Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/06/08

Kush përfiton nga trazirat në Kosovë?

Pas tensioneve në veri ditët e fundit bashkësia ndërkombëtare bën thirrje për zbutjen e situatës, por toni mes Kosovës dhe Serbisë mbetet i papajtueshëm. Si do të veprohet më tej? KFOR-i ka rritur prezencën në veriFotografi: Erkin Keci/AA/picture alliance REKLAMË Një helikopter i KFOR-it qarkullon mbi veriun e Kosovës. Trupat e NATO-s janë përforcuar në veri pas trazirave të hënën e kaluar me 700 ushtarë shtesë. Me gardhe me gjemba dhe bllokime rrugësh, forcat e KFOR-it gati i kanë izoluar hermetikisht disa godina të komunave veriore. Dhuna shpërtheu pas përpjekjes për të filluar detyrën tre kryetarë shqiptarë të komunave të banuara me shumicë serbe, të zgjedhur me një numër shumë të vogël votash pas bojkotimit të zgjedhjeve nga serbët. Një nga këta kryetarë bashkish është Izmir Zeqiri. Pas së hënës ai nuk është kthyer më në komunë. "Megjithëse kam kompetenca që m'i jep kushtetuta, nuk duam të kthehem në një faktor që prodhon dhunë, përkundrazi - qëllimi ynë është paqja, zhvillimi dhe krijimi i një hapësire në të cilën çdo qytetar është krenar." KFOR para ndërtesës së komunës, ZveçanKFOR para ndërtesës së komunës, Zveçan KFOR para ndërtesës së komunës, ZveçanFotografi: AFP/Getty Images SHBA nuk janë entuziastë" me Kosovën Por parimisht 58 vjeçari e quan të drejtë që qeveria e Prishtinës kishte këmbëngulur që ai të fillonte punën si kryetar komune. Përgjegjësinë për këtë gjendje, Izmir Zeqiri e shkon vetëm tek Serbia. "Problemet me të cilat ne konfrontohemi tani nuk janë të reja, dhe unë besoj, se këto probleme janë ushqyer nga propaganda serbe, unë jam i sigurtë, që ato janë vërejtur edhe nga miqtë tanë ndërkombëtarë." Por aleatët një pjesë të përgjegjësisë për shpërthimin e dhunës ia vunë edhe Prishtinës, pasi SHBA dhe BE kishin kërkuar më parë nga Prishtina të mos e bënte me detyrim futjen e kryetarëve të komunave në zyrat e tyre. Si reagim, SHBA e përjashtoi Kosovën nga një stërvitje ushtarake. Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier në Prishtinë u shpreh se "do të thoja, se Shtetet e Bashkuara aktualisht nuk janë shumë entuziastë, kur bëhet fjalë të angazhohen për interesa të tjera të Kosovës, si për shembull puna me vendet e tjera që nuk kanë njohur Kosovën apo mbështetja aktive e zhvillimit europian dhe euroatlantik të Kosovës." Një nënë serbe me vajzën në ZveçanNjë nënë serbe me vajzën në Zveçan Një nënë serbe me vajzën në ZveçanFotografi: AFP/Getty Images Kush përfiton? Për studiuesin e Europës Juglindore, Florian Bieber nga Universiteti i Gracit nga i gjithë ky shkallëzim më shumë përfiton presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. "Serbia del mirë nga kjo, dhe është pozitive për Rusinë. Rusisë i pëlqejnë trazirat në Ballkan." Jo sepse Rusisë, kjo i sjell diçka, por është një manovër për tërheqjen e vëmendjes. Rusisë i ndihmon ta paraqesë të dobët perëndimin dhe i mban marrëdhëniet me Serbinë. "Në të njëjtën kohë Vuçiqi nuk i ka prishur marrëdhëniet me perëndimin dhe kështu ai i ka mbajtur të gjitha dyert të hapura, ashtu siç e bën këtë prej një dekade." Sipas Bieber adresimet e drejtpërdrejta të fajit nuk janë të peshuara mirë. Dhuna nuk erdhi në fund të fundit nga autoritetet kosovare të sigurisë. "Duhet kërkuar me kujdes se kush është përgjegjës për këtë dhunë. Ka arsye të forta për të besuar, se përgjegjësia qëndron tek Beogradi." BE para rrënojave të politikës së saj Si Prishtina edhe Beogradi nuk marrin as edhe një pjesë të vogël të përgjegjësisë. Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën. BE përpiqet tani të pastrojë rrënojat para të cilave ndodhet: Jo shumë kohë larg BE ndërmjetësoi në bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës. Ajo arriti të lëvizë të dyja palët në deklarata verbale që të normalizojnë marrëdhëniet. Dhuna e re që shpërtheu është një hap mbrapa për një proces, fuqia lëvizëse e të cilit nuk është e sigurtë. "Gati mund të thuash, se e vetmja gjë pozitive në këto zhvillime është që BE-së dhe SHBA-së iu demonstrua para syve, se përpjekjet e deritanishme të tyre nuk kanë aspak sukses", thotë eksperti Florian Bieber. Eksperti Florian Bieber Eksperti Florian Bieber Eksperti Florian BieberFotografi: Uni Graz Një hap pozitiv Të paktën kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron këtë javë ia dolën të ulin në një tavolinë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në samitin e Komunitetit Politik Europian në Moldavi. Shenjat për afrim nuk u dhanë në fund të këtij takimi, por pati kërkesa të reja të palës europiane, për kthim në ujditë e mëparshme. Sipas Scholz një propozim i gatshëm është në tryezë që tani. Ai kërkoi që "të mos lejohet të shtyhet larg kjo mundësi, pse konkretisht tani në këtë situatë mungon guximi për të kryer me përgjegjësi veprimet e duhura." Konkretisht Kosova duhet të fillojë me realizimin e premtimit për Asociacionin e Komunave Serbe dhe duhet të mbajë zgjedhje të reja në veri. Qeveria e Prishtinës ka shprehur gatishmëri për zgjedhje të reja, megjithëse gjithçka varet, nëse to do të marrin pjesë serbët. Edhe këtë e kërkuan Macron dhe Scholz në Moldavi. Takimi në KishinauTakimi në Kishinau Takimi në KishinauFotografi: Kay Nietfeld/dpa/picture alliance Serbisë i pëlqen statusquoja Eksperti për Europën Juglindore, Florian Bieber thotë se duhet një ristartim i negociatave. Për një kthim në premtimet e mëparshme as Serbia dhe as Kosova nuk kanë stimuj të mëdhenj. Për presidentin serb këto probleme janë një manovër e dëshiruar për largimin e vëmendjes nga problemet e brendshme. Kryeministri Kurti nuk do të shkojë shumë larg në lëshimet për komunat serbe. "E me këtë kemi një situatë, ku në të vërtetë të dyja palët nuk janë të gatshme për kompromis", thotë Bieber. Serbia vetë mund të jetojë shumë mirë me gjendjen e status-quo-së, Kosova jo edhe aq. "Këtu nevojitet presion masiv dhe stimuj masiv për të arritur progres të vërtetë." Asnjë zgjidhje e shpejtë në horizont për një konflikt që zgjat me dekada.

