Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/06/26

Vjollca Osmani: Aleanca me ShBA-në vazhdon të mbetet ekzistenciale

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontributin në lirimin e tre policëve të rrëmbyer nga forcat serbe.

Ajo ka nënvizuar se aleanca me ShBA-në vazhdon të mbetet ekzistenciale për Kosovën.

Osmani, pasi priti në takim guvernatoren e shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds, tha se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së janë të rrënjosura në vlera të përbashkëta për demokraci, sundim të ligjit dhe paqe e siguri.

“Shpreh falënderimet e përzemërta për kontributin që kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lirimin e tre policëve të Republikës së Kosovës, të cilët po mbaheshin të kidnapuar pas aktit të agresionit që Serbia kishte kryer ndaj Republikës së Kosovës. Ata tash janë të lirë duke u kthyer në Republikën e Kosovës dhe tek familjet e tyre”, tha ajo.

Presidentja Osmani dhe guvernatorja Reynolds nënshkruan edhe marrëveshjen e marrëdhënieve së shteteve simotra mes Kosovës dhe Iowa-s, e cila do të fuqizojë bashkëpunimin edhe më tej në fushën e sigurisë, arsimit, kulturës dhe bujqësisë.

“Sot me nënshkrimin e marrëveshjes së Kosovës dhe shtetit të Iowa-s dëshmuam edhe një herë përkushtimin tonë për të hapur kapituj të ri të bashkëpunimit dypalësh. Kjo marrëveshje do të luajë rol jetik në zhvillimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të ndërsjellë, përfshirë arsimin, kulturën, turizmin, bujqësinë, tregtinë dhe fushën e energjisë. Po ashtu do të krijojë instrumente për koordinim të shtuar mes dy vendeve tona edhe fushën e mbrojtjes. Një bashkëpunim ky që ka qenë esencial mes FSK-së dhe Iowa-s. Por mbi të gjitha marrëveshja e nënshkruar sot do t’i hap rrugë përafrimit dhe përfitimeve të drejtpërdrejta të qytetarëve tanë. Për Republikën e Kosovës aleanca me ShBA-në vazhdon të mbetet ekzistenciale. Qytetarët tanë janë populli më pro amerikan në botë, prandaj siç i shpreha guvernatores në Kosovë ju gjithnjë do të qeni miqtë dhe partner të përkushtuar. Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së janë të rrënjosura në vlera të përbashkëta dhe angazhimin tonë për demokraci, sundim të ligjit, paqe dhe siguri në vend dhe rajon”, tha Osmani në konferencën e përbashkët për medie me guvernatoren Reynolds.

Ndërkaq, guvernatorja e Iowa-s, Kim Reynolds, shprehu përkushtimin për të zgjeruar bashkëpunimin me Kosovën.

“Marrëdhënia jonë speciale është e ndërtuar në një themel të fortë të partneritetit në fushën e sigurisë të Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila vazhdon të lulëzoj edhe tani…Kjo është një dëshmi aq e fuqishme e ndikimit që partneriteti ynë mund të ketë. Mund të dini se sa jemi të përkushtuar për të zgjeruar partneritetin dhe bashkëpunimin tonë edhe më tej, në fushën e sigurisë, edukimit dhe në lidhjet e reja komerciale”, tha ajo.

Paraprakisht, Osmani dhe Reynolds shprehën solidaritetin dhe mbështetjen për vërshimet në Pejë, ku humbën jetën një grua së bashku me djalin e tij.

Gjatë ditës, guvernatorja Reynolds u prit në takim edhe nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla.

GJeneral majori i karabinierisë italiane Giovanni Pietro Barbano e ka marrë detyrën si shef i ri i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

 


Sipas njoftimit të EULEX-it, Barbano “pranoi se Misioni operon në një kontekst ende të vështirë, në mes të tensioneve të rritura”.

“Misioni është një mjet i shkëlqyer për përgjigjen më të gjerë të BE-së ndaj sfidave të sigurisë, pasi EULEX-i është reaguesi i dytë i sigurisë i Kosovës. Brenda kufijve të mandatit të tij, Misioni do të vazhdojë të mbështesë stabilitetin në Kosovë, si dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve të saj”, ka thënë ai.

Ai pason diplomatin suedez, ambasadorin Lars-Gunnar Wigemark, i cili përfundoi mandatin e tij si Shef i Misionit më 25 qershor 2023.

