurores Carla Del Ponte si dhe Jose Pablo Baraybar- kryesues i zyrës për persona të zhdukur dhe mjekësi ligjore në kuader të UNMIKU-t.
“Në cilesinë e avokatit dhe sipas autorizimit të z.Mersin Katuçi është duke u përgaditur kallezim penal si dhe padi civile kunder senatorit zvicran Dick Marty i cili kishte shkuar në menyrë klandestine, i maskuar në pronat dhe shtepinë e z.Mersin Katuçi, në fshatin Gurë Republika e Shqiperise, edhe pse në shtepinë e familjes Katuci nuk ishte gjet asnje prove per trafikim te organeve njerezore, Dick Marty e mashtroi-e vuri ne lajthim Keshillin e Evropes duke pretenduar se pjesetare te UÇK-se gjatë luftes dhe pas perfundimit të luftes, në shtepinë e tij kinse kishin mbajtur qindra civil, shqiptar, serb, rom, në menyre të kunderligjshme, i kishin torturuar, i kishin vrare, dhe u kishin hequr organet trupore per trafikim nderkombetar”, ka shkruar Gashi, transmeton IndeksOnline.
“Kallezim penal dhe padi civile do te ushtrohet edhe kunder ish Kryeprokurores te Tribunalit te Hages znj.Carla Del Ponte, sepse ne librin e saj perdori te dhena të rrejshme per krimet e pretenduara te UÇK-se e qe ishte shfrytezuar nga Dick Marty per raportin e tij famëkeq”, shtoi ai.
Njoftimi i tij i plotë:
Kallezim penal do te ushtrohet edhe kunder Jose Pablo Baraybar- kryesues i zyres per persona të zhdukur dhe mjekesi ligjore ne kuader te UNMIKU-t i cili poashtu ne menyre te pa autorizuar-klandestine kishte shkuar tek shtepia e familjes Katuçi, ne kerkim te provave per trafikim te organeve njerezore te cilat kurre nuk kishin ndodhur.
Raporti i rrejshem i Dick Martyt vuri ne lajthim Këshillin e Evropes i cili autorizoi prokurorin amerikan ne kuader të EULEX-it Clint Ëilliamson qe të hetoj keto pretendine, dhe 82 deputet e Republikes se Kosoves në gusht të vitit 2015, u vunë në lajthim pa e poseduar fare raportin e Clint Ëilliamson, votuan Gjykaten Speciale.
Raporti i Clint Ëilliamson nuk vertetoi pretendimet e rrejshme te Dick Martyt.
Institucionet e Kosoves dhe të Shqiperise duhet të kerkojnë raportin e Prokurorit Clint Williamson, dhe meqenese në atë raport nuk janë vertetuar pretendimet dhe deklarimet e rrejshme të Dick Marty dhe me kete jane venë në lajthim deputetet e Kuvendit te Kosoves, kur votuan Gjykaten Speciale, atehere duhet qe te fillojne procedurat ligjore për zhberjen-anulimin e Gjykates Speciale të krijuar me shpifje dhe deklarime te rrejshme.
Është detyrë e Shqiperisë dhe e Kosoves qe ta dijnë të verteten dhe e verteta është se gjithqka ishte aranzhuar rrejshem nga Dick Marty, pasojat e të cilave janë Gjykata Speciale, eshte njollosur i gjithe kombi shqiptar me genjeshtra te Dick Martyt.
Është njollosur Kosova në veqanti dhe posaqërisht ish pjesetarët e UÇK.
Është obligim që e verteta të vie në vend, është obligim që të paditet Dick Marty dhe të tjeret për njollosje të kombit shqiptar të Kosoves, të pjesetareve të UÇK dhe të familjes Katuçi.
Ja qfarë thonë familja Katuçi, me datë 07.03.2021
-Dick Marty përgaditi nje raport dhe hodhi një akuzë perseri ndaj kesaj familje pa u bazuar ne asnje dokomuent.
Kontrolli ështe ushtruar në mënyrë të pa ligjshme pa asnje vendim prokurorie ne teritorin e shtepise sime. Ndoshta keto gjera shteti shqiptar i di por i mbanë shume sekret, këto ndoshta mund ti di ish prokurori Arben Dyla, dhe inspektori i policise se zones Astrit Perleshi.
Në keto rrethana Dick Marty ishte lejuar nga policia dhe një ish perfaqesues i parlamentit Shqiptar pa autorizim për kontrollë.
Dick Marty ishte në makine i maskuar, ne dhe gjithë zona i kemi zenë në prite, eshte njoftuar policia dhe prokuroria dhe i gjithe shteti shqiptare, menjehere ka ardhe policia dhe i ka nxjerre.