SHBA dhe BE në mision të ri ndërmjetësimi në mes Beogradit dhe Prishtinës

 


Vazhdojnë përpjekjet për uljen e tensionene në veri: I dërguari amerikan për Kosovën, Gabriel Escobar dhe ai i BE-së, Miroslav Lajçak vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin të hënën e të martën.

http://https://p.dw.com/p/4SC2F
Kombibild Gabriel Escobar und Miroslav Lajcak
Fotografi: Leon Neal/Getty Images

Dy emisarët perëndimorë për dialogun Kosovë-Serbi, i dërguari amerikan dhe evropian për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Miroslav Laçak, qëndrojnë të hënën në Beograd dhe të martën në Prishtinë, në përpjekje për të ndikuar tek palët për uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Para më shumë se një jave në këtë pjesë të banuar me shumicë serbe, pati trazira pas protestave të serbëve ku mbetën të lënduar edhe shumë ushtar të KFOR-it.

BE paralajmëron për pasoja

Bashkimi Evropian por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan Kosovës që të largojë nga veriu njësitë speciale të policisë nga ndërtesat komunale, dhe kryetarët e rinj shqiptar të katër komunave, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubn Potok, të zhvendosen në zyra të tjera alternative. Po ashtu u kërkua edhe organizimi sa më shpejt i zgjedhjeve të reja në veri, me shpresën e pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje. Ndërkaq nga Serbia kërkohet tërheqja e forcave ushtarake serbe të stacionuara afër kufirit me Kosovën dhe ulja e gjendjes së gatishmërisë, ruajtja e qetësisë së protestuesve në veri dhe sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në zgjedhje të reja. Nëse Kosova dhe Serbia nuk ndërmarrin këto veprime, atëherë, Bashkimi Evropian paralajmëroi për pasoja negative për të dyja vendet.

