2023-05-05

MPB e shpërbleu me tender 4 milionë euro kompaninë gjermane që ka aktakuzë të ngritur nga Prokuroria e Prishtinës

 Ministria e Punëve të Brendshme në dhjetor të vitit 2022 ka lidhur kontratë me procedurë emergjente, për furnizimin me material për pasaporta, leternjoftime dhe patentë-shoferë, me kompaninë gjermane  “Veridos Gmbh”, ndaj së cilës Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë në gusht të vitit 2022 në drejtim të veprës penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”.

Kostoja e kësaj kontrate ishte mbi 4 milionë euro dhe ishte dhënë përmes procedurës së negociuar, në afat kohor prej 12 muajve.

Fillimisht, Dogana e Kosovës kishte bërë kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ndaj kompanisë për mosdeklarim të saktë të mallit dhe i njëjti pas trajtimit nga ana e prokurorit të shtetit ka rezultuar me aktakuzë kundër kompanisë “Veridos Gmbh”, dega në Kosovë.

Lajmin për ngritjen e aktakuzës e ka konfirmuar  Laureta Ulaj, zëdhënëse në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Kompania në fjalë akuzohet për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore  ose tarifave akcizore”.

“Bazuar në të dhënat e gjeneruara nga shkrimorja e kësaj prokurorie figuron se ndaj subjektit në fjalë Prokuroria Themelore në Prishtinë më 23.02.2021 ka pranuar kallëzim penal nga Dogana e Kosovës. Pas trajtimit nga ana e Prokurorit të Shtetit,  më 22.08.2022, i njëjti ka ngritur aktakuzë në drejtim të veprës penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore  ose tarifave akcizore”, nga neni 312 të KPRK-së dhe e ka deleguar në Gjykatën kompetente për trajtim të mëtejmë”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses Ulaj .Gazeta Express ka pranuar edhe një informacion tjetër për këtë kompani dhe është në pritje të një përgjigje nga Dogana e Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme, si gjithmonë, nuk ka kthyer përgjigje se pse kanë lidhur kontratë me një kompani që akuzohet se i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit.

Vendi ishte bllokuar nga mungesa e materialit për furnizimin e qytetarëve me mjete të identifikimit, si rrjedhojë në njoftimin për kontratën nuk përmendej ndonjë afat kohor për arritjen e tyre, por vetëm thuhej se kohëzgjatja e kontratës është për 12 muaj dhe se është dhënë përmes procedurës së negociuar.

Sipas dosjes së tenderit, kompania gjermane do ta furnizojë MPB’në me 290 mijë pasaporta të zakonshme, 270 mijë e 208 letërnjoftime elektronike TIP A, 7 mijë leje qëndrimi TIP C, 125 mijë patentë-shoferë, si dhe do të kujdeset për mirëmbajtjen e sistemeve për 12 muaj.

Kjo kompani kishte fituar tender nga MPB-ja edhe më parë.

Studimi i antitrupave në Spanjë shton dëshmi kundër teorisë së “imunitetit të tufës”

 Studimi i një numri të madh të njerëzve në Spanjë tregon se vetëm 5% e popullatës së këtij shteti kanë zhvilluar antitrupa kundër koronavirusit, duke e forcuar më tutje dëshminë se i ashtuquajturi “imuniteti i tufës” ndaj Covid-19 është i “paarritshëm’, u raportua në revistën Lancet të hënën.

Gjetjet tregojnë se 95% e popullatës së Spanjës ende mbetet e rrezikuar nga virusi. “Imuniteti i tufës” arrihet kur një numër i mjaftueshëm i popullatës është infektuar, ose janë vaksinuar, në mënyrë që të ndalon qarkullimi i virusit, shkruan CNN.

Qendra Evropiane për Kontroll të Sëmundjeve tha për CNN se hulumtimi i bërë në Spanjë, ku u morën mostrat e 61,000 pjesëmarrësve, është studimi më i madh serologjik i bërë gjerë tani.Studime të ngjashme janë bërë edhe në Kinë dhe SHBA dhe “gjetjet kyçe nga këto hulumtime kanë treguar se shumica e popullatës ende nuk është ekspozuar ndaj Covid-19, edhe në rajonet ku pa pasur qarkullim të gjerë të virusit”, u tha në shkrimin e botuar në Lancet.

