Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/02/13

Njëzet shkrimtarët që krijuan traditën e letërsisë për fëmijë

 


1. Libri “Profile letrare” (studime) për njëzet shkrimtarë të Letërsisë për fëmijë është vepra e parë e studiuesit Milaim Nelaj. Ai vjen si një ogur i mirë për të na rikujtuar, për të na rishfaqur e nënvizuar edhe një herë, disa elemente biografikë, historikë e letrarë të traditës në kohë dhe në hapësirë të letërsisë për fëmijë; disa rrugë, procese e faza zhvillimi të saj, fati i së cilës është i lidhur pazgjidhshmërisht me kohën kur u shkruan dhe me shkrimtarin. Të veçantat i gjejmë: në prurjet e risitë e autorëve, në analizat, si dhe veprat e tyre të botuara në këto dy dekadat e fundit. Kështu studiuesi i jep frymëmarrje të re librit, plotëson më tej portretin artistik të shkrimtarëve që i ka të pranishëm në veprën e tij studimore.

2. Ashtu siç e përmendëm më lart, OPTIKA e studimit të këtij libri ka përzgjedhur njëzet shkrimtarë. Ata janë: Adelina Mamaqi, Agim Deva, Astrit Bishqemi, Bedri Dedja, Gaqo Bushaka, Isuf Nelaj, Odhise Grillo, Pandeli Koçi, Petraq Zoto, Rifat Kukaj, Skënder Hasko, Sokol Jakova, Shkëlzen Zalli, Tasim Gjokutaj, Vangjush Saro, Vehbi Kikaj, Viktor Canosinaj, Xhahid Bushati, Xhevat Beqaraj, Ymer Elshani. Në studimin e tij Milo Nelaj ka preferuar qoftë nga pikëpamja formale, qoftë nga pikëpamja strukturore të ndërtimit të librit, shkrimtarët t’i shqyrtojë sipas rendit alfabetik. Duke qëndruar prapë te ndërtimi i librit, pothuajse paraqitet kjo skemë: jeta e shkrimtarit, kontributet e tij në gjininë a gjinitë përkatëse, veprat, analizë e gjerë e një a më shumë veprave të tij, në fund disa konkluzione, ku jep dhe vendndodhjen e autorit në rrjedhën e letërsisë për fëmijë. Me të drejtë studiuesi Ali Xhiku pohon: “Pa dyshim kjo “skemë” është e pranueshme. Po ajo mbetet e mangët, sepse nuk lejon të zbulohet dukuria që studiohet në veçoritë e saj, pra në ato karakteristika që e dallojnë nga fushat e tjera të përafërta të jetës shpirtërore. Ç’është më e rëndësishmja, ajo i kufizon mundësitë për ta parë letërsinë si proces, që, megjithatë, ka edhe ligjësi të vetat. Duke ndjekur kryesisht kriterin e përshkrimit letërsisë së një periudhe të dhënë, tekstet në fjalë, më shumë se histori, duket se janë kronologji e njerëzve që kanë krijuar letërsi.” (Xhiku, Ali: “Letërsia shqipe si polifoni”, Sh. B. “Dituria”, 2004, fq. 7).

 Më tej studiuesi Xhiku vazhdon: “Prandaj punimet që ndjekin kontributin e çdo autori në veçanti, janë shkencërisht të domosdoshme dhe gjithmonë të pranishme.” (Po aty, f. 7). Kjo tezë mbetet argument bazal i këtij libri. Mbi këtë bazë është ndërtuar hierarkia e vlerave të autorit dhe hierarkia e vlerave të librave që janë përzgjedhur si më dinjitozët nga opusi i krijimtarisë së shkrimtarëve në fjalë.

Duke pranuar këtë zgjedhje metodologjike të studiuesit Milaim Nelaj, është e pamundur të mos vesh re se, një pjesë e shkrimtarëve i takojnë një brezi. Nga pikëpamja kohore kanë nisur të njëjtën udhë letrare. Individualitet artistike e bëjnë më të plotë peizazhin letrar, kohën po ashtu, gjeografinë po ashtu, klimën po ashtu. Ndaj kjo periudhë e letërsisë për fëmijë pasqyrohet më bindshëm, më në thellësi e plotëni. Ka autorë të tjerë, më të hershëm me krijimtarinë letrare, ka autorë të tjerë më të vonshëm me krijimtarinë. Ndjehet nevoja e një përqasjeje, për të parë më në evidencë: mënyrën e vijimësisë së letrave për fëmijë, si është zbehur apo ndriçuar klima letrare, si janë zhvilluar gjinitë a zhanret letrare, cilat kanë pasur përparësi dhe cilat kanë pasur një zhvillim më të ngadaltë, ku dhe si janë pasuruar, varfëruar dhe cilat janë risitë që kanë sjellë grupet a brezat e shkrimtarëve, e përbashkëta dhe veçantitë e tyre. Të gjitha këto janë pika ndriçimi për të pohuar si dhe sa janë krijuar vlerat e vërteta letrare në periudha të caktuara historike, “cili ishte orientimi i letërsisë së kohës, në ç’rrugë duhet të ecte...”. (Po aty, f. 25). 

3. Pasi pranuam zgjedhjen metodologjike të autorit, tani do të pranojmë edhe konceptin “Profil letrar”, po, të përzgjedhur e pranuar nga autori Milaim Nelaj. Koncepti “Profil letrar” si nocion, vlerë dhe përftesë paraqitet në këtë libër i përfaqësuar me një skemë të tillë: -Mënyra e zbërthimit të kësaj sintagme përvijohet si element zhvillimor brenda për brenda strukturës së çdo studimi. -Portreti i shkrimtarëve “vizatohet” përmes veçantive, tipareve dhe spikatjeve të tyre. -Bashkëlidhen: këndi i vështrimit dhe larushia e individualiteteve. -Prirja e analizave dhe e dukurive të krijimtarisë si përgjithësim, përzgjedhje dhe dallueshmëri.

Këto e të tjera shpërfaqen si arritje të pasqyruara dhe të zbërthyera teorikisht dhe praktikisht në libër, dhe e bëjnë Milaim Nelaj njohës të procesit letrar të kësaj letërsie, apo të kësaj historie letërsie që ka përzgjedhur kësaj here në këtë libër. Libri për vlerat që mbart, i ka thirrë shkrimtarët nga kujtesa e kohës për t’i gdhendur në kujtesën e librit.

