Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/06/24

Kush është famëkeqi Yevgeny Prigozhin, dikur krahu i djathë i Putin, sot i shpalli luftë

 

Yevgeny Prigozhin ishte dikur lojtar kyç në pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia, në krye të një ushtrie private mercenarësh që udhëhoqën sulmin rus në zonat kryesore të luftës.

Prigozhin rekrutoi mijëra kriminelë të dënuar nga burgu për grupin e tij Wagner – pavarësisht sa të rënda ishin krimet e tyre, për sa kohë që ata pranuan të luftonin për të në Ukrainë.

Përpara se Rusia të fillonte atë që është bërë konflikti më i keq i armatosur i Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore, Prigozhin u akuzua për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane dhe zgjerimin e ndikimit rus në Afrikë.

Por si e arriti një njeri me fillime të errëta një ndikim të tillë dhe një reputacion për brutalitete të frikshme?

Fillimet e errëta

Yevgeny Prigozhin vjen nga Shën Petersburg, qyteti i lindjes së Vladimir Putin. Ai mori dënimin e tij të parë penal në vitin 1979, vetëm 18 vjeç, dhe u dënua me kusht për vjedhje me dy vjet e gjysmë. Dy vjet më vonë, ai u dënua me 13 vjet burg për grabitje dhe vjedhje, nëntë prej të cilave i kreu pas hekurave. Pas lirimit të tij nga burgu, Prigozhin ngriti një zinxhir biznesesh që shisnin hot-dog në Shën Petersburg. Biznesi shkoi mirë dhe brenda pak vitesh, në vitet 1990 ai hapi restorante të shtrenjta në qytet.

Pikërisht atje ai filloi të përzihej me të fuqishmit e Shën Petersburgut dhe më pas me Rusinë. Një nga restorantet e tij, i quajtur New Island, ishte një varkë që lundronte lart e poshtë lumit Neva. Vladimir Putinit i pëlqeu aq shumë sa – pasi u bë president – filloi të merrte atje mysafirët e tij të huaj. Dhe ka shumë të ngjarë që të dy u takuan për herë të parë.

Vladimir Putin… e pa që nuk e kisha problem t’u servirja personalisht personaliteteve,” tha Prigozhin në një intervistë. “Ne u takuam kur ai erdhi me kryeministrin japonez Mori.”

Yoshiro Mori vizitoi Shën Petersburgun në prill të vitit 2000, në fillim të sundimit të Vladimir Putin. Putin i besoi Prigozhin mjaftueshëm për të festuar ditëlindjen e tij në Neë Island në 2003. Vite më vonë, kompania e hotelierisë së Prigozhin ‘Concord’ u kontraktua për të furnizuar me ushqim Kremlinin, duke i dhënë atij pseudonimin “kuzhinieri i Putinit”. Firmat e lidhura me Prigozhin fituan gjithashtu kontrata ushqimore fitimprurëse nga shkollat ushtarake dhe shtetërore.

Si lindi “famëkeqi” Wagner

Pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2014 filluan të shfaqeshin shenja se Prigozhin nuk ishte një biznesmen i zakonshëm. Një kompani ushtarake private e fshehtë që thuhet se ishte e lidhur me të, fillimisht u raportua se po luftonte forcat ukrainase në rajonin lindor të Donbasit. Zakonisht njihet si Wagner – sipas shenjës së thirrjes së përdorur nga një prej komandantëve kryesorë të tij të hershëm. Ai thuhet se ishte i magjepsur nga Gjermania naziste, e cila përvetësoi veprat e kompozitorit të shekullit të 19-të për propagandë. Ironikisht, “de-nazifikimi” i Ukrainës është një objektiv kryesor i deklaruar i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Presidenti Putin, i nisur në shkurt 2022.

Me kalimin e kohës, grupi mercenar fitoi një reputacion të frikshëm për brutalitetin. Anëtarët e Wagner janë akuzuar se kanë torturuar një rob sirian me një vare, i kanë prerë kokën dhe më pas i kanë vënë zjarrin trupit të tij në vitin 2017. Një vit më pas, tre gazetarë rusë u vranë ndërsa hetonin praninë e Wagner në Republikën e Afrikës Qendrore. Në vitin 2022, Wagner u akuzua përsëri për vrasjen e një njeriu me vare, për dyshimet se ai kishte “tradhtuar” grupin në Ukrainë. Prigozhin i përshkroi pamjet e paverifikuara të vrasjes brutale si “vdekje qeni “. Pasi anëtarët e Parlamentit Evropian kërkuan që Wagner të caktohet si një grup terrorist, ai pretendoi se u kishte dërguar politikanëve një vare të njollosur me gjak.

Për vite të tëra, Prigozhin mohoi të kishte ndonjë lidhje me Wagnerin dhe madje paditi njerëzit që pretendonin se ai kishte lidhje. Por më pas, në shtator 2022, ai tha se kishte krijuar grupin në 2014. SHBA, BE dhe Britania e Madhe kanë vendosur të gjitha sanksione ndaj Wagner, por lejohet të operojë në Rusi, edhe pse ligji ndalon aktivitetet mercenare. Për vite me radhë, ai është akuzuar se qëndron pas të ashtuquajturave “fabrika bot”, të cilat përdorën llogari në mediat sociale dhe faqet e internetit për të përhapur pikëpamje pro-Kremlinit. Përpjekje të tilla u udhëhoqën nga Agjencia e Kërkimeve të Internetit (IRA) me bazë në Shën Petersburg, e njohur më së miri për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së të vitit 2016.

Ish-drejtori i FBI-së, Robert Mueller, i cili u emërua për të hetuar pretendimet për marrëveshje të fshehtë midis fushatës së Donald Trump dhe Rusisë, arriti në përfundimin se IRA kreu një fushatë në media sociale e krijuar për të provokuar dhe përforcuar mosmarrëveshjet politike dhe sociale në SHBA. Më pas ai evoluoi në një operacion për të mbështetur Trump dhe për të përçmuar rivalen e tij në zgjedhje, Hillary Clinton, thuhet në raportin e Mueller.

