2022/09/04

Amerika për Nënë Terezën – rastësi apo dora e Zotit në veprim “prej sot je bijë e Amerikës"

 

SHKRUAN FRANK SHKRELI 



Nënë Tereza

Javën që kaloi filloi periudha, gjatë së cilës, jo vetëm bota shqiptare, por e mbarë bota, kujton më intensivisht jetën dhe veprimtarinë e Nënë Terezës. Murgesha shqiptare me famë botërore, ka lindur më 26 gusht, 1910 dhe ka ndërruar jetë më 5 shtator, 1997. Këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ky vit ka shënuar një numër veprimtarishë kulturore dhe fetare kushtuar Shënjtëreshës shqiptare, Nënë Terezës, në 25-vjetorin e kalimit të saj në amshim, (5 Shtator, 1997), që festohet edhe si Dita kushtuar Shën Nënë Terezës. Deri më tani, komuniteti shqiptaro-amerikan ka organizuar një numër veprimtarishë në kujtim të Nënë Terezës. Disa prej të cilave jam munduar, modestësisht, t’i pasqyroj për lexuesit gjatë muajve të kaluar, si për shembull, Nga Frank Shkreli/ Aktivitete kushtuar Shën Nënë Terezës,“dashuri më të madhe nuk ka” | Gazeta Telegraf Komuniteti shqiptaro-amerikan, pa dallim feje a krahine, sa ishte gjallë Shënjtëresha shqiptare, por edhe në tani, vazhdon ta kujtojë ndërsa ruan një respekt të veçant për Nënë Terezen. Gjatë dekadave të shekullit të kaluar, ajo vizitonte shpesh motrat e saja në Nju Jork, në Washington, por dhe bënte shpesh vizita edhe komunitetin tonë këtu.

Nëntor, 1960, kur Nënë Tereza kishte ardhur në Nju Jork të takohej me udhëheqësen e “Motrave të Misionit Mjekësor” (Medical Missions Sisters”, Anna Dengel. Këtë të dhenë e mësova nga një faturë e hotelit ku kishte qëndruar Nenë Tereza, në Nju Jork. 7 Nëntori 1960 ka qenë -- rastësisht ose jo – edhe dita e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, kur votuesit amerikanë, për herë të parë në historinë e SHBA-ave, kanë zgjedhur presidentin e parë katolik, Xhon F. Kenedi.

Image
Vizita e parë e Nenë Terezës në Amerikë – 7 Nëntor, 1960—Fatura e Hotelit
FOTO GALERI

më tepër, mësova gjithashtu nga libri i shoqërueses së Nenë Terezës dhe autores së librit të saj kushtuar murgeshës shqiptare, “Such A Vision of the Street”, Zonjës Eileen Egan se vizita e Nenë Terezës në Amerikë, shënonte herën e parë që ajo po largohej nga India për një vizitë jasht vendit, që nga Janari i vitit 1929. Nënë Tereza pra, kishte zgjedhur që vizitën e parë jashtë Indisë t’a bënte në Amerikë. Sipas autores, Eileen Egan, Nënë Tereza e ka filluar vizitën e saj të parë në Shtetet e Bashkuara në qytetin Las vegas, në përgjigje të një ftese për të marrë pjesë në Kuvendin vjetor të Këshillit Kombëtar të Grave Katolike, në atë qytet. Gjatë asaj vizite, Nënë Tereza vizitoi gjithashtu edhe qytetin Peoria të shtetit Illinois, Washingtonin dhe Nju Jork-un.

NENË TEREZA SHKON NË WASHINGTON

Kështu, pra filloi një marrëdhënie dashurie e Shteteve të Bashkuara me murgeshën shqiptare, Nenë Terezen – jo vetëm me popullin amerikan të të gjitha shtresave dhe etnive, por dhe me përfaqsuesit më të lartë të politikës amerikane, për më shumë se një gjysëm shekulli.

Shën Tereza e Kalkutës, e njohur në jetë si Nënë Tereza, ka vizituar Shtetet e Bashkuara disa herë, zakonisht për të hapur shtëpi të reja të rendit të saj, Misionaret e Bamirësisë. Por, ajo ka vizituar edhe për raste të tjera, kur ka folur për detyrën që kemi të gjithë ndaj të tjerëve -- për të ndihmuar njëri – tjetrin. Ajo ka vizituar herë të tjera e ftuar nga entet më të larta politike dhe fetare të këtij vendi për takime me të dhevendit për të marrë prej tyre çmime dhe dekorata për puën e saj dhe të urdh[rit të , në shërbim të varfërve anë e mbanë botës. Ndikimi i veprës së Nenë Terezes njihej tanimë, jo vetëm në Kalkuta të Indisë, por edhe anë e mbanë botës, e sidomos këtu në Shtetet e Bashkuara, ndërsa mori hov gjatë dekadave pas vizitës së saj të parë në Amerikë, në nëntor të vitit 1960.

Amerikanët e kanë vlerësuar dhe e vlerësojnë gjithnjë veprën dhe personin -- Gonxhen e shqiptarëve dhe shën Nënë Terezën e Amerikës dhe të botës. Ajo ishte shpallur Qytetare Nderi e SHBA, një titull i dhënë Nenë Terezës shumë vite më parë nga Presidenti republikan Ronald Reagan. Presidenti Reagan e adhuronte shumë Nenë Terezën për punën e saj në shërbim të të varfërve amerikanë dhe botës. Gjatë viteve, pas vizitës së parë në Amerikë në vitin 1960 -- ajo ka vizituar shpesh Shtetet e bashkuara dhe është takuar më personalitetet më të larta të fushës politike, kishtare, dhe përfaqësues, pothuaj, të gjitha shtresave të shqoiërisë amerikane, pa dallim. Përveç Presidentit Reagan, Nënë Tereza është takuar edhe me Presidentin Xhorxh H. Bush i vjetër dhe me Presidentin Bill Clinton, por edhe me udhëheqsit më të lartë të Kongresit amerikan të dy partive politike kryesore të Amerikës dhe me përfaqsues vendorë dhe shtetërorë, anë e mbanë Amerikës.

Siç shihet edhe nga takimet e tyre, Nenë Tereza kishte një marrëdhënie të ngushtë me Presidentin republikan, Ronald Reagan, në krahasim me të tjerët. Me Presidentin Bush të vjetër kishte marrëdhënie korrekte, ashtu edhe me Presidentin Bill Clinton, megjithëse Nenë Tereza nuk ngurronte të kritikonte politikat pro-abortit të administratës së Z. Clinton.

1985 presidenti Ronald Reagan ka nderuar Nenë Terezën me Medaljen Presidenciale të Lirisë. Nëna Tereza është ndër personalitetet e rralla – amerikane dhe botërore -- të cilës në vitin 1996, presidenti Bill Clinton i dha titullin Qytetar Nderi i Amerikës. Në vitin 1997, Kongresi Amerikan ka nderuar Nënë Terezën me Medaljen e Artë. Pasi Kongesi amerikan nderoi atë me medaljen e Artë, Posta Amerikane më 2010 nxori pullë postale me portretin e Nënës Terezë, një tjetër nder prej shumë vlerësimeve që i janë berë asaj nga ente të ndryshsme amerikane qeveritare dhe private, anë e mbanë këtij shteti planet. Është e vështirë të thuhet se cila ishte përmbajtja e vërtetë e bisedimeve kokë-më kokë të Nenë Terezës me udhëheqsit më të lartë politikë amerikanë, përfshirë presidentët e këtij vendi dhe ata botërorë, por sipas Dr. Lush Gjergjit, i cili e ka shoqërurar shpesh Nenë Terezën në udhëtimet e saja anë e mbanë botës, ka shkruar se ajo e kujtonte gjithmonë popullin e vet. Nëna Tereze na ka përcjellë vazhdimisht me uratën e saj – dhe ajo, duke filluar nga Papa, prej Sekretarit të Përgjithëshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kryetarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo kudo në botë, porosia e saj drejtuar udhëheqsve më të lartë amerikanë dhe botërorë, ishte: “Ju duhet të bëni diçka për t’a shpëtuar popullin tem shqiptar, e në veçanti Kosovën”, ka shkruar Dom Lush Gjergji, biografi autor i 25 librave mbi jetën dhe veprimtarinë e Shën Nënë Terezës.

