Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/03/19

ISH- E DASHURA E ZYRTARIT TË FBI-SË JEP DETAJE LIDHUR ME TAKIMET MCGONIGAL-RAMA

Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, personi i cili denoncoi aferat e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, ka rrëfyer të pathënat e çështjes ku përfshihet dhe emri i kryeministrit Edi Rama.

Guerriero tregon me detaje mënyrën se si arriti t’i kuptonte aferat në të cilat ishte përfshirë ish-zyrtari i lartë amerikan i kundërzbulimit.

Ajo tha se ai ishte justifikuar duke i thënë se i fitoi në loto në një ndeshje bejsbolli.

Për sa i përket marrëdhënies së ish-zyrtarit të FBI me kryeministrin Rama ajo e cilëson si një miqësi të pazakontë.

Sipas saj McGonigal ka udhëtuar shpesh në Shqipëri dhe Kosovë pa ia raportuar takimet që ka pasur FBI-së.s

Ajo tha se nuk e dinte arsyen e takimit mes Ramës e McGonigal, por që të dy flisnin shpesh në telefon dhe se ishin miq.

“Ai do të shkonte në Shqipëri të takohej me Kryeministrin Edi Rama por nuk më tregonte se kush ishte objekti i takimit”.

Më tutje ajo ka bërë se Charli ka marrë në telefon kryeministrin Rama në praninë time jo shpesh, por shpesh më thoshte që e kishte mik të mirë.

Intervistën e plotë të Allison Guerriero mund ta gjeni këtu.

Marrëveshja e Ohrit/ BE dhe SHBA, përfitime dhe ndëshkime për Serbinë dhe Kosovën



Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci duke folur për marrëveshjen e arritur në mes të Kosovës e Serbisë në takimin e Ohrit ka thënë se si e tillë, marrëveshja më në fund e shkrinë fusnotën, njohë pasaportat e simbolet e shtetit.


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci duke folur për marrëveshjen e arritur në mes të Kosovës e Serbisë në takimin e Ohrit ka thënë se si e tillë, marrëveshja më në fund e shkrinë fusnotën, njohë pasaportat e simbolet e shtetit.

Meefail Bajqinovci ka thënë se zt.Albin  Kurti përmes marrëveshjes së arritur të shtunën e 18 marsit ka arrtur që ta zhbëjë “Zajednicën e 2013 dhe 2015 në vetëmenaxhim kushtetues”.

“Marrëveshja më në fund e shkrinë fusnotën. E zhbën Zajednicën e 2013 dhe 2015 në vetëmenaxhim kushtetues. E ngritë në çështje urgjente temën e të zhdukurve. I hap rrugë Kosovës për njohjet e reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Siguron njohjen e pasaportave dhe simboleve. Dhe nuk ia plotëson dëshirën opozitës dhe opozitarëve,”- ka shkruar Mefail  Bajqinovci.



"Floripress" ka siguruar deklaratën e cila u është vënë në tryezë kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksander Vuçiç nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.




 Në deklaratë përcaktohen parimet themelore të marrëveshjes, që është një kuadër për të lehtësuar marrëdhëniet paqësore dhe bashkëjetesën, pavarësisht dallimeve thelbësore midis palëve. Një kornizë e qëndrueshme dhe e besueshme e integrimit në Bashkimit Europian për Serbinë dhe Kosovën, krahas gjatë vendeve të Ballkanit Perëndimor. 

Dhe është një proces i mbështetur nga të 27 shtetet anëtare të BE-së, përfshirë edhe ata që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. 

Ne deklaratë thuhet se janë dy kryediplomatë të aftë nga vendet anëtare jo-njohëse të BE-së, Spanja dhe Sllovakia, të cilët menaxhojnë procesin e normalizimit për të garantuar drejtësi. 

Teksti përfundimtar i Marrëveshjes është produkt i një analize gjithëpërfshirëse dhe të plotë të të gjitha përvojave të tanishme dhe të kaluara.


 Është një produkt unik politik, një kompromis i vërtetë i brendshëm i Bashkimit Europian, i pranueshëm për të njohur dhe mosnjohur shtetet anëtare. 

Elementet kryesore të Marrëveshjes Themelore të sponsorizuar nga BE janë Respektimi i vijave të kuqe të palëve.