4. Për të realizuar një libër të këtij lloji, ku parimi historik është element kryesor, studiuesit Milaim Nelaj i është dashur të përballet jo me pak vështirësi, si: Njohja e procesit krijues të veprës, përcjellja e vlerave të saj, laboratori krijues i shkrimtarit, etj. Nisur nga këto dukuri, studiuesi e ka parë dhe ndërtuar profilin e shkrimtarit, si marrëdhënie e drejtpërdrejtë e komunikimit, kësaj here, mes kritikut dhe krijuesit. Kjo bëhet që në formulimin e titullit të studimit. Formulimi është produkt e deduksion i përmbajtjes së paraqitur. Tek disa autorë mbetet në këto caqe. Kurse në disa autorë të tjerë, të cilët kanë edhe një hapësirë më të madhe krijimtarie për fëmijë, zgjerohet përmes shumë rrathëve krahasimtarë. Pra, autori rend drejt formulimit përzgjedhës (selektiv) dhe përfaqësues nga opusi i krijimtarisë së shkrimtarit. Në këtë përzgjedhje procedimi nga ana e autorit është i tillë: -Kërkon dukuri dhe veçori thelbësore tek veprat që merr në analizë. -Kërkon te vepra vlera artistike, didaktike e edukative. --Kërkon shumëkuptimësinë e rrëfimit. -Kërkon mjeshtërinë e narracionit. -Kërkon aspekte vlerësuese për shkrimtarët e pranishëm pa i shkëputur nga përkatësia e veprave më të mira.

 Kjo është arsyeja që autori Nelaj ka përzgjedhur këto sintagma përcaktuese e ngulitëse. P.sh. për Adelina Mamaqin “Kopshti i bukur i vjershave dhe përrallave, për Agim Devën “Motivet fëminore në krijimtarinë e pasur letrare”, për Astrit Bishqemin “Forma të reja artistike në romanet për fëmijë”, për Bedri Dedjen “Shkrimtari, studiuesi dhe personaliteti i shquar i letërsisë për fëmijë”, për Gaqo Bushakën “Proza fantastike dhe humoristike për fëmijë”, për Isuf Nelajn “Bota letrare dhe tregimet realiste”, për Odhise Grillo “Individualiteti i spikatur krijues”, për Pandeli Koçin “Profili letrar dhe romani i tij historik”, për Petraq Zoton “Veçoritë dhe vlerat artistike të prozës për fëmijë”, për Rifat Kukajn “Shkrimtari që dhuroi kaq shumë libra dhe dashuri për fëmijët”, për Skënder Haskon “Humori dhe vlerat edukative të veprës së tij”, për Sokol Jakovën “Një zë i veçantë në krijimtarinë për fëmijë”, për Shkëlzen Zallin “Poezia-metaforë në vëllimet poetike për fëmijë”, për Tasim Gjokutajn “Mjeshtër i poezisë humoristike për fëmijë”, për Vangjush Saron “Humori gazmor në krijimtarinë e tij letrare”, për Vehbi Kikajn “Vlerat artistike dhe edukative të poezisë së tij”, për Viktor Canosinajn “Autor i temave bashkëkohore në prozën për fëmijë dhe të rinj”, për Xhahid Bushati “Lëvrues i spikatur i poezisë dhe përrallës për fëmijë”, për Xhevat Beqarajn “Lirizmi në poezinë e tij për fëmijë”, për Ymer Elshanin “Një talent dhe vepër letrare që u këputën në mes”.

Po i paraqesim sipas kësaj polifotoje:

1. Adelina Mamaqi: *Krijimtaria e saj letrare: u shfaq në fund të viteve ’50. *Angazhimi: e përkushtuar ndaj letërsisë për fëmijë. *Krijimtaria e saj letrare për fëmijë është shfaqur në gjini dhe zhanre të ndryshme letrare. Analizë: “Mësoi Adi shkronjën “A”” (vjersha dhe poema) – Naim Frashëri, T. 1987; Horizont, Tiranë, 2001. “Në tërësinë e tyre, vjershat e poetes Adelina Mamaqi janë të sinqerta e të ngrohta, ato rrokin tema e detaje nga jeta e përditshme e fëmijëve, më së pari, shprehin mendimin dhe shpirtin poetik të vetë poetes, janë, si të thuash, një bashkëbisedim i saj me fëmijët.” (f. 13). Analizë: “Si e gjete folenë, moj dallëndyshe?” (përralla) – Naim Frashëri, T. 1985; Extra, T. 2007.) “Përrallëzat e kësaj autoreje shquhen për thjeshtësinë e tyre, përshtatjen me moshën e vogël, ndaj janë edhe të shkurtra; gjithashtu, dallojnë për nivelin artistik, moralin e mesazhet që përcjellin, si dhe për vlerat didaktike dhe edukative që bartin.” (f.13)

2. Agim Deva: Krijimtaria e tij letrare: u shfaq në fundin e viteve ’60. *Angazhimi: i përkushtuar ndaj letërsisë për fëmijë., *Krahas poezisë, në opusin e veprës së tij zënë vend edhe studimet letrare. Si krijimtaria poetike, ashtu edhe studimet letrare përbëjnë një univers të magjishëm për letërsinë shqipe për fëmijë, si dhe një pikë referimi, si për shkrimtarët ashtu edhe për studiuesit e kësaj letërsie. Analizë: “Shitet babi im” – bot.aut., P. 2006    “Autori ( Agim Deva, - shënimi im Xh.B.) të befason me motivet, idetë dhe mesazhet që përcjell në to, me qartësinë dhe thjeshtësinë e vargut, me metaforizmin e pasur, duke na ofruar në çdo libër detaje e imtësi të reja e interesante, si dhe emocione e ndjesi të veçanta.” (f. 17)

3. Astrit Bishqemi: *Krijimtaria e tij letrare: u shfaq në mesin e viteve ’60. *Angazhimi: i përkushtuar ndaj letërsisë për fëmijë. *Krahas prozës së shkurtër e të gjatë, në opusin e veprës së tij zënë vend edhe studimet letrare. Vepra e tij e titulluar “Histori e Letërsisë shqiptare për fëmijë e të rinj”, është një vepër madhore, ku rrok gjithë hapësirën e procesit letrar mbarëshqiptar, zhvillimin e tij shumëplanësh, shumështresor, me paralelet dhe ndërprerjet e tij, me dukuritë e fenomenet të para edhe në vështrimin historiko e teorik, analitik e problemor. *Krijimtaria në prozë ka edhe një dukuri: lëvrimi me sukses i zhanrit fantastiko-shkencor. Analizë: “Kronikë me tank” (roman, Sejko, Elb. 2004) “Është një roman i spektrit kronikal, ku në fokus është kronika dhe ku autori, bashkë me “petkun” e shkrimtarit, ka veshur edhe atë të kronikanit apo të gazetarit për realizimin e misionit që i ka vënë vetes.” (f. 27-28) Analizë: “Klik, Rrapatushët 1,2,3,4” (roman, Extra, 2007) “E veçanta tjetër e këtij romani është arkitektura krejtësisht e re, e cila del jashtë çdo konturimi tradicional, ku nuk kemi një subjekt të caktuar, që shtjellohet brenda një boshti apo kompozicioni klasik, por tërë përmbajtja voluminoze e tij është një mozaik copëzash letrare, disa të risjella nga krijimtaria e tij më e spikatur në vite, një alternim rrëfimesh, përshkrimesh, gojëdhënash, historish, vizatimesh, portretesh, pikturash, fotografish artistike, por edhe humoristike, si të thuash, një enciklopedi e tërë letraro-artistike, e cila krijon variacione në të lexuar, ndjesi e kënaqësi të veçanta dhe, nga ana tjetër, ofron një informacion të pasur e të larmishëm për lexuesit.” (f. 28-29)

