Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/06/08

‘Honoris Causa’ për Federica Mogherinin / Nderohet ish-shefja e diplomacisë e BE-së

Federica Mogherini



Universiteti i Tiranës nderoi me titullin “Doctor Honoris Causa” Federica Mogherinin, politikanen italiane, e cila ka mbajtur poste të rëndësishme në Bashkimin Europian, duke filluar nga nënkryetare e Komisionit Evropian dhe përfaqësuese e lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë. Në ceremoninë e nderimit të Mogherinit,Edvin  Rama evidentoi rolin e saj në mbështetje të interesave të Republikës së Shqipërisë.

2023/06/07

"Bush dhe Clinton janë themeluesit e shtetit të ri të Kosovës"e jo Escobari dhe Lajçaku




 Nga SHBA dhe BE, kryeministri i Kosovës po kritikohet ashpër për situatën në veri. Madje, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka dhënë ultimatum si Kosovës ashtu edhe Serbisë që të shtensionojnë situatën në veri, e që ky afat përfundon sot. Profesori Enver Bytyçi në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se deklarimet e Escobarit duhet të parë në dy dimensione. closevolume_off Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë njohur ndër të parat pavarësinë e Kosovës, por nga ana tjetër ai shton se presidenti Obama ishte ai që e zbehu kontributin e mëparshëm amerikan për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës. “Nga njëra anë duhet kuptuar mirë ajo çfarë garanton i ngarkuari i SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar. Dhe e dyta ka të bëjë me qëndrimin dhe raportin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me SHBA-të. Ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, dhuna e bandave serbe në veri të vendit kundër policisë dhe gazetarëve të Kosovës, si dhe KFOR-it, ndërkohë që për këto ngjarje DASH akuzoi dhe kritikoi ashpër kreun e Ekzekutivit të Kosovës, zbuluan se në këto marrëdhënie e raporte ka një problem. Sa i përket garancive verbale që zoti Escobar ka dhënë vazhdimisht për atë se „SHBA-të qëndrojnë me popullin e Kosovës“, ose se „asociacioni shërben për të larguar ndikimin e Serbisë te serbët e Kosovës dhe integrimin e tyre në institucionet e vendit“, se „SHBA-të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe kufijtë e Kosovës“, të gjitha këto duhen parë në dy dimensione: Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë njohur ndër të parat pavarësinë e Kosovës. Këtë e bëri George W. Bush. Por më parë, ishte presidenti Bill Clinton, ai që urdhëroi bombardimet e NATO-s kundër Serbisë dhe e çliroi Kosovën. Bush dhe Clinton janë themeluesit e shtetit të ri të Kosovës. Gjithkujt i kujtohen kontributet e këtyre dy presidentëve amerikanë. Prandaj dhe është plotësisht legjitime të besojmë në garancitë e politikanëve dhe diplomatëve amerikanë për Kosovën. Nga ana tjetër, ka edhe një problem tjetër. Ishte presidenti Obama që e zbehu kontributin e mëparshëm amerikan për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës. Unë besoj se jo pa qëllim dëshmoi plogështi e bezdi për t’u marrë me Kosovën. Nuk i di arsyet. Por kjo është e vërteta. Më pas erdhi presidenti Trump. Ky i fundit tentoi të thërriste në zyrën ovale Thaçin dhe Vuçiç për të firmosur ndarjen e