Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/06/26

GJeneral majori i karabinierisë italiane Giovanni Pietro Barbano e ka marrë detyrën si shef i ri i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

 


Sipas njoftimit të EULEX-it, Barbano “pranoi se Misioni operon në një kontekst ende të vështirë, në mes të tensioneve të rritura”.

“Misioni është një mjet i shkëlqyer për përgjigjen më të gjerë të BE-së ndaj sfidave të sigurisë, pasi EULEX-i është reaguesi i dytë i sigurisë i Kosovës. Brenda kufijve të mandatit të tij, Misioni do të vazhdojë të mbështesë stabilitetin në Kosovë, si dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve të saj”, ka thënë ai.

Ai pason diplomatin suedez, ambasadorin Lars-Gunnar Wigemark, i cili përfundoi mandatin e tij si Shef i Misionit më 25 qershor 2023.

“Me një ndjenjë të madhe përgjegjësie i marr sot detyrat e mia si Shef i EULEX-it, një partner strategjik i Kosovës në sundimin e ligjit dhe sigurisë. Duke qenë plotësisht i vetëdijshëm për mandatin jetik të Misionit, unë do të punoj me integritet dhe profesionalizëm për të përmbushur moton e Misionit ‘Partneritet për Drejtësi’, për të ndikuar pozitivisht në terren dhe për të avancuar qëllimet tona të përbashkëta për sundimin e ligjit në Kosovë” ka thënë Barbano.

Ai gjithashtu ka thënë se EULEX do të vazhdojë të monitorojë nga afër rastet e përzgjedhura në nivelin policor, prokurorial, gjyqësor dhe korrektues për të vlerësuar se si këto raste trajtohen nga autoritetet e Kosovës.

Sipas tij, ndër të tjera, monitorimi do të fokusohet në respektimin e të drejtave të njeriut, garancitë e gjykimit të drejtë, si dhe trajtimin e barabartë për të gjithë, duke përfshirë pjesëtarët e komuniteteve joshumicë në Kosovë.

Zmbrapset çetniku Vuçiç , lirohen tre policët e arrestuar, rrezikonin 12 vite burg!

 

Serbia duket është dorëzuar përballë presionit të komunitetit ndërkombëtar: Gjykata e Kralevësnë, përpara së cilës dolën tre policët e Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe me 14 qershor, ka vendosur lirimin e tyre.

Si Prishtina zyrtare, ashtu edhe Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin insistuar vazhdimisht që autoritetet serbe t`i linin të lirë Rifat Zekën, Beqir Sefin dhe Mustafë Shemin.

Sekretari i Parë i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, pohoi në Facebook se tre policët ishin paraqitur mëngjesin e sotëm përpara gjykatës. Ayure u ishte caktuar në 16 qershor masa e paraburgimit, por nuk dihej kohëzgjatja.

Arrestimi i tre policëve shkaktoi reagimin e ashpër të Prishtines, që vazhdoi të insisonte se efekitvët e kufirit ishin rrëmbyer brenda territorit të Kosovës. Beograd inga ana tjetër deklaronte se ishin kapur në tokën serbe. Autoritetet serbe pretendonin se dyshoheshin për veprat penale te prodhimit, zotërimit, mbajtjes dhe trafikimit të paligjshëm të armëve dhe lëndëve plasëse, që bartin në vetvete dënimin me deri në 12 vjet heqje lirie.

Komuniteti ndërkombëtar vazhdimisht kishte këmbëngulur në lirimin e tyre pa kushte. Thirrje të ngjashme drejtoi dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili e cilësoi mbajtjen e tyre në paraburgim si “mbajtje peng” dhe e kritikoi qëndrimin që ka mbajtur Serbia.

Ky përbën padyshim një hap domethenes drejt shtensionimit të situatës në veri, e cila i ka shqetësuar ndërkombëtarët deri në pikën që vetë i dërguari i SHBS-së për Ballkanin perëndimor të pohonte pak ditë më parë se tensionet ne veriun e Kosovës e kanë potencialin të shndërrohen në konflikt rajonal.