Mua me është pergaditë një procesverbal që kinse kam bllokuar autoritetet e huaja.
I kemi kerkuar shtetit shqiptar dhe gjithe botes drejtesi dhe çdo akuze qe mund te hidhet ndaj UÇK-së unë e deshmoj që ketu as ushtaret e UÇK-se as Kosovaret në këtë zonë nuk kanë kaluar dhe për këtë mbaj përgjegjësi ligjore deri ne fund.
Kërkoj të perballem siç perballet Hashim Thaçi dhe të tjeret në Hagë, për të vërtetuar një të pa vertetë qe është berë ndaj familjes sime.
-I pyetur se a ka ardhë Hose Pablo Baraybar në kuader te UNMIKUT dhe çka ka kerku ai ?
“Ka kerkuar nje shtepi me qera këtu kinse per rrugen e Arberit, ai ka ikur dhe te nesermen ka vazdhuar po te njejten internarë…”
Gjatë kontrollit që është berë kane dashur t’i zhfarosin eshtrat e banorëve të fshatit nga varezat.
Nuk e di pse shteti shqiptar i ka lejuar pa autorizim ?!
-A e keni pare Dick Martyn?
“ Po, pasi kemi debatu ai ka qene ne makine, ka dal perkthyesi e kam pyetur kush je ti, ai ka thene jam perkthyes dhe ul koken per mos me u pa. Na kapnin per krahu na thonin se do te ju qojme ne burg, ne i pyetnim pse, thonin se ne kemi blloku rrugen. Ne ate moment policia ka marre Vershin, Marsinin, vellaun e tij dhe nje nip tonin dhe i kane qu ne Polici.
Mua me kane kap per krahu policia e Burrelit.
Te huajt jane futur brenda me prokurorin me force, kane marre me prishe dyshemene, kane prish rrobat tona, dhe na kane nxjerr jashte ne ftohte, ishte shume ftohte, 4Shkurt.
Kane hedh kemikale edhe ne buke. Kane pyetur per disa njolla te gjakut i kam tregu qe kam lind femije dhe kemi pre mishin.Kane gjetur nje mbulese buke, me kane pyetur per cka e perdorni kete?”.
-Per sa kohe ju mbajten jashte shtepise?
-Per 10 ore.
-A ju dhane vertetim per bastisje ?
-Jo, na kane rrethu policia.
-A ju dhane ndonje raport te Dick Martyt apo prokurorit Clint Ëilliamson?
-Jo, asgje.
-Pas 16 viteve a tentoi shteti shqiptar se paku te ju kerkoj falje qe i ka leju?
-Jo.
-Dick Marty ne menyre te rrejshme ka perpiluar nje raport kinse ne shtepine tuaj ka ndodhur trafikim i organeve njerezore. Ne 2015 u formua Gjykata Speciale, tani kemi 7 pjesetar te UÇK-se qe jane ne paraburgim ne Hage. A e dini qe eshte demtuar Kosova dhe UÇK-ja, a kerkoni qe kjo te zbardhet ?
-Po ne kerkojme nga drejtesia nderkombetare qe kjo te zbardhet perpos per UÇK dhe Kosoven edhe per familjen time.
-Ne te gjithe e dijme qe ketu nuk ka ndodhur asgje,a mendoni qe duhet ti padisim te gjithe ata?
-Po perpos tjerash edhe lufta e UÇK-se te dal e drejte.
-Te varrezat qe deshen me i zhvarrose, a reagoi u gjithe fshati apo vetem ju?
-Gjithe fshati.
-A nuk doli asnje avokat shqiptar gjate ketyre viteve dhe u desh te me angazhoni mua ?
-Është fati im dhe i familjes sime dhe nje nder per Kosoven qe nje avokat Kosovar mbron nje shqiptar…Avokatet shqiptar kane qene te gatshem oer kete veprin, mirepo shteti shqiptar nuk i ka dhene te drejte.
-Shteti i Shqiperise me gjithe keta kryeministea nder keto vite, asnjehere nuk tentoi qe ta bie drejtesine ne vend, te ushtroj padi?
-Nuk i di hallet e tyre si i kane pas, por nuk arriten ta zbardhin kete, as per shtetin e vet as per familjen time.Kjo pra eshte nje enderr e pa besueshme.
-A besoni qe Institucionet e Shqiperise duhet te angazhojne ekspert te caktuar per ngritje te padive per shkak te prishjes se imazhit tuaj dhe Kombit shqiptar apo mendoni qe kjo ka mbete vetem çeshtje private?
-Per 16 vite nuk e kane prishe terezine e tyre, hallet e mia nuk i kane zgjidh asnjehere, i kam trokite gjithe Institucioneve te shtetit shqiptar nga Kryeministei e deri tek Institucioni me i fundit i drejtesise, i kam edhe letrat çka me kane thene. Tani kjo pune ka ngel privatisht, shteti mua nuk me perfaqeson por nje avokat vella shqiptar.