 Për të përshtatur vijën e kuqe të Serbisë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, Kosova bën një hap prapa në këmbënguljen e saj për një normalizim të përqendruar vetëm në njohjen reciproke. 

Në vend që të luftojë me Serbinë, Kosova zotohet të punojë me Serbinë për zgjidhjen e nevojave praktike të të gjithë njerëzve dhe komuniteteve. Serbia bën një hap prapa për të pranuar vijën e kuqe të Kosovës për të mos negociuar pavarësinë e saj dhe zotohet për marrëdhënie të plota praktike me Kosovën.

 Në vend që të luftojë për Kosovën, Serbia zotohet të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të përfituar të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë. 

Serbia dhe Kosova zotohen për zgjidhjen paqësore të të gjitha mosmarrëveshjeve. Serbia angazhohet të përmbahet nga çdo veprim që perceptohet si armiqësi diplomatike ndaj Kosovës.

 Kosova angazhohet për një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb të Kosovës në përputhje me vlerat e BE-së dhe praktikat më të mira ekzistuese, kjo në vija të përgjithshme do të thotë themelimi i asocacionit.

 Sipas hartuesve, Marrëveshja Themelore nuk do të rregullojë vetëm marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. 

Krahas kritereve të Kopenhagës, Marrëveshja Themelore do të menaxhojë edhe procesin e integrimit të Serbisë dhe Kosovës në Bashkimin Europian. 

Për të shmangur gabimet e saj në të kaluarën, Bashkimi Europian dhe pjesa tjetër e komunitetit perëndimor do të mbështesin në mënyrë aktive të dyja palët financiarisht, ekonomikisht dhe politikisht në çdo hap të rrugës. 

Përmes Procesit të Berlinit dhe Komunitetit Politik Evropian, BE-ja dhe pjesa tjetër e komunitetit perëndimor do të ofrojnë një kornizë të besueshme të integrimit në BE për Serbinë, Kosovën dhe pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor. 

Marrëveshja Themelore ofron një proces normalizimi me stimuj të qartë dhe të besueshëm ekonomikë, financiarë dhe politikë. 

Pranimi i Serbisë do të thotë fillim i partneritetit te fortë strategjik të Serbisë me komunitetin perëndimor. 

Ky partneritet do ta transformojë Serbinë në një forcë shtytëse ekonomike dhe politike rajonale. Gjithashtu do ta afrojë Serbinë me komunitetin serb të Kosovës. 

Pranimi i Kosovës do të shënojë fillimin e shkëputjes së Kosovës nga menaxhimi i krizës, një mundësi e mirëfilltë për t’u fokusuar në zhvillimin substancial socio-ekonomik. 

Kosova më në fund mund të rritet vetë. 

SHBA dhe Bashkimi Europian shikojnë edhe çfarë është në rrezik, në një kohë kur Rusia teston vendosmërinë perëndimore në Ukrainë, në një kohë kur Kina arrin të ndërmjetësojë një marrëveshje historike midis Arabisë Saudite dhe Iranit, duke u imponuar fuqishëm si një lojtar botëror i aftë për të ofruar, komuniteti perëndimor nuk e ka luksin të dështojë në Ballkanin Perëndimor. 

Kompromisi është një vlerë kryesore e kulturës politike dhe vendimmarrjes së BE-së. 

Marrëveshja Themelore është një kompromis i vërtetë i brendshëm i BE-së, i pranueshëm për vendet e BE që e njohin apo nuk e njohin Kosovën.

 Edhe Serbia, dhe Kosova duhet ta përqafojnë atë.

 Uniteti i BE-së kufizon opsionet e Serbisë dhe Kosovës: Palët duhet të pranojnë marrëveshjen dhe të harmonizojnë qëndrimet e tyre me 27 vendet e Bashkimit Europian. 

Refuzimi i marrëveshjes ka pasoja, pezullon rrugën e integrimit në BE dhe hidhet tutje i gjithë procesi dhe përfitimet e lidhura.

