Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/06/24

Rebelimi i Wagner në Rusi, reagimet e liderëve botërorë! “Kremlini po korr atë që mbolli”

 

Krerët botërorë po reagojnë pas situatës së tensionuar në Rusi, ku kreu i grupit ushtarak Wagner nisi atë që presidenti rus, Vladimir Putin e quan një “kryengritje të armatosur”.

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev bëri thirrje për rivendosjen e rendit dhe ligjit në Rusi.

“Rendi kushtetues dhe sundimi i ligjit janë një parakusht për ruajtjen e ligjit dhe rendit në vend. Kjo është baza për sigurinë e shoqërisë dhe zhvillimin e saj të suksesshëm”, njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit kazak.

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në Twitter theksoi se mbështetja e BE-së për Ukrainën “vazhdon pa pushim”.

Letonia ka rritur sigurinë përgjatë kufirit të saj me Rusinë dhe ka ndaluar rusët të hyjnë, sipas ministrit të Jashtëm të Letonisë, Edgars Rinkēvičs. Ai tha në Twitter se nuk ka “asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Letoninë” dhe shtoi se zyrtarët po shkëmbejnë informacione me aleatët.

Gjeorgjia po “monitoron nga afër” ngjarjet që po ndodhin në Rusi, tha të shtunën presidentja Salome Zourabichvili.

“Kufiri ynë duhet të kontrollohet fort në funksion të valëve të reja të mundshme të migrimit”,  shkroi ajo në Twitter .

Gjermania gjithashtu ka monitoruar zhvillimet që nga mbrëmja e djeshme dhe është në kontakt të ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë, tha të shtunën Ministrja e Jashtme e vendit, Annalena Baerbock.

“Qytetarët gjermanë në Rusi këshillohen të ndjekin këshillat tona të përshtatura të udhëtimit dhe sigurisë”, tha ajo.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se “po ndjek nga afër ngjarjet që po zhvillohen në Rusi, të cilat dëshmojnë se si agresioni kundër Ukrainës po shkakton gjithashtu destabilitet brenda Federatës Ruse”, tha zyra e saj në një deklaratë.

Ambasada italiane në Moskë u ka bërë thirrje qytetarëve italianë në rajonet e Rostovit dhe Voronezhit të Rusisë që të qëndrojnë “të fshehur” dhe të jenë “të informuar për zhvillimet”.

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda tha se ngjarjet aktuale tregojnë se lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka “dështuar”.

“Duke ndjekur nga afër ngjarjet. Regjimi i Kremlinit korr atë që mbjell. E gjithë dhuna e drejtuar ndaj Ukrainës ka dështuar”,  shkroi ai në Twitter.

“Samiti i NATO-s në Vilnius do të vlerësojë rrethanat e reja. Situata komplekse e sigurisë kërkon masa shtesë. Ne duhet të përgatitemi për çdo skenar!”

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar zhvilloi një takim të grupit të punës të qeverisë COBR (Dhomat e Informimit të Zyrës së Kabinetit). Këto takime thirren nga qeveria për të diskutuar reagimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj situatave emergjente. Më herët, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak i kërkoi Kremlinit dhe Wagnerit “të jenë përgjegjës dhe të mbrojnë civilët”.

Ministrja e Francës për Evropën dhe Punët e Jashtme, Catherine Colonna së bashku me Ambasadën Franceze në Moskë tha se “po ndjek nga afër ngjarjet në vijim në Rusi dhe është plotësisht e mobilizuar për të garantuar sigurinë e qytetarëve francezë në vend, si dhe atë të personelit konsullor dhe diplomatik”.

Presidenti rus Vlladimir Putin i friksuar deri në palcë : Shefi i Wagnerit Prigozhin“tradhtoi” Rusinë për “ambicie personale”

 

Presidenti rus, Vladimir Putin, është zotuar të shtunën se do t’i ndëshkojë kryengritësit, pasi grupi mercenar Wagner, ka thënë se do ta rrëzojë udhëheqësinë e ushtrisë ruse.

Në fjalimin e mbajtur ai kërkoi konsolidimin e të gjitha forcave dhe tha se veprimet ishin tradhti dhe “një thikë në shpinë ndaj popullit rus”, pas deklaratave të fundit të shefit të Wagnerit Yevgeny Prigozhin.

Pa e përmendur emrin e Prigozhinit, Putin është zotuar për t’i ndëshkuar ata që janë mbrapa rebelimit.

Ai e ka pranuar se situata në Rostov-on-Don – qytet ku janë stacionuar pjesëtarë të Wagnerit – është e vështirë. Wagner ka pretenduar se e kontrollon këtë qytet rus afër kufirit me Ukrainën, ku banorëve u është thënë të qëndrojnë brenda.

Në orët e vona të së premtes, Rusia e ka rritur sigurinë në të gjitha aspektet: e ka kufizuar internetin dhe tanket ushtarake janë parë nëpër rrugët e Moskës.

Prigozhin e ka akuzuar ushtrinë se ka nisur sulme vdekjeprurëse ndaj forcave të tij në Ukrainë – ku trupat e Wagnerit luftojnë përkrah ushtrisë ruse. Moska ka hedhur poshtë diçka të tillë.

