2021-08-29
Dëshmia autentike/ GORAN BREGOVIÇI-SPIUN I SHËrBIMIT TË SIGURIMIT TË TITOS DHE MILLOSHEVIT
SHTABI I GJENERAL NIKOLLA LUBIÇIQIT NË LUFTË PËR SLLAVIZIMIN E KOSOVËS
Shkruan Akademik Prof Dr Hakif BAJRAMI
5 prill 1981….
Zanafilla e luftës speciale për ta mbajtur nën robëri Kosovën deri në gjenocid, siç vepruan prap serbët në Sanxhakun e Nishit më 1877
(Nikolla Lubiçiq, e pastaj edhe Sllobodan Millosheviq))si dhe Lufta shqiptare në anën tjetër për ta çliruar Kosovën nga robëria serbe (e drejtuar nga Adem Demaçi dhe LPK), do të zgjatë publikisht deri në fund të shekullit XX.
Lidhur me këtë, MË 5 PRILL 1981
U THEMELEA SHTABI i gjneralit serb Nikolla Lubiçiq…. NË BEOGRAD SI INSTITUCION I
PARTISË, USHTRISË DHE SPB PËR T` I DENUAR DEMONSTRATAT SHQIPTARE TË 1 dhe 2
PRILLIT 1981.
Kosova ishte vendi më i prapmbetur në Jugosllavi. Në një
kiliometer katror jetonin shumë më tepër banorë se kudo në Jugosllavi. Por
sllavët donin të siellin ende sllavë. E
me që jeta ishte e vështirë dhe disi shqiptarët fituan njëfar barazie më 1974,
por kur dihet se serbi barazi nuk donte dhe të rezignuar e lëshonin Kosovën.
Demonstratat shqiptare e 1 dhe 2 prillit 1981 në Kosovë
ishin të organizuara nga rinia partiotike shqiptare. Demonstrantët nuk e muarën
Kuvendin e Kosovës, nuk e muarën asnjë ministri, as radion dhe televizionin.
Çka është më e rëndsishmja, demonstantën në asnjë rast nuk kërkuan ndryshin e sistemit kushtetues dhe shoqëroro politik në Kosovë.
Pra, nuk kërkaun kthim të shoqërisë në kapitalizëm. Lidhuer me këtë, Komisioni
i Historisë Kosovës kishte debatuar më 5 prill 1981. Aty nga Hakif Bajrami
ishte theksuar se demonstratat nuk kanë karakter ``kontrarevolucionar``. Pra me
forcë mund t` i quani si të doni, (iu drejtua të pranishëmve) por
kongtrarevolucionare nuk janë.
E vërteta, në anën
tjetër, po atë moment kur Ruzhdi Xhaka e mer armen dhe në Besi i djeg TRE
kamion me armë të okupatorit, i formon dy çeta të armatosura, kjo do të thot se
Demonstratat provuan të kthehen në kryengritje. Por atëherë nuk patëm popull e
as organizim të tillë për ta realizuar. E vërteta kjo ngjarje i parapriu
veprimit të Mustafë Hoxhës , Komnadant e Mbrojtjës Teritoriale në Llap, i cili
do t` i vejë oficerit serbian revolën në gjoks duke i thën, ``Duhet për 30
minuta të largohesh nga Kosova``. Oficeri do të pyet kah të shkoi? Mustafa , në
Kushumli’’.
Çka zihej
në Beograd dhe si i përdorën demonstrat ish Udbashët serbian?
Shtabin e Beogradit përbënin: Gjeneral Nikolla Lubiçiq,
Gjenerali Graçanin, Slllobodan Millosheviq dhe popi Pavle. Aty, Gjenerali Lubiçiq
doli me propozim se ‘’duhet të sllavizohet Kosoova``, Gjenerali Graçanin
theksoi se ``Demonstratat e `81 në Koosovë janë kontrarevolucionare``. S.
Millosheviq, në themelimin e këtij shtabi thelsoi se ``Në Kosovë duhet
ndryshuar sisetemi kushtetues dhe të gjitha ligjet``. Popi Pavle theksoi se
``Në Kosovë kishat janë të rrezikuara``, Ky Shtab do të punojë me aktivitet të
shtuar deri më 9 qershor 1999 në fusha të ndryshme antishqiptare. Nëse ivejmë
argumentet arkivore para opinionit, të cilat i kamë botuar në 239 vazhdime në
``KOSOVA SOT``, më 2007, atëherë e kuptojmë se diverzionet nepër lokale,
thyerjen e gurëve të varrezave, diegëjen e Manastirit Pejës, ngacmimet e
mugeshave dhe ultësi të tjera, të gjitha i ka organizuar Shtabi i Nikolla
Lubiçiqit në kontinuitet. Jo vetëm kaq, nëse konsultohen publikimet e KLDMNJ-ës
del se ky Shtab për çdo vit organizonte vrasjen e civilëve dhe ushtarëve
shqiptar. Edhe më ulët, Shtabi pati filluar shkatrrimin e të gjitha bustave të
shkollave që u kishin ngritë si bje fjala Hasan Prishtina, Shote dhe Azem
Galica, 28 Nëntori, Isa Boletini, Kongresi i Manstirit etj.
Në administratë dhe vende publike po nuk e kuptove serbishte
pasonte një fyerje ndër më të ultat. Madje një UDBASH, zakonishtë ditëve të
tregut nepër qytete i rrahte qytetarët pa asnjë faj, vetëm që ta lëshojnë
Kosvovën. Në një dokument të këtij Shtabi thuhet se për fillim përqindjen e
popullsisë duhet ta siellim në 49% shqiptar, turq, rom, hashkali, egjiptas.
Ndërssa serbianët të janë 51%. Më vonë kjo përqindje deri më 28 qershor 1999,
parashihej të jetë simbolike, aty kah 4%. Kjo popullsi duhej të ndahje në vijim
në dy kategori. Në kategorinë e parë hynin ata persona që ishin të luhatshëm
dhe kishin afinitet për t` u konvertuar në sllavë. Në kategorinë e dytë hynin
ato familje që duhej deportuar nepër Jugosllavi, e sidomos nepër Serbia, me që
rast për një kohë gjenerata e dytë do të ndihej se është serbe.
