2021-08-29

Akademik prof.Dibran Fylli, kandidat për Asamble Komunale në Prishtinë në zgjedhjet e tetorit 2021

Pak biografi 


-Dibran Fylli, kandidat për Asamble Komunale në Prishtinë në zgjedhjet e tetorit 2021
-Numri im 52, në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës
-Anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës
-Anëtar i Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve – Nju Jork
- Ideator skenarist e organizator i Manifestimit Përkujtimor “Ditët e Përndritjës” tash “Epopeja e UÇK-së”  (5, 6 dhe 7 mars - e njohur si “NATA e ZJARREVE).
-Ideator, skenarist e regjisor i Festivalit Folklorik „I këndojmë lirisë“- (Klinë 6, 7 dhe 8 Qershor).
-Autor dhe skenarist e regjisor i Programit artistik “Ai është i gjallë” pjesa -I- dhe -II-
-Autor i mbi 19 veprave letrare, artistike e shkencore
-Autor i mbi 200 fotografive dhe mbi 400 minuta xhirime filmike gjatë kohës 1998/1999
-Skenarist e regjisor i mbi 40 filmave dokumentar (te edituar e arkivuar ne arkivin e RTK-së)
-Dhjetëra role të realizuara në filma vendor e ndërkombëtar
Që të kthehet kultura në vendin e duhur, nuk duhen premtime por punë dhe përkushtim!


 

 


Akademik Dibran Fylli

 Dibran Fylli, regjisor, ka lindur në Açarevë të Skënderajt, më 29.9.1956. Ka mbaruar akademinë për teatër, radio, film dhe televizion (AGRFT) në Lubjanë, drejtimi regji. Është anëtar i shoqatës “Migjeni” dhe i revistës “Alternativa” në Lubjanë. Ishte pjesëtar i radhëve të para të UÇK-së dhe udhëheqës i njësitit të parë “Shkoza2” në Açarevë; pjesëmarrës i shumë betejave, i plagosur në betejën e Llapushnikut më 8 maj 1998; themelues i trupës artistike ushtarake “Hamzë Jashari” të UÇK-së; ideator, skenarist e organizator i manifestimit përkujtimor “Ditët e përndritjës”, tash “Epopeja e UÇK-së” (5, 6 dhe 7 mars – e njohur si “Nata e zjarreve”); ishte shef i TAU “Hamëz Jashari” të UÇK-së dhe TMK-së (1998-2002), pastaj ideator, skenarist e regjisor i festivalit folklorik “I këndojmë lirisë” – kushtuar figurës madhore të UÇK-së, Mujë Krasniqi – KAPUÇI (Klinë, 6, 7 dhe 8 qershor); autor dhe skenarist i programit artistik “Ai është i gjallë”, autor i shumë skenarëve dhe  organizator i dhjetëra akademive përkujtimore e solemne. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i klubit të shkrimtarëve “Vorea Ujko” të Klinës.






Ishte arrestuar nga gjykata e UNMIK-ut dhe ishte privuar nga liria për katër vjet – 1365 ditë ( i liruar i pafajshëm).

 




       Vepra të  botuara

 

  1. Përmbledhje poezish “Të fala nga Stambolli”, Tiranë, 1998
  2. Argumente “Drenica dikur dhe sot”, Tiranë, 1998
  3. Përmbledhje poezish “Ai është i gjallë”, “Rilindja”, Prishtinë, 2000
  4. Edhe kjo është pjesë e jetës”, roman, KSH “Vorea Ujko”, Klinë, 2006
  5. Ditari i Tafrruk Tafrrukuci të Tafrrukajve”, komedi-humor, KSH “Vorea Ujko”, Klinë, 2006
  6. Sharkia e Drenicës”, KSH “Vorea Ujko”, Klinë, 2007
  7. 1365 ditët e jolirisë”, poezi, LSHK, 2012
  8. Prekazi brezni trimash”, kronologji në 7 gjuhë, LSHK, 2013
  9. Edhe kjo është pjesë e jetës”, roman (ribotim), LSHK, 2013
  10. Hasan Prishtina, stërnip i Avdullah Veliqit”, monografi, “PrishtinaPress”, 2013
  11. Tahir Meha – pesë breza pushkë lirie”, kronologji (shqip dhe anglisht), “Meshari”, 2014
  12. Sharkia e Drenicës” (ribotim) LSHK, Prishtinë, 2015
  13. Lulëkuqet e lirisë” – Çdo shesh një përmendore, antologji poetike , “Meshari”, 2015
  14. Fryma e Lirisë”, poezi, “Meshari”, Prishtinë, 2016

15. “Hasan Prishtina, stërnip i Avdullah Veliqit”, monografi (botimi i dytë), 2018





Çmime letrare

 Çmimi letrar “Metafora I”, Festivali ndërkombëtar i poezisë “Drini poetik”, 2012.
Çmimi “Shën Jeronimi Ilir”, Vendi i parë, takimet “Dom Mikeli 2012” , Stubëll, Viti.
Çmimi i Diasporës, poezia Vendi i parë, në Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë, Besianë, 2013.
Vendi i parë – Krijimtari letrare, konkurs artistik për Ditën e Dëshmorëve, Malishevë, 2014.
Vendi i dytë – manifestimi letrar “Malli poetik i Kosovës”, 2014.

Fotografi dhe xhirime ekskluzive gjatë luftës 1997-1999

– mbi 200 fotografi,
– mbi 400 minuta xhirime filmike.

Filma  realizuar

Deri kur…?” – film artistik në dy pjesë (1996)
Kalanica e Kadiut“, komedi (1996)
Qyteti i zi”, film i shkurtër (2014). Pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Ballkanik në Pogradec, në festivalin e filmit “Hyjnesha në fron”, në Javën e filmit shqiptar në Nju-Jork, SHBA.







Role të realizuara

Filmat “Rrënjët” – Hazir Dema, “Deri kur?” – Demë Sinani, komedi “Kalanica e Kadiut” – Tafrruk Tafrrukuci, filmi “Vdekja në sy të motrës” – Babai, filmi “Azem Galica” – Bejtë Galica, filmi artistik i metrazhit  të gjatë “Azemi” – polici serb, filmi i shkurtër “Qyteti i zi” – polici serb (pjesëmarrës në tri festivale), filmi artistik “Balkan Scam3” – i burgosuri, filmi artistik “Istanbul Conection”, mjeku luftëtar, filmi “Koha e hakmarrjes” –  Babai, seria televizive “Vendlindja ime”, 2018.

37 filma dokumentarë dhe dy monologë

“Gjaku i Kosovës“, dokumentar për luftën e UÇK-së dhe shërimin e të plagosurve (filmi është punuar gjatë luftës në TV Klan dhe është edituar ne TVSH, 1998).
“Organizimi i shëndetësisë gjatë luftës“, dokumentar i promovuar ne simpoziumin ndërkombëtar   (Prishtinë, 29.9.1999).
Film dokumentar kushtuar jetës dhe veprës heroike të dëshmorit Skënder Çeku (2000).
Film dokumentar kushtuar heronjve Nebih e Tahir Meha (kooproduksion me RTK-në, 2001).
Dokumentari “Lindja dhe rrita e Batalionit të 40-të të shëndetësisë të TMK-së“ (2001).
Dokumentari “Thyerja e kufirit, ideal i bashkimit kombëtar“, kushtuar Betejës së Koshares (2001).
Dokumentari “Akademia e Mbrojtjes, Tempull i dijes ushtarake” (22 prill 2002).
Filmi dokumentar “Vepër, jo fjalë“ (2008).
Filmi dokumentar kushtuar jetës dhe veprës heroike të dëshmorit Muhedin Morina (2008).
Filmi dokumentar “Fryma e lirisë zbut dhembjen për liri“, kushtuar dëshmorit Faruk Elezi (2008).
Filmi dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së dëshmorit të Brigadës 112 “Arben Haliti” (2008).
Film dokumentar “Jeta dhe lufta për liri“, kushtuar dëshmorit Avni Zhabota (2008).
Dokumentari “Korbi, pjesë e betejave të përgjakshme për shthurjen e Jugosllavisë“ – Mirush Dakaj (2008).






Monolog kushtuar luftës çlirimtare të ZO-së të Pashtrikut (2008).
Filmi dokumentar poetik “Krushqëzimi“, kushtuar 24 dëshmorëve të Jezercit (2008).
Filmi dokumentar informativ “Libri në shtegtim“ për veprën e krijuesit Isak Guta (2008).
Monologu “Amaneti i kullës së lashtë” (2009).
Filmi dokumentar “Gjaku i lirisë“, kushtuar jetës dhe veprës heroike të dëshmorit Fehmi Rama (2009).
Filmi dokumentar “Krisma e këngë”, për dëshmorin Milaim Krasniqi (2010).
Dokumentari “FASHIKO” (për sportin e karatesë në Kosovë), 2011.
Emisione ekskluzive dokumentare në 12 vazhdime “Luftë për jetën”, RTK (2010-2011).
Dokumentari “Mbijetesa” – pjesëmarrës në “Javën e filmit” në Nju-Jork (2012).
Dokumentari “Krimi” – pjesëmarrës në “Javën e filmit” në Nju-Jork (2012).
Dokumentari “Ai jeton në shpirtin e popullit”, kushtuar Hasan Prishtinës (2013).
Dokumentari “Shkencëtarja e gramatikës historike”, kushtuar Prof. dr. Hava Qyqalla (2017).


Flori Bruqi








“Tokë e mbjellë me varre“ është një titull shumë i fuqishëm fiksional e artistik, kurse përmbajtja e librit paraqet një realitet të tmerrshëm e shumë të hidhur për popullin shqiptar.


Nga Flori Bruqi

Dje me një ineresim të jashtëzakonshëm te dashamirëve te librit, ne prani te Kryeministrit në detyrë z. Ramush Haradinaj, te kryetarit te Akademisë se Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane, z. Skender Kodra e te shumë institucioneve te tjera, përuroi librin:”Tokë e mbjellë me varre” të Dibran Fyllit, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Të nderuar poetë e shkrimtarë, dashamirë të fjalës së shkruar, Familjarë të Dëshmorëve, Invalidë e Veteranë të Luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjarë të martirëve, personalitete të jetës politike, kulturore e ushtarake, pjesëmarrës të nderuar, jemi tubuar sot që ta promovojmë librin me argumente “Tokë e mbjellë me varre” – Krimet serbe në Kosovë 1998/1999, të autorit, studiuesit, regjisorit e luftëtarit të lirisë Dibran Fylli.


-Puna disa vjeçare e autorit për t’i grumbulluar e radhitur në libër shënimet për të gjitha krimet serbe ndaj popullatës civile shqiptare që ndodhën në Kosovë nuk ishte punë e lehtë, por në fund ia arriti që në këtë libër, në 320 faqe t’i paraqes keqtrajtimet, vrasjet, masakrat, ekzekutimet e popullit të shumëvuajtur shqiptarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Libri flet me gjuhën e argumenteve, pa shprehje poetike e artistike duke i paraqitur emër për emër të gjitha krimet e bëra nga policia, ushtria e paramilitarët serb në Kosovë.

1. Që të mos e zgjasim e të flasim më shumë për librin, atë tashmë e kemi këtu, e kemi para vetes, e kemi në duart e lexuesve, pra vlerën e tij dhe vlerësimin do ta japin lexuesit, kurse unë ftoi para jush për një fjalë rastiKryeministrin e Republikës sëKosovës, Z. RamushHaradinaj, tha në mes tjersh moderatori i përurimit të librit të Fyllit , zt. Faik Gashi.

Për librin ligjeruan: Prof.Dr. Flori Bruqi, Prof. Fatmir Halimi, Rajmonda Maleçka dhe Prof. Asllan Qyqalla, kurse me fjalë rasti për librin folen: Kryeministri Ramush Haradinaj, Kryetari i OVL-UÇK, z. Hysni Gucati, Kryetari i ASHASHA  Akademik Prof.Dr. Skender Kodra, Prof.Dr. Haqif Bajrami etj.

ta nderuar promovimin e librit erdhi nga SHBA z. Zef Pergega nga Televizioni i Miçingenit, shkrimtari dhe politikani i Kosovës Ing. Jahja Lluka, Akademik Prof.dr. Abdulla Mehmeti, nga Shkupi poetë e shkrimtarë nga e gjithë hapësira shqiptare, figura të njohura të jetës politike, kulturore e shkencore, media e shumë dashamirë të fjalës së shkruar…

Diskutimi i gjenralit,Heroit të gjallë dhe premierit në largim të Kosovës Ramush Haradinaj :

Të nderuar familjarë të dëshmorëve, invalidë e veteranë të Luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjarë të martirëve,poetë e shkrimtarë, dashamirë të fjalës së shkruar, personalitete të jetës politike e kulturore, pjesëmarrës të nderuar.Jemi tubuar sot për këtë promovim të librit me argumente “Tokë e mbjellë me varre” – Krimet serbe në Kosovë 1998/1999, të autorit, e luftëtarit të lirisë Dibran Fylli.

