2023-02-06

Tërmeti i dytë godet gjatë transmetimit direkt në Turqi teksa gazetarët vrapojnë për të shpëtuar

 HUazuar nga TCH 

Në pamje të shpërndara nga mediat vendase, shiheshin sot momentet rënda kur tërmeti i dytë godet vendin e katastrofës teksa grupet televizive po raportonin nga vendi në jug të Turqisë.

Video tregon sesi grupi i xhirimit nisin të vrapojnë në panik teksa një ndërtesë shembet në Malatya, teksa ata ishin në lidhje të drejtpërdrejtë nga vendi.


Katastrofa e rëndë ka shkaktuar deri tani rreth 2000 të vdekur ndërsa të tjerë janë ende të bllokuar nën rrënoja.


1/2
Video tregon sesi grupi i xhirimit nisin të vrapojnë në panik teksa një ndërtesë shembet para tyre në Malatya

2023-02-05

Plani gjermano-francez e çon Kosovën në NATO

 


Albin Kurti thotë se dialogu nuk duhet të shërbejë vetëm për menaxhim të krizave. Dialogu duhet të jetë për marrëveshje. Presidenti Vuçiq flet për një dokument gjermano-francez.

    
Kosovo Besuch Olaf Scholz Emmanuel Macron Vjosa Osmani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se "është optimist që në muajt e ardhshëm do të mund të arrihet një marrëveshje për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë, marrëveshje kjo ligjërisht obliguese". Sipas Kurtit, në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që lehtësohet nga Bashkimi Evropian, është krijuar një qasje e re. Kurti tha se "dialogu nuk duhet të shërbejë vetëm për menaxhim të krizave, por dialogu duhet të jetë për marrëveshje”. Këto  deklarata, kryeministri i Kosovës i bëri në seminarit të 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që këtë herë është mbajtur në Prishtinë.

Faza e re e dialogut

"Tani jemi futur në një fazë të re, prej 18 gushtit të këtij viti. Kjo është fazë e re sepse tema e parë në zyrën e Josep Borrell në Bruksel, ishte korniza e përgjithshme e marrëveshjes. Pra, dialogim për marrëveshje. Tani unë jam shumë më optimist, sepse, krahasuar me të kaluarën, kur njohja e pavarësisë ishte në fund të procesit, dhe po shndërronte këtë çështje në motivim për zvarritje të procesit, tani njohja e ndërsjellë nuk është në fund, por në qendër të marrëveshjes”, tha Kurti.

Vuçiq flet për propozimin gjermano-francez

Kosovo | Pristina | neu ernannte Berater im Dialog zwischen Kosovo und Serbien

Në anën tjetër, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha në një konferencë për medie në Beograd se Franca dhe Gjermania kanë paraqitur një dokument me të cilin kërkojnë që Serbia të lejojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare, por pa e njohur pavarësinë e saj. "Pozicioni i Serbisë po bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar, sepse Perëndimi po përpiqet të zgjidhë çështjen e Kosovës me anëtarësimin e saj në OKB. Perëndimi mendon se me këtë do t'i marrë argumentet nga duart presidentit rus Vladimir Putin”, tha Vuçiq. Presidenti Vuçiq, tha se propozimi i Gjermanisë dhe Francës është një çështje për të cilën duhet biseduar dhe menduar”.

"Nuk mund ta hidhni nga dritarja propozimin që vjen nga dy nga vendet më të fuqishme, por nuk jam i sigurt që mund ta pranojmë”, tha Vuçiq. Sipas tij, "thelbi i dokumentit është që Serbia të lejojë anëtarësimin e Kosovës në të gjitha institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara”. Serbisë, "do t'i përshpejtohej anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe do t'i ofroheshin përfitime të rëndësishme ekonomike”, tha Vuçiq. Ai ritheksoi se për Serbinë është e papranueshme që Kosova të jetë në OKB. Autoritetet në Kosovë nuk e konfirmuan ekzistimin e një dokumenti të tillë. Ato thonë  se zgjidhja e vetme është njohja e ndërsjellë.

Angazhimi i këshilltarëve

Serbien Kossovo EU Treffen

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz dhe presidenti i Francës Emmanel Macron, dy muaj më parë angazhuan këshilltarët për politikë të jashtme, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune, që të shtyjnë përpara procesin e dialogut Kosovë-Serbi me qëllim arritjen e një marrëveshje përfundimtare për përmirësimin e raporteve. Të dytë u bënë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq që "të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron, i takuan ndarazi të enjten në Pragë presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu dhe presidentin serb Vuçiq. Presidentja Osmani-Sadriu, tha se për dialogun me Serbinë "ka kërkuar të mbyllet sa më shpejt, me njohje të ndërsjellë", ku nuk do të prekej integriteti territorial dhe rendi kushtetues i Kosovës.

