Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/09/13

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuqi ,“Iranianët u zunë në befasi prandaj u tensionuan

 


Ministri i Brendshëm, Bledi çuçi, i ftuar në Top Story, tha se ekziston një mundësi që Irani të kundërpërgjigjet pas shkëputjes së marrëdhënieve diplomatike dude theksuar se janë vigjilentë.

Ai shtoi se tashmë ndihen më të sigurtë, pasi Shqipëria është pjesë e NATO-s. Sipas ministrit, pas sulmeve kibernetike, tashmë ka një mbrojtje të shtuar digjitale.

Ministri Bledi Çuçi në Top Story: Nuk kishte ndonjë tension përtej asaj që pritet. Ata patën 24 orë kohë dhe lëvizjet do ishin pak të tensionuara. Mund të jenë zënë në befasi por ne ishim të prerë për vendimin dhe për orën e përcaktuar për largimin e tyre. Vetëm tre diplomatë kishin mbetur në Shqipëri. Një I ngarkuar tentoi por nuk mundi të hynte dhe u kthye mbrapsht sepse ishte marrë vendimi. Sot nuk kishte ndonjë tension. Aty pati ndërhyrje për sigurei dhe nuk është prekur asnjë pajisje apo dokument që janë sot në Ambasadë se do ketë procedura atë tjera. Janë procedura diplomatike. Aty thjesht po zbatohej vendimi i gjykatës. Në rezidencë nuk është ndërhyrë fare. Është e pritshme që reagoni të reagojë por çdo gjë është bërë brenda procedurave. Iu kërkuam nëse keni nevojë tju shoqërojmë me eskortë policie, por nuk kishin nevojë. Ishte vendimi i gjykatës për siguri. Vendimi i qeverisë ishte i qartë. Çështja penale i takon organeve të drejtësisë. Nuk përzihet procedura diplomatike me ato penale.

Gjeneral Piro Ahmetaj:“Siguria kibernetike, përgjegjësi sovrane e R.Sh” !

 


Në përgjigje të interesimit të disa mediave rreth reagimit të Tiranës zyrtare mbas sulmit kibernetik të Iranit ndaj sistemeve digjitale të Republikës së Shqipërisë, në vijim gjeni një përmbledhje strategjike:

Para së gjithash, përtej dhe përfshi rastit konkret, ku sistemet digitale të një shteti (R.Sh) u sulmuan nga një shtet tjetër (Irani), po paraqes një opinion të zgjeruar PSE ( ?) vendet  kanë jo vetëm përgjegjësinë por janë edhe në të drejtën sovrane për të reaguar ndaj sulmeve kibernetike ?

Së pari, kryesisht mbas viteve 2000, kërcënimet kibernetike janë të konsideruara në top listën e rreziqeve asimetrike ndaj stabilitetit,  për rrjedhojë  edhe ndaj sovranitetit kushtetues të  çdo vendi më vete, ndaj Aleancës Transatlantike (NATO) dhe jo vetëm.

Mbas Samitit të Chicagos 2012, NATO ka bërë përpjekje për t’i konsideruar kërcënimet kibernetike si pjesë të artikullit 5, ose si përgjegjësi e mbrojtjes kolektive. Ndërkohë,  ajo ka zhvilluar projekte, kapacitete  dhe aktualisht zotëron aftësi operacionale për mbrojtjen kibermetike “vetëm të sistemeve digitale të NATO-s”, qofshin ato të instaluara në Bruksel, në  instalimet e kohës së paqes apo në 30 vendet anëtare (përfshi në R.Sh)!

Si dëshmitar/ekspert teknik i këtyre përpjekjeve, e përsëris se përfshirja e kërcenimeve kibernetike brenda “Ombrellës së përgjegjësive të NATO-s” (artikulli 5), do të transformonte nga themelet Marrëveshjen e Washintonit (1949) si dhe përballjen e Aleancës me kërvenimet e gjeneratës së shekullit 21/22.

Ndërsa «dështimi» i kësaj përpjekje (nëse do e quanim kështu), ndërlidhet jo vetëm me barrën e jashtëzakonshme financiare (Triliona Dollarë) të sistemeve të mbrojtjes nga sulmet kibernetike, por edhe me konkurencën mes USA, UK, Gjermanise, Francës, etj për prokurimet e sistemeve nga industritë ushtarake respektive si dhe me traditën hezituese të Agjensive të Inteligjencës për të ndarë informacione me peshë, gjeopolitike dhe strategjike njëherësh.

Gjithsesi, do ishte shumë mirë sa më herët, por shpresoj nuk do jetë shumë vonë, pasi përfshirja e kërcënimeve kibernetike brenda artikullit 5 të NATO-s do të imponohet nga dinamika e lartë e ndryshimit të gravitetit të kërcenimeve në  mjedisin e “erës së re të sigurisë”! Sigurisht NATO, do duhet të mbështesë vendet anëtare me mesazhe solidatiteti dhe  asistencë teknike, si në rastin e sulmit kibernetik të Iranit ndaj RSh, kur Sekretari Stoltenberg, i konfirmoi mbështetjen e saj.

E lexuar nga konteksti i sipërpërmendur, besoj del edhe më e qartë që çdo vend i NATO-s, ka përgjegjësinë dhe të drejtën sovrane për të zhvilluar strategji, programe, kapacitete, infrastruktura dhe rregulla angazhimi për mbrojtjen e vendit nga kërcënimet kibernetike. Por, më duhet ta bëj të qartë se ndërtimi i kapaciteteve për mbrojtjen kibernetike është një ndëmarrje shumë e vëshirë dhe me kosto pothuaj të pamundur për t’u përballuar jo vetëm nga vendet e vogla të ngjashme me vendin tonë.

Po ashtu, përfitoj nga ky rast, për t’ju përgjigjur një shqetësimi publik në 10 vitet e fundit (nga kur Qeveria Berisha në marrëveshje me USA, pranoi valën e parë të opozitarëve Iranian: «në rast se regjimi i Iranit do guxonte të komplotonte sulme terroriste kundër Muxhahedinëve (MEK) të akomoduar në territorin e R.Sh, pa asnjë mëdyshje (ashtu si rasti 11 Shtatorit në kullat binjake) do të konsiderohej/t sulm ndaj sovranitetit të RSh dhe çdo vendi të NATO, dhe nëse kështu do të merrte përgjigjen shpaguese nga fuqia ushtarake e Aleancës Transatlantike (NATO/SHBA)

Së dyti, prandaj në rastin konkret, gjykoj se mbështetur në të drejtën sovrane, Tirana Zyrtare vendosi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin si kundërpërgjigje propocionale ndaj sulmit kibernetik të kryer në muajin korrik ndaj infrastrukturave digjitale të R.Sh.

