Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/09/13

RUSËT NUK HEQIN DORË : Kundërshtarët e Putinit premtojnë rrëzim të regjimit pavarësisht kërcënimeve me vdekje

 


Ishte diku rreth orës 23:00 kur Georgy Vorontsov, një aktivist kundër Kremilinit, u kthye në shtëpinë e tij në Moskë, ku gjeti katër burra që e prisnin jashtë portës së shtëpisë.

“Më quajtën tradhtar dhe llum të shoqërisë. Dhe më pas më sulmuan”, rrëfeu ai.

The Times raporton se dy nga sulmuesit ishin të armatosur me një lloj arme që gjuan predha gome, ndërsa 42-vjeçari Vorontsov u godit disa herë nga afër në këmbë, shpinë dhe gjoks, çka bjo bëri që ai të humbte edhe vetëdijen.
Pasi u përmend, Vorontsovpa se ishte i gjithi i mbuluar me gjak.

Një fqinj dëshmoi se i ka parë sulmuesit të cilët ende nuk janë identifikuar, duke vrapuar në rrugë dhe duke u futur në një makinë policie.

Megjithatë telashet për 42-vjeçarin nuk do të mbaronin me kaq. Pasi mbëriti në spital, një mjek u shpreh se e gjitha ishte faji i lvetë Vorontsovit.

“Ky është faji yt. Nëse nuk do të kishit dalë kundër sistemit, nuk do të lëndoheshit”, është shprehur mjeku.
Ndërkohë, autoritetet policore kanë refuzuar që të hapin një hetim në lidhje me sulmin.  Vorontsov ishte arrestuar më parë në protesta, si para ashtu edhe pas pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin në shkurt. Makina e tij u shkatërrua nga vandalët pas një paralajmërimi të policisë për vendosjen e afisheve kundër Putinit në xhamin e përparmë të tij. Në prag të sulmit, ai kishte marrë një numër të konsiderueshëm kërcënimesh, duke përfshirë telefonata anonime në mes të natës.
Agresioni rus ka shkaktuar një eksod masiv nga Rusia të mbështetësve të opozitës dhe gazetarëve të pavarur, ku shumica kanë ikur në ish-shtetet sovjetike si Armenia dhe Gjeorgjia, si dhe në rajonin e Balltikut.

Por disa aktivistë kokëfortë antiqeveritar kanë refuzuar të largohen nga vendi, duke qëndruar në atdheun e tyre të trazuar, për të ndezur prushin e rezistencës. Vorontsov është një prej tyre.

“Kam frikë tani, por kjo ndjenjë do të kalojë. Dhe pastaj do të vazhdoj të luftoj kundër këtij regjimi. Këtu ka shumë njerëz të mirë”, tha ai.

Ashtu si disidentët e epokës sovjetike ose lëvizja studentore e Trëndafilit të Bardhë në Gjermaninë naziste, anëtarët e së cilës sakrifikuan jetën e tyre për të kundërshtuar propagandën e Hitlerit, shumë aktivistë e portretizojnë luftën e tyre si një betejë të qartë midis forcave të së mirës dhe së keqes.
Megjithëse nuk ka pasur protesta në shkallë të gjerë, ka pasur shembuj të shumtë të rusëve të cilët në mënyrë individuale kanë marrë qëndrime kundër pushtimit, shpesh edhe me çmimin e lirisë së tyre.
Marina Litvinovich, një politikane opozitare në Moskë në një postim në Facebook, u shpreh se aksione të tilla kanë një rëndësi ekzistenciale.

“Jam e përgatitur të vdes për të drejtën për t’i quajtur të këqinjtë- të këqinj”, shkroi ajo.

Në vend të shtypshkronjave nëntokësore të përdorura nga paraardhësit e tyre sovjetikë, këta disidentë të ditëve moderne përdorin aplikacionin e mesazheve Telegram dhe VPN, të cilat maskojnë vendndodhjen e një përdoruesi të internetit, për të anashkaluar censurën e Kremlinit.

Rezistenca nuk është vetëm në internet, të paktën 11 qendra të rekrutimit ushtarak rus janë sulmuar nga persona të panjohur të armatosur me bomba molotov në javët e fundit.

