Nevenka Trump është një nga autoret e njohura të së drejtës penale ndërkombëtare. Autorja e librit “Gjykimi i papërfunduar i Slobodan Millosheviqit”, ka folur për emisionin “Rubikon”.Gjatë intervistës së saj, zonja Trump ka bërë një deklaratë jashtëzakonisht të rëndësishme. Në Klan Kosova, ajo tha se Salih Mustafa, ish-komandant “Cali”, u dënua me 26 vite burgim për një vrasje të cilën e kryen forcat serbe.
“Gjykimi në rastin e Salih Mustafës ishte abolutisht një shembull i rëndësishëm se si gjërat mund të shkojnë gabim dhe se si gjykatësit mund të bëjnë gabime.
close
volume_off
Fillimisht duke dhënë një dënim kaq të madh, 26 vjet për disa ditë lufte dhe për krime të cilat, kur e lexoj gjykimet, nuk janë e bindur se si Salih Mustafa ka mundur të ketë përgjegjësi. P.sh. për një viktimë që është braktisur në një “kompleks” ku bashkëpunëtorët shqiptarë janë mbajtur dhe është braktisur dhe vrarë nga një plumb serb, nga forcat serbe dhe megjithatë gjykatësit thonë “në rregull, serbët e kanë vrarë, por Salih Mustafa është përgjegjës për vrasje”, tha ajo në Rubikon.
Biden, Scholz takim në Shtëpinë e Bardhë për luftën në Ukrainë
03/03/2023 17:30
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden zhvillon të premten një takim privat në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ku pritet të diskutojnë për luftën në Ukrainë dhe shqetësimet në rritje se Kina mund të furnizojë me armë Rusinë.
Shtetet e Bashkuara po diskutojnë me aleatët e ngushtë mbi mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Kinës, nëse Pekini ofron mbështetje ushtarake për Rusinë, sipas katër zyrtarëve amerikanë dhe burimeve të tjera.
Nëse Kina furnizon me armë Rusinë, kjo mund të ndryshojë në mënyrë dramatike trajektoren e luftës, sepse i jep mundësi Moskës të plotësojë rezervat e saj që po i pakësohen.
Kina është partneri kryesor tregtar i Gjermanisë dhe vendet evropiane në përgjithësi kanë qenë më të tërhequra se Shtetet e Bashkuara në mbajtjen e një qëndrimi të ashpër ndaj Pekinit. Megjithatë, ka shenja që kjo mund të ndryshojë ndërsa rivalitetet globale bëhen më të tensionuara.
Në një fjalim në parlamentin gjerman të enjten, zoti Scholz i bëri thirrje Kinës që “të përdorë ndikimin e saj që Moska të tërheqë trupat dhe të mos furnizojë me armë Rusinë.”
As Uashingtoni dhe as Berlini nuk thonë se kanë parë prova se Pekini po i ofron armë Moskës, por zyrtarët amerikanë thonë se po monitorojnë situatën nga afër.
Kancelari Scholz vjen në udhëtimin njëditor i pashoqëruar nga media, diçka e pazakontë.
Dy udhëheqësit do të takohen për një orë në Shtëpinë e Bardhë dhe një pjesë e rëndësishme e takimit do të jetë “kokë më kokë”, tha një zyrtar i lartë amerikan, gjë që do t’u japë atyre një shans për të “këmbyer mendime” lidhur me takimet përkatëse të fundit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, si edhe gjendjen e luftës.
“Të dy udhëheqësit donin që ky të ishte një takim pune, të ishte një diskutim në detaje lidhur me Ukrainën,” tha zyrtari.
Një temë kryesore do të jetë ajo e ndihmës së mëtejshme perëndimore për forcat ukrainase, të cilat po përgatiten për t’u përballur me një ofensivë të re ruse në javët e ardhshme, thanë zyrtarët.
Uashingtoni do të njoftojë për një paketë të re ndihme ushtarake prej 400 milionë dollarësh për qeverinë e Kievit gjatë ditës së premte, pikërisht në ditën e vizitës së zotit Scholz, thanë zyrtarët.
Para disa ditësh, në një intervistë për televizionin ABC, këshilltari i sigurisë kombëtare i zotit Biden, Jake Sullivan, tha se presidenti amerikan kishte rënë dakord të dërgonte tanke Abrams në Ukrainë në kundërshtim me rekomandimin e ushtrisë, por vetëm sepse zoti Scholz e kishte kërkuar këtë si parakusht për dërgimin e tankeve gjermane Leopard.
