Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/03/30

Financial Time: “Zonat serbe në Kosovë mund të marrin autonomi sikur Irlanda e Veriut”

 “Zgjidhja më e mundshme do të përfshijë një autonomi dhe aranzhmane të ndarjes së pushtetit, e ngjashme me Irlandën e Veriut, për zonat e dominuara serbe në këmbim të njohjes së shtetësisë së Kosovës. Vuçiq, sipas FT, mund të presë rezistencë të ashpër nga disa qarqe përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbe”



Gazeta Financial Time ka intervistuar Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin ka folur rreth Kosovës dhe mundësisë që Serbia të integrohet në BE. Vuçiq ka thënë se ai është i obsesionuar pas Kosovës, duke theksuar se pa u zgjidhur ky problem gjithçka që ai ka arritur në Serbi nuk do të jetë e qëndrueshme. FT shkruan se zonat serbe në Kosovë mund të marrin autonomi të ngjashme me Irlandën e Veriut.

“Unë jam i obsesionuar me Kosovën. Pa e zgjidhur këtë problem gjithçka që kam arritur nuk do të jetë e qëndrueshme. Kriza e parë do të na mbysë“, ka thënë ai.

Financial Times shkruan se për t’u kualifikuar për anëtarësim në BE, Vuçiq duhet ta zgjidhë kontestin me Kosovën.

“Zgjidhja më e mundshme do të përfshijë një autonomi dhe aranzhmane të ndarjes së pushtetit, e ngjashme me Irlandën e Veriut, për zonat e dominuara serbe në këmbim të njohjes së shtetësisë së Kosovës, por edhe kjo do të jetë shumë për shumë serbë dhe kjo zgjidhje do të përballet me pengesën e referendumit. Vuçiq, sipas FT, mund të presë rezistencë të ashpër nga disa qarqe përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbe”.

Mirosllav Kërlezha, politika e Beogradit ndaj shqiptarëve: Ther e skllavëro, ndaj e sundo

 

(Shkrimtari i famshëm kroat Mirosllav Kërlezha mbi librin e Dimitrije Tucoviçit për Shqipërinë)

 

Shtypi i Beogradit, si pandan i karabushëve vjenezë, opinioni publik radikal, kabinetet e Beogradit para luftës dhe zotërinj ministrat e punëve të jashtme i konsideronin (gjithashtu) shqiptarët rajë të paemër, që banon në vend të paemër, pa histori, pa letërsi dhe gjuhë letrare, pa tradita, pa poezi, pa të gjitha ato atributet, pra, që njeriun dhe fisin e bëjnë fis njerëzor.

 Gospoda Glembajevi, Miroslav Krleža | Lektire

Nga Mirosllav Kërlezha

Sot, njëmbëdhjetë vjet pasi është shkruar, libri i Dimitrie Tucoviçit për Shqipërinë nuk ka humbur asnjë germë nga aktualiteti i vet. Të njëjtin qëndrim negativ, të cilin Ballhausplatzi dhe zotërinjtë Aehrenthal dhe Berchtold kishin ndaj të tërë problemit jugosllav, të njëjtin qëndrim kishte Beogradi radikal, politik ndaj çështjes shqiptare, si para dhjetë e para dymbëdhjetë vjetëve, si edhe sot e kësaj dite. Ky është qëndrim mendjelehtë mesjetar i salloneve rrethuara me ar të Luigjit XV dhe cermonialit spanjoll, ky është qëndrimi Divide et impera, ther e skllavëro, ndaj e sundo, ky është parimi katastrofal i politikës së pakokë dhe të verbër që logjikisht gjithmonë përfundon me disfatën dhe shpartallimin e atyre që therin, ndajnë dhe sundojnë.