“Në dritën e këtyre gjetjeve, çfarëdo propozimi që ‘imuniteti i tufës’ të arrihet me anë të infektimit natyral jo vetëm që është shumë jo etik, por edhe i paarritshëm”, thanë autorët e shkrimit në Lancet, Isabella Eckerle, kryetarja e Qendrës për Sëmundjet e reja virale në Gjenevë, dhe Benjamin Meyer, virolog në Universitetin e Gjenevës.

Mjekët nuk janë të sigurt nëse antitrupat ndaj koronavirusit mbrojnë nga infektimi i serishëm, dhe nuk është ende e qartë se sa mirë na mbrojnë antitrupat nga vetë virusi.


Telekomi probleme me thirrje e internet

 

Telekomi i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën në orën e mbrëmjes dhe të enjten në orët e hershme të mëngjesit në njërin nga serverët janë shfaqur disa probleme teknike, të cilat konsumatorëve me parapagim (prepaid), u ka krijuar vështirësi ose u ka pamundësuar realizimin e thirrjeve dhe përdorimin e internetit.

Në njoftim për media thuhet se ekipi i Telekomit gjatë natës së mbrëmshme dhe në orët e hershme të mëngjesit ka punuar vazhdimisht për tejkalimin e këtyre problemeve dhe të njëjtat janë tejkaluar rreth orës 06:00 të mëngjesit.

“Aktualisht janë kthyer të gjitha shërbimet. Ekipet tona janë duke vazhduar punën për të evituar edhe problemet e mbetura, përcjellëse, të cilat nuk afektojnë drejtpërdrejt shërbimet.Duke i falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin, ju informojmë dhe sigurojmë se për t’i avancuar shërbimet tona, këtë vit po bëjmë investime serioze, rezultatet e të cilave priten të jenë më se të dukshme qysh gjatë pjesës së dytë të këtij viti”, thuhet në reagim.





Panairi i librit në Lajpcig, Shqipëria e Kosova bëhen bashkë për letërsinë shqipe

Pas tri vitesh mungesë, për shkak të pandemisë u rikthye për lexuesin një nga ngjarjet më të mëdha të librit. Në Lajpcig, për tri ditë ishte edhe Shqipëria, ngjitur me një stendë të Kosovës si për të unifikuar letërsinë që sot bëhet në shqip. Shqipëria dhe Kosova u paraqën në Panairin e Librit në Leipzig 2023 me një katalog me mbi 100 botime të reja. “Openbook” ishte aktiviteti i parë i një cikli bisedash mbi librin, që do të mbahen përgjatë ditëve të Panairit nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, i cili u mbajt, me autorët Loer Kume, Andreas Dushi, Flogerta Krypi dhe Ervin Nezha. E ardhmja përmes librit erdhi në refleksionet e autorëve të rinj shqiptarë, përballë një audience të gjerë. Gjatë aktivitetit u lexuan dhe pjesë nga krijimtaria e tyre në gjermanisht, nën përkthimin e Suzana Finger. Aktiviteti u përshëndet dhe nga ambasadori i Shqipërisë në Gjermani, Artur Kuko. Siç njoftuan organizatorët stendat dhe aktivitetet e panairit i ndoqën nga 274.000 vetë. Numri i vizitorëve ishte pra pothuajse po aq i madh sa edhe para pandemisë së Coronës. Panairi i Librit në Leipzig nuk u zhvillua për tre vjet. Në vitin 2019 u shitën 286.000 bileta, për këtë vit organizatorët kishin parashikuar se do të shisnin vetëm gjysmën e biletave të shitura. Panairi i Leipzigut dhe festivali “Leipzigu Lexon” janë ngjarja më e rëndësishme pranverore e librit evropian. Drejtori i Panairit të Librit, Oliver Zille, e quajti Panairin e Librit të sivjetmë një “rikthim brilant” dhe bëri një bilanc pozitiv në mbyllje të tij: “Lexuesit kanë rifituar panairin e tyre. Ideja bazë e Panairit të Librit në Leipzig – të krijojë shikueshmëri për letërsinë dhe librat – u realizua. Mrekullisht dhe në një atmosferë shumë të ngrohtë dhe të relaksuar.”

