Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/09/15

Largoni gurët në veshka duke bërë seks katër herë në javë


Kushdo që ka vuajtur nga gurët e dhimbshëm në veshka do të jetë gati për të provuar gjithçka për të mos vuajtur më kurrë agoninë e tij.

Por në vend që të pini ujë për të ndihmuar në nxjerrjen e tyre në mënyrë natyrale, ekspertët siç shkruan Mail Online, besojnë se ekziston një mënyrë tjetër për t’i hequr ato nga trupi, përcjell klankosova.tv.

Të bësh seks ose të masturbosh tri herë në javë gjithashtu funksionon, pohojnë studiuesit.

Urologët në Universitenin Airlangga në Surabaya rishikuan pesë studime mbi këtë temë.

Ata përfshinin 406 pjesëmarrës të cilëve iu tha të bënin seks ose të masturbonin tre ose katër herë në javë ose të abstenonin nga secili aktivitet.

Dr. Yudhistira Pradnyan Kloping dhe ekipi i tij ekzaminuan se si aktet seksuale ndikuan në numrin e gurëve në veshka që u dëbuan në secilin grup dhe sa kohë iu desh atyre.

Rezultatet tregojnë se shkalla e dëbimit ishte 5.7 herë më e lartë në grupin e aktivitetit seksual. Dhe gjithashtu pritej që gurët të urinoheshin më shpejt tek ata që bënin seks ose masturbuan.

Ndërkohë, numri i njerëzve që kërkonin lehtësim dhimbjeje për shkak të gurëve në veshka ishte 62 për qind më i ulët në grupin e aktivitetit seksual.

Mbrotja e Salih Mustafës: Nuk ndryshojmë rregullat e lojës, ZPS mashtroi edhe gjykatësin

 


Avokati i ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafës, Julius Von Bone, ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka mashtruar në të njëjtin rast edhe gjykatësin e procedurës, në rastin pretendimeve ndaj klientit të tij.

Sipas tij, mbrojtja e Salih Mustafës, ka ndryshuar faktet e paraqitura në fazën fillestare në mënyrë thelbësore, me ato të prezantuara tash, përcjell klankosova.tv.

”Pala mbrojtjëse dëshiron të dëgjojë edhe njëherë dëshmitarët, e që mund të na tregojnë lidhur me përdorimin e ndërtesave 4A dhe 5”.

”Qëndrimi ynë është se ne nuk ndryshojmë rregullat e lojës, kur loja është nën mes saj. ZPS-ja nuk mund të ndryshojë qëndrimin e saj, apo faktet bazë, mbi të cilat e kemi zbatuar punën tonë që në fillim. Më lejoni të shtoj, që edhe gjykatësi i procedurës paraprake, është mashtruar ose kështu duket nga ZPS-ja po t’i hidhet një sy vendimit të tij mbi konfirmimin e aktakuzës”.

”ZPS-ja duhet të veprojë në një mënyrë që të bëjë të mundur që gjyqi të jetë i barabartë”.

”Faktet e tyre të paraqitura në fazën fillestare ndryshojnë në mënyrë thelbësore, në ato të cilat paraqiten tani”.

Avokati i Salih Mustafës: ZPS-ja na mashtroi, ndryshoi befas qëndrimin nga një ndërtesë në tre

 


Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka mashtruar mbrojtjen e ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafës, në rastin e pretendimeve për krime lufte ndaj tij, ka thënë sot para të pranishmëve avokati Julius Von Bone.

Ai lidhur me këtë, përmendi specifikisht disa arsye pse një gjë e tillë, sipas tij qëndron, përcjell klankosova.tv.

”ZPS-ja e ka ndryshuar qëndrimin e saj, nga një ndërtesë në tre ndërtesa, ku njerëzit janë mbajtur. Të gjithë dëshmitarët e ZPS-së janë intervistuar nga ZPS-ja lidhur me një ndërtesë të vetme, dhe jo tre ndërtesa”.

”ZPS e ka mashtruar mbrojtjen, ose e ka keqdrejtuar mbrojtjen, duke ndryshuar befas vendndodhjen nga një në dy të tjera. Ne do ta trajtojmë këtë çështje në mënyrë kronologjike, siç kanë rrjedhur ngjarjet”.

Përdorimi i telefonave mund të shfaqet kancer në tru

 


Tumoret që dalin në tru mund të jenë malinje (kancer) ose jo malinje (beninje), me pasoja kërcënuese për jetën, ku personi i prekur mund të zhvillojë simptoma serioze si konvulsione, paralizë ose humbje të kujtesës, të folurit, shikimit dhe funksioneve të tjera.

