Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/09/18

TUMORET E GJIRIT TEK FEMRAT E REJA NE MOSHE

 


Kanceri i gjirit eshte i rralle tek femrat e reja, 6% -7% e rasteve te reja diagnostikohen tek femrat nen 40 vjec. Risku i kancerit te gjirit rritet me moshen. Kanceri i gjirit eshte shkaktar i vdekjeve ne femrat nen moshen 40 vjec dhe diagnoza zakonisht nuk behet ne kohe. Zakonisht ecuria klinike e femrave te reja me kancer gjiri eshte me e keqe se tek femrat ne moshe te larte, edhe pas stadifikimit, percaktimit te subtipit, apo terapive intensive.

Mamografia eshte metoda me e shpeshte depistuese edhe pse me nje efektivitet me te paket per shkak te densitetit te larte te gjirit tek keto femra. Kanceri i gjirit tek femrat e reja ka me pak elemente biologjike,duke perfshire graden e larte histologjike, ki67, invazionin limfovaskular. Femrat e reja kane me shume mundesi te jene me subtipin triple-negative.

Percaktimi i mutacionit BRCA1/2 ka nje rol te vecante ne trajtimin e semundjes se hershme dhe te avancuar. Ne momentin e diagnoses MRI rezonanca magnetike e gjirit duhet te konsiderohet per femrat nen moshershme. Ky eshte shkaku me i madh i ankthit dhe problemeve psikologjike.

Gonadotrophin releasing hormone analogues GnRH, gjate kemioterapise adjuvante duhet te konsiderohet per mbrojtjen e ovarit.hen 30 vjece, me densitet te larte te gjirit, ose mbartese te mutacionit BRCA1/2. Faktoret e riskut pershijne histori familiare ose histori te rrezatimit terapeutik te gjirit. Testimi gjenetik duhet te konsiderohet per menaxhimin e e hershem te pacientit.

TRAJTIMI

Vendimet persa i perket trajtimit jane nje zgjedhje ndermjet trajtimit lokal dhe atij sistemik, te drejtuar ne baze te profilit biologjik, stadifikimit, subtipit, te lidhura me moshen e re te pacientit, ne te gjitha stadet e semundjes. Mosha e re eshte nje risk per rekurrencen lokale dhe per kancerin e gjirit kontralaterale. Mastectomy nuk eshte e asociuar me mbijetesen tek femrat e reja dhe duhet te performohet vetem nese eshte e indikuar ose ne deshiren e pacientit.

Kanceri i gjirit i diagnostikuar gjate shatezanise eshte kompleks dhe me e mira eshte qe te trajtohet nen kujdesin e nje stafi multidisplinare. Shtatezania pas kancerit te gjirit nuk eshte e kunderindikuar por duhet te planifikohet me shume kujdes. Simptomat e menopauses, disfunksioni seksual, dhe problemet psikologjike kane nje impakt te rendesishem ne stilin e jetes.

Terapia endokrine adjuvante perfshin tamoxifen, ose supresionin e funksionit te ovarit OFS me tamoxifen ose nje inhibitor aromatase. Terapia sistemike adjuvante mund te shkaktoje infertilitet dhe menopause te 

Human Papiloma Virus(HPV )

 


Te pergjithshme

Ne kete grup perfshihen me shume se 150 lloje virusesh. Nga keto mbi 30 tipe infektojne zonen genitale. Cdo virusi i jepet nje numer, i cili quhet tipi i HPV. Vetem 80 prej tyre u jane studiuar sekuencat ne menyre te plote. HPV permban ADN qe kolonizon epitelin mukozal ose kutan dhe shkakton hiperproliferim, i cili con ne formimin e shankrit ne vendin e infeksionit. Ne 80-100 % te karcinomave cervikale eshte gjetur ADN e HPV, vecanerisht tipet 16 , 18 dhe 31. HPV e ndajme ne dy grupe : - me rrezik onkogjenik te larte dhe - me rrezik onkogjenik te ulet. Disa tipe te HPV mund te shkaktojne kondilomat kurse disa te tjera mund te shkaktojne gjendje prekancerogjene dhe kancerogjene. Tek femrat mund te shkaktojne Ca cervikale, vaginale dhe vulvare, tek meshkujt Ca penil dhe njekohesisht tek femrat dhe tek meshkujt mund te shkaktojne Ca anal, orofaringeal, kondiloma genitale. Mbi 30 tipe transmetohen ne rruge seksuale.

Prevalenca

Ne grupin me rrezik me te larte onkogjenik perfshihen 13 tipe : 16 , 18, 31, 33, 35, 39, 45, 51, 52, 56, 58, 59, 68. Nga keto tipi 16 dhe 18 gjenden ne 70% te Ca cervikale.