“Me një ndjenjë të madhe përgjegjësie i marr sot detyrat e mia si Shef i EULEX-it, një partner strategjik i Kosovës në sundimin e ligjit dhe sigurisë. Duke qenë plotësisht i vetëdijshëm për mandatin jetik të Misionit, unë do të punoj me integritet dhe profesionalizëm për të përmbushur moton e Misionit ‘Partneritet për Drejtësi’, për të ndikuar pozitivisht në terren dhe për të avancuar qëllimet tona të përbashkëta për sundimin e ligjit në Kosovë” ka thënë Barbano.

Ai gjithashtu ka thënë se EULEX do të vazhdojë të monitorojë nga afër rastet e përzgjedhura në nivelin policor, prokurorial, gjyqësor dhe korrektues për të vlerësuar se si këto raste trajtohen nga autoritetet e Kosovës.

Sipas tij, ndër të tjera, monitorimi do të fokusohet në respektimin e të drejtave të njeriut, garancitë e gjykimit të drejtë, si dhe trajtimin e barabartë për të gjithë, duke përfshirë pjesëtarët e komuniteteve joshumicë në Kosovë.

Zmbrapset çetniku Vuçiç , lirohen tre policët e arrestuar, rrezikonin 12 vite burg!

 

Serbia duket është dorëzuar përballë presionit të komunitetit ndërkombëtar: Gjykata e Kralevësnë, përpara së cilës dolën tre policët e Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe me 14 qershor, ka vendosur lirimin e tyre.

Si Prishtina zyrtare, ashtu edhe Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin insistuar vazhdimisht që autoritetet serbe t`i linin të lirë Rifat Zekën, Beqir Sefin dhe Mustafë Shemin.

Sekretari i Parë i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, pohoi në Facebook se tre policët ishin paraqitur mëngjesin e sotëm përpara gjykatës. Ayure u ishte caktuar në 16 qershor masa e paraburgimit, por nuk dihej kohëzgjatja.

Arrestimi i tre policëve shkaktoi reagimin e ashpër të Prishtines, që vazhdoi të insisonte se efekitvët e kufirit ishin rrëmbyer brenda territorit të Kosovës. Beograd inga ana tjetër deklaronte se ishin kapur në tokën serbe. Autoritetet serbe pretendonin se dyshoheshin për veprat penale te prodhimit, zotërimit, mbajtjes dhe trafikimit të paligjshëm të armëve dhe lëndëve plasëse, që bartin në vetvete dënimin me deri në 12 vjet heqje lirie.

Komuniteti ndërkombëtar vazhdimisht kishte këmbëngulur në lirimin e tyre pa kushte. Thirrje të ngjashme drejtoi dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili e cilësoi mbajtjen e tyre në paraburgim si “mbajtje peng” dhe e kritikoi qëndrimin që ka mbajtur Serbia.

Ky përbën padyshim një hap domethenes drejt shtensionimit të situatës në veri, e cila i ka shqetësuar ndërkombëtarët deri në pikën që vetë i dërguari i SHBS-së për Ballkanin perëndimor të pohonte pak ditë më parë se tensionet ne veriun e Kosovës e kanë potencialin të shndërrohen në konflikt rajonal.

Tre zyrtarët policorë të Kosovës të arrestuar nga forcat serbe më 14 qershor u liruan sot dhe do të mbrohen në gjendje të lirë.



Sekretari i Parë i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, i cili ka publikuar foton me tre policët ka thënë se tre zyrtarët e Policisë së Kosovës, t do të dalin të hënën para një gjykate në Kralevë.

Atyre u është caktuar masa e paraburgimit më 16 qershor 2023 , por nuk dihet kohëzgjatja. 


Prishtina pretendon se ata janë rrëmbyer nga territori i Republikës së  Kosovës, derisa Beogradi deklaron se ata janë arrestuar në territorin serb.

Çdo sekondë i humbur deri në kthimin e tyre në Republikën e Kosovës, në krye të detyrave, konstituon një impuls dhe sjellje joracionale, me qëllim kamuflimin e një akti bizar”, ka thënë Haxholli përmes një postimi në Facebook.

Sipas autoriteteve serbe, ata dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënimin deri në 12 vjet burg.

Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar lirimin e tyre pa kushte.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot lirimin e tre policëve të Kosovës.