A e keni takuar prokuroren Ina Rama?
-Jo, por kam disa shkresa nga ajo.
Si pronar te shtepise pasi çdo gje ishte e rrejshme a mendoni se do duhej te zhbehej Gjykata Speciale?
-Po, ajo është e pa drejte.
-A ka qene ndonjehere ndonje zyrtar i Republikes se Kosoves, ose pjesetar i UÇK-se per vizite?
-Asnjehere, as nuk ma ka permend askush emrin fare, askush nga Kosova pos ju.
Natasha Kandiq: “I kam parë vetë krimet serbe
Natasha Kandiq, aktivistja serbe për të drejtat e njeriut
Aktivistja më e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, flet për bombardimet dhe luftën e Kosovës. Ajo ka qenë edhe vetë shpesh në Kosovë, në kohën e luftës.
„Pak kohë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, pra me 25 mars në orët e para të mëngjesit, diku nga ora dy apo tre, ra zilja e telefonit”, kujton Natasha Kandiq. „Ishte Nekibe Kelmendi. Më tha se policia është futur në shtëpinë e tyre dhe ka marrë me vete burrin e saj Bajramin, një avokat shumë i njohur, dhe dy djemtë e tyre. Nuk e di çfarë të bëj. I them se është mirë që po punojnë linjat telefonike dhe nesër në mëngjes menjëherë duhet të shkojë në polici apo shërbimin sekret të shtetit dhe të kërkojë sqarime… Këtë bisedë nuk do ta harroj kurrë. Një ditë më pas kanë gjetur trupat e pajetë të Bajramit dhe dy djemve, pranë një pike të karburanteve, në dalje të Prishtinës. Policia thoshte se ka nisur hetimet. Por ky ishte vetëm maskim i një krimi, sepse këtu nuk ka pasur hetime, nuk ka pasur asgjë. Nekibe Kelmendi ka vdekur në vitin 2011 dhe kurrë nuk e ka kuptuar zyrtarisht se kush i ka vrarë burrin dhe dy djemtë e saj. Ka mbetur vetëm vajza e saj, e cila ende kërkon të vërtetën. Edhe ne në Fondin për të Drejtën Humanitare po kërkojmë të vërtetën, por pa sukses.”
Natasha Kandiq ka qenë një ndër të rrallët në Beograd, që ka justifikuar ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 dhe këtë e ka thënë hapur. Ajo më pas ka mbështetur edhe pavarësinë e Kosovës, të shpallur në shkurt të vitit 2008. Ishte mysafirja e vetme nga Serbia në Kuvend, në ceremoninë e shpalljes së pavarësisë.
Kosovo Albaner fliehen
Themelimi i Fondit për të Drejtën Humanitare
„Fondi për Drejtën Humanitare është themeluar në vitin 1992″, thotë Kandiq, “me qëllim dokumentimin e krimeve dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në Serbi, atje ku jetojnë grupet etnike – shqiptarët në Kosovë dhe myslimanët në Sanxhak.”
Natasha Kandiq ka diplomuar në vitet 70-të në Fakultetin filosofik në Beograd, në sociologji. Në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë ka punuar në Shoqatën e Sindikatave, ndërsa në vitet 80-ta ka qenë bashkautore e librit “Nyja e Kosovës”, në të cilën kritikohen ashpër autoritetet serbe në Kosovë, për politikë dhune, pas ardhjes së Sllobodan Millosheviqit në pushtet. Pas botimit të këtij libri, Kandiq e ka ndërprerë punën në sindikatë dhe ka filluar hulumtimet e opinionit publik. Në fund të vitit 1992 e ka themeluar Fondin për të Drejtën Humanitare. Gjatë luftërave të viteve 90-të, Fondi ka mbledhur të dhënat për krimet e luftës në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Këto dokumenta kanë qenë më pas ndër dëshmitë kryesore në proceset e Tribunalin e Hagës për krime lufe në ish-Jugosllavi.
Kosovë – aktive prej vitit 1996
„Zyrën e parë në Prishtinë e kemi hapur në vitin 1996″, thotë Kandiq. “Aty kanë punuar së bashku shqiptarë dhe serbë. Detyra e tyre ka qenë mbledhja e të dhënave për gjendjen. Gjatë vitit 1997 kemi mbledhur të dhëna për ftesat masive të njerëzve në të ashtuquajtura biseda informative në polici. Gjatë marrjes në pyetje, ka pasur kërcënime masive ndaj atyre që janë angazhuar për pavarësinë e Kosovës. Atyre u është thënë se ky është terrorizëm dhe u është mohuar e drejta që me mjete paqësore të angazhohen për idetë e tyre politike.”