Kosovës, zgjidhjen e konfliktit me ndryshimin e kufijve, por ky projekt dështoi. Më pas Trump bëri më të mirën, kur thuajse e diktoi kryeministrin izraelit, Netanjahu, për ta njohur shtetin e Kosovës. Pas tij, administrata e sotme, për arsye të ndikimit të Sorosit, (ky është mendimi im), nuk ka qenë e vendosur për të dhënë një zgjidhje të konfliktit”, shprehet profesori. ImageEnver BytyçiFOTO GALERI Tutje, ai shton se Sorosi duket që ka interes për ndarjen e Kosovës, i cili është projekt i vitit 2018, duke theksuar se këtu jemi para një dileme, se cilës Amerikë t’i besojmë? “Duket se Sorosi ka një interes madhor për ndarje e Kosovës. Projekti i tij i vitit 2018 parashikon që minierat dhe Ujmani të bëhen pjesë e Serbisë. Për mua është shumë e qartë se minierat i janë premtuar atij nga ana e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kështu që jemi para një dileme: Cilës Amerike duhet t’i besojmë. Shqiptarët i besojnë dhe u përulen Amerikës për atë çfarë kanë bërë për ta presidentët Bill Clinton dhe George Ë. Bush. Por a mund t’i besohet pa garanci juridike fjalëve të zotit Escobar? Përgjigja është subjective. Dikush ka të drejtë të besojë, dikush tjetër sërishmi ka të drejtë të mos besojë. Por për mua mosbesimin e shton fakti që dy të ngarkuarit e mëparshëm për dialogun Kosovë-Serbi, përkatësisht ambasadorit Richard Grenell dhe Matju Palmer, janë punësuar pas largimit nga kjo detyrë në kompaninë amerikane të paguar nga Serbia për lobim në favour të saj. Që do të thotë se të ngarkuarit amerikanë të viteve të fundit që janë marrë me dialogun, sot bashkëpunojnë dhe paguhen nga paratë e Serbisë. Edhe ata kanë “garantuar” këto që thotë sot zoti Escobar”, thotë ai. Në fund, profesori thotë se ajo çfarë tha Escobari se ne nuk mund të mbështesim individët në Kosovë, fjala ishte për kryeministrin e vendit dhe Ky është një presion i hapur. “Nuk e di se cilat janë arsyet e qarta, pse zoti Kurti u desh t’i përgjigjet me një gjuhë gjithashtu të ashpër sekretarit të Shtetit, Antony Blinken. Por duket qartë se ka diçka midis tyre. Duket qartë se Kurti nuk dëshiron t’u bindet rekomandimeve dhe t’u nënshtrohet presioneve të zotit Escobar dhe zotit Lajçak. Kur zoti Escobar thotë se ne nuk mund të mbështesim individët në Kosovë, fjala ishte për kryeministrin e vendit. Ky është një presion i hapur. Kryeministri është legjitim në Kosovë. Është i zgjedhur nga qytetarët. Nuk është një person i emëruar në atë detyrë rastësisht. Dhe të thuash se “Mbështesim Kosovën, por jo qeverinë e saj, kryeministrin e saj” është deri diku jo logjike dhe jo racionale. Më duket si retorikë alla-shqiptarçe, ose alla-ballkanike. Nuk është kjo në stilin amerikan. Kësisoj, në vend që të nxisë bashkëpunimin, vetë zoti Escobar po e nxit zotin Kurti të mos bashkëpunojë me të. Nëse zoti Kurti nuk dëshiron të bashkëpunojë me të dërguarin e DASH për Ballkanin, ai duhet të informojë presidentin Biden dhe t’ia sqarojë atij të gjitha arsyet pse nuk dëshiron ta bëjë këtë. Kanalet e komunikimit me Shtëpinë e Bardhë besoj se ekzistojnë. Duhet të sqarojë pozicionin e tij në raport me personin, ose personat që të shpërndajë dyshimet se Kurti qenka kundër SHBA-ve, siç i pëlqen opozitës t’i thotë.