SHBA vendosi sanksione ndaj IRA-s dhe Prigozhin personalisht për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe më pas tentoi të ndërhynte në zgjedhjet e 2018-ës. Ukraina është një tjetër objektiv kryesor i fushatave të dezinformimit të IRA-s dhe, sipas Mbretërisë së Bashkuar, “ushtarët kibernetikë” me lidhje të dyshuara me Prigozhin kanë sulmuar vende duke përfshirë Britaninë e Madhe, Afrikën e Jugut dhe Indinë. Ashtu si me Wagnerin, pasi mohoi çdo përfshirje dhe paditi njerëzit që akuzonin për fushata dezinformimi,  Prigozhin pretendoi në shkurt 2023 se ai kishte “konceptuar, krijuar dhe drejtuar” IRA-n.

Lufta e Ukrainës

Gjatë gjithë kësaj kohe Prigozhin shmangu vëmendjen, zakonisht duke komunikuar me mediat nëpërmjet deklaratave të lëshuara nga kompania e tij e hotelierisë, Concord. Kjo ndryshoi pasi Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022. Muaj pas fushatës, ajo po ngecte qartë dhe shërbimet e Prigozhin ishin përsëri shumë të kërkuara. Pas vitesh mohimi të ekzistencës së Wagner-it, më 27 korrik 2022, media e kontrolluar nga Kremlini papritmas pranoi se po luftonte në Ukrainën lindore. Prigozhin gjithashtu filloi të postonte video në mediat sociale në të cilat ai mburrej me bëmat e Wagner në Ukrainë. Në këtë kohë, asnjë kompani tjetër ushtarake private në botë nuk kishte akses në kaq shumë pajisje, duke përfshirë avionë luftarakë, helikopterë dhe tanke. Një video e publikuar më 3 mars tregoi Yevgeny Prigozhin duke folur në Bakhmut.

Por shpejt u bë e qartë se marrëdhëniet e Prigozhin me ushtrinë ruse ishin shumë të tensionuara. Ai kritikoi në mënyrë të përsëritur pushtetin më të lartë të Rusisë, pohoi se ministria e mbrojtjes e vuri Wagnerin nga uria për municione dhe në një moment madje akuzoi Ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov për tradhti. Pasi dhjetëra mijëra trupa ruse u vranë në Ukrainë, Prigozhin u lejua të rekrutonte në burgje. Ai personalisht vizitoi shumë burgje për t’u premtuar kriminelëve të dënuar se do të mund të ktheheshin në shtëpi të lirë dhe me dënimet e tyre të hequra, pas gjashtë muajsh luftime për Wagnerin në Ukrainë – nëse do të mbijetonin. Inteligjenca e Mbretërisë së Bashkuar vlerëson se rreth gjysma e të burgosurve që Wagner ka vendosur në Ukrainë ose janë plagosur ose vrarë. Ndërsa marrëdhëniet e Prigozhin me ministrinë e mbrojtjes u përkeqësuan, atij iu ndalua të rekrutonte më shumë të burgosur në fillim të vitit 2023.

Pse Kremlini ka nevojë për Prigozhin?

Një arsye kryesore është se qeveria ruse mund të përdorë Yevgeny Prigozhin për qëllimet e veta duke mohuar përfshirjen e drejtpërdrejtë Dhe pse Prigozhin përfundoi në këtë rol? Sipas gazetarit Ilya Zhegulev, i cili ka studiuar në detaje biografinë e Prigozhin, ka disa arsye. “Ai kurrë nuk refuzoi të bënte vepra të pista. Ai nuk kishte asgjë për të humbur nga reputacioni,” argumenton Zhegulev.

E kaluara e Prigozhin ishte një arsye tjetër, shton ai. “Putinit nuk i pëlqejnë njerëzit me një reputacion jashtëzakonisht të pastër, sepse ata janë të vështirë për t’u kontrolluar. Nga ky këndvështrim, Prigozhin ishte një kandidat ideal.” Në një intervistë të rrallë në vitin 2011, Prigozhin tha se dikur kishte shkruar një libër për fëmijë ku personazhi kryesor “ndihmoi mbretin të shpëtonte mbretërinë e tij” dhe më pas vazhdoi të bënte “diçka vërtet heroike”.

Sot “grusht shteti”?

Pakënaqësitë kishin nisur të shpërfaqen prej kohësh, por sot duket se lufta është e hapur: Grupi mercenar rus Wagner, i udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin, pretendon se ka pushtuar objektet ushtarake në qytetin e Rusisë, Rostov-on-Don, ndërsa Vladimir Putin e akuzoi ish krahun e tij të djathtë për tradhti.Prigozhin ka bërë thirrje për rebelim kundër ushtrisë ruse, edhe pse mohon synimet për grusht shteti. Ndërkohë, pa e përmendur emrin e tij por duke e nënkuptuar, Putinit u zotua të ndëshkojë ashpër personat të cilët qëndrojnë pas këtij rebelimi. Prigozhin deklaroi këtë mëngjes se kishte kaluar në Rusi nga Ukraina me forcat e tij për të rrëzuar lidershipin ushtarak të Moskës dhe se kishte marrë tashmë nën kontroll strukturat ushtarake dhe aeroportin në Rostov.

BE: Veprimi i Wagnerit është ‘çështje e brendshme’ e Rusisë

 

Bashkimi Evropian ka thënë të shtunën se veprimet e Wagnerit në Rusi janë “çështja e brendshme” e tyre.

Duke theksuar se blloku po vëzhgon nga afër situatën në Rusi, derisa ajo shpaloset, presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel ka shkruar në Twitter se “Kjo është qartë një çështje e brendshme ruse”.

Ai tha se ka qenë në kontakt me liderët evropianë dhe partnerët e G7.

Michel shtoi se mbështetja e BE-së për Ukrainën dhe presidentin e saj, Volodymyr Zelenskyy mbetet e palëkundur.

Në një zhvillim të ngjashëm, Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së, postoi në Twitter se ai kishte telefonata me ministrat e jashtëm të G7, në të cilat u diskutua situata në Rusi.

“Përpara Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së të së hënës, unë po koordinoj brenda Bashkimit Evropian dhe kam aktivizuar qendrën e reagimit ndaj krizave”, tha ai, duke shtuar se mbështetja e unionit për Ukrainën vazhdon e pandërprerë.

Presidenti rus, Vladimir Putin akuzoi shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin për tradhti në një fjalim kombëtar të shtunën, pasi luftëtarët paraushtarakë kaluan kufirin nga Ukraina në Rusi, duke hyrë në qytetin e Rostov-on-Don.

Ndërkohë, para pak orësh, grupi Wagner ka postuar një video duke thënë se një automjeti në kolonë është goditur me sulme ajrore nga forcat ruse.