Bildergalerie Kosovo Krieg 15 Jahre 01.04.1999 Flüchtlinge
Kosova ishte lënë pasdore në kohën luftës në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë. Lëvizja paqësore e shqiptarëve të Kosovës, në krye me Ibrahim Rugovën dhe Fehmi Aganin, ka ofruar rezistencë paqësore gati një dekadë të tërë. Ata kanë organizuar edhe sistemet paralele të pavarura në shkolla dhe shëndetësi. Sistemi paralel ka funksionuar me vite. Në vitin 1997, në skenë është paraqitur edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe situata ka ndryshuar radikalisht. Në vitin 1998 kanë filluar konfliktet e armatosura mes forcave serbe dhe UÇK. Bashkësia ndërkombëtare, e cila me vite të tëra kishte injoruar lëvizjen paqësore të rezistencës, tani përpiqej të ndalte luftën. Në vitin 1999 janë mbajtur edhe negociata në Rambuje të Francës, por pala serbe nuk e ka nënshkruar marrëveshjen paqësore.
Fillimi i bombardimeve
Pas dështimit të bisedimeve në Rambuje, NATO filloi aksionin e bombardimeve me emrin „Operation Allied Force”, me 24 mars 1999. „Ditën e tretë pas fillimit të bombardimeve jam nisur për Kosovë. Nuk e kam ditur se çfarë po ndodh me bashkëpunëtorët tanë në Prishtinë. Ka qenë problem të shkosh në Kosovë, sepse nuk ka pasur mjete transporti. Kam marrë një taksi nga Beogradi deri në Bujanovc. Por taksia fillimisht është dashur të sigurojë benzinë, sepse në ato kohëra nuk ka pasur mjaft. Në Bujanovc mbërritëm disi, por nuk dija si të shkoj deri në Prishtinë. E pyeta taksistin të më çojë deri atje. Ai kishte shumë frikë, por kur i thashë se atje ka vetëm forca serbe, ai pranoi. Zyra jonë ishte thyer, kompjuterët ishin plaçkitur. I kam gjetur bashkëpunëtorët tanë nëpër shtëpi, të gjithë ishin tepër të frikësuar dhe nuk e dinin çfarë të bëjnë. U kam propozuar të shkojmë së bashku në Maqedoni, por ky u dëshmua si një plan i keq dhe nuk u realizua. Në Prishtinë ishte tmerr, në rrugë nuk kishte më shqiptarë. Kur kam shkuar të kërkoj një bashkëpunëtore të Fondit, para godinës së saj ishin mbledhur shumë njerëz. Policia i nxirrte me dhunë nga godina dhe i urdhëronte të shkojnë në drejtim të stacionit hekurudhor, e pastaj në Shqipëri. Pas katër ditësh në Prishtinë, katër shqiptarë dhe unë, me një taksi, jemi nisur për në Beograd. Taksisti ishte një njeri i mirë, ai e shihte se çfarë po bëjnë me shqiptarët. Nuk fliste shumë. E pyeta a është i gatshëm të transportojë katër shqiptarë për në Beograd, sepse duhet të kalojmë kontrollet policore? Le ta provojmë, tha ai. Kontrollin e parë kaluam pa problem. Në pikën e dytë na ndalën. Unë heshta, ndërsa shoferi i taksisë e pyeti policin, ku mund të gjej karburante, sepse nuk kam asnjë pikë? Polici u përqendrua tek pyetja dhe nuk na kontrolloi fare. Kaluam.”
Zgjatja e luftës
Strategët e NATO-s kishin planifikuar një luftë më të shpejtë. Ushtria dhe policia serbe nuk kanë bërë ndonjë rezistencë tepër të madhe ndaj bombardimeve të NATO-s, por janë fshehur mirë dhe kanë evituar humbjet e mëdha. Lufta u zgjat, ndërsa vuajtjet e popullit në Kosovë shtoheshin nga dita në ditë.
Bildergalerie Kosovo Krieg 15 Jahre Rugova und Milosevic
„Unë kam shkuar në Kosovë gati çdo dhjetë ditë”, kujton Natasha Kandiq. “Gjithmonë me të njëjtin taksist, i cili mësoi rrugën dhe njihte njerëzit në rrugë. Kam shkuar dhe kam kërkuar miqtë shqiptarë, kam shikuar a janë ende gjallë. Kam qenë në Prishtinë tek disa miq, kur erdhi lajmi për ndalimin e Fehmi Aganit, gruas së tij dhe djalit të tyre. Më lajmëruan se e kanë marrë, ndërsa një ditë më vonë është gjetur trupi i tij i pajetë. Agani është vrarë ndërkohë që Millosheviqi i lejoi Rugovës të dalë nga vendi. Fehmi Agani ka menduar se edhe ai duhet të dalë nga Kosova dhe t’i bashkohet Rugovës. E gjithë fuqia e Rugovës ka qenë në mençurinë e Fehmi Aganit. Vdekja e Aganit është një humbje tepër e madhe jo vetëm për shqiptarët, por për tërë rajonin. Po të kishte mbetur gjallë ai, zhvillimet pozitive do të ishin më të shpejta dhe të gjitha do të ishin më ndryshe.”