Image
Presidenti Ronald Reagan në Shtëpinë e Bardhë – Qershor, 1985 duke i dorëzuar Nenë Terezës “Medaljen Presidenciale të Lirisë. Presidenti Reagan: “Nenë Tereza është një heroinë e kohëve tona. Kështuqë, përveç shumë nderimeve dhe dekoratave që i janë dhënë asaj, përfshir Çmimin Niobel për Paqë -- me dashuri të madhe dhe me respekt të pafund, i dorëzojmë Nenë Terezës, Medaljen Presidenciale të Lirisë.”
FOTO GALERI

Nenë Tereza: “Unë nuk jam e denjë e kësaj dhurate fisnike nga Presidenti ynë, nga bashkshortja e tij dhe nga populli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por unë e pranoj për glorifikimin më të madh të Zotit dhe në emër të miliona njerëzëve të varfër…”.

Z. Reagan ka thënë me atë rast se ndonëse kjo medalje tradicionalisht u jepet shtetasve amerikanë, Z. Reagan shpjegoi se në shenjë nderimi dhe admirimi të thellë për punën e saj, kjo dekoratë po akordohet Nënë Terezës, pasi “Shpirtmirësia në zemrat e disa individëve, i kapërcen të gjithë kufijtë kombëtar dhe tejkalon të gjitha konsideratat e vogla nacionaliste”, u shpreh ish-presidenti amerikan Regan, duke iu drejtuar Nënë Terezës.

Janë absolutisht të pazakonta marrëdhëniet që Presidenti Regan dhe bashkëshortja e tij Nancy – që konsideroheshin si ndër çiftet më aristokratë në Amerikë dhe ndoshta në botë – kishin vendosur me Nënë Terezën, përfaqësuesen dhe mbrojtësen e më të varfërve në botë. Anë e mbanë botës, Nënë Tereza kishte takuar shumë udhëheqës politikë e fetarë. Por dalloheshin marrëdhëniet e saja me Presidentin Ronald Regan dhe me Papa Gjon Palin e dytë, sidomos gjatë dekadës së Luftës së Ftoftë të 1980-ve. Ishin këta të dy, protagonistët kryesorë të luftës kundër komunizmit, Presidenti Regan dhe Papa Gjon Pali i dytë, me të cilët dukej sikur Nënë Tereza kishte lidhje të ngushta me ta.

Për Papën Gjon Palin e dytë, ish-udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbachov është shprehur se shembja e komunizmit do të kishte qenë e pamundur pa kontributin e Papa Gjon Palit të dytë. Ndërsa për Presidentin Regan, Nënë Tereza ka thënë: “Kur presidenti amerikan ishte plagosur në një atentat kundër tij, ajo ishte e bindur se shpëtimi i jetës së Presidentit Regan nga plagët që kishte marrë nga atentati”, në të vërtetë ishte “Një akt hyjnor”.

Image
Nëna Tereze pritet nga Presidenti Reagan në Shtëpinë e Bardhë me 16 Dhjetor, 1985. Nenë Tereza i kishte sjellur Presidentit Reagan një dhuratë me rastin e Festës së Krishtlindjes.
FOTO GALERI
Image
Më 9 dhjetor 1991, në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, Washington, DC, Presidenti amerikan George H.W. Bush u takua me murgeshën shqiptare Gonxhe Bojaxhiun, alias Nënën Terezë (Shën Tereza e Kalkutës)
FOTO GALERI
Image
Ishte 11 Gushti, i vitit 1971 Nenë Tereza është takuar me një tjetër figurë dominuese të politikës amerikane gjatë dekadave të shekullit të kaluar, Senatorin Edward Kennedy në Kalkuta të Indisë, për të biseduar mbi problemet e refugjatëve. Teresa
FOTO GALERI
Image
Admirimi dhe respekti për Nenë Terezen tejkalonte oborrin e Shëpisë së Bardhë dhe mjediset e presidentëve të dy partive politike. Ky admirim shtrihej edhe tek Kongresi amerikan dhe në mbarë shoqërinë amerikane. Në foto, 5 Qershori, 1997, Nënë Tereza falënderon udhëheqsit e Kongresit për nderimin që i kishin bërë duke ia akorduar asaj Medaljen e Artë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara – medalja më e lartë që jep Kongresi.
FOTO GALERI
Image
Nënë Tereza nuk ngurronte t’i kritikonte as personalitet e larta të politikës amerikane. Në tubimin vjetor “The National Prayer Breakfast” në Washington, 5 Shkurt, 1994, në mbrojtje të parimeve të saja, Nëna Terezë u ngrit në këmbë para Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe Zevendës-Presidentit, Al Gore dhe bashkshorteve të tyre si dhe 4000 personaliteteve pjesëmarrës në atë tubim - nga e gjithë bota – duke deklaruar se, “aborti është vrasje”.
FOTO GALERI
Image
Në këtë 25-vjetor të shkuarjes në amshim të Nenë Terezës me mall kujtoj dhe si privilegj të madh e bekim të jetës time e konsideroj takimin me Nenë Terezën – një takim që mund të ndodh -- nëqoftse dikush është me fat -- vetëm njëherë në jetën e një njeriu. Autori me kolegun dhe mikun e ngusht të familjes, Dr. Elez Biberaj me familjet tona në vizitë me Nenë Terezen – në kryeqendrën e Motrave të Dashurisë të Nenë Terezës, në Washington DC.

Përveç tankeve dhe raketave, Rusia po përdor edhe energjinë si armë dhe këtë dimër po përgatitet t’i japë Evropës një goditje vendimtare në sektorin e energjisë.

Kriza energjitike që ka prekur kontinentin evropian pritet të thellohet me ardhjen e dimrit. Presidenti i Ukrainës pretendon se Rusia do ta përdorë mosfurnizimin e kontinentit me gaz si një armë për t’i dhënë evropianëve një goditje vendimtare.

Në fjalimin e tij të mbrëmjes, lideri ukrainas bëri thirrje për unitet, ndërsa kontinenti përballet me mungesë të energjisë dhe çmime tepër të larta.

Volodymyr Zelensky: Përveç tankeve dhe raketave, Rusia po përdor edhe energjinë si armë dhe këtë dimër po përgatitet t’i japë Evropës një goditje vendimtare në sektorin e energjisë. Transporti i gazit përmes Nord Stream është ndalur plotësisht. Rusia dëshiron të shkatërrojë jetën normale të çdo evropiani në të gjitha vendet e kontinentit tonë.

Akuzat e liderit ukrainas vijnë pasi gjiganti shtetëror rus i energjisë Gazprom nuk i rifilloi dërgesat e gazit përmes tubacionit Nord Stream 1 mëngjesin e së shtunës siç ishte planifikuar.

Kompania ruse pretendoi se tubacioni pësoi një rrjedhje në stacionin e kompresorit Partovaya.

Zelenski u bëri thirrje evropianëve që të koordinohen me kundërmasat e tyre dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin duke bërë thirrje për rritjen e presionit ndaj Rusisë.

2022/09/03

Pse e braktisa Facebook-un dhe Instagram-in, dhe pse nuk do të rikthehem më kurrë

 

TEKNOLOGJI





Në dhjetorin e vitit 2017, vetë studiuesit e Facebook vunë publikisht në dyshim nëse faqja mund të ishte potencialisht një kërcënim për shëndetin mendor të publikut. Tashmë kisha disa muaj që mendoja nëse do të hiqja dorë apo jo prej kësaj platforme. Por ky lajm ishte vendimtar për mua. I braktisa rrjetet sociale.