Libri të cilin po e promovojmë sot është libër që flet me gjuhën e argumenteve, duke filluar nga Kapitulli i parë që paraqet projektet antishqiptare të kohës së hershme deri të Raporti i ICPM-së të Dr. Mark Skinner në kohën e luftës së fundit.
Kapitulli i dytë, kryesisht flet për të gjitha krimet serbe në Kosovë gjatë viteve 1998/1999, duke filluar nga masakra e Likashanit dhe Qirezit e deri të Krimet e strukturave kriminale serbe në Mitrovicë më datë 03 dhe 04 shkurt të vitit 2000.
Kapitulli i tretë paraqet shumëraporte dhe dëshmi, kryesisht të KMDLNJ-sëtëbëra gjatë kohës së luftës për krimet serbe mbi popullatën civile në Kosovë.
Kurse nëKapitulline katërt përshkruhen raportet e Organizatave të huajapër krimet serbe në Kosovë, të cilat ishin prezentë gjatë kohës së luftës nëpër Zonat e luftës.
Kapitulli i pestë është kryesisht i fokusuar në emrat e kriminelëve serb që kanë kryer krime në Kosovë, si dhe nxjerrë epilogun “Askush s’i ndjek kriminelët!” …
Për ta bërë këtë punë nuk është e lehtë, por autori Fylli për ta përkujtuar të kaluarën tonë jo fort të largët e të hidhur mblodhi shumë të dhëna dhe i renditi në këtë libër që brezat e rinj të mos e harrojnë luftën e lavdishme çlirimtare, mundin e sakrificën sublime të dëshmorëve dhe martirëve të kombit tonë.

Lavdi të gjithë të rënëve për liri, tha në mes tjerash Ramush Haradinaj.

Zt.Flori Bruqi, në kumtesën e tij në mes tjerash tha:

Nëse Dante Aligeri na solli Ferrin e fantazuar me të gjitha labirintet e tij deri tek rrethi i 12-të të perëndisë, në ditët tona doli një Dante i Ri. Ai është shkrimtari kosovar Dibran Fylli.

Ky autor na ka sjellë ferrin e vërtetë njerëzor, jo si dënesë e perëndisë për të këqijat dhe mëkatet e botës njerëzore, por ferrin e shtetarëve e gjeneralëve të Serbisë, të strukturave të ushtrisë e policisë Serbe në librin e tij që pritët të dal nga shtypi këto ditë me titull:” Tokë e mbjellë në varre” (Krimet serbe në Kosovë 1998/1999)

Në këtë libër, nga faqja në faqe njihesh me skena të llahtarshme jo të sajuara, por reale, ku artistët që luajnë, janë: plaka, pleq, gra, burra, mandej dhe fëmijë, femra e meshkuj, është një popull i tërë i vënë në kalvarin e vuajtjes e të torturës, një popull i destinuar për t’u përzënë nga trojet etnike e për t’u qitur fare me gjithçka. Është një vend i cili u bë shkrumb e hi jo vetëm nga zjarri i predhave e bombardimeve, por edhe nga zjarri i vendosur me benzinë nga dora e shkjaut.

Kur lexon këto faqe të këtij libri nuk ka mëndje që nuk luan, nuk ka sy që nuk loton, nuk ka trup që nuk rënqethet, nuk ka qenie që nuk revoltohet, nuk ka njeri që nuk reagon dhe nuk besoj të ketë qenie njerëzore që të mos jetë e gatshme për t’u radhitur në skalionet e luftëtarëve për t’u thënë ndal, këtyre kriminelëve të njerëzimit, arqitekëve të gjenocidit serb në Kosovë apo atij çam në Greqi.

Duke lexuar librin lexuesi futet në botën e krimit, nuk është më njeri, por duket si një profet që vëzhgon çfarë ndodh në atë labirint krimesh dhe i raporton zotit të tij.

Lexuesi xhiron me kamerën e ndjesive, përjetimeve, fantazive dhe riprodhimeve të realiteteve monstruoze që Dibran Fylli , falë aftësive të tij psikologjike, por edhe atyre artistike i sjellë mjeshtërisht në memorien tonë.

Përshfaqet aty Shën Bortolemeu i Gjakovës, objektet fetare qindra vjeçare që digjen, nëna që dhunohen para fëmijëve, mure të përgjakura, bajoneta që presin kopsa, çjerrin gjokse, trupa që digjen me benzinë, makina që mbushen me kufoma dhe nuk dihet ku përfundojnë, prindër që çmenden para torturave të fëmijëve e dhunimeve të nuseve të djemve, gjurmë dhëmbësh nëpër trupësa, shenja plagësh e djegiesh nëpër trupësat e femrave kosovare, sisa të prera, sy të dal, gishta të prerë etj. Shëmbëlltyrat më të këqija të Europës të sotme.

Pikërisht libri i autorit Dibran Fylli është sinteza më e mirë e dëshmisë së krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit serb në Kosovë.

Ai është një apel i hapur për EULEX, BE dhe për Kombet e Bashkuara për të nxjerrë mësimet e duhura e për të vënë para përgjegjësisë çdo shtetar e shtet që kryen krime e gjenocid, për të prerë e parandaluar një herë e mirë dorën gjakatare të masakrimit, terrorizmit e shfarosjes së njerëzve të pafajshëm e të pambrojtur.
Autori i mizoskenave psikologjike të qenieve njerëzore nën presion dhe kanosje për jetë a vdekje.

Në këtë libër janë trajtuar me realizëm temat psikologjike. Në këtë sprovë prej disa faqesh, autori Dibran Fylli jo vetëm paraqitet si njohës i thellë i psikologjisë, por paraqitet i veçantë edhe si prozator. Është veçori dalluese e këtij autori pasqyrimi i proceseve e gjendjeve psikologjike të personazheve të tij artistikisht.

Dibran Fylli me këtë libër ka sjellë një kinoditar me metrazh të gjatë të traumës psikologjike të njerëzve nën dhunim e torturë. Autori me mjeshtëri artistike dhe profesionale ka sjellë në faqet e librit traumën psikologjike të një populli martir siç është populli kosovar, ka realizuar më së miri edhe një model të rrjedhës së proceseve e gjendjeve psikologjike në kushte të veçanta specifike, në kushtet e traumës e të shantazhimit, kur luhet me jetën e vdekjen.

Ky autor nëpërmjet hulumtimit, investigimit, intervistimit nga ai vetë apo të tjerë nga Europa e bota jep të qartë tablonë e krimeve, por edhe të strukturave e autorëve të tyre.
Fotografia e Dibran Fylli

Ai ka mundur të japë një tablo të qartë për atë çka ndodhur në Kosovë para dhe gjatë ndërhyrjes së NATO-s, me synim të mirëpërcaktuar nga Millosheviçi dhe krerët e tjerë drejtues të shtetit Jugosllav.
Nga zbulimet e zt.Dibran Fylli, më duket se ekziston një vijë e kuqe nga viti 1989 deri në vitin 1999, gjë që i tregon qartë ndërlidhjet në të gjitha veprimet që ndërmorën autoritetet serbe në Kosovë, kundër popullatës shqiptare, shumicë në Kosovë.

Kjo gjithashtu mbështetet qartazi nga informacioni i zbuluar gjatë dëgjimit gjyqësor në Hagë për rastet e krimeve të luftës kundër ish presidentit të Jugosllavisë Sllobodan Milosheviç dhe zyrtarëve të tij të policisë dhe ushtrisë.

Më 26 shkurt 2009, këta ish-zyrtarë policorë dhe ushtarakë të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë u dënuan nga Dhoma e III e Gjyqit të Gjykatës për krimet e bëra kundër njerëzimit në Kosovë, në vitin 19991 :
1. Ish- zëvendëskryeministri jugosllav, Nikola Shainoviç,

2. Gjenerali i Armatës Jugosllave, Nebojsha Pavkoviç, dhe

3. Gjenerali i policisë serbe, Sreten Lukiç, secili prej tyre u dënua me nga 22 vjet burgim për krime kundër njerëzimit dhe për shkak të shkeljes së ligjeve ose zakoneve të luftës.

4. Gjenerali i Armatës jugosllave,Vlladimir Llazareviç, dhe

5. Shefi i Personelit të Përgjithshëm, Dragoljub Ojdaniç, u gjetën fajtorë për ndihmën dhe nxitjen e kryerjes së një numri krimesh të dëbimit dhe shpërnguljes së dhunshme të popullatës shqiptare të Kosovës, dhe secili nga ata u dënua me nga 15 vjet burgim.
Prokuroria i fajësoi që të pestë për krime të bëra gjatë fushatës së terrorit dhe dhunës së drejtuar kundër popullatës etnike shqiptare të Kosovës, në fillim të vitit 1999.

Bruqi tha edhe këtë :

DIBRANI ME KËTË LIBËR BËRI QË KRIMET E KRYERA NGA FORCAT SERBE MOS T’I GRISË HARRESA QË ATO MOS TË LËNË GJURMË VETËM NË MENDJEN E SHQIPTARËVE, POR ATO T’I KUPTOJNË EDHE TË TJERËT SE NË KOSOVË KA NDODHË GJENOCID PËR SHFAROSJEN MASIVE TË SHQIPTARËVE :

SË FUNDI DUA TË THEM SE KY PUBLIKIM MUND TË PËRDORET EDHE SI PIKË REFERIMI PËR DREJTËSINË E CILA ENDE I MBAN DUART LARG NGA SHUMË KRIMINELË, TË CILËT JETOJNË TË STREHUAR NËPËR SERBI DHE BOTË.

RASTET E PARAQITURA KËTU TREGOJNË PSE SERBIA E KA HUMBUR PËRGJITHMONË TË DREJTËN E SUNDIMIT MBI CILËNDO PJESË TË KOSOVËS.

NE DUHET TË JEMI TË VETËDIJSHËM SE EDHE TANI PAS PAVARËSIMIT TË KOSOVËS LUFTA PËR TË VËRTETËN DUHET TË VAZHDOJË DERI NË FUND.
APARATI SHTETËROR SERB KA DHUNUAR MBI 20 MIJË GRA SHQIPTARE…NJË MILION SHQIPTAR TË DËBUAR,40 % E INFRASTRUKTURËS ËSHTË E SHKATRRUAR.
400 MASAKRA KUNDËR SHQIPTARËVE. FJALA VJENË NË IZBICË 160 TË VRARË, TË MOSHUAR,GRA,FËMIJË…NË KRUSH 250 CIVILË TË VRARË,GRA PLEQË, FËMIJË.65 TË PAGJETUR…360 NË FSHATIN MEJE, STUDIME, RECAK,RREZALLË,OBRI,QYSHK, LEBENIQË, BELEG ETJ.ASNJË I AKUZUAR E ASNJË I DENUAR….

ZORAN VUKOVIQ,ISHTE ARRESTUAR NË MARS TË VITIT 2016,NË NIKSHIQ TË MALIT TË ZI.ME PAS AI ISHTE EKSTRADUAR NË KOSOV .VUKOTIC AKUZOHEJ SE NË VITIN 1999 NË VUSHTRI VRAU 4 SHQIPTAR ME ANË TË NJË SULMI NDAJ KONVOJIT TË CIVILËVE NDËRMJET DATËS 2 E 3 MARS TË VITIT 1999 Në FSHATIN STUDIME TË VUSHTRISË.PËR KËTO DYSHIME AI ISHTE LIRUAR..MË VONË AI RIGJUKOHET DHE U DENUA ME 6 VITE E GJASHTË MUAJ PËR AKUZAT PËR TORTURA TË SHQIPTARËVE TË BURGOSUR NË BURGUN E SMREKOVNICËS SË VUSHTRISË…

NDËRSA LUFTETARËT E UCK-SË KANË KALUAR KATRAHURATE E TYRE NËPËR PROCEDURA TË DREJTËSISË NDËRKOMBËTARE TASH E 21 VJET.

EDHE PSE NE SHQIPTARET JEMI VIKTIMA,SOT NË KOSOVË,ME TEPËR KA TË DENUAR SHQIPTAR PËR KRIME LUFTE SE SA SERBË.

Nga 111 personat e akuzuar për krime lufte për periudhën 1999-2018, vetëm 40 janë dënuar, kurse 26 janë të arratisur, përderisa të tjerët janë ende në proces të gjykimit.

Sipas publikimit “Pasqyrë e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë në periudhën 1999-2018” të publikuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Prishtinë. deri 23 tetor të vitit 2018 janë proceduar 48 lëndë. Prej tyre 25 lëndë ndaj serbëve, 19 ndaj shqiptarëve, 3 lëndë ndaj malazezëve dhe 1 ndaj komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian (RAE).

Gjithsej janë të akuzuar 111 persona, 44 serbë, 61 shqiptarë, 5 malazezë dhe 1 RAE(Romë,Ashkali,
Egjiptian). Këta malazezë dhe RAE u përkasin forcave serbe”.Pas përfundimit të luftës, me këto krime për një periudhë të shkurtër kohore janë marrë prokurorët vendor, kurse nga viti 2000, ky proces ka kaluar në kompetencë të misionit të UNMIK-ut. Ndërkaq nga viti 2009, aktakuzat për krimet e luftës kanë kaluar tek misioni i EULEX-it, për t’u rikthyer në kompetencë tek prokurorët vendorë këto vitet e fundit dhe tash luftëtarët mirren në pyetje nga Prokuroria Speciale e Hagës. Nga të gjitha aktakuzat e ngritura, 34 shqiptarë dhe 4 serbë janë dënuar.

Në 19 lëndë ndaj shqiptarëve kemi 61 të akuzuar, prej tyre 23 të liruar, 34 shqiptarë të dënuar, 2 janë në arrati dhe 2 janë momentalisht në process.

Tek 25 lëndë ndaj serbëve, kemi 44 të akuzuar, 13 persona të liruar, 4 të dënuar dhe 24 në arrati. Kjo arratisje e madhe ka ndodhur në vitet 2000-2001 nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovica dhe nga Spitalet e Mitrovicës dhe i kemi 3 serbë në proces. Janë tri lëndë ndaj pjesëtarëve malazias, ku në total janë të akuzuar pesë malazias, 2 janë të liruar, 1 është dënuar dhe 2 janë të arratisur. Ndërsa ndaj të akuzuarit RAE, është dënuar me 10 vite burgim në shkallën e parë.