Përtej definicioneve të kujdesshme  diplomatike, nga ana e sigurisë strategjike: «një sulm kibernetik (në këtë rast i provuar edhe nga agjenistë prestigjoze të intelingjencës), përbën mbi të gjitha kërcenim serioz ndaj stabilitetit dhe Sigurisë Kombëtare të një vendi sovran», në këtë rast ndaj R.Sh. Nuk besoj se as udheheqësit, Strategët apo Diplomatët e regjimit të Iranit të kenë kundërshtime thelbësore ndaj këtij përcaktimi të gjithëpranuar boterisht ?!

Parë kështu,  reagimin e «fortë», për këdo që do ta quajë kështu të Qeverisë R.Sh  për ta larguar brenda 24 orëve prezencën diplomatike të Iranit nga Tirana,  e gjej jo vetëm të legjitimuar brenda kornizës kushtetuese të R.Sh, por edhe të drejtë sovrane, të mirë-peshuar si dhe të koordinuar në raport me parimet e integritetit të çdo vendi të NATO-s dhe jo vetëm.

Së treti, sigurisht nuk ka vend fare as për politizimin, as për triumfalizëm delirant(si në rastin e spiunazhit Rus për depot e braktisura të Gramshit) as për kapitalizimin e suksesit dhe levdata ndaj Qeverisë, pasi në rastin më të mirë, Institucionet përgjegjëse  kanë përmbushur detyrën kushtetuese ndaj stabilitetit, sovranitetit, sigurisë dhe interesave kombëtare.

E thënë më drejtpërdrejt, edhe pse si ekpert i mirëkuptoj shumë mirë vështirësitë deri në pamundësi për të parandaluar me garanci 100 % rreziqet kibernetike, Qeveria dhe Institucionet përgjegjëse, në bashkëpunim me ato homologe të SHBA, Izraelit, apo ndonjë vendi tjetër, (si parandalimi i sulmit terrorist në stadiumin e Shkodrës) do të duartrokiteshin me meritë nga shqiptarët nëse do ta kishin parandaluar në kohë këtë sulm.

Nga ana tjetër, mendoj se duhet nënvizuar jo vetëm për komunitetin e sigurisë, se duke ju bashkuar me kurajo programeve të SHBA në betejën kundër regjimit të Iranit (duke strehuar oponentet e regjimit të Iranit), akt që në fakt  nuk e ka bërë as Franca, as Gjermania, as Suedia, etj. Prandaj është fare e thjeshtë që bashkë me përfitimet nga statusi  i “aleatit të privilegjuar, strategjik siç e vetëquajnë  pushtetarët e radhës), Shqipëria ka marrë mbi vete edhe peshën e rreziqeve nga regjimi i Iranit.

E parë nga ky këndveshtrim, mendoj se SHBA e ka përmbushur «detyrimin» duke e kompensuar Shqipërinē e vogël në raport me peshën e madhe të kërcënimeve që ka marrë duke ju bashkuar interesave gjeopolitike në luftën kundër regjimit Iranit, Irakut, dhe në çdo rast tjetër të ngjashëm.  Për më konkretisht, përveç qëndrimeve diplomatike, SHBA e ka mbështetur R.Sh për projektin e mbrojtjes kibernetike  me asistencë teknike, ekspertizë, etj por edhe me sisteme, trajnime dhe financime duke e vendosur në  krye të listës së bashkëpunimit midis dy vendeve tona.

Së katërti, përtej modestisë tepëruar, nuk bashkohem aspak as me privatizimin politik të gjithë-Pushteteve, as me (mavro) administratorët e emëruar me zvarritje në krye të Institucioneve të larta Shtetërore dhe as me delekuencën e mjero-opozitarëve të bravave, vulave dhe proçedurave; as me përrallat egocentrike të Batonëve të pushtetit dhe teoritë konspirative të Haxhiqamilëve  modern, si dhe as  me opinionistët e gjithëditur por të mirëpaguar nga oligarkët tru-dhjamosur!

Ajo që dua të shtoj nga kapaciteti i ekspertit për të peshuar rreziqet ndaj sovranitetit dhe interesave kombëtare, është që faktorët politike, për më keq ato shtetërore, nuk do duhet kurrësesi të demostrojnë protagonizëm, të tipit të udhëheqësve të internacionalizmit botëror në luftën ndaj regjimeve që gjithësesi kanë peshë dhe mundësi të konsiderueshme për të kërcënuar apo qoftë edhe dëmtuar interesat e vendit tonë jo vetëm në planin e sigurisë kibernetike, por  dhe më gjerë.

Së pesti, në dijeninë time të kujdesshme, 10 vitet e fundit, Shqipëria ka bërë përpjekje serioze, e finalizuar me   “Marreveshjen për  Sigurinë Digitale”, e nënëshkruar në Janar 2022 me Kompaninë elitare, JC Jones Cybersecurity që  drejtohet nga Gjenerali* mirënjohur James Jones, ish-Komandant i NATO-s, Këshilltar për Sigurinë Kombëtare gjatë Presidencës Obama etj.

Gjithësi gjykoj se mbetet emergjente dhe rekomandoj që edhe mësimet e nxjerra nga ky rast, të shërbejnë si një këmbanë e fortë alarmi, për të zhvilluar strategji aplikative (jo letra inventar/dekor për zyrat e shtetarëve të radhës); modernizuar sistemet, aftësitë mbrojtëse, si dhe kulturën e bashkëpunimit mes institicioneve dhe strukturave përgjegjëse ndaj kërcenimeve kibernetike dhe jo vetëm!

Në shtesë, përfitoj nga rasti, që ashtu si në 10 vitet e fundit, të ri-rekomandoj edhe më fortë Autoritetet Shtetërore në Tiranë dhe Prishtinë që brenda Plaftormës: “dy shtete sovrane një komb i vetëm”, do të duhet të jetësohet si një projekt shëmbullor i përbashkët për mbrojtjen kibernetike mes R.Sh dhe asaj Kosovës (për më tepër se ky projekt është jashtë korrnizës së artikullit 5 të NATO-s).