Deputetja e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, ka treguar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për situatën në veri dhe për faktorët destabilizues

 


Deputetja britanike flet me Kurtin për situatën në veri dhe për faktorët destabilizues


Ajo njoftoi se me Kurtin ka folur për situatën në Kosovë dhe për faktorët destabilizues.

Deputetja konservatore së fundmi ishte mjaft aktive duke komentuar krizën e fundit në veri të Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Prof.Dr.sci. Vjosa Osmani, e ka dekoruar shkrimtarin Akademik Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”.

 


Shkruan Flori Bruqi 


Ismail Kadare lindi në qytetin e Gjirokastrës. Atje ai kaloi fëmijërinë dhe kjo la gjurmë të thella në gjithë jetën dhe krijimtarinë e tij. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin "Asim Zeneli". Më pas kreu studimet e larta në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, pastaj në Institutin "Gorki" të Letërsisë Botërore në Moskë. 


Këto studime iu ndërprenë për shkak të krizës politike ndërmjet Shqipërisë dhe ish Bashkimit Sovjetik. Kadareja ka punuar në gazetën "Drita", pastaj drejtoi revistën "Les letres albanaises". Së fundi punonte në profesion të lirë. 


Ismail Kadare ka qenë dhe është protagonist i jetës politike dhe i mendimit të vendit qysh prej viteve '60. Në fund të vitit 1990, dy muaj pas rënies së shtetit diktatorial, Kadare u largua së bashku me familjen në Paris, por mbajti lidhje mjaft të shpeshta me Shqipërinë. Ismail Kadare është një nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, ambasador i saj në botë. 


Ismail Kadare është shkrimtari që i ktheu mitet legjendare në realitet, shkrimtari që bëri histori prej prehistorisë; pa rënë në kundërthënie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht në mënyrë të përkorë dhe për kohën absolute. Në Shqipërinë e ndodhur në udhëkryq vepra e Kadaresë ka qenë dhe mbetet një shpresë apo një ogur i bardhë për të.

Ismail Kadare është autor i shumë veprave në poezi e prozë, laureat i shumë çmimeve kombëtare, kandidat i çmimit Nobel për shumë vite me radhë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale.



Vepra e Ismail Kadaresë është përkthyer në 32 gjuhë të huaja duke arritur kështu një rekord të përhapjes në tërë botën e qytetëruar.

Kadare i shkroi disa prej veprave të tij më të rëndësishme në vargje të lira, duke përvetësuar vlera të rëndësishme të vjershërimit tradicional, prej De Radës deri tek Migieni. Në fillimet e veta ishte i ndikuar prej poezisë ruse, veçmas prej Majakovskit. Poezia intime e Kadaresë është mjaft e ngrohtë, e drejtpërdrejt, një bashkëbisedim me të dashurën që përgiithësisht është larg si vend apo si kohë:

Do shkoj të ulem përmbi pellgjet,
Të pi në gjunjë duke rënë,
Në grykë e di që do më ngelet
I ftohti medaljon i hënës.

Vjosa Osmani e dekoron Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”



Gjithashtu poezia intime e Kadaresë përshkruhet nga malli për qytetin e lindjes, për njerëzit që lanë gjurmë në fëmijërinë e tij,
për atdheun kur ndodhet larg tij, për kohën studentore, vajzat dhe rrugët e Moskës kur është në atdhe, e mbi të gjitha, për vajzën që le gjurmë në shpirtin e tij, por që përgjithësisht ndodhet larg.

POEZIA E KADARESË
Poezia e Ismail Kadaresë është një prej zhvillimeve më novatore në vjershërimin shqip gjatë një gjysmë shekulli. Ajo shprehu vendosmërinë e shkrimtarëve të brezit të viteve '60 për të realizzar qëllime estetike të ndryshme prej paraardhësve.
Frymëzime dialoshare (1954), Ëndërrimet (1957), Endërr industriale (1960), Shekulli im (1961), Poemë e blinduar (1962), Përse mendoben këto male (1964), Shqiponjat fluturojnë lart (1966), Motive me diell (1968), Koha (1976), Shqipëria dhe tri Romat, përbëjnë titujt kryesorë të veprës poetike të Kadaresë.
Ismail Kadare, ndryshe nga Agolli, në periudhën e parë të krijimtarisë së tij, u tërhoq pas poemës epiko-lirike. Në prirjen e përgjithshme ai nuk u shkëput prej frymës monumentalizuese të poezisë së mëparshme, por e kushtëzoi këtë me tipin e njeriut shqiptar, të historisë së tij kombëtare, të fatit të tij nëpër shekuj. Thuajse në të gjitha poemat e shkruara në vitet '60 -'70 ka një gërshetim të mjeteve të reja të të shprehurit me mënyrën tradicionale të të vështruarit të jetës dhe të historisë:

Po s'ndërron ai kurrë
Art i skulpturës
Gënjeshtrën mbi mua ka ngrírë përgjithnjë.
I mbërthyer në dëshminë e saj të rremë
Të vërtetën kujtoj dhe qaj për të.
(Laokonti)