Serbët :gjenetikisht "janë kriminel






Krimet makabre që u bënë gjatë këtyre 10 ditëve ne Vraqar të  Beogradit dhe në disa fshatra të regjionit të  Mlladenovcit
(Dubona i Šepšin ), e fajësojnë presidentin serb Aleksandar Vuçiq. 

 “E  ka çmendur presidentin Vuçiq" - për 3 ditë, këto  3 sulme!




 Ajo që shkon rrotull, vjen rrotull!”. Kriminelet serb gjatë luftës në Kosovë kanë vrarë qindra mija njerëz(fëmijë,gra,burra, pleq dhe plaka anë e kënd Kosovës)dhe su alarmua populli serb dhe asë që kërkoj dikush falje prej tyre.




 Së paku tash u vranë tetë persona dhe 14 të tjerë u plagosën sot nga të shtënat masive që ndodhën në disa fshatra të Mlladenovcit, në territorin e qytetit të Beogradit, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë. 



 Këto janë të shtënat e dyta masive që ndodhën në Serbigjatë kësaj jave. 




 Të mërkurën, një djalë 14 vjeç dyshohet se vrau 8 nxënës dhe një rojë të sigurisë në një shkollë në qendër të Beogradit.



F.B.


32-vjeçarja ‘masakrohet’ nga kirurgu turk gjatë një operacioni plastik, pëson dëme të mëdha në trup

Një grua britanike pretendon se humbur gjoksin e saj të djathtë dhe ka luftuar me jetën, pasi iu nënshtrua një operacioni estetik “të gabuar” në Turqi.

Sara Platt, 32 vjeç, shpenzoi 14,000 £ për të hequr dhjamin në bark, për të bërë implant gjiri dhe tre procedura të tjera, përmes një agjencie të kirurgjisë kozmetike në Antalia, në fillim të këtij viti.

Nëna e katër fëmijëve, pohon se ajo u gjymtua nga operacioni 13-orësh, që shkaktoi nekrozë dhe humbje të gjoksit të saj të djathtë dhe la një plagë të hapur dhe të infektuar në stomak.

Ajo pretendon se pas operacionit, u dërgua me nxitim në një operacion tjetër, pasi plaga i ishte infektuar.

Pas kthimit në Mbretërinë e Bashkuar, ajo u dërgua me urgjencë në spital pasi plaga e saj u infektua sërish  dhe u nevojitën tetë operacione për të shpëtuar jetën e saj.

Ajo tani po mbledh fonde për të kryer një operacion, për të korrigjuar dëmin e shkaktuar në trupin e saj dhe për të paditur kirurgun turk.

Sara nga Llanharan, Uellsi jugor, thotë se tani nuk mund të shikojë trupin e saj dhe ka ankthe.

“Unë nuk jam personi që kam qenë. Isha shumë e sigurt, e fortë dhe e shoqërueshme. Tani jam e tmerruar nga gjithçka. Nuk mund të bëj dush sepse nuk mund të shikoj trupin tim. Shoh ëndrra sikur vdes nëpër spitale, e mbytur me gjak. Kam shtatë javë që nuk kam dalë jashtë. Më shqetëson gjithçka. Jeta ime është ende në rrezik derisa infeksionet të zhduken dhe plagët të mbyllen”, u shpreh Sara.

 


1/6

Vrasja në Shëngjin, seanca e ekstradimit në Londër, Top Channel siguron vendimin

Michael Snow, gjykatësi i çështjeve të ekstradimit në një gjykatë të Londrës pranoi lirimin me kusht të Harriet Bridgeman e arrestuar për qëllim ekstradimi në Shqipëri si pjesë grupit të përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt.

Gazetari Top Channel, Muhamed Veliu pati akses ekskluziv në ndjekjen e procesit online, nga ku avokatja mbrojtëse e Harriet Bridgeman parashtroi kërkesën për liri me kusht.