  1. Shperndarja e HPV sipas llojit te CA
    90% ne Ca anale, 40% ne Ca vulvare , 40% ne Ca vaginale, 12% ne Ca orofaringeale, 3% ne Ca orale.
    Prevalenca globale e HPV eshte 12%. Me e larte eshte ne zonen Subsahariane 24%, Europa Lindore 21 % dhe Amerika Latine 16%.
  2. Prevalenca sipas moshes eshte :
    14-19 vjec eshte 24.5% ,20-24 vjec eshte 44.8%, 25-29 vjec eshte 27.4% , 30-39 vjec eshte 27.5 % , 40-49 vjec eshte 25.2% , 50-59 vjec eshte 19.6 %.
  3. Prevalenca sipas seksit eshte :
    Gra eshte 22-35 % , burra 2-35% Raporti femra /meshkuj eshte 1.4 /1
    Prevalenca e kondilomave eshte ne femra 9% dhe ne meshkuj 13 %.
    Raca e zeze ka nje prevelence 1.5 here me te larte se rraca e bardhe .
Etiologjia

HPV eshte nje nga SST me te shpeshta.
Ne USA cdo vit diagnostikohen 14 milion raste te reja.
Mbi 80 % e njerezve infektohet te pakten nje here ne jete me nje nga tipet e HPV virus.

Faktoret e riskut

-Duhanpirja
-HIV ose gjendje te tjera qe ulin imunitetin e trupit (shtatzania , deficite ne folate , imunosupresioni)
-Partner seksual te shumte
-Rrezatimi ultraviolet
-Kontraceptiv oral mbi 5 vjet , kur nderpritet perdorimi i tyre ulet perseri risku.

Transmetimi

Transmetimi realizohet nepermjet kontaktit seksual vaginal, oral ose anal me nje person te infektuar. Mund te jesh i infektuar dhe nuk ke simptoma. Personi i prekur mund te filloj simptomat disa vite me vone dhe kjo e ben te veshtire te kuptosh se kur je i infektuar. Ne shume raste HPV shkon pa shkaktuar probleme shendetesore. Kur nuk zhduket mund te shkaktoj probleme te ndryshme. Periudha e inkubacionit eshte e panjohur, varion nga 3 jave deri ne 8 muaj.

Klinika
  1. Lythat genital zakonisht duken si pucra te vogla, te vetme ose ne grupe ne zonen genitale. Ato mund te jene te vogla ose te medha ne permasa, te sheshta ose te ngritura ose ne formen e lulelakres. Diagnoza vendoset direkt me inspektim. Rrallehere mund te shkaktojne diskomfort, dhimbje dhe kruarje.
  2. Ca heret paraqitet pa simptoma kurse me vone mund te shkaktoj shkarkime ose gjakrrjedhje nga vagina, hemoragji postkoitale.
Trajtimi

Nuk ka kure per HPV, por trajtohen simptomat qe shkakton. Lythat genital shpesh zgjidhen spontanisht pa trajtim. Ne raste te tjera behet trajtim medikamentoz me :

-Podofiline , cdo jave per 4-5 jave dhe shperlahet pas 6 oresh te aplikimit dhe kunderindikohet ne shtatzani.
-Imiquimod, aplikohet 3 here ne jave deri ne 16 jave.
-Acidi trikloracetik, aplikohet cdo 1-2 jave deri ne sherim.

Trajtimi kirurgjikal. Realizohet per lezionet e medha.
-Krioterapia, perdor lengun e nitrogjenit i cili ngrin zonat jonormale.
-Elektrokauterizimi, djeg zonat jonormale.
-Terapia me lazer

Te tjera teknika
-Injeksione me interferon
-Heqja kirurgjikale

Diagnoza
  1. Pap test Vlereson ndryshimet ne qelizat cervikale. Rekomandohet nga mosha 21-65 vjecare. Shpeshtesia e kryerjes se tij varet nga rezultati. Ne grate mbi 65 vjece, me teste te meparshme me rezultat normal, kur ke hequr qafen e mitres nuk ke nevoje te kryesh me pap teste. Jo gjithmone rezultatet jonormale tregojne qe kemi kancer, por duhet te bejme nje vleresim te metejshem te kujdesshem per diagnozen e plote.
  2. HPV test. Zbulon HPV virusin qe shkakton keto ndryshime qelizore. Kryhet mbi 30 vjec dhe ne cdo 5 vjet. Mund te realizohet e vetme ose e shoqeruar me Pap testin. Nuk ka test HPV te realizuar per burrat.
Cfare ben kur e ke virusin

Nuk ka kure per trajtimin e HPV. Realizojme nje jete te shendetshme ne menyre qe te ndihmojme organizmin te pastroj virusin dhe te ulet shansi i kthimit ne kancer dhe te persistimit te virusit. Masat qe merren jane :

-Ndalo duhanpirjen
-Ndalo perdorimin e kontraceptiveve oral
-Realizo nje diete te shendetshme (shto ne diete perime dhe fruta qe kane vitaminen C)

Mund te biesh shtatzane kur ke HPV

Prania e virusit nuk e prek aftesine per te rene shtatzane. Ne disa raste te kesh HPV, ke nje risk me te larte per te zhvilluar ndryshime prekancerogjene dhe kancerogjene ne cerviks. Kjo nga ana e saj con ne prekjen e fertilitetit dhe te aftesise per te mbajtur nje shtatzani deri ne fund.