Tre zyrtarët policorë të Kosovës të arrestuar nga forcat serbe më 14 qershor u liruan sot dhe do të mbrohen në gjendje të lirë.



Sekretari i Parë i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, i cili ka publikuar foton me tre policët ka thënë se tre zyrtarët e Policisë së Kosovës, t do të dalin të hënën para një gjykate në Kralevë.

Atyre u është caktuar masa e paraburgimit më 16 qershor 2023 , por nuk dihet kohëzgjatja. 


Prishtina pretendon se ata janë rrëmbyer nga territori i Republikës së  Kosovës, derisa Beogradi deklaron se ata janë arrestuar në territorin serb.

Çdo sekondë i humbur deri në kthimin e tyre në Republikën e Kosovës, në krye të detyrave, konstituon një impuls dhe sjellje joracionale, me qëllim kamuflimin e një akti bizar”, ka thënë Haxholli përmes një postimi në Facebook.

Sipas autoriteteve serbe, ata dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënimin deri në 12 vjet burg.

Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar lirimin e tyre pa kushte.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot lirimin e tre policëve të Kosovës.

 



Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Presidenti  Bajram Begaj uroi kthim sa më të shpejtë e efektiv të palëve në tryezën e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së dakordësuar në Bruksel dhe Ohër.

Tre policët e rrëmbyer më 14 qershor 2023 nga forcat serbe brenda territorit të Republikës së  Kosovës, janë liruar sot.

OKB: Tortura, krim kundër njerëzimit

 


 

Sot është Dita Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës.

Pavarësisht ndalimit absolut të torturës sipas ligjit ndërkombëtar, tortura vazhdon në të gjitha rajonet e botës. Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres ka deklaruar se, “torturuesit nuk duhen lejuar të shpëtojnë pa u ndëshkuar për krimet e tyre dhe se sistemet që lejojnë torturën duhen shpartalluar ose transformuar”.

Shqetësimet për mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe kufijve përdoren gjithnjë e më shumë për të lejuar torturën dhe forma të tjera të trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues.

Kombet e Bashkuara e kanë dënuar torturën që në fillim si një nga aktet më të neveritshme të kryera nga qeniet njerëzore ndaj qenieve njerëzore.

Tortura është një krim sipas ligjit ndërkombëtar. Sipas të gjitha instrumenteve përkatëse, është absolutisht e ndaluar dhe nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë. Ky ndalim është i detyrueshëm për çdo anëtar të bashkësisë ndërkombëtare, pavarësisht nëse një shtet ka ratifikuar traktatet ndërkombëtare në të cilat tortura është e ndaluar shprehimisht. Praktika sistematike ose e përhapur e torturës përbën një krim kundër njerëzimit.

Më 12 dhjetor 1997, me rezolutën 52/149, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së shpalli 26 qershorin Ditën Ndërkombëtare në Mbështetjen e Viktimave të Torturës, me synimin për çrrënjosjen totale të torturës dhe funksionimin efektiv të Konventës kundër Torturës.

26 qershori është një mundësi për t’u bërë thirrje të gjitha palëve të interesuara, përfshirë shtetet anëtare të OKB-së, shoqërinë civile dhe individët kudo që janë, të bashkohen në mbështetje të qindra mijëra njerëzve në mbarë botën që kanë qenë viktima të torturës dhe atyre që torturohen ende sot.

Tre policët e rrëmbyer më 14 qershor nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës, janë liruar sot

 




3 policët janë vizituar nga familjarët e tyre të premten, ndërsa njërit prej tyre i janë siguruar edhe barnat.

Para disa ditësh, në një konferencë për media, kryeministri Kurti dhe ministrja Gërvalla, kanë shpalosur detaje për vizitën e ambasadorit Jetishi te tre policët kufitarë.

Kurti tha se policët i kanë rrëfyer Jetishit momentin e rrëmbimit nga njësitë serbe.

