2022-10-19

Elona Duro dhe Anxhelo ndezin skenën e Dancing With The Stars

Elona Duro dhe Anxhelo dhanë shumë ritëm gjatë performancës me një samba në natën e dytë të Dancing With The Stars.

¥“Dole jashtë ritmit të sambës”, tha Kledi.

“Mua më shijoi kërcimi yt, fillimi, kalimi i këmbëve mu duk pak i rëndë”, tha Valbona.

Unë dua të shoh kërcim dhe deri ku shkon t’i me përkushtim dhe këtë nuk e pashë”, tha Dalina.

Ajo arriti të rrëmbente 19 pikë nga juria.

Për të gjithë ata që duan ta votojnë, të dërgojnë mesazh me kodin VIP 14 për Elona Duron.

Në natën e parë, Elona dhe Anxhelo grumbulluan18 pikë nga juria me performancën.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Ndryshe nga javën e shkuar, këtë të premte do të ketë eleminime, ku çifti me rezultatet më të dobëta do të lërë garën.

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, ka fituar sërish vëmendje, pas deklaratave se ka rikthyer kontaktet me presidentin rus, Vladimir Putin.

 


Silvio Berlusconi punoi part-time në një shtëpi kujdesi për të moshuarit pranë Milanos


Agjencia e lajmeve, LaPresse, ka publikuar një incizim të zërit – që duket se është bërë në mënyrë sekrete – derisa Berlusconi ka biseduar me pjesëtarë të partisë, Forza Italia.

Në atë incizim, Berlusconi ka thënë se Putin është në mesin e “pesë shokëve të vërtetë” të tij.

“Kam rikthyer kontaktet me presidentin Putin”, ka thënë ai, duke treguar si Putin ia ka dërguar “20 shishe me vodka dhe një letër shumë të ëmbël”, për ditëlindje.

Berlusconi ka thënë se ai i ka dërguar më pas Putinit shishe me verë italiane dhe një letër “po ashtu të ëmbël”.

Berlusconi ka mbushur 86 vjet më 29 shtator, pasi koalicioni i krahut të djathtë, ku përfshihet edhe partia e tij, Forza Italia, ka fituar zgjedhjet e përgjithshme.

Këto komente fillimisht janë hedhur poshtë si “rrëfime të vjetra” nga besnikët e Berlusconit.Megjithatë, në incizim, Berlusconi ka thënë se Perëndimi është veçse në luftë me Rusinë, sepse është duke i dhënë “Ukrainës, para dhe armë”.

“Personalisht nuk mund të shpreh mendimin tim për këtë gjë, sepse nëse do ta merrnin vesh mediat, do të bëhej katastrofë, mirëpo unë jam shumë, shumë, shumë i shqetësuar”, ka shtuar ai.

Në mbrëmjen e së martës, Forza Italia ka thënë se pozicioni i Berlusconit ndaj Ukrainës është në linjë me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre

Shumica e gjermanëve e refuzojnë rolin udhëheqës ushtarak të Gjermanisë në Evropë. Përveç kësaj, shumë kanë frikë se lufta ruse kundër Ukrainës do të përhapet edhe në vendet e NATO-s.

 


Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht tha para pak kohësh se Gjermania ishte e detyruar të luante një rol udhëheqës global, duke përfshirë sferën ushtarake, dhe se tani nuk duhet të ketë frikë nga përgjegjësia. Por, sipas një studimi të Fondacionit Fritz Körber, shumica dërrmuese e gjermanëve nuk e duan këtë rol udhëheqës të Gjermanisë në planin ushtarak.

Sipas sondazhit të “The Berlin Pulse” i bërë me porosi nga Fondacioni Körber, një fondacion ky i korporatës Körber AG, 60 për qind e të anketuarve i mbështesin përpjekjet aktuale të qeverisë për të forcuar ushtrinë gjermane. Por dy ndër tre, përkatësisht 68 përqind, refuzojnë një rol udhëheqës ushtarak të Gjermanisë në Evropë.

Pavarësisht situatës së ndryshuar botërore, rreth 52 për qind e të anketuarve ende dëshirojnë që Gjermania të jetë më e rezervuar në arenën ndërkombëtare. Ata preferojnë angazhimin diplomatik. Kjo përkon me trendin e fundit ARD-Gjermani, sipas të cilit shumica e gjermanëve mbështesin përpjekje më të mëdha diplomatike nga qeveria federale për t’i dhënë fund luftës.

Flash-Galerie Wochenrückblick Kalenderwoche 42

Marrëdhëniet transatlantike në plan të parë

Një ndryshim në krahasim me anketimet e mëparshme vihet re në marrëdhëniet me SHBA. 81 për qind e të anketuarve i shohin SHBA si një partner për mbrojtjen e Evropës. Kjo është një përqindje  shumë më e lartë se një vit më parë.