Max Bergmann, një ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit, i cili drejton Programin e Evropës në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, tha se SHBA-të shpesh kanë dashur që Gjermania, ekonomia e pestë më e madhe në botë, të luajë tol më të madh në skenën globale.
“Ekziston shpresa që të mos jemi vetëm ne që ushtrojmë trysni gjithmonë, por Gjermania të marrë një rol udhëheqës,” thotë ai.
Zoti Bergmann thotë se Gjermania e ka forcuar shumë mbrojtjen, por shton se ka më shumë për të bërë.
“Mënyra gjermane e të parit të botës nuk përputhet gjithmonë me mënyrën e SHBA-së të të parit të botës,” tha ai.
Ndryshe nga vizitat zyrtare shtetërore, si për shembull kur presidenti francez Emmanuel Macron erdhi në Uashington vitin e kaluar, vizita e kancelarit Scholz nuk do të shoqërohet me ceremoni zyrtare.
Po ashtu vizitës do t’i mungojë konferenca e zakonshme për shtyp ku të dy udhëheqësit u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve që përfaqësojnë të dy vendet.
Ish-kryeministri Sali Berisha mohon vërtetësinë e audiopërgjimit për vrasjet e 21 janarit, që u publikua dy ditë më parë në “Top Story”.
I pyetur nga gazetarja Elda Menga, pas përfundimit të protestës, Berisha u përgjigj se atë përgjigj “e ka bërë Ardi Veliu dhe nuk është i vërtetë”.
Madje, për vrasjen e katër protestuesve në 21 janar 2011, Berisha gjen fajtor Edi Ramën, në atë kohë kryetar i Partisë Socialiste në opozitë.
“Kush i solli mish për top protestuesit? Edi Rama duhet të ishte në burg për 21 janarin. Ka dokumente të pakontestueshme”.
Ndërkohë, pyetjes për vulën refuzoi t’i përgjigjej, duke theksuar se pret vendimin e Gjykatës së Apelit, që do të vendosë se kujt i përket vula dhe logo e Partisë Demokratike.
Një ish-modele ka dalë në gjyq në Britani teksa paguhej mijëra paundë nga bandat vendase për të kaluar para të thata kriminale në Dubai.
Jo-Emma Larvin, nga Ripon, North Yorkshire, kishte fshehur paratë në bagazhe teksa nisej nga aeroporti i Heathrow ne Londër.
44 vjecarja ish-modele besohet se ishte paguar rreth 3,000 paundë plus shpenzimet për të kryer punën, të cilët sipas prokurorëve e kishte bërë dy herë në vitin 2020.
Në gusht të atij viti, Larvin kreu udhëtimin e parë me të bashkë-akuzuarën Amy Harrison, 27 vjeçe nga Surrey, shkruanin mediat britanike.
Dyshja arritën të kalonin në Dubai rreth 2.2 milionë paundë të fshehura në shtatë valixhet e tyre.
Ndërsa në udhëtimin e dytë të Larvin në shtator, parneri i saj Jonathan Johnson, 55 vjeç, kishte udhëtuar me të.
Prokurorët thanë se 2.8 milionë paundë ishin kaluar ilegalisht nga çifti, të fshehura në tetë valixhe.
Larvin e Johnson u arrestuan në mars 2022.
Anëtarë të tjerë të rrjetit të trafikut përfshinin Beatrice Auty, 26 vjeçe, Liam Rabone, 29 vjeç, të cilët fluturonin në kategorinë e biznesit, ku lejohen më shumë bagazhe për çdo pasagjer.
Ata gjithashtu mbushnin kutitë e vogla të sendeve të pushimeve me sa para të mundnin.
Prokurori Julian Christopher tha: “Secili nga të akuzuarit ka luajtur rolin e tij në transportimin e shumave të mëdha të parave të thata, në kartëmonedha angleze e skoceze, nga Londra drejt Dubait.
“Miliona paundë të fshehura në valixhe kaluan në kontrollet e aeroporteve.
Sipas rregullave britanike çdo shumë më e madhe se 10,000 Euro duhet të deklarohet.
Gjyqi vazhdon.