Dhe arsyeja ishte shumë e thjeshtë. Vitet e fundit, ka pasur shumë studime, se si një shkëputje nga mediat sociale të përmirëson ndjeshëm mirëqenien tuaj. Unë i lexoja me durim dhe mbaja shënim secilën prej tyre që e hasja, dhe çdo herë bëhesha pak më e zhgënjyer dhe disi më dyshuese për efektet e saj.

Njëkohësisht, kisha vënë re se mënyrat se si i përdorja mediat sociale, ishin bërë befas një pjesë integrale e ekzistencës sime. Dhe kjo ishte diçka, të cilën nuk e kisha llogaritur kurrë. Kështu, pasi lexova atë që po thoshin studiuesit e Facebook, vendosa të bëja të vetmen gjë që munda për të çliruar veten nga e gjithë kjo. Nuk çaktivizova vetëm llogarinë timë në Facebook, por dhe atë në Instagram. Ja pse kjo lëvizje ishte 100 për qind mënyra më e mirë për ta nisur vitin e ri.

Kam më pak arsye për t’i zvarritur gjërat që kanë rëndësi për mua

Unë jam një profesioniste e pavarur. Ndaj nëse nuk punoj, nuk paguhem. Prandaj, është e drejtë të thuhet se Facebook dhe Instagram po ndikonin negativisht në punën time, dhe guxoj ta them edhe mbi të ardhurat e mia. Dita ime e zakonshme e punës ishte pak e shumë kjo: kafe, kontroll i emaileve, nisja të shkruaja, kontrolloja Facebook-un, u përgjigjesha telefonatave, kontrolloja Instagramin, vazhdoja të shkruaja, kontrolloja Facebook-un…

Pra çdo detyrë e lidhur me punën zvarritej për shkak të angazhimit me mediat sociale. Tani që llogaritë në to nuk janë më të aksesueshme, unë nuk kam më mundësi t’i kontrolloj ato. Ndaj arrij të bëj shumë më tepër punë dhe kam kohë për të bërë punë shtesë, si p.sh. t’u përgjigjem më shumë emaileve dhe të bisedoj me klientët e mundshëm. Gjithsesi, është një përvojë e vështirë, pasi dëshira për t’u rikthyer sërish më shfaqet disa herë në ditë, gjë që mund të jetë një shenjë se isha e ndërvarur nga përdorimi i mediave sociale.

Nuk më intereson çfarë bëjnë njerëzit e tjerë

Më vjen turp ta pranoj se më interesonte shumë të mësoja se çfarë po bënin të gjithë në rrethin tim shoqëror. Edhe nëse takoheshin vetëm për kafe apo kishin bërë check-in në kinema, pyesja veten se përse nuk isha në listën e të ftuarve dhe do të filloja të ndihesha shumë e shqetësuar për të gjithë.

Injoranca është vërtet lumturi. Por do të doja që këtë gjë ta kisha zbuluar më herët. Kur nuk jeni me ta, nuk ka asgjë veçanërisht të dobishme ose produktive të dish se çfarë po bëjnë njerëzit. Për momentin, nuk e kam as idenë më të vogël se çfarë po bëjnë njerëzit që njoh. Dhe e dini çfarë? As që më intereson. Unë jam duke u marrë me punët e mia, dhe ata po ashtu. A nuk ekzistonte jeta sociale edhe para rrjeteve sociale?

Njerëzit që kanë rëndësi për mua, më kontaktojnë ende

Frika ime më e madhe nga shkëputja përgjithmonë nga rrjetet sociale, ishte se nuk do të kisha asnjë mënyrë për të mbetur në kontakt me njerëzit përreth meje. Nga ngjarjet tek grupet, Facebook ofron një mënyrë shumë të lehtë për të qëndruar në kontakt me rrethet tuaja sociale. Kisha përshtypjen se nëse nuk do të kisha më një profil, do ta kisha të vështirë të ruaja marrëdhëniet e mia dhe do të isha gjatë gjithë kohës jashtë ciklit figurativ. Fatmirësisht, asgjë nuk mund të ishte më larg të vërtetës. Miqtë e mi dhe anëtarët e familjes që kanë më shumë rëndësi për mua, u përshtatën shumë shpejt me ndryshimin.

Meqë nuk arrita të bëja njoftimin e madh “Unë po largohem nga Facebook!”, disa prej tyre me kontaktuan shumë shpejt për të mësuar se çfarë më kishte ndodhur. Në dy javët e fundit, kam pasur më shumë mesazhe se kurrë më parë. E vërteta është se Facebook-u nuk krijon miqësi; është thjesht një platformë. Kur ta braktisni, njerëzit që kanë rëndësi do të jenë ende aty.

Ftesat që marr janë më të sinqerta

Sa shumë ftesa përmes Facebook që merrja dikur! Të ftoheshe në klube e grupime të pafundme çdo ditë ishte rraskapitëse. Shumicën e kohës, këto ftesa nuk ishin kërkesa të sinqerta për pjesëmarrjen time, por një mënyrë për të rritur numrat në faqet e ngjarjeve apo për të shitur bileta para kohe. Sot nuk më mungojnë ftesat për aktivitete të ndryshme, madje ato janë plotësisht të sinqerta.

Ndihem e lirë ta jetoj momentin

Nuk e kisha kuptuar më parë, por në disa aspekte, unë e jetoja jetën time për hir të rrjeteve sociale. Kur dilja për të ngrënë me miqtë ose familjen, bëja gjithmonë një pauzë për t’i bërë një foto ushqimit të shpejtë që po hanim për ta hedhur në Instagram. Sa herë që takoja dikë për të biseduar, do të përdorja Facebook-un për të check-uar në cilindo bar apo kafene që frekuentonim.

Story im në Instagram ishte vazhdimisht plot me video dhe foto që dokumentonin jetën time të përditshme. Ishte një varësi, një sëmundje. Tani që nuk jam më e detyruar të përditësoj jetën time, gjërat janë pak më ndryshe. Unë ulem për të ngrënë një vakt diku dhe shoh se si duket pjata për veten time dhe për askënd tjetër.Takohem dhe bisedoj me miqtë e mi realisht. Bëj gjëra dhe i shijoj ato pa e menduar fare se sa bukur do të duken në Story-n tim në Instagram. Është çliruese në një mënyrë që nuk e kisha menduar kurrë se mund të ishte dhe të paktën tani për tani, e dua faktin që po e jetoj jetën time për kënaqësinë time dhe jo për mediat sociale.

2022/08/30

Vetëm për një muaj në Kosovë u identifikuan 77 lajme të rreme

 “Factchecker-KS” ka publikuar raportin mujor të monitorimit të mediave dhe rrjeteve sociale për lajmet e rreme në Kosovë.

Gjatë publikimit të raportit u tha se ka pasur lajme të rreme sa i përket ekzistimit dhe origjinës të COVID-19.

“Kemi pas shumë lajme fake sa i përket origjinës së Covid-19. Janë ngritur teori se Covdi-19 ka qenë i njohur një kohë të gjatë. Lajme fake të ndryshme kanë qarkulluar shumë”, ka deklaruar Mentor Hoxhaj drejtor i “Factchecker-KS”.