*Gjeneral ® Piro AHMETAJ,

Senior Expert për SK, Rajonin dhe NATO-n,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut, Ish:

Këshilltar Ushtarak i Presidentit të R.Sh,

Zv/ShShPFA & Përfaqësues në SHAPE/NATO.

Shënim: Kjo përmbledhje është ndare me ekpert/kolege në Këshillin e Atlantikut, Washington, Bruksel, etj.

“Shqipëria 1 euro”, hakerat nxjerrin në shitje sekretet e shtetit shqiptar

 


Hakerat që kanë sulmuar institucionet shqiptare së fundmi edhe sistemin TIMS në dogana të cilët identifikohen me faqen “Homeland Justice”, kanë nxjerrë në shitje të dhënat e serverëve që ata disponojnë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ata ofrojnë 800 GB të dhëna për 900 dollarë. Kujtojmë që gjatë muajit korrik hakerat sulmuan administratën dhe ministritë duke bërë publike komunikimet përmes e-maileve.

Ndërkohë që pak ditë më larë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, lidhur me këtë sulm ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pasi pas hetimeve të agjencive shqiptare dhe atyre partnere, rezultoi se hakerat mbështeteshin drejtpërdrejtë me Iranin.

Nuk vonoi shumë dhe hakerat ashtu siç edhe paralajmëruan nisën hakmarrjen,.

Nga ora 23:15 e së premtes në mbrëmje dhe përgjatë gjithë ditës së shtunë, sistemi TIMS në të gjitha pikat kufitare të Shqipërisë ishte jashtë sistemit.

Edhe pse qeveria shqiptare tha se gjithçka mbetet nën kontroll dhe se çdo sulm është zmbrapsur, hakerat tashmë kanë nxjerrë në shitje të dhënat që janë marrë nga sistemi TIMS në Shqipëri, por edhe në adresat elektronike të zyrtarëve shqiptarë.

Kjo do të thotë se “sekretet” e Shqipërisë tashmë mund të blihen në treg. Një tjetër fakt është se hakerat kërkojnë që pagesa për blerjen e të dhënave të bëhet përmes parasë elektronike Bitcoin, që të jetë e pamundur për tu kuptuar se ku po shkojnë këto para.

Sulmet kibernetike në Shqipëri/ Ekipi, me lidhje të forta në Teheran!

 


Dje kanë dalë në pah katër emra, bashkë me fotot që flasin mbi personat e mundshëm që kanë drejtuar operacionin global kibernetik në të cilin është përfshirë edhe vendi jonë.

Një media që duket se i përket Iranit, ka hedhur dritë mbi personat që fshihen pas sulmeve të njëpasnjëshme, ku në fokus ka qenë edhe Shqipëria. Sipas tyre, ata kanë nisur goditjet që një vit më parë në aeroportin e Rinasit, duke e konkretizuar tre muajve të fundit me goditjet që iu dhanë siteve qeveritare dhe së fundmi duke marrë për ditë me radhë krejt sistemin TIMS.

Pavarësisht se ditën e djeshme kreu i qeverisë doli dhe dha lajmin se sistemi është kthyer i gjithi, në fakt të dhënat që vinin nga Rinasi dhe një pjesë e mirë e ndërtesave policore bëhej me dije se në fakt nuk funksionon sistemi por punonjësit e pikave kufitare vijojnë punën me dorë. Megjithatë, janë një sërë agjencish ndërkombëtare që kanë ndërhyrë për të ndihmuar jo vetëm për rikthimin në punë të sistemit, por madje edhe në hetimin kompleks të çështjes, pasi personat që kanë organizuar sulmin pretendohet se janë profesionistë dhe se kanë mundur të godasin në të gjithë botën.

Është “Iran International” që ka dhënë detaje të rëndësishme në lidhje me katër personat që mendohet se kryesojnë skuadrën që godet herë pas herë sistemet tona kibernetike duke bërë që të merren të gjitha të dhënat e madje edhe të nxirren në shitje në internet me çmime qesharake! Grupi prej katër personave që janë identifikuar nga kjo media vendase bëhet me dije se kanë edhe lidhje njëri me tjetrin. Njëri është profesor universiteti, dy vëllezër dhe kunati i tyre. Megjithatë, organet ligjzbatuese që merren me këtë çështje ende nuk kanë treguar publikisht se në çfarë faze hetimi gjenden!

MEDIA IRANIANE

Media “Iran International” ka publikuar ditën e djeshme fotografi të katër aktorëve kryesorë iranianë në sulmet kibernetike globale, “të cilët janë të lidhur me agjenci të ndryshme të inteligjencës qeveritare në Teheran. Rasti më i fundit i një sulmi kibernetik shkatërrues që i atribuohet operativëve të inteligjencës iraniane ishte një ndërhyrje e hakerëve në sistemet kompjuterike të qeverisë shqiptare që filloi në vitin 2021 dhe përfundoi me një ndërprerje masive në korrik, sipas hetimeve të sigurisë të ‘Microsoft’.

Informacioni u vodh dhe shërbimet publike u ndërprenë nga hakerat iranianë, sepse Shqipëria po pret një grup opozitar. Javën e kaluar, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe dëboi diplomatët e saj dhe, menjëherë, forcat e saj të sigurisë hynë në kompleksin e ambasadës duke kërkuar prova.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj ministrisë së inteligjencës së Iranit dhe ministrit të saj, me NATO-n që shpreh gjithashtu mbështetje për shtetin e saj anëtar, Shqipërinë.

Sipas informacionit të marrë nga firma e sigurisë kibernetike ‘Backdoor’, kreu i luftës kibernetike të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) është një person i identifikuar si Hamidreza Lashkarian (Lashgarian) 61-vjeçar, me banim në Teheran dhe me sa verifikohet një pedagog universiteti që ka disa artikuj të botuar. Ai ka një histori të përfshirjes në operacione të ndryshme të inteligjencës së IRGC-së kundër lundrimit komercial dhe aktiviteteve të tjera klandestine. Vitin e kaluar, një grup i quajtur ‘Sayyad Project’ kishte shënjestruar aeroportin e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë.