”Të tre kanë qenë bashkë. Të tre e kishin rrëfimin e njëjtë kur u pyetën ndaras nga njëri-tjetri nga ambasadori ynë. Përshkrimi i policëve është i njëjtë. Janë tri rrëfime të ndara identike, të cilët thonë se në momentin e rrëmbimit më 14 qershor kanë qenë tek tryeza e improvizuar për ngrënie. Pra kanë qenë duke ngrënë drekë kur 15 persona i kanë rrethuar, sulmuar dhe rrëmbyer”, tha ia.

Ndërsa, Gërvalla ka treguar për kushtet në të cilat gjenden ata.

Nga momenti i shqiptimit të masës së zgjatjes së paraburgimit për 30 ditë, tre oficerët janë vendosur në Qendrën e Paraburgimit në Kralevës. Ata janë të vendosur në dhoma të veçanta tek e tek, mirëpo nuk kanë qasje as në TV ose në ndonjë formë të mediave të shkruara ose tjera. Sipas tyre, trajtimi nga gardianët dhe stafi tjetër është korrekt, atyre u jepet ushqim në baza të rregullta ditore, edhe pse sipas njërit prej tyre cilësia është jo e mirë.

Dje, autoritetet e burgut iu kanë dhënë ndërresa të brendshme dhe aksesorë higjiene, por Mustafa ka thënë se i mungojnë medikamentet bazike që i përdor rregullisht për gjendjen shëndetësore dhe kjo po ia vështirëson qëndrimin në burg.

2023/06/25

Akademiku Rexhep Qosja feston 87-vjetorin e lindjes, Begaj: Një pasuri kombëtare e mendimit

 



                      Nga Flori Bruqi,PHD

Rexhep Qosja (25 qershor 1936, Vuthaj, Mal i Zi) është historian letërsie, kritik letrar, shkrimtar, publicist, politikan dhe akademik shqiptar. Është anëtar i rregullt dhe korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, dhe ka qenë i angazhuar në politikën kosovare të pasluftës. Është autor i disa romaneve të njohura. Qe njëri ndër zërat më të spikatur të dramës moderne shqipe gjatë viteve 1970. Më 2006 u inkuadrua në një debat për identitetin shqiptar me Ismail Kadarenë.[4] Ka qenë një ndër intelektualët shqiptarë i cili ka ngritur zërin në mbrojtje të figurës së Enver Hoxhës. Në debatin e hapur në vitin 2018 mbi shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ka mbrojtur tezën e shkëmbimit të territoreve.U lind në Vuthaj, në krahinën e Malësisë asokohe nën Mbretërinë Jugosllave. Katër klasat e para të fillores i kreu në Vuthaj, kurse gjysmëmaturën në Guci. Më 1959 mbaroi Shkollën Normale në Prishtinë, ndërsa më 1960 u regjistrua në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku u diplomua më 1964. Në vitin 1967 u pranua asistent në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe gjatë viteve 1967/68 specializoi shkencën e le­tërsisë në studimet e shkallës së tretë në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Beogradit. Më 1969 u zgjodh bashkëpunëtor shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Në vitin 1971 mbrojti tezën e doktoratës mbi jetën dhe krijimtarinë e Asdrenit me punimin "Asdreni, jeta dhe vepra e tij" në studimet e tij pasuniversitare në Universitetin e Beogradit. Pas doktorimit, më 1972, u zgjodh, një herë bashkëpunëtor i lartë e pastaj, këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik, si dhe profesor inordinar dhe profesor ordinar në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. U pranua në Partinë Komuniste të Jugosllavisë në vitet 70. Ishte drejtor i Institutit Albanologjik prej vitit 1972 deri më 1981, shef shumëvjeçar i Degës së Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe të Fakultetit Filozofik dhe, gjatë viteve 1974-1975, kryeredaktor i jashtëm i revistës letrare Jeta e Re. Më 1989 iu propozua që të bëhej kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, por Qosja refuzoi. Pas ndryshimeve politike më 1990 në Shqipëri, Qosja u bë ndër kritikët më të zëshëm të kulturës dhe elitës politike si derivat gjenealogjik i nomenklaturës komuniste Dhjetëvjeçarin para Luftës së Kosovës mori emër si figurë e realitetit kombëtar shqiptar. Politikisht organizoi Forumin Demokratik të Intelektualëve Shqiptarë si kundërpeshë ndaj LDK-së së Akademik Prof.Dr.Ibrahim Rugovës, më 1998 shkoi edhe më tej, duke e themeluar Lëvizjen Demokratike të Bashkuar (LDB). Në këtë cilësi mori pjesë në bisedimet në Rambouillet në shkurtin e vitit 1999 si anëtar i delegacionit shqiptar. Pas luftës Qosja mori pjesë në Këshillin Administrativ Interim vendosur më 15 dhjetor 1999. 