Në fillim të këtij muaji, Igor Paskar, 46 vjeç, u arrestua në Krasnodar në Rusinë jugore me akuzën e kryerjes së një sulmi me zjarrvënie në hyrje të zyrave të shërbimit të sigurimit shtetëror FSB.
Kremlini nuk është në gjendje të tolerojë kundërshtimin ndaj politikave të tij në asnjë formë. Putini i ka përshkruar kritikët kundër luftës si “llum” dhe “tradhtarë” të cilët do të “pështyhen” nga rusët patriotë gjatë një periudhe të “pastrimit” kombëtar.
Alexei Navalny, lideri i opozitës që po vuan nëntë vjet burg për akuzat e mashtrimit të konsideruara gjerësisht si të motivuara politikisht, ka përdorur paraqitjet e tij në gjykatë për të inkurajuar miliona rusë të zakonshëm të protestojnë kundër luftës së Putinit.
“Sistemi i Kremlinit bazohet në frikë. Kjo është arsyeja pse të kesh frikë është një krim kundër të ardhmes tënde, një krim kundër fëmijëve të tu dhe një krim kundër popullit tënd”, tha ai në maj.
Jo të gjithë janë aq të guximshëm sa Navalny dhe Kremlini po bën gjithçka që mundet për të frikësuar rusët që të mos revoltohen. Sipas një ligji të ri të miratuar në mars, përhapja e lajmeve “të rreme” për veprimet e ushtrisë ruse në Ukrainë, duke përfshirë postimet në internet, është tani një vepër penale e dënueshme me burg deri në 15 vjet.
Më shumë se 50 persona janë akuzuar deri më tani, sipas grupit të të drejtave civile OVD.
Disa ishin “fajtor” për asgjë më shumë se ripostimi i artikujve nga faqet e ndaluara të opozitës.
Ndërsa numri i personave të cilët humbin jetën nga sulmet ruse në Ukrainë rritet, janë gratë ruse ato që po rrezikojnë gjithçka për t’i bërë ballë Putinit.
Mendohet se ka mijëra aktiviste femra që veprojnë nën ombrellën e Rezistencës Feministe Kundër Luftës.

“Ne ekzistuam tashmë si një rrjet që luftonte kundër dhunës në familje dhe seksuale. Autoritetet nuk i morën kurrë feministet plotësisht seriozisht si një lëvizje politike. Kjo është arsyeja pse kishim më shumë prej nesh që ishin të lirë t’i rezistonin luftës”, tha Daria Serenko, një aktiviste që u arratis nga Rusia menjëherë pas fillimit të luftës, pasi kishte marrë kërcënime me vdekje.

Në Shën Petersburg, Alexandra Skochilenko, një artiste, po përballet me një dekadë pas hekurave për zëvendësimin e etiketave të çmimeve në supermarkete me mesazhe kundër luftës.

Rreth 15.000 qytetarë janë arrestuar në protestat kundër luftës që nga shkurti. Disa janë arrestuar pasi mbanin në duar tabela ku shkruhej “Nuk do të vrasësh” dhe “Fashizmi nuk do të kalojë”.

Në Shën Petersburg një grua shkroi në një pankartë: Mamaja më tha se unë nuk do të arrestohem për këto fjalë sepse Rusia ëhtë një vend i lirë dhe presidenti Putin është një president i denjë. Nuk kaluan veçse disa minuta kur ajo u arrestua.
Edhe disa persona të famshëm kanë mbajtur qëndrim ndaj agresionit rus.

Yury Shevchuk, këngëtari i DDT, një grup rock i epokës sovjetike, u akuzua për “diskreditim” të ushtrisë ruse pasi u tha fansave në një koncert në Rusinë qendrore: Mëmëdheu nuk është gomari i presidentit që duhet të llastohet dhe puthe gjatë gjithë kohës.
Megjithatë, asnjë gjyqtar i vetëm nuk do të shqyrtonte çështjen dhe disa madje kërcënuan edhe të jepnin dorëheqjen nëse do të detyroheshin ta bënin këtë, sipas një raporti të pakonfirmuar.
DDT, të cilët ishin gjithashtu të jashtëligjshëm gjatë epokës sovjetike, që atëherë janë ndaluar të performojnë në Moskë.

“Rock’n’roll është ende i rrezikshëm,” tha Shevchuk.

