2023-02-05

“Amerika nuk fal as presidentët e saj”/ Rama: Opozita po i jep përmasa të mëdha, përgjigjen do e marrin më 14 maj

 

Insistimi i Ramës për mospërfshirje në çështjen e “McGonigal” ka qenë i vazhdueshëm, megjithatë ai është shprehur se nuk do të ndihej i surprizuar nëse drejtësia shqiptare do të hulumtonte mbi këtë situatë. 

Ai tha se nuk do të kishte asnjë lloj problemi ti mirëpriste sërish në zyrë ish-zyrtarin e lartë të FBI-së me mikun e tij, nëse nuk do të kishin këto akuza nga drejtësia amerikane.

Megjithatë, për akuzat e opozitës, Rama tha se do të marrin përgjigje e duhur në zgjedhjet e 14 majit.

Do surprizoheshit nëse drejtësia do të hulumtonte mbi këtë çështje?

Kam arritur në një pikë që nuk surprizohem nga asgjë, këtu nuk ka asnjë çështje se po të kishte do e hapnin ata që nuk falin as presidentët e tyre. Ky Nezaj nuk e ka takuar atë në zyrën time. Kanë ardhur dy shokë nga Amerika, më kanë takuar mua këtu dhe janë kthyer në Amerikë dhe mes tyre ka një marrëdhënie parash dhe kjo të çon në konkluzionin se kanë lidhje me mua? Ish zyrtari i lartë i FBI-së ka ardhur në zyrën time me Agron Nezajn, unë s’mund ti thoja do dalë jashtë ky se është nga Tropoja, skam asnjë lloj problemi t’ju them se sërish të vinin do i takoja se është një nder të takoja zyrtarin e lartë të FBI-së. Në 14 maj kjo do të jetë një kosto e shtuar për ata që po përpiqen të ma faturojnë mua Nuk ka asnjë aktakuzë në qeverinë amerikane që është e lidhur me mua. 

Asnjë shqetësim nuk ka Rama për hetime mbi çështjen Gonigal?

Është mundësia më e mirë që duke u ballafaquar qoftë edhe më një rresht të aktakuzës. Nuk ka thjesht nuk ka, për ca duhet të shqetësohem unë? Shqetësohem për faktin se katandia e atyre që po mundohen ta bëjnë këtë çështje me përmasa ndërkombëtare është tallja më e madhe që mund të bëjnë por nuk i vë faj. Nuk mund të tërheqin zvarrë më gënjeshtra të proporcioneve që kemi dëgjuar, të thonë që është hapur procesi.

Top News – UFO gjatë fjalimit të Putin!/ Çfarë e trembi liderin rus në Volgograd!

 


 05/02/2023 16:22

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Volgograd gjatë vizitës së presidentit rus Vladimir Putin. Pilotët e disa avionëve rusë raportuan për një mjet fluturues të paidentifikuar ndërkohë që Putin ishte në qytet të enjten për të marrë pjesë në një aktivitet. Mediat ruse thonë se objekti i paidentifikuar “ndryshoi ngjyrën dhe lartësinë”. Presidenti rus fluturoi për në Volgograd nën masa të rrepta sigurie për të marrë pjesë në një ceremoni me rastin e 80-vjetorit të Betejës së Stal

Akuzat për përfshirje në çështjen e “McGonigal”/ Rama: Opozita s’ka qenë kurrë më e degraduar, është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur

 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në Twitter në mënyrë shumë të ashpër në lidhje me akuzat e opozitës për përfshirjen e tij në çështjen “McGonigal”.

Rama është shprehur se opozita nuk ka qenë kurrë më e mjerë dhe më e e shfytyruar dhe çekuilibruar, dhe qe gënjeshtrat nuk kanë qenë kurrë aq të qametshme.

Sipas tij kjo është pasojë e puthjes fatale me një të vdekur.

Kryeministri Edi Rama në Twitter:

Kurrë më e mjerë, më e degraduar, më e shfytyruar dhe çekuilibruar s’është shfaqur ndonjëherë politika opozitare me altoparlantët e saj; kurrë boshllëku i ideve, kapsllëku i komunikimit, sasia e gënjeshtrave dhe budallallëqeve të lëshuara në ajër nuk kanë qenë kaq të qametshme!