Prokurorët vendorë në total i kanë ngritur 16 aktakuza, prokurorët e UNMIK-ut 10 aktakuza dhe prokurorët e EULEX-it, 22 aktakuza.

Sipas publikimit, të gjithë të dënuarit për krime lufte janë dënuar nga 5 deri në 15 vjet.

“Shumica dërmuese e kryesve të krimeve të luftës janë në Serbi. Kryesitë e veprave nuk i ekstradon as Serbia, por as Kosova.

Edhe më herët autoritetet në Kosovë kanë pohuar se kanë të dhëna të besueshme se vendstrehimet e personave të cilët dyshohet se kanë kryer krime lufte në Kosovë gjatë kohës së luftës janë kryesisht në Serbi dhe Mal të Zi, por edhe në vendet tjera të dala nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë.

Gjatë luftës se fundit në Kosovë janë vrarë 13, 518 persona 10.794 shqiptarë 2,197 serbë kurse të tjerët u përkasin etnive të tjera. Prej tyre, 239 kanë qenë fëmijë nga mosha 0 deri në 5 vjeç.

21 vjite pas përfundimit të luftës në Kosovë (1998-1999) emrat e Personave të Pagjetur vazhdojnë të shtohen në Listën Zyrtare. Aktualisht janë 1,653 persona të pagjetur. Në mënyrë që të bëhet përparim në zgjidhjen e fatit të Pagjeturve është e domosdoshme që palët përkatëse t’i shkëmbejnë mes vete informacione të besueshme dhe përkatëse, përfundoi Bruqi.

Sot gjatë promovimit të librit të shkrimtarit Dibran Fylli , Presidenti i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane, Akademik Prof.Dr. Skender Kodra,Ph.D. ,më Dekretoi mê Mirënjohjeje!

Faleminderit Akademik ,Zt. Kodra si dhe ju të dashur miw të pranishëm qê morrët pjesë në këtë envinimet publicistiko – shkencor ku në mes të pranishmëve morri pjesë edhe gjenerali i luftës-Heroji i Paqës, Premieri i Kosovës Zt. Ramush Haradinaj si dhe personalite kombëtare të shkencës, artit, letërsisë, dhe filmit.

Nga Amerika kishin ardhur enkas për zt. Skendër Kodra me bashkëshortën, gazetari shumëvjeçar i Agjencisë Telegrafike Shqiptare zt. Zef Pergega , tash redaktor i TV amerikan në Miçigen,
Akademik Prof.Dr.Abdulla Mehmeti,Ph.D nga Univerziteti i Shkupit, shkrimtari dhe politikani Jahja Lluka ,ushtar të FSK-sê, ish komandant dhe ushtar të betejave të lavdishme. të UÇK-së,shkrimtar, gazetar të medieve dhe televizioneve tona !

Faleminderit nga Zemra ,për premierin e tashëm dhe të ardhshêm të Kosovës zt.Ramush Haradiinaj, akademik , profesor universitar miq, shok/shoqe , familjar pa dallim partije por si vëllezër dhe motra të një gjaku nëpërmes të librit të Dibran Fyllit “ Tokë e mbjellë me varre”( Krimet serbe në Kosovë 1998-1999) përkujtuam herojt dhe martirët e luftës që kanë rënë për lirinë që fëmijtë tanë e gëzojnë sot!

Janë dekoruar nga AShAShA më Çërtifikata Mirnjohjeje edhe prof. Dibran z Fylli ( autor i librit) si dhe studuesi dhe shkrimtari prof .Lan Qyqalla nga Prishtina!

Ndjenje e veçante kur vleresohesh nga Akademia e Shkences dhe Artit Shqiptaro-Amerikane ne Nju Jork, anetar i se ciles jam nga viti 2017. Kete Çertifikate Mirenjohje ma dhuroi Kryetari i Akademise SHASHA z.Skender Kodra te cilin e falenderoj shume. Kreytari i Akademise z.Kodra ishte sot prezent ne perurimin e librit te Dibran Fyllit “Toke e mbjellur me varre”….(Lan Çyqalla ,Facebook)

Akademikik Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

MES NGATËRRESAVE POLITIKE DHE VIZIONIT AKADEMIK

Në Prishtinë, mes vëllezërve dhe motrave nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Nju Jorku, nga promovimi i librit për plagët e luftës që ende kullojnë gjak dhe kuvendimi me shkëndija drite dhe shprese për të ardhmen e kombit shqiptar të bashkuar.

Kjo nuk është pjesë e fushatës për zgjedhje, por pjesë e vizionit për zgjidhjen e nyjes që e ka ngatërruar politika shkurtpamëse çështjen shqiptare.

(23 shtator 2019)

Nga kumtesa :  prof.Asllan Qyqalla(Lan Qyqalla )

Vështrim mbi librin “Tokë e mbjellë me varre”   qëështë disertacion për një titull doktorate të Dibran Fyllit.

Përshëndetje të nderuar pjesëmarrës, folësite librit të Dibran Fyllit kishin përgatitur recensione tëthukta letrare e artistike, kishin cekur fjalëmiradie për librin që me të vërtet e meriton, sepse ky libër është një vepër kapitale për luftën e fundit që bënë UÇK-ja dhe masakrat që bënë pushtuesi nacist serb. Andaj i përgëzoj parafolësit e librit. Unë, nuk kam bërë recension, sepse në bisedë me Dibranin më kishte propozuar, por më në fund më nxori nga recensionisti i librit, e kam marrë me mend shkakun, dhe për atë që më ka heq nga recensionisti, unë e kam përgatitur njëreferimpropozimi të shkurtër.
Kur e thashë më lartë, se është punim për titull doktorate, u mbështeta në disa fakte që i nxora nga ky libër e që janë dëshmi e punës kërkimore, shkencore e studimore. Dibran Fylli nuk ngarendi qe te botoje këtëvepër publicistiko-historike, por mblodhi fakte, grumbulloi dëshmi, hulumtoi arkivat e pahapura, studio me zelle e pune intensive ne zbardhjen e gjurmëve të  kriminelëve serb. Një studim më se 15 vjet deri në zbardhjen e këtyre fakteve e dëshmive të cilat na i ka argumentue në këtë disertacion. Një pune kaq kolosale, një veprimtari titanike që historisë sonë i jep ngjyrime tjera, që historisë sonë i jep emra, ngjarje, vende, komunitet real, e jo imagjinativ. Dhe derisa në këtë vepër nuk përdoret imagjinata, por janë marrë e grumbulluar, sistemuar, ndarë në kapituj e ka vulën e një disertacioni që ne sot e kërkojmë nga Instituti i Historisë dhe ai i Publicistikës ta marrin këtë vepër dhe t`ia japin titullin meritor Doktor i Shkencave publicistiko-historike! Kjo vepër i përmbush të gjitha kriteret edhe shkencore edhe ligjore, elementet baze për të qenë Disertacion shkencor, sepse studiuesi e grumbulluesi i fakteve, Dibran Fylli është si një meteor që çau mëdyshjet e historianëve tanë me trajtesa krejt reale dhe produkcion faktik. Kjo është një punë serioze shkencore, është një fryt i studimit disa vjeçar, është një paraqitje e asaj që ka ndodh, është mbështet në vrasjet, masakrat, djegiet, hudhjet ne puse, prerja e gjymtyrëve, nxjerrja e organeve këto makabre  i përjetoi populli shqiptarë. Autori e ka ruajtur realitetin e kohës, pa u ngarkuar me emocione ndaj tërë një race të tillë të fëlliqur serbe, por vetëm me ata ushtarë, paramilitarë e policë serb që i kryen këto krime. Pra, e ka ruajtur origjinalitetin dhe përkushtimin e plotë historik, faktik e dokumentues. Përpos këtyre dëshmive që na i ka sjell në këtë libër, Dibra ka bërë edhe hulumtime në gjetjen e materialeve që kanë dëshmuar edhe shkrimet e të huajve, për të qenë bindës e argumentues ajo që është rrëfyer e shkruar në libër. P.sh. ka hulumtuar raportin e ICPM  nga Dr. Skinner. Ku e citon se në 82 persona shqiptarë të gjallë që janë transportuar në Serbi, u janë nxjerr organet e tyre nga nazistët serb. Si dëshmi e kësaj në kufomat e tyre nuk janë gjetur gjurmë të vrasjes. Apo therjes, por janë gjurmë të tjera pra të nxjerrjes së organeve…Çfarë dëshmie tjetër duan ndërkombëtarët dhe avokatët tanë, që nuk ngrejnë padi për Serbinë për një nga 1000 format e ndryshme  të të masakruarve shqiptarë?  Autori e citon me fusnotë nga libri I nxjerrë këtë material. Edhe dy tri fakte po i përmend pa mundur me i përmend të gjitha, që na jep të kuptojmë e të dëshmojmë këtu para jush se ky libër është shkencor. Një dëshmi që e ka marrë nga familjarët e që e ka përjetësuar në histori studiuesi Fylli  nga shumë masakra, vrasje e prerje është ajo e fshatit Lepajë të cilët i dogjën pas masakrave e keqtrajtimeve 6 persona shqiptarë. ..dhe shumë raste tjera që janë përfshi në këtë vepër studimore. Libri donë lexuesin serioz, donë studim e ngritje të nivelit akademik. Atë punë që nuk ebëjnë doktorët tanë shkencor në këtë fushë, e bëri Dibran Fylli, atë punë që nuk e bëri institute ynë i Historisë e bëri veprimtari e studiuesi i zellshëm Fylli, atë punë që nuk e bënë as prijësit tanë qeverisës me mbështetjen bile material të botimit të kësaj vepre e bëri vet autori. U deshtë shumë vite, shumë hulumtime, shumë ecje nëpër të gjithë Kosovën qosh më qosh, shumë arkiva sa private aq edhe vetanake, për të shpalos këtu një pjesë të asaj që e meritojnë të gjithë ata që u vranë , u masakruan, ju pren pjesë të organe të trupi, ju nxorën organet të gjalla, i masakruan, i dogjën dhe as varre nuk ju lanë por i hodhën nëpër lumenj, në gropa të përbashkëta, andaj për hir të jetërave të tyre ka qenë dashur që historianët tanë të punojnë shumë më shumë, që studentët tanë të diplomojnë në këtë temë, të mbrojnë masterat e të doktorojnë në këtë fushë dhe qeveria yne ka qenë dashtë ta mbështesë autorin për botimin  ekësaj vepre, në mos jo për mundin e sakrificën.
Fakte: Autroi ka përdorur 113 libra, materiale, gazeta, raporte, dokumente pra është një studim dinjitoz, ka mbledh dëshmi në 256 fshatra e qytete, ka intervistuar më se 377 veta, ka përshkruar 176 vendbanime të masakrave, të gjitha këto të dhëna që na jep ky libër, neve i propozojmë Institutit të Historisë dhe Publicistikës në Fakultetin Filozofik në Prishtinë,  që të marrin këtë vepër, ta shohin dhe ta ftojnë autorin që ta mbroj disertacionin e doktoratës, në një përbërje nga mentorët dhe anëtarët e Komisionit.

Dibran Fyllit , titullin Magjistër i pranohet në bazë të veprave të botuara po në të njëjtën fushë dhe titullin Doktor i Shkencave Publicistiko- historike I takon me nder,respekt e studim të thellë. Uroj që ta gëzoj këtë titull në një mbrojtje formale, sepse  Dibrani me këtë vepër veç e ka titullin që po ia propozojmë institucioneve tona.
Faleminderit juve pjesëmarrës që e përcollët me kaq interesim këtë përurim të veprës së disertacionit të Dibran Fyllit, të cilin  epërgëzoj dhe i uroj shëndet e mbarësi.

Nga kumtesa Ma. Sc. Fatmir Halimi

“Tokë e mbjellë me varre“ është një titull shumë i fuqishëm fiksional e artistik, kurse përmbajtja e librit paraqet një realitet të tmerrshëm e shumë të hidhur për popullin shqiptar.

Autori Dibran Fylli në këtë libër publicistiko-historik, që ende është në dorëshkrim, trajton ngjarjen më të lavdishme të popullit shqiptar të Kosovës prej që njeh historia jonë, pra luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin e vendit, si dhe krimet makabre dhe më çnjerëzore që bëri pushtuesi serb.

Libri si nëntitull ka krimet serbe në Kosovë 1998/1999 – argumente. Lexuesi në baze të kësaj shumë mirë mund ta konceptoj se libri përmban argumente të gjenocidit serb mbi popullatën e pafajshme civile në Kosovë. Agresori serb, në krye më kasapin dhe kriminelin e Ballkanit Sllobodan Millosheviqin ushtroi një dhunë dhe terror të paparë dhe të padëgjuar ndonjëherë në historinë e njerëzimit mbi popullatën shqiptare të Kosovës, vrau më shumë se 14.000 shqiptarë te pafajshëm, me kapacitetet e tij ushtarake, paramilitare dhe policore zhvilloi shumë masakra, ku ndër to sipas Dibran Fyllit janë; Masakra e Reçakut, Masakra e Izbicës, Masakra e Studimës së Vushtrrisë, Masakra e Rudinës në Rahovec, Masakra mbi familjen Deliu, Masakra mbi lagjen Tusus në Prizren, Masakra mbi familjen Duriqi e Bugujevci në Podujevë, Masakra e Mejes, e shumë e shumë masakra të tjera anë e kënd Kosovës.