KFOR në Zveçan
KFOR në ZveçanFotografi: Erkin Keci/AA/picture alliance

Bashkimi Evropian, dhe kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell dënuan në mënyrën më të ashpër aktet e dhunshme në veri kundër qytetarëve, trupave të KFOR-it, forcave të rendit dhe mediave. Në një deklaratë të BE-së, thuhet se "i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të marrin masa për të de-përshkallëzuar, të ndalojnë përdorimin e retorikës përçarëse dhe të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i pakoordinuar. Qetësia duhet të rivendoset urgjentisht”.

BE pret nga Kosova të veprojë në mënyrë jo përshkallëzuese dhe të pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Në deklaratën e BE-së thuhet se, "kryetarët e komunave duhet t'i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të ndryshme nga ndërtesat komunale. Zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt në të katër komunat dhe të organizohen në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse. Presim që serbët e Kosovës të marrin pjesë në këto zgjedhje”.

Forcat serbe demonstrojnë gatishmëri në stërvitjen
Forcat serbe demonstrojnë gatishmëri në stërvitjen "Granite 2023"Fotografi: Milos Miskov/AA/picture alliance

Për Serbinë, BE-ja shpreh "shqetësimin për gjendjen e gatishmërisë më të lartë të Forcave të Armatosura Serbe”. "Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të veprojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen menjëherë në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës që garanton siguri, siguri dhe demokraci pjesëmarrëse për të gjithë qytetarët dhe hap rrugën për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksit të saj. Kjo përfshin fillimin pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm të punës për themelimin e Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në deklaratën e BE-së.

Angazhim i OSBE-së për zgjedhjet e reja

Kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe ministër i Jashtëm i MV, Bujar Osmani
Kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe ministër i Jashtëm i MV, Bujar OsmaniFotografi: NMazedonien MFA

Për zgjedhjet e reja në veri pritet të ketë angazhim të drejtpërdrejt të OSBE-së. Duke prezantuar një plan nëntë pikësh të BE-së për veriun, kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Bujar Osmani, tha se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit, si e vetmja mënyrë për të siguruar shtensionimin në veri dhe normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi. Në udhëzuesin e BE-së për veriun thuhet se "kryetarët e zgjedhur të komunave në veri duhet të dorëhiqen gjatë verës për t'u hapur rrugë zgjedhjeve të reja që do të mbaheshin deri në fund të vitit”. OSBE-ja do të mbështesë procesin zgjedhor dherritjen e mirëbesimit në mes të komuniteteve, tha Bujar Osmani.

Turqia i përgjigjet kërkesës së NATO-s

Tensionet dhe trazirat në veri të Kosovës u nxitën pas zgjedhjeve lokale të 23 prillit, të cilat u organizuan nga Prishtina zyrtare por u bojkotuan masivisht nga partitë serbe me mbështetje të Beogradit. Me një pjesëmarrje shumë të ulët në zgjedhje prej vetëm 3.6%, u zgjodhën katër kryetarë shqiptar të komunave veriore të banuara me shumicë serbe. Këta kryetarë nuk po pranohen nga serbët lokal dhe gjatë protestave të serbëve  dhe përpjekjeve për të hyrë në objektet komunale, shkaktuan plagosjen e 30 pjesëtarëve të KFOR-it. Pas kësaj NATO-ja vendosi që të dërgojë  700 trupa shtesë, nëse është nevoja edhe më shumë, për ta mbajtur situatën nën kontroll dhe për të garantuar qetësinë. Këtij numri ushtarësh të KFOR-it, sipas Ministrisë turke të Mbrojtjes i bashkohen edhe trupa komando turke, në përgjigje të kërkesës së NATO-s. 

Të plagosur pas protestave në Zveçan, 30.05.2023

Florian Bieber: Vuçiqi ka kontroll të plotë ndaj serbëve në veri

 


Lidhur me përshkallëzimin e fundit të dhunës në veri të Kosovës, eksperti për Ballkanin, Florian Bieber thotë për Deutsche Wellen, se nuk pret që konflikti të përhapet në shkallë të gjerë.

https://p.dw.com/p/4S0Ih
Protesta në Zveçan
Protesta në ZveçanFotografi: Bojan Slavkovic/AP/picture alliance

Zoti Bieber, sa jeni të shqetësuar se ky konflikt mund të përshkallëzojë edhe më shumë në Kosovë?