Libri i kujtimeve në Kosovë
Në vitin 2015, Fondi ka botuar “Kosovske Knjige Pamćenja” (Librat e Kujtimeve në Kosovë). Synimi i këtij projekti ishte përcaktimi i numrit të saktë të viktimave në Kosovë. Koordinatore e projektit ishte Natasha Kandiq. Numri i të vrarëve në periudhën prej 1 janarit 1998 deri me 31 dhjetor 2000 është 13.535 persona. Prej tyre 10.812 janë shqiptarë, 2.197 serbë, ndëra 526 janë romë, boshnjakë, malazezë dhe të tjerë.
Früherer serbischer General und Kriegsverbrecher Vladimir Lazarevic
Fondi për të Drejtën Humantiare në Beogad dhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë kanë botuar në vitin 2014 listën e personave të vrarë si pasojë e bombardimeve të NATO-s. Nga bombardimet kanë humbur jetën 754 persona, 454 civilë dhe 300 pjesëtarë të forcave të armatosura. Ndër civilët janë 207 serbë dhe malazezë si dhe 219 shqiptarë civilë, 14 romë dhe 14 të nacionaliteteve të tjera. Ky burim thotë se janë vrarë 274 ushtarë dhe policë të ish-Jugosllavisë dhe 26 pjesëtarë të UÇK. Mbledhja e këtyre të dhënave ka filluar që në kohën e luftës.
„Mendoj se gati të gjithë do të reagonin si unë, po të shihnin këto kolona të refugjatëve, frikën dhe tmerrin që mbretëronte. Një ditë shkova për të blerë bukë në një dyqan në Prishtinë, në rend ishte një shqiptare. Dy serbe të tjera filluan të bërtisnin dhe nuk e lejuan të blejë bukë. Fillova edhe unë të bërtas kundër tyre… këto janë gjëra që nuk mund t’i harrosh. Në situata të këtilla e harron sigurinë personale, ajo më nuk është me rëndësi”, kujton Kandiq.
Udhëtimet e mija në Kosovë kanë qenë të tmerrshme, sepse kam parë edhe vet se çfarë po ndodhë. Shqiptarët kanë qenë në fillim të mbyllur në shtëpitë e tyre, nuk kanë guxuar të dalin në rrugë. Kam parë kolona të gjata refugjatësh, njerëz me qese në dorë, të humbur dhe pa orientim. Kur i pyesja ku po shkoni?, ata thoshin: Policia serbe na ka urdhëruar të shkojmë në Shqipëri. Njerëzit iknin në Shqipëri, ndërkohë që askush nuk i ndihmonte, nuk kishte asnjë organizatë të huaj humanitare atje.
U ktheva në Beograd dhe shihja njerëzit që rrinin nëpër kafene, shikonin drejt qiellit dhe flisnin për kinse padrejtësitë e mëdha që po i bëhen Serbisë me bombardime. Kurrë askush nuk më ka pyetur se çfarë po ndodh në Kosovë, si është gjendja atje! Më ka zemëruar tepër një letër e një grupi intelektualësh të organizuar nga Open Society, me të cilën kërkohet përfundimi i bombardimeve në Serbi. Më ka zemëruar ky fokusim tek vetvetja, pa kurrfarë interesimi për atë se çfarë u ndodhte të tjerëve, pa kurrfarë interesimi për ndalimin e veprimeve të policisë dhe ushtrisë, vrasjeve, djegieve dhe shkatërrimeve në Kosovë.”
“E vërteta” kombëtare
Kandic, Terselic und Tokaca
Pas përpjekjeve intensive diplomatike të trojkës së drejtuar nga presidenti finlandez, Marti Ahtisari, e ku ishin edhe diplomatët amerikaën dhe rusë Strob Talbot dhe Viktor Çernomirdin, në qershor të vitit 1999, Sllobodan Millosheviqi pranoi kushtet e NATO-s. Me 9 qershor 1999 në Kumanovë u nënshkrua marrëveshja për tërheqjen e trupave jugosllave nga Kosova dhe vendosja e misionit paqësor KFOR në Kosovë. Lufa përfundoi ndërsa nga Kosova u largua një numër i madh i serbëve nga frika e hakmarrjes. Ata që kanë mbetur kanë jetuar në frikë nga mundësia e krimeve, të cilat kanë ndodhur kohë pas kohe edhe një vit më pas. Fondi ka mbledhur fakte edhe për këto krime.