Sa kohe do HPV te zhduket

Kjo varet nga imuniteti i trupit qe e lufton ose pengon para se te japi ndryshime qelizore ne cerviks. 70% e infeksioneve te reja zhduken brenda nje viti dhe 91% brenda dy vitesh. Dmth 9 ne 10 raste zhduken spontanisht brenda nje deri ne dy vite. Nje pjese e vogel persiston dhe mund te coj ne ndryshime prekancerogjene dhe kancerogjene brenda nje periudhe te gjate kohore qe varion 10-30 vjet. Vetem 1 % mund te persistoj.

Parandalimi
  1. Marredhenie seksuale e mbrojtur ( kondom ), nuk te mbron 100 % sepse zona e lekures qe bie ne kontakt me virusin mund te infektohet.
  2. Testet (Pap test dhe HPV test). Edhe grate qe jane vaksinuar duhet te bejne Pap teste te rregullta.
  3. Vaksinimi. Njihen tre lloje vaksinash : Cervarix , Gardasil dhe Gardasil 9. Behen nga mosha 9 deri ne 26 vjec. Rekomandohen nga mosha 11-12 vjec per vajza dhe djem. Vaksina behet me 2 ose 3 doza ne varesi te moshes.

Cilat janë pasojat që mund ta shoqërojnë kënaqësinë sexulae(apo impotencen sexuale)

 

Perkufizimi

Me impotence nenkuptojme ate gjendje kur nje mashkull nuk mund te kete nje ereksion (ngritje te organit mashkullor) ne ate nivel dhe me ate fortesi sa per te kryer maredhenie seksuale. Pasja kohe pas kohe e problemeve me ereksionin, nuk eshte domosdoshmerisht shkak per tu shqetesuar; por nese kjo ndodh ne menyre te vazhdueshme, atehere mund te behet shkaktar i stresit, i prishjeve te maredhenieve me partnerin si dhe humbjen e vetebesimit.

Mendohet qe afersisht 1 ne 10 meshkuj te rritur do te vuajne nga impotenca afatgjate. Shume personave ju ka ndodhur te kene patur rastesisht probleme me ereksionin qe mund te kene patur arsye te ndryshme, si nga pirja e sasie te madhe alkoli, stresi ose lodhje e madhe.

Shenjat

Shenjat e impotences perfshijne cregullimet e vazhdueshme te meposhteme:

  • Veshtiresia per te patur nje ereksion
  • Veshtiresia per ta mbajtur gjate ereksionin
  • Ulja e deshires seksuale
Faktoret e rrezikut

Me kalimin e viteve, mashkullit i duhet me shume kohe per te patur nje ereksion; po ashtu penisi nuk forcohet aqe sa ne moshe te re. Burrit i duhet ta preke me shume penisin per te patur ereksion dhe per ta mbajtur ate per nje kohe me te gjate. Kjo situate nuk eshte pasoje e te qenit i moshuar por zakonisht si rrjedhoje e semundjeve te tjera dhe marjes se medikamenteve qe jane te shpeshta ne keto mosha.

Faktoret qe kontribuojne ne shfaqjen e ereksionit jane:

  • Shkaqet mjeksore, vecanerisht diabeti dhe semundjet e zemres.
  • Perdorimi i duhanit i cili kufizon rrjedhjen e gjakut ne venat dhe arteriet. Me kalimin e kohes duhani mund te shkaktoje semundje kronike te cilat nga ana e tyre te shpien ne impotence.
  • Mbipesha sidomos obeziteti.
  • Disa trajtime mjeksore si kirurgjia e prostates ose radioterapia per kancer te prostates.
  • Plagosjet sidomos kur demtohen nervat qe kontrollojne ereksionin.
  • Medikamentet, ku mund te perfshihen antidepresantet, antihistaminiket, ato qe ulin tensionin e gjakut, ilacet kunder dhimbjeve ose ato qe perdoren per kancerin e prostates.
  • Faktoret psikologjike, sic jane stresi, ankthi ose depresioni.
  • Perdorimi i droges dhe alkoolit, sidomos ne ata qe e perdorin per nje kohe te gjate ose ne sasi te madhe.
  • Perdorimi per nje kohe te gjate i bicikletes, i cili mund te shtype nervat sidhe te cregulloje rrjedhjen e gjakut ne penis, mund te jape impotence te perkoheshme.
Nderlikimet

Pasojat qe mund te shoqerojne impotencen jane:

  • Nje jete seksuale qe s’jep kenaqesi
  • Stres ose ankth
  • Nenvleresim i vetvetes
  • Probleme martesore ose me partneren
  • Paaftesi per te lene shtatzane partneren
Analizat dhe diagnoza

Per shume meshkuj eshte e mjaftueshme nje ekzaminim fizik dhe marja e histories se semundjes para dhenies se mjekimit. Nese mjeku dyshon per perfshirje te semundjeve te tjera, ose kur i semuri ka semundje kronike, atehere mund te kerkohen analiza dhe ekzaminime te tjera, ose rekomandohet te vizitohet nga specialisti perkates.