Sipas tij, ka pasur teori të mikroqipit të vaksinës dhe për këtë vetëm në muajin shtator janë konstatuar 77 lajme të rreme.

k.d

Portalet në K talet në Kosovë dhe ndikimi i F ë dhe ndikimi i Fake News

 “Koreja e Veriut ka mbrojtur epitetin e të parit në botë në futboll, duke e mposhtur Brazilin 8:1 në finalen e mbajtur në Maracana”, ky ishte lajmi i rremë që një kanal televiziv korean e dha në vitin 2014, kur po mbahej Kampionati Botëror i Futbollit në Brazil. (shih, https://www.youtube.com/watch?v=Dx9LnlFuYOk ) Ky lajm mashtroi një popull të tërë, duke i bërë që të besonin se Gjermania nuk është kampion bote, por Koreja e Veriut. Një tjetër transmetim i mëhershëm nga po ky kanal, iu tregonte shikuesve se ekipi i vendit të tyre ka deklasuar Japoninë 7-0, SHBA-në 4-0 dhe Kinën 2-0, duke arritur kështu finalen e Kupës së Botës. (shih, http://www.telegraph.co.uk/sport/football/worldcup/video/10964529/North-Koreas-fake-World-Cup-final.html) Transmetimi madje shfaqte Kim Jong-un duke qëndruar para një grupi tifozësh të futbollit, të cilët brohorisnin për triumfin e ekipit të vendit të tyre. Metro, një gazetë online në Mbretërinë e Bashkuar dhe CBC, një kanal televiziv në Kanada, patën rënë pre e videos së këtij raportimi të publikuar në YouTube, për të cilën më vonë Yahoo Sport tha se është e rreme. Fake News (apo lajmet e rreme) është zgjedhur termi i vitit 2017 në fjalorin Collins. (shih https://www.collinsdictionary.com/woty) Siç përcaktohet nga Collins, “lajm i rremë” do të thotë “informacion i rremë, shpesh sensacional, i shpërndarë nën maskën e raportimit të lajmeve”. Nisur nga këto, në këtë punim të diplomës do të trajtohet në përgjithësi ky fenomen që ka pushtuar botën viteve të fundit sidomos me ardhjen e rrjeteve sociale, duke marrë shembuj të ndikimit të këtyre lajmeve në shoqëri, si në vendet perëndimore ashtu edhe në vendin tonë, qëllimet e këtyre lajmeve, efektet që kanë arritur ato dhe mënyrën se si shtetet, rrjetet sociale dhe mediat në përgjithësi po përpiqen ta luftojnë këtë fenomen. 2 2. SHQYRTIMI I LITERATURËS 2.1. Lajmet e rreme, definicioni dhe historiku “Fake News” edhe pse për shumicën prej nesh mund të jetë diçka e re, në fakt nuk është. Lajmet e rreme kanë ekzistuar qysh nga shpikja e shtypshkronjës së Gutenbergut. Rrjetet sociale thjeshtë kanë arritur që, si çdo lajm tjetër, t’i përhapin lajmet e rreme në një shpejtësi më të madhe. Sipas fjalorit ndërkombëtar të Kembrixhit, “Fake News” do të thotë ngjarje të rreme që duken si lajme, që përhapen në internet ose në media të tjera, zakonisht për të ndikuar në pikëpamje politike. (shih, https://dictionary.cambridge.org/us/dictionary/english/fake-news#dataset-cald4) Lajmi i rremë nuk është një fenomen i kohëve të fundit apo “Epokës Digjitale”. Kur flasim për lajmet e rreme, duhet të bëjmë disa sqarime. Ka shumë shembuj të lajmeve të rreme, të prodhuara përgjatë historisë prej ekzistimit të shtypshkronjës, letrës së bardhë dhe ngjyrës së zezë. Për shembull, një artikull i “The Social Historian” mbi lajmet e rreme, jep 10 shembuj të mirë të lajmeve të rreme nga historia. (shih, https://www.thesocialhistorian.com/fake-news/) Artikulli në fjalë kujton një ngjarje në vitet 1700 gjatë kulmit të rebelimit të Jakobit në Britaninë e Madhe, me njerëz të dyshimtë që shtypën lajme të rreme, madje duke shkuar aq larg sa të raportonin se Mbreti Xhorxh II ishte i sëmurë dhe në prag të vdekjes, në përpjekje për të destabilizuar mbretërinë. Një lajm i tillë i rremë u ripublikua edhe nga gazetat me reputacion, duke e bërë të vështirë dallimin e të vërtetës nga gënjeshtra. Pavarësisht se sa moti duket tani, shtypja e lajmeve të rreme për mbretërinë nuk ishte diçka e re madje as në vitet 1700. Në vitin 1694, një printues me emrin William Anderton, u akuzua dhe ekzekutua për tradhti të lartë, kur publikoi dy traktate të dizajnuara për të nxitur popullsinë të çohej kundër mbretit, duke bërë thirrje për rivendosjen e mbretit të mëvonshëm Xhejms. (shih, https://www.thesocialhistorian.com/fake-news/) Më 21 gusht të vitit 1835, The New York Sun kishte publikuar disa artikuj rreth zbulimit të jetës në hënë. Këto shkrime iu atribuuan në mënyrë të rreme një astronomi të mirënjohur të kohës, të quajtur John Herschel. Artikulli raportonte se Herschel kishte bërë këto zbulime duke vazhduar të përshkruante në detaje të besueshme shkencore se si u bë zbulimi. U përshkruan forma të jetës së çuditshme, banorëve të hënës, madje edhe duke pikturuar një pamje fantastike. 3 Pas arritjes së qëllimit të tyre për të fituar sa më shumë abonentë (lexues) të rinj në gazetën e tyre në gusht, gazeta njoftoi në shtator se lajmet rreth zbulimit të jetës në hënë nuk kishin qenë asgjë më shumë sesa një mashtrim. Gjithashtu, në pranverën e vitit 1917, kur Lufta e Parë Botërore ishte përhapur në të gjithë Evropën, të dyja gazetat në Londër, Times dhe Daily Mail, publikuan artikuj nga “burime anonime” që pretendonin se kishin vizituar një fabrikë në Gjermani, në të cilën u tha se nxirrej glicerinë nga kufomat e të rënëve për të bërë sapun dhe margarinë. (shih, https://www.thesocialhistorian.com/fake-news/) Më vonë, jo shumë kohë pas luftës, kjo histori i është atribuuar M17 (Forcave të Armatosura të Amerikës). Ishte zbuluar se gjatë luftës ishin 13 oficerë dhe 25 shkrimtarë të paguar, të cilët përhapën këtë histori të rreme përmes gazetave, duke përfshirë edhe Hugh Pollard, si një korrespondent i veçantë për Daily Express. Kjo ngjarje e tmerrshme ishte vetëm një nga mijëra të raportuara nga palët e luftës. Një shembull tjetër është makina gjermane e propagandës. Ministri francez i luftës raportoi më 1914 se gjermanët ishin duke botuar lajme të rreme kinse parlamenti francez kishte votuar kundër luftës dhe se Presidenti i Republikës ishte vrarë. Një tjetër lajm i rremë klasik ishte ai i një sulmi të supozuar alien mbi Amerikën. Të dielën e 30 tetorit, 1938, Rrjeti i Radiodifuzionit të Kolumbisë, transmetoi një ngjarje të rreme, të përshtatur nga novela e HG Wells, Lufta e Botëve, e vitit 1898. Gjatë transmetimit, dy e treta e tregimit u transmetua në radio si një sërë lajmesh të fundit dhe efekti ishte aq realist sa shumë dëgjues bënë panik, duke besuar se po ndodhte me të vërtetë një pushtim alien. (shih, https://www.thesocialhistorian.com/fake-news/) Lajmi filloi me një ndërprerje të transmetimit të programit të rregullt, duke njoftuar se një profesor kishte vërejtur një seri shpërthimesh të gazit në Mars. Më vonë, një buletin deklaroi se një meteor kishte rënë në Nju Xhersi, duke vrarë 15,000 njerëz. Një tjetër lajm kundërshtoi të parin, duke thënë se meteori ishte në të vërtetë një objekt cilindrik që përmbante krijesa të çuditshme nga Marsi, të armatosur me armë me rreze me vdekje. Para përfundimit të transmetimit, mjekët, infermierët, ushtarët dhe detarët raportuan se ishin të gatshëm të luftonin marsianët. Stacionet e policisë në të gjithë vendin iu përgjigjën mijëra thirrjeve. 4 Gazetarët e gazetave, duke dëgjuar për pushtimin, nxituan të përgatisnin botime të veçanta. (shih, https://www.thesocialhistorian.com/fake-news/) Pra, lajmet e rreme nuk janë diçka e re. Ato thjeshtë kanë ndryshuar metodë përhapjeje, me zhvillimin e teknologjisë. Disa prej tyre përhapen për avantazh politik, ndërsa disa të tjera për përfitime financiare. Ka edhe lajme të atilla që bëhen për asgjë më shumë sesa për të argëtuar masën. Disa lajme të rreme dalin gabimisht, ndërsa disa të tjera janë thjeshtë parodi dhe dështime të gazetarëve. “Mediat dhe mekanizmat për shpërndarjen e informacionit sot janë vegla, dhe si shumica e veglave, nëse vendosen në duar të gabuara ato mund të përdoren si armë”. (Dice, 2017:14) Sido që të jetë, është e sigurt se lajmet e rreme nuk janë diçka e re. Mjafton të kërkoni nëpër arkivat e gazetave historike botërore ose thjeshtë të shfletoni në internet dhe të gjeni mijëra artikuj përgjatë gjithë historisë, të cilët në fund dolën të ishin të rremë. Ama një gjë është e sigurt. Mos besoni gjithçka që lexoni në internet. Kontrolloni faktet me burime të besueshme dhe jini skeptik gjithmonë për artikujt me përmbajtje sensacionale. Tashmë me zhvillimin e teknologjisë dhe rrjeteve sociale, kanë dalë edhe metoda të lehta të identifikimit të lajmeve të rreme. Mjafton një kërkim i thjeshtë tek burimet e besueshme të lajmeve, për të parë nëse një lajm është apo nuk është i vërtetë.