Poezia e Kadaresë, ndryshe prej prozës së tij, është përgjithësisht e qartë, pa ekuivoke, shpesh marciale, thuajse përherë optimiste. Ajo, në kritikën zyrtare, është pritur si pasurim problematik i poezisë shqipe, veçanërisht me temën e qëndresës shumëshekullore të popullit shqiptar në rrugën e tij të gjatë të historisë. Poezia e Kadaresë është poezi e sfidave të mëdha shqiptare. Ajo është e përshkuar nga qëndrimi hyjnizues ndaj historisë kombëtare, ndaj lavdisë së tyre, ndaj tokës së të parëve, ndaj gjuhës shqipe.
Qëndresa hyn në poezinë e Kadaresë qysh prej kohërave antike, deri në periudhat më të afërta të historisë. Veçmas ajo lidhet me "motin e madh", të epokës së Gjergj Kastriotit; por Kadare hyjnizoi një periudhë më të hershme se kjo, që ishte mitizuar më herët prej Rilindjes Kombëtare: periudhën e humanizmit evropian (siç mendon shkenca e historisë, kjo periudhë e gjeti Shqipërinë në të njëjtën shkallë zhvillimi me anën tjetër të Adriatikut), e cila pati shprehjen e saj dhe në njeriun dhe qytetërimin shqiptar:

Njëzet e katër luftra bëri,
Njëzet e katër vdekje theu.
çka mangut linte ditën Gjergji,
Plotësonte natën Skënderbeu.
(Portreti i Skënderbeut)

Përgjithësisht poezia e Kadaresë është e sunduar prej mitit të së shkuarës, evokimit të lavdisë së dikurshme. Kadare synon, përmes poezisë së tij, ta çlirojë njeriun shqiptar prej akuzash që e kanë ndjekur ndër shekuj, duke përfshirë akuzën si popull i lindur me instinktin e luftës dhe të mercenarizmit, binjak me armën dhe peng i saj:

Dhe kur binin në prille a në vjeshtra
Nëpër brinja të shtrirë, nëpër lugje,
Si me zjarre të vegjël të pëtjetshëm
Era loste me xhufkat e kuqe.
(Nisja e shqiptarëve për në luftë)

Poema epiko-lirike shqipe arriti një nivel të lartë afirmimi me vepra të tilla të I. Kadaresë, si "Përse mendohen këto male" dhe "Shqiponjat fluturojnë lart", pastaj me "Shekulli i 20-të", "Poemë e blinduar", "Shqipëria dhe tri Romat" e vepra të tjera.
Poezia e Kadaresë është e prirur drejt sintetizmit dhe abstraksionit. Në këtë cilësi poezia e Kadaresë të sjell ndërmend vjershërimin e Migjenit. Sintetizmi shfaqet në mungesën e çfarëdo subjekti apo elementi të subjektit. Poemat e Kadaresë, përgjithësisht poezia e tij, janë art mendimi, pa elemente të rrëfimit (narracionit). Si të tilla, si poema mendimi, ato ofrojnë shumësi leximesh, në kohë dhe në miedise të ndryshme.
Kadare në problematikën e poezisë shqipe, krijoi emërtesën e "temës së madhe". dhe jo vetëm kaq, ai e ktheu në mit atë, duke e bërë mbizotëruese në jetën letrare të vendit për më shumë se dy dekada. Para së gjithash poezinë e Ismail Kadaresë e intereson ajo që shpesh quhet gojëdhënë kombëtare ose mit i origjinës. Sfidat më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar janë stacione të poezisë së tij.