Asnjëherë asnjë opozitë e asnjë kohe deri sot nuk e ka ndotur kaq keq mjedisin publik, ashtu e shtrirë në tërë kanalet e komunikimit me gjuhën jashtë dhe me trupin që përpëlitet nga fabrikimi non stop i pisllëqeve më ekstreme! Kjo është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur.

New York Times tregon hetimin e FBI/ Faktet e reja për takimet me Edi Ramën dhe pagesa 225 mijë dollarë nga Agron Neza

 

Gazeta New York Times ka zbuluar detaje të reja se si ish zyrtari i lartë i FBI-s Charles McGonigal, nuk i  kishte mbajtur të fshehta takimet e zhvilluara në Shqipëri me kryeministrin Edi Rama.

Shkrimi vjen vetëm një ditë më pas nga ajo çfarë deklaroi Edi Rama në intervistën me Grida Dumën në Top Story:

Gazeta New York Times sjell këtë detaj i cili fakton qëndrimin e kryeministrit.

  “Gatishmëria e  McGonigal për t’u takuar me kryeministrin e Shqipërisë, një vend i cili ka një prezencë diplomatike amerikane, sugjeron se ai nuk e mbajti sekret tek kolegët përfshirjen e tij, na thotë një ish zyrtar. Po ashtu McGonigal përdori adresën zyrtare të FBI-së dhe telefonin për këto çështje, na thotë një person me dijeni të këtij hetimi”.

Për sa i përket shumës prej 225.000 dollarë dhënë McGonigal nga Neza, New York Times thotë: “Prokurorët nuk kanë ngritur asnjë akuzë ndaj McGonigal apo të kenë ndërmarrë ndonjë veprim tjetër  për shkëmbimin e shumës 225.000 dollarë në cash”.

Opozita në Tiranë prej ditës po tenton t’i lidhë takimet e Edi Ramës me ish zyrtarin e lartë të FBI Charles McGonigal si pikënisjen e një përpjekje për të shkatërruar Partinë Demokratike atë kohë e udhëhequr nga Lulzim Basha.

Po sipas opozitës Rama- McGonigal, Agron Neza dhe Dorian Duçka ishin njerëzit që vunë në lëvizje FBI-në për të hetuar lobimin e PD-së përmes kompanisë lobuese “Muzin Capitol” e drejtuar nga Nick Muzin.

New York Times ndalet edhe në këtë episod dhe thotë: “Mbetet e paqartë nëse Departamenti Drejtësisë ndërmori hapa të tjerë për hetuar Nick Muzin dhe asnjë akuzë nuk u ngrit kundra tij. Vetë Muzin në një deklarim është shprehur se “nuk kishte arsye të besonte  se përse të ishte viktimë e një hetimi të rremë. “Nëse do të isha,  do të isha i pafat dhe shpresoj do të bëhet drejtësi””.

Prof.Dr.Sali Berishën nuk e ndëshkuan si anti-amerikan!

 

Nga Raimond Cimbi

Kur në 21 Shkurt 2019 Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi dorëzuan pranë Kryesisë së Kuvendit mandatet e deputetëve respektivë, me ndjenjën e një “fitoreje” tashmë të paracaktuar, nuk jua kish marrë mendja kurrë se do të ktheheshin në Parlament pas 2 vjet e gjysëm, me statusin e “Humbësit të Madh”. PD e “fitoi” këtë status pasi nuk arriti të fitonte as pas 8 vitesh opozitë, duke thyer rekordin në zgjedhjet e periudhës post komuniste, ndërsa LSI pasi humbja është dramatikisht e pakrahasueshme me atë të vitit 2017.

Shkurt, i humbën të gjitha: zgjedhje Lokale, zgjedhje Parlamentare!

Por ajo që nuk i kish shkuar ndër mend, është se PD rrezikon të humbasë rrugës deri në konstituimin e Parlamentit të Ri një deputet, shumë të rëndësishëm, madje vetë drejtuesin e Partisë dhe të Shtetit në dekada, z. Sali Berisha.

…dhe më e keqja është se kjo humbje nuk pritet të vijë nga arsye shëndetësore, moshore, apo edhe nga vetë Covid-19 i cili po bën kërdinë, por nga një gjendje politiksht kapitulluese, e quajtur “Persona Non Grata”, shpallur nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).