Kurse, presidenti turk, në një telefonatë me homologun e tij rus të shtunën, shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të bërë pjesën e tij për një zgjidhje paqësore në mes Wagner dhe Rusisë.

Prigozhin akuzoi forcat ruse për sulmimin e luftëtarëve të tij, një pretendim që Moska e mohon.

Prigozhin në muajt e fundit ka akuzuar në mënyrë të përsëritur Ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe ministrin e Mbrojtjes, Sergej Shoygu se nuk i kanë furnizuar me armë të mjaftueshme grupit paraushtarak.

Wagner ka luftuar së bashku me ushtrinë e rregullt ruse në Ukrainë

Rusia nisi “operacionin e saj special ushtarak” në Ukrainë më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Vladimir Putin : Nuk lejoj luftë civile në Rusi/ CNN: 24 orët e ardhshme, kritike!

 

“Kush ecën në rrugën e tradhtisë, do të ndëshkohet. Unë nuk kam për të lejuar një luftë civile në Rusi”, Vladimir Putin e bëri të qartë përmes një fjalimi në orët e para të ditës se rebelimi i grupit mercenar Wagner të drejtuar nga Yevgeni Prigozhin, nuk do të kalohet lehtë.

Edhe pse e pranoi bllokadën e objekteve të rëndësishme në qytetin jugor rus, Rostov ku gjendet shtabi qendror i ushtrisë ruse për luftën në Ukrainë, Putini tha se ushtria ruse ka marrë urdhrin të veprojë ndaj atyre që organizuan kryengritjen e armatosur.

“Trupat tradhëtare të Wagnerit do të ndëshkohen pa vonesë. Rebelimi i tyre është një kërcënim vdekjeprurës për Rusinë. Unë nuk kam për ta lejuar një luftë civile në vend. Thirrjet për kryengritjes janë një thikë pas shpine. Veprime kyce do të ndërmerren për të stabilizuar situatën në Rostov-on-Don”.

Prigozhin ka deklaruar se do të marshojë drejt Moskës, nëse krerët më të lartë ushtarakë nuk takohen me të. Përmes një audio-mesazhi, ai duket se i është kundërpërgjigjur Putinit, duke thënë se trupat e tij nuk po kryejnë tradhti, por janë “patriotë” që po luftojnë për të ardhmen e atdheut. Për CNN-in, presidenti rus po përballet me kërcënimin më serioz deri tani në 23 vitet e pushtetit të tij. Gjithcka për të cilën ka luftuar deri më sot, mund të shembet brenda natës, thotë gjiganti mediatik amerikan, sipas të cilit, 24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për Putinin dhe fatin e Rusisë. Zyrtarë ukrainas nxituan ta përshkruajnë këtë situatë si një shenjë të “kolapsit të regjimit të liderit rus”. Volodymyr Zelensky vetë u shpreh se ky moment dëshmon dobësinë e Rusisë.

“Rusia përdori propagandën për të maskuar dobësinë e saj dhe marrëzinë e qeverisë së saj. Tani ka aq shumë kaos atje, sa asnjë gënjeshtër nuk e fsheh dot… Dobësia e Rusisë është e dukshme”, tha Zelensky.

Udheheqesi çeçen, Ramzan Kadyrov ashtu si dhe krerët e rajoneve të aneksuara nga Moska në Ukrainë, u zotuan të mbështesin shefin e Kremlinit, duke kujtuar sesi armiqtë ne Perëndim po përfitojnë nga nga ky konflikt i brendshëm. Kreu i Kishës Ortodokse ruse, Patriarku Kiril gjithashtu bëri thirrje për unitet kombëtar dhe i kërkoi luftëtareve te Wagnerit “ta mendojnë këtë punë edhe një herë me kujdes”. “Kur armiqtë po bëjnë cdo gjë që kanë në dorë për të shkatërruar Rusinë, përpjekjet për të mbjelle ndasi në vend janë krimi më i madh, për të cilin nuk ka asnjë justifikim”, u shpreh ai.

Ushtria ruse është vënë sakaq në gatishmëri për luftë ne qytetin e Voronezhit, të ndodhur mes Rostovit dhe Moskës ku sipas BBC, mercenarët e Wagnerit thuhet të kenë marrë gjithashtu nën kontroll disa struktura ushtarake, ndërsa një depoje karburanti i është vënë zjarri. Rusia ka rritur menjëherë sigurinë: interneti është kufizuar ndërsa në rrugët e Moskes janë parë tanke. Prigozhini e akuzoi ushtrinë ruse se ka nisur sulme vdekjeprurëse ndaj forcave të tij në Ukrainë, ku trupat e Wagnerit luftojnë përkrah trupave të rregullta, por Kremlini e hodhi poshtë një gjë të tillë duke folur për “provokim”.

2023/06/22

Kërkesë e ripërseritur për Prof.Dr.Vjollca Osmainin,Albin KUrtin dhe Glauk Konjufcen nga AMERIKA, gjegjësisht Akademia shqiptaro-amerikane e shkencave dhe e arteve në SHBA,


Shkruan Flori Bruqi
Foto ilust

Akademia shqiptaro-amerikane e shkencave dhe e arteve në SHBA,  më 27 mars 2021, ka kërkuar zyrtarisht  nga  Presidentja  e Republikës së Kosovës:prof.dr.Vjosa Osmani,  Kryetari i Kuvendit të  Republikës së Kosovës:Glauk Konjufca  dhe  Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës:Albin Kurti  që të marrin për shqyrtim dhe miratim  M  E  M  O  R  A  N  D  U  M I N e AAAS-it nga New Yorku,Tirana,Prishtina dhe Shkup : 

Me anë të cilit Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve  e Nju-Jurokut në Amerikë,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup ,  me  vetëdije dhe me arsye të plotë (historike, politike e kombëtare)  KËRKON nga institucionet e sipërtheksuara që  në kuadrin e autorizimeve dhe të kompetencave ligjore dhe kushtetuese shtetërore si përfaqësues legjitimë dhe legalë të përfaqësimit dhe të mbrojtjes së interesave vitale të KOMBIT dhe të ATDHEUT, ta  

MARRIN NË SHQYRTIM këtë MEMORANDUM tonin, që ka të bëjë me NDRYSHIMIN e  sintagmës  emërtuese nga  “REPUBLIKA E KOSOVËS” në  “REPUBLIKA E DARDANISË”.

close
volume_off

Jemi të bindur se ky ndryshim  i toponimit “Kosovë” me origjinë sllave në toponimin burimor  iliro-shqiptar “Dardania”,  do t’i ketë efektet e tij pozitive edhe në sfondin e historisë kombëtare shqiptare, edhe të asaj ndërkombëtare botërore.