Veprimi i parë antishtetror i Shtabit Lubiçiq më 10 prill 1981
Që në mbledhjen e parë, Shtabi e lëvizi çështjen e vënjës
jashtë funkisonit ``Dekrertin e 6 marsit 1945`` nga Kryesia e AVONJ-it, për
moslejimin përkohësisht të kthimit të ish kolonistëve në Kosovë. Por, me që
Dekretin për mos kthimin e kolonistëve sllavë në Kosovë, Kushtetuta e vititi
1846 dhe 1974 e kishin venë jashtë ligjit, kërkesa nga Shtabi i Lubiçiqit iu u
drejtua Gjykatës Kushtetuese të Serbisë. Kjo gjykatë do të përgjigjet se: ``nuk
është kompetente për një çështjen e till”. Pastaj, Shtabi i Lubiçiqit kërkesën
e dergoi në Gkykatën Kushtetuese të Jugosllavisë. Edhe kjo gjykatë lëshoi
përgjegje negative se: ``nuk është kompetencë e saj të mirret me me atë
çështje, sepse Gjykata Kushtetese e Jugosllavisë
është kompetent vetëm që të ruajmë kushtetutëshmërinë e shtetit``.
Veprimi i dytë
i Shtabit Lubiçiq
Shtabi i Lubiçiqit, me kohë e kishte lëvië çështjen e
Kthimit të sllavëve në Kosovë qysh më 6 prill 1981. Dhe kështu filloi avantura
jugosllave, që do ta destabilizoj tërë pushtetin në Kosovë.Për çdo javë dhe
muaj kërkoheshin informata se sa sllavë janë kthyer në Kosovë. Në Kuvendin e
Kosovës dhe komitete të LKJ ishin shtabet shtesë për këtë çështje. Po një fakt
duhet theksuar se sa banorë në një kilomter katror kishte Kosova e sa Serbia
dhe Jugosllavia. Vetëm atëherë kuptohet qëllimi kolonial i Shtabit të
Lubiçiqit.
Kur serbët e vrejtën
se nuk kanë mundësi për t` u përballuar me faktet historike avanturën e tyre,
veprimtarinë e tyre antishqiptare më 15 maj 1985 në Beograd, dualën me tezën: `
Kombi nënshtrues dhe i nënshtruar``. Me që në simpozium psuan debakël para
argumneteve të historianëve shqiptar, atëherë,
çështjen e dërguan në Akadamin serbe dhe prej atje doli Memoranduami
i Akademisë Serbe më 1986. Nga ky dokument Millosheviqi e nxorri
``PEOGRAMIN JUGOSLLAV PËR KOSOVËN më 1988. E vërteta, Memorandumin e
kundërshtoi Ivan Stambolliq, të cilin Millosheviqi e likuidoi në mnyrën më
mizore.
Si i përgjigjen shqiptarët keësaj
politike neofashite serbe
Mbledhja ilegale
në shtëpinë e Fadil Hoxhës më 6 maj 1988,detal historik i panjohur
Në Mbledhje i pari e merr fjalën Hakif Bajrami. I nderuari
Fadil Hoxha, i ndruari Riza Sapunxhiu, në Kosovë po vazhdon fushata e egër për
sielljen e sllavëve në Kosovë. Se çfar qëllimi ka ky programim i Shtabit
Gjeneral Lubiçiiqit, tregon fakti se në një kilometër katror në Kosovë jetojnë 205 banor, në
Serbi jetojnë 105 banor dhe në
Jugosllavi jetojnë 88 banor. Ktë
e argumenton
Enti jugosllav i statistikave 1981-1991..Sipas një burimi shtesë në Kosovë më
1948 jetonin në një kilometër katror 67,20 banor. Më 1981 jetonin 145, 25
banor. (Vjetari statistikor i Republikës Kosovës, 2021, f. 14). \ndërsa në
Serbi më 1948 jetonin 73, 9 banor. Më 1981 jetonin në një kulometër katror jetonin
105, 4 banor.(burimi Statistiçki godisnjak Srbije 1995, f. 35). Në Jugosllavi
më 1948 në një kilometër katror jetonin 61 banor, kurse më 1981 jetonin 87,7
banor.(burimi Statistiçki godisnjak Jugosllavije 1985,f. 12)
Shtrohet pyetja, në
Serbi dhe Jugosllavi kishte sieprfaqe toke sa të duash për me umarr me bujqësi
dhe për t` u punësuar kudo në punë.. Por në Kosovë, me qellim të SLLAVIZIMIT , po dërgohen nëpunës,
udbashë e policë, të cilët për një kohë rekorde (1981-1983), në Kosovë i hapën
750 000 dosje kundër shqiptarëve. Kjo tregon se sllavizimi i Kosovës po
paralajmërohej me të gjitha mjetet. Edhe një fakt. Kosova më 1981-1989 i kishte
vendin e parë në Evropë për kah të burgosurit politik. Ose më tepër kishte të
burgosur politik shqiptar në Jugosllavi se sa në tërë Evropën.
Si silleshin sllavën për t` u
punësuar dhe jetuar në Kosovë 1981-1999?
Siellja e sllavëve të ri në Kosovë është bërë obligative dhe
për këtë e kanë ngarkura Refik Agajan që të raportoj në Federatë për çdo muaj.
Ky operacion i ngjanë kohës 1938 kur u ligjsua se shqiptari mund t` i ketë 40 ari tokë ndërsa sllavi deri 45 hektarë.