„Ne shohim sot se në Serbi ekziston vetëm “një e vërtetë”, e vërteta kombëtare. Është krijuar edhe një komision për hetimin e pasojave të bombardimeve të NATO-s, me qëllim që të dëshmohet se Serbia ka qenë viktimë. Paraqiten shifra që nuk kanë lidhje me faktet dhe harrohet në tërësi përgjegjësia e forcave serbe për një numër të madh të njerëzve të vrarë atje”, thotë Kandiq. “Harrohet se pse dhe si erdhi deri tek ndërhyrja e NATO-s. Çfarë i ka paraprirë ndërhyrjes dhe cili ishte roli i Serbisë në këtë mes. Ndërhyrja e NATO-s ka qenë një masë drastike, por mjeti i vetëm për të ndaluar ushtrinë dhe policinë serbe.”
Natasha Kandiq ka marrë një numër të madh vlerësimesh ndërkombëtare për punën e saj. Në vitin 2003 ka qenë edhe në listën e 36 heronjve evropianë, të botuar në revistën „Time”. Në vitin 2005 është shpallur qytetare nderi e Sarajevës dhe person i vitit në Bosnje-Hercegovinë, sipas revistës „Slobodna Bosna”. Me 2013 është nderuar me çmimin Hrant Dink në Turqi, ndërsa kongresmenët amerikanë Eliot Engel dhe Roger Viker e kanë propozuar Natasha Kandiqi në vitin 2018 edhe për çmimin Nobel për paqen.
Autor: Zoran Solumun
Një nismë me vlera të çmuara e poetes Armela Hysi
Poetja, shkrimtarja, përkthyesja e librave për fëmijë dhe redaktorja, zonja e nderuar Armela Hysi, e cila punon dhe jeton familjarisht në Athinë, pati përgatiur dhe çuar në shtyp librin mjaft interesant “Antologji letrare”, me titull “Merr një varg dhe eja”, të cilin, para pak kohësh, pra, pas Vitit të Ri, e nxori nga shtypi Shtëpia Botuese “Koliqi”. Ky është një libër befasues në llojin e vet. Kjo për arsye se bota e fëmijëve është një pasuri enciklopedike kuriozitetesh nga më të paimagjinueshme. Duke u marrë me përkthimin e letërsisë për fëmijë, zonja Armela, si poete dhe shkrimtare e talentuar, ka zbuluar dhe vazhdon të zbulojë me shumë kërshëri larminë e formimit psikologjik të fëmijëve. Domosdo, se poetët dhe shkrimtarët, në dallim nga njerëzit e zakonshëm, falë talentit të tyre, kanë lehtësinë e bekuar hyjnore për të hyrë në të fshehtat e shpirtit fëminor, çka më sjell në kujtesë
psikologun dhe psikiatrin amerikan Erik Bern (Eric Berne – 1910-1970), i cili thotë:
“Vetëm një sasi e vogël njerëzish kanë aftësinë ta ruajnë në kujtesë perceptimin e botës sipas mënyrës së fëmijëve”.
Me të vërtetë. Sepse bota fëminore, njerëzve të letrave u zbulon një Gjithësi të tërë.
Në parathënie të këtij libri, zonja Armela thekson:
“Libri që kemi në dorë është edhe akoma më i veçantë dhe i vyer. Është një buqetë e bukur (nga ku ka marrë origjinën edhe vetë fjala antologji) në gjuhën tonë të lashtë e të shenjtë, e shkruar nga fëmijë që gjenden larg atdheut tonë. Fëmijët tanë të talentuar, të lindur e rritur në diasporë, me krenari e ndjeshmëri krijojnë në gjuhën shqipe dhe secili ka diçka për të rrëfyer me fjalën e gjallë, të thjeshtë e të sinqertë të shpirtit plot dritë”.