RAPORTI NDËRMJET JETËS DHE VDEKJES
Raporti midis jetës dhe vdekjes, midis të gjallëve dhe varreve, midis brezit që shkoi dhe atij që vjen, një nga raportet më thelbësore të qenies njerëzore, përbën një rregullator të mbifuqishëm të gjithë yllësisë së veprave të Kadaresë. Synimi parësor i çdo letërsie serioze që të qëndrojë mbi kohën dhe hapësirën zuri vend kryesor që tek romani "Gjenerali i ushtrisë së vdekur". Ky roman i kushtohet misionit të një shtabi ushtarak të gjallë, i cili duhet t'i bëjë nderet e fundit një armate të tërë ushtarësh të mbuluar me dhè. Vlera e jetës, çmimi i vdekjes, taksa e gjakut, varrimi dhe zhvarrimi, muranat anonime dhe piramidat hijerënda, ringjallja dhe rivdekja (rivrasja), arka e hirit dhe dosja e zezë, kamarja e turpit dhe përmendorja e nderit, harrimi dhe përjetësia, vetëflijimi dhe kurbani, trupi dhe hija (fantazma, sozia, spiritus), janë nocione themelore artistike të shkrimtarit.
Në mënyrë të veçantë vdekja përbën një zgjedhje të dendur të autorit për të dhënë qëndrimin e tij ndaj jetës njerëzore. Ajo paraqitet në formë individuale dhe kolektive, natyrore dhe heroike, të mirëqenë dhe të sajuar. Ajo vjen nga fati, nga hakmarrja, nga lufta, nga gjyqi, nga sëmundja nga mplakja; në të gjitha pamjet e saj, si ndërprerje e zakonshme e jetës, si shpagim për vdekjen e tjetrit, si prurje e lëngatës, si varje apo pushkatim nga shteti, si zvarrisje apo linçim nga hakmarrja.
"Gjenerali i ushtrisë së vdekur", vepra që i dha njohjen ndërkombëtare Kadaresë, nuk është e para që trajton raportin midis jetës dhe vdekjes. Qysh tek "Balada e zhvarrimit", kushtuar fatit pas-vdekjes të prijësit arbër Gjergj Kastrioti, duket qartë prirja për të zbuluar, nëpërmjet qëndrimit ndaj varrit, kulturën nga barbaria, dhunimin nga shenjtërimi, sundimin e të vdekurve mbi të gjallët.
Në tregimin "E krehura", vdekja dhe varret, në heshtjen e tyre, marrin vlerë fisnikëruese. Njeriu që edhe me vdekjen dëshiron të tregojë dinjitet dhe fuqi shpirtërore ka një varr të thjeshtë, pa shenjë, në një kënd të padukshëm të varrezave verilindore të kryeqytetit, ndryshe nga shumë të tjerë, që, në përputhje me hierarkinë zyrtare mbitokësore, mbajnë mbi krye statuja, ornamente, lule dhe figura. Por ata nuk kanë bërë më shumë se Egla e vogël për Shqipërinë dhe s'kanë asnjë meritë për të qenë të diferencuar edhe përpara vdekjes e varrit. Nëpërmjet varreve Kadareja ka stratifikuar gjithë shoqërinë shqiptare, në kuadrin e së cilës veprojnë personazhet e tij.
Shtresëzimi i shoqërisë në veprën e Kadaresë fillon me varret pa emër, me muranat e thjeshta në gryka malesh e pusish, me varrezat e zakonshme shqiptare, pranë kishës, rrethuar me selvi; për të vazhduar më tej me përmendoret dhe lapidarët, me varret e shenjtëruar për motive patriotike, siç janë varret e dëshmorëve (le të kujtojmë, për shembull, varrin e veçantë të Alush Tabutgjatit; varrin e Skënderbeut ose edhe të pashait turk në Orikum) dhe për të përfunduar me piramidën e faraonit Keops ose arkën e hirit të trupit të djegur të Çu En Lait, që, sipas testamentit të tij, u derdh mbi hapësirën ndërkontinentale të Kinës, për ta pushtuar me frymën e vet.

Ismail Kadare është nga personalitetet më të shquara të letërsisë shqiptare. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në rreth 32 gjuhë të huaja) ai e bëri të pranishme Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.
Kadareja që në vitet '60 shënoi kthesë në letërsinë shqiptare me poezinë dhe prozën e tij. Brenda potencialit të tij krijues janë mitet dhe legjendat, e shkuara dhe e ardhmja, raportet e përkohshmërisë dhe të përjetësisë, dramat e kaluara dhe ato të tashmet, veset dhe virtytet shqiptare, kullat dhe pallatet moderne, qëndresa dhe humbja, zhdukja dhe ringjallja, të gjitha labirintet e jetës dhe të vdekjes. Duket sikur asgjë çka është shqiptare, nuk mund t'i shpëtojë syrit të shkrimtarit të madh.
E gjithë vepra e Ismail Kadaresë që nga botimi i parë deri te i fundit ndrit nga mesazhi dhe shpresa për një Shqipëri të barazuar me shtetet më të qytetëruara të botës, sepse asktu e meriton, ndihet të pohojë autori.