Ne keto ekzaminime perfshihen:

  • Ekzaminimi fizik. Me kete nenkuptohet komtrolli i kujdesshem i penisit, testikujve dhe kontrolli i ndjeshmerise se nervave.
  • Analizat e gjakut. Kjo duhet per te pare nese ka shenja te semundjeve te zemres, diabetit, nivel te ulet te testosteronit (hormon mashkullor) dhe probleme te tjera shendetesore.
  • Analizat e urines. Ashtu si analizat e gjakut duhet per te pare shenjat e diabetit ose semundje te tjera.
  • Eko. Perdoret per te kontrolluar qarkullimin e gjakut ne penis. Nganjehere ajo kryhet ne kombinim me injektimin e medikamenteve brenda ne penis per te percaktuar nese rritet normalisht qarkullimi i gjakut mbas injeksionit.
  • Kontrolli i ereksionit gjate nates. Shumica e meshkujve kane ereksione gjate kohes se gjumit por qe nuk e kujtojne ate. Ky ekzaminim i thjeshte konsiston ne vendosjen e nje shiriti perreth penisit para se te shkojne ne shtrat. Nese shiriti rezulton i shkeputur ne mengjez, kjo tregon qe ka patur ereksion disa here gjate nates. Kjo tregon qe shkaku i impotences eshte kryesisht psikologjik dhe jo fizik.
  • Ekzaminime psikologjike. Mjeku mund te beje pyetje per te zbuluar shenja te depresionit ose te problemeve te tjera psikologjike qe mund te jene shkaktare te impotences.

Çka ёshtё Skizofrenia?

 Skizofrenia ёshtё njё nga sёmundjet mё tё rёnda tё shёndetit mendor. Kostoja emocionale e kёsaj sёmundjeje pёr ata qё e vuajne dhe familiarёt e tyre ёshtё shumё e lartё. Pesimizmi me tё cilin shumё njerёz tё zakonshёm dhe profesionistё tё shёndetёsisё i afrohen personit qё vuan nga skizofrenia i ngjan ndrojtjes qё shfaqin ndaj pacientёve qё vuajnё me kancer.

Zbulimet shkencore tё dekadave tё fundit e kanё zbutur kёtё klimё pesimizmi. Kriteret e pёrmirёsuara diagnostike, njohja mё e mirё e farmakoterapisё, zhvillimi i barnave tё reja dhe njohja mё e mirё e komplikacioneve psikosociale tё skizofrenisё, bёjnё tё mundur sigurimin e njё trajtimi dhe pёrkrahje mё tё suksesshme tё pacientёve dhe familiarёve tё tyre.

Çfarё ёshtё Skizofrenia?

Ajo ёshtё njё sёmundje qё nёnkupton njohjen teper tё gabuar tё realitetit tё brendshёm dhe tё jashtёm , gjatё tё cilit personi i prekur reagon nё mёnyrё qё dёmton jetёn e tij /saj. Kjo njohje e gabuar e realitetit ёshtё thelbi  psikotik i sёmundjes dhe qё manifestohet me crregullimet e percepsionit, tё mendimit, emocioneve, tё folurit dhe aktiviteti fizik. Termi fjajё pёr fjalё do tё thotё “carje e mendimit” dhe ёshtё mospёrputhje midis funksioneve mendore tё ndryshme p.sh: midis pёrmbajtjes sё mendimit dhe ndjenjave, ose midis ndjenjave dhe veprimtarisё motore. Studiuesit ende po shohin njё gamё tё gjёrё hipotezash rreth origjinёs sё skizofrenisё. Emёtrtimi diagnostik mbulon shumё tablo klinike tё ndryshme dhe simptomat variojnё aq shumё nga njёri individ tek tjetri sa ёshtё e pamundur tё paraqesёsh njё tablo “model’ tё sёmundjes.

Diagnoza e kёsaj sёmundjeje vendoset nё bazё tё historisё sё pacientit dhe tё vrojtimeve mbi pacientin, pёr arёsye se asnjё test laboratorik i pavarur nuk ёshtё nё gjendje tё verifikojё praninё ose mungesёn e crregullimit. Meqёnёse diagnoza ka domethёnie tё rёndёsishme pёr prognozёn dhe trajtimin, profesionistёt e shёndetit mendor kanё luftuar pёr mё shumё se njё shekull  tё formulojnё kritere tё sakta pёr identifikimin e individёve qё vuajnё nga skizofrenia. Historia e sёmundjes duhet tё pёrmbledhi simptoma pёr njё periudhё  tё paktёn  6 muaj tё pacientit.