1/3
Një ish-modele ka dalë në gjyq në Britani teksa paguhej mijëra paundë nga bandat vendase për të kaluar para të thata kriminale në Dubai.
Gjatë një takimi të premten me homologët e tij të Grupit të Katërshes, Sekretari Blinken tha se nëse Rusia lihet pa u ndëshkuar për luftën në Ukrainë, atëherë ky do të ishte një mesazh inkurajues për agresorët në mbarë botën.
Krahas Shteteve të Bashkuara në Grupin e Katërshes marrin pjesë India, Australia dhe Japonia, të cilët shprehën shqetësimin nëpërmjet një deklarate të përbashkët edhe për aktivitetet destabilizuese në Detin e Kinës së Jugut dhe të Lindjes, një referencë e qartë kjo për Republikën Popullore të Kinës.
Rusia nuk mund të lejohet të bëjë luftë pa u ndëshkuar, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken të premten pas takimit në Nju Deli me homologët nga India, Japonia dhe Australia.
“Nëse e lejojmë Rusinë pa u ndëshkuar për atë që bën në Ukrainë, ky do të ishte është një mesazh për agresorët kudo, se ndaj tyre nuk do të kishte pasoja”, tha Sekretari Blinken.
Sekretari i Shtetit i bëri komentet në një takim të ministrave të jashtëm të Grupit të Katërshes, të përbërë nga Australia, India, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.
Në një deklaratë të publikuar pas takimit, grupi u shpreh se përdorimi, apo kërcënimi për të përdorur armë bërthamore në Ukrainë është “i papranueshëm”.
Me një referencë të qartë për Kinën, ministrat e Grupit të Katërshes dënuan në deklaratën e tyre veprimet që rrisin tensionet në Detin e Kinës Jugore, si dhe “militarizimin” e territoreve të diskutueshme në këtë zonë.
“…një gjë që do të donim të thonim është zbatimi i ligjit, i rregullave ndërkombëtare. Për sa kohë që Kina i përmbahet rregullave dhe normave ndërkombëtare dhe vepron brenda institucioneve ndërkombëtare, standarteve dhe rregullave, atëherë nuk ka konflikt për çështjet mes Kinës dhe Grupit të Katërshes”, tha Ministri i Jashtëm japonez Yoshimasa Hayashi.
Në deklaratën e Grupit të Katërshes jepet mbështetje e fortë për parimet e lirisë, shtetit ligjor, sovranitetit dhe integritetit territorial, zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve pa përdorimin e forcës, si dhe kundërshtohet çdo përpjekje e njëanshme për të ndryshuar status quo-në.
Megjithëse në deklaratë nuk përmendet Kina, Ministria e Jashtme kineze kritikoi Grupin e Katërshes duke thënë se “bashkëpunimi mes vendeve duhet t’i përmbahet tendencës së kësaj periudhe për paqe dhe zhvillim dhe se nuk duhet të angazhohen në klika ekskluzive”.
Nga takimi i G20-tës në Indi, ministry i jashtëm rus Sergei Lavrov bëri një deklaratë edhe për Kosovën e Serbinë, ndërsa hoqi paralele mes ndërmjetësimit perëndimor dhe marrëveshjes së Minskut për Ukrainën.
Nga komentet e shefit të diplomacisë ruse, nënkuptohet se ai Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, e sheh si një nismë jo të sinqertë për Beogradin.
“E njëjta histori, mashtrimi i serbëve në lidhje me Asociacionin e komunave serbe, si mashtrimi i Rusisë në lidhje me marrëveshjet”, ka thënë Lavrov, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve RIA.
Sipas tij, vendet perëndimore nuk do ta zbatonin marrëveshjen e Minskut, e nuk kanë ndërmend të zbatojnë as ujditë që arrihen për serbët në Kosovë.
Madje sipas tij, firmëtarët e Minskut e kanë pranuar hapur se ato marrëveshje ishin të nevojshme për të përgatitur luftën kundër Rusisë. Ndërkohe vete Aleksandar Vucic, pas një takimi në Beograd me ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill, deklaroi se formimi urgjent i Asociacionit është me rëndësi prioritare.
Vuçiç shkroi në profilin e tij në Instagram se e ka informuar ambasadorin Hill për raundin e fundit të bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili u mbajt më 27 shkurt në Bruksel.