Presidentja e Kosovës, Prof.dr.sci.Vjosa Osmani, e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se dhuna po e kthen prapa Kosovën dhe gjithë rajonin

 “Dhuna po e kthen prapa Kosovën dhe gjithë rajonin, duke vënë në pikëpyetje aspiratat euroatlantike. Si Prishtina ashtu edhe Beogradi duhet të ndërmarrin hapa konkretë për të de-përshkallëzuar situatën, të përmbahen nga sjelljet e mëtejshme të papërgjegjshme dhe të angazhohen në dialog me mbështetjen e BE-së, e cila është e vetmja rrugë për paqe të qëndrueshme”, tha ai për gazetën malazeze “Pobjeda”.

Ai tha se NATO dënon fuqishëm sulmet e fundit të paprovokuara ndaj trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, në të cilat u plagosën pothuajse 40 paqeruajtës.

Stoltenberg: Ja kush po e kthen prapa Kosovën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se dhuna po e kthen prapa Kosovën dhe gjithë rajonin, derisa ka kërkuar edhe deeskalim të situatës në veri të vendit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Dhuna po e kthen prapa Kosovën dhe gjithë rajonin, duke vënë në pikëpyetje aspiratat euroatlantike. Si Prishtina ashtu edhe Beogradi duhet të ndërmarrin hapa konkretë për të de-përshkallëzuar situatën, të përmbahen nga sjelljet e mëtejshme të papërgjegjshme dhe të angazhohen në dialog me mbështetjen e BE-së, e cila është e vetmja rrugë për paqe të qëndrueshme”, tha ai për gazetën malazeze “Pobjeda”.

Ai tha se NATO dënon fuqishëm sulmet e fundit të paprovokuara ndaj trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, në të cilat u plagosën pothuajse 40 paqeruajtës.

“Sulme të tilla janë të papranueshme dhe duhet të ndalen”, tha ai.

Stoltenberg ka përmendur edhe “aktorë të huaj” në rajon që punojnë për minim të paqes.


“Rajoni ka bërë një rrugë të gjatë që nga konfliktet e viteve 1990, por ne kemi parë tensione të përsëritura, duke përfshirë ato në Kosovë si dhe në Bosnje dhe Hercegovinë, me retorikë më agresive, reforma të ngecura dhe aktorë të huaj që punojnë për të minuar progresin. NATO ka një histori të gjatë në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Koncepti ynë i ri strategjik, i miratuar në Samitin e Madridit vitin e kaluar, ripohon rëndësinë strategjike të rajonit për Aleancën. Ne pajtohemi për rëndësinë e pranisë sonë në rajon, duke përfshirë misionin tonë paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë dhe zyrat tona në Sarajevë dhe Beograd”.

Sekretari i NATO-s foli edhe për rritjen e prezencës në Kosovë pas shpërthimit të tensioneve në veri.

“Po dërgojmë në Kosovë edhe rreth 500 ushtarë të tjerë nga rezerva operative për Ballkanin Perëndimor dhe kemi vënë në gatishmëri një batalion shtesë rezervë, që edhe ata të dislokohen sipas nevojës. Këta janë hapa të kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i ka forcat dhe aftësitë që i nevojiten për të përmbushur mandatin e tij”.

Ai tha se misioni i KFOR-it do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë.

“NATO do të vazhdojë të luajë rolin e saj për të mbështetur sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor”.

Stoltenberg: Dhuna po e kthen prapa Kosovën, Prishtina dhe Beogradi duhet të ndërmarrin hapa konkretë


Soltenberg tha se Prishtina dhe Beogradi duhet të ndërmarrin hapa konkretë për të de-përshkallëzuar situatën.

Soltenberg shtoi se të dyjat palët duhet të angazhohen në dialog.

on fuqishëm sulmet e fundit të paprovokuara ndaj trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, në të cilat u plagosën pothuajse 40 paqeruajtës.

Flori Bruqi

Albin Kurti: Unë kam ofruar mënyrën e sigurt se si të kemi një dalje nga kriza në veri të Kosovës

Nga tualetet e lashta në Jerusalem zbulohet një sëmundje infektive që shkakton dhe vdekjen

 

Njerëzit e epokës së hekurit që kanë përdorur dy tualete të lashta në Jerusalem, nuk ishin të shëndetshëm, sipas një analize të mostrave të jashtëqitjes nga tualetet 2500-vjeçare.