Si anketuesit e pavarur ashtu edhe ata shtetërorë thonë se rreth 70 për qind e rusëve mbështesin atë që Kremlini e quan “operacionin e tij special ushtarak” në Ukrainë.
Megjithatë, Alexey Minyaylo, një aktivist i opozitës që ka hulumtuar qëndrimet ndaj luftës, argumenton se shumë njerëz kanë frikë të përgjigjen me vërtetësi. Ai vlerëson se mbështetja e vërtetë për luftën është rreth 50 përqind.
“Ne takuam të anketuar të cilët thanë: Nëse i përgjigjem kësaj pyetjeje, atëherë policia do të vijë dhe do të më marrë; Ose: Do të doja të përgjigjem sinqerisht, por tani është krim”, tha ai.
Minyaylo shtoi se studimet në vendet autoritare janë të ndryshme nga sondazhet në vendet demokratike, aq më tepër gjatë kohës së luftës.
Në rrugët e Moskës ka pak shenja të euforisë që përfshiu Rusinë kur Kremlini aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, gjatë një operacioni ushtarak që u krye pa asnjë viktimë të vetme ruse.
“Aneksimi i Krimesë ishte një festë e madhe, plot gëzim për rusët. Tani, që në ditën e parë, është e qartë se kjo luftë nuk do të thotë gëzim, por vdekje”, tha Greg Yudin, sociolog.

Mes aktivistëve diskutohet shumë tema e fajit kolektiv për luftën e Putinit.

“Ndihem fajtor. Nuk e di se çfarë mund të kisha bërë tjetër, por kur flas me refugjatët ukrainas, dua të qaj,” tha Tatiana Usmanova, një aktiviste e opozitës.

“Njerëzit në Ukrainë thonë: ‘Pse nuk e hiqni qafe Putinin?’ Por ata kurrë nuk kanë jetuar në një diktaturë. Ata thjesht nuk e dinë se si është këtu”, tha Katya, një tjetër aktiviste.
Tani për tani, pavarësisht nga rreziqet e tmerrshme të përfshira në kundërshtimin publik të luftës, shumë kritikë të Kremlinit po përpiqen të mbajnë shpirtrat e tyre duke ëndërruar për atë që Navalny e ka quajtur “Rusia e bukur e së ardhmes”.

“Unë mora vendimin për të qëndruar në Rusi pavarësisht gjithçkaje, edhe nëse dënimi me vdekje rifutet në fuqi. Kur regjimi të bjerë përfundimisht, ne do të mbajmë një festë të madhe në qendër të Moskës për një milion njerëz. Është një motivim i madh. Sepse, ju e dini, gjithçka që bëjmë ka për qëllim ta bëjmë jetën aq të mrekullueshme saç duhet të jetë. Si në Rusi ashtu edhe në Ukrainë”, tha Minyaylo.

Zyrtarët amerikanë: Rusia ka mbledhur rreth 70% të kapacitetit ushtarak të nevojshëm për ta pushtuar

 

Rusia ka mbledhur rreth 70% të kapacitetit ushtarak të nevojshëm për një pushtim të plotë të Ukrainës në javët e ardhshme, thonë zyrtarët amerikanë.

Toka pritet të ngrijë dhe ngurtësohet nga mesi i shkurtit, duke i mundësuar Moskës të sjellë më shumë pajisje të rënda, thanë zyrtarët e paidentifikuar.

Rusia thuhet se ka më shumë se 100,000 trupa pranë kufijve të Ukrainës, por mohon të planifikojë të sulmojë.

Zyrtarët amerikanë nuk dhanë prova për vlerësimin e tyre.

Ata thanë se informacioni bazohej në inteligjencë, por se nuk ishin në gjendje të jepnin detaje për shkak të ndjeshmërisë së tij, raportojnë mediat amerikane.

Zyrtarët thanë gjithashtu se nuk e dinin nëse presidenti rus Vladimir Putin kishte vendosur të ndërmerrte një hap të tillë, duke shtuar se një zgjidhje diplomatike ishte ende e mundur.

Duke folur në kushte anonimiteti, dy zyrtarë amerikanë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se kushtet e motit do të ofrojnë një dritare maksimale për Rusinë që të çojë përpara pajisjet midis 15 shkurtit dhe fundit të marsit.

Sipas raportimeve, zyrtarët paralajmëruan se një pushtim rus i Ukrainës mund të shkaktojë deri në 50,000 vdekje civile. Ata vlerësuan gjithashtu se një sulm mund të bëjë që kryeqyteti ukrainas, Kiev, të bjerë brenda disa ditësh dhe të shkaktojë një krizë refugjatësh në Evropë ndërsa miliona njerëz largohen.