 Së shpejti do të pasojë izolimi dhe trazirat e brendshme. Serbia dhe Kosova mund të vazhdojnë të gëzojnë përfitimet e marrëveshjeve ekzistuese me BE-në dhe pjesën tjetër të komunitetit perëndimor vetëm nëse angazhohen plotësisht që të bëhen lojtarë konstruktivë në përpjekjet e BE-së për ndërtimin e paqes dhe stabilizimin.

 Nuk ka rrugëdalje. 

Dështimi i Serbisë për të harmonizuar pozicionin e saj me BE do të krijojë një mundësi që Kosova të rritet pa pasur nevojë të punojë me Beogradin. 

Serbia nuk ka veto ne BE dhe NATO. 

Nëse e refuzon marrëveshjen, Serbia do të humbasë edhe pesë vendet qe nuk e njohin Kosovën.

 Pavarësisht nga rezultati, Bashkimi Europian dhe NATO përfundimisht do të flasin me një zë të vetëm për Kosovën.

 Kosova duhet të përmbushë plotësisht pritjet e komunitetit perëndimor, veçanërisht duke respektuar marrëveshjet e kaluara.

 Refuzimi i Kosovës për ta bërë këtë mund të ketë pasoja të rënda për të ardhmen e Kosovës. 

Të zhgënjyer, partnerëve perëndimorë do t’u mungojë nxitja për të mbështetur rritjen e mëtejshme të Kosovës.

 Pa këtë mbështetje thelbësore, Kosova mund të shohë një përmbysje të progresit në disa fusha.

https://top-channel.tv/video/top-channel-marreveshja-e-ohrit-be-dhe-shba-perfitime-dhe-ndeshkime-per-serbine-dhe-kosoven/

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka reagaur në lidhje me marrëveshjen e mbrëmshme ndërmjet Kosovës e Serbisë, në Ohër.

Ajo ka ironizuar me kauzën e Lëvizjes Vetëvendosje e që ishte vetëvendosje për shqiptarët, duke thënë se tash kemi ardhur në pikën ku do të kemi vetëqeverisje për serbët.



Kujtojmë se me aneksin e dakorduar më 18 mars në Ohër, Kosova e Serbia janë marrë vesh që serbët e Kosovës, të vetmenaxhohen, në kuadër të marrëveshjeve të mëparshme të arritura ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Faton Topallit:

Në Lëvizjen Vetëvendosje, isha njeriu i dytë që ndezi gazin lotësjellës në Kuvend. Burgu, arresti im shtëpiak, humbja e vendit të punës si ligjerues në Zvicër, janë sakrificat e vogla para sakrificave të qindra aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes që të ndoqën vite me radhë dhe që u besuan fjalëve tua si besimtarët fjalëve të Jezusit e Muhametit. Unë isha njëri prej tyre.

Në këtë rrugë të besimit pati të tillë që u vranë, shumë që u plagosën, pati të tillë që mbetën me pasoja për gjithë jetën e tyre.

Mbaj mend që thoje kush hyn në Lëvizjen Vetëvendosje varfërohet. Unë vërtet u varfërova (në krahasim me ty). U varfëruan edhe mijëra ndjekës të tu sepse puna për atëdhe u dukej më e rëndësishme se puna për për të fituar para, por për tu pasuruar u pasurove vetëm ti. Ata që të ndoqën janë edhe në pushtetin tënd pa punë, pa të ardhura, pa shtëpi, pa banesa, pa pensioni dhe pa jetë të dinjitetëshme.

Secili prej nesh, mbështetësve të mirfillt të programit tënd politik, ishim të gatshëm të vdesim në luftën kundër zajednicës.

Kur unë e kuptova që ti nuk isha ai që pretendoje të tregoje se je dhe këte e thash publikisht, qindra besimtar të tu (shumica njerëz të ndershëm e atëdhetar, të mashtruar e tradhëtuar si unë) mu vërsulën me epitetet më të vrazhda duke më quajtur edhe tradhëtar. Në atë kohë ata nuk e dinin që tradhëtari ishe ti, që i pandershmi, i paftyri dhe i pamoralishmi qëndronte para tyre me maskën e engjullit.

Unë nuk kam asgjë kundër të drejtave të minoriteteve, përkundrazi jam për avansimin maksimal të tyre. Port ti e përdore zajednicën vetëm për të ardhur në pushtet, na përdore dhe keqpërdore të gjithve vetëm për një ambici tënde personale. A nuk është ky çmim shumë i lartë, që për ambicjen e një njeriu të paguaj aq shumë një shoqëri e tërë, një vend?