 Nevojitet të jemi në paqe  me vetëdijen dhe me racionalen njerëzore dhe kombëtare, deri kur, do t’i përdorim  emërtimet sllave si “pronë vetjake”, si  “idenitet historik “, si “identitet kombëtar”,  si “ identitet atdhetar”  dhe,  si “identitet territorial e shtetëror” shqiptar , që kanë pasur dhe që, edhe sot (XXI) kanë për qëllim të fundmë tjetërsimin dhe gllabërimin e territoreve shqiptare dhe të ndryshimit të strukturës demografike të tyre.

Në këtë vështrim, lind pyetja e pashmangshme , kush është ai politikan-sundimtar  shqiptar,  cila është ajo politikë dhe, cila është ajo shkencë, kush e ka atë të “drejtë” dhe  atë “autorizim” ligjor dhe shkencor, që fëmijët dhe brezat tanë t’i helmojnë me shekuj, duke i ushqyer, duke i edukuar dhe, duke i arsimuar mbrapsht e gabimisht  me  historinë mitomane, falsifikatore, toksikologjike  kolonialiste dhe hegjemoniste sllave, që edhe përmes ngulitjes së toponimeve sllavo-bizantime mëton të “dëshmojë”   të drejtën historike të lashtësisë shekullore të tyre mbi tokat autoktone iliriko-shqiptare  në Gadishullin Ilirik.

 Si elita politike, ashtu edhe ajo shkencore shqiptare, duhet të mbajë parasysh faktin se,  ngulitja e toponimeve sllave në tokat indigjene iliro-shqiptare nuk është bërë nga kolonët sllavë, por nga vetë shtetet  sllave  (me projekte dhe me investime “nacionale” afatgjata) në mënyrë të organizuar dhe të institucionalizuar sipas “ recetës” së politikës simfoniko-kakofonike të shtetit dhe të Kishës Ortodokse Serbe, duke paguar shuma të mëdha parash, si dhe duke angazhuar priftërinj, politikanë dhe shkencëtarë të tyre, siç ishin ndër ta, edhe Jovan Cvijiq dhe Radoje Domanoviq, të cilët me muaj e me vite patën shkelur çdo pëllëmbë të territoreve autoktone   iliro-shqiptare, duke “mbjellur” toponime sllave, të cilat, fatkeqësisht, edhe sot në fillim të dekadës së tretë të shekullit XXI, figurojnë si  “dëshmi” e lashtësisë së sllavëve të dyndur në tokat iliro-shqiptare.  Pikërisht, mbi këtë falsitet historik, Beogradi zyrtar (shteti, kisha, akademia) po kërkojnë nga BE-ja, nga Amerika, nga OKB-ja, nga Kina dhe nga Rusia, që Kosovën t’ia rikthejnë Serbisë, se gjoja kjo na qenka “djepi” , “koka” dhe “zemra” e Serbisë!?

Për të ndërprerë këto kërkesa të politikës kolonialiste , militariste dhe hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës, së pari, nevojitet që Presidenti, Kryeministri dhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të marrin në konsideratë këtë MEMORANDUM për ndryshimin e emrit “Kosova” në emrin “Dardania”.

Kjo është e domosdoshme të bëhet nga  Prishtina zyrtare, ndryshe Beogradi dhe sllavët e tjerë ballkanikë në vijimësi, do t’i kërkojnë territoret e Shqipërisë Etnike, duke u thirrur në të drejtën historike të toponimeve sllave, të cilat  në sy të Evropës dhe të botës, po i përdorin si argumentet më të fuqishme  për  të justifikuar  kolonializmin gjenocidal ndaj kombit shqiptar dhe Shqipërisë Etnike (1878-2021).

 A  R  S  Y  E  T  I  M

Tributë ardhacake, kudo që dynden, kanë si qëllim pushtimin e trojeve ku ngulen, grabitjen e pronave të banorëve rrënjës dhe shpërnguljen e tyre. Prandaj edhe ardhacakët sllavë të njëjtat synime i patën vënë vetes kur pushtuan tokat e Ilirisë. Me kalimin e shekujve, duke u bërë pronarë në trojet ilire, ata i shtuan orekset e veta dhe hartuan strategjinë afatgjatë për zhdukjen tërësore të popullsisë iliroshqiptare nëpërmjet vrasjeve, dëbimit të dhunshëm, shpërnguljeve dhe asimilimit tërësor. Një nga mënyrat e sllavizimit të plotë të trojeve tona ishte edhe mbivendosja e emërvendeve (toponimeve) sllave në vend të toponimeve të lashta iliroshqiptare.

Shqiptarët me vetëdije të lartë kombëtare, habiten se si është e mundur që as figurave të shquara të shkencës sonë gjuhësore, as Akademisë së Shkencave në Tiranë dhe në Prishtinë, nuk u patën ngjallur kurrë shqetësime “pushtimet” e toponimeve të lashta iliroshqiptare prej toponimeve të ardhacakëve sllavë. Kjo është fatkeqësi e rëndë për etninë shqiptare, që e ka burimin te mefshtësia e politikës mbarëshqiptare, te moskokëçarja absolute e shkencës sonë gjuhësore dhe e akademive të shkencave, të cilat ndodhen para një fakti të kryer dhe nuk u bën fare përshtypje kur në hartë lexojnë toponime të tilla të pastra sllave, si Çorrovodë, Kamenicë, Konispol, Novosellë, Suharekë, Velipojë e të tjera e të tjera, deri në pafundësi, dhe që, paradoksalisht, vazdojnë t’u “zënë frymën” toponimeve të lashta ilire. Por toponimi sllav që të revolton shumë e shumë më tepër, është toponimi  Kosovë, të cilin pushtuesit sllavë e mbivendosën në vend të toponimit të lashtë ilir - Dardani.

 

Mendojmë se pas shpalljes së pavarësisë, njëri nga vendimet më të rëndësishme që duhej të kishte marrë Kuvendi, duhej të kishte qenë vendimi për rikthimin e emërtimit të lashtë Dardani, që do të shërbejë edhe si një shuplakë e fuqishme kundër shovinizmit serbosllav, i cili, sipas kushtetutës së vet, trojet e lashta dardane vazhdon t’i konsiderojë si pjesë të territorit të Serbisë, me emërtimin

Kosovo.  