Njerëzit nga Ballhausplatz-i e cytën kundër çështjes jugosllave grumbullin e qenve të tërbuar dhe lehes dhe të gjithë ata Lepoldë Mandelët, Naumann-ët, Friedjung-ët dhe baronët Nopcsa, Prohaska dhe «Pester Lloyd»-ët, «Az Est»-i dhe «Neue Freie Presse» lehnin të tërbuar dhe gjakatarë, se si këto fise të egra sllave të Ballkanit ende po lëronin me parmenda të drunjta, se si ishin të helmuara nga sifilisi, se si të vetmet «makina» në këtë vend, sikurse është ky yni, ishin «shkrepësat», se si organizatat ekzistuese popullore shtetërore ishin gjithnjë të rrezikshme për paqen dhe qytetërimin evropian, se si kombet e atilla, që lindin si kombi ynë, pikërisht në interesin e këtij qytetërimi dhe të paqes evropiane, duhet të pushtohen dhe të pacifikohen.Kurse shtypi i Beogradit, si pandan i karabushëve vjenezë, opinioni publik radikal, kabinetet e Beogradit para luftës dhe zotërinj ministrat e punëve të jashtme i konsideronin (gjithashtu) shqiptarët rajë të paemër, që banon në vend të paemër, pa histori, pa letërsi dhe gjuhë letrare, pa tradita, pa poezi, pa të gjitha ato atributet, pra, që njeriun dhe fisin e bëjnë fis njerëzor.Qysh para disa vitesh udhëtarët në Shqipëri paskan parë njerëz me bisht, «me bisht të kalit ose të dhisë», dhe këta bastardhë të Tribalëve dhe Skordiskëve antikë, këta Gegë dhe këta Toskë, këta melezë të tipave të ndryshëm antropologjikë, kjo bandë e përçarë në pesëdhjetë dialekte plotësisht të pakuptueshme, bërtet dhe theret ndër vete në anarki skëterrëse. Në këta shkrepa të egjër, të zez dhe të pashkelshëm, shtatëdhjetë për qind të burrave vdesin nga hakmarrja, kurse vdekja prej sëmundjes në shtrat është turp. Këta të egjër gjakpirës, këta lëkurëkuq evropianë, intolerantë fetarë deri në ekstrem, te të cilët fjala cub dhe bandit është sinonim për kalorës, këto bisha të egra me fytyrë njeriu, ditëve të festave gostiten me miell misri të zier, nuk dinë çka është kripa, kurse për sheqerin mendojnë se është borë. Banojnë nëpër shpella si njerëzit e Neandertalit, jetojnë nëpër kulla të gurit pa dyer, pa dritare dhe pa oxhakë; flenë në dritën e pishës, të veshur, me pushkë në dorë, kurse para kasolles kafka e kalit e ngulur në hu është trofe lufte.Për zotin besojnë se u ka dhënë pushkët që të vriten midis tyre, kurse ka vise në veri, në të cilat perëndive të vjetra ende u shugurohen njerëz të gjallë. Shqiptarët e pinë gjakun e nxehtë të viktimave të veta të therura, i presin hardhitë, i rrënojnë kullat, zhduken me pasion ndër vete, duke vrarë gratë nga lakmia, kurse kuptimi i dashurisë nuk ekziston tek ata dhe fjala dashuri nuk gjendet në gjuhën e tyre. Nuset blihen e shiten për pajë prej disa lugësh, nevojtore nuk ka në këtë vend, të gjithë janë të ndytë e me morra, dhe këta vjedhës të kuajve, tradhtarë, banditë, rrenacakë e tipa të poshtër, që i lëshojnë sytë për toke si qentë para njeriut, jetojnë në retë e tymit, tifos, malarjes, lisë, dizenterisë dhe sëmundjeve venerike, këta janë gjakatarët dhe vrasësit qindavjeçarë të elementit serb në viset jugore. Kjo masë e  e tërbuar, anarkike, e ngjashme me kafshët, dridhet si lava në luginat e buta të viseve jugore dhe atje vret e pret, djeg dhe shkatërron vendbanimet tona të qeta e të qytetëruara me qindra e qindra vjet. Kjo llavë e bastardhëve shqiptarë, që jeton në provincat që në Mesjetë i takonin perandorisë Serbe (e drejta historike, analoge me të drejtën historike hungareze për Dalmacinë, Bosnjën dhe Kroacinë), derdhet si lumë «vërshues» në viset e buta dhe të qytetëruara, dhe këtë lumë «vërshues» duhet kthyer në shtratin e tij të natyrshëm në malet e zeza dhe të pashkelshme.