4. Bedri Dedja: *Krijimtaria e tij letrare u shfaq në vitet ’50. *Angazhimi: i përkushtuar ndaj letërsisë për fëmijë, psikolog e pedagog i rrallë në këto fusha, si dhe studiues i sprovuar dhe shpesh udhërrëfyes në zhvillimin e mëtejshëm të letërsisë për fëmijë në shumë dekada, një figurë dimensionale. *Krijimtaria: prozë e poezi (në gjini dhe zhanre letrare), përkthime. (veçojmë letërsinë fantastiko-shkencore). Analizë: “Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit” (novelë, 1954), “Seria e poezisë së zgjedhur”, “Shkolla e pyllit” (poemë), “Presidenti i Planetit të Kuq” (roman, 2006).

5. Gaqo Bushaka: u shfaq nga fundi i viteve ’60. *Angazhimi: letërsi për fëmijë e për të rritur., *Krijimtaria (prozë e poezi) (veçojmë letërsinë humoristike). Analizë: “Çufoja dhe Bubi kaçurrel” (roman), “Një natë vjeshte” (tregime), “Gladiatori dhe tigri” (tregime).

6.Isuf Nelaj: u shfaq në fillim të viteve ’60. *Angazhimi: letërsi për të rritur e për fëmijë. *Krijimtaria (poezi e prozë për të rritur e prozë për fëmijë).            Analizë: “Më shpejt se lumi” (tregime, 1986), “Çerdhja e lejlekut” (tregime, 1996),  “Loja e ndërprerë” (tregime, 1998, pas vdekjes).

7. Odhise K. Grillo: u shfaq në vitet ’50. *Angazhimi: letërsi për fëmijë, studime letrare. *Krijimtaria: prozë e poezi (në gjini dhe zhanre letrare, si: përrallë, poezi, poemë, tregim, novelë, tekste këngësh, libra shkollorë, përkthime, rikrijime e përshtatje të disa veprave madhe nga Letërsia botërore). Analizë: “Historia e Skënderbeut” (rikrijim, ), “Lahuta e Malësisë” (rikrijim).

8. Pandeli Koçi: u shfaq në vitet ’60. *Angazhimi: letërsi për të rritur, studime letrare, letërsi për fëmijë. *Krijimtaria: prozë e poezi për fëmijë. Analizë: “Komitët e Malit të Bardhë” (roman).

9. Petraq Zoto: u shfaq në fillim të viteve ’60. *Angazhimi: letërsi të rritur e letërsi për fëmijë. *   Krijimtaria: prozë për fëmijë (tregime, e veçanërisht romane). Analizë: “Burimi i Drerit” (roman), “Kali fluturues”  (roman), “Bishti i dhelprës” (roman).  

10. Rifat Kukaj: u shfaq në vitet ’60. *Angazhimi: letërsi për fëmijë e për të rritur. *Krijimtaria: prozë e poezi (në gjini dhe në zhanre të ndryshme letrare, si: përrallë, poezi, poemë, tregim, novelë, tekste këngësh, libra shkollorë etj.). Analizë: “Gogozheli i Gogozhinës” ( roman ).

11. Skënder Hasko: u shfaq në fund të viteve ’60. *Angazhimi: letërsi për fëmijë, letërsi për të rritur. *Krijimtaria: prozë e poezi (në gjini dhe zhanre të ndryshme letrare. Lëvron letërsinë humoristike). Analizë: “Vallja e shkronjave”, “Me litar të botës mos hyr në pus” (rrëfenja, 1996).

12. Sokol Jakova: u shfaq në fillim të viteve ’70. *Angazhimi: letërsi për fëmijë, studime letrare. *Krijimtaria: prozë e poezi (në gjini dhe zhanre të ndryshme letrare). Analizë: “Ndodhitë e çuditshme të Mirosh Guximtarit”, “Përrallat e gjyshes sime”,  “Pas provimit të algjebrës”.

13. Shkëlzen Zalli: u shfaq në vitet ’80. *Angazhimi: letërsi për fëmijë, e në letërsinë për të rritur. *Krijimtaria: poezi për fëmijë, por edhe në zhanre të tjera letrare. Analizë: “Bleta e Abetares”.

14. Tasim Gjokutaj: u shfaq në fund të viteve ’60. *Angazhimi: letërsi për fëmijë, studime letrare. *Krijimtaria: poezi (në gjini dhe zhanre të ndryshme letrare. Lëvron me sukses poezinë dhe poemën humoristike). Analizë: poezi nga krijimtaria nëpër vite e poetit: “Dhelpra dhe baloshi”, “Keci që s’bëri detyrat”, “Derrkuci që bëri dush”, “Kush e hëngri akulloren?”   

15. Vangjush Saro: u shfaq në fillim të viteve ’70. *Angazhimi: letërsi për fëmijë, letërsi për të rritur dhe publicistikë. *Krijimtaria: prozë e poezi (në gjini dhe zhanre të ndryshme letrare. Lëvron me sukses letërsinë humoristike. Analizë: “Një ditë pa mamin”.

16. Vehbi  Kikaj: u shfaq në fund të viteve ’60. *Angazhimi: letërsi për fëmijë, studime letrare.*    Krijimtaria: poezi e prozë (në gjini dhe zhanre të ndryshme letrare). Analizë: poezia të shkruara nëpër vite nga autori.

17. Viktor Canosinaj: u shfaq në vitet ’80. *Angazhimi: letërsi për fëmijë, letërsi për të rritur e studime letrare. *Krijimtaria: prozë (në gjini dhe zhanre të ndryshme letrare). Analizë: “Monstrat e Rrugës së Mimozave”.

18. Xhahid Bushati: u shfaq në fund në gjysmën e viteve ’80. *Angazhimi: letërsi për fëmijë, letërsi për të rritur e studime e kritikë letrare., *Krijimtaria: poezi dhe prozë (në gjini dhe zhanre të ndryshme letrare). Analizë: “Kush e zgjoi këngën e zogut?”, “Kush t’i solli yjet, hënën?”, “Maço Maçoku mbeti gojëhapur”.

19. hevat Beqaraj: u shfaq në fillim të viteve ’60. *Angazhimi: letërsi për fëmijë, kryesisht poezinë; si dhe në përkthime. *Krijimtaria: poezi (në gjini dhe zhanre të ndryshme letrare, si përkthime, rikrijime e përshtatje të shumë përrallave nga Letërsia botërore. Është mjeshtër i poezisë lirike në Letërsinë shqipe ). Analizë: “Rruazat e djersës”.