Pas një viti, më 16 dhjetor, dha dorëheqjen nga kryetarësia e LDB-së pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e 28 tetorit të atij viti.Është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike. Ka botuar recensione, vështrime, artikuj, sprova, trajtesa e studime në revista shkencore e letrare, duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe dhe të krijimtarisë letrare në përgjithësi. Disa punime dhe vepra të tij janë përkthyer në gjuhë të tjera.
 Në vitin 2010 Instituti Albanologjik i Prishtinës botoi kompletin e veprave në 29 vëllime.Rexhep Qosja ka botuar disa romane: "Vdekja më vjen prej syve të tillë" (1974), "Një dashuri dhe shtatë faje" (2003), "Nata është dita jonë" (2007), "Bijtë e askujt" (2010) dhe Të fshehtat e treguara (2020). Përveç në Prishtinë romani "Vdekja më vjen prej syve të tillë" është botuar në vitin 1987 edhe në Tiranë, me inisiativë të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili kishte lexuar botimin e Shtëpisë Botuese “Rilindja” të Prishtinës dhe e kishte pëlqyer. Më vonë Kadare e rekomandoi romanin e Qosjes edhe në Francë dhe ai u botua atje, në vitin 1994 me parathënie të Kadaresë.

 Qosja ashtu si shkrimtarët tjerë shqiptarë është ndikuar nga Ismail Kadare. Një rast i tillë është romani i Qosjes Një dashuri dhe shtatë faje i botuar më 2001, që është i ngjashëm me romanin e Kadaresë Krushqit janë të ngrirë botuar më 1986. Ngjashmëritë janë protagonisti i cili është mjek në të dy rastet, antagonisti që është UDB, vendi është Spitali i Prishtinës, viti është 1981, faji i protagonistit është mjekimi ose nderimi i viktimave të demonstratës. Studiuesi Ag Apolloni pohon se ngjashmëri të tilla ka edhe te shkrimtarët e mëdhenj botërorë dhe ato nuk ua ulin vlerën veprave.

 Nga proza Qosja ka botuar edhe tregimin 
"I ringjalluri i penduar" i cili mund të quhet edhe novelë ose roman. Ky tregim është satirë që fshikullon politikanët kosovarë të pasluftës.
 Të fshehtat e treguara është romani i parë omnibus në letërsinë shqipe. Eseja "Çështja Shqiptare" e Qosjes në vitin 1995 u përkthye dhe u botua në Francë nga shtëpia botuese Fayard.