Problem tjetër është sulmi kundër historisë, gjuhës shqipe
dhe muzikës. Çdo gjë po hetohej dhe kur nuk kishte prova pasonin trillimet e
kohës së Rankoviqit, me të ciilat hapur po drejtonin: Spasoje Gjakoviqi, ish
shef i OZN-ës për Kosovë, Çeda Mijoviqi, Çeda Toplalloviq etj. Grupin shqiptar
që i ndihmon terthorazi e apo drejtë për drejtë ishin: Ali Shukriu, Kolë
Shoroka, Sinan Hasani, Rrhaman Morania dhe disa piksa tjerë që për çdo ditë
përmes TV Prishtinës e sulmonin çdo pjesë të historisë shqiptare. Por, ju them
se rinia dhe klasa punëtore nuk do të i durojë më dhe shumë shpejtë, disa intelektual do të fillojmë aksionin e PAJTIMIT
Kombëtar-Pajtimit të gjaqeve. Kjo do të thot se pas të kryhet ky aksion do të
pasojë diçka edhe më serioze, do të themelohet UÇK. Me këtë është menduar në
luftë të armatosur, që doli në sqenëm historike si UÇK më 1993. Në realitet UÇK –ën ilegalja patriotike shqiptare e ka
paralajmëruar më 1988. Pastaj, aktivitet ka zhvilluar edhe UNIKOMB-i drejtuar nga Halil Alidema etj. Sidomos DIASPORA shqiptare do të vihet në
ofenzivë ptriotike, më 1989-1999.
Në vijim e mer fjalën Fadil Hoxha i cili shprehet se
edhe neve kemi ba gabime jo të vogla. Ua kemi lanë hapsinën shovinistave
serbian e malazez. Më kujtohet se Vlladimir Bakariqi pati intervenuar dy herë
duke pyetur se çka është kjo histeri kundër të gjithë shqiptarëve. Nëse vazhdohet
kështu, shqiptarët do të rrebelohen. E besa ne duhet ta dijmë se nuk është koha
e Avni Rrustemit. Por është mbushë shqiptaria e Kosovës me Esat Pasha , aludon
në katërshin-Ali, Kolë, Sinan dhe Rrahman. Thekson se Azem Vllasin e kanë
qëllimin më e menjanue nga politika. Po ky Fadil Hoxha në do të pajtohet me
Adem Demaçin, duke e pranuar përgjegjësinë që i tokaonte dhe duke kërkuar
falja.
Flet Rizah Sapunixhiu, Neve tani informtatat na vijnë të
klsifikuara. Përfaqsuesi slloven nuk i lexon por vetëm i shtin në çantë. Kurse
kroati ato vende ku janë pikat ua lexon publikisht. Fjala është për dyshime
ndaj shqiptarëve se do të ngritën në kryengritje në stilin e Tahir Mehes në
Drenicë.
Takimi mbaroi me
një porosi, se duhet ndryshuar polika kadrovike
në Kosovë.
Pse u përpilua
``Programi Jugosllav për Kosovën`` qysh më 1987?
Programi u përpilua që tërë veprimtaria e Shtabit Lubiçiqit
të maskohet kinste për kthimin e sllavëve në Kosovë, e ku merrnin pjesë të gjitha republikat. Atë Program e pati
përkrah edhe Këshilli Ekzekutiv Federativ dhe i pati publikuar shifrat e
mjetetve finansiare për realizim. Në lëdhje me këtë në dokument konfidensial
thuhet se me realizimin e Prormait tash e tutje do të drejtojë Sllobodan
Millosheviqi (11 maj 1989). Në shtabin e tij hynin edhe Nilolla Shainonoviq,
Stoilkoviqi, Zh. Igiqi, Dushan Ristiqi etj. Kuptohet se pas 23 marsit 1989
Millosheviqi e kishte shfaq hapur rreshtimin e tij dhe këtë shqiptarët e
kuptuan në formën më serioze. Të gjitha detyrat që duhej zbatuar silleshin si
propozime nga tereni. Në realitet,
Millosheviqi ia shtron Jugosllavisë 90 detyra, por atro do të mbesin vetëm një
`shuzë` në letër, sespe pasoi shkatrrimi i LKJ dhe ngadal edhe i segemneteve
tjera shtetrore. Edhe pushteti marionetë në Kosovë pati përpiluar program
special. Në atë Program ai pushtet ishte zotuar se do t` i kryen 33 detyra në
interes të kolonializimit serboamdh. E vërteta, shumë krimnelë që u lëshuan nga
burgjet do të vijnë në Kosovë, do të punësohen dhe do të marrin banesa luksoze.
Ato pas disa muajëve do t` i shesin dhe pas tyre vinin sllavët tjerë.
Fillon etapa e sllavizimit të
institucioneve dhe largimi i shqiptarëve nga puna
Më 1990 në 87 instutucioone të
Kosovës u instaluan masat e dhunëshme dhe drejtimin do ta marrin serbianët. Në
disa organizata ishin të pranishëm edhe disa shqipfolës. Por prezenca e tyre
ishte vetëm sa për dekor, për t` iu treguar të huajëve se `ka edhe shqiptarë në
drejtim të pushtetit”, neofashist.
Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
DY SHTABE NË LUFTË PËR
KOSOVËN
a).Shtabi i Sllobodan Millosheviqit
themelohet më 13 maj 1991
Më 13 maj 1991 në Beograd
themelohet Shtabi special për Kosovën. Shtabin e përbënin Sllobodan Milosheviq
(kryetar), Zoran Sokolloviq (ministër), Komndanti i ushtrisë tokësore,
Koamandanti i ushtrisë ajrore, Komandanti i ushytrisë detare (marinës),
Zhivorad Igiq, nga Prishtina, Zoran Angjellkoviqi (kryetar i pushtetit marionet
në Kosovë, Velko Odalloviq,me ekspoziturat e tyre në tren.
Qendra e këtij Shtabi në Kosovë
ishte në Priashtinë. Detyrat i distribuonte në drejtim të Mitrovicës, në
drejtim të Pejës dhe Prizrenit dhe në drejtim të Ferizajit dhe Gjilani. Një
nënekspozituarë e kishin edhe në Vrajë për të malltretuar popullsinë e Luginës
Preshevës.