Prandaj,  Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve e Nju-Jorkut në SHBA  KËRKON QË :

Presidenti i Kosovës prof.dr.Vjosa Osmanit ,  Kryeministrit¯të Kosovës, Albin Kurtit dhe Kryetarit të  Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca,

TË APROVOJNË KËTË MEMORANDUM për ndryshimin e toponimit sllav “Kosova” në toponimin iliro-shqiptar “DARDANIA” , në mënyrë që  fëmija dhe rinia jonë ta dinë se kush jemi, nga vijmë dhe, cila është zanafilla jonë e lashtë historike dhe etnike si komb, si territor dhe si atdhe.

AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE E NJU-JORUKUT  NË SHBA,

Presidenti,

Akademik Prof.Dr.Skënder Kodra

Nju-Jork, më 27 mars 2021 dhe 22 qershor 2023.

Departamenti për mardhënie më publikun i AAAS -it  ,  e ripësëritë kërkesën  edhe sot më datën 22.06.2023 .

AAAS New York,Tiranë , Prishtinë, Shkup: 22.06.2023 .

Josep Borrell ndërmjetësues apo misionar i BE?

 


NGA: PROF. DR. ZIJA LLESHI 

Autori Prof. Dr. Zija Lleshi




Me sjelljet e veta Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi ka krijuar bindjen e përgjithshme se ai dëmton dhe është rrezik për demokracinë botërore. Vetë përzgjedhja e tij si emisar i BE në këtë dialog, në duetin Borrell - Lajcak, është kontradiktore si me ligjet statistikore e të probabilitetit ashtu edhe me ecurinë dhe frymën demokratike me të cilën duhet të udhëhiqet BE.

Bashkësia Evropiane, si bashkësi politike dhe organizëm politik ndërkombëtar (i përberë nga 28 shtete evropiane), shikuar në konceptimin matematikor përbëhet prej dy nënbashkësive matematikore jo të barabarta. Nënbashkësia matematikore e vogël dhe nënbashkësia matematikore e madhe. Nënbashkësia matematikore e vogël përbëhet nga pesë (5) elemente (shtete: Rumunia, Greqia, Spanja, Sllovakia dhe Qipro, të cilat ende nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës), kurse nën bashkësia matematikore e madhe përbëhet nga 23 elemente, (shtete tjera të BE të cilat e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës). Përzgjedhja nga BE e Borrellit për anëtar të dytë të duetit si ndërmjetësues dhe emisar për dialogun Kosovë - Serbi nga po e njëjta nënbashkësi matematikore e vogël, nga e cila nënbashkësi edhe më herët tanimë ishte përcaktuar në atë duet antari tjetër, Mirosllav Lajcak, është në kundërshtim me ligjet elementare të probabilitetit dhe përmbysje e dhunëshme e tyre dhe e rastësisë. Kjo për faktin se në atë mënyrë përjashtohet nga konsiderata të jetë e barabartë dhe pjesë në përzgjedhje nënbashkësia e madhe, më shumë se katër (4) herë më e madhe se nën bashkësia e vogël, dhe me këtë diskriminohen shtetet tjera (23 të tilla) që i takojnë nenbashkësisë së madhe. Kështu jo vetëm që dëmtohet objektiviteti në përzgjedhje si dhe drejtësia e neutraliteti ndaj Kosovës dhe dialogut, por diskriminohet edhe vetë nën bashkësia e madhe 23 anëtarësh, e përjashtuar ashtu nga konsiderata e prezencës, statistikisht në favor të nën bashkësisë vogël pesë anëtarësh. Ky fakt nuk kërkon shumë logjikë të kuptohet se këtu është fjala ose për një moskujdesje katastrofale ose diçka e qëllimshme dhe mesazh i pa shkruar nga elementet e BE. Kështu dueti Borrell – Lajcak, janë përzgjedhur nga e njëjta nën bashkësi e vogël që nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, sikur të ishte fjala për duet të këngës popullore apo zbavitëse, që dueti të mos ketë “disonacë të tingujve”.

Askush më mirë se vetë Borrelli nuk duhej ta kuptojë këtë “disonacë të tingujve” dhe këtë teori të lojës diplomatike. Respektivisht, Borrelli përpos që ka qenë Ministër i Punëve të Jashtme i Spanjës, ai ka qenë edhe profesor i Universitetit të Madridit, në dy lëmenj shkencorë që kanë të bëjë, përpos tjerash, edhe me Statistikë dhe Probabilitet. Përzgjedhja e tij në dialog, në kundërshtim me të gjitha ligjet elementare të probabilitetit, sigurisht duhet ta ketë nxitur atë në përgjigje në shumë pyetje. Pse, bj. fj., pikërisht mua si ndërmjetësues? Pse të mos jetë dikush nga nënbashkësia e madhe kur nga nën bashkësia e vogël tanimë është një anëtar (Lajcaku)? Pse të dy anëtaret nga nën bashkësia e vogël? Pse nënbashkësia tjetër është edhe më e madhe edhe e diskriminuar?! Sa do të jem kredibil meqë të dy antarët ndërmjetësues vijmë nga nën bashkësia e vogël dhe nga shtetet që nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës? Është ky ndonjë mesazh i pashkruar nga BE? Rastësi apo mesazh i qëllimshëm? Do të jem ndërmjetësues apo misionar me mesazh të caktuar e paraprak nga BE? -- Sigurisht, duhej të ketë gjykuar Borrell, se ky është një mesazh i pashkruar! Etj., Etj.. Dhe, përfundimi në gjykimin e tij duhet logjikisht të ketë dalë i qartë. Misioni si mesazh.

close
volume_off

Borrelli është gjetur në ndikim të fuqishëm të dyfishët: nga Spanja dhe nga mesazhi i pashkruar i përzgjedhjes. Për më tepër edhe vetë dueti Borrelli – Lajcak kanë qenë paraprakisht të njohur për vizonin, bindjet personale dhe pre dispozicionin e tyre në përputhje të plot me ato të shteteve prej nga vijnë si ish ministra, pra, të shteteve që paraqesin bllokadë dhe refuzojnë të pranojnë pavarësinë e shtetit Kosovës.