Këto masakra sipas autorit, armiku i përbetuar i shqiptarëve i zhvilloi kryesisht në ato lagje qytetesh e fshatrash dhe në ato familje shqiptare që ishin të pambrojtura, sepse siç thotë D. Fylli, aty ku ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës agresori serb kurrë nuk arriti ta vras e ta masakrojë popullatën civile, për arsye se burrat e gratë shqiptare që kishin rrokë armët për të mbrojtur popullin e tij dhe për të çliruar vendin ishin viganë, ishin trima të pamposhtur, të cilët këtë e dëshmuan në betejat e lavdishme që u zhvilluan në Prekazin Legjendar, në betejën e Koshares, të Kaçanollit, në betejën Te Tabet e Llapashticës, e në shumë beteja të tjera.

Duke i bërë një analizë të përgjithshme të librit, vërej se Dibran Fylli në fokus të temës së trajtimit të tij nuk e ka luftën e lavdishme të UÇK-së, por temë e trajtimit dhe e shkrimit janë krimet serbe në Kosovë gjatë viteve 1998/99.

Ai në mënyrë kronologjike na i paraqet të gjitha ngjarjet, luftërat dhe masakrat që i zhvilloi armiku shovinist serb duke filluar nga masakra e Likoshanit dhe Çirezit, e cila ndodhi më 28.02.1998, që u masakruan dhe u vranë 24 viktima civile, mandej na e paraqet ngjarjen e lavdishme të familjes Jashari në Prekaz, që u zhvillua ndërmjet datave 5, 6 e 7 mars të vitit 1989, ku bashkë me 58 të tjerë heroikisht ra edhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari. Mandej përgjatë viti 1998 me fakte, me argumente, me fotografi dhe me listën e emrave te viktimave na e paraqet masakrën e Qyqavicës, ku më 22 nëntor të vitit 1998, serbët vranë dhe masakruan më se 18 civilë të pafajshëm. Një tmerr dhe masakër serbët bënë edhe mbi popullatën civile të Abrisë së Drenicës më 26.09.1998, ku sipas Fyllit ata vranë 23 shqiptarë.

Kurse për ta arritur kulmin e gjenocidit mbi shqiptarët, ushtria kriminale serbe, më 15 janar 1999, në orët e hershme të mëngjesit, gjithmonë sipas autorit Fylli maltretuan, terrorizuan familjet e pambrojtura të fshatit Reçak. Këta kriminel krejt në afërsi vranë 43 shqiptarë, që kryesisht ishin pleq, gra dhe fëmijë. Kjo ishte masakra më e tmerrshme në Kosovë, të cilën e lajmëruan të gjitha mediumet e botës. Reçaku ishte lajmi kryesor edhe në qarqet politike Evropiane dhe Amerikane. Kjo masakër dëshmoi se gjakpirësi serb po zhvillon një luftë të paparë në zemër të Evropës, se Millosheviqi po vret njerëz vetëm se janë shqiptarë dhe se është duke bërë spastrim etnik. Sipas Dibran Fyllit, i pari që alarmoi botën e qytetëruar për krime serbe mbi popullatën civile në Kosovë dhe në Reçak ishte Villiam Voker, i cili pasi i pa me sytë e tij pleqtë, grat, fëmijët dhe foshnjat e masakruara të Reçakut, tha se këtu nuk ka luftë në mes të dy vendeve, por ka gjenocid, masakër, krim dhe spastrim etnik, sepse sipas veshjes këta njerëz nuk janë ushtar, por thjesht janë bujq, gra dhe fëmijë. Ai nga Reçaku bëri thirrje që bota e qytetëruar dhe forcat e NATO-S ta ndalin gjakpirësin Millosheviq.

Dibran Fylli duke qenë edhe vetë ushtarë i UÇK-ës në Zonën Operative të Drenicës, do të jetë dëshmitar i shumë ngjarjeve dhe masakrave serbe në këtë zonë. Autorit nuk i mjafton vetëm kjo për të përgatitur librin e tij historik, por ai hulumton dokumente të organizatave të ndryshme që vepruan në Kosovë gjatë luftës dhe pas saj si: Organizatën Botërore për të Drejtat e Njeriut, KMDLNJ të Kosovës, OLV-në të UÇK-së, si dhe shumë mediume të shkruara e filmike të kohës së luftës, gazetat vendore dhe të huajat e të tjera. Në bazë të këtyre autori sot sjell një libër të ndërtuar mbi fakte, dëshmi të personave që u shpëtuan masakrave dhe argumente, me lista të emrave të të gjithë atyre që u vranë, u masakruan në mënyrë më çnjerëzore dhe barbare nga forcat serbe gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë.

Në lidhje me këtë mund të them se janë shkruar me dhjetëra libra për luftën e fundit në Kosovë, janë shkruar me mijëra vepra poetike e letrare për heronjtë dhe dëshmorët e UÇK-së, por libri “Tokë e mbjellë me varre” i D. Fyllit është libri, i cili më së miri e dëshmon gjenocidin serb mbi Kosovën, është libër i fuqishëm historik për luftën e fundit në Kosovë, i ndërtuar vetëm mbi faktin dhe argumentin.

KONTEKSTI HISTORIK E POLITIK

Sot kanë kaluar 20 vjet që kur ka përfunduar lufta, kurse Kosova përballet me shumë vështirësi, si ekonomike, politike, shoqërore e sociale. Kosova ende përballet me pasojat e kësaj lufte. Në Kosovë janë rreth 2.000 persona të zhdukur gjatë luftës, që edhe pas 20 vjetëve familjarët i kërkojnë eshtrat e tyre, e për këtë më së miri na dëshmon libri i Dibran Fyllit, ku ndër të tjera thotë se ushtria serbe pas çdo masakre mbi popullatën civile, aty ku ka mundur, kufomat i ka marrë me vete, vetëm që të zhduk gjurmët e krimit. Shteti i Kosovës me ndihmën e BE-së ka arrit që t’i identifikoi disa varreza masive në shtetin e Serbisë me kufomat e shqiptarëve, ku mbi to sot Serbia ka ndërtuar pompa benzine apo fabrika, por që ende nuk ka marrëveshje përfundimtare për kthimin e eshtrave të tyre në Kosovë. Edhe pas 20 viteve Kosova ka çështje të pazgjidhura me Serbinë siç janë: kthimin i të zhdukurve, kërkim falja nga ana e Serbisë, njohja e Serbisë shtetin e Kosove, mungesa e shtrirjes së pushteti të Kosovës në pjesët veriore të saj, si në Leposaviq, Zubin Potok e Stari-Tërg, qytete këto që ende nuk i njohin institucionet tona shtetërore. Pra, me një fjalë ne ende jemi në luftë me Serbinë, por tash në luftë politike.

Kosova falë luftës titanike të UÇK-së e fitoi lirinë, por tash në ketë luftë paqësore me Serbinë është duke humbur shumë beteja politike. Gjykata e Hagës që ishte themeluar më herët për krimet në ish-Jugosllavi, gjatë viteve të nëntëdhjeta, arriti që menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë të ngreh padi, ta arrestoi dhe ta burgos kasapin e Ballkanit, Millosheviqin, i cili për disa vite rresht u hetua për krimet në Kosovë, ku shumë shqiptar shkuan atje dhe dëshmuan kundër tij. Sipas autorit të këtij libri kundër Millosheviqit, në Hagë dëshmoi edhe Mustafë Dragaj – i mbijetuari i masakrës më të madhe në Kosovë, Izbicës, i cili në mënyrë të mrekulluar dhe vetëm me fuqinë e Zotit ka mundur të jetë i gjallë nga pushkatimi. Gjykata Ndërkombëtare në Hagë dënoi krimin serb mbi Kosovë duke dënuar dy tre veta si Millisheviqin e Sheshelin, por kurrë deri më sot nuk u dënuan vrasësit e drejtpërdrejtë të shqiptarëve.

Kriminelët e paramilitarët serbë, të cilët vranë shqiptarë, shkatërruan e plaçkiten shtëpitë tona, dhunuan e në fund i masakruan gratë e fëmijët tanë, ende nuk u dënuan as nga gjykatat tona në Kosovë. E për të gjitha këto nëse gjykatat tona nuk janë në dijeni dhe nuk kanë informacione, atëherë është libri ‘Tokë e mbjell me varre’ i D. Fyllit, i cili edhe me emër e mbiemër i paraqet kriminelët serbë, të cilët janë gjallë dhe sot lëvizin të lirë në Serbi dhe në Kosovë.

Pra libri i dibran Fyllit do të jetë një argument i fuqishëm, një argument i gjallë sot dhe për të ardhmen, për të gjithë ata, apo për të gjitha ato institucione që duan të vendosin drejtësi në Kosovë.

Kosova sot përballet edhe me një proces gjyqësor, që ndryshe do ta quaja ‘Procesi i Absurdit i shek. XXI’. Njerëzimi, por edhe historia e qytetërimit evropian e botëror, ka njohur vetëm procese gjyqësore, ku është dënuar agresori, pushtuesi, apo sulmuesi, që pa të drejtë i ka privuar njerëzit nga jeta, ka bërë krime njerëzore dhe ekonomike. Kurse sot Kosovës pa të drejtë nga Bashkimi Evropian, vetëm për t’i plotësuar apetitet Serbisë, i është ngritur kallëzim penal, i është ngritur një proces gjyqësor “Gjykata e Hagës”, e cila tash donë të dënoi viktimën, donë ta dënoi Kosovën, pra Kosovën përmes ish-komandantëve dhe ish-ushtarëve të UÇK-së, të cilët na sollën lirinë. Sot shumë ish-komandantë të UÇK-së janë liderë partiak, janë liderë politik, janë udhëheqës të institucioneve tona, të cilët po thirren për të dëshmuar në Hagë.

Në këtë rast si botues dhe redaktor i librit ‘Tokë e mbjellë me varre’, se për ta dëshmuar pafajësinë tonë, për ta dëshmuar edhe njëherë para botës, se kush është viktima dhe se kush bëri krim e gjenocid mbi Kosovën, të gjithë këta ish- komandantë dhe liderë politik, që po dyshohen sot nga Gjykata e Hagës ta kenë me vete këtë libër para trupit gjykues. Pra të mos flasin ata politikanë në Hagë, por të flet libri ‘Tokë e mbjellë me varre’, i Dibran Fyllit.

Dhe krejt në fund po e potencoi edhe njëherë se ‘Tokë e mbjellë me varre’ është libri më i kompletuar me fakte, dëshmi e argumente, është libri më i përgatitur, më i fuqishëm, që njëherë e përgjithmonë ua mbyll gojën spekulimeve dhe i qet në pah vrasjet, masakrat dhe krimet, që i zhvilloi Serbia në Kosovë gjatë viteve 1998-1999., tha Ma. Sc. Fatmir Halimi.

Prof.dr.Haqif Bajrami : Dokumentimi i krimeve serbe është obligim ndaj brezave që do të vijnë dhe para historisë

Historiani i mirënjohur shqiptar Profesor Dr. Bajrami , dje  ka marrë pjesë në promovimin e librit “Tokë e mbjellë me varre” të autorit Dibran Fylli.Haradinaj ka thënë në këtë rast se dokumentimi dhe argumentimi i të gjitha krimeve të pushtuesit në Kosoë, është detyrë dhe obligim ndaj brezave dhe para historisë.“Dokumentimi dhe argumentimi i të gjitha krimeve të pushtuesit në Kosovë, është detyrë dhe obligim ndaj brezave dhe para historisë. Kënaqësi të isha i pranishëm sot në promovimin e librit “Tokë e mbjellë me varre” të autorit, e luftëtarit të lirisë, Dibran Fyllit”, ka thënë Bajrami.

Profesor Bajrami gjatë diskutimit të tij në promovim tha edhe këtë :…”  ka theksuar se shqiptarët janë përgjakur dy herë në histori, në përpjekje për të mbrojtur të drejtat e tyre.“Shqiptarët janë përgjakur shumë herë nëpër histori në mbrojte të të drejtës së tyre. Për t’i dëshmuar krimet e viteve 1998/99, autori dhe veprimtari Dibran Fylli në librin e tij, pos përkujtimit të projekteve shfarosëse antishqiptare, sjellë të dhëna të dorës së parë, që do të shërbejnë jo vetëm për shkrimin e historisë sonë të re, por edhe për dëshmi që shërbejnë për vendosjen e drejtësisë”,  tha Bajrami .

Ai është shprehur mirënjohës për këtë vepër, që brezat e rinj të mos e harrojnë “luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të dëshmorëve e martirëve të kombit.”

Publicistja e njohur shqiptare nga Tirana Raimonda Maleçka diskutoj dhe e çmoj lartë kontributin e Fyllit si luftëtar dhe shkrimtar.

https://www.youtube.com/watch?v=qYT8oB6kYF8&feature=share&fbclid=IwAR3jCmmKUWunp44T-n7srbwaNDgoofjIDyp7LRwxR38Mj8Die2MeVYJ7t-g



 !

