2023-03-03

Blinken: Rusia duhet të ndëshkohet për luftën në Ukrainë

 

Gjatë një takimi të premten me homologët e tij të Grupit të Katërshes, Sekretari Blinken tha se nëse Rusia lihet pa u ndëshkuar për luftën në Ukrainë, atëherë ky do të ishte një mesazh inkurajues për agresorët në mbarë botën.

Krahas Shteteve të Bashkuara në Grupin e Katërshes marrin pjesë India, Australia dhe Japonia, të cilët shprehën shqetësimin nëpërmjet një deklarate të përbashkët edhe për aktivitetet destabilizuese në Detin e Kinës së Jugut dhe të Lindjes, një referencë e qartë kjo për Republikën Popullore të Kinës.

Rusia nuk mund të lejohet të bëjë luftë pa u ndëshkuar, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken të premten pas takimit në Nju Deli me homologët nga India, Japonia dhe Australia.

“Nëse e lejojmë Rusinë pa u ndëshkuar për atë që bën në Ukrainë, ky do të ishte është një mesazh për agresorët kudo, se ndaj tyre nuk do të kishte pasoja”, tha Sekretari Blinken.

Sekretari i Shtetit i bëri komentet në një takim të ministrave të jashtëm të Grupit të Katërshes, të përbërë nga Australia, India, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.

Në një deklaratë të publikuar pas takimit, grupi u shpreh se përdorimi, apo kërcënimi për të përdorur armë bërthamore në Ukrainë është “i papranueshëm”.

Me një referencë të qartë për Kinën, ministrat e Grupit të Katërshes dënuan në deklaratën e tyre veprimet që rrisin tensionet në Detin e Kinës Jugore, si dhe “militarizimin” e territoreve të diskutueshme në këtë zonë.

“…një gjë që do të donim të thonim është zbatimi i ligjit, i rregullave ndërkombëtare. Për sa kohë që Kina i përmbahet rregullave dhe normave ndërkombëtare dhe vepron brenda institucioneve ndërkombëtare, standarteve dhe rregullave, atëherë nuk ka konflikt për çështjet mes Kinës dhe Grupit të Katërshes”, tha Ministri i Jashtëm japonez Yoshimasa Hayashi.

Në deklaratën e Grupit të Katërshes jepet mbështetje e fortë për parimet e lirisë, shtetit ligjor, sovranitetit dhe integritetit territorial, zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve pa përdorimin e forcës, si dhe kundërshtohet çdo përpjekje e njëanshme për të ndryshuar status quo-në.

Megjithëse në deklaratë nuk përmendet Kina, Ministria e Jashtme kineze kritikoi Grupin e Katërshes duke thënë se “bashkëpunimi mes vendeve duhet t’i përmbahet tendencës së kësaj periudhe për paqe dhe zhvillim dhe se nuk duhet të angazhohen në klika ekskluzive”.

“Kujtoni marrëveshjen e Minskut”/ Lavrov: Asociacioni, mashtrim edhe për serbët

 Nga takimi i G20-tës në Indi, ministry i jashtëm rus Sergei Lavrov bëri një deklaratë edhe për Kosovën e Serbinë, ndërsa hoqi paralele mes ndërmjetësimit perëndimor dhe marrëveshjes së Minskut për Ukrainën.

Nga komentet e shefit të diplomacisë ruse, nënkuptohet se ai Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, e sheh si një nismë jo të sinqertë për Beogradin.

“E njëjta histori, mashtrimi i serbëve në lidhje me Asociacionin e komunave serbe, si mashtrimi i Rusisë në lidhje me marrëveshjet”, ka thënë Lavrov, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve RIA.

Sipas tij, vendet perëndimore nuk do ta zbatonin marrëveshjen e Minskut, e nuk kanë ndërmend të zbatojnë as ujditë që arrihen për serbët në Kosovë.

Madje sipas tij, firmëtarët e Minskut e kanë pranuar hapur se ato marrëveshje ishin të nevojshme për të përgatitur luftën kundër Rusisë. Ndërkohe vete Aleksandar Vucic, pas një takimi në Beograd me ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill, deklaroi se formimi urgjent i Asociacionit është me rëndësi prioritare.

Vuçiç shkroi në profilin e tij në Instagram se e ka informuar ambasadorin Hill për raundin e fundit të bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili u mbajt më 27 shkurt në Bruksel.

Veç formimit të Asociacionit, presidenti serb tha se “duhet shumë përpjekje, punë dhe diskutime për zgjidhjen e problemeve të akumuluara në jetën e përditshme të qytetarëve në Kosovë”.