Kështu shkruanin për shqiptarët akademikët e paraluftës me orientime liberalodinastike ose revolucionarorepublikane, ministrat e majtë e të djathtë reaksionarë ose nacionalë revolucionarë, politikanët dhe i tërë shtypi i kabineteve të shumëllojshme dhe të panumërta, dhe kështu zhvillohej me vetëdije propaganda mbi politikën kolonialiste, e kur ushtria ngadhënjimtare zbriti nëpër shkrepat shqiptare deri në Durrës, deri në Lezhë dhe deri në Shëngjin, opinioni publik prej graniti, i krijuar nga propaganda kolonialiste i përshëndeti sukseset ushtarake në disponim ngadhënjimtar. Çështja ishte shumë e thjeshtë.Dy vilajete turke, ai i Shkodrës dhe ai i Janinës, u pushtuan me fuqinë e armëve, kurse okupacioni i një regjioni, në të cilin nuk kishte asgjë pos katërqind fjalëve kelte, dukej logjik dhe i natyrshëm.

Në këtë kohë kaotike, kur gati i tërë opinioni i Beogradit kërkonte që të pushtohej Shqipëria, Dimitrie Tucoviçi parashtroi antitezat e veta të pathyeshme. Libri i tij, në atë kohë kur u shkrua, ishte një akt i guximshëm dhe i denjë për respekt. Ai, para së gjithash, tregoi me gisht faktin themelor të migrimeve në Gadishullin Ballkanik, duke theksuar se shkakun e këtyre dyndjeve shekullore duhet kërkuar, para së gjithash, në format themelore të sistemit çifligaro-feudal në të tërë territorin e perandorisë osmane. Sikurse kurdët myslimanë që i thernin armenët e krishterë në Azinë e Vogël, ashtu edhe myslimanët shqiptarë e thernin rajën e krishterë katolike e ortodokse në Ballkan. Fiset, racat, origjinat, besimet, gjuhët e dialektet aq shumë janë amalgamuar në këto lugina, saqë është e pamundur të tërhiqet kufiri i gjendjes së sotme etnografike, e po të rikonstruktohej me mitraloza e varje në bazë të dofarë gjendjesh fiktive të para shumë qindra vjetëve do të ishte krim ose marrëzi.

thjeshtë, sepse fiset shthen brez pas brezi, kurse prona e tokës mbetet gjithnjë e njëjtë dhe e pandryshuar. Kjo therje pra edhe tek ata është i vetmi rregullativ: meqenëse nga jugu në i pjellshëm dhe bregdeti janë dëbuar nga sistemi feudal çifligar turk dhe brezi i fortë, i pashpërthyeshëm i garnizoneve osmane.Dhitarët dhe Bujqit më primitivë nuk mund të depërtojnë deri në bregdetin e dobishëm dhe kështu, plaçkitja, rrëmbimi i bagtisë, zënia e udhëtarëve, është pasojë e qartë e jetës së vështirë. Të rrjepur nga fajdexhinjtë e viseve më të pasura detaro-feudale duke u asgjësuar nga hakmarrja, këta të mjerë vuajnë përherë dhe pa ndërprerje nga uria, dimrit ushqehen me tallat e misrit ose lëvoret e ahut, e kur të vijë pranvera me lulebore e bar. Kurrfarë inferioriteti racial nuk është shkaktar i kësaj gjendjeje të trishtueshme, sepse shqiptarët, kur në brezin e parë janë larguar nga baza e tyre fisnore, si të shpërngulur në rrethina më të qytetëruara, po i përshtaten shkallës më të lartë të jetës mekanikisht dhe pa ndryshim nga popujt fqinjë. Por, megjithatë, veriu i egër shqiptar nuk lejoi të pushtohet kurrë dhe gjithnjë ruante njëfarë pavarësie nga rendi ushtarak dhe administrativ turk, kështu që edhe kërkesat e Lidhjes së Pavarur (mendohet oër Lidhjen Shqiptare të Prizrenit — shënim i përkth.), në vitin njëmijë e tetëqind e shtatëdhjetë e tetë dhe tetëdhjetë e një, janë dokumente të bukura te vetëdijes dhe të krenarisë liridashëse shqiptare.