 Në këtë vepër të përkthyer në frëngjisht Qosja do të deklaronte: «Perandoria Osmane ka ngritur mur mes shqiptarëve dhe Evropës, në radhë të parë me ideologjinë fetare islame» Me botimin e vëllimit Identiteti evropian i shqiptarëve nga Ismail Kadare më 2006 si replikë ndaj vëllimit të Qosjes Ideologjia e shpërbërjesu bë shkas për rrahjen e kësaj teme, Qosja iu përgjigj brenda vitit me esetë Idetë raciste të Kadaresë dhe Realiteti i shpërfillur.Kundëpërgjigjja e Qosjes çoi Kadarenë drejt reagimit dhe kështu u zhvillua një debat mbi identitetin kombëtar. Qendra e mendimit të Qosjes është se identiteti mbarëshqiptar në gjerësinë e tij ngërthen elemente të të dy qytetërimeve, si atij perëndimor, si atij lindor.
 Në veprën Identiteti Evropian i Shqiptarëve, Kadare i ka kritikuar ashpër qëndrimet e Qosjes:
 «Askush nuk mund të jetë aq naiv sa të mos e kuptojë se një identitet i ndarë është një komb i ndarë. Askush s’mund të jetë aq i ngathët nga mendja që të mos e kuptojë se përjashtimi i gjysmës ose shumicës së kombit shqiptar nga identiteti evropian, do të thotë përjashtim nga Evropa. Dhe përjashtimi nga Evropa nuk është larg dëbimit nga Evropa. Ky nuk është as përfundim teorik e as filozofik. Kombi shqiptar, përpara se ta lexojë në libra e ka ndier në mishin e tij këtë lemeri. Shpërnguljet me dhunë kanë hyrë në vetëdijen e traumatizuar të disa brezave shqiptarë. Këto shpërngulje nuk ranë si rrufe në qiell të pastër. Ato ishin përgatitur për një kohë të gjatë nga zyra kriminelësh, nga ushtarakë sadistë, nga akademikë të zinj si Vasa Çubrulloviçi, nga mendësia e një popullsie të tërë të dehur prej etheve shoviniste.» Rexhep Qosja është një ndër autorët që kanë patur një ndikim të madh në modernitetin letrar të dramës shqipe, në dimensionin e saj filozofik dhe thellësinë psikologjike në vitet 70, bashkë me Teki Dervishin dhe Beqir Musliun.