Trupa shtesë amerikane kanë mbërritur në Poloni si pjesë e një dislokimi të ri për të forcuar forcat e aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s në rajon.

Grupi i parë zbarkoi në Rzeszow në juglindje të vendit të shtunën. Administrata Biden njoftoi ditë më parë se do të dërgonte rreth 3000 trupa shtesë në Evropën Lindore.

Moska thotë se trupat e saj janë në rajon për stërvitje ushtarake, por Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë mbeten të shqetësuar se Kremlini po planifikon të nisë një sulm.

Tensionet vijnë gati tetë vjet pasi Rusia aneksoi gadishullin jugor të Krimesë të Ukrainës dhe mbështeti një rebelim të përgjakshëm në rajonin lindor të Donbasit.

Moska akuzon qeverinë ukrainase për dështimin në zbatimin e marrëveshjes së Minskut – një marrëveshje ndërkombëtare për të rivendosur paqen në lindje, ku rebelët e mbështetur nga Rusia kontrollojnë një pjesë të territorit dhe të paktën 14,000 njerëz janë vrarë që nga viti 2014.

Rusia po këmbëngul që Ukraina nuk duhet të lejohet të bashkohet me NATO-n.

Rivaliteti midis Rusisë dhe SHBA-ve, të cilat ende zotërojnë arsenalet më të mëdha bërthamore në botë, daton që nga Lufta e Ftohtë. Ukraina ishte atëherë një pjesë vendimtare e Bashkimit Sovjetik komunist

Edi Rama: I gjithë stafi i ambasadës së Iranit të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria


Kryeministri Edi Rama tha se qeveria i ka dërguar notë zyrtarë ambasadës së Iranit dhe i ka kërkuar largimin brenda 24 orëve nga territori i Republikës se Shqipërisë të gjithë personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, përshfire edhe personelin e sigurisë.

‘Nisur nga sa më lart Këshilli i Ministrave, ka vendosur me efekt te menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike te Iranit. Ky vendim i është bere i ditur me note zyrtare Ambasadës se Republikës Islamike te Iranit, te cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës se Shqipërisë i te gjithë personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, përshfire edhe personelin e sigurisë.

Kjo mase ekstreme, aspak e deshiruar po krejtësisht e detyruar, është në proporcion te plotë me seriozitetin dhe rrezikshmërinë e sulmit kibernetik, i cili kërcënoi paralizimin e shërbimeve publike, fshirjen e sistemeve dhe grabitjen e të dhënave shtetërore, vjedhjen e komunikimeve elektronike brenda sistemit qeveritar dhe nxitjen e pasigurisë e të kaosit në vend.

Dështimi i këtij sulmi masiv mbi vendin tonë, falë rezistencës së sistemeve që kemi ngritur dhe ndihmës së grupeve speciale që na u bashkuan në këtë luftë, nuk është fundi i kërcënimit kibernetik, po thjeshtë prova se tanimë edhe Shqipëria ka hyrë falë zhvillimit digjital në hartën e gjerë të luftës për sigurinë kibernetike. Por lajmi i mirë është se ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë e si duhet ta bëjmë për të mos na prekur dot askush, ashtu siç dimë edhe se do t’i bëjmë siç duhet gjërat e duhura, sepse kemi partnerët e duhur.’- tha Rama.

Paralajmërimi i Iranit dhe për Shqipërinë

 


   
07.09.2022 - 17:57

Ndërsa qeveria jonë njoftoi sot ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhënieve diplomatike me Iranin dhe dëbimin për 24 orë të të gjithë ambasadës së këtij shteti në Tiranë, autoritetet në Iran kanë lëshuar mesazhe paralajmëruese për vende si Shqipëria që sipas saj strehojnë terroristë.

Në rastin tonë, Irani identifikon si terroristë, disa mijëra iranianë, muxhahidinë, të cilët dikur SHBA dhe shumë vende të botës i quajtën për një kohë të gjatë terroristë dhe më pas i morën në mbrojtje të cilësuar si krah opozitar kundër qeverisë së Iranit.

Zyrtari i lartë i Iranit për të drejtat e njeriut, Kazem Gharibabadi, tha se Republika Islamike nuk do të lërë asnjë strehë të sigurt për grupet terroriste, të cilat kanë mbështetjen e Perëndimit dhe Izraelit, në mbarë botën dhe do të qëndrojë e vendosur në përballjen me ta.