Për duetin Borrell - Lajcak pa dyshim ka pasur rol në BE dhe ka ndikuar diplomacia e Francës. Interesi strategjik dhe gjeopolitik i Francës është që ajo të ketë ndikim në Ballkanin Perëndimor dhe kurrsesi të ketë ndikim BE apo NATO. Për të realizuar këtë qellim Franca është treguar e gatshme t´i ndihmojë Serbisë në hegjemoni në Ballkanin Perëndimor për t´u treguar si mik i Serbisë, e për të përdorur mandej Serbinë si xhandar francez në rajon dhe për të kontrolluar rajonin.

Edhe Miroslav Lajcaku, i Dërguari i Posaçëm i BE për Dialogun Kosovë-Serbi, si anëtar tjetër i duetit Borrell – Lajcak, si dy vëllezër ideor binjakë e komplementarë, ishte gjithnjë shumë aktiv në veprimtarinë e tij. Ai ka shkuar personalisht në veri dhe ka kontaktuar dhe ka biseduar me bandat kriminale serbe dhe është angazhuar të sensibilizojë Evropën e të kërcënojë Kosovën, për të bërë presion për krijimin e një asociacioni monoetnik në bazë të modelit të Republikës Srpska, që është përtej dhe shkel kushtetutën e Kosovës, sipas të cilës Kosova bazohet në principet e pakos së Ahtisaarit, e cila parasheh një Kosovë multietnike e qytetare si një shtet unitar, sovran, që ka integritetin e sovranitetin e vetë të plotë territorial, dhe që në themel dhe qëllimin e tij ka qytetarinë dhe jo etnitetin e popullatës.

Borrelli detyrën e tij misionare është duke e kryer rehatshëm me shumë seriozitet, përpikëri, përkushtim dhe besnikëri. Shteti prej nga është -- Spanja, duke mos e pranuar ende Kosovën si shtet të pavaraur, po e dëmton shumë Kosovën. Kështu Borrelli, nga perspektiva e trinomit Spanja, BE dhe Serbia, është akomomoduar shumë rehat dhe është konsekuent. Ashtu siç thotë populli: mirë me Hatën, mirë me Fatën, mirë me Latën ! Ndërkaq në fakt dueti Borrell-Lajcak duhej të kishin krejtësisht tjetër rol dhe objektivisht duhej të ishin lojal ndaj BE kurse neutral ndaj palëve negociuse.

Dihet nga trazirat edhe më të hershme të serbëve në veri të Kosovës se SHBA edhe BE bashkërisht kanë pasë dalur me deklaratën me të cilën u kanë kundërnë dhe demantuar vlerësimin e duetit Borell- Lajçak për ato ngjarje atëherë, me çka SHBA edhe BE me vendosshmëri të theksuar kanë shprehë frymën, idetë dhe parimet e demokracisë: “Ne mirëpresim dhe mbështesim angazhimin e Kosovës në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe ritheksojmë se dhuna ndaj civilëve, gazetarëve, policisë, apo ndonjë autoriteti tjetër, është e papranueshme”.

Prandaj i natyrshëm është reagimi i Këshilltarjës lokale e Bashkimit Evropian, (BE) Kati Schneeberger, e cila siç merret vesh nga burimet mediatike, e ka kritikuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, për qasjen ndaj Kosovës dhe e ka akuzuar Josep Borrellin se po përpiqet që të sanksionojë Kosovën ku ka pasur dhunë shumë të egër ndaj civilëve, ndaj gazetarëve dhe ku janë kidnapuar tre policë të Kosovës nga njësitë policore të Serbisë, kurse Serbinë e amniston edhe pse kryen krime jashtë territorit të Serbisë dhe ka kërkuar që Borrelli, nga detyra si Përfaqësues i Lartë i BE për Punët e Jashtme dhe Siguri, të japë dorëheqjen menjëherë.

BE është një organizëm ndërkombëtar që gëzon një imazh dhe respekt të jashtëzakonshëm, është dritë, shpresë dhe dashuri për të gjithë paqedashësit e paqeruajtësit dhe prandaj pritet të rrezatojë drejtësi dhe objektivitet për të gjithë dhe të angazhohet për normalizim të raporteve Kosovë -Serbi, të ardhmen e tyre euro-atlantike si dhe ka obligim të pa evitueshëm dhe të pa diskutueshëm e përgjegjësi të vetë ndaj Evropës që të mbrojë imazhin, kredibilitetin dhe respektin që gëzon BE nga sfidat me të cilat ajo përballet dhe që e atakojnë.

Nuk po kërkojmë as Ballkanin e as Azinë, as “Shqipërinë e Madhe,” por vetëm territoret e Shqipërisë Etnike të kolonizuara nga vendet fqinje sllavo-bizantine ballkanike(18782023).

 

Shkruan Prof.dr.Mehdi HYseni,PHD, AAAS






Nuk po kërkojmë as Ballkanin e as Azinë, as “Shqipërinë e Madhe,” por vetëm territoret e Shqipërisë Etnike të kolonizuara nga vendet fqinje sllavo-bizantine ballkanike(18782023). 

 Po  kërklojmë vetëm të drejtat tona, historike, kombëtare, territoriale dhe shtetërore brenda kufijve natyrorë, gjeopolitikë dhe gjeografikë të Shqipërisë Etnike

*** Evropa e sotme e integruar, demokratike dhe paqësore, duhet ta korrigjojë këtë padrejtësi shekullore ndaj 7 milionë shqiptarëve në Ballkan. Ndryshe, aleanca sllavo-bizantine (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Greqia) nuk do heqin dorë nga kolonitë  e tyre të aneksuara  shqiptare, të pushtuara me gjenocid (1878-2023). Ky është problemi thelbësor i pazgjidhur deri më sot, që e mban peng drejtësinë, paqen, sigurinë,  qëndrueshmërinë , bashkëpunimin, mirëbesimin dhe  ndërsjellësinë mes popujve të armiqësuar të Ballkanit.

Pa ndëshkimin e ligjshëm të kolonializmit sllavo-bizantin në Ballkan, as Evropa e sotme e as ajo e nesërme nuk do të jetë e qetë nga konkfliktet dhe nga luftërat e mundshme në Ballkan, sepse kombi shqiptar nuk do të pajtohet kurrë, që përjetësisht të mbetet “kafshatë” koloniale dhe vasal i aleancës serbo-sllavo-ruse-bizantine ballkanike, por vazhdimisht, do të luftojë për realizimin e të drejtave dhe lirive të veta, pa dëmtuar  dhe, pa tjetërsuar asnjë pëllëmbë të territoreve të huaja të  fqinjëve ballkanikë.