Shkaktari i skizofrenisë është ende i paqartë. Disa teori në lidhje me shkakun e kësaj sëmundje përfshijnë: gjenetikën (trashëgimia), biologjinë (mosbalancimi në kiminë e trurit), ose infeksionet virale dhe çrregullimet imune.

Simptomat karakteristike

► Deluzionetnё kёtё sёmundje janё tё zakonshme besimet e gabuara, tё cilat nuk mund tё korigjohen edhe kur personi vendoset pёrpara fakteve, por ato ndryshojnё mёnyrёn e tё menduarit dhe funksionimin e pacientit. Tё zakonshme janё idetё e referencёs dhe deluzionet e persekutimit.

► Halucinacionet:  janё zёra ose figura qё pacienti i percepton kur ato nuk egzistojnё fare nё ambjentin ku ai jeton dhe i percepton. Zёrat halucinatorё mund tё jenё tё rezikshёm pёr vetё pacientin ose pёr tё tjerёt, nёse pacienti u bindet komandave tё tyre. Pacientёt tregojnё pёr zёrat qё komandojnё sjelljet e tyre.

Çrregullime emocionaletoni i mpirё ose sheshimi emocional. Pacienti skizofren ёshtё aq shumё pa shprehje sa duket sikur ka vёnё njё maske nё fytyrё, ose mund tw ketw emocione tw papwrshtatshme me realitetin (qesh kur duhet te qaje dhe e anasjellta..)

Çrregulimet e vullnetit: vullneti dhe aftёsia e pacientit pёr tё realizuar plane mund tё paralizohet nga negativizmi ose nga frika iracionale e fuqive tё tij destruktive.

Çrregullimet e tё folurithumbja e lidhjes sё mendimeve, inkoherenca (i pakptueshёm kur flet), konkretizimi, gjuha “privte” qё kuptohet vetёm nga pacienti, varfёrimi i tё folurit dhe pёrsёritja e pakuptimtё e fjalёve.

►  Çrregullimet e aktivitetit motor: veprimtaria mund tё pakёsohet nё mёnyrё tё dukshme, si nё rastin e simptomave negative ose tё shtohet si nё gjendjet e eksitacionit. Personat mund tё kryejnё veprime si tё robotit, manjerizma bizarre (pa kuptim, te cuditshme), ose ekopraksi.

Trajtimi

Trajtimi i skizofrenisё ndahet nё trajtim i sёmundjes akute dhe nё trajtimin e paaftёsisё kronike.


 Barnat antipsikotike trajtojnё skizofreninё akute dhe kanё efekte sedative tё menjёhershme vecanёrisht pёr simptomat. 


Trajtimi social lidhet me sigurimi e njё mjedisi stimulues por tё ekuilibruar. 

Vёmendje duhet kushtuar punёsimit dhe strehimit tё pacientit skizofrenik. Shtёpitё psikiatrike janё njё mundёsi e suksesshme funksionimi tё pacientit sqw e vuan kёtё sёmundje. 

Gjetja e njё pune tё pёlqyeshme favorizon produktivitet tё aftёsive tё ruajtura tё pacientit. Masat sociale pёrfshijnё edhe suportin pёr familiarёt .

Skizofrenia deri tani nuk ka shërim, por me trajtimin e duhur shumë njerëz me këtë sëmundje mund të bëjnë jetë produktive.

Ky veprim mund të tregojë nëse partneri ju ka tradhtuar

 A keni menduar ndonjëherë nëse personat që tradhtojnë kanë ndonjë sjellje karakteristike? A flasin në një mënyrë të caktuar apo diçka tjetër? Po është e vërtetë se kur mashtrojnë, këta persona në përgjithësi fillojnë të ndryshojnë sjelljen e tyre dhe ka diçka që është karakteristike për ta.






Një faqe takimesh bëri një sondazh, i cili tregoi se 61 për qind e personave që kishin tradhtuar (nga 1400 të anketuar) pranojnë se nuk janë të afërt me prindërit e partnerit të tyre. Pra, nëse gjysma juaj më e mirë shmang mbledhjet familjare, arsyeja mund të jetë një ndërgjegje jo e pastër.

Terapistja e çifteve dhe autorja e librit “Monogamia e re: Ripërcaktimi i marrëdhënies suaj pas tradhtisë”, Tammy Nelson tha: “Mbajtja e distancës nga prindërit e partnerit mund të jetë tregues i mosinteresimit për martesën ose të paktën për respektimin e monogamisë shpjegoi ajo.


Pothuajse gjysma e personave që kishin tradhtuar thanë se i shohin prindërit e partnerit të tyre një herë në vit ose më pak. 

Çka është diabeti dhe tipet e tij?

 Simptomat e diabetit të tipit 1: Simptomat mund të zhvillohen shpejt – brenda disa javësh ose muajsh. Simptomat fillojnë kur jeni i ri – si fëmijë, adoleshent ose i ri. Simptomat shtesë përfshijnë të vjella ose dhimbje stomaku dhe infeksione maja ose infeksione të traktit urinar.