Në këtë antologji janë përfshirë krijime në poezi dhe në prozë të 53 fëmijëve të moshës nga 7 deri në 15 vjeç. Është një antologji me të vërtetë emocionuese, në të cilën shpaloset bota shpirtërore e vogëlushëve të talentuar, mes të cilëve ka edhe fitues çmimesh. Në nderim të atyre vogëlushëve për krijimet e tyre letrare, emrat po ua rendis në vijim:
Rebeka Zero, Melisa Galloshi, Asja Galloshi, Maria Musaraj, Xhoana Delija, Vasil Bilushi, Melina Bilushi, Arianit Gjoka, Ristotel dhe Natalia Zenelaku, Alesia Hysa, Amelia Maksutaj. Patricia Bliku, Dejvi Bliku, Klaudio Doko, Mateo Doko, Rafaela Aliu, Vonesa Juniku (autore e poezisë emocionuese “Shtëpia jonë”), Elisa
Juniku, Ema Berisha, Ronaldo Zhupa, Katerina Malaj,Rezhina Gjoka (autore e poezisë mallëngjyese “Atdheu im”), Dionis Jashari, Monika Jashari, Sesila Zëra, Chiara Xoxi, Sidorela Kristo, Rebeka Zero (shkruan nga Modena e Italisë: “Merr një varg dhe eja, / si një rreze drite, / të këndojmë bashkë / në gjuhën tonë shqipe!), Marilena Pasho, Meriglena Bushpepa, Elias Syla, Xhoja Kurti, Aldo Prendi, Erlinda Nebiu, Iliando Simoni (autor i prozës “Shqipëria ime”: “… Është Shqipëria… Do të doja të jetoja atje. Atje ku gjuha shqipe tingëllon më bukur se në çdo vend tjetër”, – shkruan nga Athina ky nxënës në moshën 8 vjeç), Sara Fatmir Bicari,Tergita Asllani (autore e shkrimit “Vizita ime në Atdhe”: kjo vogëlushe kosovare shkruan nga Londra me shumë përmallim për Kosovën), Arianit Gjoka, Adela Kelmendi, Erika Vishkurti, Xhesika Pira (autore e shkrimit “Jam e lumtur që mësoj gjuhën shqipe”: “Jam shumë e lumtur që po mësoj gjuhën shqipe. Sa dëshirë kam të lexoj e të shkruaj libra për fëmijë në gjuhën shqipe!” – shkruan nga Greqia kjo vogëlushe 10 vjeçe), Rea Fatmir Mone, Angjello Alkanjari, Margarita Ilir Braho, Arbër Kelmendi, Janula Lushka, Veriola Pashaj, Dafina Agim Papaj, Xhina Cenolli, Asqeri Velmishi, Nadia dhe Agjelo Liço (autorë të përshkrimit “Udhëtimi në Kosovë dhe në Shqipëri: “Në prill të vitit 2019 Ministria e Diasporës e Kosovës organizoi një ekskursion për fëmijët e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi”), Ana Xhaferri, Sabina Maria Kocibelli.
Ajo çka zonja Armela nënvizon në vijim në parathënien e kësaj antologjie, është me të vërtetë mbresëlënëse dhe lexuesit i bën të përsiatin thellë. Aty theksohet:
“Ishte një nismë e Shoqatës Kulturore “Korça” në Athinë, në vazhdën e aktivitetit të vet për përhapjen e kulturës dhe gjuhës shqipe, dhe kryetares së saj, shkrimtares tashmë të njohur, të talentuarës dhe aktivistes në diasporë, Elona Gjergo Tanka, që mori tanimë rrugëtimin e një tradite. Sivjet kjo nismë mori shtytje me mbështetjen e dy organizmave të tjerë; Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, spikatur kohët e fundit me aktivitetin e shumëllojtë në diasporë e shtetet tona amë (i cili është dhe sponsori që bëri të mundur botimin e këtij vëllimi, që u përgatit me përkushtim vullnetar nga bordi ekzekutiv dhe do t’u dhurohet me dashuri të gjithë krijuesve të vegjël pjesëmarrës) me presidenten Brikena Qama dhe Swiss Albanian Event me drejtoreshën Aina Hoti. Është e nevojshme të ndalem te këto tri zonja të nderuara dhe arsyeja kryesore për të cilën do ta bëja është ndjeshmëria e tyre për fëmijët dhe për gjuhën shqipe. Si shkrimtare (përfshirë dhe të disa botimeve të suksesshme për fëmijë) dhe nënë e dy vajzave të lindura e rritura në Athinë, zonja Elona Gjergo Tanka e kuptoi mjaft mirë presionin me trajtat e një problemi të asimilimit të gjuhës shqipe në diasporë, për brezin e parë e më tej të fëmijëve të emigrantëve. Qe, pra, ajo që hodhi idenë e këtij konkursi dhe organizoi me Shoqatën “Korça” edicionin e parë të tij. Brikena Qama është poetja e njohur e katër librave