"Para presidentit Macron dhe kancelarit Scholz kam paraqitur vijat tona të kuqe, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e integritetit territorial, sovranitetin e vendit, kushtetutshmërinë e vendit, dhe parimin e unitaritetit të shtetit. Dhe po ashtu, potencova rëndësinë e jashtëzakonshme që Kosova të mbetet shtet funksional, pra mos të lejojmë zgjidhje të cilat më shumë shkaktojnë probleme sesa që sjellin më shumë paqe e stabilitet në rajon", deklaroi presidentja Osmani-Sadriu pas takimit me Scholz dhe Macron në Pragë të Çekisë. 

“S’kam asnjë lidhje me oligarkun rus”, Rama: Nuk kam folur kurrë me zyrtarin e FBI për atë person! Opozita nuk meriton përgjigjen time

 

Kyeministri Edi Rama ka mohuar që ai personalisht apo qeveria të ketë pasur lidhje me oligarkun rus Oleg Deripaska, i cili është i përfshirë në çështjen “McGonigal”.  

Në një lidhje direkte sonte në “Top Story” me Grida Dumën ku mohoi akuzat e vazhdueshme të opozitës, Rama tha se në takimet e tij me ish-zyrtarin e lartë të FBI nuk ka pasur komunikime për oligarkun rus dhe vetë ai nuk ka asnjë lidhje me hetimin e SHBA-ve.

RamaMe oligarkun rus Shqipëria s’ka asnjë lidhje, qeveria jo, unë jo e jo. Asnjë rast nuk është folur për këtë personazh, përveçse tani së fundmi kur opozitat së bashku me mediat e tyre të propagandës, nxorën lidhje të kapjes së veshit mbrapsh fjalës me aktivit në Shqipëri të kompanisë më të rëndësishme të flamurit austriak në botë që është kompania ‘Strabak’. Mësova që Oleg Deripaska paska pasur aksione, puna e tyre, nga e cila është larguar menjëherë pasi janë vendosur sanksione. Është njësoj si të them për shkak se ‘Strabak’ ka marrë miliona euro nga qeveria e mëparshme,e atyre që sot akuzojnë, atëherë ata kanë qenë të lidhur me oligarkun në fjalë, këtë s’mund ta them se është qesharake.

Kryeministri dha edhe një shpjegim për njohjet me dy shqiptarët Agron Neza dhe Dorian Ducka të cilët kanë lidhje me zyrtarin e FBI nën akuzë nga ShBA.

Grida Duma: Oligarku shfaqet bashkë me kompaninë te Shushica, fonde, investitor strategjik në Divjak etj. Ju nuk keni ditur që ka qen një oligark rus, nuk keni ditur që Agron Neza është biznesmen, që Duçka që fiton nga tenderimet shqiptare. Këta nuk kanë fituar?

RamaNga cili tenderim ka fituar Duçka, unë skam dijeni por ju duhet të më provoni të kundërtën. Në rastin e personit tjetër, ai ka ardhur këtu me ish zyrtarin e lartë të FBI, skam pasur njohje më parë. Në aktakuzë flitet për një borxh të marrë mes të dyve dhe asgjë tjetër nga ato që thuhen këtu prej ditësh. Kjo është mbarsja e një mali të madh do të pjellë një bisht miu.

DumaNë atë që Zëri i Amerikës thotë, që nuk dihet pse kryeministri është takuar me një zyrtar të lartë të FBI në prani të personave privatë, në faktin që këta individë, zoti Nezaj thuhet se informacionet për partinë tjetër i ka marrë në zyrën tuaj.

RamaUnë nuk komentoj komentatorët, Zëri i Amerikës është komentar, në aktakuzë nuk thuhet asgjë e tillë. Është interesant si pikturohet kjo panoramë gënjeshtrash. Duke aluduar se ajo ç’ka ka ndodhur me hetimin dhe skandalin e marrjes së parave ruse për të rrëzuar qeverinë këtu është një sajesë që lidhet me takimin tim me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së. Së pari, unë atë skandal e kam marrë vesh në publikimin e BIRN. Edhe në aktakuzë nëse e shihni, datat e përmendjes së këtij fakti janë në atë periudhë kur këtu në Shqipëri bëhej nami në media për atë skandal. Po e them troç dhe copë, nuk kam pasur asnjë lloj dokumenti më shumë dhe ne këtu nuk kemi pasur ndonjë gjë tjetër se që ka zbuluar BIRN. Po ta kishim do t’ja jepja zyrtarit të lartë të FBI-së, apo nëse do më thoshin kjo nuk është për mua, do thoja për kë është kjo dhe ku duhet ta çoj. Bëhet fjalë për iinfluencë ruse përmes PD për të rrëzuar qeverinë. Nuk e kam bërë se nuk kam pasur asnjë informacion më shumë sesa kanë dalë nëpër media

DumaPra ajo që thuhet në aktakuzë, nuk ka lidhje me çështjen Muzinë dhe me atë që opozita ju thotë juve që nongrata është financuar nga ju?