“Shkaku i saktë i origjinës së tumorit në thelb mbetet i panjohur në shumicën e rasteve. Megjithatë, tani ka prova të mjaftueshme për të sugjeruar se ekspozimi ndaj rrezatimit mund të prodhojë tumore të trurit duke shkaktuar dëme të drejtpërdrejta në ADN. Prej disa viteve të fundit, ka pasur një besim dhe shqetësim në rritje në publikun e gjerë se përdorimi i tepërt i telefonave celularë shkakton tumore në tru si rezultat i rrezatimit të emetuar nga këto pajisje”, ka thënë neurokirurgu Suresh Sankhla.

Edhe pse studimet afatgjata janë në vazhdim, deri më sot nuk ka asnjë provë bindëse shkencore që përdorimi i celularit rrit rrezikun e kancerit.

Në një studim disa vite më parë, nuk u gjet asnjë lidhje midis përdorimit të celularit dhe tumoreve të trurit në 420 mijë përdorues të ndjekur gjatë një periudhe prej 20 vjetësh ose më shumë. Një tjetër studim i bazuar në intervistë në 5117 individë që kishin tumore të trurit sugjeroi se nuk kishte rritje të tumoreve të trurit ose të sistemit nervor qendror të lidhur me përdorimin më të lartë të telefonave celularë, përcjell Klankosova.tv

“Nëse jeni të shqetësuar për lidhjen e mundshme midis telefonave celularë dhe tumoreve të trurit, merrni parasysh kufizimin e përdorimit të telefonave celularë ose përdorni një altoparlant ose pajisje për ta mbajtur telefonin larg nga koka juaj. Telefonat celularë lëshojnë rrezatim jo jonizues, i cili është me frekuencë të ulët dhe energji të ulët. Kjo energji është shumë e ulët për të dëmtuar ADN-në”, ka shtuar ai.

Këto studime nuk ishin për përdoruesit e rëndë të telefonave. Gjetjet e këtyre studimeve janë të përziera, por në përgjithësi, ato nuk tregojnë një lidhje midis përdorimit të celularit dhe kancerit. Teknologjitë celulare po përmirësohen gjatë gjithë kohës, kështu që gjeneratat më të fundit emetojnë fuqi dalëse dukshëm më të ulët. Megjithatë, duke pasur parasysh mungesën e provave për përdoruesit e rëndë, këshillimi i përdoruesve të telefonave celularë për të reduktuar ekspozimet e panevojshme mbetet një qasje e mirë parandaluese.

2022/09/13

NIS FUSHATA PËR TA FSHIRË NË INSTAGRAM Vuçiç publikon hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb

 


Aleksandar Vuçiç, presidenti i Serbisë, ka publikuar një hartë të Kosovës të mbuluar me flamurin serb.

Kjo ka bërë që të shkaktojë zemërim në mesin e shqiptarëve, të cilët kanë filluar një fushatë për largimin e saj nga rrjeti social Instagram.

Një prej tyre është edhe aktivisti Shpend Lila, i cili ka reaguar ashpër duke kërkuar që të raportohet postimi i presidentit serb.

“Unë luftoj shumë për të drejtën dhe njerëzit e mi. S’kam asgjë kundër njerëzve të pafajshëm. Kemi heq shumë. Kjo është e papranueshme dhe e pavërtetë. Ju lutem ta raportoni në Instagram”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Vuçiq fotografinë e publikuar në llogarinë personale e ka shoqëruar me mesazhin “Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 marsi të ndodhë përsëri”.

Eksperti dhe gazetari amerikan, Alon Ben Meir, ka reaguar pas postimit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ku tregonte hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin e Serbisë.

 


Ben Meir shkruan se SHBA-të dhe BE-ja duhet ta dënojnë këtë provokim të Vuçiçit. Madje ka edhe një kërkesë për presidentin amerikan Joe Biden, i cili sipas tij duhet të dërgojë një porosi të qartë tek Vuçiçi, se pavarësia e Kosovës s’do të jetë më kurrë objekt negociimi.

“BE-ja dhe SHBA-ja duhet të dënojnë provokimin e Aleksandar Vuçiçit. Presidenti amerikan duhet t ‘i dërgojë mesazh të qartë Presidentit të Serbisë se pavarësia e Kosovës kurrë nuk do t’ i nënshtrohet negociatave!”– shkruan eksperti dhe gazetari amerikan.

Alon Ben-Meir është gazetar, negociator ndërkombëtar, konsulent privat dhe profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe studimeve të Lindjes së Mesme në Qendrën për Çështjet Globale të Universitetit të New York-ut.