Akademik Rexhep Qosja ka shkruar dramat Beselam pse po më flijojnë, Sfinga e gjallë dhe Vdekja e një mbretëreshe, botuar në vitin 1978 nën titullin e përbashkët "Mite të zhveshura". Dramën e parë, Sfinga e gjallë, e nisi po atë vit që përfundoi romanin e parë, Vdekja më vjen prej syve të tillë (1974), dhe e inskenoi në vitin 1976. Në një intervistë dhënë gazetares Rudina Xhunga me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Qosja e cilësoi jonormale injorimin që i bëhej Enver Hoxhës. Sipas tij, Hoxha:  « e shkëputi Shqipërinë prej një varfërie të madhe që sundonte përpara...i siguroi atij populli bukën, ndërtoi një shtet bashkëkohor me të gjitha institucionet politike, shoqërore, kulturore, arsimore, shkencore. Nuk mund t’i harrojmë këto. Shqipëria sot ndriçohet edhe me hidrocentrale që ka ndërtuar ai regjim, apo në radhë të parë me ato termocentrale. Ai regjim e mbrojti Shqipërinë prej përmbytjeve, e shpëtoi Shqipërinë prej kënetave. U rritën tani kënetat, u rritën aq shumë sa po bëhen vërshime ashtu si Shkodra sepse regjimi i sotëm nuk po i kushton rëndësi ose i la të shkatërrohen ato që i kishte ndërtuar ai regjim me Enver Hoxhën në krye për mbrojtjen e qyteteve, fshatrave, fushave prej vërshimeve dhe brakave. Nuk mund dhe nuk duhet t’i harrojmë këto. E thashë më parë e dua ta përsëris se ai regjim i dha popullit shqiptar një dinjitet ndërkombëtarisht të njohur dhe kjo nuk është diçka e parëndësishme.» Sipas Qosjes Shqipëria nuk ishte vendi i vetëm ku u pushkatuan njerëzit pas luftës, duke e krahasuar me terrorin ne vendet tjera komuniste në Shqipëri dhuna qe në përpjestime më të vogla.[20] Madje në ditarin e tij të botuar në vitin 2016, Qosja do të shkruante: «"Enver Hoxha ishte atdhetar i madh, atdhetari më i madh shqiptar, që ia kishte kushtuar jetën Shqipërisë shtet dhe popullit shqiptar komb. Këta të sotmit, të gjithë së bashku s'i vijnë atij as deri te nyja e poshtme e këmbës".
» Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha kritikoi Qosjen për "lartësimin e figurës së Enver Hoxhës", dhe për injorimin e faktit që shqiptarët ia kishin zvarritur bustet që kishte pasur në çdo qytet të Shqipërisë.Pas ankesës së demokratëve lidhur me shfaqjen e fotografive të liderit shqiptar Enver Hoxha në festimet e çlirimit të Shqipërisë, Rexhep Qosja mbrojti shfaqjen e tyre duke argumentuar se në vendet demokratike nuk dënohej nxjerrja publike e fotografive të figurave të mëhershme politike, madje as nxjerrja publike e fotografive të Leninit dhe Stalinit; përjashtim bënte nxjerrja e fotove të Adolf Hitlerit. Qosja e kritikoi ashpër edhe krahasimin e Enver Hoxhës me Hitlerin, duke e quajtur marrëzi, shpifje dhe akuzë poshtëruese kundër popullit shqiptar, i cili Enver Hoxhën e kishte kënduar, duartrokitur, madhëruar në vepra arti dhe e kishte quajtur figurë e madhe kombëtare.Kjo nxiti replikë nga deputetja demokrate Mesila Doda e cila e quajti Qosjen «marksist-leninist i degraduar».
 Qosja sulmoi mentalitetin komunist: « ish-sekretari i organizatës themelore të Partisë së Punës së Shqipërisë në Universitetin e Tiranës, Sali Berisha, i cili kishte bërë shumë përpjekje, qoftë edhe përmes djemve të Enver Hoxhës, për të hyrë në shtëpinë dhe në ekipin e mjekëve të tij! Dhe, ky trabant i komunizmit, që aq egër do të çohet kundër idhullit të vet vetëm pas vdekjes së tij, do ta quajë sot Enver Hoxhën Hitleri shqiptar!
» Epokën e Mbretit Zog I Qosja e ka quajtur "rend feudal" dhe kjo solli një valë reagimesh në Shqipëri që e cilësuan Qosen si "despot dhe enverist", dhe qëndrimet e tij si "shpalosja e radhës e enverizmit dhe përçarja e kombit shqiptar". Debati mbi korigjimin e kufinjve Në debatin që u zhvillua në vitin 2018, Qose është deklaruar pro idesë së korrigjimit të kufinjve mes Kosovës dhe Serbisë. Qosja e ka goditur Sali Berishën për deklaratën e tij se çështja e kufinjve të Kosovës ishte shndërruar në lajm kryesor rajonal dhe botëror nga serbomëdhenjtë e Beogradit dhe argatët e tyre në Prishtinë. Sipas Qosjes, Berisha nuk kishte të drejtë morale të fliste kur ai "duke e thyer embargon e vendosur prej faktorëve ndërkombëtar ndaj Serbisë,me naftën e Shqipërisë e ka furnizuar ushtrinë serbe që masakronte shqiptarë në Kosovë.

 


Në 87-vjetorin e lindjes së akademikut Rexhep Qosjes, autoritetet më të larta në vend bashkuan urimet  për jetë të gjatë e suksese të reja në veprimtarinë e tij si shkrimtar, kritik letrar, historian i letërsisë shqipe, publicist e veprimtar shoqëror e kombëtar, ndër më të shquarit, më të mprehtit e më kurajozët që bota shqiptare ka shprehur prej një shekulli e këndej.

Begaj: Profesor Qosja është një pasuri kombëtare e mendimit.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi Akadamikun Rexhep Qosja në 87-vjetorin e tij të lidnjes, teksa theksoi se Profesor Qosja është një pasuri kombëtare e mendimit.

“Shumë urime për ditëlindje Akademikut Rexhep Qosja! Profesor Qosja është një pasuri kombëtare e mendimit të cilin e ka shprehur me shqipen plot elegancë në krijimtarinë e tij shkencore, historike, letrare, artistike dhe publicistike. Jetë të gjatë e të lumtur Profesor!”, thueht në mesazhine urimit të Presidentit drejtuar Akademikut Qosja.