artistikë, aktiviste e shquar në tërë kordat e veprimtarisë në emigracionin shqiptar të Greqisë e në vitet e fundit presidente e Lobit EuroAtlantik. Ajo ka përvojë të gjatë pedagogjike për fëmijët e moshave parashkollore dhe është njëkohësisht redaktore e disa titujve të përkthyer në gjuhën shqipe botimesh për fëmijë. Zonja Aina Hoti është aktiviste dhe organizatore e një sërë aktivitetesh në komunitetin shqiptar të Zvicrës, impenjuar gjithmonë për ruajtjen e gjuhës dhe të traditave shqiptare në emigracion. Si administratore e Swiss Albanian Event veçohen seminaret shumë të vlefshme, edukative mbi psikologjinë, mbi rritjen dhe edukimin e fëmijëve në familje e shoqëri. Kështu u përforcua kjo nismë e cila hapi krahët me gjithë kushtet e vështira e të pashembullta globale të këtij viti. Ky organizim bëri të mundur bashkimin e shumë shqiptarëve, intelektualë e krijues letrarë të njohur e me tipare të veçanta nga tërë diaspora, veçanërisht në radhët e jurisë, të bordit ekzekutiv për përgatitjen e antologjisë, të komunikimit e përçimit mediatik, si dhe në mbështetjet individuale e dhënien e kurajës. Anëtarët e jurisë… (Ndue Lazri, Ardita Jatru, Bes Camaj, Eleana Zhako Ornela Musabelliu) ishin ata që sollën prestigjin profesional e rëndësinë e mëtejshme për angazhimin e mirëvajtjes përballë fëmijëve krijues. Me fisnikëri mbështetën thirrjen për pjesëmarrje edhe një numër i përkushtuar mësuesish të Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe në emigracion. Është për t’u dalluar e admiruar vetëprania e këtyre mësuesve, të cilët patën dëshirë të përcjellin tek nxënësit e tyre ushtrimin e fjalës letrare, zbulimin e aftësive e talentit
krijues, inkurajimin si dhe nxitjen për të marrë pjesë në konkurrim”.
Të 53 nxënësit krijues, zonja Armela i ka sjellë në këtë antologji nga hapësira e gjerë e diaporës shqiptare në Evropë, duke filluar që nga Greqia deri në Londër, që nga Italia deri në Norvegji.
Fisnikërinë e vet intelektuale, zonja Armela e ka shprehur edhe përmes mirënjohjes dhe vlerësimit të veçantë që ka bërë për punën e përkushtuar të mësuesve, kujdestarëve e prindërve të fëmijëve pjesëmarrës. Krijimet e fëmijëve nga shkollat në Redi dhe Aspropirgo, në Greqi, kanë ardhur nën kujdesin e mësueses Lefteri Metkaj. Krijimet e nxënësve të kursit të gjuhës shqipe pranë Shtëpia Shqiptare “Porta” në Athinë, kanë ardhur nën kujdesin e mësueseve Alma Zekollari dhe Eriketa Kollçaku Qorlazja. Krijimet e fëmijëve nga kursi i gjuhës shqipe në Athinë kanë ardhur nën kujdesin e mësuesit Pjerin Lleshi. Krijimet e nxënësve nga Dhomoko, Greqi, kanë ardhur nën kujdesin e mësueses Alma Hani. Krijimet e fëmijëve me banim në Norvegji kanë ardhur nën kujdesin e zonjës Lumnije Tafolli Salihu, nga Shoqata “Fehmi Agani”. Krijimet e fëmijëve me banim në Londër kanë ardhur nën kujdesin e zonjës Juliana Shalla – organizatore e talenteve të reja në Londër.
Kur vjen në fund të kësaj antologjie, lexuesi i vëmendshëm bie në mendime dhe rri e vret mendjen: po shteti amë, Republika e Shqipërisë, çfarë ka bërë për fëmijët e diasporës për t’i mbajtur afër, për t’i ndihmuar në aktivitetet e tyre edhe materialisht? Nga kjo antologji,
e përgatitur për botim nga zonja Armela dhe të gjithë bashkëpunëtorët e nderuar që u përmendën më lart, rezulton se ministria e diasporës në qeverinë Rama, në dallim të theksuar nga ministria e diasporës në Republikën e Kosovës, është një hallkë krejtësisht parazitare, e cila nuk e ka vën absolutisht ujët në zjarr për fatin e fëmijëve të diasporës shqiptare. Vetë fakti që në krye të asaj ministrie, Rama ka vënë një shqiptar me prejardhje bullgare, një mumje-ministër me emrin Pandeli Majko, dëshmon më së miri se qeveria Rama as që do t’ia dijë fare për fatin e diasporës. Madje gjatë këtyre 8 vjetëve të qeverisjes antikombëtare, ajo e ka thelluar varfërinë deri në atë shkallë, me qëllim vënien në zbatim gradualisht të strategjisë së kahershme së grekosllavizmit, dhe sidomos të grekoserbizmit, për shpopullimin e trojeve tona etnike.
Los Anxhelos, Kaliforni
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...