Diabeti ndodh kur trupi juaj nuk është në gjendje të marrë sheqer (glukozë) në qelizat e tij dhe ta përdorë atë për energji. Kjo rezulton në një grumbullim të sheqerit shtesë në qarkullimin tuaj të gjakut.

Diabeti i kontrolluar keq mund të çojë në pasoja të rënda, duke shkaktuar dëme në një gamë të gjerë të organeve dhe indeve të trupit tuaj duke përfshirë zemrën, veshkat, sytë dhe nervat.
Çfarë e shkakton diabetin?

Shkaku i diabetit, pavarësisht nga lloji, është qarkullimi i tepërt i glukozës në gjakun tuaj. Megjithatë, arsyeja pse nivelet e glukozës në gjak janë të larta, ndryshon në varësi të llojit të diabetit, pasi kemi disa lloje të tij, tipi 1, tipi 2 dhe gestacional.


Shkaqet e diabetit të tipit 1: Kjo është një sëmundje e sistemit imunitar. Trupi juaj sulmon dhe shkatërron qelizat që prodhojnë insulinë në pankreasin tuaj. Pa insulinë për të lejuar glukozën të hyjë në qelizat tuaja, glukoza grumbullohet në qarkullimin e gjakut.

Shkaku i diabetit të tipit 2 dhe prediabetit: Qelizat e trupit tuaj nuk e lejojnë insulinën të funksionojë siç duhet për të lejuar glukozën në qelizat e saj. Qelizat e trupit tuaj janë bërë rezistente ndaj insulinës. Pankreasi juaj nuk mund të vazhdojë dhe të prodhojë mjaftueshëm insulinë për të kapërcyer këtë rezistencë. Nivelet e glukozës rriten në qarkullimin e gjakut.
Diabeti gestacional: Hormonet e prodhuara nga placenta gjatë shtatzënisë i bëjnë qelizat e trupit tuaj më rezistente ndaj insulinës. Pankreasi juaj nuk mund të prodhojë mjaftueshëm insulinë për të kapërcyer këtë rezistencë. Mbetet shumë glukozë në qarkullimin e gjakut.

Cilat janë simptomat e diabetit?
Simptomat e diabetit përfshijnë:
– Etje e shtuar.
– Ndjenjë e dobët, e lodhur.
– Shikim i turbullt.
– Mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash në duar ose këmbë.
– Plagë ose prerje që shërohen ngadalë.
– Humbje peshe e paplanifikuar.
– Urinim i shpeshtë.
– Infeksione të shpeshta të pashpjegueshme.
– Goje e thate.


Simptomat e diabeti i tipit 2 dhe e prediabetit: Mund të mos keni fare simptoma ose mund të mos i vini re pasi ato zhvillohen ngadalë gjatë disa viteve. Simptomat zakonisht fillojnë të zhvillohen kur jeni i rritur, por prediabeti dhe diabeti i tipit 2 janë në rritje në të gjitha grupmoshat.

Diabeti gestacional: Zakonisht nuk do të vini re simptoma. Mjeku juaj obstetër do t’ju testojë për diabetin gestacional midis javës 24 dhe 28 të shtatzënisë.

Cilat janë komplikimet e diabetit?
Nëse niveli i glukozës në gjak mbetet i lartë për një periudhë të gjatë kohore, indet dhe organet e trupit tuaj mund të dëmtohen seriozisht. Disa komplikime mund të jenë kërcënuese për jetën me kalimin e kohës.
Çështjet kardiovaskulare duke përfshirë sëmundjen e arterieve koronare, dhimbje gjoksi, sulm në zemër, goditje në tru, presion të lartë të gjakut, kolesterol të lartë, aterosklerozë (ngushtim i arterieve).
Dëmtimi i nervit (neuropatia) që shkakton mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash që fillon në gishtat e këmbëve ose gishtave dhe më pas përhapet.
Dëmtimi i veshkave (nefropatia) që mund të çojë në dështimin e veshkave ose nevojën për dializë ose transplantim.
Dëmtimi i syrit (retinopati) që mund të çojë në verbëri; katarakte, glaukoma.
Dëmtimi i këmbës duke përfshirë dëmtimin e nervave, rrjedhjen e dobët të gjakut dhe shërimin e dobët të prerjeve dhe plagëve.
Infeksionet e lëkurës.
Humbja e dëgjimit.
Depresioni.
Demenca.

Trajtimi i Diabetit të Fshehur

 

Çfarë është Diabeti i Fshehur? Cilat janë Simptomat?

Diabeti, nëse një person ka edhe një predispozitë gjenetike; mund të ndodhë si rezultat i zakoneve të gabuara të të ngrënit dhe një jete pa aktivitet fizik. Megjithatë nuk shkakton gjendje dhe simptoma të dukshme klinikisht përpara diabetit, por mund të ndodhë në një fazë të hershme kur ekuilibri i trupit fillon të përkeqësohet. Kjo periudhë shpesh quhet diabeti i fshehur. 

