Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/06/27

Tensione në Rusi, ja çfarë ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit.



 – Presidenti rus Vladimir Putin lëshoi ​​një fjalim të regjistruar paraprakisht në të cilin tha se luftëtarët e Wagner mund të nënshkruajnë një kontratë me ushtrinë ruse, të kthehen në familjet e tyre ose të transferohen në Bjellorusi.

– Ai lavdëroi popullin rus për “unitetin” e tij dhe akuzoi Perëndimin dhe Ukrainën se duan që rusët “të vrasin njëri-tjetrin”.

– Putin më pas kryesoi një takim me krerët e shërbimeve ruse të sigurisë, duke përfshirë ministrin e mbrojtjes Sergei Shoigu, të cilin shefi i Wagner-it Yevgeny Prigozhin kishte kërkuar të shkarkohej.

– Prigozhin, i cili po hetohet për tradhti, nuk është parë në publik që nga premtimi se do të largohej për në Bjellorusi pasi ndezi një rebelim në Rusi gjatë fundjavës.

– Vendndodhja e Prigozhin nuk dihet aktualisht, por ai publikoi një regjistrim audio të hënën në mbrëmje, duke pretenduar se marshimi në Moskë nuk ishte një përpjekje për të rrëzuar qeverinë, por për të parandaluar shkatërrimin e grupit të tij.

– Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace tha se revolta e dështuar kishte ekspozuar një dobësi në mbrojtjen e Rusisë.

– Zyrtarët amerikanë thanë se prioriteti i tyre është të mbështesin Ukrainën dhe të mos ndërhyjnë në punët e brendshme ruse.

– Në Ukrainë, u postuan pamjet e presidentit Volodymr Zelensky duke vizituar trupat dhe duke pozuar për selfie në rajonin e kontestuar lindor të Donetskut.

2023/06/26

Më Aleksandër Vuçiqin, Ana Bërnabiqin,Ivica Daciqin që qëndorojnë Në Krye të Serbisë , vështirë se do të vjen deri te një pajtim me Serbinë!



Situata në të cilën tani gjindet kryçetniku i Dobrica Qosiqit, Sllobodan  Millosheviqit,njëfarë  Aleksandër Vuçiq me nacionalizmin e tij të tepruar, ai po dëshiron që gjithsesi ta realizoj qëndrimin e tij si nacionalist serb, që ta përvetësoj pjesën veriore të Kosovës me katër komunat ku shumica e banorëve janë serb, dhe insistimi i tij është që ta realizoj Asociacionin e komunave serbe të ngjashme me „Srpska Republika“ në BH, dhe në të ardhmen ato pjesë t’ia bashkangjes Serbisë, dhe me këtë veprim do ta bindte popullin e Serbisë se ai është kryetari i duhur i Serbisë që duhet gjatë ta qeverisë shtetin e Serbisë, dhe do të mbetej si njeriu që edhe pasi Kosova e shpalli pavarësinë e sajë në kufijtë e Kushtetutës 1974, që e njohën mbi 118 shtete, ai arriti t’ia kthej Serbisë këtë pjesë të rëndësishme që është mjaft e pasur me nëntokën e sajë! Kjo është çmenduria politike e nacional shovinistit Vuçiq. Ish shërbëtori besnik i Millosheviqit, është duke e përdorë strategjinë e tensionimit të situatës në veri dhe presionin për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si mjet për shpërqendrimin e vëmendjes së qeverisë së Kosovës për kushtëzimin e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes edhe me futjen ne agjendë të përgjegjësisë për krimet serbe të luftës, për zbardhjen e fatit të personave të pa gjetur dhe kompensimin e dëmeve, jo vetëm atyre materiale, por edhe morale, që janë viktimat e dhunës seksuale. Një nga pikat kryesore të marrëveshjes së Ohrit është edhe tema e krimeve serbe të luftës, zbardhja e fatit të të pagjeturve, zbulimi, identifikimi dhe kthimi i trupave e mbetjeve mortore në Kosovë, proces që duhet të realizohet me hapjen e arkivave të ushtrisë dhe policisë serbe, dëshmi kjo që automatikisht adreson pa asnjë dilemë edhe peshën ndërkombëtare të përgjegjësisë për krimin dhe gjenocidin serb të ushtruar ndaj popullsisë së pafajshme në Kosovë, me qëllim të spastrimit etnik. Gjithsesi se duhet ti shërben Qeverisë së Kosovës kjo taktikë e paramenduar e qeverisë në Beograd për të vazhduar akoma më seriozisht dhe urgjentisht, për ta finalizuar faturën e dokumentuar të krimeve të luftës dhe padinë ndërkombëtare për krimet dhe gjenocidin e ushtruar, nga një shtet në krye të të cilit gjendet njeriu kryesor i ish regjimit të Millosheviqit dhe i cili bartë mbi vete edhe sot këtë barrë të trashëguar e të pa pastruar. Derisa të qëndron ky njeri në krye të këtij shteti të Serbisë, vështirë se do të vjen deri te një pajtim me Serbinë, sepse është pikërisht ky politikan një ndër ata të cilët i kanë nxitur dhe nisur ato lufta të shumta me shtetet tjera si fqinj, e që dikur ishin në po të njëjtin shtet të Jugosllavisë. Prandaj Serbia me këtë udhëheqës dhe të tjerë si ky që e udhëheqin shtetin e tyre, vështirë e ka të prosperoj me shtetet demokratike ndërkombëtare. Udhëheqësit e Kosovës duhet në çdo kohë ti mbrojnë interesat e tyre shtetërore dhe të punojnë në harmoni me ligjet dhe kushtetute e Kosovës.