20. Ymer Elshani: u shfaq në fillim të viteve ’60. *Angazhimi: letërsi për fëmijë, studime letrare. *Krijimtaria: prozë (në gjini dhe zhanre  të ndryshme letrare). Analizë: “Gjeli i kuq” (tregime të zgjedhura, botuar nga Shtëpia Botuese “Asdreni”, Shkup, viti 2000, pas vdekjes së autorit).

Duke marr shkas nga emërtesat e mësipërme që ruajnë të veçantat dhe të përbashkëtat mes autorëve, nuk është e vështirë të dallojmë pozicionin e studiuesit Nelaj përballë kësaj pasurie letrare, si e ka zgjedhur dhe si e shqyrton, si e paraqet dhe si e përkufizon objektin (që në rastin tonë është shkrimtari), si i përshkruan llojshmërinë e stileve, të formave të shfaqjes së rrëfimit, modelet e ofruara dhe modelet e krahasuara brenda së njëjtës gjini a zhanër.

Në realizimin e këtij libri autori shpërfaq e përcjell një vullnet të admirueshëm kërkimi,  një kod estetik ndaj krijuesve që merr në shqyrtim, shqyrtim ku spikat shpirti poetik dhe një fjalor i përzgjedhur.

5. Po të vërejmë me kujdes materialin e paraqitur, çdo studim ka në thelb fillesën e një monografie për çdo shkrimtar, ndonëse monografitë e këtij lloji në letërsinë për fëmijë me numrin që kanë arritur kanë krijuar një traditë. Për vlerat që mbartin po përmendim disa prej tyre, si: monografitë për shkrimtarët Xhevat Beqaraj, Vehbi Kikaj, Ymer Elshani të studiuesit nga Kosova Xhevat Syla, monografi për poetin Mark Krasniqi e shkrimet e vazhdueshme nga studiuesi Anton Nikë Berisha, monografinë për poeten Adelina Mamaqi të studiueses nga Kosova Shukrije Rama, monografitë për poetët Ali Huruglica e Ramadan Mehmeti e shkrimet e vazhdueshme të studiuesit nga Kosova Prend Buzhala, monografinë për Odhise K. Grillon të studiuesit Milaim Nelaj, monografinë për poetin Tasim Gjokutaj të studiueses Merita Gjokutaj, monografinë për studiuesin Astrit Bishqemi të kritikut nga Kosova Faik Shkodra, studimet monografike të studiuesit të palodhur Astrit Bishqemi, shkrimet e vazhdueshme të kritikut Hasan Hasani, etj.

Po të vërejmë me kujdes materialin e paraqitur në librin e Milaimit, nga ana metodike do të bënim ndonjë ndarje, e pse jo edhe ndonjë statistikë. Do të thoshim: nga njëzet krijues, dhjetë kanë ndërruar jetë. Për këta të fundit krijimtaria është e mbyllur dhe shpresojmë që do të jenë studimet ato që do të verifikojnë vlerat e vërteta artistike. Disa prej tyre kane qenë shkrimtarë jo të zakontë, dhe kanë lënë gjurmë të thella në letërsinë shqipe për fëmijë. Vetë letërsia shqipe për fëmijë do të ndihej e mangët pa emrat e tyre.

Është ruajtur një ekuilibër mes prozatorëve dhe poetëve. Shpesh krijimtaria e shqyrtuar i është nënshtruar edhe vërejtjeve nga ana e studiuesit, që mendojmë se në disa raste duhet të ishin më të thelluara. Duhet të evidentoheshin disa risi interesante që në këto dy dekada kanë sjellë, veçanërisht, shkrimtarët Adelina Mamaqi, Xhevat Beqaraj, Skënder Hasko, Gaqo Bushaka, Vangjush Saro e Viktor Canosinaj me veprat e tyre. Pavarësisht nga këto dëshira, duke kuptuar dhe vështirësitë e kësaj ndërmarrjeje shumë  fisnike, puna prej studiuesi e Milaim Nelaj ka vlera bashkëkohore dhe i jep mundësi lexuesit të ketë informacion të saktë dhe njohje sa më të plotë të vlerave të letërsisë për fëmijë nëpër vite. Gjithashtu autori u ofron mësuesve dhe nxënësve njohuri parësore për universin e vlerave të kësaj letërsie, për rrugët e zhvillimit të saj, prurjet dhe kualitetet, interpretimet në tipologjinë e shkrimtarëve në ndërthurjet si bashkëkohësi, por edhe në ruajtjen e veçantive, si dhe të shumë problemeve që shtrohen para kësaj letërsie dhe që marrin mjaft përgjigje në këtë libër të vlefshëm e të dobishëm..

Libri “Profile letrare” me hapësirën gjeografike që mbart prezanton me dinjitet një pjesë të letërsisë mbarëshqiptare për fëmijë, arritjet e saj, gjithnjë duke menduar gjithnjë që kjo vepër është një kolanë e hapur për njohjen edhe të krijuesve të tjerë. Sepse, “Prej kohësh është ndier se historia e letërsisë së një kombi, e ndërtuar si renditje kohore e jetës dhe e veprimtarisë së shkrimtarëve më të shquar të saj, është megjithatë e pamjaftueshme për  ta kuptuar atë letërsi si një proces ndryshimesh të paprera, që përmes krijimit të vazhdueshëm lë mënjanë pjesë të tëra të vetvetes për të rilindur e rritur të tjera pjesë, të cilat përsëri do t’i zëvendësojë me vepra, prirje e dukuri të tjera.” (Po aty, f. 7).

Po, libri “Profile letrare” (studime) i studiuesit Milaim Nelaj, në thelbin e vet është një histori letërsie shqipe për fëmijë: me parafytyrën, me hapësirën, me informacionin e vet. Botimi i këtij libri, për vlerat që mbart, u jep më shumë jetë poetëve dhe shkrimtarëve të letërsisë për fëmijë! Sepse “Milaim Nelaj, me këtë libër studimor, vjen si një studiues i formuar, një qëmtues i pjekur i dukurive letrare dhe i vlerave më të mira të autorëve të ndryshëm të letërsisë për fëmijë e të rinj, ... por edhe si nuhatës i mprehtë i dobësive e mangësive që hasen në krijimtarinë e tyre, si dhe në tërë letërsinë tonë për fëmijë e të rinj.” (Nelaj, Milaim: Profile letrare (studime), OMSCA – 1, Tiranë 2008, parathënie e shkruar nga shkrimtari Sokol Jakova, f. 8.)