Florian Bieber: Mendoj se duhet të kemi parasysh se probabiliteti që njësitë e ushtrisë serbe të kalojnë kufirin në Kosovë është jashtëzakonisht i ultë, duke pasur parasysh se operacioni paqeruajtës i KFOR-it është në fuqi në Kosovë nën mandatin ndërkombëtar dhe nën udhëheqjen e NATO-s. Mendoj se ka më shumë gjasa që ky lloj konflikti që e pamë (më 29. maj) të përsëritet, nëse nuk ka deeskalim si nga qeveria e Kosovës ashtu edhe nga ajo serbe. Ndaj autoritetet ndërkombëtare po veprojnë në këtë drejtim, që kjo të mos përsëritet. Por edhe kjo në vetvete është shumë destabilizuese si për Kosovën ashtu edhe për gjithë rajonin. Ndaj mendoj se nuk do të shohim ndonjë konflikt në shkallë të gjërë. Por edhe ajo që po ndodh tani ka tashmë disa pasoja për të dyja vendet.

Protesta të reja të serbëve, 31.05.
Protesta të reja të serbëve, 31.05Fotografi: Bojan Slavkovic/AP/picture alliance

DW: Pse shumica e serbëve të Kosovës bojkotuan zgjedhjet lokale të muajit të kaluar kur është ditur se shqiptarët mund të marrin kontrollin e komunave? A do të thotë kjo se vetë serbët e hapën gropën vetë…?

Florian Bieber: Mendoj se çështja është se këtyre institucioneve dhe kryetarëve të zgjedhur të bashkive u mungon vërtet legjitimiteti demokratik. Pjesëmarrja ishte dukshëm nën 10 për qind. Në disa raste, si në qytetin e Zveçanit, pjesëmarrja ishte vetëm rreth 3 për qind. Pra, kryetarin e bashkisë e kanë votuar vetëm rreth 100 njerëz. Serbët i bojkotuan zgjedhjet pjesërisht me urdhër të Beogradit. Ata insistuan që fillimisht të formohet asociacioni i komunave me shumisë serbe – kjo është pjesë e marrëveshjes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ndërsa Kosova insistonte në mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, sepse që nga vjeshta, që nga largimi i serbëve nga institucionet, nuk ka pasur atje autoritete legjitime të zgjedhura. Në këtë kuptim, ne kemi një ngërç. Pak muaj më parë BE-ja vlerësonte shumë marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës. Por doli të ishte kjo ishte mjaft e pamend, që po shohim tani në praktikë. Pra, BE dhe SHBA humbën në një farë mënyre lidershipin e tyre në përpjekjen për të negociuar rrugën e duhur për rregullimin e marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve.

Florian Bieber
Florian Bieber

DW: A mund të shpjegoni se çfarë roli luajnë serbët e Kosovës në politikën e brendshme të Serbisë?

Florian Bieber: Ata nuk luajnë ndonjë rol të madh në politikën e brendshme të Serbisë, sepse ata janë vetëm disa dhjetëra mijëra. Përkundrazi, Serbia më konkretisht presidenti Aleksandar Vuçiq ka një kontroll të madh mbi komunitetin serb në Kosovë. Pra, derisa shumë serbë të Kosovës ishin të frustruar nga hapat e ndërmarrë nga qeveria e Kosovës, bojkoti pothuajse i plotë i zgjedhjeve ishte edhe për shkak të frikës, sepse Lista Serbe në veri kontrollohet nga Beogradi, ekziston një kontroll i fortë përmes një lloj nëntoke atje, përmes strukturave kriminale ilegale dhe atyre të sigurisë. Kjo do të thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kontroll të plotë në veri të Kosovës dhe u jep shumë pak hapësirë ​​serbëve vendas për të artikuluar problemet e tyre politike.

Lajçak e Escobar i paraqesin tre kërkesa kryeministrit Kurti

 


Kryeministri Kurti është shprehur, se vetëm sundimi i ligjit mund t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme në veri të Kosovës. Ai ka shprehur gatishmëri për çtensionim e angazhim, por ka edhe kërkesa

Takimi mes Miroslav Lajçak, Gabriel Escobar dhe Albin Kurtit
Takimi mes Miroslav Lajçak, Gabriel Escobar dhe Albin KurtitFotografi: Office of the Kosovo Prime Minister

Tre kërkesa për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti kishin kësaj radhe dy emisarët perëndimorë për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe i dërguari amerikan, Gabriel Escobar. Qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja në këtë pjesë dhe kthimi në tavolinën e dialogut. Dy emisarët perëndimorë po vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për qetësimin e situatës, sidomos në tre komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Në këto komuna, që nga data 29 maj, serbët lokalë po protestojnë rregullisht duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale. Nga protestat pati edhe dhunë dhe mbi 30 ushtarë të KFOR-it, morën lëndime.