Fatura e krimeve serbe të luftës urgjentisht të kompletohet dhe padia ndërkombëtare për gjenocid të mos vonohet

 


Arsim Aziri


Tani më dihet se një nga pikat kryesore të marrëveshjes së Ohrit është edhe tema e krimeve serbe të luftës, zbardhja e fatit të të pagjeturve, zbulimi, identifikimi dhe kthimi i trupave e mbetjeve mortore në Kosovë, proces që duhet të realizohet me hapjen e arkivave të ushtrisë dhe policisë serbe, dëshmi kjo që automatikisht adreson pa asnjë dilemë edhe peshën ndërkombëtare të përgjegjësisë për krimin dhe gjenocidin serb të ushtruar ndaj popullsisë së pafajshme në Kosovë, me qëllim të spastrimit etnik. Përmbushja e kësaj pike të marrëveshjes nuk I konvenon Serbisë sepse katërçipërisht zbardhjet dhe dëshmohet pa kontestueshëm krimi dhe gjenocidi serb në Kosovë, prandaj, kjo mundë të merret si argument plus pastaj për një padi në Gjykatat ndërkombëtare kundër Serbisë për krime lufte.

 

Konsideroj se Qeveria e Kosovës duhet të jetë vigjilente dhe tejet e kujdesshme në relacion me zhvillimet në veri po ashtu edhe me politikat fashiste të presidentit Vuçiq, i cili me t’u u njohur me kushtet të cilat dalin nga marrëveshja e Ohrit dhe duke e ditur në anën tjetër vështirësinë e implementimit, tenton në mënyrë të pa dinjitetshme të krijojë kushte tjera në terren, vetëm për t’i thyer krejt çështjet. Serbia, veçanërisht kjo politikë, drejtuesi i saj që njëherit është edhe këlyshi i Millosheviqit përpiqet të imponoj strategji krejtësisht kriminale dhe fatkeqësisht të shtyrë edhe nga faktorë të ndryshëm në Prishtinë, vetëm për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor, dhe në këtë mënyrë për të përfituar akoma pushtet në Serbi, dhe për t’i zgjatë tentativat e saj imperialiste. Serbia, duke gjetur edhe përkrahje ndërkombëtare po rrinë fuqishëm t’i imponoj disa politika fashiste, që shkelin në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut, dhe që shpërfaqin drejt llojin e skajshëm të fashizmit në Ballkan. Por, fatbardhësisht qe kemi një qeveri si rrallë herë e cila po arrin ta luaj rolin e saj në çdo cep të Kosovës, duke e shtrirë krejt autoritetin kushtetues e ligjorë. Tani më shihet qartë që presidenti serb Aleksandër Vuçiq është duke e përdorë strategjinë e tensionimit të situatës në veri dhe presionin për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si mjet jo vetëm për ta arritur një qëllim strategjik nacional e politik, por edhe për shpërqendrimin e vëmendjes së qeverisë së Kosovës për kushtëzimin e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes eventuale me futjen në agjendë të përgjegjësisë për krimet serbe të luftës, për zbardhjen e fatit të personave të pa gjetur dhe kompensimin e dëmeve, jo vetëm atyre materiale, por edhe morale, që janë viktimat e dhunës seksuale. Tani më dihet se një nga pikat kryesore të marrëveshjes së Ohrit është edhe tema e krimeve serbe të luftës, zbardhja e fatit të të pagjeturve, zbulimi, identifikimi dhe kthimi i trupave e mbetjeve mortore në Kosovë, proces që duhet të realizohet me hapjen e arkivave të ushtrisë dhe policisë serbe, dëshmi kjo që automatikisht adreson pa asnjë dilemë edhe peshën ndërkombëtare të përgjegjësisë për krimin dhe gjenocidin serb të ushtruar ndaj popullsisë së pafajshme në Kosovë, me qëllim të spastrimit etnik. Përmbushja e kësaj pike të marrëveshjes nuk I konvenon Serbisë sepse katërçipërisht zbardhjet dhe dëshmohet pa kontestueshëm krimi dhe gjenocidi serb në Kosovë, prandaj, kjo mundë të merret si argument plus pastaj për një padi në Gjykatat ndërkombëtare kundër Serbisë për krime lufte. Qeverisë së Kosovës kjo taktikë e paramenduar e qeverisë në Beograd duhet ti shërben për të vazhduar akoma më seriozisht dhe urgjentisht, për ta finalizuar faturën e dokumentuar të krimeve të luftës dhe padinë ndërkombëtare për krimet dhe gjenocidin e ushtruar, nga një shtet në krye të të cilit gjendet njeriu kryesor i ish regjimit të Millosheviqit dhe i cili bartë mbi vete edhe sot këtë barrë të trashëguar e të pa pastruar.