2022/02/11

FLORI BRUQI (1952-)

 


Flori Bruqi

Flori Bruqi was born on June 29, 1952 in Isniq, Deçan. He studied defectology at the University of Belgrade, while he completed his postgraduate studies (master) at the University of Prishtina - at the Faculty of Physical Education and Sports. Collaborated with the daily and periodical press of the country and abroad from 1974 until now ("Bota e re" - Prishtina, "Rilindja" - Prishtina, "Danas" - Zagreb, "Dello" - Ljubljana, "Dnevnik" - Ljubljana, "Veqer" - Maribor, "Nasha Borba", "Le Mond", "Corriera della Sera" etc).

He is a member of the Presidency of LSHK.

He is the manager of the company "Flomed" from Prishtina and general manager for Kosovo in the distribution of pharmaceutical preparations of "Schulke-Mayr" of Germany and "Borer Chemie AG" of Switzerland.

He defended his master's thesis entitled "Differences in some physiological variables between student athletes and non-athletes, before and after running 400 meters. In the master's thesis in the field of physiological kinesiology, he has applied an advanced scientific methodology during this research in 22 morphological-physiological parameters, using the advanced criteria of the most advanced modern programs.

The author has published hundreds of papers in the press of the time and on the Internet.

In 2016 he was accepted as a full member of the Albanian-American Academy of Sciences and Arts and has the scientific title Prof. Dr. PH. D. The Academy Board in July last year appointed AAAS - ASHASHA Public Relations Director for Kosovo, Albania, Macedonia and America.

 

Has published the following works:

 

Sun Fire, poetry, Prishtina, 1995

Consciousness, novel, Prishtina, 1995

The killers of liridons, novel, Prishtina, Tirana, 1996

Ringjallja, novel, Tirana, Prishtina, 1996

The Serpents of the Palace, novel, Tirana, Prishtina, 1996

Dorezeza, novel, Tirana, Prishtina, 1997

Scorched earth, novel, Shkodër, Tirana, Prishtina, 1998

Husband and wife, scientific book, Tirana, Prishtina, 2000

Akereon Palace, novel, Tirana, Pristina, New York, 2000

Vademecum DDD, scientific book, Prishtina, 2002

Factor structure of anthropometric and physiological dimensions, Prishtina, 2004

The impact of sport on human personality, scientific book, Prishtina, 2004

Juvenile delinquency and physical exercise, Prishtina, 2004

Vademecum for hygienic preparations of "Schulke - Mayr", scientific book, Prishtina, 2004

Differences in some physiological variables between athletic and non-athletic students before and after running 400 meters (master thesis, Prishtina 2005)

Anthropometri-Jakov Milaj "Albanian Race", extended review published in "Floart", 2005

How to get acquainted with the Internet, "Flomed", October 2005

Sexually Transmitted Infections, Floart, October 2005

Short guide to disinfectant preparations, "Flomed", 2006

Engage in Sports and Exercise to Relax, "Floart", January 2006

Kosovo is not a black market, "Floart", December 2005

Secrets and truths about the avian virus', "Flomed", 2005

THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH, Heart Rhythm Sports, January 2006 etc.

SOCIO-PSYCHOLOGICAL DETERMINANTS OF PHYSICAL EXERCISE

(Socio-psycho-kinesiological research with students of the University of Prishtina), "Flomed", 2006

Albanian Courage, Prishtina, 2008

Albanian Olympus, "Rugova-Art", Prishtina, 2009

Albanian Triumph, "Rugova-Art", Prishtina, 2009

Albanian controversy, "Rugova-Art", Prishtina, 2009

"Ancient Greece" - Homer, Aeschylus, Sophocles, Aristophanes and Aristotle, "Albemigrant", 2009

If I knew how to dare, "Rugova-Art", Prishtina, 2012

Juvenile delinquency in Kosovo in the period 2003-2004, Prishtina, 2012

Vademecum for disinfectants of "Borer chemie AG", Prishtina, 2013

Vademecum for disinfectants of "Schülke-Mayr", Prishtina, 2013

Literary tiara, "Rugova-Art", Prishtina, 2013

Literary Tiara II, Tirana, 2014

My homeland does not kill me, poetry, Tirana, 2015

Literary Tiara III, Tirana, 2015

Vademecun for disinfectant 1, Prishtina, 2016

Vademecum for disinfectants 2, Prishtina, 2016

Modernity in Albanian Letters, Tirana, 2016

Practices of cleaning and disinfection of hospital and outpatient facilities in Kosovo, Prishtina, 2017

Evidence of unpunished crime, Prishtina-Tirana, 2017

 He has published 21 journalistic-scientific feuilletons in the newspaper "Rilindja" of Prishtina, in the period 1974-1982, as well as thousands of works on many websites (2003-2016).

Since 2005 he is the editor and editor-in-chief of the website "Floripress Agency".

Flori Bruqi holds the scientific title Prof. Dr. Ph.D and is a full member of the US Academy of Sciences and Arts.

2022/02/10

Personalitete meritore shqiptare me mungesë të shprehur të hulumtimeve, studimeve e argumenteve historike II

 Ramadan Zaskoci

                                                                                        Si përshkruhet jeta dhe vepra                   e Ramadan Zaskocit, nga disa                    shkrues e studiues?

Një personazh me rëndësi i kohës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, biografia e të cilit jo vetëm që nuk del të jetë e ndriçuar dhe e dokumentuar sa duhet,  por edhe e deformuar  rëndë,  është edhe ajo e Ramadan Zaskocit të Lumës.

Edhe pse thuhet se ai e kishte vrarë telegrafistin e Mehmed Ali Pashë Maxharrit më 25  të vitit 1878, në “Historinë e Popullit Shqiptar, II, Tiranë 2002, faqe 169”, nuk flitet për emrin e caktuar të vrasësit të telegrafistit. Emri e mbiemri i tij nuk janë evidentuar në indeksin e emrave në fund të tekstit të historisë. Në studime e publikime del që vrasësi të ketë qenë, Ramadan Zaskoci i Lumës, i lindur në vitin 1860 në Mamëz të Lumës. Hasim edhe tekste ku shkruhet se ai në moshën 16 vjeçare ka marrë pjesë në sulme kundër ushtarëve turq, në Lumë!, ndërsa në moshën 18 vjeçare kishte vrarë telegrafistin turk, në Prizren.

Në portalin  “Enciklopedia Shqiptare”, Ramadan Zaskoci del të ketë jetuar rreth viteve 1880-1914. Pastaj shkruan se ai ishte figurë e dalluar e lëvizjes për çlirimin kombëtar. Mori pjesë aktive në aksionin kundër Mehmet Ali pashë Maxharit, duke vrarë telegrafistin e tij në Prizren, dhe në luftimet e Gjakovës (1878). Në nëntor 1879 dhe janar 1880 qe një nga udhëheqësit e forcave të Lidhjes në luftimet për mbrojtjen e tokave shqiptare nga shovinistët malazezë. Mori pjesë në qëndresën kundër ushtrisë osmane në Shtimlje, Slivovë, Prizren (1881) dhe në organizimin e kryengritjes antiosmane në Lumë në vitet 1910 dhe 1912. Më 1912-1913 luftoi me armë në dorë kundër pushtuesve serbë, të cilët e vranë.   (ZASKOCI RAMADAN – Enciklopedia Shqiptare)

Në këtë “enciklopedi” e cila ngatërron datën e lindjes, shkruan se ai në moshën 18-19 vjeçare ishte njëri ndër udhëheqësit më të dalluar të kohës, që është vështirë të besohet, sepse në tekstet e historisë nuk gjejmë askund një konstatim të tillë.