Po të kishe pasur pak fytyrë vetëm pak, sot ti do tu kërkoje falje të gjithë atyre që të mbështetën, që vdiqën dhe u plagosën për ty, që mbajten burgje e që të trajtuan me besimin e zotit në tokë. Unë po e shoh që fytyra të është zgjëruar, mbase nga vera e mishi e kaviari në tavolinë, por në te nuk ka mbetur aspak njerzillëk. Si duket nuk ka pasur kurr.


Flori Bruqi

Reagimet pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

 


Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, mbrëmë arritën një marrëveshje për normalizim marrëdhëniesh në Ohër, pas rreth 12 orë diskutimesh, që u përcoll me pauza e me rikthime në tavolinën e diskutimit.

Krejt çka ndodhi dje në Ohër, deri tek arritja e marrëveshjes Kosovë – Serbi (VIDEO)

Marrëveshja e vonshme, duket se ishte e vonshme edhe për të pasur reagime, pasi që i vetmi që reagoi mbrëmë nga opozita, ishte lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Nga AAK ende nuk ka reagime.

Aktorë të tjerë nga vendi, rajoni dhe BE-ja kanë shfaqur reagimet e tyre sot, të cilat mund t’i shihni më poshtë.


Krasniqi: Kurti pranoi gjithçka që kishte premtuar se nuk do të pranonte

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mbrëmë mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se në më pak se tri javë, kryeministri Albin Kurti pranoi gjithçka që kishte premtuar se nuk do të pranonte.

“Me 27 shkurt, në Bruksel, Kryeministri Kurti e pranoi propozimin evropian. Dje, me 18 mars, ai u dakordua edhe për aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Në më pak se tri javë, Albin Kurti pranoi gjithçka që kishte premtuar se nuk do të pranonte, përgjatë tërë jetës së tij politike me predikime të rrejshme e mashtrime të panumërta”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Krasniqi tha se kjo marrëveshje nuk i arrin qëllimet shtetërore të Kosovës dhe se brezat e ardhshëm do ta trashëgojnë për vite me radhe konfliktin e ngrirë me Serbinë.

“Por, përtej mashtrimeve të tij, brenga ynë mbetet Kosova, qyetarët tanë dhe brezat e ardhshëm, të cilët, fatkeqësisht, përveç që e kanë humbur besimin në perspektivën që ofron Kosova, do ta trashëgojnë për vite me radhe konfliktin e ngrirë me Serbinë. Dhe kjo është pasojë direkte e gabimeve të Albin Kurtit që ka negociuar dhe mundësuar këtë marrëveshje që është e pamjaftueshme për Kosovën dhe që nuk i arrin qëllimet tona shtetërore e qytetare”, deklaroi ai.

“Marrëveshja pa njohje reciproke, e përqendruar në një asociacion të avancuar e autonomi politike për komunitetin serb dhe pa garanci për integrimin euro-atlantik të Kosovës është dështim i madh politik e kombëtar, të cilin do ta paguajmë shtrenjtë dhe gjatë, të gjithë”, përfundoi Krasniqi. /Klankosova.tv


Jeremiq për ujdinë e Ohrit: Kjo tradhti mund të parandalohet vetëm me referendum

Ish-kryediplomati serb, Vuk Jeremiq ka drejtuar kritika ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për dakordimin e arritur me Kosovën mbrëmë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

“Kjo është shumë serioze. Në Bruksel u pranua parimi i barazisë sovrane të Serbisë dhe Kosovës, si dhe anëtarësimi i Prishtinës në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Tani plani i zbatimit është pranuar, siç thotë Borrell, ” në plotëni”.

“Kjo tradhti e lartë mund të parandalohet vetëm me referendum”, shkruan ai në rrjetet sociale, transmeton Klankosova.tv.


Hovenier e përshëndet Marrëveshjen e Ohrit: ShBA-ja do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e saj

Amabsadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për normalizim e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, në Ohër.

Hovenier tha se ShBA-ja do të ofrojë mbështetje të plotë për zbatimin e saj.