Dëshmia autentike/ GORAN BREGOVIÇI-SPIUN I SHËrBIMIT TË SIGURIMIT TË TITOS DHE MILLOSHEVIT

                                 

                                   Nga Skendër Zogaj ,publicist , shkrimtar nga Prishtina
Pjesëmarrja e këngëtarit Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë, jo vetëm që i hodhi hije të keqe, por e njollosi keq dhe e lëndoi rëndë krenarinë lavdiplote të qytetit historik dhe djepit të kulturës e të arsimit dhe të vlerave më të shenjta shpirtërore të traditës shekullore shqiptare. Korçën që nuk kanë mundur ta thyejnë perandoritë, e gjunjëzoi dhe e turpëroi një palo këngëtar i ndyrë serbo-sllav, “yll” i sajuar më shumë se sa për talentin artistik, për meritat prej spiuni të rafinuar të SDB – Shërbimit të Sigurimit të Shtetit të ish-Jugosllavisë, në regjimin e Titos e të Millosheviçit, dhe tash i dreqërve të mallkuar adhurues të serbo-sllavizmit sot.
E vërteta e pamohueshme për Goran Bregoviçin, që e turpëroi Korçën, e cila i pranoi “vezët e qyqes” që ia solli autori i “Kallashit” me shpresën që të vazhdohet shumëzimi i racës hibride të anti shqiptarizmit, fatkeqësisht, u vërtetua se edhe në Korçë ka rrënjë të thella si gjithandej në Shqipëri e rretherrotull saj. Kjo nuk prish punë, sepse edhe racat e specieve më të ndyta janë të pacenueshme, e kanë vendin e tyre. Mirëpo, e vërteta për to duhet të thuhet: Goran Bregoviçi, me nënë serbe e baba kroat, është spiun i thekur, shumë më i suksesshëm se sa si rockstar, sepse profesioni i spiunit që e ushtron edhe sot, ia ka dhënë famën dhe të gjitha sukseset e deritashme. Këtë e vërteton dëshmitari autentik, Zhivan Velisavljeviçi, ndihmës Shef i Departamentit të Shërbimit të Sigurimit të Shtetit të ish-Jugosllavisë, rekrutuesi i Goranit, i cili vite më parë për mediat serbe ka treguar për Goranin dhe bashkëpunëtorët e tij nga bota muzikore në ish-Jugosllavi. Po e sjellim të plotë shkrimin “Rock scena i DB” (Rock skena dhe Sigurimi shtetëror), publikuar në “Srpska politika” më 28 mars 2010.
E vlenë të lexohet me kujdes!
ROCK SKENA DHE SIGURIMI I SHTETIT
Kur jeni kënaqur me disa grupe muzikore, me këngëtarët dhe me muzikën e tyre, nuk e keni pas idenë se pas tyre ka qëndruar një organizim shumë më i madh dhe më i fuqishëm sesa vetë grupet dhe këngët. Pas tyre ka qëndruar Shteti përmes veprimeve të një grupi të veçantë të Sigurimit të Shtetit, i cili i ua ka diktuar të rinjve cakun e duhur, në mënyrë që Tito të evitonte rrezikun nga rinia radikale, e cila për nga natyra e saj është rebele dhe kërkon gjithmonë diçka tjetër, diçka më shumë sesa që ka.
Të rrallë janë njerëzit nga Shërbimi i Sigurimit Shtetëror të ish-Jugosllavisë, të cilët pranojnë të flasin për veprimet, në të cilat kanë marrë pjesë, gjatë regjimeve të kohës së Titos dhe Millosheviçit. Njërën nga ndodhitë më specifike e ka ish-ndihmësi i dikurshëm i krye shefit të Departamentit të Sigurimit të Shtetit, Zhivan Velisavljeviç, i cili është pensionuar në fillim të vitit 1990 me dekret të presidentit të atëhershëm të RFSJ.
Velisaljeviç tash jeton në shtëpinë e tij familjare në vendlindjen e tij në Lojanicë, afër Shapcit. Shtëpia e tij është larg asaj që publiku do ta imagjinonte që mund të ishte një shtëpi e një spiuni të pensionuar. Nuk ka mure të larta, as dyer të hekurta që hapen e mbyllen me komandim nga distanca, nuk ka as në roje qen të racës Doberman. E megjithatë, shtëpia e Velisavljeviçit edhe pse me pamje si shumica e shtëpive në këtë zonë, brenda ka diçka që e bën atë të dallohet. Në tavanin e rregulluar me shumë kujdes, Velisavljeviç ka një koleksion prej disa mijëra regjistrimesh LP – disqe të muzikës, ekskluzivisht të muzikës argëtuese dhe rock-muzikës, të krijuara në RSFJ. Kur e pyetëm a je diskofil, Vesisavjeviç sqaroi se, disqet nuk ishin për argëtimin e tij, por ato ishin mjetet e tij të punës. Këto disqe me vlerë nominale nuk mund të tjetërsohen dhe as t’i përvetësojë askush, sepse i ka nga Departamenti i Sigurimit të Shtetit, që ia ka dhënë atij në posedim me revers.
Operacioni “Miljacka”
Velisavljeviçi angazhimin në Shërbimin e Sigurimit e ka filluar në vitin 1968, kur demonstratat e studentëve seriozisht e trondisin Titon, i cili edhe pse në fillim arriti t’i qetësojë ata, pikat e reja të nxehta po rishfaqeshin vazhdimisht. Në atë kohë Tito sapo e kishte përfunduar krizën e Plenumit të Brioneve dhe i del përpara kriza studentore, e gjithashtu sinjal i keq ishte edhe invadimi rus në Republikën Çeke, prandaj duhej menduar seriozisht për qetësimin e situatës. Për këtë qëllim, Tito në një takim të fshehtë e shtron në diskutim situatën duke kërkuar të vlerësohej se si dhe cili front duhej zgjidhur më së pari? Veljko Vlahoviç ka propozuar që RSFJ të sigurojë bombën atomike, e cila do të ishte garantuese e sovranitetit. Edvard Kardelj e ka theksuar afrimin kah pakti i NATO –s, kurse Stane Dolanc paraqitet me propozimin më të çuditshëm dhe bizar. Dolanc ka shpjeguar sesi CIA, duke shfrytëzuar muzikën e grupeve fuqishëm të mbështetura në hedonizëm dhe në përdorimin e pijeve e drogës, ka arritur të zbusë frymën luftarake të protestave të studentëve në Amerikë dhe shumë të rinj progresivë t’i bëjë kllounë të parrezikshëm dhe të pa ide të qarta revolucionare! Dolanc ka konsideruar se diçka e tillë mund të bëhet edhe me rininë tonë. Veljko Vlahoviç nuk u pajtua, sepse mendoi se të rinjtë e Jugosllavisë ishin më të shëndetshëm dhe më të pjekur se amerikanët, por Titos propozimi i Dolanc iu duk më shumë argëtues. Në fund, Dolancit i jepet drita e gjelbër dhe operacioni pagëzohet me emrin e koduar “Miljacka”, sipas lumit në Sarajevë, pasi Tito e ka parasysh luftën që ishte fituar në Bosnjë, prandaj të gjitha betejat e reja duhet të fillonin nga aty. Miljacka dukej si toponimi më urban në atë republikë. Dolanci në bashkëpunim me ndjekësit e tij më të afërt, si Srdan Andrejeviç dhe Obrad Gjorgjevc zgjodhi të riun Zhivan Velisavljeviç për të udhëhequr operacionin “Miljacka”, i cili e ka drejtuar këtë operacion për plot 22 vjet.
“Rekruti im i parë natyrshëm ishte Goran Bregoviç. Me të nuk kishte asnjë problem, sepse atij i pëlqente ideja e Jugosllavisë, e seksit dhe drogës, kështu që ne lehtë u morëm vesh”,- ka treguar Velisavjeviçi.
“Me Bregoviqin madje, unë aplikova një sistem që Shërbimi e shfrytëzonte me kriminelët, të cilëve ua lejonte të vidhnin jashtë dhe të gjenin strehim në Jugosllavi, në këmbim të kryerjes së ndonjë pune për ne. Kështu edhe unë ia lejova Bregoviçit të vidhte këngë të huaja, që t’i publikonte ato si të tijat, por duke propaguar atë që neve na duhej”.
Samiti në Skenderija
Zdravko Çoliç nuk ishte aq i lehtë për t’u rekrutuar. "Zdravko Çoliç ishte një interpretues jashtëzakonisht i talentuar dhe atë nuk mund ta rekrutonim lehtë. Ai nuk kishte asgjë kundër nesh, por nuk donte që t’i detyrohej askujt asgjë”.
Por, kur u arrestua në Ohër, për shkak të këmbimit të valutave të huaja, Velisavljeviç e gjeti rastin e volitshëm të përfitimit: “E vizitova në burgun e Ohrit dhe u morëm vesh për pesëmbëdhjetë minuta”.
Në sektorin e Velisavjeviçit në kuadër të Resorit për Sigurimin shtetëror, kur u mor vesh se Çoba ishte rekrutuar, u shfaq histeria e pastaj nisi paniku, kur kuptuan që ai kishte nevojë për këngë të mëdha – hite! Një pjesë e Shërbimit dyshoi në Kornelie Kovaçin dhe u vendos që e gjithë pop skena jugosllave të qëndronte pas Çoliqit.
“Organizuam një takim të fshehtë një natë në Skenderija. Gjashtë avionë RV dhe PVO sollën të gjithë kompozitorët kryesorë të pop muzikës së vendin tonë. Erdhën: Arsen Dediç, Djordje Novkoviç, Kornelije Kovaç, Bojan Adamiç, Zika dhe Radovan të grupit “Zana”, Momçilo Bajagiç, Zlaja Arslanagiç i grupit “Crvena Jabuka” (Molla e kuqe), Iztog Turk, Jasenko Houra, Jura Stubliç, Vladimir Divljan, Zoran Kesendriç dhe shumë të tjerë. I vendosëm në Skenderija. Ata ishin plotësisht të papërgatitur për atë që i priste. Pastaj unë dola në podium (foltore), u ndjeva sikur të isha Tito dhe u thashë se të gjithë ishin të detyruar të përgatisnin nga një këngë për albumin e rikthimit të Çoliçit”.
Velisavljeviç as sot nuk mund ta fshehë kënaqësinë e tij. Ekipi i kompozitorëve pastaj u rikthyen pas me aeroplanë nëpër qytetet e tyre dhe fillojnë punën për këngët. Por, në Shërbim kishte nervozizëm, sepse numri aq i madh i njerëzve nuk mund të kontrolloheshin në mënyrë të sigurtë. Kështu që në fund vendosëm që Bregoviçi të bënte gjithë albumin, në mënyrë që sekreti për këngët të mos dilte në publik.
“Albumi i rikthimit të Çoliçit në një moment dukej se do të ishte albumi më i madh në historinë e muzikës pop. Dukej se ky sukses do të ishte për Çoliqin, sikurse “Smile” ishte për Beach Boys, prandaj këtë ne nuk duhej ta lejonim. Çoliçi i duhej Jugosllavisë vetëm për atë moment, prandaj në fund gjithçka ia besuam Bregoviçit për ta zgjidhur!
Shiritat e Luftës
Shërbimi i Sigurimit të Shtetit ishte përgjegjës edhe për përgatitjen e albumeve konceptuale që kishin funksionin e transmetimit në eter në rast lufte, apo edhe në rast të një apokalipsi bërthamor.
“Këto janë të ashtuquajturat Albumet e Kiametit, kështu i quajtëm në Shërbimin e Sigurimit, sepse në këto shirita ishin të regjistruara këngët e fundit të botës, këngë me të cilat ky popull do të duhej të mbijetonte dimrin bërthamor. Në krijimin e këngëve ka punuar ajka e skenës jugosllave në bashkëpunim me një ekip psikologësh të zgjedhur.
Janë disa këngë dashurie që i kemi testuar te kafshët. Dhe me të vërtetë, kur këto kënga ua lëshonim, muzika ndikonte që ato të çiftëzoheshin përmes sekretimit të hormoneve të caktuara. Këngët e këtilla në parim janë krijuar për njerëzit që në rast të qëndrimit në bunkerë pas një lufte bërthamore të stimulohen për vazhdimin e trashëgimisë së racës së tyre. Lëshimi i një kënge të tillë në eter në rrethana të rregullta ishte vepër penale! Ato regjistrime ndodhen edhe sot e kësaj dite në kasafortën e Shefit të SDB (Shërbimi i Sigurimit të Shtetit)”.
Velisavljeviç ngurron të flasë për këto këngë, por pas insistimit të madh, ai tregon se disa prej këtyre këngëve janë shkruar nga Kiki Lesendriç dhe janë kënduar nga Zana Nimani, Anja Rupel dhe Marina Peraziç. Kur e pyetëm, nëse ato këngë ishin të ngjashme me krijimet e tyre të mëparshme, Velisavljeviç buzëqeshi dhe në mënyrë lakonike u përgjigj: “Denis dhe Denis janë për këtë çerdhe…”.
Agjentët e dyfishtë
Agjenti Velisavljeviç thotë se në praktikën e tij është takuar vetëm një herë me një agjent të dyfishtë. Ky ishte rasti i Iztok Turk, udhëheqësi dhe autori kryesor i grupit Videosex.
“Iztok ka punuar për ne. Diku gjatë albumit “Lacrimae Christi”, ai është kontaktuar nga shërbimi gjerman BND. Ai donte të ndërpriste kontaktin me ta, por ne këmbëngulëm që ai ta vazhdonte”.
Kur shpërbërja e Jugosllavisë po afrohej, Velisavljeviç pohon që edhe besnikëria e Iztokut po zhvendosej kundrejt gjermanëve.
“Unë nuk jam i sigurtë se Turku e tradhtoi Jugosllavinë, mendoj që ai ishte lojal ndaj saj deri në fund, por me kalimin e kohës, gjithnjë e më pak. Kjo dëshmohet nga përpjekjet e tij të dështuara për të regjistruar këngë në anglisht me Videosex-in”.
Sipas Velisavljeviç, regjistrimi i këngëve në gjuhën angleze ishte një provokim i qëllimshëm në të gjitha qendrat e shërbimit inteligjent gjerman, i cili kishte qëllim kolonizimin e skenës muzikore jugosllave.
“Ata donin të margjinalizonin bendet tona duke i nxitur që të regjistrojnë këngë në gjuhën angleze, me qëllim të t’i ndajnë nga auditori vendas, e në anën tjetër nuk ua dhanë shansin e vërtetë në skenën e huaj. Për fat të mirë, gjermanët patën sukses vetëm me grupet alternative. Ne arritën që Bregoviçin, Çorbën dhe Azrën ta mbanim nën kontroll të hekurt”.
Albumi “Divlje jagode” (Luleshtrydhet e egra) në anglisht ishte një komplot klasik MI6. Ata në atë periudhë i mbajti si agjentë të tij famëkeqi Entoni Monkton, i cili e filloi karrierën e tij si operativ i rock n’ roll-it për RSFJ-në dhe e përfundoi duke shërbyer në Beograd.
“Për fat të mirë, DB kishte njeriun e vet në grup. Alen Islamoviç ishte njeriu ynë dhe ai nga brenda ua shkatërroi karrierën angleze “Luleshtrydheve të egra”. Islamoviçi ishte element i shëndetshëm në atë grup dhe kjo është arsyeja që ne e shpërblyem atë me pozitën e këngëtarit në “Bjelo dugme” (Pulla e Bardhë)”.
Velisavljeviç edhe sot e konsideron veten jugosllav. Ai beson se vetë shërbimet republikane të Sigurimit Shtetëror kanë punuar kundër shtetit të përbashkët, madje edhe në fushën e rock n’ roll-it.
Jasenko Houra ishte njeriu i Shërbimit Republikan Kroat. Unë u dërgova letra disa herë për ta vënë atë në dispozicion për ne në shërbimin federal, sepse ai është një muzikant i talentuar, por ata kanë refuzuar dhe i shpikën disa formalitete. Unë me përgjegjësi të plotë vërtetoj se kënga e tij “Për nënën time” (Kroacia trëndafili i fundit) është tëlyeni i departamentit të Zagrebit”.
“Nuk ka të pafajshëm,- vazhdon Velisavljeviç – kur vumë re se Zoti dhe kisha përmenden shpesh në këngët e Pilotit, ne e thirrëm në bisedë informative Zoran Lesendriçin, për të parë se për çfarë bëhej fjalë. Gjatë natës, shefi i departamentit të Beogradit na telefonoi dhe na tha se ai ishte i tyre. Ne u detyruam që ta lironim. Atëherë unë e kuptova se çdo shërbim republikan e ka grupin e vet."
Magjistrala e Ibrit
“Luftë nuk do të kishte pa propagandë dhe grupe si “Prljavo kazalište” (Teatri i ndytë)”,- thekson Velisavljeviç, i cili është i bindur se është naive të mendohet që lufta midis shërbimeve sekrete ishte më e zbutur në fushën e skenës rock sesa në fushat e tjera.
“Skenari “Magjistralja e Ibrit” u aplikua për herë të parë në Krcun dhe herën e dytë në Drazhen Riç”.
Velisavljeviç me përgjegjësi vërteton se me aksidentin në trafik të një anëtari të “Crvena Jabuka” (Molla e kuqe), punët nuk ishin biznes i pastër.
“Zlaja shumë shpejt u largua nga grupi, ai ishte një engjëll, një nga operativët e mi më të dashur, një jugosllav i vërtetë”,- thotë Velisavljeviç. “Unë mendoj se do të ishte interesante, nëse Zhera ndonjëherë flet, sepse ai e di gjithë historinë”.
Skena aktuale
Velisavljeviç nuk e ndjek skenën aktuale, qysh kur ka dalë në pension. Sidoqoftë, ata që sheh në televizion dhe në internet nuk ngjallin besim tek ai.
“Shumë njerëz të talentuar shkuan në muzikë popullore, ndërsa në skenën rock, shumë grupe këndojnë në anglisht dhe kjo nuk vlen asgjë! Skena ka qenë shumë më e mirë, derisa e kontrollonte DB, sepse ne e kemi ndihmuar edhe në mënyrë kreative, kur është përballur me kriza”.
Velisavljeviç krenohet për faktin se DB për këngën “Lipe cvatu” kishte angazhuar tre profesorë të Akademisë së Muzikës dhe një profesor të letërsisë për ta ndihmuar Bregoviçin që ta sajonte këtë këngë.
“Sot më nuk ka ambicie të tilla, për fat të keq. Kam frikë se Sigurimi Shtetëror nuk i kontrollon më ato as ato grupe që vet i ka themeluar”.
Mund të jetë një imazh i 1 person