Kazem Gharibabadi, sekretari i Këshillit të Lartë të Iranit për të Drejtat e Njeriut, i bëri komentet këto ditë gjatë një konference për shqyrtimin e aspekteve ligjore të krimeve të Shteteve të Bashkuara kundër iranianëve.

“Ka më shumë se 17,000 viktima iraniane të sulmeve terroriste nga grupet terroriste që janë krijuar me mbështetjen e SHBA-së, disa vendeve perëndimore dhe Izraelit, dhe janë të vendosura në SHBA ose Evropë”, tha Gharibabadi.

“Irani është në kërkim të këtyre terroristëve në mbarë botën dhe askund nuk do të ketë vend të sigurt për ta. Irani qëndron i vendosur në përballjen me ta,” shtoi ai.

Më herët, një përfaqësues i Parlamentit Islamik të Iranit, identifikoi direkt vendin tonë, teksa tha: “Dhënia e strehës së grupit terrorist të hipokritëve MEK nga qeveria shqiptare është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.

Sipas Iran Press që citon noa.al, Mohammad Hassan Asefari, anëtar i Parlamentit Islamik të Iranit, në një takim publik para pak kohësh, duke nderuar kujtimin e operacionit Mersad, në një nënkuptim për qeverinë shqiptare tha: “Organizata e hipokritëve MEK është një grup terrorist dhe dhënia e strehimit për ta dhe mundësive për këtë grup është kundër ligjit ndërkombëtar”.

Më tej ai shtoi: “I kujtojmë qeverisë shqiptare të ndalojë këtë lëvizje të kotë, sepse organizata e hipokritëve të MEK është një lëvizje terroriste”.

Duke u ndalur tek përvjetori i përballjes së forcave të Gardës Revolucionare Islamike dhe Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit në operacionin të Mersad kundër “grupit terrorist të hipokritëve MEK”, në kufijtë perëndimorë të Iranit, ai shtoi:

“Operacioni Mersad filloi më 27 korrik 1988 për të kundërshtuar sulmin e grupit terrorist të hipokritëve MEK që u bë me mbështetjen nga regjimi i Sadamit, në provincën Kermanshah, në perëndim të Iranit. Dy ditë para operacionit Mersad, hipokritët e MEK, të cilët mblodhën forcat e tyre në kufirin Iran-Irak dhe ishin pajisur me armë të rënda dhe gjysmë të rënda nga ish-regjimi i Irakut, filluan agresionin në territorin e Iranit. Drejtuesit e hipokritëve menduan se forcat e këtij grupi do të kalonin nëpër rrugët kryesore të Iranit pa hasur në ndonjë pengesë të rëndësishme dhe do të arrinin në Teheran në një periudhë të shkurtër kohore dhe do të kapnin kryeqytetin e Iranit, por forcat iraniane rrethuan hipokritët e MEK në ngushticën e Patakit në operacionin Mersad në perëndim të Iranit dhe pas tri ditë luftimesh më në fund fituan duke vrarë dhe kapur një numër të madh të elementëve të grupit terrorist”.

Fjala arabe “Mersad” do të thotë pritë; Ky emër u zgjodh për këtë operacion “për shkak të pritës së planifikuar që kishin bërë forcat ushtarake të Republikës Islamike të Iranit”.

“Më shumë se 4800 anëtarë të grupit terrorist MEK u vranë dhe u plagosën në operacionin e Mersadit dhe natyrisht, në mesin e të vdekurve dhe të kapur rob kishte një numër të madh të anëtarëve të lartë të këtij grupi terrorist”, – tha ai.

Prishja e marrëdhënies Shqipëri – Iran, jehonë në mediat ndërkombëtare

 

Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike e Shqipërisë me Iranit ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

Prestigjozja britanike BBC shkruan se Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe ka urdhëruar stafin e ambasadës iraniane të largohet, duke e akuzuar atë për orkestrimin e një sulmi të madh kibernetik.

Në shkrimin e BBC theksohet se kryeministri Edi Rama tha se në një hetim kishte gjetur “prova të pakundërshtueshme” se Irani “angazhoi katër grupe për të kryer sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë” më 15 korrik.

“Hakerët u përpoqën të paralizojnë shërbimet publike, të fshijnë dhe vjedhin të dhënat e qeverisë dhe të nxisin kaos,” shtoi ai.