Shtabi me qendër në Beograd më 15
maj 1991 lëshoi urdhër që të ``lirohen të gjithë kriminelët serbë dhe malazezë
nga burgjet. Ata me 20 maj me dy autobus u sollën në hotelin ``Grand” në
Prishtinë dhe aty Zh. Igiq ua caktoi detyrat. Atyre iu tha se janë me rrogë
mujore. Seicili do të ketë veturë
zurtare dhe në të gjitha pomapat e benzinit nuk duhet të paguajnë fare. Detyra
e tyre ishte që ditëve të pazareve të shkojnë dy deri në tre persona dhe të
organizojnë rrahje publike në popull. Kuptohet, se këto aksione bëheshin me
leje të pushtetit vendor.
Qellimi kryesor i këtyre baditëve
ishte që sa më shumë shqiptar të largohen nga Kosova. Aksioni i tyre shkonte
edhe në drejtim të presionit ndaj agjencive private të udhtimit, prej të cilëve
kërkonin provizione të caktuara. E vërteta, deri më 1997 shumë të rinjë e të
reja e kishin lëshuar Kosovën. Por prognoza e Milloshevqit nuk u realizua sepse
evolutivisht u krijua DIASPORA SHQIPTARE, e cila ishte e tubuar nepër klube.
Ato klube shqiptare, pas 4 korrikut 1992, kur Badinteri i shpalli Jugulsllavinë
të vdekur, i hudhën fjalmujtë e Jugosllavisë dhe e vunë kudo Flamurin Kombëtar
shqiptar. Ato klube do të avansohen në një shkollë sespe kërkuan ndihmë edhe
nga Shtabi i Anton Qetës. Vizitat, e Shtabit të Anton Qetës nepër Evropë dhe
Amerkië u kthyen në një shkollë edukative kombëtare. Faktori më i rëndësishëm
në këtë drejtim ishte se Diaspora filloi të punësohet dhe të dërgojë edhe
mjetet materale në familjet që u kishin mbetur në Kosovë.
Veprimet
diverzive të agjentëve të shtabit të
Milloshevqit
Marrja në biseda informative e
intelektualëve dhe shqiptarëve të njohur për të shkaktuar frigë në çdo familje
shqiptare, ishte një dukuri i rendomtë. Zakonisht në pyetje mirreshin natën,
ose të dieleve. Divrzionet i organizonin oficerët me pervojë, që drejtohej
direkt nga Shtabi i Millosheviqit. Pastaj, milicia e fillonte dhunën ndaj këdo
që e gjente aty afer.E Verteta, ka raste që deri në katër herë fshtarët kanë
qenë të obliguar të arratisen nepër male të Kosovës, e më në fund nepër kampet
e Kuksit, Stankovecit dhe Çegranit, prej kah u larguan nepër tërë botën. Rasti
i Bllacës është një “Mathauzen” në veti. Në faktë, gjatë vitit 1998 dhe pjesë
parë të vitit 1999, sikurse Topica (1877), siç shkruan Dibran FYLLI, u kthye në
tokë të MBIELLUR ME VARRE.
(……..)Udhëtimi me trena, vetura,
traktor me rimorkio dhe këmbë i shqiptarëve të dëbuar nga Kosova ka zagjatë deri në tri e pesë
ditë. Këto mizoiri i shkaktonte Shtabi i Millosheviqit, i cili e themeloi
organizatën terroriste “NOVA SRBIJA” (Serbia e Re). Këtë organizatë e drejtonte
Luba Divlak, i njohur për kontrabandë me dorgë dhe i lidhur me Dafina Bankën
dhe Vllazërit Kariq nga Peja, Kjo organizatë oroganizoi tinzisht bartjen e
kufomave të shqiptarëve dhe i varroste nepër Serbi, si dhe hudhjën e kufoamve
nepër bunare.Një dokumnet i kësaj organizate i kishte rënë në dorë edhe Viktor
Çernomërdinit. Ky politikan rus do t` i thot Milosheviqit në zyre: “JU JENI
ORGANIZATOR DHE PËRGJEGJËS I NJË SHTETI TERRORIST. PËRMES ORGANIZATËS “NOVA SRBIJA”
DHE ÇETNIKËVE TË V. SHESHELIT I KENI SHFAROSË DY FSHATRA: HRTKOVCI DHE NIKINCI.
ATO FSHATRA BESOHET SE KANË ORIGJINË SHQIPTARE. Tash doni ta ktheni Kosovën në
tokë që është mbushë me varre. Shiqoni se so po çuditet bota ku në qendër të
Ballkanit i keni detyruar shqiptarët të koncentrohen në tri kampe të
përqëndrimit: Kukës, Stankovec dhe Çegran….”.
Me krime monstruoze, sidomos me
dhunime do të mirren organizata “Cervene Bereteke” (Beretat e Kuçe). Këto
organizata si : SRNAO, BELI ORLLOVI, ORJUNA, STRELCI SRBIJE, do të organizojnë
vrasje në masë: nga Pokleku, Prekazi, Qyshku, Shvrainat, Meja, Rahoveci i
tëri, e deri te krijimi i Kampit të
Bllacës.
Sidomos, organizata “Srbia e re”
do të propogandojë se Serbia do të shtrihet (1993) nga Subotica e deri në Durrës
e Selanik; nga Sremski Karllovci e deri në Dubrovnik.” Organizata me urdhër të
Millosheviqit e kishte planin për ta sulmuar Maqedoninë, pasi ta kryej
shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës. “Nuk ka rënëdësi, thonin agjentet e Luba
Divlakut, se Kosova një kohë do të mbetet Sibiri i Serbisë, sepse nuk do të
kemi popullsi”. Por apoelohej që çdo serbian në botë të kthehet në Serbi dhe
për dy vite Kosovën ta serbizojmë totalishtë”.
Kuptohet se për ta asgjasuar këtë
program u nevoit jo vetëm lufta e UÇK-ës, por edhe intervenii HISTORIK i
NATOS-s, që përmes luftës 78 ditëshe ta kthej Serbinë në tavolinë dhe në
Kumanovë ta nënshkruaj KAPITULLIMIN (9-12 qershor 1999). Me këtë u penguan që
Milosheviqi më 28 qershor 1999 ta festojë përvejtorin e fjalimit tij në Gazimestan
(28 VI 1989), pas asnjë shqiptarë në Kosovë.