SHTABI I GJENERAL NIKOLLA LUBIÇIQIT NË LUFTË PËR SLLAVIZIMIN E KOSOVËS


                                         Shkruan  Akademik Prof Dr Hakif BAJRAMI




5 prill 1981….

Zanafilla e luftës speciale për ta mbajtur nën robëri Kosovën deri në gjenocid, siç vepruan prap serbët në Sanxhakun e Nishit më 1877

 (Nikolla  Lubiçiq, e pastaj edhe Sllobodan  Millosheviq))si dhe Lufta shqiptare në anën tjetër për ta çliruar Kosovën nga robëria serbe (e drejtuar nga Adem Demaçi dhe LPK), do të zgjatë publikisht deri në fund të shekullit XX.


 Lidhur me këtë, MË 5 PRILL 1981   U THEMELEA SHTABI i gjneralit serb Nikolla Lubiçiq….  NË BEOGRAD SI INSTITUCION I PARTISË, USHTRISË DHE SPB PËR T` I DENUAR DEMONSTRATAT SHQIPTARE TË 1 dhe 2 PRILLIT 1981.      

Kosova ishte vendi më i prapmbetur në Jugosllavi. Në një kiliometer katror jetonin shumë më tepër banorë se kudo në Jugosllavi. Por sllavët donin  të siellin ende sllavë. E me që jeta ishte e vështirë dhe disi shqiptarët fituan njëfar barazie më 1974, por kur dihet se serbi barazi nuk donte dhe të rezignuar e lëshonin Kosovën.

Demonstratat shqiptare e 1 dhe 2 prillit 1981 në Kosovë ishin të organizuara nga rinia partiotike shqiptare. Demonstrantët nuk e muarën Kuvendin e Kosovës, nuk e muarën asnjë ministri, as radion dhe televizionin. Çka është më e rëndsishmja, demonstantën në asnjë rast nuk kërkuan ndryshin e sistemit kushtetues dhe shoqëroro politik në Kosovë. Pra, nuk kërkaun kthim të shoqërisë në kapitalizëm. Lidhuer me këtë, Komisioni i Historisë Kosovës kishte debatuar më 5 prill 1981. Aty nga Hakif Bajrami ishte theksuar se demonstratat nuk kanë karakter ``kontrarevolucionar``. Pra me forcë mund t` i quani si të doni, (iu drejtua të pranishëmve) por kongtrarevolucionare nuk janë.

E vërteta, në anën tjetër, po atë moment kur Ruzhdi Xhaka e mer armen dhe në Besi i djeg TRE kamion me armë të okupatorit, i formon dy çeta të armatosura, kjo do të thot se Demonstratat provuan të kthehen në kryengritje. Por atëherë nuk patëm popull e as organizim të tillë për ta realizuar. E vërteta kjo ngjarje i parapriu veprimit të Mustafë Hoxhës , Komnadant e Mbrojtjës Teritoriale në Llap, i cili do t` i vejë oficerit serbian revolën në gjoks duke i thën, ``Duhet për 30 minuta të largohesh nga Kosova``. Oficeri do të pyet kah të shkoi? Mustafa , në Kushumli’’.

Çka zihej në Beograd dhe si i përdorën demonstrat ish Udbashët serbian?

Shtabin e Beogradit përbënin: Gjeneral Nikolla Lubiçiq, Gjenerali Graçanin, Slllobodan Millosheviq dhe popi Pavle. Aty, Gjenerali Lubiçiq doli me propozim se ‘’duhet të sllavizohet Kosoova``, Gjenerali Graçanin theksoi se ``Demonstratat e `81 në Koosovë janë kontrarevolucionare``. S. Millosheviq, në themelimin e këtij shtabi thelsoi se ``Në Kosovë duhet ndryshuar sisetemi kushtetues dhe të gjitha ligjet``. Popi Pavle theksoi se ``Në Kosovë kishat janë të rrezikuara``, Ky Shtab do të punojë me aktivitet të shtuar deri më 9 qershor 1999 në fusha të ndryshme antishqiptare. Nëse ivejmë argumentet arkivore para opinionit, të cilat i kamë botuar në 239 vazhdime në ``KOSOVA SOT``, më 2007, atëherë e kuptojmë se diverzionet nepër lokale, thyerjen e gurëve të varrezave, diegëjen e Manastirit Pejës, ngacmimet e mugeshave dhe ultësi të tjera, të gjitha i ka organizuar Shtabi i Nikolla Lubiçiqit në kontinuitet. Jo vetëm kaq, nëse konsultohen publikimet e KLDMNJ-ës del se ky Shtab për çdo vit organizonte vrasjen e civilëve dhe ushtarëve shqiptar. Edhe më ulët, Shtabi pati filluar shkatrrimin e të gjitha bustave të shkollave që u kishin ngritë si bje fjala Hasan Prishtina, Shote dhe Azem Galica, 28 Nëntori, Isa Boletini, Kongresi i Manstirit etj.

Në administratë dhe vende publike po nuk e kuptove serbishte pasonte një fyerje ndër më të ultat. Madje një UDBASH, zakonishtë ditëve të tregut nepër qytete i rrahte qytetarët pa asnjë faj, vetëm që ta lëshojnë Kosvovën. Në një dokument të këtij Shtabi thuhet se për fillim përqindjen e popullsisë duhet ta siellim në 49% shqiptar, turq, rom, hashkali, egjiptas. Ndërssa serbianët të janë 51%. Më vonë kjo përqindje deri më 28 qershor 1999, parashihej të jetë simbolike, aty kah 4%. Kjo popullsi duhej të ndahje në vijim në dy kategori. Në kategorinë e parë hynin ata persona që ishin të luhatshëm dhe kishin afinitet për t` u konvertuar në sllavë. Në kategorinë e dytë hynin ato familje që duhej deportuar nepër Jugosllavi, e sidomos nepër Serbia, me që rast për një kohë gjenerata e dytë do të ndihej se është serbe.                                     

                          Veprimi i parë antishtetror i Shtabit Lubiçiq më 10 prill 1981

Që në mbledhjen e parë, Shtabi e lëvizi çështjen e vënjës jashtë funkisonit ``Dekrertin e 6 marsit 1945`` nga Kryesia e AVONJ-it, për moslejimin përkohësisht të kthimit të ish kolonistëve në Kosovë. Por, me që Dekretin për mos kthimin e kolonistëve sllavë në Kosovë, Kushtetuta e vititi 1846 dhe 1974 e kishin venë jashtë ligjit, kërkesa nga Shtabi i Lubiçiqit iu u drejtua Gjykatës Kushtetuese të Serbisë. Kjo gjykatë do të përgjigjet se: ``nuk është kompetente për një çështjen e till”. Pastaj, Shtabi i Lubiçiqit kërkesën e dergoi në Gkykatën Kushtetuese të Jugosllavisë. Edhe kjo gjykatë lëshoi përgjegje negative se: ``nuk është kompetencë e saj të mirret me me atë çështje,  sepse Gjykata Kushtetese e Jugosllavisë është kompetent vetëm që të ruajmë kushtetutëshmërinë e shtetit``.

                                Veprimi i dytë i Shtabit Lubiçiq

Shtabi i Lubiçiqit, me kohë e kishte lëvië çështjen e Kthimit të sllavëve në Kosovë qysh më 6 prill 1981. Dhe kështu filloi avantura jugosllave, që do ta destabilizoj tërë pushtetin në Kosovë.Për çdo javë dhe muaj kërkoheshin informata se sa sllavë janë kthyer në Kosovë. Në Kuvendin e Kosovës dhe komitete të LKJ ishin shtabet shtesë për këtë çështje. Po një fakt duhet theksuar se sa banorë në një kilomter katror kishte Kosova e sa Serbia dhe Jugosllavia. Vetëm atëherë kuptohet qëllimi kolonial i Shtabit të Lubiçiqit.

Kur serbët e  vrejtën se nuk kanë mundësi për t` u përballuar me faktet historike avanturën e tyre, veprimtarinë e tyre antishqiptare më 15 maj 1985 në Beograd, dualën me tezën: ` Kombi nënshtrues dhe i nënshtruar``. Me që në simpozium psuan debakël para argumneteve të historianëve shqiptar, atëherë,  çështjen e dërguan në Akadamin serbe dhe prej atje doli Memoranduami i Akademisë Serbe më 1986. Nga ky dokument Millosheviqi e nxorri ``PEOGRAMIN JUGOSLLAV PËR KOSOVËN më 1988. E vërteta, Memorandumin e kundërshtoi Ivan Stambolliq, të cilin Millosheviqi e likuidoi në mnyrën më mizore.