Wagner drejt veriut të Rusisë-MOskvës !

Trupat Wagner kanë lëvizur drejt veriut të Rusisë, në drejtim të Moskës.

Autoritetet ruse janë seriozisht të shqetësuar se trupat e Wagner do të arrijnë në Moskë së shpejti.

Pak më parë, një video e postuar në Telegram dhe e verifikuar nga BBC tregonte kamionë duke bllokuar një urë 97 km (60 milje) nga periferia e Moskës.

Wagner drejt veriut të Rusisë

Kryebashkiaku i Moskës u ka kërkuar njerëzve që të kufizojnë lëvizjet e tyre nëpër kryeqytet. Ai ka njoftuar gjithashtu nisjen e një “operacioni anti terrorist” në qytetin e Moskës, rajonin e Moskës dhe rajonin e Voronezh në jug.

Rajoni i Moskës ka pezulluar të gjitha ngjarjet masive në natyrë deri më 1 korrik, sipas autoriteteve. Gjithashtu këshillohet që të kufizohen udhëtimet nëpër qytet.

Sipas BBC, janë mbyllur edhe disa ura.

Më herët jeta po vazhdonte normalisht në Rusi, edhe pse me prani të madhe sigurie dhe me postblloqe të vendosura për të kontrolluar automjetet.

Ushtria ruse granaton autokolonën e Wagnerit në Voronezh, digjet pusi i naftës

Një autokolonë ushtarake me automjete Wagner, e cila po kalonte nëpër qytetin rus të Voronezhit, është goditur nga ushtria ruse. Voronezhi ndodhte rreth 600 kilomeytra ne jug të Moskës dhe ushtria ruse po përpiqet t’u presë herët oreksin ushatrëve të grupit mercenar Wagner, që janë drejtuar për në kryeqytet, Moskë. Në të njëjtën kohë, luftimet janë ndezur në autostradat jashtë Voronezhit , ndërsa forcat ushtarake ruse përpiqen, kryesisht nga ajri, të bllokojnë përparimin e Wagnerit drejt kryeqytetit rus. Në një video të publikuar, rusët mund të shihen duke granatuar automjete ushtarake Wagner në autostradën M-4, e cila lidh kryeqytetin Moskë me rajonet e Rusisë jugore që kufizohen me Ukrainën.

“Grusht shteti” në Rusi? Wagneri pushton aeroportin, tanke në rrugët e Moskës!

 

Pakënaqësitë kishin nisur të shpërfaqen prej kohësh, por tashmë duket se lufta është e hapur: Grupi mercenar rus Wagner, i udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin, pretendon se ka pushtuar objektet ushtarake në qytetin e Rusisë, Rostov-on-Don, ndërsa Vladimir Putin e akuzoi ish krahun e tij të djathtë për tradhti.

Prigozhin ka bërë thirrje për rebelim kundër ushtrisë ruse, edhe pse mohon synimet për grusht shteti. Ndërkohë, pa e përmendur emrin e tij por duke e nënkuptuar, Putinit u zotua të ndëshkojë ashpër personat të cilët qëndrojnë pas këtij rebelimi.

Kjo kryengritje është një goditje vdekjeprurëse për popullin rus. Personat që po përgatiten për një rebelim të armatosur do të ndëshkohen. Ne do të bëjmë gjithshka për të mbrojtur Rusinë. Veprime vendimtare do të ndërmerren për të stabilizuar situatën në Rostov-on-Don.“- tha Putin.

Prigozhin deklaroi këtë mëngjes se kishte kaluar në Rus inga Ukraina me forcat e tij për të rrëzuar lidershipin ushtarak të Moskës dhe se kishte marrë tashmë nën kontroll strukturat ushtarake dhe aeroportin në Rostov.

E keqja në lidershipin ushtarak rus duhet ndaluar. Ne do te marshojmë për drejtësinë. Ata që do të ndëshkohen do të jenë personat që vranë shokët tanë, dhe që çuan dëm jetët e dhjetëra mijëra ushtarëve rusë në luftën e Ukrainës.”– u shpreh Prigozhin.

Rusia ka rritur menjëherë sigurinë: internet është kufizuar ndërsa në rrugët e kryeqytetit janë parë tanke. Prigozhin e ka akuzuar ushtrinë ruse se ka nisur sulme vdekjeprurëse ndaj forcave të tij në Ukrainë – ku trupat e Wagnerit luftojnë përkrah ushtrisë ruse. Moska e ka hedhur poshtë një gjë të tillë. Ministria britanike e Mbrojtjes, ka thënë të shtunën se shteti rus është duke u përballur me sfidën më të madhe të sigurisë në kohët e fundit.

“Në orët e ardhshme, besnikëria e forcave ruse të sigurisë dhe sidomos e Gardës Kombëtare të Rusisë, do të jetë kyçe rreth asaj se si do të zhvillohet kriza”, ka thënë ministria britanike përmes një deklarate.