Perceptimi i Rusisë nga ana tjetër, është përkeqësuar dukshëm – dhe në vazhdimësi vitet e fundit. Sipas studimit kthesa e vërtetë në perceptimin ndaj Rusisë erdhi qysh në momentin kur Gjermania mësoi për helmimin e kundërshtarit të Kremlinit, Aleksei Navalny dhe nga koha e protestave masive në Bjellorusi në vitin 2020, disa kohë para se Putini të sulmonte Ukrainën.

Rrezik nga Rusia

Interesant në sondazh është fakti që 75 përqind e të anketuarve ende shohin pak ose aspak kërcënim ushtarak të Gjermanisë nga ana e Rusisë. Megjithatë ata janë të frikësuar nga përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia në luftën e Ukrainës dhe nga një zgjerim i konfliktit në vendet të tjera të Evropës Lindore: Më shumë se dy të tretat, përkatësisht 69 përqind e të anketuarve, janë të shqetësuar se Putini mund të përdorë armë bërthamore. 80 përqind e të anketuarve janë të shqetësuar se lufta mund të përfshijë edhe vendet Baltike ose Poloninë.

Studimi “Pulsi i Berlinit” trajton çështjet më urgjente aktuale të politikës së jashtme dhe të sigurisë nga këndvështrime të ndryshme. Një komponent qendror është një sondazh aktual i opinionit mbi pozicionet e politikës së jashtme të gjermanëve. Për anketën përfaqësuese, Kantar Public anketoi 1088 persona që banojnë në Gjermani, nga mosha 18 vjeç e lart. Anketimet u bënë në periudhën midis 2 dhe 11 gusht 2022.

Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj këtë të mërkurë.

 


Kjo gjë u konfirmua, pasi në mediat vendase u publikua letra që ajo i kishte dorëzuar kryeministrit.

Sekretarja e Brendshme deklaroi se po jep dorëheqjen me keqardhjen më të madhe, por e vendosur për tu larguar.

“Më herët sot, i dërgova një dokument zyrtar nga e-maili im personal një kolegu të besuar parlamentar si pjesë e angazhimit të politikave dhe me synimin për të mbledhur mbështetje për politikën e qeverisë për migracionin. Kjo përbën një shkelje teknike të rregullave. Siç e dini, dokumenti ishte një draft Deklaratë e Shkruar e Ministrisë për migracionin, që do të publikohej së shpejti. Një pjesë e madhe e tij tashmë ishte informuar për deputetët. Megjithatë, është e drejtë që unë të shkoj”.

Më tej ajo shkruan se ka kuptuar gabimin që ka bërë dhe ka vendosur të largohet, pasi kjo është gjëja e duhur.

“Sapo kuptova gabimin tim, e raportova me shpejtësi në kanalet zyrtare dhe e informova Sekretarin e Kabinetit. Si Sekretar i Brendshëm e mbaj veten në standardet më të larta dhe dorëheqja ime është gjëja e duhur. Biznesi i qeverisë mbështetet tek njerëzit që pranojnë përgjegjësinë për gabimet e tyre. Të pretendosh se nuk kemi bërë gabime, të vazhdosh sikur të gjithë nuk mund të kuptojnë se i kemi bërë dhe të shpresosh se gjërat do të shkojnë në mënyrë magjike nuk është një politikë serioze. Unë kam bërë një gabim, pranoj përgjegjësinë, jap dorëheqjen”.

Braverman në letrës e saj përmendi edhe situatën politike, duke e konsideruar si kohë të trazuar.

“Është e qartë për të gjithë se po kalojmë një kohë të trazuar. Unë kam shqetësime për drejtimin e kësaj qeverie. Jo vetëm që ne kemi thyer premtimet kryesore që u janë premtuar votuesve tanë, por kam pasur shqetësime serioze për angazhimin e kësaj qeverie për të respektuar angazhimet e manifestit. Ka qenë një nder i madh të shërbej në Ministrinë e Brendshme, edhe në kohën e shkurtër që kam qenë këtu, ka qenë shumë e qartë se ka shumë për të bërë, në drejtim të përmbushjes së prioriteteve të popullit britanik. Ata meritojnë policinë që mund ta respektojnë, një politikë imigracioni që duan dhe votuan në një numër kaq të qartë në zgjedhjet e fundit, dhe ligje që i shërbejnë të mirës publike dhe jo interesave të protestuesve egoistë. Unë u jam shumë mirënjohës të gjithë zyrtarëve të mi, këshilltarëve specialë dhe ekipit ministror për të gjithë ndihmën e tyre gjatë kohës sime si Sekretare e Brendshme”.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se ka shpallur gjendje lufte në rajonet ukrainase të Donjeckut, Luhanskut, Hersonit dhe Zaporizhjës, duke u dhënë fuqi shtesë krerëve të rajoneve të Rusisë

 


Këto katër rajone ukrainase Moska pretendon se i ka aneksuar.