Studiuesit gjetën gjurmë të parazitëve që shkaktojnë dizenteri në materialin e gërmuar nga gropat poshtë dy tualetit prej guri që i përkisnin familjeve elitare në qytet. Në atë kohë, Jerusalemi ishte një qendër e gjallë politike dhe fetare në perandorinë asiriane dhe shtëpia e 8000-25000 njerëzve.

Është prova më e hershme e njohur e një sëmundjeje të quajtur Giardia duodenalis, megjithëse infeksioni, i cili shkakton diarre, dhimbje barku dhe humbje peshe, ishte identifikuar më parë në Turqinë e epokës romake dhe në Izraelin mesjetar.

“Dizenteria përhapet nga feçet që ndotin ujin e pijshëm ose ushqimin dhe ne dyshuam se mund të kishte qenë një problem i madh në qytetet e hershme të Lindjes së Afërt të lashtë për shkak të mbipopullimit, nxehtësisë, mizave dhe ujit të kufizuar gjatë verës,” tha. Dr. Piers Mitchell, autori kryesor i studimit që u botua të enjten në revistën shkencore Parasitology dhe një bashkëpunëtor nderi në Departamentin e Arkeologjisë të Universitetit të Kembrixhit, në një deklaratë. Shumica e atyre që vdesin nga dizenteria e shkaktuar nga Giardia sot janë fëmijë.

Jashtëqitja e lashtë është një burim i pasur informacioni për arkeologët dhe ka zbuluar një oreks të epokës së hekurit për djathin blu, një popullsi misterioze në Ishujt Faroe dhe zbulimin se ndërtuesit e Stonehenge, ushqeheshin me organet e brendshme të bagëtive.

Arkeologët që gërmuan në tualete morën mostra nga sedimenti në gropën nën çdo tualete.

Ata gjetën një tualet në jug të Jeruzalemit në lagjen Armon ha-Natziv në një pallat të gërmuar në vitin 2019. Ka të ngjarë që daton nga ditët e mbretit Manaseh, i cili sundoi për 50 vjet në mesin e shekullit të shtatë para Krishtit. E bërë prej guri gëlqeror, tualeti ka një vrimë të madhe qendrore për jashtëqitjen dhe një vrimë ngjitur me gjasa për urinimin e meshkujve.

Një tualet tjetër i ngjashëm në dizajn, u gërmua në Jerusalem, në një ndërtesë me shtatë dhoma të njohur si Shtëpia e Ahielit, e cila kishte qenë shtëpia e një familjeje të klasës së lartë në atë kohë.

Vezët e katër llojeve të parazitëve të zorrëve, krimbi shirit, krimbi i rrumbullakët dhe krimbi i kamxhikut,  ishin identifikuar më parë në sedimentin e gropës. Por mikroorganizmat që shkaktojnë dizenteri janë të brishtë dhe jashtëzakonisht të vështirë për t’u zbuluar, sipas studimit të ri.

Për të kapërcyer këtë problem, ekipi përdori një teknikë biomolekulare të quajtur ELISA në të cilën antitrupat lidhen me proteinat e prodhuara në mënyrë unike nga specie të veçanta të organizmave njëqelizorë.

Studiuesit testuan për Entamoeba, Giardia dhe Cryptosporidium: tre mikroorganizma parazitarë që janë ndër shkaqet më të zakonshme të diarresë tek njerëzit. Testet për Entamoeba dhe Cryptosporidium ishin negative, por ato për Giardia ishin vazhdimisht pozitive.

Lindja e Mesme ishte rajoni i botës ku njerëzit krijuan për herë të parë vendbanime, mësuan të kultivonin dhe zbutën kafshët dhe ku u ngritën qytetet e para të mëdha. Sipas studimit, qytete të tilla si Jerusalemi kanë qenë pika të nxehta për shpërthimet e sëmundjeve tw cilat do përhapeshin lehtësisht nga tregtarët dhe gjatë ekspeditave ushtarake.

Qytetet nuk ishin të planifikuara dhe të ndërtuara me një rrjet kanalizimesh, tualetet për shpëlarje nuk ishin shpikur ende dhe popullsia nuk e kishte kuptuar ekzistencën e mikroorganizmave dhe mënyrën se si ato mund të përhapeshin.

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...