Njerëzit me faktorë të caktuar rreziku kanë më shumë gjasa të kenë sheqer të fshehur. Simptomat e diabetit të fshehur mund të ndryshojnë në varësi të personit. Diabeti i fshehur do të thotë që niveli i sheqerit në gjak i një personi është më i lartë se norma bazike, por jo aq i lartë sa për t’u diagnostikuar me diabet të tipit 2. 

Diabetët e fshehur janë në rrezik të lartë për diabetin. Është e nevojshme të merren masat e domosdoshme, duke pasur parasysh mundësinë që kjo sëmundje të kthehet në diabet. Diabeti i fshehur manifestohet me faktin se sheqeri në gjak në gjendje urie është normal, ndërsa sheqeri në gjak në gjendje të ngopjes është i ndryshëm nga vlerat normale. Për diagnozën e diabetit të fshehur nuk mjafton të monitorohen vlerat e sheqerit në gjak të pastër. Sidomos pas konsumimit së ushqimeve me karbohidrate, yndyrore dhe me sheqer, analizat do të japin rezultate më të shëndetshme.

Çfarë është Diabeti i Fshehur?

Diabeti i fshehur është emërtimi që i jepet një gjendjeje në të cilën sheqeri në gjak i një personi është mbi normalen, por jo aq i lartë sa për të diagnostikuar diabetin. Me fjalë të tjera, sheqeri në gjak i një personi është mbi normalen. Do të thotë se ishte i lartë, por është nën kufirin që përdorim për të diagnostikuar diabetin me sheqer. 

Diabeti i fshehur quhet edhe prediabet. Diabeti i fshehur, i quajtur në baza mjekësore pre-diabet, do të thotë para-diabet. Këta individë gjatë periudhës para diabetit konsiderohen diabetikë të fshehur. Me fjalë të tjera, kjo është periudha kur mund të merren masa që kjo gjendje të mos kthehet në diabet dhe është e rëndësishme, sepse personat me diabet të fshehur janë personat që kanë më shumë gjasa të kenë diabet. Që diabeti i fshehur të mos kthehet në diabet, këta persona duhet të humbin peshë, të ushqehen shëndetshëm, të ushtrohen dhe të përdorin disa medikamente që do t’ju rekomandojë një specialist endokrin. Individët me diabet të fshehur mund të parandalojnë dhe pengojnë diabetin duke ndryshuar stilin e tyre të jetesës. Sipas disa studimeve, shumë njerëz me sheqer të fshehur zhvillojnë diabetin e tipit 2 pas 10 vjetësh.

Nëse këta individë ndryshojnë mënyrën e jetës së tyre duke transferuar programin e parandalimit të diabetit, shkalla e zhvillimit të diabetit mund të ulet ndjeshëm. Njerëzit me këtë sëmundje kanë një rrezik në rritje të sëmundjeve të zemrës. Raportohet se rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare është 1.5 herë më i lartë tek personat me diabet të fshehur në krahasim me personat me sheqer normal në gjak, ndërsa kjo normë mund të jetë 2 -4 herë më e lartë te personat me diabet. Nëse keni diabet të fshehur, duhet të jeni të kujdesshëm edhe përsa i përket sëmundjeve kardiovaskulare.

Kur Mund të Keni Diabetë të Fshehur?

Termi diabet i fshehur përdoret pikërisht kur nivelet e sheqerit në gjak janë më të larta se sa duhet, por jo në një nivel që nuk do të konsiderohej diabetik. Me fjalë të tjera, rezultatet e analizave të gjakut të kryera në persona që nuk kan konsumuar ushqim, nuk ndjekin normalen. Por, për shkak se diagnoza e diabetit të tipit 2 nuk mjafton për t’u diagnostikuar, ai quhet diabeti i fshehur. 

Diabeti i fshehur që shkakton diabetin në fazat e tij të mëvonshme nuk ka shenja të dukshme dhe simptoma dalluese, siç është diabeti. Në fazat e avancuara të sëmundjes, mund të thuhet se vërehen simptoma të fshehura të sheqerit. Për shkak se diabeti i fshehur zakonisht shfaqet pa simptoma, është e vështirë të diagnostikohet. Shpesh vihet re nga analizat e gjakut kur konsultohet me mjekun për një sëmundje tjetër.

Simptomat e Diabetit të Fshehur

Diabeti i fshehur, i cili shpesh nuk shfaq simptoma serioze, sjell me vete edhe disa dëme, pasi mund të kthehet në diabet në periudha të mëvonshme. Arsyeja për këtë është se shumë sëmundje shkaktohen nga diabeti. 