Të zënë në befasi, Berisha dhe mbështetësit e tij politikë dhe mediatikë u hodhën menjëherë në kundërveprim. Nëpër studio televizive, në statuse në Facebook, në artikuj që qarkullonin në media dhe portale, u hodhën teza nga më të ndryshmet, deri tek ato që fyejnë jo vetëm DASH-in por edhe inteligjencën normale humane. U servir teza se ky ishte i tëri një komplot kundër Berishës dhe asgjë tjetër, madje i gatuar në kuzhinën e përbashkët Soros – Rama. Pra, “leshkot” amerikanë gëlltisin çdo lloj gjelle që servirin kuzhinierë – lobistë dhe pa u menduar dy herë nxjerrin nga sirtarët statuse të gatshme me mbishkrimin “Persona Non Grata”. Një Administratë serioze siç është ajo amerikane, e cila mbulon gjeografikisht krejt Globin dhe për pasojë ndërton, ruan, monitoron, respekton (ose jo) raporte me liderët botërorë, është sigurisht e saktë dhe e qartë në çdo lëvizje apo hap që ndërmerr, sidomos kur në lojë është nderi dhe dinjiteti i një politikani, burri shteti dhe familjes së tij.

Berishianët u sforcuan të thonë se “Berisha ka 8 vjet që nuk është më në pushtet dhe nuk bën më dëm”. Pra ça u bë, u bë, tani kot merren me të! Nuk është parë dhe nuk është dëgjuar ky kriter. Askush nuk mund të amnistohet për dëmet që ka shkatuar në të kaluarën. Ndëshkimi nuk ka limit kohor. Historia e dënimeve dhe e ndëshkimeve të personave përgjegjës, pavarësisht rangut që i kanë takuar, është e pasur me shembuj kur ata janë ulur në bankën e të akuzuarve edhe shumë kohë pasi kanë lënë pushtetin, me lavdi apo pa lavdi.

Për t`i treguar Amerikës se sa shumë e ka dashur dhe e do Berisha atë, u nxorrën nga arkivat fjalimet pro amerikane të tij, fotot nga takimet e punës me Presidentë të ndryshëm amerikanë, në Shqipëri apo në Shtëpinë e Bardhë. U artikulua përsëritshëm se Berisha përfaqëson figurën politike më pro amerikane që ka nxjerrë deri më sot Shqipëria. Kjo edhe mund të jetë e vërtetë, pavarësisht se personalisht, nisur nga ide të cilat nuk është vendi për t`i rradhitur këtu, nuk besoj se është kështu. Por gjithsesi, pro amerikanizmi nuk e ndaloi atë për të qenë një anti shqiptar, nisur nga të gjitha zullumet që ai shkaktoi ndër vite, pa të cilat ne do të ishim sot shumë më ndryshe, që do të thotë shumë më të qetë, pse jo më të mirë, më të respektuar ndaj pronës, ndaj shtetit, ndaj shoqërisë – jo ndaj individit të fortë.

Në fund të fundit, Amerika nuk e shpalli Berishën “Persona Non Grata” si anti amerikan. Po të ishte kështu, do ta shpallnin “terrorist”!

Amerika e ndëshkoi Berishën si një individ që i bëri dëmin që vuan ende sot, Shqipërisë!

Aktivistët shqiptaro-amerikanë komentojnë situatën në Kosovë

 

Me rastin e një vjetorit të vdekjes së Senatorit Bob Dole, bashkëpunëtorë të afërt të tij nga komuniteti shqiptaro-amerikan nderuan njeriun që njihet si personalitet me ndikim në politikën e Shteteve të Bashkuara, që për mbi tre dekada u angazhua për çështjen e shqiptarëve të Kosovës.

Në një ceremoni pranë varrezave kombëtare të Arlingtonit, veprimtarët shqiptaro-amerikanë shprehën mirënjohjen dhe vlerësimin e tyre për angazhimin e hershëm të Senatorit Dole për Kosovën dhe rolin e tij në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur.

Me këtë rast, Zëri i Amerikës takoi në Uashington aktivistët Xhim Xhema, Harry Bajraktari dhe Elmi Berisha. Kolegu Burim Goxhuli i pyeti ata mbi situatën në Kosovë, trysninë e diplomatëve perëndimorë ndaj Prishtinës për arritjen e një marrëveshjeje me Sebinë dhe frikën e dëmtimit të marrëdhënieve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara.