RamaNuk ka lidhje me mua apo me qeverinë që un drejtoj, se kush ka lobuar, kjo nuk është çështja ime ta trajtoj dhe ta adresoj. Asnjë herë nuk i kam kërkuar ndonjë shtysë në këtë proces zotërisë në fjalë se nuk kam pasur, po ta kisha do e bëja.

DumaJu thatë që s’është diskutuar kurrë me zyrtarin e FBi dhe prezencë të këtyre personave për çështje biznesi, ndërkohë në aktakuzë thuhet që ju ka thënë kujdes me dhënë koncesione me biznese ruse se është e rrezikshme.

RamaKemi folur për influencën ruse, por nuk ka folur ai me mua për asnjë lloj biznesi në favor të personave të tjerë.

I pyetur nga Grida Duma për përfshirjen e emrit të tij ë aktakuzë, Rama tha se në të nuk përfshihet asnjë implikim apo akt korruptiv. Rama tha se do vazhdojë të takojë zyrtarë të lartë të FBI-së edhe nëse i vjen një emër tjetër.

DumaSi ndiheni që një rrjet merimange ju shfaq në aktakuzë të përmendur 14 herë?

RamaUnë kam takuar presidentin Trump të cilit FBI i hyri në shtëpi para ca kohësh, edhe Biden dhe kjo është një punë e drejtësisë amerikane. Unë zyrtarin e lartë të FBI, edhe nëse me vjen me një emër tjetër do e takoj prap, nëse më krijohen kushtet të pi kafe dhe ha darke me të, do e bëj prap. Së çfarë bën ai me jetën e tij nuk është puna ime

DumaNëse iu është kthyer në kosto sot, e quani mik?

RamaAktakuza nuk thotë asgjë lidhur me ndonjë implikim tim jo e jo, por korruptiv. Asnjë lloj korrupsioni të askujt, as për atë vet. Fler për mos deklarim e mashtrim. Nuk kam asnjë lloj arsye, un ndihem keq në çfarë katandie është opozita. Deri ku shkon paturpësia për të marrë zvarrë elektroratin.

Rama u shpreh i prerë sa i takon insistimit të opozitës që të marrë pjesë në një mocion debat në seancat plenar, duke thënë se ata nuk e meritojnë përgjigjen e tij.

DumaNëse s’do kishte qenë kaç hiç, duhet tju kishe dhënë përgjigje.

RamaAta nuk meritojnë përgjigjen time. Kam rënë shpesh herë ne nivelin e tyre dhe jam bërë kontirbutor për neveritjen dhe helmimin e njerëzve nga debatin politik. Ata nga unë kanë marrë gjithçka që mund të merrnin dhe unë nuk kam më gjë për ta.

Kompanitë ruse në çështjen “McGonigal”, a ndihet i rrezikuar Rama? Kryeministri: Kanë marrë peshqeshe nga qeveria e mëparshme, jo e jona

 

Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme me anë të një lidhje live në “Top Story”, rreth akuzave për përfshirje në çështjen McGonigal.

I pyetur nëse ndihet i rrezikuar nga përfshirja e kompanive ruse në këtë çështje, ai është përgjigjur se ka të dhëna se këto kompani ruse janë favorizuar nga qeveria e mëparshme dhe se nuk ka asnjë implikim të tijin apo qeverisë aktuale.

Përse në aktakuzë përmendet Edi Rama kryeministër dhe jo figurat e tjera që McGonigal ka takuar?

Për arsyen e thjeshtë që ai dhe unë jemi takuar.

Ka takuar edhe të tjerë.

Për këtë duhet të pyesni ata për të cilët kanë preferuar të ndalen këtu. Në fund fare rasti është si rast mosdeklarimi të një borxhi dhe takimeve që ka kryer në Ballkan.

Ka dalë në rrjet se kjo çështje është kuti pandore sepse shfaqet e lidhur më një oligark rus. Ju ndiheni në kurth?

Ajo që mund të them unë është shumë e thjeshtë, kompanitë ruse për të cilat flitet janë kompani që kanë marrë peshqeshe dhe kontrata nga qeveria e mëparshme dhe që në rastin e qeverisë tonë nuk kanë marrë asnjë lloj kontrate, qeveria jonë nuk ka bërë asnjë peshqesh duke dhënë fusha nafte pa garë. Kjo është një flluskë e jashtëzakonshme shumë e madhe. Ato kompani kanë marrë peshqeshe pa garë nga qeveria e mëparshme. E vërteta e thjeshtë është që nuk ka asnjë implikim të asnjë natyre jo timin pore të asnjë zyrtar shqiptar se po të kishte do të ishte në aktakuzë.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...