Gjyqi për vulën e PD-së/ Vijon prej pesë orësh seanca, Sefa: Rikthimin për gjykim të çështjes! Bylykbashi: Anëtarët e partisë vendosin kryetarin

 

Seanca gjyqësore për vulën e Partisë Demokratike vijon prej rreth pesë orësh në Gjykatën e Apelit.

Përfaqësuesi ligjor i Sali Berishës, Ivi Kaso kërkoi që gjykata të mos e pranojë padinë sepse sipas tij ankimimi është nga një palë që nuk është pjesë e procesit.

Nga ana tjetër, dy avokatët e Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi thanë se trupa gjykuese duhet të shqyrtojë të gjitha elementet.

Sefa kërkoi prishjen e vendimit të datës 25 mars nga gjyqtari Agron Zhukri dhe pushimin ose rikthimin për gjykim të çështjes, duke theksuar se Gjykata e Tiranës ka gabuar.

Dy avokatët kundërshtuan të gjitha vendimmarrjet e grupit të Rithemelemit.

Trupa gjykuese tha se do të dalë me një vendim pasi të dëgjojë të dyja palët, ndërsa aktualisht ndodhet në një pushim 20 minutësh pas shumë orëve diskutime.

Ivi Kaso: Të mos e pranojë padinë sepse gjykata është vënë në lëvizje nga një palë që nuk është pjesë e procesit.

Indrit Sefa: Ky nuk është momenti procedurial. Ne dy avokatët mendojmë që kjo gjykatë duhet t’i shqyrtojë të tërë elementët dhe pesë ditë më parë  edhe shtesa mbi ankesën tonë.

Ivi Kaso: Ankimi nuk përmbush kushtet, Alibeaj nuk është përfaqësues i ndonjë pale në gjyqin që u mbajt në shkallën e Parë. Ligji procedurial parashikon çfarë është ankimimi. Neni 442 e thotë. Duhet të jesh palë për të patur mundësinë pra duhet pozita prceduriale e ankimuesit.

Kaso: Rezulton se nga përmbajtja e vendimit në shkallën e parë nuk la patur palë të tjera. Në rastin objekt shqyrtimi , vullneti i PD për të mos ushtruar ankim ndaj vendimit të marsit është i qartë, vullneti ka qenë i qartë.

Ivi Kaso: Alibeaj pretendon që është nënkryetar i partisë nga statut që një Kuvend tjetër nuk e njeh.

KasoAnkuesi nuk rezulton ende ligjërisht i regjistruar dhe ky fakt duhet të ishte konstatuar nga gjyqtarja Blerina Muça.

Kaso: Enkelejd Alibeaj nuk është konfirmuar asnjëherë në detyrë. Pasi nuk është mbledhur Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike për ta zgjedhur atë kryetare. Alibeaj është komanduar me detyrë përmes një deklarate nga Sekretari i Përgjithshëm i cili është shkarkuar nga kuvendi i 11 dhjetorit.

Kaso: Gjykata duhet te vendosë mos pranimin e ankimit.

Ivi Kaso dhe Oerd Bylykbashi

Indrit Sefa: Dua t’i bëj ca pyetje palës kërkuese.  E para pala pretendoi faktin që nuk është përdorur nga PD asnjë mjet procedurial për të ndërhyrë në gjykim. Neni 189 : kushdo mund të ndërhyjë në një proces gjyqësor kur pretendon , duke ngritur padi.

Sefa: Kushdo mund të ndërhyjë në një proces. Neni 192 , secila palë mund të thërrasë . Personi i tretë  thirret në seancë gjyqësore.

Sefa: Zonja gjyqtare vijmë tek vërtetimi i faktit.  Zoti Lulzim Basha paraqiti kërkesë dhe në këtë moment Agron Zhukri duhet të pushonte gjykimin.

Kthupi: Vendimi i rithemelimit është nul.

Indrit Sefa: Statuti prevalon fare qartë thirrjen e kuvendit. Jo ne vetmblidhemi vetëregjistrohemi, kjo delegjitimon aktivitetin e një subjekti politik dhe nuk është as në frymën e ligjit. U qëndrojmë kërkimeve.

Sefa: Kërkojmë prishjen e vendimit të datës së 25 mars dhe pushimin ose rikthimin për gjykim. Gjykata e Tiranës ka gabuar.