“Kam nënshkruar dekretin për shpalljen e gjendjes së luftës në këto katër subjekte të Federatës Ruse”, tha Putin gjatë takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, që u transmetua drejtpërdrejt.
Kremlini më pas publikoi dekretin ku thuhet se gjendja e luftës do të hyjë në fuqi mëngjesin e 20 tetorit.

Putin nuk tregoi se çfarë hapash konkretë do të ndërmerren pas shpalljes së gjendjes së luftës.

Dekreti i tij u jep agjencive të zbatimit të ligjit tri ditë afat për të paraqitur propozime specifike.

“Ne po punojmë që të zgjidhim çështjet e vështira që të mbrojmë sigurinë e Rusisë dhe të garantojmë të ardhme të sigurt, të mbrojmë njerëzit tanë”, tha Putin.

“Ata që janë në vijat e luftës ose janë duke u trajnuar për luftë në qendrat trajnuese, duhet ta ndjejnë mbështetjen tonë dhe duhet të dinë se kanë pas vetes shtetin dhe popullatën”, shtoi ai.

Dhoma e Lartë e Parlamentit rus pritet të mblidhet shpejt për të miratuar vendimin e Putinit për shpalljen e gjendjes së luftës. Pritet që kjo masë të përfshijë kufizimin e udhëtimeve dhe tubimeve publike, por edhe dhënien e fuqive më të mëdha për autoritetet e zbatimit të ligjit.

Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Pasi Moska mbajti referendume të rreme në katër rajonet ukrainase, më 30 shtator Putin nënshkroi dekretin për aneksimin e tyre. Kievi dhe Perëndimi e kanë cilësuar vendim të paligjshëm aneksimin e katër rajoneve ukrainase, që janë pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Christopher Hill, tha se e kupton se Serbia ka një histori të gjatë dhe të vështirë me sanksionet dhe se SHBA-ja ka mirëkuptim për këtë.

 

Ambasadori amerikan në Beograd: Herët a vonë Serbia do ta kuptojë se është me Perëndimin, jo me Rusinë

 19/10/2022 17:01


 Sipas ambasadorit Christopher Hill Serbia duhet ta shqyrtojë mirë se ku i ka interesat e saj kombëtare, duke shtuar se është i bindur se herët apo vonë, Serbia do ta kuptojë se është me Perëndimin.

“Do ta paralajmëroja Serbinë që ta kuptojë se kjo nuk është ‘nëna Rusi’, ne po përballemi me një Rusi tjetër”, tha Hill gjatë një interviste për Radiotelevizionin publik të Serbisë.

Hill tha se e di që kjo është e vështirë dhe se Serbia me dekada ka marrëdhënie të mira me Rusinë. Por, ka shtuar ai, tani bëhet fjalë për një Rusi krejt ndryshe, “një Rusi që sulmon brutalisht fqinjët e saj”. Serbia duhet të deklarohet për këtë, tha Hill.

Serbia është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

“Nëse e shikoni Evropën, vetëm pak shtete, më duket vetëm Bjellorusia dhe Serbia nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë. Pyetja është nëse Serbia dëshiron të qëndrojë në këtë grup. Shumë shtete kanë vendosur sanksione dhe ata po kanë pasoja nga kjo. Pyetja është nëse sanksionet mund të kenë ndikim në sjelljen e Rusisë, por ata gjithsesi i vendosën sanksionet sepse e kuptojnë se duhet të jenë të bashkuar dhe të kundërshtojnë atë që po bën Rusia”, tha Hill.

Hill tha se nuk mendon se dikush po e kërcënon Serbinë për këtë çështje, por shtoi se shtetet e tjera po i kërkojnë Serbisë që të marrë qëndrim.

Duke folur për mundësinë që SHBA-ja ta ndihmojë Serbinë në rast se preket nga vendosja eventuale e sanksioneve ndaj Rusisë, ambasadori amerikan tha se shteti i tij po punon që të sigurohet që Serbia të ketë një sërë furnizuesish të energjisë. Ai shtoi se kjo është në interes të të dyja palëve.

“Duam të punojmë me Serbinë për këtë çështje, kompanitë amerikane janë shumë të interesuara që Serbia të gjejnë furnizues shtesë të energjisë, në mënyrë që të mos jetojë nën shantazhet e Rusisë”, tha Hill.