Nuk është pra e rastësishme se S.
Millosheviqi më 28 qershor 2001 u dërguan në Burgun e Sheveningenit, për t` i
treguar çdo diktatori neofashit se çka e
pret në fund, nëse vepron seç veprohej në Kosovë ndaj shqiptarëve. Pra, nuk
është e rastësishte se më 4 korrik 1992 Badinteri e shpalli Jugosllavinë
inkezistenete. E 4 korriku ishte dita e luftetrait në Jugosllavi. Kto simbolika
duhet të bëhen model për histrinë më të re, se koha e fashizmit dhe neofashiszmit
duhet të mbyllet.
E verteta, sot realitetit që
krijoi UÇK shumë shtete, sidomos evropiane po i frigohen, sepse kanë nga dy e
tri “Kosova” brenda. Llogritet se gjatë shekullit XXI do të lajmërohen 96
Kosova Evropiane.
SHTABI
I ADEM DEMAÇIT THEMELOHET MË 10 QERSHOR 1992
Më 10 qershor 1992 në Prishtinë
themelohet Shtabi i Adem Demaçit për t` iu përgjegjë ofenzives agresive serbe,
kuptohet me shkrime agrumentuese. Në Shtab u ftuan, Hakif Bajrami, Gjyltekin
Shehu, Ali Aliu (ish drejtor i RILINDJËS) dhe Fehmi Baftiu që e quanin
advokati. Ky staf e kishte për detyrë ta përpilojë LIBRIN E BARDHË PËR KOSOVËN.
Këtë detyrë Demaçi ia besoi Hakif Bajramit (historian). Detyra do të kryhet në
afat prej një muaj dhe së bashku me
dërëshkrimin “PROGRAMI POLITIK I SHQIPTARËVE”, do t` idorëzohet Adem Demës më
15 korrik 1992. Dorëshkrimin “LIBRI I
BARDH”, do ta merr partioti Halil Alidema, dhe do ta botojë në Tiranë në:
shqip, serbisht, frengjisht, anglisht dhe gjermanisht në 12000 kopje.
Distribuimin do ta bëjë në trojet e shqiptare partia UNIKOMB, kurse në diasporë
Klubet shqiptare.
Publikimi
i argumenteve kriminale serbe në Kosovë nga viti 1981
Me 15 qershor 1992 Hakif Bajrami Shtabit
Demaçit, do t`ia praqes këto të dhëna tragjike për shqiptar të shkakturara nga
veprimtaria e Shtabit Lubiçiqit dhe pastaj Millosheviqit. Në Kosovë më 1981
vritën mizorisht 13 civilë dhe 4 ushtar. Më `1982 vritën 2 civil dhe 7 ushtarë.
Më 1983 vritën 3 ushtarë shqiptar. Më 1984 vritën 3 ci8ivilë dhe 2 ushtarë. Më
1985 vritën 1 civil dhe 5 ushtarë. Më 1986 u vra 1 ushtar shqiptar. Më 1987 u
vranë mizorisht 6 ushtarë shqiptar. Më 1988 u vranë 4 ushtarë shqiptarë.Më 1989
u vranë 33 civilë dhe 1 ushtarë shqiptar. Më 1990 u vranë 39 civilë shqiptarë
dhe 5 ushtarë. Më 1991 u vranë 14 civilë dhe 1 ushtarë shqiptar. Më 1992 u
vranë 20 civilë shqiptar. (Kjo pjesë e shkrimit inkorporohet në vijim!-HB). Më
1993 u vranë 15 civilë shqiptar. Më 1994 u vranë 18 civilë shqiptar. Më 1995 u
vranë 14 civilë shqiptarë.Më 1996 u vtanë 14 civilë shqiptarë. Më 1997 u vranë
86 civilë shqiptar duke u mbrojtur. Më 1998 u vranë 1934 civilë shqiptarë, prej
tyre 229 femra, , 213 fëmi, 395 pleq. Pushteti neofashist serb më 1999 vrau
mizorisht 7382 civilë shqiptarë, prej tyre 1407 ishin femra dhe 574 fëmijë.Për
të humbur gjurmë ka bartur kufoma nepër serbi dhe ato ende janë të pazbuluara.
Shqiptarët
detyrohet të shpërngulën nepër tërë globin
Për shkak të terrorit shtetëror serbian në fund të vitit 1998 dhe gjatë
janarit e deri më 9 qershor 1999 nga Kosova do të largohen me dhunë afro 1
milion shqiptarë. Prej tyre në Shqipëri u dëbuan 507 800 persona, në Maqedoni u
dëbuan 360 000 persona, në Mal të Zi u dëbuan 70 000 persona, në BH u dëbuan
21000 persona, në Kroaci 4000 persona, në Slloveni 3450 persona, në në Francë deportohen
6500 persona, në Itali 10 000 persona, në Gjermani 14000 perosona, në Angli
3300 persona, në Suedia deportohen 7000 persona, në Norvegji deportohen 8000
persona, në Belgjikë deportohen 9000 persona, në Turqi deportohen18 000
persona, në SHBA deportohen 6100 persona, në Kanda deportohen 3200 persona, në
Australi deportohen 3500 persona, në
Zvicër deportohen 4100 persona, në Zelandën e Re deportohen 600 persona, në
Izrael deportohen 450 persona, që do të thot se ishin detyruar ta lëshojnë
vendlindjen 993 588 persona.(Burimi është i KLDMNJ 1999/2000).
Adem Demaçi në detyrë të shekullit
Adem Demaçi më 1992 e tutje do të
mirret me punë shumë ndërlikuara politiko ushtarke. Shumë shpejtë me pashaportë
kroate do të gjindet në Maqdoni e pastaj në Tiranë. Aty do të takohet me Sali
Berishën, i cili kishte krijuar miqësi shumë të sinqertë me Kryetrain e SHBA
(Xhorgj Bushin-Plaku). Bushi legjendar për shqiptarë, me shprehjen “nuk do të
lejohet të kalohet vija e kuqe në Kosovë”, tërë kombin shqiptar e mbushi me SHPRESË se nuk do ketë Milloshi sukses
me banditizimin e tij neofashist antishqiptar.