Një grup kibernetik anti-Iran i quajtur ‘Lab Dookhtegan’ ose ‘Read My Lips’ zbuloi identitetin e personit që drejtonte sulmin kibernetik si Mohammad-Bagher Shirinkar. ‘Iran International’ ka marrë foton e tij nga ‘Backdoor’ dhe pseudonimi i tij është ‘Mojtaba Tehrani’, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për lidhjen e tij me IRGC. Vëllai i tij MhammadHossein Shirinkar është gjithashtu një nga aktorët kryesorë në grupin ‘Sayyad’. Ai thuhet se është kreu i Inspektoratit të Inteligjencës së IRGC, sipas ‘Lab Dookhtegan’. Një operator tjetër është Mehdi Hashemi Tughraljardi i cili është kunati i vëllezërve Shirinkar. Ai është gjithashtu i sanksionuar nga SHBA dhe drejtor i Përgjithshëm i një kompanie dixhitale në Teheran”.

Mbretëresha ka lënë një letër sekrete, hapet pas 99 vjetësh

 


       Elizabeta II ka lënë një letër të fshehtë, që mbahet brenda një kasaforte në ndërtesën historike të mbretëreshës Vitoria të Australisë, sipas “Daily Mail”.

Sipas burimeve, letra nuk duhet të hapet për 63 vjet të tjera, ndërsa ka 36 vjet aty.

Letrën, Shkëlqesia e saj e ka shkruar në nëntor 1986, gjatë një vizite shtetërore në Sidnej. Gjithashtu, janë dhënë udhëzime të qarta, se kur duhet të zbulohet për publikun, përmbajtja e saj.

Në shkresën nga mbretëresha drejtuar kreut të Bashkisë së Sidnejit, Australi, thuhet:

“Përshëndetje,

Në një ditë të përshtatshme, të zgjedhur nga ju, në vitin 2085, ju lutemi hapni këtë zarf dhe përcillni te qytetarët e Sidnejit, mesazhin tim.”

Ndërtesa ku ruhet kasaforta u përurua më 1898, për t’i bërë nderime mbretëreshës Viktoria, në jubileun e Diamantë.

Monarku britanikm mbetet kreu i shtetit në Australi. Në vitin 1999, vendi pati një referendumm për të vendosur nëse donte të bëhej republikë.

Megjithatë, 54 për qind e popullsisë, në atë kohë mbajti anën e mbretëreshës, duke vendosur që të mbetet kreu i shtetit. Për rrjedhojë, posti i kreut të shtetit të mbretëreshës mbeti i pashfuqizuar.

Mbretëresha e ndjerë, e vizitoi për herë të parë Australinë, në vitin 1954, si monarkja e parë në fuqi. Gjithsej, Elizabeta II e ka vizituar 16 herë Australinë

“Sikur Mehmet Shehu të kishte vrarë Enver HOxhen , populli do ta përkrahte”

 


        Përgjimet nga Sigurimi i Shtetit ndaj “elementëve armiqësore” në periudhën korrik-shtator 1983, në zonën e Matit dhe në burgjet e tij, sidomos në repartin 321, apo ndryshe, burgun e Burrelit.

Sipas hartuesit të këtij materiali sekret, që i është dërguar sërish Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Parë, sh. Zylyftar Ramizi, por edhe Sekretarit të Parë të Komitetit të Partisë të Burrelit, sh. Zylyftar Dyrmishi, “elementi armik ka intensifikuar veprimtarinë armiqësore në fushën e agjitacionit e propagandës”.

Nga: Ferdinand Dervishi

Vijon nga numri i kaluar…

Dhe më tej: “Në këtë tremujor ka një rritje në krahasim me tremujorin e kaluar të numrit të personave që kanë komentuar. Gjithashtu ka rritje edhe në mprehtësinë e ashpërsinë e komenteve të zhvilluara”. Dhe po të lexosh brendinë e këtij informacioni sekret, duket se të paktën të dënuarit e burgut të Burrelit kanë lëshuar akuza shumë të sakta kundër Enver Hoxhës dhe pushtetit të tij.

Kështu, ata janë përgjuar të thonë se “sikur Mehmet Shehu të kishte arritur qëllimin e tij, i gjithë populli do të ishte më të, se Mehmeti i ka bërë të gjitha krimet me urdhër të Enverit, se pas vdekjes së Mehmetit paskan mbetur edhe më të poshtër se ai, se në burgje komunistët kanë marrë e zbatuar të gjitha gjërat e këqija të Hitlerit, se Enveri në rini të tij i shërbeu Zogut, se krimineli gjen kënaqësi vetëm kur sheh gjak e lot pa fund”, etj.

PËRMBAJTJA E DOKUMENTIT

“Gjatë periudhës korrik-shtator 1983 elementi armik ka intensifikuar veprimtarinë armiqësore në fushën e agjitacionit e propagandës. Në këtë tremujor ka një rritje në krahasim me tremujorin e kaluar të numrit të personave që kanë komentuar. Gjithashtu ka rritje edhe të mprehtësisë e ashpërsisë të komenteve të zhvilluara… Drejtimet kryesore të propagandës armiqësore gjatë kësaj periudhe janë: a)- Kundër vijës politike të Partisë dhe udhëheqjes së saj, janë shprehur. “…Gjyqi është bërë me dyer të mbyllura, pasi nuk kanë asnjë fakt për t’i dënuar, por mirë ua bënë, se nuk qenë të Zot me veprue”.

“Të vjen për të qeshur kur dëgjon se çfarë shkruhet në vendimin e gjyqit, si është e mundur që të jenë të lidhur me spiunazhin e huaj qysh pas çlirimit, të kenë marrë urdhër për të asgjësuar udhëheqësin e Partisë dhe të mos e kenë kryer, është e pabesueshme, por bravo i qoftë atij se u hëngri kokën të gjithëve për të qenë vetë i lirë, për të vepruar si të dojë. A e din ti se udhëheqësi i Partisë ka pasur gisht në vrasjen e Q. Stafës? Kështu e kanë traditën këta, nga njëra anë të vrasin, nga ana tjetër të lavdërojnë”. “Kam dëgjuar në radion jugosllave se tek ne janë asgjësuar 12 anëtarë të Byrosë Politike dhe 20 anëtarë të KQ dhe se vetëvrasja e M.Shehut është e padrejtë, ai nuk ka vrarë veten, por atë e kanë vrarë bp. (bashkëpunëtorët, red.) e shokët e udhëheqësit kryesor”.