  Në Kosovë nuk ka frymë  “anti-Shqipëri”, por anti-Serbi kolonialiste dhe militariste

Mirëpo, bashkimin kombëtar shqiptar nuk mund ta bëjnë vetëm dy-tre  veta sado qofshin ata të zotë politikisht dhe kombëtarisht. Madje,  askush nuk e ka të drejtën e monopolit as mbi të vërtetën, as mbi drejtësinë e as mbi bashkimin kombëtar, por  vetëm SOVRANI-POPULLI është ai, që  gëzon atë të drejtë historike, natyrale, legjitime dhe legale e do apo jo bashkimin mbarëkombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale, askush tjetër.

Këtë konstatim tonin e mbështet edhe ky vlerësim aksiomatik i ish-Akademikut tonë të shquar Prof.Dr. Mark Krasniqi se “Zgjidhja më e  mirë dhe më e drejtë  e problemit kolonial shqiptar është vetëvendosja dhe krijimi i Shqipërisë etnike në Ballkan”.(M.Krasniqi, Kosova Sot,Prishtinë, 1992, f.30-31).

Prandaj, koha nuk po punon për ne, që të bëhemi rob i vetevetes dhe i agenturave të ndryshme ruso-serbe-sllave, që kanë “pushtuar” Ballkanin (1990-2023), dhe po shpërpallin lloj-lloj tezash dhe kiritikash bizare kundër lirisë, vetëvendosjes dhe bashkimit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, gjoja se “shqiptarët po duan ta marrin gjithë Ballkanin për ta bërë Shqipërinë e Madhe ”!?

-Kjo është një gënjeshtsër e vjetër serbo-ruso-bizanrine, që daton qysh nga “Platforma Naçertanije” e Ilija Garashaninit (1844) për shfarosjen e shqiptarëve dhe aneksimin, kolonizimin dhe pushtimin e territoreve autoktone të Shqipërisë Etnike në Ballkan. Këtë projekt afmëkeq antishqiptar e zbatoi edhe Serbia çetniko-fashiste e Slobodan Milosheviqit, e Aleksandër Vuçiqit, e Vojsilav Sheshelit dhe e Ivica Daçiqit..etj. në vitet e ’90 të shekullit XX,, e cila me gjenocid masakroi dhe zhduku mbi “13 mijë shqiptarë”; përdhunoi mbi “22 mijë gra shqiptare”, dëboi me dhunë mbi “1 milion shqiptarë” nga Kosova, duke djegur dhe shkretëruar atë fshat e qytet…

      Nuk është koha e përçarjes mes Tiranës dhe Prishtinës, por e bashkimit urgjent, ndryshe Beogradi dhe Moska do ta sulmojnë Kosovën, përkatësisht Shqipërinë, ashtu sikurse Ukrainën më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Ka perënduar kulti i individit “unë jam unë”, “ligji jam unë”, në sistemin demokratik vendos shumica dërrmuese, jo autokratët dhe “bajraktarët” e feudave dhe të klaneve të ndryshme për interesa të tyre dhe të pushtuesve të huaj. Pra, SOVRANI-POPULLI e ka fjalën, lejoni të deklraohet dhe të flasë përmes votës së lirë dhe demokratike në REFERENDUM, do apo nuk do BASHKIM mbarëkombëtar, jo vetëm mes dy qeverive Tiranë-Prishtinë, sepse ai nuk është bashkimi real , ngase jashtë mbeten Presheva, Bujanoci, Medvegja, Ilirida, Çamëria dhe Malësia e Madhe nën Mal të Zi.

Edi Rama mund ta ngrejë procedurën ligjore për bashkimn kombëtar shqiptar

Sepse këtë të drejtë ia garanton Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në fuqi, ku në Preambulën e saj, thuhet: “me aspiratan shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar…” (Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, “Pegi”, Tiranë, 2002, f.5)

Mirëpo, ende po heziton që të fillojë këtë process zyrtar , ngase ende nuk e ka të qartë  ndërtimin e strategjisë së bashkimit mbarëkombëtar dhe të Shqipërisë Etnike, duke qenë se po e pengon Serbia e presidentit Aleksandër Vuçiq me agjenturat e saj në  Moskë, në Shqipëri dhe jashtë saj në Kosovë, në Malin e Zi, në Maqedoninë Veriore dhe në Greqi.

       Kuvendi i Shqipërisë mund ta bëjë zyrtarizimin e kërkesës për bashkimin kombëtar shqiptar

Natyrisht, duke u thirrur në Kushtetutën në fuqi të Republikës së Shqipërisë (1998) dhe në të drejtën ndërkombëtare.

Të organizohet një seancë e Kuvendit  të Shqipërisë në Tiranë, ku do të merrnin pjesë të gjithë kryeliderët politikë shtetërorë të Republikës së Kosovës, të Iliridës, të Çamërisë, të Malësisë së Madhe, të Preshevës, të Bujanicit, të Mevdegjës dhe të Diasporës, ku do të miratonin VENDIMIN historik për bashkimin kombëtar përmes NJË REFERENDUMI GJITHËKOMBËTAR SHQIPTAR të të gjitha trevave të Shqipërisë Etnike.

Jo disonanca, por pajtim, mirëbesim dhe bashkëpunim recirpok mes Tiranës dhe Prishtinës

Vërtet, nëse Edi Rama dhe kryeministri Albin Kurti dëshirojnë të jenë të sinqertë dhe të vendosur, atëherë (pavarësisht anulimit të konferencës së përbashkët të dy qeverive në Gjakovë, më 14 qershor) atëherë le të  nisin procedurën ligjore dhe kushtetuese për bashkimin kombëtar. Për këtë, së pari nevojitet të takohen dhe të bisedojnë tete a tete qoftë në Tiranë a Prishtinë, se ka ardhur koha të hapet kaptina e re historike e bashkimit kombëtar shqiptar (jo vetëm e dy qeverive Shqipëri – Kosovë) dhe e Shqipërisë Etnike Natyrale, pavarësisht nga situata momentale e krijuar në veriun e Kosovës, për shkak të ndërhyrjes së akteve subversive dhe agresive të Serbisë së presidentit Aleksandër Vuçiq, duke duke djegur vetura, duke palogusr njerëz. Deri tani kanë plagosur 1 polic  dhe kidnapuar 3 të tjerë, si dhe kanë lënduar 30 ushtarë të KFOR-it (26-maj -14 qershor).