Kur zbulohet diabeti i fshehur, bëhet një krahasim duke parë si vlerat e sheqerit në gjak në gjendje urie ashtu edhe vlerat e sheqerit në gjak në gjendjen e ngopjes. Në pacientë të tillë vlerat në analizën e sheqerit në gjak të kryer në rast urie janë normale, ndërsa në rast ngopjeje vlerat e analizës së përsëritur të gjakut janë jashtë kufijve të referencës. Në këtë mënyrë, diabeti i fshehur që shfaqet mund të kontrollohet me një dietë të ekuilibruar. Siç mund të shihet nga këtu, vetëm shikimi i sheqerit në gjak të pastër nuk do të mjaftojë për të diagnostikuar sheqerin e fshehur. Këto analiza, të cilat zakonisht japin rezultate të shëndetshme, do të japin rezultate shumë më të besueshme kur të kryhen pas konsumimit të ushqimeve me përbërës karbohidrate, yndyrore dhe me sheqer. Këtu janë simptomat kryesore të diabetit të fshehur:

  • Dëshira e vazhdueshme për të ngrënë ëmbëlsira, “sulmet” e urisë, krizat e ëmbëlsirave
  • Dëmtimi i sheqerit në gjak gjatë shtatzënisë
  • Shtim i tepërt i peshës së fundit ose dobësim
  • Ulja e nivelit të sheqerit
  • Bini në gjumë gjatë ditës
  • Një gjendje acarimi dhe zemërimi i papritur
  • Djersitje e shtuar, djersitje natën, djersitje e kokës gjatë natës
  • Dobësi, lodhje, mërzitje, ndryshim psikologjik
  • Nëna, babai ose vëllezërit e motrat kanë diabet dhe shtim të shpejtë në peshë, gojë të thatë, dëshirë për të pirë shumë ujë, urinim i shpeshtë

Trajtimi i Diabetit të Fshehur

Metoda e trajtimit që jep rezultatet më të mira në trajtimin e diabetit të fshehur është programi i të ushqyerit që pacienti duhet të ndjekë domosdoshmërisht. Duhet theksuar se lista e dietave që do të krijohet për diabetikët e fshehur ndryshon nga listat e dietave që përdoren për dobësim. Dieta sekrete e diabetit është një metodë e krijuar për trajtimin e sëmundjes dhe që synon ruajtjen e niveleve të glukozës në një nivel të caktuar. Një pacient i diagnostikuar me para-diabet mund të përjetojë diabet më vonë. Por duke qenë se diabeti i fshehur është një sëmundje që mund të trajtohet, rreziku që paradiabeti të kthehet në diabet mund të reduktohet ose eliminohet me ndërhyrje në kohë.

Diabeti i fshehur është një problem shëndetësor që lidhet drejtpërdrejt me të ushqyerit. Krijimi i një programi të personalizuar të ushqyerjes me ndihmën e një dietologu të specializuar ka një rëndësi të madhe për trajtimin e sëmundjes. Qëllimi kryesor në dietën e fshehur të diabetit është zvogëlimi i peshës trupore me 5% deri në 10%. Për këtë arsye, pacientët këshillohen të shmangin karbohidratet e thjeshta dhe sheqerin, siç është mielli i bardhë, i cili do të shkaktojë rezistencë ndaj insulinës. Në programin e të ushqyerit të pacientëve, përparësi duhet t’u jepet ushqimeve që treten ngadalë dhe ndjejnë ngopje, si drithërat dhe bishtajoret.

Përveç kësaj, shmangni ushqimet e yndyrshme që mund të shkaktojnë formimin e kolesterolit. Njerëzit me diabet të fshehur shpesh mund të kenë uri dhe për këtë arsye duhet të qëndrojnë për kohë të shkurtër ndërmjet vakteve. Programi i ushqyerjes i krijuar në kuadër të vaktit kryesor duhet të mbështetet në ushqime të ziera. Pacientët para diabetit të cilët konsumojnë shumë ushqime dhe ëmbëlsira me sheqer duhet të qëndrojnë sa më larg këtyre ushqimeve. Sipas hulumtimit, njerëzit që morën terapi dietike të shumëanshme me stërvitje gjatë periudhës para diabetit kishin një shkallë mjaft të lartë rikuperimi. Krahas dietës, njeriut duhet të sigurojë ndjekjen e ushtrimeve të rregullta dhe të krijojë një program të përshtatshëm sportive / fizik. Të paktën gjysmë ore ushtrime të rregullta në ditë mund të parandalojnë situatat negative të shkaktuara nga sheqeri i fshehur.

Mund të Keni Diabet dhe të mos Humbni Peshë?

Diabeti zakonisht shoqërohet me obezitet. Përveç kësaj, insulina mund të shkaktojë që pacienti të shtojë peshë. Sepse nëse pacienti ha në mënyrë të parregullt gjatë përdorimit të insulinës, insulina ka një tendencë për të depozituar yndyrë dhe mes tyre hyn hipoglicemia (sheqeri i ulët në gjak) dhe shton peshë duke konsumuar sheqer të panevojshëm.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...