Adem Demaçi atëbotë do ta krijojë
edhe një miqësi me drejtuesit kulmor të pushtetit në Slloveni. Prej andej
merrte informata shumë speciale se: “Milloshviqi e ka qellimin që më 28 qershor
1999 të festoj përvjetirin e fjalimit tij në Gazimestan, pa asnjë shqiptar në
Kosovë”. Në këtë mision patriotik BACËS do t` i ndihmoi Hetem Ramadani (djali i
Bacit Dan që ishte nga Drenica. Ishte partiot i shkollës Hasan Prishtina dhe Bajram
Currit e Isa Boletinit).
Se Kush vinte për vizitë në Zyrën
Politike të UÇK-ës (1998/1999), BACI përmes
burimit “slloven” e mësonte një javë përpara. Kjo kohë ishte e majtuehme për t`
i tubuar informatat që i kërkonin. Më duhet të theksoi se informatat i
siguronte patroiti Bajrush Behrami me ekipin
e tij nga tereni, ku i kishte shtabet speciale të lidhura ngusht me
komandat e Zonave Opertaive të UÇK-ës.
Në fillim të shtetorit 1998 erdhi lajmi se “Hollbruk” do ta vizitojë
BACIN në Zyrën e tij,( afër ish Gjyqit Qarkut Prishtinës). Ne të stafit nuk
besonim se është fjala për Hollbrukun e vërtetë. Çali (shoferi i Bacit-hb) si
zakonishtë ishte në përciellje të rasteve të tilla. Ai do të na informoi se
“Hollbruk” rrugës e ka vëndosë në kokë një shubarë serbe, si provokacion. Meqë
vetura e tij kishte dalë prej Përfaqsisë Amerikane dhe mbante flamurin dallues,
pritja duhej të ishte e nivelit shumë serioz. I autorizuar për t` i pritur
musfirët ishte prof Dr Gjyltekin Shehu (një personalitet shumë i sinqertë dhe gjithëmonë
buzgaz). Prof Dr Hakif Bajrami ishte i caktuar për t` i përciellë musafërët
deri te vetura, pas takimit. Në një momnet kur iu afruam derës së veturës, të
cilën e hapën përciellsit e tij, “Hollbruk” do të më thot këtë se: “Jam takuar
me këdo bë botë dhe atyre nuk ua kam pasë frigën. Me Adem Demaçin nuk është
kështu, sepse NUK ËSHTË INFERIOR. Me një gjuhë t sinqertë ta thot të vertetën.
Ai nuk e urren popullin serbian. Thot se i kam lutë ejani ta luftojmë
Milloshviqin, dhe ju pastja në shtetin e Kosovës do të i keni të drejtat më të
larta si MINORITET në Evropë. Ky qëndrim është për SHBA fascinanat”.
ADEM DEMAÇI PËR KONFERENCËN E RAMBUJES 19
mars 1999
Pasi që BACA i refuzoi dhjetë (10) pikat e panegociueshme të Grupit të
Kontaktit për Kosovën në Shkup, disa kshilltarë të tij do të largohen nga Zyra
Politike. Kuptohet se kjo ndodhi pas deklartës për shtyp se hjek dorë nga
Përfaqsuesi Politik i UÇK-ës. Në Zyrën e Demaçit do të mbesin tre kshilltarë të
padeklaruara: Gjyltekin Shehu, Gjeneral Sulejman Ajeti dhe Hakif Bajrami. Një
të merkure do të fitohen nga Baca për t` u deklaruar se a janë për Dokumentin e
Rambujesë, apo kundër tij. I pari në zyre do të ftohet Prof dr Gjyltekini. Ky profesor do të dal nga Zyra
shumë i merzitur, sepse nuk kishte mundur ta bindë Bacën që të shkojë në
Konferencë të Rambujesë për Kosovën. Edhe Gjenerali doli nga zyra, po me ato
tipare deshprimi.
I fundit të ftohet Prof dr Hakif Bajrami. Pas një bisede 30 minutëshe,
fundi do të jetë deshpruse, sepse Baca nuk e pranoi propozimin që të shkoi në
Rambuje dhe mos të nënshkruaj asgjë. Për herë të parë kisha harruar të
përshendetëm me Bacin. Por ia them: BAC, po të shkoni Ju në Rambuje, pozita e
shefit të Ekipit shqiptar, dihet kujtë i takon. Pra ata që do ta nënshkruajnë
se “Kosova mbetetet nën Jugosllavinë e Zhablakut”, do të turprohen për tërë
jetën, sepse 11 000 ushtarë dhe milicë mbeteshinn në Kosovë. Madje kufirin me
Shqipërinë e ruanin ushtarët serbo-malazez dhe gjuha e parë zyrtare mbeteshin
serbishtja. (Gjatë vitit 2021 pritet të botohet libri: Akademik Prof Dr Hakif
Bajrami, ADEM DEMAÇI THEMELON ZYRËN POLITIKE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS,
1998/1999, në 523 faqe)
Por kur më 24 maras 1999 u hodhë bomba e parë në Kazermën “Josip Broz
Tito” në Prishtinë, tyrpi i përfshiu të gjithë ata që nënshkruan dokumentin e
rambujesë. Profecia e Bacës, do të dali e sakt sepse Baci ishte i tillë. E
verteta, bombardimi nuk ka ardhur si rezultat i nënshkrimit të dokumnetit me 10
pikat e panegociueshme, por për shkak të krimeve monstruoze të qarqeve
pushtetore të Millosheviit.