Përpos kësaj, në bazë të analizave të dokumentuara, Tucoviçi theksoi se Veriu dhe Jugu ndryshojnë ekonomikisht, se jugu çifligar dhe bregdeti janë shumë më të zhvilluar dhe më të qytetëruar, se shtresat e nëpunësve shqiptarë, pastaj pasuria shqiptare, shtypi shqiptar, publicistika, fillet e partive politike po fillojnë t’i tregojnë të gjitha konturat e lëvizjes kombëtare moderne.Përkundër tezave të Tucoviçit, të harruara nëpër vitrinat e pluhuruara të librarive të Beogradit, çarshia e Beogradit ishte e bindur se me këtë sulm të papritur shqiptar e ka shkaktuar fait accoplinë napoleoniste, kurse zotërinj kontët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Vjenës në Ballhausplatz, kundër kësaj lëvizje napoleoniste të shahut tërhoqën kundërlëvizjen e tyre francjozefiste, dhe Lartmadhëria e Tij Princ Wilhelm von Wied und Neuwied me samur-kallpakun e mbretit shqiptar hipi në anije në Trieshtë dhe kështu Madhëria e Tij Wilhelmi i Parë, si Mbreti i Parë i Shqipërisë, u nis prej Trieshtës në një operetë ballkanike, jo tepër spirituoze, sikurse, zaten, janë të gjitha këto opereta ballkanike të Vjenës.

Befasojnë shkencëtarët francezë: Ky insekt i zakonshëm mund të nuhasë kancerin që në fazë të hershme

 

A mund të ndihmojnë milingonat në diagnostikimin e kancerit? Disa studiues francez, besojnë se po, megjithatë do të duhen hulumtime të mëtejshme. Sipas një botimi shkencor, milingonat 36 Formica fusca – një lloj insekti me erë të fortë – mund të dallojnë kancerin nga qelizat e shëndetshme njerëzore, sipas Science Focus.






Në fazën e hershme eksperimentale, milingonat u ekspozuan ndaj erës së qelizave të kancerit të njeriut si dhe linjat e ndryshme qelizore të kancerit. Më pas, të njëjtat milingona u ekspozuan ndaj aromave të ndryshme, përfshirë atë origjinale, të cilën ata mundën ta dallonin.

Shkencëtarët shpjegojnë se pasi të trajnohen, milingonat Formica fusca mund të zbulojnë komponimet organike të paqëndrueshme të çliruara nga qelizat e kancerit. Kjo nuk është hera e parë që komuniteti shkencor kërkon “aleatë” në mbretërinë e kafshëve.

Sipas shkencëtarëve, qentë janë përdorur më parë për të zbuluar qelizat e kancerit, por trajnimi i tyre kërkon muaj apo edhe vite.  Rritja e insekteve është e mundur ekonomikisht, ndërsa insektet kanë një sistem nuhatjeje shumë të zhvilluar dhe mund të trajnohen me qindra me shumë pak teste.

Doktrina e shenjtë serbe

 

Doktrina e shenjt serbe për asgjësimin dhe dëbimin e elementit shqiptar nga trojet etnike të tyre daton që nga lashtësia, që nga momenti i infiltrimit të popullit sllav në këto anë, në shek. XII. Përzënia e shqiptarëve nga trojet e veta, si nga Qupria, Aleksinci … u inspirua nga Milosh Obrenoviqi, i cili përdori të njëjtat forma si pasardhësit e tij, duke masakruar popullatën shqiptare dhe duke e detyruar atë që të largohet nga trojet e veta, për t’u mos u kthyer më kurrë atje. Kjo ide më vonë filloi të institucionalizohet në qarqet shovene serbe dhe të bëhet preokupim qenësor i tyre.