Ai është një ekspert i politikës dhe çështjeve të Lindjes së Mesme, i specializuar në negociatat e paqes midis Izraelit dhe shteteve arabe.

"SA TË JEM UNË NUK DO NJOHIM PAVARËSINË E KOSOVËS!:" Fjalimi i Vuçiç në Kuvendin serb


“Derisa unë të kem ndikim, Serbia nuk do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi pavarësinë e njëanshme të Kosovës”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Unë nuk do të heq dorë nga lufta ime legjitime për interesat shtetërore dhe kombëtare, si dhe për respektimin e së drejtës ndërkombëtare”, tha ai.

Vuçiç i bëri komentet në seancën e parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Serbisë, ku në rend dite është procesi i negociatave midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Pikë e vetme e rendit të ditës në këtë seancë është raporti i Qeverisë serbe për negociatat e mbajtura me Kosovën përgjatë një viti, përkatësisht nga 15 qershori i vitit 2021 deri më 1 shtator të vitit 2022.

Kosova dhe Serbia kanë nisur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por zbatimi i tyre në terren ka ngecur.

Procesi duhet të rezultojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Kosova këmbëngul që kjo marrëveshje të përfshijë njohjen e ndërsjellë; Serbia, tash për tash, nuk pranon.

Duke iu referuar luftës në Ukrainë, Vuçiq tha se “histeria e bashkësisë ndërkombëtare për shkak të konfliktit në Evropë, reflekton edhe në Serbi”.

“Kjo e vë Serbinë “në një situatë edhe më të vështirë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, tha Vuçiç.

Kosova është shtet i pavarur qysh në vitin 2008.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar në vitin 2010 se pavarësia e saj “nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar”.

Duke folur para Kuvendit të Serbisë, Vuçiç tha se “politika reale nuk mund të mbështetet në mite dhe fantazi”.

Sipas tij, duhet bërë dallimi mes “realitetit dhe mundësisë” për të luftuar si shtet dhe si komb “për atë që themi se është më e rëndësishme për ne”.

Ai tha se detyrë është që në hapësirat ku ka serbë dhe shqiptarë, të sigurohet një jetesë më e mirë për ta.

“Kjo detyrë e vështirë duhet të kryhet, në mënyrë që serbët të mbijetojnë si shtet dhe si popull”, tha ai.

“Hapësira në të cilën ne punojmë, është e tillë që mundësitë për përparim dhe përmirësim janë të pakta, ndërsa shanset për të shkuar në humnerë janë mjaft të lehta dhe, nëse përdorim politikën e gabuar, pothuajse të sigurta”, tha presidenti i Serbisë.

Duke folur për situatën aktuale në Kosovë, Vuçiç tha se “jemi ballafaquar me sfida të mëdha të sigurisë”, dhe se është vënë re “prani në rritje e forcave të sigurisë të Prishtinës në veri të Kosovës”.

Në pjesën veriore të Kosovës, ku popullata shumicë është serbe, funksionojnë edhe organe paralele të Serbisë.

Seanca e Kuvendit të Serbisë po ndiqet edhe nga anëtarë të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Seancën për Kosovën e kërkuan grupet e caktuara opozitare në Kuvendin e Serbisë – Dveri, Partia Popullore, koalicioni Shpresa (Nada).

Më 6 shtator, Partia Popullore paraqiti në Kuvend propozimin e saj për rezolutën për Kosovën dhe tri ditë më vonë të njëjtën gjë e bëri edhe lëvizja e djathtë, Dveri.

Në dokumentin e Partisë Popullore, lider i së cilës është ish-shefi i diplomacisë, Vuk Jeremiq, thuhet se Serbia nuk e njeh dhe nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

Gjithashtu, propozohet që në Gjykatën Kushtetuese të Serbisë të paraqitet një propozim për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të dialogut të Brukselit.

Parakusht për vazhdimin e bisedimeve me Prishtinën, sipas Partisë Popullore, është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, që është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit.

Rezoluta e propozuar nga Dveri thotë se askush që mban poste publike, nuk ka të drejtë të nënshkruajë një dokument obligues për pavarësinë e Kosovës.

Gjithashtu, kërkohet që Qeveria e Serbisë të marrë përsipër ndërprerjen e komunikimit dhe negociatave me Prishtinën, si dhe anulimin e marrëveshjeve të arritura. Propozohet kalimi i negociatave nga Brukseli në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Dveri sugjeron që Qeveria e Serbisë të kërkojë ndihmën dhe mbështetjen e Rusisë dhe Kinës – dy vende aleate të Serbisë, që nuk e njohin Kosovën

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...