“Është e pabesueshme që M. Shehu dhe K. Hazbiu të kenë qenë tradhtuar, siç shkruhet në vendimin e gjykatës, por unë mendoj dhe kështu duhet të jetë që para Kongresit të 8-të të PPSH-së gjatë përgatitjes së tezave, këta të fundit (Mehmeti e Kadriu) mund të kenë qenë kundër mendimit të udhëheqësit të Partisë për ndonjë çështje dhe për këtë u janë kundërvënë deri sa i bënë tradhtarë dhe i eliminuan”.

“Na punuan vendimin e gjykatës edhe ne pensionistëve, është e çuditshme! Unë isha në ushtri në kohën kur K. Xoxe bllokoi udhëheqësin e Partisë. Në atë kohë na bënë mbledhje dhe na folën keq për M. Shehun, mirëpo M. Shehu qe personi që shpëtoi udhëheqësin e Partisë në Moskë. Nuk besohet që të kenë pasur urdhër për të vrarë udhëheqësin e Partisë e të mos e kenë vrarë, pasi Mehmeti me Kadriun vazhdimisht rrinin me të e po të donin e kishte vrarë. Unë mendoj se kushedi si do të jenë fjalosur për ndonjë çështje”. “Komplotistët nuk e kanë mbaruar gjyqin, bile nuk dihet i saktë ekzekutimi i B. Ballukut, ka mundësi që M. Shehu bashkë me ish-kryetarin e Degës së Vlorës ta kenë nxjerrë jashtë shtetit”.

“Feja në Shqipëri është prishur vetëm që të njihet udhëheqësi kryesor i Partisë, se po të ishte feja, ai nuk do të njihej, prandaj e prishi ai fenë”. b) Për nivelin e “keq” ekonomik të vendit tonë kanë komentuar… “Po vuajmë shumë, ka ardhur puna që edhe për festat të marrim mishin me gramë, kujt t’ia tregosh 250 gram për rast feste e lëre më herë të tjera se çfarë do të japin”. “Unë dëgjoj emisionet e Radio Prishtinës se ajo flet realitetin dhe në një rast unë kam dëgjuar që thoshte se në Shqipëri ka vështirësi ekonomike, punëtori punon 2 ditë për të marrë 1 kg gjizë.

E vërteta kështu qëndron se vlera e ditës së punës është shumë e vogël”. “Udhëheqësi kryesor i Partisë u tregua më i zoti dhe nxori agjent M. Shehun, por Mehmeti sikur ta realizonte dëshirën e tij, do të eliminonte udhëheqësin e Partisë dhe do t’i shpërndante popullit lopët duke na thënë se ai ju ka marrë lopët padrejtësisht, por unë po jua jap…”.

“Këtu duhet të punosh ditë e natë e pare nuk merr fare. Drejt folën të arratisurit në Radio Prishtina se, në Shqipëri jeta nuk është e mirë, nuk ka pagesë pothuajse vetëm për copën e bukës, se nuk trajtohen njerëzit mirë. Ata kanë folur realitetin për shumë gjëra”. “Tufëzimi i bagëtive ka krijuar vështirësi ekonomike, më mirë kemi qenë privat se sa tani”.


“Këta nuk e kanë shikuar drejtë këtë çështje, tani do të bëhemi më keq. Do të thahemi për një lugë qumësht, do të mbetet vetëm turshia sa të mos na dalë shpirti, tufëzimi është punë pa hair”.

“Në Peshkopi janë shkruar parulla dhe një pjesë e mirë e popullit është shprehur se nuk ka qenë dakord për marrjen (tufëzimin) e bagëtive, niveli i jetesës ka rënë”. “Në Jugosllavi ka çdo shtëpi 10 dynym tokë buke, 20-25 kokë bagëti, kanë një nivel të mirë jetese”. “Tani të ardhurat për popullin nuk kanë rëndësi, sikur dhe dy lekë t’u japësh për ditë pune, apo 20 lekë, njëlloj është, populli nuk flet fare, pasi e ka humbur besimin”. c) Komente armiqësore janë zhvilluar edhe për probleme të ndryshme, si: “Tek ne boll flitet për të drejtën e gruas, por të drejtat e saj nuk janë dhënë konkretisht. Në vendet e tjera gratë kanë të drejta dhe jo se nuk kanë… ”

“Për humanizmin dhe të drejtat e njeriut shumë saktë flet Amerika në lajmet e saj”. “Nxënësit sot janë më të dobët se sa në të kaluarën. Duket sikur bëhet mirë kur nuk përdoret dajaku, por në fakt dobëson kërkesën e llogarisë. Kjo dobësi duket edhe te kuadrot e rinj, që nuk marrin vesh fare. Më të përgatitur janë kuadrot e vjetër”.

PËRGJIMET NË BURGJE

Krahas propagandës armiqësore që ka zhvilluar elementi armik i lirë, edhe të dënuarit që vuajnë dënimin në repartet 301 dhe 321 e kanë intensifikuar më tej këtë lloj veprimtarie. Karakteristikë dalluese e propagandës armiqësore e të dënuarve është se, ndërsa ata të repartit 301 kanë më të theksuar në komentet e tyre dëshirën dhe përgatitjet që bëjnë për t’u arratisur nga reparti e për të shkuar jashtë shtetit, të dënuarit e repartit 321 (burgu i Burrelit, red.) komentojnë me ashpërsi kundër vijës së Partisë dhe udhëheqësit të saj. Disa nga komentet më kryesore janë: “Qeveria jonë thotë për kosovarët që po i dënon Jugosllavia me burgime të rënda, por se dënon vetë me 25 vjet nuk thotë gjë”. “Sikur M. Shehu të kishte arritur qëllimin e tij, i gjithë populli do të ishte me të… neve do të na vijë koha shpejt që të marrim pushkën e të luftojmë kundër këtij pushteti, se neve na mbron arena ndërkombëtare”.

“Këta kanë marrë të gjitha gjërat e këqija të Hitlerit, që bënte nëpër burgje me çifutët, kështu bëjnë edhe këta të rrahin, të lënë pa ngrënë, të dënojnë kot etj.”. “M. Shehu që ka qenë kriminel ajo dihet, se nuk ka komunist pa u përlyer me gjak dhe të gjitha krimet i ka bërë me urdhër të udhëheqësit të Partisë”.