​Tre policët e rrëmbyer nga Serbia mbërrin në Kosovë

Kanë arritur në pikën kufitare në Merdare, tre policët e rrëmbyer nga Serbia.

Ata janë liruar sot nga Gjykata e Kralevës. Tre policët po dërgohen në banesat e tyre nga automjetet e Policisë së Kosovës.

Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u rrëmbyen më 14 qershor brenda territorit të Kosovës.

Askush nga institucionet nuk ka dalë që t’i presin policët e rrëmbyer, përveç zëdhënësit të PK-së, Baki Kelani.

Dr.Xhelal Sveçla: Serbia vazhdon me lojërat e saj

 

“Ndonëse lirimi i tyre sot është lajm i mirë, përndjekja e tyre nga Serbia do të vazhdojë në liri”, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas lirimit të policëve të rrëmbyer nga forcat serbe.

Ai ka thënë se konfirmimi i aktakuzës dhe lirimi në procedurë të rregullt është vazhdim i orvatjeve të Serbisë për të mbuluar agresionin policoro-ushtarak brenda territorit të Republikës së Kosovës.

“Policët tanë kanë qenë në detyrë zyrtare, brenda territorit të Republikës dhe duke kryer detyrën e tyre në mbrojtje të integritetit, sovranitetit të vendit dhe luftim të kontrabandës. Ata duhet të lirohen pa kushte dhe Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për cënimin e integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, ka thënë Sveçla.

Lirimi i policëve, burimet në Bruksel: Rama, influencë të drejtpërdrejtë

 

Lirimi i tre policëve të Kosovës të arrestuar në 14 qershor nga forcat serbe përbën një zhvillim të rëndësishëm drejt uljes së tensioneve në veri të Kosovës, e kërkuar me insistim nga komuniteti ndërkombëtar si mënyra e vetme për të shmangur probleme më të gjera e për t`i rikthyer palët në tryezën e dialogut.

Kryeministri Edi Rama ishte një prej zërave që i kërkoi Serbisë t`i thërrasë arsyes teksa e cilësoi mbajtjen e efektivëve në paraburgim si “mbajtje peng” ndërsa e kritikoi qëndrimin e Beogradit. Burime nga Brukseli pohojnë tani se Rama ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha palët e përfshira, europianët, amerikanët e serbët. Sipas tyre, kreu i ekzekutivit shqiptar ka ushtruar influencën e tij për lirimin e Rifat Zekës, Beqir Sefit dhe Mustafë Shemit, jo vetëm drejtpërdrejte me presidentin serb Aleksandër Vuçiç duke e pohuar edhe publikisht se çdo nisme rajonale do të kthehej në zero nëse policët nuk liroheshin, por edhe duke shfrytëzuar lidhjet e ngushta të Vuçiçit me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili pak ditë më parë vizitoi Tiranën dhe njihet për marrëdhëniet e ngushta miqësore me kreun e shtetit serb.

Mësohet se ai është nxitur nga Rama për t`u bërë pjesë e negocimit me Vuçiçin. Tre policët dolën sot përpara gjykatës së Kralevës, e cila vendosi që ata ta organizojnë mbrojtjen e tyre në gjendje të lirë. Arrestimi i tre policëve shkaktoi reagimin e ashpër të Prishtinës, që vazhdoi të insistonte se efektivët e kufirit ishin rrëmbyer brenda territorit të Kosovës. Beogradi nga ana tjetër deklaronte se ishin kapur në tokën serbe.