Në Forumi Virtual com. thuhet se Me 27 Gusht 1878, tue zbatue vendimet e Komitetit të Lidhjes së Prizrenit, vrau telegrafistin e Mehmet Ali Pashë Maxharit, ekspert i naltë me origjinë franko-prusiane në shërbim të PO-së, që kishte ardhë i ngarkuem për tu ba trysni shqiptarve të mos i kundërshtonin vendimet e Kongresit te Berlinit. (Forumi Virtual com)

Në një shkrim të Eugjen Shehut në gazetadielli.com shkruan  se Ramadan Zaskoci lindi në burgun e Prishtinës. Mbas vrasjes së babait, ai do të detyrohet të punojë si yzmeqar pa i mbushur ende të dhjetë vitet. Kur ishte 15 vjeç, Ramadani u detyrua të lërë fshatin dhe të shkojë për bukën e gojës në Prizëren. Aty djali Lumjan nuk përton të punojë edhe kamarier në një kafe ngase duhej të jetonte vetë por edhe të mbante familjen. Në kafe hynin e dilnin plot njerëz e midis tyre edhe patriotë. Veçmas me birin trim të Lumës, do të bisedonin Ymer Prizëreni dhe Shuaip Spahiu. Pasi u bindën në trimërinë dhe ndershmërinë e tij, ata nisën të flasin hapur me Ramadanin i cili anipse i rritur mes hallesh, kishte një trup të drejtë si lastar,muskuj të fuqishëm dhe sy zhbirues. Ndër organizatorët e parë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,Ramadan Zaskoci do të jepte mendimet e tij jo vetëm të guximshëm por edhe të pjekura, sa u përket vendimeve luftarake. (Eugjen Shehu) Gazetadielli.com.)

Konstatimi si Ramadan Zeskoci ku punonte  hyzmeçar në një Han të Prizrenit njihej nga Ymer Prizreni dhe Shuaib Spahiu, të dy burra në moshë dhe me shumë ndikim, duhet krejt i paqëndrueshëm, meqë nuk është dhënë as edhe një referencë, fakt apo dokumenti i shkruar qoftë edhe i folur, apo i përfolur. Në mungesë të çdo burimi autori arrin në përfundimin se një i ri që kishte shkuar në Prizren të punonte për bukën e gojës, ku nuk e njihte askush, për një vit ishte bërë personalitet i Lidhjes Shqiptare. Ky tekst nuk bazohet në asnjë referencë  apo burim historik.

Në këto luftime u përfshinë edhe Luma, veçanërisht Kalaja e Dodës, Topojani, Gora dhe Opoja, të ndihmuar edhe nga Rrafsha e Lumës, Tërthorja dhe Përdrinja e Hasi me Malësi  të Gjakovës. Atyre u prinin trimat e njohur: Qazim Lika, Ahmet Iljazi, Nail Dani, Ramadan Zaskoci, Miftar Sul Kurpali e Bajram Daklani, gjithnjë sipas drejtimit nga Isa Boletini e Hasan Prishtina, me Bajram Currin.  100-vjet më parë: 

 Isa Halilaj: TOPOJANI, “BALLI I PËRGJAKUR I LUMËS”, NË LUFTË DHE QËNDRESË, KUNDËR MASAKRAVE SERBE.

 

i ishte një djalë që lindi në qeli, sepse babai dhe nëna e tij ishin të burgosur pas pjesëmarrjes në disa kryengritje antiosmane të kohës. Kështu nisi jeta e lumjanit Ramadan Zaskocit (1860 -1914), që vazhdoi e tejmbushur me beteja të mëdha për çështjen kombëtare. Ishte nga Mamzi, ka marrë pjesë në lëvizjen kundër Mehmet Ali pashë Maxharrit në Prizren e Gjakovë (1878), në mbrojtjen e tokave shqiptare nga malazezët (1879) dhe në luftimet kundër ushtrive osmane (1881). Ai ishte në krye të malësorëve lumjanë, në luftimet kundër forcave osmane që hynë në Lumë në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit të XX (1903 -1904, 1909, 1910) dhe atyre të Serbisë në nëntor 1912. Qe ndër udhëheqësit e kryengritjes së shtatorit 1913 kundër pushtuesve serbë. Zaskocit familjen ia masakruan, shtëpinë ia dogjën disa herë si hakmarrje për humbjet që u shkaktoi osmanëve e më pas serbëve. Tentuan ta joshnin me para e pushtet, por e ndalën veç me tradhti. Ai vritet nga shqiptarët e paguar nga serbët. Para se ti pushonte zemra, thuhet se shokëve ua la këtë “amanet”: “Dëgjoni burra! Unë nuk kam me fuqi. Plagët më kanë rëndu shumë dhe po ma shkurtojnë jetën. Ju duhet ta vazhdoni deri në fund luftën që kemi nisur kundër pushtuesve serbë. Spastroni nga radhët tona agjentët dhe tradhtarët që janë shitur për para dhe vazhdojnë të bashkëpunojnë me serbët”! Marin Mema. (Top Channel)

Serbët sulmuan në të njëjtën kohë me Dibrën edhe krahinën e Lumës. Për tre ditë e tre netë me rradhë, lumjanë e dibranë, nga Reçi, Dardha, Çidhna, Sllova e Lura nën drejtimin e Elez Isufit e të Isuf Xhelilit dhe lumjanët e drejtuar nga Islam Spahia, Ramadan Zaskoci e Ramadan Çejku, nga 15 nëntori, deri 18 nëntor 1912, me trupat e tyre, u bënë barikadë nga qafa e Kolesjanit deri në portat e Prizrenit ndaj një regjimenti e dy batalioneve serbe, në 35 km gjatësi luftimi.

Sakip Cami  Beteja e Kolesjanit  Port. Kallabak com

Në përgjigje të kësaj situate, në krye të forcave dalzotëse të kombit, në mbarë trevat shqiptare u vu. Komiteti i Shpëtimit Kombëtar, ku bënin pjesë Hasan Prishtina, Mehmet Pashë Deralla, Bajram Curri, Sali Gjuka, Isa Buletini, Nexhip Draga, Ramadan Zaskoci etj., kryesisht ushtarakë shqiptarë, së bashku me Organizatën Shoqëria e Zezë për shpëtim, të vendosur për mbrojtjen me çdo kusht të tokave shqiptare nga rreziku i pushtimit serb.  (Beqir Shehu)

Shkrimi mjaft përmbledhës i Dr. Vangjel Kasapi: Islam Spahia – Strateg popullor, botuar në Gazetën Telegraf,  5 tetor 2015 nuk sjellë asnjë referencë apo burim historik.