 

Si i përgjigjen shqiptarët keësaj politike neofashite serbe

Mbledhja ilegale në shtëpinë e Fadil Hoxhës më 6 maj 1988,detal historik i panjohur

Në Mbledhje i pari e merr fjalën Hakif Bajrami. I nderuari Fadil Hoxha, i ndruari Riza Sapunxhiu, në Kosovë po vazhdon fushata e egër për sielljen e sllavëve në Kosovë. Se çfar qëllimi ka ky programim i Shtabit Gjeneral Lubiçiiqit, tregon fakti se në një kilometër katror në Kosovë jetojnë 205 banor, në Serbi jetojnë 105 banor dhe në Jugosllavi jetojnë 88 banor. Ktë e  argumenton Enti jugosllav i statistikave 1981-1991..Sipas një burimi shtesë në Kosovë më 1948 jetonin në një kilometër katror 67,20 banor. Më 1981 jetonin 145, 25 banor. (Vjetari statistikor i Republikës Kosovës, 2021, f. 14). \ndërsa në Serbi më 1948 jetonin 73, 9 banor. Më 1981 jetonin në një kulometër katror jetonin 105, 4 banor.(burimi Statistiçki godisnjak Srbije 1995, f. 35). Në Jugosllavi më 1948 në një kilometër katror jetonin 61 banor, kurse më 1981 jetonin 87,7 banor.(burimi Statistiçki godisnjak Jugosllavije 1985,f. 12)

 Shtrohet pyetja, në Serbi dhe Jugosllavi kishte sieprfaqe toke sa të duash për me umarr me bujqësi dhe për t` u punësuar kudo në punë.. Por në Kosovë, me qellim të SLLAVIZIMIT , po dërgohen nëpunës, udbashë e policë, të cilët për një kohë rekorde (1981-1983), në Kosovë i hapën 750 000 dosje kundër shqiptarëve. Kjo tregon se sllavizimi i Kosovës po paralajmërohej me të gjitha mjetet. Edhe një fakt. Kosova më 1981-1989 i kishte vendin e parë në Evropë për kah të burgosurit politik. Ose më tepër kishte të burgosur politik shqiptar në Jugosllavi se sa në tërë Evropën.

Si silleshin sllavën për t` u punësuar dhe jetuar në Kosovë 1981-1999?

Siellja e sllavëve të ri në Kosovë është bërë obligative dhe për këtë e kanë ngarkura Refik Agajan që të raportoj në Federatë për çdo muaj. Ky operacion i ngjanë kohës 1938 kur u ligjsua se shqiptari mund t` i ketë 40 ari tokë ndërsa sllavi deri 45 hektarë.

Problem tjetër është sulmi kundër historisë, gjuhës shqipe dhe muzikës. Çdo gjë po hetohej dhe kur nuk kishte prova pasonin trillimet e kohës së Rankoviqit, me të ciilat hapur po drejtonin: Spasoje Gjakoviqi, ish shef i OZN-ës për Kosovë, Çeda Mijoviqi, Çeda Toplalloviq etj. Grupin shqiptar që i ndihmon terthorazi e apo drejtë për drejtë ishin: Ali Shukriu, Kolë Shoroka, Sinan Hasani, Rrhaman Morania dhe disa piksa tjerë që për çdo ditë përmes TV Prishtinës e sulmonin çdo pjesë të historisë shqiptare. Por, ju them se rinia dhe klasa punëtore nuk do të i durojë më dhe shumë shpejtë,  disa intelektual do të fillojmë aksionin e PAJTIMIT Kombëtar-Pajtimit të gjaqeve. Kjo do të thot se pas të kryhet ky aksion do të pasojë diçka edhe më serioze, do të themelohet UÇK. Me këtë është menduar në luftë të armatosur, që doli në sqenëm historike si UÇK më 1993. Në realitet UÇK –ën ilegalja patriotike shqiptare e ka paralajmëruar më 1988. Pastaj, aktivitet ka zhvilluar edhe UNIKOMB-i drejtuar nga Halil Alidema etj. Sidomos DIASPORA shqiptare do të vihet në ofenzivë ptriotike, më 1989-1999.

 Në vijim e mer fjalën Fadil Hoxha i cili shprehet se edhe neve kemi ba gabime jo të vogla. Ua kemi lanë hapsinën shovinistave serbian e malazez. Më kujtohet se Vlladimir Bakariqi pati intervenuar dy herë duke pyetur se çka është kjo histeri kundër të gjithë shqiptarëve. Nëse vazhdohet kështu, shqiptarët do të rrebelohen. E besa ne duhet ta dijmë se nuk është koha e Avni Rrustemit. Por është mbushë shqiptaria e Kosovës me Esat Pasha , aludon në katërshin-Ali, Kolë, Sinan dhe Rrahman. Thekson se Azem Vllasin e kanë qëllimin më e menjanue nga politika. Po ky Fadil Hoxha në do të pajtohet me Adem Demaçin, duke e pranuar përgjegjësinë që i tokaonte dhe duke kërkuar falja.

Flet Rizah Sapunixhiu, Neve tani informtatat na vijnë të klsifikuara. Përfaqsuesi slloven nuk i lexon por vetëm i shtin në çantë. Kurse kroati ato vende ku janë pikat ua lexon publikisht. Fjala është për dyshime ndaj shqiptarëve se do të ngritën në kryengritje në stilin e Tahir Mehes në Drenicë.

Takimi mbaroi me një porosi, se duhet ndryshuar polika kadrovike në Kosovë.

Pse u përpilua ``Programi Jugosllav për Kosovën`` qysh më 1987?

Programi u përpilua që tërë veprimtaria e Shtabit Lubiçiqit të maskohet kinste për kthimin e sllavëve në Kosovë, e ku merrnin pjesë  të gjitha republikat. Atë Program e pati përkrah edhe Këshilli Ekzekutiv Federativ dhe i pati publikuar shifrat e mjetetve finansiare për realizim. Në lëdhje me këtë në dokument konfidensial thuhet se me realizimin e Prormait tash e tutje do të drejtojë Sllobodan Millosheviqi (11 maj 1989). Në shtabin e tij hynin edhe Nilolla Shainonoviq, Stoilkoviqi, Zh. Igiqi, Dushan Ristiqi etj. Kuptohet se pas 23 marsit 1989 Millosheviqi e kishte shfaq hapur rreshtimin e tij dhe këtë shqiptarët e kuptuan në formën më serioze. Të gjitha detyrat që duhej zbatuar silleshin si propozime  nga tereni. Në realitet, Millosheviqi ia shtron Jugosllavisë 90 detyra, por atro do të mbesin vetëm një `shuzë` në letër, sespe pasoi shkatrrimi i LKJ dhe ngadal edhe i segemneteve tjera shtetrore. Edhe pushteti marionetë në Kosovë pati përpiluar program special. Në atë Program ai pushtet ishte zotuar se do t` i kryen 33 detyra në interes të kolonializimit serboamdh. E vërteta, shumë krimnelë që u lëshuan nga burgjet do të vijnë në Kosovë, do të punësohen dhe do të marrin banesa luksoze. Ato pas disa muajëve do t` i shesin dhe pas tyre vinin sllavët tjerë.

Fillon etapa e sllavizimit të institucioneve dhe largimi i shqiptarëve nga puna

Më 1990 në 87 instutucioone të Kosovës u instaluan masat e dhunëshme dhe drejtimin do ta marrin serbianët. Në disa organizata ishin të pranishëm edhe disa shqipfolës. Por prezenca e tyre ishte vetëm sa për dekor, për t` iu treguar të huajëve se `ka edhe shqiptarë në drejtim të pushtetit”, neofashist.

 


Akademik Prof Dr Hakif Bajrami               

                         DY SHTABE NË LUFTË PËR KOSOVËN

          a).Shtabi i Sllobodan Millosheviqit themelohet më 13 maj 1991

Më 13 maj 1991 në Beograd themelohet Shtabi special për Kosovën. Shtabin e përbënin Sllobodan Milosheviq (kryetar), Zoran Sokolloviq (ministër), Komndanti i ushtrisë tokësore, Koamandanti i ushtrisë ajrore, Komandanti i ushytrisë detare (marinës), Zhivorad Igiq, nga Prishtina, Zoran Angjellkoviqi (kryetar i pushtetit marionet në Kosovë, Velko Odalloviq,me ekspoziturat e tyre në tren.

Qendra e këtij Shtabi në Kosovë ishte në Priashtinë. Detyrat i distribuonte në drejtim të Mitrovicës, në drejtim të Pejës dhe Prizrenit dhe në drejtim të Ferizajit dhe Gjilani. Një nënekspozituarë e kishin edhe në Vrajë për të malltretuar popullsinë e Luginës Preshevës.

Shtabi me qendër në Beograd më 15 maj 1991 lëshoi urdhër që të ``lirohen të gjithë kriminelët serbë dhe malazezë nga burgjet. Ata me 20 maj me dy autobus u sollën në hotelin ``Grand” në Prishtinë dhe aty Zh. Igiq ua caktoi detyrat. Atyre iu tha se janë me rrogë mujore. Seicili do të ketë  veturë zurtare dhe në të gjitha pomapat e benzinit nuk duhet të paguajnë fare. Detyra e tyre ishte që ditëve të pazareve të shkojnë dy deri në tre persona dhe të organizojnë rrahje publike në popull. Kuptohet, se këto aksione bëheshin me leje të pushtetit vendor.

Qellimi kryesor i këtyre baditëve ishte që sa më shumë shqiptar të largohen nga Kosova. Aksioni i tyre shkonte edhe në drejtim të presionit ndaj agjencive private të udhtimit, prej të cilëve kërkonin provizione të caktuara. E vërteta, deri më 1997 shumë të rinjë e të reja e kishin lëshuar Kosovën. Por prognoza e Milloshevqit nuk u realizua sepse evolutivisht u krijua DIASPORA SHQIPTARE, e cila ishte e tubuar nepër klube. Ato klube shqiptare, pas 4 korrikut 1992, kur Badinteri i shpalli Jugulsllavinë të vdekur, i hudhën fjalmujtë e Jugosllavisë dhe e vunë kudo Flamurin Kombëtar shqiptar. Ato klube do të avansohen në një shkollë sespe kërkuan ndihmë edhe nga Shtabi i Anton Qetës. Vizitat, e Shtabit të Anton Qetës nepër Evropë dhe Amerkië u kthyen në një shkollë edukative kombëtare. Faktori më i rëndësishëm në këtë drejtim ishte se Diaspora filloi të punësohet dhe të dërgojë edhe mjetet materale në familjet që u kishin mbetur në Kosovë.

Veprimet diverzive të agjentëve të shtabit të Milloshevqit

Marrja në biseda informative e intelektualëve dhe shqiptarëve të njohur për të shkaktuar frigë në çdo familje shqiptare, ishte një dukuri i rendomtë. Zakonisht në pyetje mirreshin natën, ose të dieleve. Divrzionet i organizonin oficerët me pervojë, që drejtohej direkt nga Shtabi i Millosheviqit. Pastaj, milicia e fillonte dhunën ndaj këdo që e gjente aty afer.E Verteta, ka raste që deri në katër herë fshtarët kanë qenë të obliguar të arratisen nepër male të Kosovës, e më në fund nepër kampet e Kuksit, Stankovecit dhe Çegranit, prej kah u larguan nepër tërë botën. Rasti i Bllacës është një “Mathauzen” në veti. Në faktë, gjatë vitit 1998 dhe pjesë parë të vitit 1999, sikurse Topica (1877), siç shkruan Dibran FYLLI, u kthye në tokë të MBIELLUR ME VARRE.

(……..)Udhëtimi me trena, vetura, traktor me rimorkio dhe këmbë i shqiptarëve të dëbuar  nga Kosova ka zagjatë deri në tri e pesë ditë. Këto mizoiri i shkaktonte Shtabi i Millosheviqit, i cili e themeloi organizatën terroriste “NOVA SRBIJA” (Serbia e Re). Këtë organizatë e drejtonte Luba Divlak, i njohur për kontrabandë me dorgë dhe i lidhur me Dafina Bankën dhe Vllazërit Kariq nga Peja, Kjo organizatë oroganizoi tinzisht bartjen e kufomave të shqiptarëve dhe i varroste nepër Serbi, si dhe hudhjën e kufoamve nepër bunare.Një dokumnet i kësaj organizate i kishte rënë në dorë edhe Viktor Çernomërdinit. Ky politikan rus do t` i thot Milosheviqit në zyre: “JU JENI ORGANIZATOR DHE PËRGJEGJËS I NJË SHTETI TERRORIST. PËRMES ORGANIZATËS “NOVA SRBIJA” DHE ÇETNIKËVE TË V. SHESHELIT I KENI SHFAROSË DY FSHATRA: HRTKOVCI DHE NIKINCI. ATO FSHATRA BESOHET SE KANË ORIGJINË SHQIPTARE. Tash doni ta ktheni Kosovën në tokë që është mbushë me varre. Shiqoni se so po çuditet bota ku në qendër të Ballkanit i keni detyruar shqiptarët të koncentrohen në tri kampe të përqëndrimit: Kukës, Stankovec dhe Çegran….”.

Me krime monstruoze, sidomos me dhunime do të mirren organizata “Cervene Bereteke” (Beretat e Kuçe). Këto organizata si : SRNAO, BELI ORLLOVI, ORJUNA, STRELCI SRBIJE, do të organizojnë vrasje në masë: nga Pokleku, Prekazi, Qyshku, Shvrainat, Meja, Rahoveci i tëri,  e deri te krijimi i Kampit të Bllacës.

Sidomos, organizata “Srbia e re” do të propogandojë se Serbia do të shtrihet (1993) nga Subotica e deri në Durrës e Selanik; nga Sremski Karllovci e deri në Dubrovnik.” Organizata me urdhër të Millosheviqit e kishte planin për ta sulmuar Maqedoninë, pasi ta kryej shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës. “Nuk ka rënëdësi, thonin agjentet e Luba Divlakut, se Kosova një kohë do të mbetet Sibiri i Serbisë, sepse nuk do të kemi popullsi”. Por apoelohej që çdo serbian në botë të kthehet në Serbi dhe për dy vite Kosovën ta serbizojmë totalishtë”.

Kuptohet se për ta asgjasuar këtë program u nevoit jo vetëm lufta e UÇK-ës, por edhe intervenii HISTORIK i NATOS-s, që përmes luftës 78 ditëshe ta kthej Serbinë në tavolinë dhe në Kumanovë ta nënshkruaj KAPITULLIMIN (9-12 qershor 1999). Me këtë u penguan që Milosheviqi më 28 qershor 1999 ta festojë përvejtorin e fjalimit tij në Gazimestan (28 VI 1989), pas asnjë shqiptarë në Kosovë.