Drama në maj dhe qershor 1999 në Beograd
dhe Moskë
Bombardimet do të fillojnë më 24 mars dhe do të zgjasin deri më 10
ershor 1999. Gjatë bombardimeve u përdorën 1200 aeroplanë, u organizuan 35000
fluturime, u hudhën 3000 raketa në objektet strategjike ushtarke të
Jugosllavisë Zhablakut, u hodhën 30 000 bomba”, lexojmë në librin e Viktor
Çermerdinit, Kapitullimi i Millosheviqit, Tiranë, f. 257). Se Rusia ishte
nxierr prej çdo veprimi për ta penguar NATO-n, vërteton fakti se më 14 maj 1999
Jellcin e ndrron nga posti i Kryetarit Qeverisë Jurij Primakovin dhe e emron
Sergej V. Stepshinin. Por Milloshevqi ende taktizon. Për ta bindur se ka humbur
çdo gjë Çernomerdin TRI herë do të shkon në Beogrda. Ndërsa Parlamenti Evropina
do ta emroj Marti Ahtisarin, Strob Tallbotin dhe V. Çernomerdnin si ekip për
negociata me Beogradin. E një fakt duhet shënuar se, kjo treshe dilpmatike, do
të konkludojë se “Kosova me çdo rrethana duhet të mbetet pjesë e Jugosllavisë
Zhablakut”.
Pas qershorit 1999, çdo gjë në Kosovë do të
ndryshojë
Pushtetin ekzekutiv pas qershorit 1999, e merr organizata e OKB-ës e
quajtur UNMIK. Pastaj organizata e BE e quajtur EULEX. Më fund këto orgsnizta
do të mbesin vetëm simbolike, por jo pa ndkimi politik. Pas bombadrimeve 78
ditëshe, në Kosovë do të mbetetet Institucioni më i nderuar KFOR.
Sot, detyrë mbi detyrat e Qeverisë Kosovës është që ta profesionalizojë
dhe modernizojë Ushtrinë e Kosovës (FSK).
Në vijim rrrethanat do të ndryshojnë dhe Xhorxh W Bush më 10 qershor
2007 në Tiranë do të thot: “Çka është mjaftë është, Kosova duhet të shpallet e
pavarur”. Këtë porosi të Mikut të madh të shqiptarëve, do ta realizojnë
Deputetet e Kuvendit Kosovës, më 17 shkurt 2008, ku në cilësinë e musafirit të nderuar ishte edhe tashmë i ndjeri Adem Demaçi.
Më 23 gusht 2021 Prishtinë
2021-06-19
Flori Bruqi( 1952- )enciklopedist dhe autor i përmasave letrare të kohës
Flori Bruqi lindi më 29.6.1952 në Isniq të Deçanit. Studimet e defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato posdiplomike (magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës – në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe të Sportit. Bashkëpunoi me shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri më tash (“Bota e re” – Prishtinë, ”Rilindja” – Prishtinë, “Danas” – Zagreb, ”Dello” – Lubjanë, ”Dnevnik” – Lubjanë, “Veqer” – Maribor,”Nasha Borba”, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj).
Është anëtar i Kryesisë së LSHK.
Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayrit” të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicrës.
Mbrojti punimin e magjistraturës më titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe josportistë, para dhe pas vrapimit 400 metra. Në punimin e magjistraturës nga fusha e kineziologjisë fiziologjike, ka zbatuar një metodologji të avancuar shkencore gjatë këtij hulumtimi në 22 parametra morfologjikë-fiziologjikë, duke përdorur kriteret e avancuara të programeve më të avancuara moderne.
Autori ka botuar qindra punime në shtypin e kohës dhe në internet.
Në vitin 2016 është pranuar anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Shqiptaro-Amerikane dhe ka titullin shkencor Prof. Dr. PH. D. Bordi i Akademisë në korrik të vitit të kaluar e ka emëruar drejtor për marrëdhënie me publikun të ASHASHA-së për Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Amerikë.
Ka botuar këto vepra:
- Zjarri i diellit, poezi, Prishtinë, 1995
- Ndërgjegjja, roman, Prishtinë, 1995
- Vrasësit e liridonëve, roman, Prishtinë, Tiranë, 1996
- Ringjallja, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996
- Gjarpërinjtë e pallatit, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996
- Dorëzeza, roman, Tiranë, Prishtinë, 1997
- Tokë e djegur, roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998
- Burri dhe gruaja, libër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000
- Pallati i Akereonit, roman, Tiranë, Prishtinë, Nju-Jork, 2000
- Vademecum DDD, libër shkencor, Prishtinë, 2002
- Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike, Prishtinë, 2004
- Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut, libër shkencor, Prishtinë,2004
- Delikuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike, Prishtinë, 2004
- Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr-it”, libër shkencor, Prishtinë, 2004
- Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra(punim magjistrature, Prishtinë 2005)
- Antropometri-Jakov Milaj “Raca shqiptare”, recension i zgjeruar i botuar në “Floart”, 2005
- Si ta njofim internetin, “Flomed”, tetor 2005
- Sëmundjet infektive seksuale, “Floart”, tetor 2005
- Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese, “Flomed”, 2006
- Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar, “Floart”, janar 2006
- Kosova nuk është i berzë e zezë, “Floart”, dhjetor 2005
- Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian’, “Flomed”, 2005
- THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH, Sport ritmi-zemrës, janar 2006 etj.