“Ajo ka një rol të limituar në ngjarje krahasuar me të tjerët. Thjesht është parë në atë lokal. Shkoi në Shqipëri për pushime. E la Shqipërinë 12 ditë përpara vrasjes. E mësoi vrasjen nga rrjetet sociale. Nuk ka asnjë tendencë të zhduket. Nuk ka asnjë lidhje familjare me Shqipërinë apo vende të tjera. Ka një vajzë 7 vjeçe dhe është  e divorcuar nga burri.  Nëse mbahet në burg i limitohet kontakti me fëmijën. Ka probleme mendore prandaj është e papunë dhe merr asistencë sociale. Mbajtja në burg do t’ia përkeqësonte shëndetin. 20.000 paund është garancia nga babai i saj”, tha ajo.

Zoe Lash, e cila përfaqëson shtetin shqiptar, kërkues i ekstradimit e kundërshtoi ndryshimin e masës së sigurisë për Harriet Bridgerman.

Sipas saj  “liria me kusht përbën motiv për t’u shqetësuar për sigurinë e saj”.

Ajo i tha gjykatës se “ne kemi marrë të gjitha informacionet nga Shqipëria dhe ne refuzojmë lirinë më kusht. Akuzohen për konspiracion në vrasje, këta katër persona sot përballë kësaj gjykate.

Motori i përdorur nga vrasësit është gjetur afër shtëpisë së zotit Haxhia i cili bashkë me të  fejuarën e morën portugezin nga aeroporti. Vrasësi la Shqipërinë dhe u largua drejt Greqisë. Haxhia kushëri me familjen Lekstakaj. Gjakmarrja mes dy familjeve daton prej 1997. Vrasja e lidhur me hakmarrje. Të gjithë të dyshuarit u morën nga Rinasi prej Haxhisë organizatori vrasjes. Makina e përdorur nga Haxhia është zbuluar.  Në 3 Prill arriti në Shqipëri Hunt. U morën nga kjo makinë drejt Lion hotel nën pronësi të vëllait të viktimës. Ata regjistruan me telefon vend-vrasjen. Shkuan drejt Athinës me aeroplan. Ata kanë asistuar Haxhinë,  duke mbajtur viktimën nën survejim.

Rëndesa e ngjarjes nuk mund të justifikoj lirinë me kusht. Ka arsye shqetësuese  sigurie për këta persona tashmë të ndaluar. Harriet Bridgman, nuk u arrestua tek shtëpia e saj, nuk u gjet atje por tek ajo e prindërve. Ka deklaruar  kur u arrestua se ka parë informacioner  në Facebook, për këtë vrasje. Është e  pa punë. Mbahet nga shteti përmes ndihmës sociale. Kemi të bëjmë me një vrasje e mirë menduar nga disa persona për arsye hakmarrje”.

Gjykatësi Snow nuk u bind nga këto argumente.

Ndërsa avokati Thomas Mithan i tha gjykatës se  klienti tij mbërriti në Shqipëri një ditë më vonë pas  Harriet Bridgerman.

“Një ditë më pas ai largohet. Qëndroi 36 orë. Ai është takuar  gjatë kësaj kohe bashkë me dy të akuzuarit e tjerë. Klienti im më pas nuk e di çfarë ndodhi.  Nuk ka asnjë provë që e lidh atë me atë me vrasjen. Ishte ftuar nga Harriet Bridgeman, ajo kishte paguar fluturimin dhe qëndrimin. Por ai nuk qëndroi. Prova e Shqipërisë është se ai thjesht u shoqërua me dy të tjerët. Kaq thonë. Ne jemi të gatshëm të vendosim 5.000 paund garanci 3.000 paund më shumë se herën e shkuar,  sikurse kushtin e mos-takimin me persona të lidhur në këtë ngjarje. Ka probleme dhe kurohet për probleme mendore”.

Gjykatësi Michael Snow e refuzoi lirinë me kusht të Thomas Mithan.

Kërkesat e Edmond Haxhisë dhe Steven Hunt për liri me kusht do të shqyrtohen më 2 Qershor. Zoe Lash përfaqësuesja e shtetin shqiptar në këtë proces paralajmëroi ankimim në Gjykatën e Lartë Angleze Royal Court of Justice,  për lirimin me kusht të Harriet Bridgerman.

FOTO GALERI
1/10
Organizatori Edmond Haxhia

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...