Sefa: Kjo është detyre e gjykatës së shkallës së parë. Dhe s’mund të marrë disa akte dhe t’i regjistrojë ato. Gjykata nga provat që ka në dosje ka fantazuar. Nuk ka prova nga ato që ajo referon. Regjistron sistemi i QR/ code në bazë të alfabetit është një sistem qe nuk dihet dhe nuk thotë se kush janë personat qe merren me skanimin. Ky sistem merr rolin e një noteri publik. Ne s’kemi patur mundësi t’i kemi pasur këto prova. Gjyqtari e ka lexuar statutin e Partisë Demokratike dhe është për t’u habitur se për 40 minuta ka shqyrtuar një mori të madhe provash dhe ka shqyrtuar një Kuvend 7 orë e 40 minuta. Rruga e ndjekur është e gabuar sepse bie ndesh me frymën e statutit. Nuk ka mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Kombëtar. Statuti përcakton qartë mënyrën e mbledhjes.

Ivi Kaso: Është e qartë që ka shumë elementë të rinj, por këto do kishin patur vend po të diskutoheshin në shkallën e parë. Qartësisht në shkallën e parë nuk ka pasur.

Bylykbashi: Ligji për partitë politike specifikon kritere në lidhje me partitë politike. Kritere të cilat gjykata i ka me tager t’i verifikojë. Një nga kriteret që partitë politike duhet ta plotësojnë është parimi demokratike nga poshtë – lart. Partia krijohet nga anëtarët dhe ata vendosin se kush është kryetari. Statuti i 17 korrikut dhe të mëparshmit si dhe i 11 dhjetorit kanë përcaktuar hierarkinë e Partisë Demokratike.

Kaso: E këmbëngulim se pala nuk është e legjitimuar, dhe kërkojmë të vendosë mos pranimin dhe rrëzimin e ankimit. Në qoftë se do ta leligjitimoni si palë do ishte oguri më i keq lidhur me jetën e partive politike. Precedentë që deri më sot kanë qenë të qartë të zhvillimeve politike, kjo do të legjitimonte që çdo i pakënaqur i paautorizuar mjafton të paraqesë një ankim duke e zvarritur cështjen.

Indrit Sefa

Përkatësia e vulës dhe logos së Partisë Demokratike pritet të zgjidhet këtë të premte nga Gjykata e Apelit. Pasi seancat gjyqësore janë shtyrë disa herë, sot gjykata mund të dalë me një vendim ku do të mësohet nëse partia më e  madhe opozitare do të jetë nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës.

Ndërkohë, në një njëjtën kohë, ish-kryeministri Sali Berisha mbajti një protestë kombëtare para Kryeministrisë e cila zgjati dy orë.

Berisha ka deklaruar për mediat se kjo protestë nuk ka lidhje me gjyqin, ndërkohë që nuk ka dhënë një përgjigje nëse është i gatshëm të pranojë vendimin që do të japë Gjykata e Apelit.

Çështja po shqyrtohet nga Elona Mihali, gjyqtare relatore, ndërsa anëtarë janë caktuar gjyqtarët Irida Kacerja e Astrit Kalaja.

Gjyqtarët do të vendosin mbi ankimimin e Alibeajt ku kërkohet rrëzimi i vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e kuvendit të 11 dhjetorit si legjitim.

Nëse Apeli do të lerë në fuqi vendimin e Zhukrit, do të jetë Sali Berisha ai që do të marrë kontrollin e Partisë Demokratike por kjo do të kërkojë kohë deri sa të regjistrohet Berisha si kryetar.

Vendimmarrja e sotme do të njihte Komisionin e Rithemelimit, dhe më pas përmes procedurave do të njihej Berisha, dhe ai më pas do të futet në garë me kandidatët e dalë nga procesi i primareve.

Por nëse Apeli do të rrëzojë vendimin e Zhukrit, do të jetë Alibeaj ai që do të futet në zgjedhje me PD-në. Nëse fiton Alibeaj, berishës do t’i duhet të gjejë një mënyrë tjetër për t’u futur në zgjedhje. Kujtojmë se më 25 mars 2022 gjyqtari Agron Zhukri vendosi Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike.

Nga ana tjetër në cilësinë e nënkryetarit, Enkelejd Alibeaj ankimoi vendimin për regjistrimin e statutit logos dhe vulës së re, të miratuara nga grupi i Berishës më 11 dhjetor.

FOTO GALERI
1/28

Dy orë protestë para Kryeministrisë/ Përfundon pa tensione, digjen manekinët me fytyrën e Ramës dhe McGonigal

 

Protesta e organizuar nga opozita ka përfunduar pas dy orësh.

Asnjë tension nuk është regjistruar, ndërsa kanë mbajtur fjalën anëtarë të PD-së, Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Protestuesit kanë djegur manekinët me fytyrën e Ramës dhe McGonigal, pas përfundimit të fjalës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ata si fillim i kanë shkatërruar dhe më pas djegur para kordonit policor të pozicionuar para Kryeministrisë, por nuk ka pasur asnjë përplasje me “blutë”.Dhjetëra qytetarë u mblodhën në Tiranë nga rrethet në mbshtetje të opozitës.