“Është arritur një marrëveshje e rëndësishme. Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e këtyre detyrimeve në përputhje me përpjekjet tona afatgjata për të avancuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin për popullin e Kosovës dhe të rajonit”, ka shkruar Hovenier në Twitter.


ShBA-ja e mirëpret Marrëveshjen e Ohrit, kërkon nga Kosova e Serbia zbatim të menjëhershëm

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Adrienne Watson, ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes në Ohër për normalizim marrëdhëniesh në mes të Kosovës dhe Serbisë.

ShBA-ja ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të fillojnë sa më shpejt me zbatimin e detyrimeve që sjell kjo marrëveshje.

“Ne mirëpresim marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga ShBA-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe u bëjmë thirrje të dyja palëve që të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar Watson në Twitter.


Norvegjia përshëndet ujdinë e arritur në Ohër: Hap i rëndësishëm

Norvegjia ka mirëpritur ujdinë e arritur të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij vendi, ky dakordim vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të raporteve mes dyja vendeve.

“Marrëveshja në Ohër të Maqedonisë së Veriut, është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Urime Kosovës, Serbisë dhe BE-së”, thuhet në deklaratë, transmeton Klankosova.tv.


Begaj për Ohrin: Një garanci më shumë për paqen dhe të ardhmen e rajonit në BE

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përshëndetur dakordimin mes Kosovës dhe Serbisë të arritur të shtunën në Ohër.

“Përshëndes arritjen në Ohër të Maqedonisë së Veriut të dakordësimit publik mes Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimit për të zbatuar marrëveshjen bazë dhe të aneksit përkatës”.

“Ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian. Besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët”.

“Falenderoj Bashkimin Evropian për ndërmjetësimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme”, shkroi ai në Facebook, transmeton Klankosova.tv


Bildt mirëpret Marrëveshjen e Ohrit, thotë të mos harrohen mësimet e marra nga ajo e 2013-ës

Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, ka uruar Kosovën, Serbinë dhe BE-në për arritjen e marrëveshjes të shtunën në Ohër.

“Urime Miroslav Lajçakut dhe Josep Borrellit për arritje të kësaj marrëveshje, pas viteve diplomaci të durueshme. Koordinimi me ShBA-në po ashtu ka qenë i rëndësishëm. Por, më kryesore urime Kosovës dhe Serbisë për një hap të rëndësishëm drejt të ardhmeve të tyre”, ka shkruar Bildt në Tëitter.

Ai shtoi se zbatimi i marrëveshjes do të kërkojë monitorin dhe menaxhim shumë të ngushtë në vitet në vijim.

Bildt theksoi se mësimet e marrëveshjes së vitit 2013 nuk do të harrohen dhe se ka paqartësi që kërkojnë vigjilencë.

“Zbatimi i marrëveshjes do të kërkojë monitorim dhe menaxhim shumë të ngushtë në vitet në vijim. Mësimet e marrëveshjes së 2013-ës nuk duhet të harrohen. Ka paqartësi që do të kërkojnë vigjilencë”, ka shkruar Bildt.


Ambasadori Bajrami: Me marrëveshjen e mbrëmshme, Kosova ecën përpara

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka thënë se me marrëveshjen e mbrëmshme të arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë, Kosova ecën përpara.

Bajrami tha se tani topi është në fushën evropiane, njofton Klankosova.tv.

“Këshilli i Evropës dhe Këshilli i BE-së duhet të marrë drejtimin dhe të hapin dyert. Nuk ka kohë për të humbur!”, shkroi Bajrami në Twitter.


Varhelyi: Beogradi dhe Prishtina treguan guxim dhe vendosmëri drejt rrugës së tyre në BE

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mbrëmë në Ohër mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, duke thënë se BE-ja është e gatshme t’i mbështes të dy palët në procesin e zbatimit.

“Angazhimi i plotë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës tregon guxim dhe vendosmëri drejt rrugës së tyre në BE. I përgëzoj të gjitha palët. Ne jemi të gatshëm t’i mbështesim të dyja në procesin e zbatimit”, ka shkruar Varhelyi në Twitter.