Veç formimit të Asociacionit, presidenti serb tha se “duhet shumë përpjekje, punë dhe diskutime për zgjidhjen e problemeve të akumuluara në jetën e përditshme të qytetarëve në Kosovë”.
Seanca gjyqësore për vulën e Partisë Demokratike vijon prej rreth pesë orësh në Gjykatën e Apelit.
Përfaqësuesi ligjor i Sali Berishës, Ivi Kaso kërkoi që gjykata të mos e pranojë padinë sepse sipas tij ankimimi është nga një palë që nuk është pjesë e procesit.
Nga ana tjetër, dy avokatët e Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi thanë se trupa gjykuese duhet të shqyrtojë të gjitha elementet.
Sefa kërkoi prishjen e vendimit të datës 25 mars nga gjyqtari Agron Zhukri dhe pushimin ose rikthimin për gjykim të çështjes, duke theksuar se Gjykata e Tiranës ka gabuar.
Dy avokatët kundërshtuan të gjitha vendimmarrjet e grupit të Rithemelemit.
Trupa gjykuese tha se do të dalë me një vendim pasi të dëgjojë të dyja palët, ndërsa aktualisht ndodhet në një pushim 20 minutësh pas shumë orëve diskutime.
Ivi Kaso:Të mos e pranojë padinë sepse gjykata është vënë në lëvizje nga një palë që nuk është pjesë e procesit.
Indrit Sefa: Ky nuk është momenti procedurial. Ne dy avokatët mendojmë që kjo gjykatë duhet t’i shqyrtojë të tërë elementët dhe pesë ditë më parë edhe shtesa mbi ankesën tonë.
Ivi Kaso: Ankimi nuk përmbush kushtet, Alibeaj nuk është përfaqësues i ndonjë pale në gjyqin që u mbajt në shkallën e Parë. Ligji procedurial parashikon çfarë është ankimimi. Neni 442 e thotë. Duhet të jesh palë për të patur mundësinë pra duhet pozita prceduriale e ankimuesit.
Kaso:Rezulton se nga përmbajtja e vendimit në shkallën e parë nuk la patur palë të tjera. Në rastin objekt shqyrtimi , vullneti i PD për të mos ushtruar ankim ndaj vendimit të marsit është i qartë, vullneti ka qenë i qartë.
Ivi Kaso:Alibeaj pretendon që është nënkryetar i partisë nga statut që një Kuvend tjetër nuk e njeh.
Kaso: Ankuesi nuk rezulton ende ligjërisht i regjistruar dhe ky fakt duhet të ishte konstatuar nga gjyqtarja Blerina Muça.
Kaso: Enkelejd Alibeaj nuk është konfirmuar asnjëherë në detyrë. Pasi nuk është mbledhur Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike për ta zgjedhur atë kryetare. Alibeaj është komanduar me detyrë përmes një deklarate nga Sekretari i Përgjithshëm i cili është shkarkuar nga kuvendi i 11 dhjetorit.
Kaso:Gjykata duhet te vendosë mos pranimin e ankimit.
Ivi Kaso dhe Oerd Bylykbashi
Indrit Sefa: Dua t’i bëj ca pyetje palës kërkuese. E para pala pretendoi faktin që nuk është përdorur nga PD asnjë mjet procedurial për të ndërhyrë në gjykim. Neni 189 : kushdo mund të ndërhyjë në një proces gjyqësor kur pretendon , duke ngritur padi.
Sefa: Kushdo mund të ndërhyjë në një proces. Neni 192 , secila palë mund të thërrasë . Personi i tretë thirret në seancë gjyqësore.
Sefa: Zonja gjyqtare vijmë tek vërtetimi i faktit. Zoti Lulzim Basha paraqiti kërkesë dhe në këtë moment Agron Zhukri duhet të pushonte gjykimin.
Kthupi:Vendimi i rithemelimit është nul.
Indrit Sefa: Statuti prevalon fare qartë thirrjen e kuvendit. Jo ne vetmblidhemi vetëregjistrohemi, kjo delegjitimon aktivitetin e një subjekti politik dhe nuk është as në frymën e ligjit. U qëndrojmë kërkimeve.
Sefa:Kërkojmë prishjen e vendimit të datës së 25 mars dhe pushimin ose rikthimin për gjykim. Gjykata e Tiranës ka gabuar.