Të gjitha këto dhe shumë shkrime të tjera për Ramadan Zaskocin janë kryesisht interpretime të lira, pa marrë as edhe mundin më të vogël për të paraqitur burime të shkruara apo edhe të rrëfyera nga një person i caktuar, që ka emër e mbiemër, ku tregohet vendi data dhe vitit i rrëfimit e në radhë të parë autori i saj. Ky është shërbimi më i keq që i bëhet një atdhetari, në këtë rast Ramadan Zaskocit. Mungesa e burimet të shkruara çon deri atje sa disa autor Ramadan Zaskocin e nxjerrin me prejardhje nga fshati Zaskok i Ferizajt, ku ai me familjen paska jatuar një kohë, pastaj sërish qenka kthyer në Lumë, se paska marrë pjesë në Betejën  e Koshares e Slivovës së prillit të vitit 1881  e hamendësime të tjera krejtësisht jashtë realitetit faktik, historik, të cilat nuk japin asnjë burim konkret qoftë edhe të dhënë gojore, duke evidentuar aurotin me emër e mbiemër.

Krye udbashi Spasiç e pranoi se atentatin në Untergruppenbach ndaj vëllezëreve Gërvalla dhe Kadri Zekës e ka kryer nga UDB-a e RSFJ-së

 

Prof.Dr. Muhamet Kelmendi

Është thënë shpesh herë se atentatin e ka kryer UDBA-a e Jugosllavisë. Natyrisht se nuk dihet dorasi. Por dihen organizatori ( kryeudbashi Spasiç) pranoje aktin kriminal te UDB-se. Kjo tash nga kryeudbashi Spasic u tha qarte. Krimineli Spasic ka thene nje te vertete per atentatin qe eshte bere kunder vellezereve Gervalla dhe Kadri Zekes ne Untergruppenbach, me 17 janar te vitut 1982, te cilen LPRSSHJ e kishte deklaruar.

Eshte hera e pare qe nga kreret e ish UDB-se, krimineli Spasic, qe pranohet se atentatin e ka kryer shteti serbo-jugosllav. Natyrisht se keshtu edhe perfundojne interpretimet mbi atentatin se gjoja ka patur konflikte politike midis radheve te organizuara te kohes dhe keshtu ka ardhur deri te atentati. Thjeshte: "qerim hesapesh". Me kete u vertetua natyra e atentatit. Teresisht e kunderta. Kjo tregon se radhet ilegale te kohes ishin unike, pa konflikte dhe te bashkuar ne teori dhe ne praktike. Levizja e kishite rrezikuar seriozisht shtetin dhe se radhet e organizuara te kohes, si LPRSSHJ qe doli nga bashkimi midis LNCSHJ, OMLK-se dhe Frontit te Kuq Popullor, po merrte masat shqiptate me veti dhe po behej levizje e gjere clirimtare. Keshtu edhe ndodhi gjate luftes clirimtare te udhehequr nga UCK.


Deklarata e udbashit Spasic tregon se nuk kishte konflikte midis shqiptareve. Forcat e kohes ishin ne konflikt me Jugosllavin dhe Serbin qe masakronte shqiptaret dhe punonte per intetesat shoviniste serbe. Pikerisht ketu eshte edhe baza e arentatit. Dhe, mu kjo dha per te kuptuar se armiqte jane te njejte, pavaresisht kohes dhe perkatesise nacionale. Aktualisht askush nga qeveria nuk ka reaguar ndaj ketij fakti te shprehur mga kryeudbashi Spasic. Kjo eshte e demshme dhe barte me veti rreziqe. Eshtd thjeshte e pashpjegueshme. Shteti duhet te reagoje dhe te kerkoje qe ndaj shtetit serb te hapet procedura penale. Prishtina duhet te reagoje ne Bruxel, kudo ne qendrat e ndryshme te shteteve vendosese. E vecanarisht ne Vashington, atje ku edhe behet politika. Pikerisht me deklaraten e tille z. Gervalla dhe miqeve te saj per rreth i ka treguar dorasesin e vellezereve Gervalla ( babait dhe axhes) dhe te Kadri Zekes. Nga ai rreth kemi ndegjuar deklarata te ndryshme.

Tash ato rane ne uje. Keshtu tregoi Spasic se Serbia mund te vrete edhe me teje, sikurse ka vrare edhe me heret. Kuptohet se Republika duhet te prete veprime te rrezikshme ndaj shtetit te Kosoves. Situata ne mes Ukraines dhe Rusise, NATO-se dhe UE e SHBA-ve, tregon se keshtu mund te veproj edhe shteti serb, nese jo mbi tere shtetin, atehere ne pjesen veriore te Kosoves. Shteti serb pritet te beje atentate veprime te ndryshme kriminale si dhe shume te rrezikshme. Ketej lypset syqeltesi dhe veprim mbrojtes ndaj cdo akti kriminal. Shteti i ka mekanizmat mbrojtes.


Ish-ambasadori i SHBA-së në NATO: Lufta është e pashmangshme Putin e ka vendosur, do aneksojë 1/3-ën e territorit të Ukrainës

 

Ish-ambasadori i SHBA-së në NATO: Lufta është e pashmangshme Putin e ka vendosur, do aneksojë 1/3-ën e territorit të Ukrainës

Ish-ambasadori i SHBA në NATO, Kurt Volker deklaron në një intervistë për “Kathimerini” se lufta në Ukrainë është e pashmangshme.

“Unë mendoj se Putin e ka vendosur. Ai do të bëjë diçka aty. Ai bëri kërkesa shumë të paarsyeshme ndaj NATO-s që kjo të njohë sferën e ndikimit të Rusisë. Ai e dinte që NATO nuk do të binte kurrë dakord me këtë. Kështu që ai e bëri këtë qartazi për të patur një pretekst në përdorimin e një lloj force ushtarake. Unë mendoj se ai po ndjek një projekt të krijimit të një Rusie të Madhe. Në vitin 2022 ne kemi 100 vjetorin e themelimit të Bashkimit Sovjetik. Ai është i interesuar në krijimin e një Rusie të Madhe në mbetjet e Bashkimit Sovjetik”, është shprehur Volker.

I pyetur nëse Gjermania do ta pranonte diçka të tillë, Volker shprehet thatë se: “Gjermania duket se e mendon si të arsyeshme për Rusinë që të ketë sferën e vet të ndikimit”.

Lidhur me problemet e furnizimit me gaz në rast të një sulmi, diplomati mendon se zhvendosja e kërkesës në treg nuk mund të ndodhë kaq kollaj, ndërkohë që disa vende do të vazhdojnë të blejnë nga Rusia.