Personalitete dhe institucione më të njohura serbe në janë përpjekur për institucionalizimin dhe aplikimin e kësaj Doktrine gjatë historisë kanë qenë:

"Naçertanje" është platforma e Ilija Garashanit krijuar në bazë të Doktrinës së shenjtë serbe. “ Naçertanje ” konkretisht bazohej në programin e shfarosjës dhe dëbimit të shqiptarve me dhunë në përputhje me reagimet e opinionit të jashtëm ndërkombëtar. Kjo platorme e luftës speciale ka shërbyer si plan program i Pashiqit, krajl Nikolla, Qubrilloviqi, Andriqi, Rankoviqi, Mugosha, Tempo, Joviqi, Trajkoviqi, Milosheviqi.

Programet dhe Planet serbe për shfarosjen e shqiptarëve dhe çdo gjë shqiptare

(Përmbledhje nga disa historianë dhe politikanë shqiptarë dhe të huaj)

Synimi i serbëve, që nga Naçertania (1844) e deri te Patkoi (1999) ka qenë dhe është gjithnjë i njejtë: - jo si të jetohet me shqiptarët në Kosovë por si të shfarosen shqiptarët e Kosovës.

Zatën e tërë politika shtetërore serbe, që nga viti 1884, ishte një politikë kriminele ndaj të gjithë kombeve të tjera, veçmas atij shqiptar, ishte etnocid, dhe nuk mund behet pastrimi i ndërgjegjës shtetërore e as intelektuale pa i publikuar të gjitha ato projekte kriminale dhe pa i kërkuar sidomos popullit shqiptar falje publiksht, për të gjitha ato të zeza që i sollën në trojet e veta stërgjyshore që me shkeljen e këmbës në Dardanin antike e Kosovën historike. Vetëm kështu, siç thotë Noel Malkolm, serbet e thjeshtë do të jenë të lirë nga e kaluara e vendit të tyre, kur të mësohen të ballafaqohen me të vërtetën. Nuk ishte Millosheviqi ai që ngriti lart ndjenjat nacionale për një Serbi të Madhe të cilat shërbejnë si një ushqim. Shkaku i të këqiave në Ballkan ka qenë nasionalizmi serb. Nacionalizmi në Serbi ka ekzistuar para Milosheviqit dhe do të ekzistojë edhe pas Millosheviqit... Nuk ka dallim ndërmjet politikanëve e intelektualëv si dhe kishës nga Millosheviqi. Të mendosh ndryshe është një gabim i madh. Politika pansllaviste serbe, për shfarosjen e shqiptarëve… ekziton që nga përpilimi i Naçertanies më 1844.

"Idetë dhe planet për Serbi të Madhe etnikisht homogjene, i kanë rrënjët thellë në politikën e Serbisë, të kodifikuara me memorandumin intern “Naçertanije”, të ish ministrit serb Ilija Garashanit, më 1844” (“Serbia’s Secret War”, Philip J. Cohen). Këto ide tanimë njihen botërisht. Fillet e “Naçertanjes” janë pjesë e programeve sllavomëdha të Rusisë, të cilat kanë marrë rrugë e gjetur zbatim në periudhat e mëpastajme të regjimeve serbe, gjer në ditët e sotme, me një synim kryesor: dalja në detra të ngrohta nëpërmes zhdukjes dhe shpërnguljes së shqiptarëve." - Andi Ballshi Nga VËSHTRIM MBI LIBRIN: «SEKRETI I SUNDIMIT TË BOTËS» të Fatos Aliut,Tiranë, 2002,

Pos Naçertanies, nga e kanë burimin edhe planet dhe programet tjera për shfarosjen e shqiptarëve, me të cilat udhëhiqet edhe sot, dhe derisa të mos i nxjerr nga sirtarët dhe t’i publikojë, këto plane, Serbia kurrë nuk do të demokratizohet. Sipas historianit Dr. Hakif Bajrami, por edhe të tjerëve që janë marrë me këtë çeshtje, edhe sot ekzistojnë këto plane:

Më 1912, Milan Obradoviq, përpiloi prog. për shfarosjen e hebrenjve, duke i therur, duke i lënë të ngordhë urie dhe duke i tembur që të ikin nga sytë dhe këmbët! Më 1913, programi i Vladan Gjorgjeviqit, për shfarosjen e shqiptarëve. &. “Krejt tokën ose asgjësim të populli kundërshtar”. Programi i likuidimit të shqiptarëv,1921 (Pushteti serb krijoi kampe të përqëndrimit për shqiptarë Programi i Çubroloviqit,1937 (për shfarosje totale…1938, lidhja e Konventes me Turqinë dhe Greqinë për depërtiminin e shqiptarëve në Anadoll Programi i Ivo Andriqit,1939 Programi i Moleviqit,1941 Programi i Drazha Mihailoviqit, 1942 Programi i Çubroloviqit, 1944 e 45; më 1945 Programi i një mësuesi serb nga Vushtria, për shfarosjen e “arnautëve”, të cilin e zbatoi me përpikëri A. Rankoviqi Programi për likuidimin e shqiptarëve,1950 Memoradumi i Akademisë serbe, 1986, si dhe shumë ligje të tjera për kolonizim, popullizimin e Kosovës me serb që nga vitit 1865 deri më 1995. (Më 1995, Milosheviqi dhe Arkani marrin vendim që të shfarosen 51 për qind e shqiptarëve të Kosovës dhe kjo trevë të serbizohet. Këto plane nuk ishin vetëm të intelektualeve e politkanëve serbë, por edhe plane të Kishës ortodokse… Vlladan Gjorgjeviq, kryeministërt serb, (1913), në librin “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha”, shkruan se shqiptarët ishin indian të evropës, të cilët të kujtojnë “njerëzit e lashtë, që flinin nëpër drunj, ku mbaheshin me bishtat e tyre”. Libri i Vlladanit nuk ishte satirë, por një shkrim luftarak për pengimin e themelimit të shtetit shqiptar… (Për Milosheviqin shqiptarët, (1999), ishin “minj” !!! dhe ankohej pse evropianët, “nuk po na leni t’i vrasim…”. Pra shqiptarët, gjithnjë, sipas politikanëve, “akademikëve” serbë, por edhe Kishës -- "" 15 maj 2010. 

Raste të luftës speciale të udhëheura nga Doktrina e shenjt serbe

Teorit e doktrinës

Literaturë shqipe

  • Spastrimet etnike dhe gjenocidi Serb ndaj Shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit - Sabri Uka
  • Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877 - 1878", I. - Sabri Uka Prishtinë 1994
  • Gjenocidi i regjimeve serbe në hapësirat shqiptar - Fatmir Fehmiu

Literaturë ndërkombëtare


 Wiki LibriLetër e hapur eurodeputetes zonjës Doris Pak me kompani

Literatur

  • SELF-REPRESENTATION OF THE SERBIAN »CIVIL-CLASSEN« IN THE 19th CENTURY
    Communicating through Dositej Obradović1; Wladimir Fischer (Wien)

Burim i të dhënave

  1. a b c HISTORIA MËSOHET PËR T'U MOS PËRSËRITUR MË KURRË - Dr. Besnik R. Bardhi, qershor,2002 Në Pasqyra Nr65
  2. ^ Johann Georg von Hahn, Albanesische Studien, Jena 1854, S. 232
  3. ^ Rushit Ramabaja: ”Libri Mareci i shpresës së mirë” dhe rrëfime të trishta për golgotën e kolonave të Gallapit në Grashticë, Makoc e Llukar”
  4. ^ ANASH - Viti 1, Numri 2, dhjetor 2006
  5. ^ Daily Chronicle raporti më 12 nëntor 1912

Floripress

Shfarosja e shqiptarëve, qëllimi i vetëm i Serbisë


 Shfarosja e shqiptarëve, qëllimi i vetëm i Serbisë

Urrejtje të madhe për asgjësimin e shqiptarëve, në përkrahje të Serbisë kishte edhe Rusia. Ministri i Jashtëm rus, Sazanov, në bisedë me ambasadorin gjerman në Petersburg, thoshte: “Shqipëria s’ka zgjidhje tjetër, vetëm si autonomi nën sovranitetin turk”.

Shkruan: Sami ARIFI

Ndërkaq shefi i ambasadës gjermane nga ana tjetër, thoshte: “Ne dyshojmë se Turqia e përkrah të njëjtën zgjidhje”. Sazanov: “Jam i sigurt që Turqia e përkrahë zgjedhjen e një guvernatori shqiptar nën sovranitetin e saj.