"Bisedime të gjata, të sinqerta e të vështira"

"Ne e prezantuam një propozim në emër të komunitetit ndërkombëtar që përmban tre elemente. Kishim bisedime të gjata, të sinqerta dhe njëkohësisht të vështira", tha i dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak që së bashku me Escobar takuan kryeministrin Kurti në orët e vona të së hënës. Lajçak tha se është "në interes të të gjithëve që në veri të Kosovës të ketë kryetarë të komunave legjitime dhe që përfaqësojnë qytetarët”.

Kurse i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, tha se erdhi në këtë takim si mik i Kosovës, duke shpresuar që kërkesat e tyre drejtuar kryeministrit Kurti, do të dëgjohen. "Nuk kam parë kurrë kaq shumë unitet brenda komunitetit transatlatnik. SHBA-ja, BE-ja, NATO-ja dhe pothuajse çdo mik i Kosovës e ka bërë të njëjtin propozim. Kështu që shpresoj të dëgjohemi", tha Gabriel Escobar, që shtoi më tej. "Një gjë dua të them, erdha këtu si përkrahës i madh i Kosovës. Duam më të mirën për Kosovën. Duam që Kosova të përmbushë të gjitha aspiratat. Jemi përkrahësit më të mëdhenj të sigurisë suaj, pavarësisë, sovranitetit dhe tërësisë suaj tokësore. Krejt çfarë po kërkoj është të dëgjohemi”, theksoi zoti Escobar.

Miroslav Lajçak, Gabriel Escobar, Albin Kurti
Miroslav Lajçak, Gabriel Escobar, Albin KurtiFotografi: Office of the Kosovo Prime Minister

Kurti shpreh gatishmëri për çtensionim, por ka edhe kërkesa

Se a i ka dëgjuar kërkesat e tyre kryeministri Kurti, këtë nuk e thanë asnjëri nga emisarët, por, theksuan se janë në fillim të misionit të tyre. Ndërkohë, nga zyra e Kryeministrit të Kosovës, thuhet se Kurti ka shprehur  "gatishmërinë e parezervë dhe mirëbesimin e palëkundur për angazhim intensiv e të përbashkët për de-eskalim të gjendjes në veri dhe normalizim të marrëdhënieve”, duke paraqitur edhe kërkesat e tij. "Rruga përpara është ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga ekstremistë të dhunshëm dhe grupe kriminale ndaj organeve të sigurisë vendore dhe ndërkombëtare si dhe gazetarëve. Ai ftoi Brukselin dhe Uashingtonin që të bëjnë thirrje për ndalim të dhunës dhe ndjekje penale e ndëshkim të kryerësve të saj”, thuhet në njoftim.

Takimi mes Miroslav Lajçak, Gabriel Escobar dhe Albin Kurtit
Takimi mes Miroslav Lajçak, Gabriel Escobar dhe Albin KurtitFotografi: Office of the Kosovo Prime Minister

"Vetëm sundimi i ligjit mund t'i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira, demokratike e të ndershme. E tillë duhet të jetë edhe fushata parazgjedhore, theksoi kryeministri Kurti. Kandidatët dhe votuesit në zgjedhjet e reja duhet të garojnë e marrin pjesë pa frikë e kërcënime. Rendi dhe ligjshmëria sigurisht që do të zvogëlonin proporcionalisht edhe numrin e policëve në ndërtesat komunale në tri komunat veriore”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Do të marrë pjesë Lista Srpska në zgjedhje?

Po si ka reaguar subjekti politik më i madh i serbëve të Kosovës Lista Srpska pas misionit të ndërmjetësimit nga Lajçak dhe Escobar? Dy kërkesa ka paraqitur Lista Srpska për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që mund të organizohen në veri gjatë verës. Ata kërkojnë "tërheqjen e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga pjesa veriore e vendit dhe formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, në bazë të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, përkatësisht 2015”. Autoritetet e Prishtinës refuzojnë krijimin e një Asociacioni që do të kishte kompetenca ekzekutive.