Nikolla: Krijimtaria e tij e begatë, në shërbim të shqiptarëve

Urimeve për 87-vjetorin e lindjes së Akadamikut Qosja, iu bashkua edhe Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Nikolla deklaroi se krijimtaria e tij e begatë është në shërbim të shqiptarëve.

“Sot, në ditën e lindjes, i uroj akademikut të shquar, Rexhep Qosja, shëndet, jetë të gjatë e të lumtur dhe vijimin e krijimtarisë së Tij të begatë, në shërbim të shqiptarëve!”, u shpreh Nikolla.

 

I pajisur me një erudicion të rrallë, me metoda, koncepte e teknika të sprovuara të analizës shkencore e të krijimtarisë letrare, akad. Qosja ka hedhur dritë të re dhe origjinale mbi proceset e jetës letrare, kulturore e mendore të popullit shqiptar. Epoka fatlume e Rilindjes Kombëtare ka qenë objekti i preferuar i interesit shkencor të akad. R. Qoses. Falë analizave të mprehta e gjithëpërfshirëse, ai ka rrokur thelbin e rëndësinë ekzistenciale të asaj periudhe historike, kombformuese e shtetformuese, ka skalitur në mënyrë mjeshtërore profilet e përfaqësuesve më domethënës të saj, të J. De Radës, N. Frashërit, F. Konicës, Asdrenit, Gj. Fishtës, F. S. Nolit e të tjerë. Studimet, krijimtaria letrare dhe publicistika e akad. Rexhep Qoses dallohen për akribinë shkencore, mprehtësinë e gjykimit, për përzgjedhjen e tematikës ku autori parashtron shqetësimet e tij sociale e kombëtare, për përdorimin e një shqipeje të pastër e të qartë dhe të një stili të rrjedhshëm.
Romanet e prof. Qosjes, nga romani “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, një roman i hershëm i postmodernizmit në letërsinë shqipe, deri tek romani “Bijtë e askujt”, i përcjellin lexuesit përjetime emocionale të një intensiteti të jashtëzakonshëm. Pas historive e dramave të personazheve të veçantë, në romanet e prof. Qosjes shpaloset historia e drama e një populli të tërë.

Prof. Rexhep Qosja i ka bërë një shërbim të çmuar historisë së Kosovës dhe asaj mbarëkombëtare nëpërmjet serisë shumëvëllimëshe të shkrimeve dëshmuese, ku regjistrohen besnikërisht zhvillimet e tre dekadave të fundit të shek. XX. Në cilësinë e dëshmitarit e gjithashtu të protagonistit, ai evidenton me saktësi ngjarjet që shënuan historinë moderne të Kosovës, nga vendosja e lidhjeve gjurmëlënëse kulturore e shkencore mes Kosovës e Shqipërisë në vitet 1970-1980, tek demonstratat e studentëve të Prishtinës e të qyteteve të tjera të Kosovës në mars-prill 1981, tek intensifikimi i represionit serb e për rrjedhojë tek fillimi i qëndresës së armatosur të rinisë shqiptare të organizuar në UÇK, dhe në fund tek ndërkombëtarizimi i problemit të Kosovës, që u materializua me organizimin e Konferencës së Rambujesë e me ndërhyrjen e NATO-s e çlirimin e saj.

Me intervistat e artikujt e tij kritikë në mediat e Kosovës e të Shqipërisë, Rexhep Qosja ka qenë një zë i veçantë, një denoncues kurajoz e i pamëshirshëm i abuzimeve dhe i shkeljeve të demokracisë. Në vitet 1990 manifestuesit shqiptarë e filluan betejën për një rend të ri duke u frymëzuar nga vepra e nga këshillat prej prof. Qosjes. Fjala e tij vazhdon të dëgjohet me interes e respekt për sa kohë promovon interesat e kombit shqiptar dhe ardhmërinë europiane të tij.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...