Sefa:Kjo është detyre e gjykatës së shkallës së parë. Dhe s’mund të marrë disa akte dhe t’i regjistrojë ato. Gjykata nga provat që ka në dosje ka fantazuar. Nuk ka prova nga ato që ajo referon. Regjistron sistemi i QR/ code në bazë të alfabetit është një sistem qe nuk dihet dhe nuk thotë se kush janë personat qe merren me skanimin. Ky sistem merr rolin e një noteri publik. Ne s’kemi patur mundësi t’i kemi pasur këto prova. Gjyqtari e ka lexuar statutin e Partisë Demokratike dhe është për t’u habitur se për 40 minuta ka shqyrtuar një mori të madhe provash dhe ka shqyrtuar një Kuvend 7 orë e 40 minuta. Rruga e ndjekur është e gabuar sepse bie ndesh me frymën e statutit. Nuk ka mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Kombëtar. Statuti përcakton qartë mënyrën e mbledhjes.
Ivi Kaso: Është e qartë që ka shumë elementë të rinj, por këto do kishin patur vend po të diskutoheshin në shkallën e parë. Qartësisht në shkallën e parë nuk ka pasur.
Bylykbashi: Ligji për partitë politike specifikon kritere në lidhje me partitë politike. Kritere të cilat gjykata i ka me tager t’i verifikojë. Një nga kriteret që partitë politike duhet ta plotësojnë është parimi demokratike nga poshtë – lart. Partia krijohet nga anëtarët dhe ata vendosin se kush është kryetari. Statuti i 17 korrikut dhe të mëparshmit si dhe i 11 dhjetorit kanë përcaktuar hierarkinë e Partisë Demokratike.
Kaso: E këmbëngulim se pala nuk është e legjitimuar, dhe kërkojmë të vendosë mos pranimin dhe rrëzimin e ankimit. Në qoftë se do ta leligjitimoni si palë do ishte oguri më i keq lidhur me jetën e partive politike. Precedentë që deri më sot kanë qenë të qartë të zhvillimeve politike, kjo do të legjitimonte që çdo i pakënaqur i paautorizuar mjafton të paraqesë një ankim duke e zvarritur cështjen.
Indrit Sefa
Përkatësia e vulës dhe logos së Partisë Demokratike pritet të zgjidhet këtë të premte nga Gjykata e Apelit. Pasi seancat gjyqësore janë shtyrë disa herë, sot gjykata mund të dalë me një vendim ku do të mësohet nëse partia më e madhe opozitare do të jetë nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës.
Ndërkohë, në një njëjtën kohë, ish-kryeministri Sali Berisha mbajti një protestë kombëtare para Kryeministrisë e cila zgjati dy orë.
Berisha ka deklaruar për mediat se kjo protestë nuk ka lidhje me gjyqin, ndërkohë që nuk ka dhënë një përgjigje nëse është i gatshëm të pranojë vendimin që do të japë Gjykata e Apelit.
Çështja po shqyrtohet nga Elona Mihali, gjyqtare relatore, ndërsa anëtarë janë caktuar gjyqtarët Irida Kacerja e Astrit Kalaja.
Gjyqtarët do të vendosin mbi ankimimin e Alibeajt ku kërkohet rrëzimi i vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e kuvendit të 11 dhjetorit si legjitim.
Nëse Apeli do të lerë në fuqi vendimin e Zhukrit, do të jetë Sali Berisha ai që do të marrë kontrollin e Partisë Demokratike por kjo do të kërkojë kohë deri sa të regjistrohet Berisha si kryetar.
Vendimmarrja e sotme do të njihte Komisionin e Rithemelimit, dhe më pas përmes procedurave do të njihej Berisha, dhe ai më pas do të futet në garë me kandidatët e dalë nga procesi i primareve.
Por nëse Apeli do të rrëzojë vendimin e Zhukrit, do të jetë Alibeaj ai që do të futet në zgjedhje me PD-në. Nëse fiton Alibeaj, berishës do t’i duhet të gjejë një mënyrë tjetër për t’u futur në zgjedhje. Kujtojmë se më 25 mars 2022 gjyqtari Agron Zhukri vendosi Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike.
Nga ana tjetër në cilësinë e nënkryetarit, Enkelejd Alibeaj ankimoi vendimin për regjistrimin e statutit logos dhe vulës së re, të miratuara nga grupi i Berishës më 11 dhjetor.