“Po të paguash para pa karar të shkruhet emri jo në enciklopedi, por kudo tjetër, neve kemi pasur njerëz këtu që e njohin udhëheqësin e Partisë, ata thoshin që nuk ka mbaruar shkollë, por kunati i tij, që ishte me pushtet me Zogun, e ndihmoi duke e dërguar sekretar ambasade në Belgjikë, ku i shërbeu Zogut deri në fund”. “Unë nuk jam i zgjuar, por më i zgjuar se udhëheqësi i Partisë jam… nuk do të zgjasë shumë kjo punë e ai do të vdesë dhe ne do të lirohemi… neve nuk do t’i përmendim me gojë torturat e krimet që na kanë bërë tash 40 vjet, është tmerr t’i kujtosh, xhaxhai bëri 25 vjet burg dhe unë po bëj 12, baba ka bërë në fillim burg. Pra, e gjithë familja ime është e dënuar nga ky pushtet”.

“Krimineli do vetëm gjak e lot me pa jo lumturi tek të tjerët, por do ta paguajnë fëmijët e tyre, se në këtë botë lahen të gjitha”. “Sadik Bekteshi ka qenë një nga kuadrot më të mirë të ushtrisë tonë, por kjo Qeveri po i zëvendëson me M. Mb. Popullore me shehë që s’dinë as me lexue, por ama janë të zotët me vrarë cilindo që do t’i kundërshtojë. Këta nuk janë socialistë, socialistët janë në Moskë, Jugosllavi, Bullgari etj …”.

“Kjo supë është e udhëheqësit kryesor të Partisë me shokë, që janë vëllezërit e tu (i drejtohet një të dënuari) e jo të komunizmit, po deshe me pa supë komunizmi shko në Jugosllavi e tjetërkund”.

Dy të dënuar të repartit 321 në prani të dënuarve të tjerë janë shprehur: “… Më fal o M. Shehu, se të kam sharë, por paska edhe më të poshtër se ti, paske lënë qentë mbrapa”. “… Poshtë udhëheqësi i Partisë, poshtë PPSH e pushteti popullor, poshtë drejtësia”. Dokumenti përfundon më këtë shënim: Këto ishin disa nga komentet e parullat armiqësore të hedhura nga elementi armik i lirë dhe i dënuar gjatë tremujorit të tretë 1983, të cilat siç shihet, më të mprehta kanë qenë nga të dënuarit e repartit 321 dhe pothuajse shumica e tyre janë në drejtim të partisë, vijës së saj të drejtë dhe udhëheqësit të saj”.

Çmenduri të censurohen klasikët

 Flet 80-vjeçari Gian Biagio Conte, Docent i Merituar i Letërsisë Latine në Normalen e Pizës: «Cancel culture është barbari, sistemi i vlerësimit sasior nuk funksionon». Dhe sërish: «Në punën tonë procedohet me tentativa dhe përafrime si në çdo lloj shkence, por shumë shpesh interpretuesit injorojnë rregullin filologjik dhe inkurajojnë arbitrin e lexuesit. Është legjitime të përdoret një gjuhë metaforike, por duhet të jetë e vënë në shërbim të qartësisë».

«Kam nisur të dashuroj latinishten në shkollën e mesme të “La Spezia”, falë leksioneve të shkëlqyera nha profesor Francesco Capaccio: një pedagog shumë serioz dhe shumë i rreptë, që kishte studiuar me Giacomo Devoto dhe Bruno Migliorini. Na bënte shumë analizë logjike dhe latinishteje, në pikën që mbushnim nga një fletore çdo 3 ditë. Një herë me lejoi ta korrigjoj, duke pohuar se një parafjalë ishte epsegjetike. Të nesërmen, më tha, nuk do të bësh më analizë logjike, nuk e ke nevojë»: Gian Biagio Conte kujton rëndësinë e mësuesve të mirë në jetën e studentëve.

Profesor i Merituar i Letërsisë Latine në Shkollën Normale të Lartë të Pizas, corresponding fellow i British Academy dhe visiting professor në universitete të famshme (Oxford, Cambridge, Princeton, Berkeley dhe Stanford), studiuesi i shquar i ka kushtuar mbi 50 vite studimit të letërsisë latine, me kontribute eksegjetike të konsiderueshme të konsakruar për Virgjilin dhe Petronion, Lukrecin dhe Lukanon. 30 shtatorin e vitit të kaluar, me rastin e përvjetorit të tij të 80, nxënës dhe kolegë kishin menduar të organizonin një ditë në nderim të tij, më pas e shtyrë për 15 qershorin e këtij viti për arësye të lidhura me Covid.

Kështu pak javë më parë, Richard Tarrant dhe Michael Reeve (dy klasicistë të shquar që kanë bërë shkollë në universitetin e Harvard dhe të Cambridge) kanë kaluar në sitë, në Sallën e Kaltërt të Karvanit të Shkollës Normale të Pizës, shkrimet e Conte që kanë lënë një shenjë të thellë në debatin ndërkombëtar mbi kritikën tekstuale. Pikërisht disa muaj më parë, për Salerno Editrice, ka dalë një libër i tij i titulluar Të drejta e Filologjisë (dhe detyrimet e përkthyesit): një pamflet luftarak kundër abuzimeve të interpretimeve të lira të privuara nga çdo rregull filologjik dhe historik. Menjëherë pas festimeve («ka qenë “funerali” im», komenton me ironinë e zakonshme), Conte, prej shumëve i konsideruar një latin lover par excellance («thjesht dashnor i latinishtes» nxiton të specifikojë duke qeshur) pranon të bashkëbisedojë gjatë me «La Lettura».

Le ta fillojmë nga familja jote. Keni lindur nga prindër intelektualë?

«Nuk mund të them se prindërit e mi qenë intelektualë. Im atë – edhe pse mbrëmjeve na lexonte faqet e Promessi sposi — ishte megjithatë një llogaritar në Akademinë Ushtarake të La Spezia. Me vdekjen e tij na la sapo mbushi të 50-at, jeta ime ndryshoi. Jam rritur me gjyshin nga babai dhe gjyshen nga nëna, të dy puliezë. Ime më qe e rritur nga motrat. Edhe unë pata një edukatë fetare, nga e cila më pas u çlirova në Shkollën Normale».

Përpara se të shkonit në universitet çfarë kujtoni nga përvojat shkollore?