 



Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Presidenti  Bajram Begaj uroi kthim sa më të shpejtë e efektiv të palëve në tryezën e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së dakordësuar në Bruksel dhe Ohër.

Tre policët e rrëmbyer më 14 qershor 2023 nga forcat serbe brenda territorit të Republikës së  Kosovës, janë liruar sot.

OKB: Tortura, krim kundër njerëzimit

 


 

Sot është Dita Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës.

Pavarësisht ndalimit absolut të torturës sipas ligjit ndërkombëtar, tortura vazhdon në të gjitha rajonet e botës. Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres ka deklaruar se, “torturuesit nuk duhen lejuar të shpëtojnë pa u ndëshkuar për krimet e tyre dhe se sistemet që lejojnë torturën duhen shpartalluar ose transformuar”.

Shqetësimet për mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe kufijve përdoren gjithnjë e më shumë për të lejuar torturën dhe forma të tjera të trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues.

Kombet e Bashkuara e kanë dënuar torturën që në fillim si një nga aktet më të neveritshme të kryera nga qeniet njerëzore ndaj qenieve njerëzore.

Tortura është një krim sipas ligjit ndërkombëtar. Sipas të gjitha instrumenteve përkatëse, është absolutisht e ndaluar dhe nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë. Ky ndalim është i detyrueshëm për çdo anëtar të bashkësisë ndërkombëtare, pavarësisht nëse një shtet ka ratifikuar traktatet ndërkombëtare në të cilat tortura është e ndaluar shprehimisht. Praktika sistematike ose e përhapur e torturës përbën një krim kundër njerëzimit.

Më 12 dhjetor 1997, me rezolutën 52/149, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së shpalli 26 qershorin Ditën Ndërkombëtare në Mbështetjen e Viktimave të Torturës, me synimin për çrrënjosjen totale të torturës dhe funksionimin efektiv të Konventës kundër Torturës.

26 qershori është një mundësi për t’u bërë thirrje të gjitha palëve të interesuara, përfshirë shtetet anëtare të OKB-së, shoqërinë civile dhe individët kudo që janë, të bashkohen në mbështetje të qindra mijëra njerëzve në mbarë botën që kanë qenë viktima të torturës dhe atyre që torturohen ende sot.

Tre policët e rrëmbyer më 14 qershor nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës, janë liruar sot

 




3 policët janë vizituar nga familjarët e tyre të premten, ndërsa njërit prej tyre i janë siguruar edhe barnat.

Para disa ditësh, në një konferencë për media, kryeministri Kurti dhe ministrja Gërvalla, kanë shpalosur detaje për vizitën e ambasadorit Jetishi te tre policët kufitarë.

Kurti tha se policët i kanë rrëfyer Jetishit momentin e rrëmbimit nga njësitë serbe.

”Të tre kanë qenë bashkë. Të tre e kishin rrëfimin e njëjtë kur u pyetën ndaras nga njëri-tjetri nga ambasadori ynë. Përshkrimi i policëve është i njëjtë. Janë tri rrëfime të ndara identike, të cilët thonë se në momentin e rrëmbimit më 14 qershor kanë qenë tek tryeza e improvizuar për ngrënie. Pra kanë qenë duke ngrënë drekë kur 15 persona i kanë rrethuar, sulmuar dhe rrëmbyer”, tha ia.

Ndërsa, Gërvalla ka treguar për kushtet në të cilat gjenden ata.

Nga momenti i shqiptimit të masës së zgjatjes së paraburgimit për 30 ditë, tre oficerët janë vendosur në Qendrën e Paraburgimit në Kralevës. Ata janë të vendosur në dhoma të veçanta tek e tek, mirëpo nuk kanë qasje as në TV ose në ndonjë formë të mediave të shkruara ose tjera. Sipas tyre, trajtimi nga gardianët dhe stafi tjetër është korrekt, atyre u jepet ushqim në baza të rregullta ditore, edhe pse sipas njërit prej tyre cilësia është jo e mirë.

Dje, autoritetet e burgut iu kanë dhënë ndërresa të brendshme dhe aksesorë higjiene, por Mustafa ka thënë se i mungojnë medikamentet bazike që i përdor rregullisht për gjendjen shëndetësore dhe kjo po ia vështirëson qëndrimin në burg.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...