USA rrëzoi balonën kineze, Pekini paralajmëron pasoja

 

Ushtria amerikane rrëzoi dje balonën kineze, e cila dyshohej se shfrytëzohej nga Pekini për përgjim.

Ajo u godit teksa po fluturonte mbi brigjet e Karolinës së Jugut. Balona spiune fluturoi për disa ditë, mbi objekte të ndjeshme ushtarake, në të gjithë Amerikën e Veriut. Pas rrëzimi të balonës, Pekini reagoi Kina duke paralajmëruar për pasoja, të cilat nuk i specifikoi.

Pentagoni goditi dhe rrëzoi me raketë balonën kineze e cila siç thanë zyrtarët amerikanë fluturoi mbi disa objekte të rëndësishme ushtarake në vend.

Pas operacionit Presidenti Joe Biden tha se ishte ai që kishte dhënë urdhrin për rrëzimin e saj.

Ai shtoi se kishte kërkuar rrëzimin e saj edhe më herët, por siç tha zoti Biden, ekspertët e sigurisë kombëtare, kishin vlerësuan se koha e duhur për të kryer një operacion të tillë ishte kur objekti fluturues të kalonte mbi oqean.

“Urdhërova Pentagonin ta rrëzojë atë që të mërkurën dhe sa më shpejt të ishte e mundur. Por ushtria vendosi që të shmangë çdo dëm të mundshëm në tokë. Vlerësuan se koha më e mirë për ta bërë këtë ishte kur ajo të fluturonte mbi ujë. Tashmë ajo u rrëzua me sukses”, tha Presidendi Biden, pas operacionit për rrëzimin e balonës.

Kina kritikoi Shtetet e Bashkuara dhe e quajti rrëzimin e balonës një reagim të tepruar e shkelje serioze të praktikave ndërkombëtare.

Në deklaratën e saj të së dielës, ministria e Jashtme kineze shprehej se “Pekini do të mbështesë me vendosmëri të drejtat dhe interesat legjitime të kompanisë përkatëse dhe se gëzon të drejtën të ndërmarrë veprime të tjera në përgjigje të reagimit amerikan”.

Prania e balonës në hapësirën ajrore amerikane i dha një goditje të rëndë marrëdhënieve tashmë të tensionuara SHBA-Kinë.

Ky incident u bë shkak që Sekretari amerikan të Shtetit Antony Blinken të anulonte një udhëtim të rëndësishëm në Pekin, që synonte pikërisht uljen e tensioneve mes dy vendeve.

Balona e cila kishte madhësinë e tre autobusëve shkollorë, u pa mëngjesin e së shtunës tek lëvizte mbi Karolinën e Veriut dhe atë të Jugut. Ajo u godit dhe rrëzua po fluturonte në brigjet e Atlantikut.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes tha se një avion luftarak F-22 e qëlloi atë me raketë, ndërsa ndodhej rreth 10 kilometra larg vijës bregdetare të Myrtle Beach në Karolinën e Jugut.

Zyrtarët thanë se largimi i mbetjeve të balonës nuk do të marrë shumë kohë.

Autoritetet amerikane thanë dje se balona hyri në zonën e mbrojtjes ajrore të Shteteve të Bashkuara në veri të ishujve Aleutian më 28 janar dhe lëvizi kryesisht mbi Alaskë para se të kalonte në hapësirën ajrore kanadeze të hënën.

Balona u pa të mërkurën mbi shtetin Montana, strehë e bazës së forcave ajrore Malmstrom dhe dhjetëra raketave bërthamore.

Por sipas vlerësimeve amerikane teknologjia e balonës nuk i dha Kinës më shumë të dhëna krahasuar me ato që merr përmes satelitëve.

Republikanët kritikuan përgjigjen e Presidentit Biden.

Senatori nga Misisipi Roger Wicker tha se lejimi i një balonë spiune të Partisë Komuniste të Kinës të fluturojë në gjithë Shtetet e Bashkuara, është një tregues katastrofik i dobësisë së Shtëpisë së Bardhë”.

Të dielën Pentagoni pohoi njoftimet se një balonë e dytë kineze që me gjasë po përdoret për përgjim, është zbuluar në Amerikën Latine./VOA

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...