Kurti dhe Vuçiqi u pajtuan për të zbatuar planin evropian dhe aneksin e tij, pas bisedimeve maratonike prej më shumë së 12 orësh. /Klankosova.tv


Aneksi i marrëveshjes, Von Cramon: Nëse zbatohet me shpejtësi, do të ketë paqe në rajon

Viola von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ajo, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se edhe pse aneksi doli të jetë më pak i detajuar sesa që pritej, nëse e gjitha zbatohet me shpejtësi, atëherë do të ketë paqe dhe stabilitet në rajon.

Ajo shtoi se ky është një hap drejt integrimit në BE për të dyja vendet.

“Teksti i aneksit. Më pak e detajuar se sa pritej, por nëse e gjithë kjo do të zbatohet me shpejtësi, patjetër që mund të sjellë më shumë paqe dhe stabilitet në rajon. Është një hap drejt integrimit në BE për të dy vendet”, ka shkruar Cramon në Twitter.


Kurti: BE-ja të gjejë mekanizëm për ta bërë marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për takimet e djeshme në Ohër, pas së cilave u arrit një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti tha se në Ohër shkuan me qëllime të mira dhe se treguan mirëbesim gjatë takimeve.

Ai falënderoi kryediplomatin evropian Josep Borrell, të dërguarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak dhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për angazhimin e tyre të palëkundur, si dhe Maqedoninë e Veriut për mikpritjen e tyre të ngrohtë.

Tutje Kurti tha se Serbia iu shmang nënshkrimit të marrëveshjes dhe të aneksit dhe se tani i takon BE-së që të gjejë një mekanizëm për ta bërë marrëveshjen ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të detyrueshme, njofton Klankosova.tv.

“Tani kemi arritur një marrëveshje për një aneks implementues të Marrëveshjes Themelore. Serbia, ashtu si në takimin e fundit në Bruksel, iu shmang nënshkrimit të Marrëveshjes dhe tani edhe Aneksit. I takon BE-së të gjejë një mekanizëm për ta bërë marrëveshjen ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të detyrueshme”, shkroi Kurti.


Kovaçevski: I përgëzoj Vuçiqin dhe Kurtin për guximin dhe vizionin e tyre, suksese qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka përgëzuar kryeministrin kosovar Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për, sipas tij, guximin dhe vizionin e tyre, si dhe i ka uruar qytetarët e të dyja vendeve në rrugëtimin drejt BE-së.

“Jam krenar të pres, në emër të qytetarëve tanë, me ekipin tim, procesin negociues ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, nën kujdesin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Përgëzoj presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti për guximin dhe vizionin e tyre dhe u uroj përparim dhe sukses të gjithë qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës në rrugëtimin e tyre drejt BE-së”, ka shkruar Kovaçevski në Facebook.

Sipas kryeministrit maqedonas, paqja, pajtimi dhe zhvillimi ekonomik janë parakushtet kryesore për përparimin e përshpejtuar të të gjithë Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.
Ai tha se ndihet krenar dhe i nderuar që si vend e kanë pritur “këtë dialog të rëndësishëm për rajonin dhe Maqedonia e Veriut është një shembull i shkëlqyer se si një vend i robëruar dhe i izoluar është faktor stabiliteti sot”.


Abdixhiku: Kurti solli marrëveshje pa njohje dhe asociacion plus

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur mashtrim dhe humbje të një mundësie historike atë që kryeministrin Albin Kurti ka bërë në dialog.

“Një kauzë politike e rremë – që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë – përfundoi sonte. Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjeshtë u zhbënë”, ka shkruar ai, përcjell KlanKosova.tv.

“Përveç saj, një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion plus në të është çfarë Kurti i solli Kosovës sot. Kjo gjendje e re, e shndërruar si detyrim integrues për vendin tonë, është e pariparueshme më.

Vuk Jeremiq për ujdinë e Ohrit: Kjo tradhti mund të parandalohet vetëm me referendum

 


Ish-kryediplomati serb, Vuk Jeremiq ka drejtuar kritika ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për dakordimin e arritur me Kosovën mbrëmë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

“Kjo është shumë serioze. Në Bruksel u pranua parimi i barazisë sovrane të Serbisë dhe Kosovës, si dhe anëtarësimi i Prishtinës në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Tani plani i zbatimit është pranuar, siç thotë Borrell, ” në plotëni”.