2.2. Kategorizimi i lajmeve të rreme Siç theksoi edhe Danah Boyd, hulumtuese socioteknike në Microsoft, në një shkrim të fundit, ne aktualisht jemi në luftë. Në luftë të informacionit. (shih, https://www.zephoria.org/thoughts/archives/2017/01/27/the-information-war-has-begun.html) Sigurisht ne duhet të shqetësohemi për njerëzit (duke përfshirë edhe gazetarët) të cilët me qëllim ndajnë informacione të pasakta, por më shqetësues janë fushatat sistematike të dezinformimit. Edhe më herët ka pasur përpjekje që përmes teknologjisë transmetuese të ndikohet në opinionin publik, por rrjetet sociale lejojnë që “atomet” e propagandës të shkojnë direkt tek përdoruesit të cilët kanë më shumë gjasa të pranojnë dhe ndajnë një informacion të caktuar. Sapo dikush padashje të shpërndajë një artikull të rremë ose të fabrikuar, video ose foto, personi tjetër që e sheh atë në kohështrirjen e tij ka gjasa t’i besojë menjëherë postimit dhe ta ndajë atë me të tjerët. Këto “atome” pastaj shkojnë si raketë nëpër ekosistemin e informacionit, me një shpejtësi marramendëse. Profesori i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Faton Ismajli, i cili ligjëron lëndën “Mediat e reja dhe portalet”, në ligjëratat e autorizuara për studentë shtjellon edhe lajmin e rremë. Ai kategorizon lajmet e rreme, bazuar në një ndarje që kanë bërë autorët Eliot Higgins dhe Claire Wardlen. (shih, https://firstdraftnews.org/fake-news-complicated/) Sipas tyre, ndarjen e lajmeve të rreme mund ta bëjmë në këtë mënyrë: Figura 1: Ndarja e lajmeve të rreme Satirë ose parodi Përmbajtje çorientuese Përmbajtje e trilluar Lidhje e rreme Kontekst i rremë Përmbajtje e manipuluar 6 2.3. Ndikimi i lajmeve të rreme Në fillim të viteve 2000, rritja e lajmeve në internet nxiti shqetësime të reja. Uebfaqet e panumërta do ta bënin më të vështirë dallimin e të vërtetës nga gënjeshtra, sidomos me ardhjen e rrjeteve sociale si Facebook. Platformat e rrjeteve sociale kanë një strukturë dramatikisht të ndryshme nga teknologjitë e mëparshme të medias. Përmbajtja mund të transmetohet mes përdoruesve pa filtrim të rëndësishëm të palës së tretë, kontrollit të fakteve ose gjykimit editorial. Tashmë një përdorues individual, duke pasur vetëm një uebfaqe pa histori dhe kurrfarë informacioni se kush qëndron prapa tij, mund të arrijë më shumë lexues se mediat më të mëdha në botë si Fox News, The Guardian apo New York Times. Pas zgjedhjeve të vitit 2016 në Amerikë, një shqetësim specifik është bërë efekti i lajmeve të rreme. Dëshmitë e fundit tregojnë se: “1) 62% e të rriturve amerikanë i marrin lajmet nga rrjetet sociale, 2) lajmet më të njohura të rreme u shpërndanë gjerësisht në Facebook më shumë sesa lajmet kryesore të vërteta, 3) shumë njerëz që shohin lajme të rreme raportojnë se iu besojnë atyre, 4) lajmet më të diskutuara të rreme tentonin të favorizonin Donald Trump kundër Hilary Clinton”. (Hunt Allcott dhe Matthew Gentzkow, 2017: 211,236) Duke vënë këto fakte së bashku, një numër analistësh të njohur botëror sugjerojnë se Donald Trump nuk do të ishte zgjedhur president nëse nuk do të ndikonin lajmet e rreme në zgjedhjet presidenciale në Amerikë. Siç u cek edhe tek historiku i lajmeve të rreme, lajmet e rreme ekzistojnë që disa shekuj. Edhe pse ato zakonisht janë quajtur thjeshtë dezinformata, propaganda, gazetari e verdhë, teori të komplotit ose mashtrime, në thelb të gjitha këto janë mishëruar në kuptimin modern të lajmit të rremë. Papritur, lajmi i rremë ishte kudo por veçanërisht gjatë zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, në të cilat humbi kandidatja demokrate Hilari Klinton. Demokratët u tronditën aq shumë nga humbja e Hilarit, sa që nuk mund të përballeshin me faktin se pavarësisht të gjitha sondazheve që tregonin se Trump do të humbte, ai nuk humbi. Me lajmet si “Mendoni se Trump ka shans? Analiza i jep atij vetëm 1%”. (shih, https://edition.cnn.com/2015/07/09/politics/donald-trump-data-pivit-2016-election/index.html) dhe “Modeli i Sondazhit tonë i jep Hilari Klintonit 98.1% shanse për të fituar presidencën” (shih, https://twitter.com/huffpost/status/795663593689808896), mbështetësit e Hilarit menduan se fitorja do të ishte e sigurt Ndryshe prej demokratëve të cilët filluan të luanin lojën e fajit, republikanët filluan të përdornin islamofobinë, ksenofobinë dhe seksizimin në fushatë për t’i fituar zgjedhjet. Në një artikull të CNN, të publikuar në nëntor të vitit 2016, jepen 24 arsye të mira pse Donald Trump i fitoi zgjedhjet, ku mes tjerash përmendet edhe arsyeja kryesore: Fake News. (shih, https://edition.cnn.com/2016/11/10/politics/why-donald-trump-won/index.html) Njerëzit u mashtruan të pëlqenin dhe të lexonin lajme të rreme rreth Hilari Klinton në Facebook. Artikujt e rremë u publikuan nga uebfaqe shumë pak të njohura, që dokumentonin skandale dhe histori të korrupsionit të Klinton, duke u bërë kështu virale nga njerëzit që i shpërndanë me të madhe ato në Facebook. Disa prej lajmeve të rreme më virale në lidhje me zgjedhjet ishin: “Papa Françesku trondit botën, mbështet Donald Trump për president”, “WikiLeaks konfirmon se Hillary u shiti armë ISIS-it”, “Mori fund: Zbulohet emaili i Hillaryt dërguar ISIS-it” dhe “Agjenti i FBI-së që zbuloi emailet e Hilari Klinton gjendet i vdekur në apartamentin e tij”. (shih, https://www.buzzfeednews.com/article/craigsilverman/viral-fake-election-news-outperformedreal-news-on-facebook) Sot, kushdo që ka një faqe në Facebook mund të postojë një artikull, foto ose video dhe brenda pak minutave ajo mund të shihet nga po aq - apo më shumë - njerëz sa diçka që shihet në një transmetim televiziv, të ndonjë rrjeti të madh televiziv. Përveç ndikimit në botë, lajmet e rreme janë prezentë dhe kanë ndikuar edhe në vend dhe rajon. Ka shumë artikuj të rremë që shpërndahen me të madhe nga uebfaqe fantazmë, të cilat shpesh merren si të vërteta, duke rënë pre e tyre edhe mediat më serioze në vend, si Gazeta Express, Telegrafi, Insajderi, Koha, Bota Sot, Indeksonline dhe Lajmi.net. E gjitha filloi në vitin 2017, gjatë zgjedhjeve në Kosovë. Uebfaqe të ndryshme, pa kurrfarë historiku dhe informacioni se kush qëndron prapa tyre, filluan të prodhonin lajme të rreme. Një artikull i publikuar në prag të zgjedhjeve të 11 qershorit, me titullin “Avdullah Hoti: Nëse vendi shkon në krizë, nuk përjashtohet koalicioni me PDK”, doli të ishte i rremë, madje duke cituar Indeksonline kinse ishte prodhim i tyre. 8 Pas një hulumtimi të Indeksonline, u zbuluan dëshmi se portali “Kosovasot.live” që bënte lajme të rreme, ishte i Besnik Kallabës, aktivist i Vetëvendosjes, i cili sipas Indeksonline, ka krijuar portalin për të bërë lajme të rreme dhe falsifikime të prag të zgjedhjeve. (shih http://lajmi.net/zbulohetlajmet-e-rreme-po-prodhohen-nga-vetevendosje/) Madje, Memli Krasniqi, nënkryetari i PDK-së, në një konferencë për media akuzoi haptazi Vetëvendosjen për prodhim të lajmeve të rreme, duke thënë se “ka disa javë që kjo parti po prodhon dhe shpërndanë lajme fantome përmes portaleve të rrejshme dhe profileve fantome në rrjete sociale”. (shih https://gazetametro.net/krasniqi-vetevendosje-po-shperndan-lajme-te-rreme/) Një tjetër artikull, i publikuar në Gazetën Express më 5 qershor, 2017, duke cituar Gazetën Metro, tregon se si Vetëvendosje mashtronte me lajme të rreme për zgjedhjet. Artikulli në fjalë tregon për faqen “Kosova SOT” në Facebook, e cila kishte publikuar dhe sponsorizuar një artikull të rremë me titull “EKSKLUZIVE: “Krahu i luftës” përçahet pas zgjedhjeve, LDK dhe PDK me marrëveshje të fshehtë koalicioni”, ku thuhet se kinse PDK ka bërë një marrëveshje të fshehtë me LDK-në dhe pas zgjedhjeve do ta prish koalicionin me AAK-në dhe NISMA-në, për të shkuar sërish në koalicion me partinë e Isa Mustafës. (shih, https://www.gazetaexpress.com/zgjedhjet2017/gazeta-metro-si-po-mashtron-vetevendosje-me-lajme-te-rrejshme-per-zgjedhjet-383462/) Përveç