«Pas takimit me profesor Capaccio në të mesme, kisha kuptuar se fati im ishte liceu klasik dhe këtu, gjithmonë në La Spezia, pata fatin të kem sërish pedagogë të mirë. Në ato vite jepte Nicola Badaloni, që më pas e rigjeta në Pisa. Gjimnazi qe tmerrësisht impenjues, me ushtrime mbresëlënëse. Vite të pëlqyeshme me lodhje të madhe, që më orientuan gjithnjë e më shumë drejt filologjisë greke, Bobo Ferlosio qe pedagogu i parë i Letrësisë Greke: jepte mësim duke recituar gjithmonë përmendësh. E admiroja shumë. Ia detyroj atij inkurajimin për të tentuar konkursin e Normales».

Kush qenë komisionerët e provimit hyrës në Normale?

«Qenë historianë si Armando Saitta dhe Arsenio Frugoni. Ky i fundit qe shumë i sjellshëm. Më pyeti për luftërat e pavarësisë. Unë u ngatërrova: më pyeti për të parën dhe ju përgjigja për të dytën; më pyeti për të dytën dhe unë i fola për të tretën dhe, së fundi, më pyeti për të tretën dhe unë lexova në qeshjen e tij shqetësimin tim. Isha përgatitur edhe mbi estetikën e Croce dhe mbi Émile Boutroux që askush nuk e njihte. Në komision, rigjeta Badaloni, njeri shumë simpatik».

Kush qenë mësuesit e tu në Normale?

«Për Filologjinë, padyshim, pata Gianfranco Contini: më la dhënë stimujt për librin tim të parë, Kujtesa e poetëve dhe sistemi letrar. Ideja e sistemit lind pikërisht nga punimet e tij mbi variantistikën. Pastaj edhe Arnaldo Momigliano: aq i rreptë me kolegët, sa i sjellshëm dhe atëror me studentët. Në atë kohë qenë të pakët pedagogët e brendshëm. Pjesa më e madhe qenë të ftuar. Erdhën mjeshtëra si Eduard Fränkel dhe më pas Bruno Snell. Më ka shënuar shumë edhe Augusto Campana, paleograf dhe epigrafist, që vinte nga Vatikania: vinte të shtunën orën e drekës, mbante leksionet e tij deri në mesnatë dhe i përfundonte të dielën në mëngjes. Ai jepte mësim duke tymosur dhe, për pasojë, të gjithë tymosnim. Për Letërsinë Latine ishte Antonio La Penna: seminaret e tij patën një influencë vendimtare për rritjen e vokacionit tim në studimin e latinishtes».

Por qenë të rëndësishme edhe përvojat e tua jashtë vendit. Mendoj këtu për takimin me Friedrich Klingner gjatë qëndrimit në Universitetin e Mynihut…

«Qe një filolog shumë i madh: ishte një njeri shumë i ëmbël. Shkoja shpesh në shtëpinë e tij dhe isha i mirëpritur. Ishte martuar me një muzikante polake dhe si i ve jetonte me një motër. Frekuentoi rrethin e poetit Stefan George me derivime estetizuese. Falë seminareve të tij, kemi mësuar të shikojmë sesi Virgjili bën të fluturojë një ushtë nëpërmjet vargjeve: nga nisja në gjoksin e shqyer të armikut me ritmin e tre eksametrave. Në atë kohë ishte tashmë i merituar dhe, kështu, kurset e tij nuk qenë të detyrueshme. Qemë një vend i vogël grumbullimi i nja dhjetë studentëve. Një njeri zotëri, që ndryshonte tre këmisha në një ditë të vetme. Kishte qenë antinazist dhe Hans George Gadamer, rektori i tij në Lajpcig, ju desh t’i certifikonte se nuk kishte aderuar kurrë në parti».

Kush ishte pjesë e këtij grupi të vogël në Mynih?

«Ishin Helmut Winterholler dhe Rudolf Führer, që më pas fituan postin në Universitetin e Hamburgut. Pastaj edhe Winfried Bühler (një greqist asistent i Klingner), Rudolf Pfeiffer dhe Eric Voegelin (një historian i politikës që ishte shumë në modë). Me ne ishte edhe Kurt von Fritz. Me pak fjalë, të gjithë studiues me vlerë».

Po takimi me filologun e madh Sebastiano Timpanaro?

«Nuk jam më prej vejushave të tij të shumta, që pas vdekjes së tij e kanë ngritur në nume tutelare. Por ishte një filolog klasi dhe një njeri me modesti të madhe, që duke ia njohur vështirësinë e tij për të folur në publik, refuzoi karrierën akademike, duke dhënë mësim në vite në shkollat fillestare dhe më pas duke punuar si korrektor bocash tek Nuova Italia. Në bibliotekën e Normales kisha njohur edhe nënën e tij: militante socialiste dhe një filologe dhe futuriste e madhe. I merrja librat që ishin nëpër raftet e larta, pasi në moshën e saj të thyer nuk mund të ngjitej nëpër shkallë. Sebastiano i drejtohesha për të bërë në italisht disa komente në gjermanisht: ai më thoshte se nuk e njihte mirë gjuhën, por çdo herë përkthente shpejt si një tren. Nganjëherë më çonte në mbledhjet e Partisë Socialiste. Ishte antikomunist, por siç thoshte Momigliano, një shembull më shumë unik sesa i rrallë materialisti jomarksist. Një shpirt iluminist».

Në shumë vite mësimdhënieje keni pasur shumë nxënës të bërë më pas latinistë të mirë: çfarë keni mësuar prej tyre?

«Qysh kur isha student kisha kuptuar se një kokë e mirë e një studenti, që është e aftë të arësyetojë, mund të ekuivalentojë me atë të një pedagogu ekspert. Në Normale, në leksionet frontale shoqëroheshin edhe seminaret e studentëve. Kam njohur mrekulli të jashtëzakonshme. Midis 2014 dhe 2021 kam arritur të përfundoj botimin e tri veprave të Virgjilit për Teubner falë tre nxënësve të pjekur që vinin në shtëpinë time çdo ditë, duke më ndihmuar të ruaja hapin. Pjesa më e madhe e ideve të mira qenë frut i diskutimeve të vazhdueshme me ta. Studiues të rinj me të cilët në kohë kam vazhduar të dialogoj. Kam mësuar nga nxënësit e mi diferencën midis trurit që funksionon dhe trurit autoritar».

Si lindi libri juaj «Kujtime të poetëve» që pati shumë sukses?