Zoti Rama e përshkroi përgjigjen e Shqipërisë si “ekstreme… por tërësisht të detyruar mbi ne”.

Shtetet e Bashkuara thanë se dënonin me forcë sulmin kibernetik ndaj një aleati të NATO-s dhe u zotuan se do ta bëjnë Iranin përgjegjës për veprimet që kërcënojnë sigurinë e Shqipërisë dhe “vendosin një precedent shqetësues për hapësirën kibernetike”.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga qeveria iraniane. Por marrëdhëniet mes Tiranës dhe Teheranit kanë qenë të tensionuara që kur Shqipëria ofroi azil për mijëra disidentë iranianë.

Zoti Rama tha në një deklaratë televizive se qëllimi i grupeve të hakerëve ka qenë “shkatërrimi i infrastrukturës dixhitale të qeverisë së Republikës së Shqipërisë, si dhe vjedhja e të dhënave dhe komunikimeve elektronike të sistemeve qeveritare”.

Më tej Rama tha se: “Sulmi në fjalë dështoi në qëllimin e tij… Të gjitha sistemet u kthyen plotësisht në funksion dhe nuk pati asnjë fshirje të pakthyeshme të të dhënave.”

Megjithatë, kryeministri tha se vendimi i qeverisë shqiptare për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin ishte “në proporcion me seriozitetin dhe rrezikun që sjell sulmi kibernetik”.

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Adrienne Watson, tha se ekspertët amerikanë kishin arritur gjithashtu në përfundimin se Irani “ka kryer këtë sulm kibernetik të pamatur dhe të papërgjegjshëm” dhe se ishte “përgjegjës për operacionet e mëvonshme të hakerave dhe rrjedhjeve të informacionit”.

Sjellja e Iranit, paralajmëroi ajo, “shpërfill normat e sjelljes së përgjegjshme të shtetit në kohë paqeje në hapësirën kibernetike”, duke përfshirë atë për të përmbajtur nga dëmtimi i infrastrukturës kritike që ofron shërbime publike.

Në fillim të këtij muaji, firma amerikane e sigurisë kibernetike Mandiant tha se kishte arritur në përfundimin “me besim të moderuar” se “një ose shumë aktorë kërcënimi që kanë vepruar në mbështetje të qëllimeve iraniane” ishin të përfshirë në sulm.

Mandiant vuri në dukje se ndërprerja kishte ardhur disa ditë përpara fillimit të një konference në qytetin shqiptar Manëz, i cili ishte i lidhur me grupin opozitar iranian në mërgim Mujahideen-e-Khalq (MEK). Ngjarja u shty më pas, pas paralajmërimeve për kërcënime “terroriste”.

Firma citoi gjithashtu një video që shfaq lejet shqiptare të qëndrimit të anëtarëve të supozuar të MEK-ut, e cila u postua në kanalin Telegram të përdorur nga një grup i quajtur “HomeLand Justice” për të pretenduar kreditimin për sulmin kibernetik.

Eksperti i politikës së jashtme: Sulme të tilla kibernetike mund të çojnë në…


   
07.09.2022 - 21:59

Në emisionin “Open” është duke u diskutuar vendimi i qeverisë shqiptare për të dëbuar nga vendi të gjithë stafin diplomatik të ambasadës së Republikës së Iranit në Tiranë, duke i shpallur kështu “luftë” diplomatike Teheranit zyrtar.

Lidhur me vendimin që komunikoi kryeministri Rama, ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi tha se është i duhuri dhe duhet të ishte marrë që në vitin 2020 kur Shqipëria dëboi katër diplomatë iranianë.

“E vlerësojmë si një vendim të drejtë. Të duhur dhe proporcionale me atë që ka ndodhur në Shqipëri. Sulmi që ndodhi ndaj sigurisë kibernetike dhe shërbimeve jetësore për një vend ishte shumë i rëndë. Ju kujtoj se para dy muajsh në Shqipëri do mbahej një samit për Iranin e lirë, ku do merrnin pjesë edhe personalitete të shquara botërore dhe u anulua për shkak të një rreziku serioz. Me të drejtë u mor ky vendim që duhet të ishte marrë më parë. PD dhe Sali Berisha kanë deklaruar dy vite më parë kur qeveria Shqiptare vendosi të dëbojë ambasadorin iranian dhe në 2020 kur katër diplomatë u dëbuan, duhet të ishte marrë ky vendim”, tha Bumçi.