lajmeve të rreme, të publikuara nga faqe fantome në shqip, gjatë vitit 2018 ka pasur shumë lajme të rreme edhe nga tabloidi serb “Informer”. Sipas rezultateve të monitorimit nga “Raskrinkavanja”, tre tabloidë pro regjimit serb kanë bërë mbi 700 lajme të rreme. (shih, https://gazetametro.net/te-gjitha-rrenat-e-tabloideve-serbe-shume-lufta-ne-kosove-dhjetraatentate-ne-vucicin/) Shumë herë, sipas linkut të Gazeta Metro më lartë, planet e fshehta të Sorosit dhe Putinit janë bërë vetëm një fragment në grumbullin e 700 rrenave, të cilat në ballina i kanë publikuar tabloidët “Informer”, “Kurir” dhe “Alo”. Janë planifikuar dhjetëra atentate ndaj presidentit serb, ushtria serbe ka marrë armatim modern dhe paralajmërime për luftë në Kosovë, të gjitha këto ngjarje të rreme janë publikuar nga tabloidët serbë. Gjithashtu, ndikimi rus në Ballkan përmes lajmeve të rreme nuk ka munguar. Një raport i publikuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, në shtator të vitit 2017, thekson ndikimin e mediave pro-ruse serbe në Serbi. Ky raport tregon se prezenca e mediave pro-ruse në Serbi është një kartë e rëndësishme në përhapjen e propagandës pro-ruse midis serbëve të Kosovës, duke thënë se lajme të rreme janë fabrikuar nga media të ndryshme ruse si Sputnik dhe Russia Today. Kur flasim për ndikimin e lajmeve të rreme në rajon dhe botë, Maqedonia është një fabrikë e lajmeve të rreme. Një artikull i publikuar nga BBC më 5 dhjetor 2016 me titullin “Qyteti që po pasurohet nga lajmet e rreme”, tregon se si qindra adoleshentë maqedonas qëndrojnë prapa industrisë së lajmeve të rreme në qytetin e vogël të Velesit, të cilët prodhuan lajme të rreme proTrump gjatë fushatës presidenciale në SHBA. (shih, https://www.bbc.com/news/magazine38168281) Gazetarja e BBC, Emma Jane Kirby, madje shkoi në qytetin e Velesit dhe u takua me një 19 vjeçar me emrin e rremë Goran, i cili i tregoi asaj se si të rinjtë po prodhojnë lajme të rreme për të fituar para nga reklamat. “Amerikanët i pëlqenin lajmet tona dhe ne fitojmë para nga ato”, thotë Goran për BBC, duke shtuar: “Kush brengoset nëse janë të vërteta apo të rreme?”. Në artikullin e BBC tregohet në detaje se si funksionoi prodhimi i lajmeve të rreme. Pasi kopjoi dhe modifikoi artikujt, Goran i paketoi me një titull të ri, pagoi Facebook që ta shfaqte lajmin tek një audiencë e targetuar amerikane të uritur për lajme rreth Trump dhe kur amerikanët klikuan në lajmet e tij, ai filloi të fitojë para nga reklamat në faqe. Ai tregon për BBC se punoi me lajme të rreme vetëm një muaj dhe fitoi 1,800 euro. Por, shokët e tij, tregoi ai, kanë fituar mijëra euro në ditë. “Kur e pyeta nëse shqetësohet se lajmi i tij i rremë ka ndikuar padrejtësisht tek votuesit në Amerikë, ai u tall”, thotë gazetarja e BBC. “Adoleshentët në qytetin tonë nuk brengosen se si votojnë amerikanët. Ata janë të kënaqur që fitojnë para dhe që mund të blejnë rroba dhe pije të shtrenjta”. (shih, https://www.bbc.com/news/magazine-38168281) Pra lajmet e rreme, siç dëshmohet nga artikulli i BBC, përveç qëllimit për të ndikuar politikisht, më së shumti bëhen për të përfituar financiarisht. Shumë lajme të rreme, si në vend ashtu edhe në botë, nëse i lexon e sheh që për qëllim kanë përfitimet financiare.Artikujt me tituj sensacionalë, me dy paragrafë në tekst dhe me një mbishkrim që të udhëzon të klikosh në reklamë për ta parë artikullin e plotë ose videon, qëllimin e vetëm e kanë përfitimin financiar. Falë përdorimit të madh, sidomos nga politikanët, termi “Lajm i Rremë” ose “Lajme të Rreme” u përhap në përdorime gjuhësore dhe shkrime për çdo informacion që dikush i kundërshton, pavarësisht nga vlera e tij e së vërtetës, shpesh duke u përdorur edhe si ironi për të kundërshtuar diçka. Kjo bëri që Shoqëria Amerikane e Dialektit të zgjidhte “Lajm i Rremë” fjalën e vitit 2017 (shih, https://www.americandialect.org/fake-news-is-2017-american-dialect-society-word-of-theyear). Gjatë vitit 2018, Trump krijoi “Fake News Awards” (Çmimet për Lajme të Rreme), një projekt kundër mediave që përfundoi me një listë prej artikujve nga shtypi kryesor në SHBA, kinse me lajme të rreme. Ai shkoi aq larg sa që në profilin e tij në Twitter ai shpërndau një artikull me fituesit e çmimit “Lajmi i Rremë”, duke shkruar: “Dhe fituesit e LAJMEVE TË RREME janë...”.(shih, https://twitter.com/realDonaldTrump/status/953794085751574534). Profesori i gazetarisë në UBT, Musa Sabedini, i cili ligjëron lëndën “Gazetaria Online”, në ligjëratat e autorizuara për studentë tregon një fakt interesant rreth ndikimit të lajmeve të rreme. Lajmet e rreme, në fakt, kanë ndikim aq të madh sa që lexohen dhe besohen më shumë sesa lajmet reale. (shih, https://drive.google.com/file/d/1AvryjdpKQF_4YjgdG1DnaPT4hfasALO3/view). Një grup akademikësh kanë botuar studimin e parë shkencor bazuar në të dhënat e ekspozimit të qytetarëve amerikanë ndaj lajmeve të rreme gjatë fushatës elektorale të vitit 2016. Studimi u krye te 2525 amerikanë nga data 7 – 14 nëntor 2016, dhe të dhënat u morën nga historia e tyre e internetit, duke përjashtuar informacionin që merret nga rrjetet sociale apo celularët e tyre. Studimi vë në dukje që lajmet e rreme kishin impakt të madh, sidomos te qytetarët mbi 60 vjeç. Më e keqja është se përpjekjet kundër lajmeve të rreme nuk po funksionojnë. Faqet online për konfirmimin e fakteve si Snopes apo PolitiFact nuk po ia dalin dot të arrijnë lexuesit e lajmeve të rreme. Sipas autorëve të studimit, nga 2525 amerikanë, asnjë prej tyre nuk ka kontrolluar asnjëherë këto faqe për t’i konfirmuar lajmet. Ndër të tjera, studimi zbuloi:4% e amerikanëve të moshës 18 vjeç (65 milion njerëz) kanë vizituar uebfaqe proTrump dhe pro-Clinton gjatë kohës së vëzhgimit.  Lajmet e rreme përbënin 2.6% të lajmeve që qarkullonin atë periudhë.  Nga një mesatare 5.4 lajmesh të rreme, 5 ishin pro Trump.  66% e vizitorëve të faqeve që shpërndanin lajme të rreme janë konservatorë.  40% e mbështetësve të Trump dhe 15% e mbështetësve të Clinton lexonin të paktën një lajm të rremë në ditë. “Lajmet më të rrezikshme janë ato me të paktën disa baza të së vërtetës dhe të krijuara nga njerëz ose institucione me kredibilitet”. (O’Keefe, 2018:74) Lajmet e rreme dhe termi “lajm i rremë”, u përdorën aq shumë sa që përveç artikujve të trilluar që pushtuan botën, njerëz kredibil dhe me fuqi si botërore ashtu edhe vendore, filluan ta përdornin lajmin e rremë si shkas edhe për t’u vetëmbrojtur. Më 11 korrik të vitit 2017, Presidenti Donald Trump, në një konferencë para gazetarëve, reagoi ndaj një gazetari të CNN duke e quajtur vetë gazetarin “lajm i rremë”. Pas pyetjes së papërshtatshme për të që ia bëri gazetari, Trump i tha atij: “Ti je lajm i rremë”. (shih, https://www.fox26houston.com/news/228543730-video) Madje, edhe Presidenti i Kosovës filloi të sillej sikur ai i Amerikës, të përdorte termin “lajm i rremë” sa herë që diçka nuk i konvenonte. Në disa raportime të mediave të ndryshme për mundësinë e ndarjes së Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve me Serbinë, Thaçi i quajti që të gjitha “fake news”. (shih, https://telegrafi.com/thaci-lajme-per-ndarje-te-kosoves-fake-news/) “Hashim Thaçi njihet për premtime të rrejshme, njihet për lajme të rrejshme edhe si kryeministër, edhe si ministër i Jashtëm, tash edhe si president. Në vend se t’i akuzojë të tjerët se po prodhojnë “fake news”, “fake presidenti” Thaçi është mirë që t’i kujtojë premtimet e papërmbushura ndër vite. Pse duhet besuar se do të jetë ndryshe, tash kur flet për fazën finale të dialogut me Serbinë?”. (shih, https://www.gazetaexpress.com/oped/nje-fake-president-si-hashim-thaci-563363/) Pra lajmet e rreme, kanë hapur një dimension të ri, si informimi ashtu edhe komunikimi. Përveç që prodhuesit e tyre po i përdorin ato për përfitime të ndryshme, edhe vetë politikanët po e përdorin termin “lajm i rremë” si mburojë për qëllimet e tyre. 