Gjermania, Hungaria, Austria, Greqia, Serbia, janë disa prej këtyre vendeve, çka provon se konflikti në Ukrainë nuk pritet të gjenerojë bllokadë totale për Kremlinin.

Lufta sipas Volker është konkrete dhe nuk duhet parë si një konflikt në shkallë të gjerë. Sipas tij Rusia do të kërkojë të stabilizojë kufirin e ri duke rrëmbyer 1/3-ën e territorit të Ukrainë.

Në këtë pikë, diplomati ka vënë një bast publik kur ka shprehur mendimin se Rusia nuk do të kërkojë as Poltavën dhe as Kharkivin, dy qytete që gjeografikisht mbyllin kufirin para një pengese natyrore si lumi Dniepër që derdhet në Detin e Zi në perëndim të Krimesë duke krijuar një zonë të vazhduar ruse dhe duke ndarë de facto më dysh detin në fjalë.

Përdorimi afatgjatë i paracetamolit mund të ketë një efekt të keq në organizëm

 Njerëzit me presion të lartë të gjakut që marrin paracetamol me recetë mund të rrisin rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru, tregon studimi. Mjekët duhet të mendojnë për rreziqet dhe përfitimet për pacientët që e marrin atë për disa muaj, thonë studiuesit nga Universiteti i Edinburgut.

Ata theksojnë se marrja e ilaçit për dhimbjen e kokës dhe temperaturën është e sigurt. Ekspertë të tjerë thonë se është e nevojshme të bëhen kërkime për më shumë njerëz për një periudhë më të gjatë kohore në mënyrë që të konfirmohen gjetjet.

Paracetamoli përdoret në mbarë botën si një qetësues për dhimbjet afatshkurtër, por gjithashtu përshkruhet për trajtimin e dhimbjeve kronike, pavarësisht nga dëshmitë e pakta për përdorimin e tij afatgjatë. Gjysmë milion njerëz në Skoci – një në 10 – morën qetësues në vitin 2018. Në Britaninë e Madhe, një në tre persona ka probleme me presionin e lartë të gjakut.


Studimi përfshinte 110 vullnetarë, dy të tretat e të cilëve merrnin ilaçe për presionin e lartë të gjakut ose hipertensionin. Në këtë provë të rastësishme, pjesëmarrësve iu kërkua të merrnin një gram paracetamol katër herë në ditë për dy javë – doza e zakonshme për pacientët me dhimbje kronike – dhe më pas një pilulë të rreme ose placebo, për dy javë të tjera.

Studimi tregoi se paracetamoli rrit presionin e gjakut, “një nga faktorët më të rëndësishëm të rrezikut për sulmet në zemërdhe goditjet në tru” shumë më tepër sesa placebo, tha farmakologu klinik nga Edinburgu, profesor James Deere. Studiuesit këshillojnë mjekët që të përshkruajnë sa më pak doza të paracetamolit për pacientët me dhimbje kronike dhe të monitorojnë me kujdes ata me presion të lartë të gjakut dhe rrezik për sëmundje të zemrës.

“Kjo nuk vlen për përdorimin afatshkurtër të paracetamolit për dhimbje koke ose ethe, gjë që është, natyrisht, mirë,” tha studiuesi kryesor Dr Ian McEntyre, një konsulent në farmakologjinë klinike në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar Britanik (NHS) Lothian.


Dr Dipender Jill, një lektor në farmakologjinë klinike dhe terapinë në Universitetin e St. Megjithatë, shton ai, mbeten shumë të panjohura. “Së pari, është e paqartë nëse rritja e vërejtur e presionit të gjakut do të mbahej nga përdorimi afatgjatë i paracetamolit,” tha ai. “Së dyti, nuk dihet plotësisht nëse ndonjë rritje e presionit të gjakut që i atribuohet përdorimit të paracetamolit do të rriste rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare”.

Një studim i madh amerikan zbuloi më parë një lidhje midis përdorimit afatgjatë të paracetamolit dhe rritjes së rrezikut të sulmit në zemër – por nuk mund të provonte se njëri shkaktoi tjetrin.

Studime të tjera më të vogla nuk kanë qenë në gjendje të konfirmojnë këtë lidhje. Ekipi nga Edinburgu deklaroi se ata nuk mund të shpjegojnë se si paracetamoli mund të rrisë presionin e gjakut, por gjetjet e tyre duhet të çojnë në ndryshime në lëshimin e recetave afatgjata për paracetamol. Më parë mendohej se ishte më i sigurt se qetësuesit kundër dhimbjeve josteroide, si brufeni, të cilët mendohet se rrisin presionin e gjakut tek disa njerëz.

Fondacioni Britanik i Zemrës, i cili financoi studimin, tha se mjekët dhe pacientët duhet të mendojnë rregullisht nëse nevojitet ndonjë ilaç, qoftë edhe diçka “relativisht e padëmshme si paracetamoli”. Dr Richard Francis, i Shoqatës së Stroke, tha se nevojiteshin kërkime të mëtejshme për njerëzit me presion normal të gjakut dhe të shëndetshëm për një periudhë të gjatë kohore “për të konfirmuar rreziqet dhe përfitimet e përdorimit më të gjerë të paracetamolit”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur se kërkesë e SHBA-së është që të njihet pavarësia e Kosovës, porse këtë sipas tij, ai nuk do ta bëjë kurrë.


Vuçiqi në një intervistë të hënën mbrëma në televizionin “Tv Happy”, foli edhe për negociatat me Kosovën, të cilat zhvillohen tash e 10 vjet si dhe për “ndryshimin e qëndrimit të Serbisë”.

Vuçiqi tha se në periudhën 2012-2014, kur ishte zv.kryeministër i Serbisë e Ivica Daçiqi kryeministër, kishte disponim te krerët shtetërorë të Serbisë për pranim të Kosovës në OKB.

“Në kohën kur isha zv.kryeministër në një takim në Bruksel ishim 11 veta. Gjashtë ishin për pranim të Kosovës në OKB, e pesë kundër. Mes këtyre kundër isha edhe unë. Dhe kur e panë që isha kundër dhe në Qeveri kisha popullaritetin më të madh, atëherë edhe të tjerët ndryshuan qëndrim”, ka thënë Vuçiqi, përcjell “Kossev” të martën.

Kjo periudhë korrespondon me fillimin e negociatave Kosovë – Serbi për normalizim të marrëdhënieve. Ato po vazhdojnë ende dhe tash për tash ka një “ngërç”.

Kreu i shtetit serb, tha se në vazhdim të procesit të dialogut duhet “të bëhet më e mira për të amortizuar presionin e SHBA-së për njohje të pavarësisë së Kosovës”.

“Këtë ua kam thënë edhe emisarëve, por e kam thënë edhe në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht se çfarë mund të më ndodh”, tha ai.


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...