«Frymëzimi erdhi nga një artikull shumë i shkurtër i Giorgio Pasquali kushtuar artit aluziv: domethënë, nga mënyra sesi një tekst letrar “absorbon” një tekst tjetër, duke e pronësuar dhe duke e pasuruar. Duke ndjekur intuitën e Contini (çdo variant autori prodhon një sistem të ri teksti), ripërpunova konceptin e “sistemit”. Kështu, në librin tim, kam treguar sesi nga një korpus i madh i dalluar mund të lindin automatikisht ideja e gjinisë (grupimi i parë) dhe i përkthimit (i gjithë kompleksi i modeleve letrare greko – latine)».

Pastaj punimet mbi Lukanin dhe Virgjilin…

«E kam studiuar Lukanin, është e vërtetë, ama interesi im real ishte për Virgjilin dhe kështu, à rebours, kam realizuar Lukanin për t’u ringjitur tek Virgjili. Këtij të fundit i kam kushtuar dy apo tre libra intensivë, ku kam kërkuar të rekuperoj edhe refleksione të kritikës së madhe të Tetë – Nëntëqindës. Kisha punuar shumë në Francë, në ato vite isha lektor në Clermont-Ferrand dhe jetoja në Paris, ku dominonin mendimi strukturalist dhe gjuhësia moderne (mendoj për André Martinet dhe trashëgimtarët e Ferdinand de Saussure), por unë isha një filolog tashmë i mësuar të punoja me tekste dhe e perceptoja strukturalizmin si një formë të re pozitivizmi, më e vëmendshme ndaj strukturës së palëve sesa jo elementëve të veçantë».

Edhe Petronio figuron midis dashurive të mëdha tuaja…

«Satyricon i kam kushtuar një libër të tërë, Autori i fshehtë, i botuar nga Mulino. Në fillimin e viteve ’90 merresha ende me Virgjilin, por në 1995 u ftova në Berkeley University për të mbajtur Sather Lectures dhe kështu u konsakrova tek Petronio. Po punoja me Mario Labate për një botim të komentuar për Fondacionin Valla: diskutimet të cilat qenë për mua shumë produktive. Kam kërkuar të reflektoj edhe mbi temën e sublimes: si esenca e saj zhduket tek Petronio, personazhet e pabesueshme të të cilit (si mitomaniaku Encolpio) e jetojnë sublimen jo në zemër, por në jetë. Më interesonte të kuptoja ripërdorimin e degraduar të letërsisë klasike: një humanitet i degjeneruar që jeton përvojat e përditshme në pragun e mitit të madh homerian, në tentativën për t’u ngritur».

Një tipar i shkrimit tënd është përdorimi gjuhës metaforike në shërbim të qartësisë…

«Unë besoj se duhet të jemi të qartë. E kam mësuar nga Remo Bodei, filozofia e të cilit ishte e lidhur me metaforizimin, por metaforat e tij ndihmonin të kuptohej dhe të zgjeronin spektrin e dijes. Remo më mungon shumë».

Libri juaj i fundit «Të drejtat e filologjisë» është një kritikë e ashpër ndaj anarkisë së interpretimeve…

«Tekstet janë gjëra të vdekura, por vetëm rregulli filologjik, pasi verifikon vazhdimit kuptimin, mund t’i rijetojë. Përndryshe janë shenja pa domethënie. Interpretuesi në thelb është një ndërmjetës i thjeshtë dhe i duhet të jetë i paanshëm. Mënyrat e deskontruktimit dhe të pasmodernizmit, që tashmë po zhduken, e kanë inkurajuar arbitrin e lexuesit. Teksti është i autorit, që në kushte historike, përcakton një domethënie, ndoshta ambige, të vështirë dhe të pakapshme, por ndërton një domethënie».

Dhe kjo domethënie mund të jetë univoke?

«Unë kam folur për policentrizmin e Virgjilit. Ndjenja e depozituar nga teksti mund të jetë ambige, por jo prej qëllimit të autorit. Puna e filologut të mirë është ta kërkojë këtë kuptim. Sigurisht: është e vështirë të thuhet se cili interpretim është i duhuri…».

Një temë e përbashkët me shkencëtarët. Giorgio Parisi ka nënvizuar shumë herë se shkenca i përjashton sidomos hipotezat e gabuara dhe përpiqet të ndërtojë ato më të afërtat me të vërtetën.

«Jam dakord. Më duket e natyrshme për një filolog të demolojë interpretimet e pasakta, që përmbajnë gabime, dhe kjo përpjekje shërben edhe për t’u impenjuar në kërkimin e hipotezave interpretuese më të qëndrueshme. Jemi edhe ne fallibilistë: procedojmë për përafrime dhe për çrrëfime. Aparatet kritike dëshmojnë dhe dokumentojnë kujtesën e këtyre tentativave: disa të vlefshme, disa më pak».

Si e gjykoni biznesin që sot dominon universitetet?

«Një çmenduri. Është neoliberizmi që tashmë gëlon në botën perëndimore. Duhet bërë rezistencë. Nuk apeloj revolucionin, pasi do të ishte i tmerrshëm, por është e nevojshme t’i jepet fund këtij derivimi kaq të egër dhe kaq të lidhur me një interes imediat pa perspektiva. Megjithatë, jam optimist: në fund të çdo tuneli ka një dritë».

Alfred Ernout ka kaluar shumë vite për të shkruar tekstin e «De rerum natura» të Lukrecit. Sot, me sistemin e vlerësimit sasior, t’i kërkosh një të riu të konsakrohet në filologji nënkupton t’i dekretosh fundin e aventurës akademike të tij?

«Shumë shpesh studiuesit e mi më të zotë më thonë se nuk mund të hysh në komision për të mesmet. Në fund, më duket një pajtim i qartë i meritës dhe i një kursi për të botuar në revista, edhe kjo është një kollë e helmuar e neoliberizmit. Paul Maas nuk do të shkonte minimalisht në katedër me artikujt e tij, pa një libër. Duket e pabesueshme, por është kështu».

Po moda anglosaksone e cancel culture? Të censurosh dhe rishkruash klasikët?

«Një barbari që shpresoj dë të përfundojë shpejt. Na duhet një ide e fortë e dijes dhe e historisë. Më vijnë në mendje faqet e mikut tim Adriano Prosperi, Një kohë pa histori, kushtuar humbjes së kuptimit historik. Nëqoftëse humbet raporti me historinë, do të humbasim edhe të ardhmen».

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...