“Kushdo që kontrollon mediat, kontrollon mendjen”. (Jim Morrison, këngëtar dhe tekstshkrues amerikan) Kjo mund të duket e çuditshme në shikim të parë, por sot kushdo që ka një faqe në Facebook mund të postojë një artikull dhe për pak minuta të manipulojë masat. Publiku tani e ka të vështirë të kontrollojë se me çfarë informacione ushqehet çdo ditë. Sasia e madhe e informacionit të rremë që publikohet sot sidomos në rrjete sociale, e bën më të vështirë dallimin e gënjeshtrës nga e vërteta. The New York post publikoi një artikull me titull: “Lufta mbi ‘Lajmet e Rreme’ po bëhet për censurimin e lajmit të vërtetë”, që thoshte: “Në përpjekje për të shpjeguar fitoren e Donald Trump, shumë në media janë të vendosur në idenë se mbështetësit e tij ishin konsumues të ‘lajmit të rremë’ – duke e bërë kështu Trumpin president” dhe theksoi se vetë kjo frikë e re ndaj ‘lajmeve të rreme’ ishte vetë lajm i rremë dhe kishte një reagim në rritje nga konservatorët. (shih, https://nypost.com/2016/12/04/the-war-on-fake-news-is-all-about-censoring-real-news/). Lajmet e rreme janë bërë një problem edhe në Kosovë, sidomos gjatë muajve të fundit. Ka shumë artikuj të rremë, raporte mbi artikuj të rremë, hulumtime dhe analiza që tregojnë se Kosova, në fakt është, një fabrikë e lajmeve të rreme. Carl Miller, një gazetar i BBC-së, qëndroi në Kosovë dhe bisedoi me një tregtar të lajmeve të rreme. Ai erdhi në Kosovë për të hulumtuar se si pushteti po ndryshonte në epokën digjitale, por zbuloi se lajmet e rreme në Kosovë në fakt janë një industri që po lulëzon, madje duke biseduar me një nga ata që i prodhojnë këto lajme të rreme. (shih, https://www.bbc.com/news/technology46136513) “Kujdestari i qenve që qëlloi qenin derisa iu thyen kockat mbetet jashtë burgut” ishte një prej tregimeve. “Djaloshi zgjohet nga koma pas 12 vjetësh, i shushurit sekrete të errëta prindërve të tij [video]” ishte një tjetër lajm i rremë. (Carl Miller për lajmet e rreme në Kosovë, shih: https://www.bbc.com/news/technology-46136513) Mediat sot janë më shumë sesa thjeshtë televizion, gazetë, radio apo portal. Ato përfshijnë rrjetet sociale. Facebook, Twitter, Instagram, YouTube dhe Snapchat, të gjitha këto janë bërë kompani të mëdha mediale që shpërndajnë përmbajtje në sasi të pa imagjinuara më parë. Pasi media ka ndryshuar në mënyrë dramatike me krijimin e internetit, celularëve të mençur dhe rrjeteve sociale; 13 njerëzit më nuk  i marrin lajmet vetëm nga TV, radiot dhe gazetat si më parë. Tani ka blogje të panumërta, kanale në YouTube, llogari në Twitter dhe faqe në Facebook të dedikuara për postimin e lajmeve. Tani do të shohim nga afër, më ndryshe se më parë, atë që quhet lajm i rremë. Ndoshta edhe ju, në një mënyrë apo tjetrën, keni rënë pre e këtyre lajmeve të rreme, duke i klikuar dhe shpërndarë ato në mënyrë automatike pa dëshirën tuaj. Aktualisht bota dhe vendi ynë gjithashtu, ndodhet në një luftë të informacionit, të dallimit të së vërtetës nga gënjeshtra. Do të shikojmë shembuj konkretë të publikimit të lajmeve të rreme, madje edhe nga faqe të verifikuara si të sigurta nga Facebook. Do të habiteni se si, njerëzit vetëm për të fituar ca para dhe për të arritur një efekt të përkohshëm, publikojnë lajme me përmbajtje përveç të rreme edhe të tmerrshme. Lajme për tragjedi, fillimin e luftërave të supozuara, vdekje të personaliteteve, deklarata të pavërteta, keqpërdorime të emrave të mediave të mëdha dhe publikimin e fotografive dhe videove me pamje të tmerrshme por të pavërteta.