Duke iu referuar çështjes së Kosovës, Hill tha se ai e kupton që ajo është e madhe për popullin e Serbisë, por bëri thirrje që të vihen re dallimet midis situatës në Kosovë dhe situatës aktuale në Ukrainë.

Rusia, tha ai, ka nënshkruar memorandumin e Budapestit në maj të vitit 1994, ku në mënyrë eksplicite është pajtuar të respektojë integritetin territorial të fqinjëve të saj, dhe sipas tij, tani po shkel këtë pikë, teksa kërkoi nga populli serb që të ndjekë atë që po ndodh sot në Ukrainë.

“E kuptoj se kjo është çështje e madhe për popullin e Serbisë. Por, po ashtu u bëj thirrje që ta kuptojnë dallimin e madh në mes të kësaj çështjeje të vështirë dhe situatës në të cilën ne tani kemi një fuqi të madhe që po sillet ndryshe dhe po tenton që të marrë diçka që i takon një shteti fqinj. Dhe kjo është një situatë shumë e ndryshme. Nuk mendoj se është mirë të shikohet pas dhe të bëhen ngjashmëri historike. Mendoj se duhet të përqendrohemi në zgjidhjen e situatës që kemi sot”, tha Hill.

Rusia është nën sanksione perëndimore pas nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

U.S.A përpjekjet për të ulur çmimin e naftës. Administrata shfrytëzon rezervat strategjike

 

Presidenti Joe Biden pritet të njoftojë sot vendimin për hedhur në treg 15 milionë fuçi nafte nga rezervat strategjike të vendit.

Kjo është pjesë e masave që administrata po ndërmerr si përgjigje ndaj vendimit të fundit të vendeve të OPEK+ (Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës) për të ulur prodhimin e naftës.

Pritet që nafta shtesë të hidhet në treg gjatë periudhës së dimrit. Kjo është pjesë e 180 milionë fuçive naftë që presidenti Biden autorizoi në muajin mars për t’u hedhur në treg nga rezervat strategjike.

Sasia e naftës që ndodhet në rezervat strategjike ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti 1984. Aktualisht në të ka rreth 400 milionë fuçi naftë.

Sipas zyrtarëve që folën në kushte anonimiteti, Presidenti Biden do të lerë të hapur mundësinë për tërheqjen e një tjetër sasie, për t’u përdorur gjatë periudhës së dimrit, në një përpjekje për t’i mbajtur çmimet e naftës të ulta. Por zyrtarët nuk dhanë detaje se për çfarë sasie bëhet fjalë dhe sa duhet rritur prodhimi vendas, në mënyrë që t’i jepet fund prekjes së rezervave strategjike.

Presidenti Biden pritet të thotë gjithashtu se qeveria do të rifillojë të rimbushë rezervat kur çmimet e naftës të bien në nivelet 67 deri në 72 dollarë për fuçi, ose më poshtë. Kjo sipas zyrtarëve të administratës do të mbështesë prodhimin vendas duke garantuar një nivel bazë të kërkesës për naftë.

Por presidenti pritet gjithashtu të ripërsërisë kritikat ndaj kompanive të naftës që po përfitojnë nga situata.

Kjo shënon një tjetër lëvizje në krahun e kundërt me angazhimet e Presidentit Biden, që është përpjekur të heqë dorë nga përdorimi karburanteve fosile, duke i kompansuar ato me burime alternative energjie, pas problemeve të krijuara me furnizimin për shkak të sulmit rus në Ukrainë si dhe uljes së prodhimit njoftuar nga karteli i Arabisë Saudite.

Ulja e prodhimit me 2 milionë fuçi në ditë nga OPEK-u, e barabartë me 2% të furnizimit global, ka bërë që Shtëpia e Bardhë të akuzojë Arabinë Saudite se është rreshtuar në krahun e Presidentit rus Vladimir Putin, dhe ta paralajmërojë atë, se do të përballet me pasoja lidhur me vendimin për të ulur prodhimin.

Lëshimi në treg i 15 milionë fuçive nga rezervat strategjike, nuk do të mbulonte as një ditë të plotë të sasisë së naftës që përdoret në Shtetet e Bashkuara, sipas agjencisë federale që ofron statistika mbi çështje të energjisë.

Presidenti Biden vazhdon të përballet me probleme politike për shkak të çmimit të karburanteve në vend. Sipas Shoqatës Amerikane të Automjeteve çmimi i benzinës është mesatarisht 1 dollarë për litër, disi më i ulët krahasuar me javën e kaluar, por më i lartë se një muaj më parë. Rritja e fundit e çmimit, sipas anketave, ka ndikuar negatisht në mbështetjen publike për presidentin dhe demokratët në prag të zgjedhjeve të nëntorit.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...