Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/09/19

Keqinformacionet që rrezikojnë shëndetin

 


Fillimisht kanë qenë pëshpëritjet konspirative në mediat sociale se koronavirusi nuk ekziston. Pastaj është folur për kura, si hudhrat ose metanoli. Për vaksina vazhdon të thuhet se ndikojnë në fertilitet ose ndryshojnë ADN-në. Shumë tërheqin vërejtjen se keqinformimet dhe dezinformimet e tilla janë duke penguar luftën kundër pandemisë.
 EMBED

No media source currently available

0:1310:570:00

Burka nuk është kulturë afgane”



 EMBED

No media source currently available

0:103:501:29
 Linku direkt 

Gratë afgane kanë publikuar në rrjetin social Twitter, fotografi me fustane të ndryshme e plot ngjyra, që sipas tyre shpërfaqin kulturën afgane. Sipas tyre, burka dhe nikabi, me të cilat janë parë disa gra - prej kur talibanët kanë marrë pushetin - nuk janë pjesë e identitetit të grave afgane. Profesoresha e historisë së Afganistanit, Bahar Jalali, njëherësh iniciatore e fushatës, flet për Radion Evropa e Lirë, më shumë në këtë temë.

Fundi i rezistencës: Panxhshiri në duart e talibanëve




Luftëtarët talibanë kanë marrë municion dhe kanë patrulluar vendbanime në provincën e Panxhshirit, më 15 shtator, vetëm disa ditë pasi shpallën fitore në bastionin e fundit të rezistencës në Afganistan.


Talibanët e kthejnë Afganistanin njëzet vjet prapa




Disa javë pasi militantët e rimorën në kontroll Kabulin dhe krejt vendin, Afganistani është kthyer në të kaluarën e zymtë të dy dekadave më parë, teksa talibanët po kufizojnë liritë e qytetarëve dhe po ushtrojnë dhunë.

(Përgatiti: Trim Haliti)

Afgania e ikur në Shqipëri: Ndihem në faj që jam gjallë



 EMBED

No media source currently available

0:161:300:42

Ghazaal Habibyar është aktiviste afgane, e cila është strehuar bashkë me familjen e saj në Shqipëri, ashtu sikurse edhe 457 bashkatdhetarë të saj, pas kthimit të talibanëve në pushtet. Kjo ishte hera e dytë që ajo la Afganistanin, pasi që më herët ishte larguar për të studiuar në Australi, pasi ishte frikuar nga reagimi i talibanëve ndaj arsimimit të një gruaje. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...