Ndërkohë, eksperti i politikës së jashtme, Adrian Shtuni tha se pas këtij vendimi do të shtohen sulmet hibride të Iranit duke synuar goditje kibernetike, ndaj qeveria duhet të marrë masa dhe të jetë vigjilente ndaj rrezikut duke rritur kapacitetet mbrojtëse.

Por, Shtuni theksoi se Shqipëria është e mbrojtur nga aleatët në lidhje me këtë çështje dhe në rast të një sulmi në përmasa të mëdha, atëherë mund të aktivizohet edhe neni 5 i protokollit të sigurisë së NATO-s.

“Po regjimi i Iranit dihet që sponsorizon sulmet kibernetike dhe terroriste nëpërmjet korpusit të Gardës Islamike që kanë buxhetin 7 milionë dollarë në vit, sa gjysma e buxhetit të Shqipërisë. Ata janë të mire financuar dhe kapacitetet i kanë. Nuk mendoj se Irani do tentojë të bëjë ndonjë farë goditje fizike, por nëpërmjet planit hibrid me sulme kibernetike. Shqipëria duhet të rrisë kapacitetet e veta, në kuadër të planit të NATO-s 2022. Sulme të tilla kibernetike mund të çojnë edhe në aktivizimin e nenit 5 të traktatit të NATO-s, sepse nëse ndodh një sulm i madh atëherë mund të konsiderohet si sulm ndaj gjithë aleatëve të NATO-s. Ndaj Shqipëria nuk është vetëm përballë rrezikut iranian. Nuk ka vend për frikë por ka vend për të ruajtur vigjilencën”, u shpreh Shtuni.

Eksperti i kriminalistikës: Dy personat që kanë qenë në shënjestër të Iranit

 


   
08.09.2022 - 21:03

Eksperti i sigurisë dhe kriminalistikës, Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se shënjestër e Iranit kanë qenë dy figura të vendit tonë. Një nga radhët e politike dhe një nga feja, madje ai zbuloi edhe emrat.

Bëhet fjalë për Baba Mondin dhe ish-kryeministrin dhe deputetin aktual të Kuvendit, Pandeli Majko.

Në një intervistë për Abc, Karamuço deklaroi se “Pandeli Majko ka qenë pjesë aktive e MEK, ku ka marrë pjesë në disa takime me përfaqësues të huaj”.

Pjesë nga biseda

Pyetje: Kur kemi folur në Korrik ju thatë se dyshimi kryesor është se ky sulm vinte nga Irani, ku i bazonit këto informacione?

Karamuço: Kishte informacione që ishte bërë nga një profilizim jo vetëm nga strukturat tona por dhe ato europiane. Ishte një hetim nga një strukturë që ka bërë dhe hetime të tjera. Madje ne të dy edhe jemi përmendur nga dy kanale të Iranit madje mund të them edhe se jemi kërcënuar. Në fund të gushtit Shqipërisë ju soll e certifikuar se ky sulm ishte i mbështetur nga qeveria iraniane. Nuk ishte sulmi kibernetik ai që solli këtë masë kaq të rëndë në aspektin diplomatik, por ka ardhur duke u shtuar, një sërë aktesh të rënda që ne kemi marrë gjithë kohës, duke folur që nga kërcënimi me raketa, na kanë sulmuar në OKB duke thënë se Shqipëria është shtet terrorist, atentatet e dështuara në Rinas ndaj zyrtarëve të huaj, atentate ndaj klerikëve tanë si dhe politikanëve tanë.

Pyetje: Atentate ndaj klerit, mund të na zbulosh emrin?

Karamuço: Ka qenë Baba Mondi i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjëve.

Pyetje: Kur e dëgjon tha se çfarë kanë patur me Baba Mondin?

Karamuço: Ata kanë rritur rrezikshmërinë, përfaqësuesit e fundit në Ambasadë kanë qenë ushtarakë dhe jo diplomatë. Edhe dekorimi i ish-shefit të Shërbimeve tona Visho Ajzati, nga SHBA është bërë pikërisht se ka parandaluar disa nga këto atentate, ku u janë bërë edhe politikanëve tanë.

Pyetje: Cilit politikani?

Karamuço: Pandeli Majkos.

Pyetje: Pandeli Majkos? Pse?

Karamuço: Ish-kryeministri jonë ka qenë pjesë aktive e MEK, ku ka marrë pjesë në disa takime me përfaqësues të huaj.

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...