Cilat janë emrat e koduar të presidentëve amerikanë?

 Shërbimi Sekret amerikan i angazhuar për sigurinë e presidentëve amerikanë, i cakton një emër të koduar kujtdo që merr detyrën. Për më shumë se 75 vjet, presidentët amerikanë dhe familjet e tyre të afërta kanë marrë pjesë në një traditë të gjatë të mbajtjes së pseudonimeve që kanë ndonjë kuptim simbolik ose që lidhen me personalitetin ose trashëgiminë e tyre.


Kjo praktikë daton në fillim të viteve 1900. Shërbimi Sekret fillimisht filloi të përdorte emrat e koduar për qëllime sigurie, në një kohë kur komunikimet elektronike nuk ishin të koduara.

Megjithëse emrat e koduar përdoren ende sot, qëllimi është të arrihet shkurtësi dhe qartësi në komunikim, ndërsa kjo praktikë është bërë më simbolike pasi presidentët dhe anëtarët e afërt të familjeve të tyre zgjedhin emra të koduar që fillojnë me të njëjtën shkronjë, por kanë kuptime individuale personale për secilin (edhe pse rrallëherë i shpjegojnë publikisht zgjedhjet e tyre).

Cilët janë emrat e koduar më interesantë?

Ish-presidenti amerikan Donald Trump zgjodhi vetë emrin e koduar Mogul si një lidhje me biznesin e tij të pasurive të paluajtshme. Ish-Zonja e Parë Melania Trump u kodua me emrin Muse dhe “vajza e parë” më e ekspozuar Ivanka Trump ishte Marvel.

Lancer ishte emri i koduar për presidentin John F. Kennedy sepse administrata e tij lidhej me legjendën e Camelot-it dhe mbretit Arthur, ku Lancelot ishte një kalorës i famshëm. Për Jackie Kennedy, Shërbimi Sekret përdori emrin Lace.

Searchlight (Projektor) është emri i koduar që për ironi i përkiste presidentit Richard Nixon. Ai dha dorëheqjen pasi u përpoq pa sukses për të mbuluar skandalin Watergate. Sjellja e tij antikushtetuese e vuri pa dyshim në qendër të vëmendjes.

Renegade (Renegat) është emri i koduar që Barack Obama zgjodhi për veten e tij, sepse i pëlqente Kiefer Sutherland në filmin e vitit 1989 “The Apostates”, në të cilin Sutherland luante agjentin e fshehtë Buster McHenry. Michelle Obama gjatë administrimit të bashkëshortit të saj, për Shërbimin Sekret ishte Renaissance (Rilindje).

Presidentëve të familjes Bush, Shërbimi Sekret u caktoi emra si pjesë të filmave aksion. Bush Sr. ishte Timberwolf, dhe gruaja e tij Barbara Bush u kodua me emrin Tranquility (Qetësi). George W. Bush mori emrin sekret Trailblazer dhe Laura Bush si Zonja e Parë u emërua Tempo.

Emri i koduar i presidentit aktual të SHBA-së, Joe Biden, është Celtic (Kelt) për shkak të origjinës së tij irlandeze, ndërsa emri i koduar i Jill Biden është Capri.

Cilat emra të koduar mendoni se do të ishin të përshtatshëm për liderët e Ballkanit?

Cili ishte spiuni më dinak i shekullit 20-të?

 



Qeveria britanike më 1 korrik 1963 pranoi se ish-diplomati i saj Harold Adrian Russell “Kim” Philby, kishte vepruar si agjent sovjetik.
Dezertimi i tij në Bashkimin Sovjetik në janar 1963 ishte një prej momenteve më dramatike të Luftës së Ftohtë. Philby ishte përjashtuar vite më parë nga shërbimi i zbulimit britanik MI6 – ai dyshohej si spiun e tradhtar.
Në rrezik për t’u arrestuar, Philby kërkoi ndihmën e qendrës në Moskë. Në janar 1963, ndërsa punonte si gazetar për “Observer” dhe “Economist”, dhe ndodhej në Liban ai hipi në një anije ruse me destinacion Odesën. Larg nga të priturit si hero, Philby u mënjanua nga KGB-ja sovjetike, e cila frikësohej se ai mund të ishte agjent i dyfishtë i perëndimit. I vetmuar, Philby gjeti shishen si ngushëllim duke u dhënë pas pijes.
Por në aspekte të tjera, ai u trajtua sipas biografëve, më mirë sesa qeveria sovjetike trajtonte popullin e vet: atij iu dha një makinë, një vilë e mobiluar, furnizime me ushqime të përzgjedhura, edhe nga jashtë shtetit, me të gjitha ato që nuk i kishin munguar në Londër, madje edhe grua.
Philby u martua me gruan e tij të katërt, Rufina Pukhova, e cila në kujtimet e saj shkruan se Philby kurrë nuk shprehu keqardhje që u arratis, por mbeti i zhgënjyer kur pa njerëz të varfër dhe kuptoi se “ne po ndërtojmë komunizmin”. Ai gjithashtu tentoi vetëvrasje, por kurrë nuk foli për t’u kthyer në Angli.
Harold Adrian Russell “Kim” Philby vdiq në Moskë në vitin 1988, në moshën 76-vjeçare. Ai cilësohet si një prej spiunëve më dinakë të shekullit 20.

‘Takimi i gjeneralit Fatmir Limaj- Kryeministrit Albin Kurti?’- Heshtje totale nga dy kampet politike… Çfarë po ‘zihet’?

Ditën e sotme  më datën 5.4.2025. qarkulluan lajme në media se kryetari i Nisma-s, gjnerali i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës , dhe Kr...