Njëkohësisht shprehte urrejtje shumë të mëdha ndaj shqiptarëve, duke u deklaruar hapur: “Të gjithë shqiptarët janë vrasës, mbytës, terroristë, prandaj mbytësi Esad Pasha, ndoshta është i përshtatshëm për guvernator të Shqipërisë”. Ndërkohë përjashtonte çdo mundësi formimin e shtetit shqiptar të fortë dhe të zhvilluar.

Ndryshe nga qytetet tjera, pra, është fjala për luftërat ballkanike gjatë vitit 1912-1913, ferizajasit për 24 orë, pandërprerë kanë rezistuar me luftë të armatosur. Gjatë kësaj rezistence një grua shqiptare, së cilës i ishte vrarë bashkëshorti, me një pushkë të vjetër, ka shtrirë për tokë pesë serbë, duke shpaguar vehten që e vrau me plumbin e fundit.

Kjo rezistencë, ferizajasve trima, u kushtoi 12.000 viktima. Deri tani, në qytet nuk kishte pothuajse asnjë banorë mbi moshën 15 vjeçare.

Sa i përket Gjilanit edhe pse nuk bëri rezistencë të armatosur, e tërë popullata u shfaros me plumb, ose duke u djegur për së gjalli.

Në Prishtinë okupatori serb ka qenë edhe më i egër. Numri i shqiptarëve të vrarë ishte mbi 5000 veta. Në Prizren bandat serbe shkatërruan çdo gjë që patën përpara. Ata kanë thyer dyert e shtëpive dhe kanë masakruar këdo që gjenin brenda, pa pyetur për moshë: Burrë, pleq, e grua, vajza e fëmijë. Numri i të vrarëve vetëm në ditën e parë ishte mbi 4000 shqiptarë të masakruar.

Pavarësisht këtyre masakrave, kryekomandanti famëkeq, Jankoviq me forcën e armëve ka detyruar të gjithë krerët dhe udhëheqësit shqiptarë që ta nënshkruanin një deklaratë mirënjohjeje drejtuar mbretit serb, Petër për gjoja “çlirimin e tyre nga ushtria serbe”!

Sipas statistikave të kohës, 60 shqiptarë janë vrarë në Terstenik, 32 në Smirë, 90 në Lubishtë. Ndërsa në fshatin Komogllavë, ku numëroheshin gjithësejt pesëdhjetë shtëpi, u vranë që të gjithë burrat pa asnjë përjashtim.

Në Preshevë gjithashtu fare pak kanë arritur të mbijetojnë nga këto masakra të tmerrshme antishqiptare. Duhet theksuar se në këtë zonë, janë mbledhur të gjithë burrat, janë vënë me forcë në rresht dhe janë detyruar të përshëndesin ushtarakisht. Pastaj janë lidhur këmbë e duarë dhe janë pushkatuar.

Në fund të shkurtit 1913, forcat e armatosura serbe hynë në fshatin Shashare. Grumbulluan të gjithë burrat dhe djemtë, dhe, para tyre, nisën të përdhunojnë të gjitha vajzat dhe gratë e fshatit.

Po në këtë mënyrë çnjerëzore, ushtria serbe veproi edhe në fshatin Letnicë.

Duhet të vëmë në dukje se popullata e Shasharës dhe e Letnicës ishte krejtësisht sllave dhe katolike. Egërsia e forcave shoviniste serbe, në raste të veçanta nuk ka kursyer as racën e vet, vetëm se i përkisnin konfesionit tjetër.

Pikërisht në ditën e pushtimit të Durrësit nga ushtria serbe, profesori kroat, Milan von Sufflay, botoi në gazetë një shkrim të gjatë, ku tregonte se “argumentet serbe” ishin vetëm propagandë politike. Artikullin e tij e botonte gazeta Austro-Hungareze “Neue Freie Presse”. Në kronikat e saj, Durham, shkruante: Sllavët vazhdonin të bërtisnin “vdekje Shqipërisë”.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...