Dy emisarët perëndimorë për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ai amerikan Gabriel Escobar, të martën takojnë në Prishtinë edhe Presidenten Vjosa Osmani, para se të nisen për në Beograd për të zhvilluar biseda me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës më herët i kanë kërkuar Kosovës zhvendosjen e përkohshme e kryetarëve të rinj shqiptarë të veriut në zyra të tjera alternative, deri  në mbajtjen e zgjedhjeve nga të cilat duhet të dalin kryetarë që kanë legjitimitet. E nga Serbia ndërkaq kërkohet tërheqja e forcave të armatosura serbe të stacionuara afër kufirit me Kosovën, ulja e gjendjes së gatishmërisë, ruajtja e qetësisë së protestuesve në veri dhe sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në zgjedhje të reja që mund të mbahen gjatë kësaj vere.  


Senatorët amerikanë: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet – dështimi rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në





Një grup senatorësh amerikanë të udhëhequr nga senatorja Jeanne Shaheen, thanë të mërkurën se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, duhet të punojnë për të ulur tensionet në veri të Kosovës.Senatorët paralajmëruan se dështimi për të bërë një gjë të tillë do të mund të dëmtonte marrëdhëniet e të dyja vendeve me Shtetet e Bashkuara.

“Si ligjvënës amerikanë, përtej linjave partiake, jemi gjithnjë e më të shqetësuar më situatën e brishtë e sigurisë në veri të Kosovës. Sot, ne ritheksojmë se ka mbështetje të gjerë dypartiake në Senatin amerikan për përpjekjet e Bashkimit Evropian në bashkërendim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, për të ndërmjetësuar një rrugë përpara. Por, që një zgjidhje të jetë e qëndrueshme, si kryeministri Kurti ashtu edhe presidenti Vuçiç duhet t'i dëgjojnë menjëherë thirrjet ndërkombëtare për të shtensionuar situatën, për të rikthyer besimin e qytetarëve në institucionet vendore në veri dhe për t'u angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit duke themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë”, thuhet në deklaratë.

Senatorët u bënë thirrje të udhëheqësve që ndërsa shqyrtojnë hapat e tyre të ardhshëm, të zgjedhin paqen, përparimin dhe sigurinë e qytetarëve të tyre.

“Dështimi për të ulur tensionet do të shkaktonte veprime me pasoja nga perëndimi, i cili ka punuar me zell për të mbështetur Kosovën dhe Serbinë në rrugë përpara, dhe pa rrezikon pa nevojë të dobësojë marrëdhëniet tona dypalëshe. Kjo nuk është në interesin e askujt. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të punojnë në mirëbesim me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për të gjetur një zgjidhje pa vonesë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të senatores Shaheen me kolegët e saj Chris Murphy, Chris Van Hollen, Ben Cardin, Thom Tillis dhe Pete Ricketts.

Tensionet pasuan vendimin e qeverisë në Prishtinë për të dërguar në zyrat komunale në veri kryetarët shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit, të cilat u bojkotuan nga partitë serbe.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë se ulja e tensioneve, mbajtja e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe në veri dhe kthimi në tryezën e bisedimeve janë kërkesat e tyre kryesore.(VOA-shqip)

Gabriel Escobar: Të mbahen zgjedhje në veri të Kosovës dhe serbët të marrin pjesë pa kushte

I dërguari amerikan për Ballkanin Gabriel Escobar i bëri thirrje Kosovës të tërheq njësitë e posaçme të policisë si dhe kryetarët e komunave nga zyrat e tyre në veriun e banuar me shumice serbe, ndërsa Beogradit të ushtrojë ndikimin e tij për të siguruar pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e reja në zonë, pa kushte.

Përhapja e kolerës shkakton viktima të tjera



Kolera në Malavi (Arkivë)

Afrika e Jugut raportoi në muajin shkurt viktimat e para nga kolera, pas përhapjes së virusit nga shteti Malavi. Nuk është e qartë se sa raste ka shënuar ai vend, por provinca më e populluar ku ndodhen qytet Johanesburg dhe Pretorja, është zona e goditur më rëndë.

Kolera përhapet kryesisht nga ushqimi ose uji që përmban virusin dhe mund të shkaktojë viktima brenda disa orësh nëse nuk trajtohet.

Shpërthimi i fundit në Afrikën e Jugut ishte ndërmjet viteve 2008-2009 dhe u raportuan rreth 12,000 raste pas përhapjes së virusit nga shteti Zimbabve, në kufi me Afrikën e Jugut.

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...