- DETERMINANTAT SOCIO-PSIKOLOGJIKE TË USHTRIMIT FIZIK(Hulumtim socio-psiko–kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës), “Flomed”, 2006
- Guxim shqiptar, Prishtinë, 2008
- Olimpi shqiptar,”Rugova-Art”,Prishtinë, 2009
- Triumfi shqiptar, “Rugova-Art”, Prishtinë , 2009
- Polemika shqip, “Rugova-Art”, Prishtinë, 2009
- “Antika greke” – Homeri, Eskili, Sofokliu, Aristofani dhe Aristoteli, “Albemigrant”, 2009
- Nëse kam ditur të guxojë, “Rugova-Art”, Prishtinë, 2012
- Delikuenca e të miturve në Kosovë në periudhën 2003-2004, Prishtinë, 2012
- Vademecum për dezinfektues të “Borer chemie AG”, Prishtinë, 2013
- Vademecum për dezinfektues të “Schülke-Mayr”, Prishtinë, 2013
- Diademë letrare, “Rugova-Art”, Prishtinë, 2013
- Diademë letrare II,Tiranë, 2014
- Atdheu im s’më vret,poezi, Tiranë, 2015
- Diademë letrare III,Tiranë, 2015
- Vademecun për dezinfektues 1, Prishtinë, 2016
- Vademecum për dezinfektues 2, Prishtinë, 2016
- Moderniteti në letrat shqipe,Tiranë, 2016
- Praktikat e pastrimit dhe dezinfektimit të mjediseve spitalore dhe ambulantore në Kosovë, Prishtinë, 2017
- Dëshmi të krimit të pandëshkuar, Prishtinë-Tiranë, 2017
Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkencore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në periudhën 1974-1982, si dhe mijëra punime në shumë webfaqe interneti (2003-2016).
Nga viti 2005 është editor dhe kryeredaktor përgjegjës i webfaqes elektronike “Agjencioni Floripress”.
Flori Bruqi mban titullin shkencor Prof. Dr. Ph.D dhe është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në SHBA.
KULTURA
Flori Bruqi, enciklopedist dhe autor i përmasave letrare të kohës
Emocionuese janë faqet e librit të tij, kushtuar personazheve të njohur që ai i përmbledh dhe që hidhet sa te njëri te tjetri, duke u pasqyruar vlerat e të duket se ato vlera letrare të pa tjetërsuara, i fut brenda zemrës për t’i mbrojtur e për t’ju zgjatur sa më shumë jetën.
Ajo që të bënë përshtypje është se: Flori hedh dritë me dashamirësi mbi veprat e personaliteteve më të shquara të kulturës shqiptare, pa mos harruar ata të shumtë të goditurit nga diktaturat.
Enciklopedist do ta quaja me mendim të kthjellë Flori Bruqi, sepse, Flori është ai që shpalos e shpërndan, jep njohuri të gjithanshme nga të gjitha sferat si askush tjetër. Dua të theksoj se kemi përballë një njeri titan e s’jemi te mitologjia greke, por te njeriu i shquar, që ka çarë jetën si vigan me shpatë në dorë. Ka çarë rrugë të reja në fushë të veprimtarisë shoqërore, të kulturës, të shkencës etj. Duke i sjellë shërbime të mëdha literaturës shqiptare, njeri që dallohet për dhuntitë e tij të jashtëzakonshme; titan me penë në dorë e me mendje të ndritur të mendimit njerëzor.
E me sa kam vënë re gjatë leximeve, Flori ka karakterin dhe fuqinë e një enciklopedisti këmbëngulës, që nuk i shpëton asgjë pa kapur, pa studiuar qoftë edhe një presje.
ka njohuri e dije të paskajshme, një kulturë shumë të gjerë, është i gjithanshëm ndaj meriton të zërë vendin e ta ngremë lart aty ku e ka vendin dhe ku meriton.
Pra, është mendjendritur dhe shkrimtar erudit, me shije të hollë artistike, se ai di t’i rrok me ndijimin e së bukurës në art në veprimtari dhe në jetë.
Në veprimtarin e këtij gjeniu çdo vepër e tij është e bukur dhe e harmonishme, gjë që të bie në sy menjëherë, ku pasqyron artistikisht gjithçka që përfshinë brenda krijimtarisë aq të pasur dhe të mrekullueshme.
Prandaj puna dhe krijimtaria e tij është shumë e larmishme, zotëron dije të thella. Florin e gjen kudo; pranë të bukurës, pranë dhimbjes, pranë lotit. Kudo gjen shpirtin e tij të palodhur bujar. Pra, për ta përmbledhur e rrethuar në një fjalë të vetme që ka erudicion.
Në shpirtin e ndjeshëm si prej artisti dhe në veprimtarinë e tij jetojnë të gjitha. Të gjitha ato që ka brenda tërësia e përjetimeve të thjeshta e të paqëndrueshme herë, herë psikike të njeriu siç janë: gëzimi, zemërimi, mallëngjimi, ngashërimi, shqetësimi, turbullimi etj.
Të gjitha këto emocione që shkaktohen e shfaqen nën ndikimin e mjedisit të jashtëm a të faktorëve të brendshëm, Flori të duket se i ka përjetuar, pastaj i ka kaluar te personazhet e tij. Apo, apo ka veshur aq bukur shpirtin bujar e të pavdekshëm të krijuesve shqiptar që nuk u heq një presje nga vlerat e tyre.
Vlera shpirtërore letrare, e forcës së mendimit, është vlerë absolute tek heroi ynë, sepse ka mbi të gjitha; pasuri të çmueshme një popull të tërë, një popull trim, të një gjuhe të një gjaku.
Kjo madhështi qëndron mbi çdo krenari dhe ka një rëndësi të veçantë për njeriun e penës, mbi njeriun e punës. Ndaj ai qëndron i fortë si shkëmb edhe përballë furtunave që; hera, herës i zënë këmbët dhe në kohë me diell.
Që ka veti shumë të shquara dhe të mahnit me veprat e tij, kjo është evidente, sidomos punët shkencore etj. Kështu të imponon respekt, të bën ta admirosh e ta nderosh, që pa ndrojtje më bën të besoj në fjalët e mia dhe, besoj se shquhet ndër më të mirët.
Vetia e cilësia e të quajturës; poet, shkrimtar, apo arritjeve për të qenë i tillë, i merituar është dhe qëndron midis njerëzve me zemër të madhe dhe dukurive të shoqërisë, që u përgjigjen në mënyrën më të plotë, në shkallën më të lartë me përmasa e me forcë të jashtëzakonshme idealeve tona shoqërore e estetike; kësaj i thonë të quhesh i madhërishëm.
Këtu ndahen më së miri; e madhërishmja dhe e bukura apo dhe heroikja.
Prandaj Flori mbetet krijues i vlerave të mëdha.
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...