Me thirrjen “Mjaft është mjaft”, protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke përdorur këtë herë si argumentin kryesor përfshirjen e kreut të qeverisë në çështjen “McGonigal”.

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, Rama ka kryer korrupsion me ish-zyrtarin e lartë në FBI, ashtu si oligarku rus Oliver Deriaska.

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen dhe aktivisti për të drejtat e njeriut Ales Bialiatski u dënua me 10 vite burg të premten nga një gjykatë në atdheun e tij Bjellorusi, ku u gjet fajtor për financimin e protestave.

 


60-vjeçarit Bialiatski iu dha Çmimi Nobel në tetor për punën e tij në mbështetje të të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Bjellorusi, ku ish-udhëheqësi i epokës sovjetike Alexander Lukashenko, një aleat i fortë i Rusisë, ka qeverisur me dorë të hekurt për gati 30 vjet, duke burgosur kundërshtarët, apo duke i detyruar ata të largohen.

Drejtuesja e Komitetit Novergjez të Nobelit, Berit Reiss-Andersen, e quajti një tragjedi dënimin. “Ales Bialiatski është një ndër luftëtarët më të shquar për demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut në Bjellorusi. Çështja gjyqësore dhe akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht”, tha zonja Reiss-Andersen.

Ministra e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e quajti procesin gjyqësor “një farsë”.

Drejtuesja e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya, e cila është larguar nga vendi, e quajti vendimin si “revoltues”. Ajo u shpreh në Twitter se “duhet të bëjmë gjithçka për të luftuar kundër kësaj padrejtësie të paturpshme” dhe për lirimin e tij.

Zëdhënësja e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Ravina Shamdasani, tha gjatë një takimi në Gjenevë, se ky institucion i OKB-së është i shqetësuar nga gjyqi dhe për “mungesën e një procesi të paanshëm dhe mungesën e një gjyqësori të pavarur në Bjellorusi”.

Në pamjet filmike nga salla e ngarkuar e gjyqit në Minsk duket zoti Bialiatski, që bashkëthemeloi grupin e të drejtave të njeriut “Viasna” (“Pranvera”), me duart të lidhura pas shpinës, ndërsa ndjek pas hekurave procesin së bashku me të akuzuarit e tjerë.

Zoti Bialiatski, i cili u arrestua në vitin 2021 dhe tre persona të tjerë në të njejtin proces, u akuzuan për financimin e protestave dhe futjen ilegalisht të fondeve në vend. Agjencia shtetërore bjelloruse e lajmeve Belta konfirmoi se gjykata u dha dënime të gjata me burg të gjithë të akuzuarve, përfshirë një dekadë burgim për zotin Bialiatski. Ai i mohon të gjitha akuzat ndaj tij, duke i quajtur ato të motivuara politikisht.

Ursula von der Leyen,është një mashtruese e madhe e Unionit Evropian

 

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen ka thënë se blloku po furnizon Ukrainën me panele diellore për të ndihmuar sigurinë e saj energjetike.

Ajo shkroi në Twitter: “Unë premtova të punoj me Ukrainën për burimet e rinovueshme të energjisë, të rëndësishme për sigurinë e saj energjetike. Tani ne ofrojmë: një grup i parë prej 5700 panelesh diellore do të dërgohen së shpejti në Ukrainë. Unë jam e bindur se do të vijnë më shumë donacione.”

Vjen në protestë me kalë nga Laçi, Shan Lugja prezanton Zogën dhe tregon arsyen e veçantë

Shan Lugja vjen nga Laçi në Tiranë me kalë për të marrë pjesë në protestën kombëtare të opozitës.

Në një intervistë për “Shqipëria live”, ai tregon se udhëton për gjashtë orë më kalin, që e quan Zoga.

“Kam zgjedhur kalin, sepse kali është simbol. E ka pasur heroi ynë Skënderbeu, e ka pasur Isa Boletini. Nisem në katër të mëngjesit dhe mbërrij në Tiranë në dhjetë”.

Shani thotë se Kurbini ku ai jeton, është shumë i varfër dhe banorët përballet me vështirësi të shumta ekonomike. Ndaj ai proteston, ndërsa në tubim shkon bashkë me kalin, të cilin ia ka lyer flokët ngjyrë blu, si ngjyra e PD-së.

Në intervistën me gazetaren e “Shqipëria live”, Shani ka një thirrje për disa personazhe të ekranit.

“I bëj thirrje Arbana Osmanit, kam dëshirë për në Big Brother… i bëj thirrje Luziit të vijë në PD, Duma të më marrë në emision se më pëlqen politika”.



Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...