Nuk është pra e rastësishme se S. Millosheviqi më 28 qershor 2001 u dërguan në Burgun e Sheveningenit, për t` i treguar  çdo diktatori neofashit se çka e pret në fund, nëse vepron seç veprohej në Kosovë ndaj shqiptarëve. Pra, nuk është e rastësishte se më 4 korrik 1992 Badinteri e shpalli Jugosllavinë inkezistenete. E 4 korriku ishte dita e luftetrait në Jugosllavi. Kto simbolika duhet të bëhen model për histrinë më të re, se koha e fashizmit dhe neofashiszmit duhet të mbyllet.

E verteta, sot realitetit që krijoi UÇK shumë shtete, sidomos evropiane po i frigohen, sepse kanë nga dy e tri “Kosova” brenda. Llogritet se gjatë shekullit XXI do të lajmërohen 96 Kosova Evropiane.

                                SHTABI I ADEM DEMAÇIT THEMELOHET MË 10 QERSHOR 1992

Më 10 qershor 1992 në Prishtinë themelohet Shtabi i Adem Demaçit për t` iu përgjegjë ofenzives agresive serbe, kuptohet me shkrime agrumentuese. Në Shtab u ftuan, Hakif Bajrami, Gjyltekin Shehu, Ali Aliu (ish drejtor i RILINDJËS) dhe Fehmi Baftiu që e quanin advokati. Ky staf e kishte për detyrë ta përpilojë LIBRIN E BARDHË PËR KOSOVËN. Këtë detyrë Demaçi ia besoi Hakif Bajramit (historian). Detyra do të kryhet në afat prej një muaj dhe së  bashku me dërëshkrimin “PROGRAMI POLITIK I SHQIPTARËVE”, do t` idorëzohet Adem Demës më 15 korrik 1992. Dorëshkrimin  “LIBRI I BARDH”, do ta merr partioti Halil Alidema, dhe do ta botojë në Tiranë në: shqip, serbisht, frengjisht, anglisht dhe gjermanisht në 12000 kopje. Distribuimin do ta bëjë në trojet e shqiptare partia UNIKOMB, kurse në diasporë Klubet shqiptare.

Publikimi i argumenteve kriminale serbe në Kosovë nga viti 1981

 Me 15 qershor 1992 Hakif Bajrami Shtabit Demaçit, do t`ia praqes këto të dhëna tragjike për shqiptar të shkakturara nga veprimtaria e Shtabit Lubiçiqit dhe pastaj Millosheviqit. Në Kosovë më 1981 vritën mizorisht 13 civilë dhe 4 ushtar. Më `1982 vritën 2 civil dhe 7 ushtarë. Më 1983 vritën 3 ushtarë shqiptar. Më 1984 vritën 3 ci8ivilë dhe 2 ushtarë. Më 1985 vritën 1 civil dhe 5 ushtarë. Më 1986 u vra 1 ushtar shqiptar. Më 1987 u vranë mizorisht 6 ushtarë shqiptar. Më 1988 u vranë 4 ushtarë shqiptarë.Më 1989 u vranë 33 civilë dhe 1 ushtarë shqiptar. Më 1990 u vranë 39 civilë shqiptarë dhe 5 ushtarë. Më 1991 u vranë 14 civilë dhe 1 ushtarë shqiptar. Më 1992 u vranë 20 civilë shqiptar. (Kjo pjesë e shkrimit inkorporohet në vijim!-HB). Më 1993 u vranë 15 civilë shqiptar. Më 1994 u vranë 18 civilë shqiptar. Më 1995 u vranë 14 civilë shqiptarë.Më 1996 u vtanë 14 civilë shqiptarë. Më 1997 u vranë 86 civilë shqiptar duke u mbrojtur. Më 1998 u vranë 1934 civilë shqiptarë, prej tyre 229 femra, , 213 fëmi, 395 pleq. Pushteti neofashist serb më 1999 vrau mizorisht 7382 civilë shqiptarë, prej tyre 1407 ishin femra dhe 574 fëmijë.Për të humbur gjurmë ka bartur kufoma nepër serbi dhe ato ende janë të pazbuluara.

Shqiptarët detyrohet të shpërngulën nepër tërë globin

Për shkak të terrorit shtetëror serbian në fund të vitit 1998 dhe gjatë janarit e deri më 9 qershor 1999 nga Kosova do të largohen me dhunë afro 1 milion shqiptarë. Prej tyre në Shqipëri u dëbuan 507 800 persona, në Maqedoni u dëbuan 360 000 persona, në Mal të Zi u dëbuan 70 000 persona, në BH u dëbuan 21000 persona, në Kroaci 4000 persona, në Slloveni 3450 persona, në në Francë deportohen 6500 persona, në Itali 10 000 persona, në Gjermani 14000 perosona, në Angli 3300 persona, në Suedia deportohen 7000 persona, në Norvegji deportohen 8000 persona, në Belgjikë deportohen 9000 persona, në Turqi deportohen18 000 persona, në SHBA deportohen 6100 persona, në Kanda deportohen 3200 persona, në Australi deportohen  3500 persona, në Zvicër deportohen 4100 persona, në Zelandën e Re deportohen 600 persona, në Izrael deportohen 450 persona, që do të thot se ishin detyruar ta lëshojnë vendlindjen 993 588 persona.(Burimi është i KLDMNJ 1999/2000).

Adem Demaçi në detyrë të shekullit

Adem Demaçi më 1992 e tutje do të mirret me punë shumë ndërlikuara politiko ushtarke. Shumë shpejtë me pashaportë kroate do të gjindet në Maqdoni e pastaj në Tiranë. Aty do të takohet me Sali Berishën, i cili kishte krijuar miqësi shumë të sinqertë me Kryetrain e SHBA (Xhorgj Bushin-Plaku). Bushi legjendar për shqiptarë, me shprehjen “nuk do të lejohet të kalohet vija e kuqe në Kosovë”, tërë kombin shqiptar e mbushi me SHPRESË se nuk do ketë Milloshi sukses me banditizimin e tij neofashist antishqiptar.

Adem Demaçi atëbotë do ta krijojë edhe një miqësi me drejtuesit kulmor të pushtetit në Slloveni. Prej andej merrte informata shumë speciale se: “Milloshviqi e ka qellimin që më 28 qershor 1999 të festoj përvjetirin e fjalimit tij në Gazimestan, pa asnjë shqiptar në Kosovë”. Në këtë mision patriotik BACËS do t` i ndihmoi Hetem Ramadani (djali i Bacit Dan që ishte nga Drenica. Ishte partiot i shkollës Hasan Prishtina dhe Bajram Currit e Isa Boletinit).

Se Kush vinte për vizitë në Zyrën Politike të UÇK-ës (1998/1999), BACI përmes burimit “slloven” e mësonte një javë përpara. Kjo kohë ishte e majtuehme për t` i tubuar informatat që i kërkonin. Më duhet të theksoi se informatat i siguronte patroiti Bajrush Behrami me ekipin  e tij nga tereni, ku i kishte shtabet speciale të lidhura ngusht me komandat e Zonave Opertaive të UÇK-ës.

Në fillim të shtetorit 1998 erdhi lajmi se “Hollbruk” do ta vizitojë BACIN në Zyrën e tij,( afër ish Gjyqit Qarkut Prishtinës). Ne të stafit nuk besonim se është fjala për Hollbrukun e vërtetë. Çali (shoferi i Bacit-hb) si zakonishtë ishte në përciellje të rasteve të tilla. Ai do të na informoi se “Hollbruk” rrugës e ka vëndosë në kokë një shubarë serbe, si provokacion. Meqë vetura e tij kishte dalë prej Përfaqsisë Amerikane dhe mbante flamurin dallues, pritja duhej të ishte e nivelit shumë serioz. I autorizuar për t` i pritur musfirët ishte prof Dr Gjyltekin Shehu (një personalitet shumë i sinqertë dhe gjithëmonë buzgaz). Prof Dr Hakif Bajrami ishte i caktuar për t` i përciellë musafërët deri te vetura, pas takimit. Në një momnet kur iu afruam derës së veturës, të cilën e hapën përciellsit e tij, “Hollbruk” do të më thot këtë se: “Jam takuar me këdo bë botë dhe atyre nuk ua kam pasë frigën. Me Adem Demaçin nuk është kështu, sepse NUK ËSHTË INFERIOR. Me një gjuhë t sinqertë ta thot të vertetën. Ai nuk e urren popullin serbian. Thot se i kam lutë ejani ta luftojmë Milloshviqin, dhe ju pastja në shtetin e Kosovës do të i keni të drejtat më të larta si MINORITET në Evropë. Ky qëndrim është për SHBA fascinanat”.

ADEM DEMAÇI PËR KONFERENCËN E RAMBUJES 19 mars 1999

Pasi që BACA i refuzoi dhjetë (10) pikat e panegociueshme të Grupit të Kontaktit për Kosovën në Shkup, disa kshilltarë të tij do të largohen nga Zyra Politike. Kuptohet se kjo ndodhi pas deklartës për shtyp se hjek dorë nga Përfaqsuesi Politik i UÇK-ës. Në Zyrën e Demaçit do të mbesin tre kshilltarë të padeklaruara: Gjyltekin Shehu, Gjeneral Sulejman Ajeti dhe Hakif Bajrami. Një të merkure do të fitohen nga Baca për t` u deklaruar se a janë për Dokumentin e Rambujesë, apo kundër tij. I pari në zyre do të ftohet Prof dr  Gjyltekini. Ky profesor do të dal nga Zyra shumë i merzitur, sepse nuk kishte mundur ta bindë Bacën që të shkojë në Konferencë të Rambujesë për Kosovën. Edhe Gjenerali doli nga zyra, po me ato tipare deshprimi.

I fundit të ftohet Prof dr Hakif Bajrami. Pas një bisede 30 minutëshe, fundi do të jetë deshpruse, sepse Baca nuk e pranoi propozimin që të shkoi në Rambuje dhe mos të nënshkruaj asgjë. Për herë të parë kisha harruar të përshendetëm me Bacin. Por ia them: BAC, po të shkoni Ju në Rambuje, pozita e shefit të Ekipit shqiptar, dihet kujtë i takon. Pra ata që do ta nënshkruajnë se “Kosova mbetetet nën Jugosllavinë e Zhablakut”, do të turprohen për tërë jetën, sepse 11 000 ushtarë dhe milicë mbeteshinn në Kosovë. Madje kufirin me Shqipërinë e ruanin ushtarët serbo-malazez dhe gjuha e parë zyrtare mbeteshin serbishtja. (Gjatë vitit 2021 pritet të botohet libri: Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, ADEM DEMAÇI THEMELON ZYRËN POLITIKE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, 1998/1999, në 523 faqe)

Por kur më 24 maras 1999 u hodhë bomba e parë në Kazermën “Josip Broz Tito” në Prishtinë, tyrpi i përfshiu të gjithë ata që nënshkruan dokumentin e rambujesë. Profecia e Bacës, do të dali e sakt sepse Baci ishte i tillë. E verteta, bombardimi nuk ka ardhur si rezultat i nënshkrimit të dokumnetit me 10 pikat e panegociueshme, por për shkak të krimeve monstruoze të qarqeve pushtetore të Millosheviit.

Drama në maj dhe qershor 1999 në Beograd dhe Moskë

Bombardimet do të fillojnë më 24 mars dhe do të zgjasin deri më 10 ershor 1999. Gjatë bombardimeve u përdorën 1200 aeroplanë, u organizuan 35000 fluturime, u hudhën 3000 raketa në objektet strategjike ushtarke të Jugosllavisë Zhablakut, u hodhën 30 000 bomba”, lexojmë në librin e Viktor Çermerdinit, Kapitullimi i Millosheviqit, Tiranë, f. 257). Se Rusia ishte nxierr prej çdo veprimi për ta penguar NATO-n, vërteton fakti se më 14 maj 1999 Jellcin e ndrron nga posti i Kryetarit Qeverisë Jurij Primakovin dhe e emron Sergej V. Stepshinin. Por Milloshevqi ende taktizon. Për ta bindur se ka humbur çdo gjë Çernomerdin TRI herë do të shkon në Beogrda. Ndërsa Parlamenti Evropina do ta emroj Marti Ahtisarin, Strob Tallbotin dhe V. Çernomerdnin si ekip për negociata me Beogradin. E një fakt duhet shënuar se, kjo treshe dilpmatike, do të konkludojë se “Kosova me çdo rrethana duhet të mbetet pjesë e Jugosllavisë Zhablakut”.

Pas qershorit 1999, çdo gjë në Kosovë do të ndryshojë

Pushtetin ekzekutiv pas qershorit 1999, e merr organizata e OKB-ës e quajtur UNMIK. Pastaj organizata e BE e quajtur EULEX. Më fund këto orgsnizta do të mbesin vetëm simbolike, por jo pa ndkimi politik. Pas bombadrimeve 78 ditëshe, në Kosovë do të mbetetet Institucioni më i nderuar KFOR.

Sot, detyrë mbi detyrat e Qeverisë Kosovës është që ta profesionalizojë dhe modernizojë Ushtrinë e Kosovës (FSK).

Në vijim rrrethanat do të ndryshojnë dhe Xhorxh W Bush më 10 qershor 2007 në Tiranë do të thot: “Çka është mjaftë është, Kosova duhet të shpallet e pavarur”. Këtë porosi të Mikut  të madh të shqiptarëve, do ta realizojnë Deputetet e Kuvendit Kosovës, më 17 shkurt 2008, ku në cilësinë e musafirit  të nderuar ishte edhe tashmë i ndjeri Adem Demaçi.

 Më 23 gusht 2021 Prishtinë