Presidenti polak, Andrzej Duda, ka thënë të shtunën se është konsultuar me kryeministrin dhe Ministrinë e Mbrojtjes rreth situatës në Rusi, duke shtuar se Varshava është duke e monitoruar situatën. “Ne po e ndjekim me kujdes rrjedhën e ngjarjeve përtej kufirit tonë lindor është duke u monitoruar vazhdimisht”, u shpreh ai.

Helikopterët rusë hapin zjarr ndaj karvanit të Wagner pranë Voronezh

 

Helikopterë ë ushtrisë ruse raportohet sot pasdite se kanë hapur zjarr ndaj karvani të njësive mercenare Wagner në autostradën pranë qytetit të Voronezh, raporton rrjeti amerikan Reuters.

Më herët guvernatori i Voronezh tha se ushtria ruse po merrte të gjitha masat për të shuar tentativat e ushtrisë Wagner për të përmbysu drejtuesit ushtarakë të vendit.

Video të shpërndara në rrjet tregonin pamje të supozuara të helikopterëve të ushtrisë së rregullt ruse qe godasin ndaj njësive transportuese të ushtrisë mercenare ruse Wagner.


“Si pjesë e operacionit anti-terrorist në rajonin e Voronezh`, forcat e armatosura të federatës ruse po kryejnë veprimet e nevojshme operationale apo të luftimit”, tha gjenerali Alexander Gusev, në rrjetet sociale.

Moska zyrtare ende nuk ka pranuar asnjë zhvillimin në lidhje me grushtin e shtetit të pretenduar nga Perëndimi.

Rebelimi i njësive Wagner duket se është nxitur nga një sulm me raketa me disa të vrarë, në dukje aksidental të Rusisë, ndaj kampin të tyre stërvitor në Bakhmut.

Nën urdhrat e Prigozhin, efektivët e Wagner kanë marrë kontrollin e garnizonit rus të Rostov-on-Don dhe ndoshta impjanteve të tjera në Voronezh me zotime për të luftuar kundër Moskës.

Putin e ka quajtur lëvizjen “tradhti” e “rebelim”, si dhe “një thikë pas shpine ndaj popullit”, sipas raprotimeve.


1/5
Video të shpërndara në rrjet tregonin pamje të supozuara të helikopterëve të ushtrisë së rregullt ruse qe godasin ndaj njësive transportuese të ushtrisë mercenare ruse Wagner.

Përse “u sulmua” Rostovi? Çfarë ka në qytetin ku nisi “puçi” kundër Putinit

 

Pas një nate konfuzioni dhe kaosi, kreu i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, deklaroi se ndodhet brenda selisë së ushtrisë ruse në Rostov-on-Don. P

Për më tepër, shefi i grupit mercenar pretendon se luftëtarët e tij tashmë kanë nën kontroll strukturat ushtarake të qytetit. Edhe pse pohime të tilla The Guardian thotë se nuk i ka verifikuar dot në mënyrë të pavarur, është e qartë se situate në qytetin jugor rus është e trazuar dhe e pasigurtë- dhe kjo në një rajon me rëndësi strategjik për Moskën që mund të ketë pasoja të gjera për konfliktin në Ukrainë.

Por çfarë ndodhi që Wagneri akuzohet sot për kryengritje të armsotura nga presidenti rus Vladimir Putin? Një ditë më parë, Prigozhin i akuzoi trupat ruse për një sulm me raketa, ng ai cili mbetën të vrarë disa prej mercënarëve te tij. Pas një serie ankesash të mëparshme, kjo duket e mbushi kupën dhe në përshkallëzimin më serioz të përplasjeve mes bosit të Wagnerit dhe komandantëve të ushtrisë së rregullt ruse, Progozhin njoftoi marshimin e forcave të tij në Rostov. Përse pikërisht këtu?

Rostov-on-Doni është qyteti më i madh në Rusinë jugore dhe kryeqendra e rajonit të Rostovit që është ngjitur me pjesë të Ukrainës lindore, ku lufta është sot më e egër se kudo tjetër. Qyteti – vetëm 100 km  nga kufiri me Ukrainën – është shtëpia e komandës së distriktit ushtarak jugor rus, nën urdhrat e se cilës po koordinohen veprimet ndaj kundërofensivës së Kievit në jugun e vendit fqinj. Rostov strehon po ashtu qendrën komanduese për grupin e përbashkët të forcave ruse në Ukrainë në tërësi dhe për këtë arsye është një nyje kritike e logjistikës së ushtrisë ruse.

Çdo kërcënim që i kanoset pranisë së ushtrisë ruse atje, ka të ngjarë të ketë pasoja në shumë aspekte kyçe të luftës në Ukrainë, thonë ekspertë të ndryshëm. Pavarësisht se pretendon se ka nën kontroll struktura ushtarake ruse, Prigozhin thote megjithatë se operacioni i tij nuk do të pengojë përpjekjet luftarake të Moskës.

“Ne morëm nën kontroll aeroportin e Rostovit, në mënyrë që avionët ushtarakë të mos na godisnin ne, por të sulmojnë ukrainasit”, u shpreh ai. “Erdhëm këtu për të ndaluar turpin në vendin ku jetojmë,” tha Prigozhin, përpara se të shtonte: “Ne po shpëtojmë Rusinë”.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...