“Kjo tradhti e lartë mund të parandalohet vetëm me referendum”, shkruan ai në rrjetet sociale, transmeton Klankosova.tv.

Vuçiq i drejtohet opinionit, tregon pse nuk firmosi asgjë në Ohër

 


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij para opinionit publik ka folur për Aneksin e Marrëveshjes, për të cilën dje në Ohër ka rënë dakord me kryeministrin e Kosovës. Albin Kurti.

Ai tha se dje kanë pasur një raund dialogu që siç tha ai fuqitë evropiane dhe botërore e bënë shumë të rëndësishme në media.

“Bisedimet nuk janë asnjëherë të lehta sepse palët janë të kundërta dhe kanë interesa të ndryshme”

Vuçiq tha se ditëve të kaluara ishte ekspozuar ndaj një orteku të të pavërtetave si në vend ashtu edhe në botë.

Kreu i shtetit serb lexoi të gjithë aneksin në konferencë, raporton Danas, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo nuk është veçanërisht e vështirë për ne. Do të ketë shumë gjëra më të vështira për ne në të ardhmen”, tha Vuçiq.

Ai ka theksuar se Serbia nuk varet më vetëm nga vullneti i mirë i Prishtinës.

Vuçiq ka shtuar se nuk ka firmosur asgjë në Ohër.

“ Nuk kam nënshkruar sepse Serbia është një vend i njohur ndërkombëtarisht dhe Kosova nuk është për mua. Dhe nuk dua të bëj marrëveshje juridike ndërkombëtare me Republikën e Kosovës” tha Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.

Vuçiq deklaroi se vijat e kuqe janë “kundërshtimi i njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB”.

Ai shtoi se Serbia është e gatshme të punojë në zbatimin e saj deri deri në këto vija të kuqe.

Vuçiq i drejtohet opinionit, tregon pse nuk firmosi asgjë në Ohër

 


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij para opinionit publik ka folur për Aneksin e Marrëveshjes, për të cilën dje në Ohër ka rënë dakord me kryeministrin e Kosovës. Albin Kurti.

Ai tha se dje kanë pasur një raund dialogu që siç tha ai fuqitë evropiane dhe botërore e bënë shumë të rëndësishme në media.

“Bisedimet nuk janë asnjëherë të lehta sepse palët janë të kundërta dhe kanë interesa të ndryshme”

Vuçiq tha se ditëve të kaluara ishte ekspozuar ndaj një orteku të të pavërtetave si në vend ashtu edhe në botë.

Kreu i shtetit serb lexoi të gjithë aneksin në konferencë, raporton Danas, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo nuk është veçanërisht e vështirë për ne. Do të ketë shumë gjëra më të vështira për ne në të ardhmen”, tha Vuçiq.

Ai ka theksuar se Serbia nuk varet më vetëm nga vullneti i mirë i Prishtinës.

Vuçiq ka shtuar se nuk ka firmosur asgjë në Ohër.

“ Nuk kam nënshkruar sepse Serbia është një vend i njohur ndërkombëtarisht dhe Kosova nuk është për mua. Dhe nuk dua të bëj marrëveshje juridike ndërkombëtare me Republikën e Kosovës” tha Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.

Vuçiq deklaroi se vijat e kuqe janë “kundërshtimi i njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB”.

Ai shtoi se Serbia është e gatshme të punojë në zbatimin e saj deri deri në këto vija të kuqe.

Vuçiq: Nuk u pajtuam rreth personave të pagjetur, pasi Kurti më kërkoi reparacione të luftës

 


Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot iu adresua mediave në lidhje me takimin e djeshëm që pati me kryeministrin Albin Kurti dhe përfaqësuesit e BE-së në Ohër, për Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes Bazë për normalizimin e marrëdhënies ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiqi, ndër të tjera, tha se nuk kanë rënë dakord për çështjen e personave të pagjetur, pasi Kurti i ka kërkuar reparacione të luftës.

“Tani vijmë te pjesa e rëndësishme, që janë personat e zhdukur… Fatkeqësisht, Prishtina e përdori atë si një formë presioni ndaj Serbisë për shkak të reparacioneve të luftës”, tha Vuçiqi.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...