Autoritetet serbe pretendonin se dyshoheshin për veprat penale te prodhimit, zotërimit, mbajtjes dhe trafikimit të paligjshëm të armëve dhe lëndëve plasëse, që bartin në vetvete dënimin me deri në 12 vjet heqje lirie. Komuniteti ndërkombëtar vazhdimisht kishte këmbëngulur në lirimin e tyre pa kushte. Ky përbën padyshim një hap domethënës drejt ç’tensionimit të situatës në veri, e cila i ka shqetësuar ndërkombëtarët deri në pikën që vetë i dërguari i SHBA-së për Ballkanin perëndimor të pohonte pak ditë më parë se tensionet ne veriun e Kosovës e kanë potencialin të shndërrohen në konflikt rajonal.

Vjollca Osmani: Aleanca me ShBA-në vazhdon të mbetet ekzistenciale

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontributin në lirimin e tre policëve të rrëmbyer nga forcat serbe.

Ajo ka nënvizuar se aleanca me ShBA-në vazhdon të mbetet ekzistenciale për Kosovën.

Osmani, pasi priti në takim guvernatoren e shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds, tha se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së janë të rrënjosura në vlera të përbashkëta për demokraci, sundim të ligjit dhe paqe e siguri.

“Shpreh falënderimet e përzemërta për kontributin që kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lirimin e tre policëve të Republikës së Kosovës, të cilët po mbaheshin të kidnapuar pas aktit të agresionit që Serbia kishte kryer ndaj Republikës së Kosovës. Ata tash janë të lirë duke u kthyer në Republikën e Kosovës dhe tek familjet e tyre”, tha ajo.

Presidentja Osmani dhe guvernatorja Reynolds nënshkruan edhe marrëveshjen e marrëdhënieve së shteteve simotra mes Kosovës dhe Iowa-s, e cila do të fuqizojë bashkëpunimin edhe më tej në fushën e sigurisë, arsimit, kulturës dhe bujqësisë.

“Sot me nënshkrimin e marrëveshjes së Kosovës dhe shtetit të Iowa-s dëshmuam edhe një herë përkushtimin tonë për të hapur kapituj të ri të bashkëpunimit dypalësh. Kjo marrëveshje do të luajë rol jetik në zhvillimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të ndërsjellë, përfshirë arsimin, kulturën, turizmin, bujqësinë, tregtinë dhe fushën e energjisë. Po ashtu do të krijojë instrumente për koordinim të shtuar mes dy vendeve tona edhe fushën e mbrojtjes. Një bashkëpunim ky që ka qenë esencial mes FSK-së dhe Iowa-s. Por mbi të gjitha marrëveshja e nënshkruar sot do t’i hap rrugë përafrimit dhe përfitimeve të drejtpërdrejta të qytetarëve tanë. Për Republikën e Kosovës aleanca me ShBA-në vazhdon të mbetet ekzistenciale. Qytetarët tanë janë populli më pro amerikan në botë, prandaj siç i shpreha guvernatores në Kosovë ju gjithnjë do të qeni miqtë dhe partner të përkushtuar. Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së janë të rrënjosura në vlera të përbashkëta dhe angazhimin tonë për demokraci, sundim të ligjit, paqe dhe siguri në vend dhe rajon”, tha Osmani në konferencën e përbashkët për medie me guvernatoren Reynolds.

Ndërkaq, guvernatorja e Iowa-s, Kim Reynolds, shprehu përkushtimin për të zgjeruar bashkëpunimin me Kosovën.

“Marrëdhënia jonë speciale është e ndërtuar në një themel të fortë të partneritetit në fushën e sigurisë të Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila vazhdon të lulëzoj edhe tani…Kjo është një dëshmi aq e fuqishme e ndikimit që partneriteti ynë mund të ketë. Mund të dini se sa jemi të përkushtuar për të zgjeruar partneritetin dhe bashkëpunimin tonë edhe më tej, në fushën e sigurisë, edukimit dhe në lidhjet e reja komerciale”, tha ajo.

Paraprakisht, Osmani dhe Reynolds shprehën solidaritetin dhe mbështetjen për vërshimet në Pejë, ku humbën jetën një grua së bashku me djalin e tij.

Gjatë ditës, guvernatorja Reynolds u prit në takim edhe nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...