Është për t’u përshëndetur dhe falënderuar që, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begej, kryeministri i qeverisë shqiptare, Edi Rama dhe Kuvendi i Shqipërisë unanimisht denoncuan aktet e tilla terroriste agresive dhe ndërhyrjen e Serbisë në punë të brendshme të Republikës së Kosovës.

Ky akt i reagimit të njëzëshëm të qarqeve më të larta shtetërore të Shqipërisë është me rëndësi dhe në favorin e ruajtjes së paqes, të bashkëpuimit dhe të stabilitetit ndërshtetër rajonal ballkanik.

Në këtë rast konkret politika zyrtare e Tiranës bën me dije opinion e gjerë kombëtar dhe ndërkombëtar, se Shqipëria nuk është indiferente dhe neutrale ndaj Republikës së Kosovës, por  është  e gatshme për t’i dalë ndihmë Kosovës në çdo moment nëse e lyp nevoja, pavarësisht raporteve ekzistuese miqësore me Serbinë.

Kjo do të thotë se ne duam paqe, reciprictitet, bashkëpunim  dhe marrëdhënie miqësore, por pa ndërhyrje në punët e brendshme të njëri-tjetrit, ashtu siç parashikojnë rregullat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare, të Kartës së Kombeve të Bashkuaras, si dhe Akti Final i Helsinkit (1975) të OSBE-së.

Në këtë frymë të rendit juridik pozitiv ndërkombëtar Tirana dhe Prishtina zyrtare e thërrasin Beogradin zyrtar, që urgjentisht ta shtensionojë gjendjen e galavanizuar –krizën politike në veriun e Kosovës, duke i tërhequr bandat teroriste dhe vrastare  serbe, dhe në vend të një kaosi të tillë me prapavijë të shpërthimit të ndonjë konflikti të armatosur, që ka për qëllim të fundit invadimin e Kosovës nga trupat pushtuese ruso-serbe, me qëllim që të   djegin shtetin e ri të Kosovës, si dhe të përzën Amerikën dhe NATO-n nga Kosova. Kjo është arsyeja kryesore, pse forcat politike, ushtarake, policore, të sigurisë dhe ato paramilitare po e mbajnë gjendjen buzë shpërthimit të luftës në Veriun e Kosovës. Ky  është problemi, jo hartimi  i Statutit të Zajednicës nga Edi Rama. Ky është potez taktik dhe  strategjik i politikës zyrtare të Serbisë së Vuçiqi, me qëllim që të fitojë në kohë për mosndryshimin e status quo-s në veriun e Kosovës, duke ‘ëndërruar”  përdorimin e politikës së forcës dhe të mbështetjes së drejtpërdejtë ushtarake të Rusisë së Putinit.

Së fundi, gjendja e përgjithshme në të cilën gjendemi edhe sot (XXI, 2023) po dëshmon se nuk duhet të merremi me      “teori komploti” dhe me “teori konspirative”, sepse këto nuk çojnë në zgjidhjen e problemeve të krizave të ndryshme qoftë politike, qoftë  ekonomike, gjeopolitike, ushtarake , sociale  dhe të mirëqenies, por  vetëm në konfuzion, në përçarje, në urrjetjenë mosbesim dhe në armiqësi. Të gjitha këto janë boshti kurrizor i strategjisë së copëtimit, të aneksimit dhe të kolonizimit të mëtejmë të shqiptarëve në Ballkan.





KFOR tani ka marr rolin e policisë në pozicionimin juridik duke përjashtuar çdo ndërhyrje të mundshme qoftë në ofrimin e sigurisë brenda qyteteve të 4 komunave në veri të vendit përpos në rrugën nacionale që qojnë në Bërnjak dhe Jarinjë

Pra më këtë situatë sipas zhvillimeve KFOR me njësitë e saja janë të trajnuar në menaxhimin e turmave sikur Policia e Kosovës e cila ka edhe kapacitetet por edhe provojnë profesional për ti kontrolluar hapësirat por ofruar sigurinë publike.

Situata në veri të vendit nga presioni ndërkombëtar dhe pozicionimet që janë në mese dy qeverive po e përcakton që tensionimi do të vazhdojë në ditët në vijim. Në rast se do të kemi ndonjë veprim të pa matur nga qeveria e Kosovës në vazhdimin e acarimeve të raporteve atëherë mund të thuhet që situata për eskalim është në skenarin e Serbisë e cila ka të ndërtuar tani më narracionin e muajve të fundit. KFOR tani ka marr rolin e policisë në pozicionimin juridik duke përjashtuar çdo ndërhyrje të mundshme qoftë në ofrimin e sigurisë brenda qyteteve të 4 komunave në veri të vendit përpos në rrugën nacionale që qojnë në Bërnjak dhe Jarinjë. Pra më këtë situatë sipas zhvillimeve KFOR me njësitë e saja janë të trajnuar në menaxhimin e turmave sikur Policia e Kosovës e cila ka edhe kapacitetet por edhe provojnë profesional për ti kontrolluar hapësirat por ofruar sigurinë publike.


 KFOR me deklarimin e saj ka dëshmuar që tani mund të pritet që në ditët në vijim të tërheq nga pozicioni para objekteve dhe të rikthehet në përmbushjen e misionit që ka sipas mandatit 1244.

Ky interferim këtyre ditëve ishte për të dhen hapësirë politikes për të gjetur rrugën adekuate për shtensionim. EULEX ka marr masa adekuate brenda misionit të saj duke kërkuar numër shtese të njësive specializuara nga Italia për një menaxhim adekuat situatave policore në rast të konfrontimit në mese reaguesit të parë më grupet "qytetare" që i quan faktori ndërkombëtar. Sepse sipas elementeve mund të thuhet që projeksionet janë në drejtim të tensionimeve nëse palët nuk janë "dakorduar" në mese veti në një forme të një shfaqje teatrale për të arsyetuar jetësimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të projektit evropian. Por pyetja do të duhej të ngitet ku po dëshirojmë të arrimë më këtë veprime që kanë dalë nga situata krijuar dhe që godasin sigurinë nacionale të vendit.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...