2023-12-26

PSE PO MBYLLET AKADEMIA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE?

 


SHKRUAN: AGRON DALIPAJ

Populli thotë se “një byrek që po piqet në furrë jo për mua, më mirë le të digjet”. Kjo akademi që po digjet është ASA , ku u gatua, u poq e doli fjalori etimologjik i fundit që e nxjerr shqipen 93% të huazuar dhe që qe një dhuratë për Serbinë, e cila propogandon botërisht prej kohësh se shqiptarët nuk kanë gjuhë të tyren dhe janë ardhacakë dhe ky qe shërbimi i fundit më madhor që kjo akademi i bëri ideologjisë serbe kundër kombit shqiptar e nuk po i duhet më për tjetër gjë Serbisë.

Lajmi se në dt. 27 maj 2023 doli një VKM që e kalon ASA në varësi të ASH dhe konfirmimi i kryetarit të ASH S. Gjinushi se njësi të kësaj ASA-je do kalojnë në varësi të ASH, lexohet qartë si mbyllje e Akademisë së Studimeve Albanologjike ose gëlltitje e saj nga ASH njësoj si një gjarpër gëlltit një tjetër gjarpër.

Kështu po mbyllet një institucion ideologjik antishqiptar dhe disa “maqineri” e fondet financiare të këtij përbindëshi antikombëtar do i shtohen një monstre tjetër siç është ASH e Tiranës.

Tashmë, Skënder Gjinushi, njeriu që la me urgjencë Dibrën dhe u nis rrëmbimthi për të votuar në kuvendin e parë pluralist ligjin 24/1, që mbylli shumicën e instituteve shkencore në Shqipëri, do jetë i vetëm në timonin e një ASH-je të zmadhuar nga përpirja e ASA, që do drejtojë rrënimin total të shkencës në Republikën e Shqipërisë.
Për krahasim, nëse ne do kishim një institutin shkencor zyrtar që do projektonte ndërtimin e rrugëve në vendin tonë, autostradat nuk do ndërtoheshin me 10, 20 e 24 milionë euro për një km, por do ndërtoheshin maksimalisht me 1.5 milionë € për një km dhe shqiptarëve nuk do u vidheshin disa miliarda euro.

Nëse Gjinushi nuk do kishte mbyllur me ligjin 24/1 gati gjithë institutet shkencore në Shqipëri, shkenca do u kursente shqipëtarëve disa dhjetra miliardë euro, që u vidhen pandalim dhe do gjeneronte mundësi të mëdha, që jo vetëm të mos iknin në emigrim, por Shqipëria të kthehej në vendin më të kërkuar për punësim e për të jetuar.
Mbyllja e ASA apo përpirja e saj nga ASH është një lajm shumë i keq.

ASA duhej pastruar nga hajnat, batakçinjtë, nepotizmi e studiuesit që punojnë atje kundër kombit shqiptar (e që duhen çuar para ligjit) dhe duhet reformuar për tu kthyer në një institucion të dobishëm kombëtar. Nëse hiqen nga ASA sa përmenda më sipër, gjasat janë që atje të mbeten vetëm pastrueset dhe zonja Shamku, por kjo e fundit, përveçse të prodhojë zhurmë, nuk ka ndonjë vlerë të spikatur në albanologji e nuk i duhet as dreqit e jo më ndonjë institucioni shkencor. Por gjithsesi, nuk do ndjehem mirë ta shoh zonjën Shamku me shami të zezë e të përlotur duke vajtuar te shkallët e ASA… apo duke ngritur çadrën për grevë urie para kryeministrisë kundër VKM-së së zotit Rama që i mbylli institucionin ku kulloste e lumtur…

Edhe pse më ndalohet rreptësisht hyrja në një institucion të inkriminuar si ASA, shkrirja apo përpirja e saj nga ASH zmadhon edhe më centralizimin në një dorë të veprimtarisë antikombëtare, që edhe kështu, bëhet hapur nën petkun e shkencës së albanologjisë.

Çdo e keqe e ka edhe një të mirë. Tashmë, për të çliruar të vërtetën tonë kombëtare, nuk do na duhet më të luftojmë kundër dy akademive antishqiptare, por vetëm kundër njërës.

Kam besim se S. Gjinushi, njeriu që mbylli gjithë institutet shkencore në Shqipëri, pasi të bëjë edhe disa zullume të tjera antikombëtare, do mbyllë përfundimisht edhe ASH-në e Tiranës e ta shesë truallin e saj për ndërtim…

Trualli i ASH është më me vlerë se trualli i Teatrit Popullor dhe te ASH nuk ka kush proteston, sepse aty zor se gjen ndonjë akademik prej vërteti…

Akademia e Shkencave e Shqipërisë – segment i bandës disakombëshe të krimit mbi shqiptarët

 


SHKRUAN: AGRON DALIPAJ

Që nuk kemi një akademi shkencash funksionale, dihej. Që kjo akademi ka heshtur sa herë ka qenë momenti për të folur, edhe këtë e dimë.

ASH ka heshtur kur bëhej gjenocid mbi shqiptarët më 1999. Ka heshtur edhe pas gjenocidit, duke mos përgatitur kurrë një material shkrimor historik për masakrën e fundit mbi shqiptarët dhe gjithë gjenocidet e tjera serbe e greke. Ka heshtur kur kjo akademi duhet të përgatiste gjithë materialin historik për t’i shpënë këto dy shtete në gjykatën ndërkombëtare.

ASH ka heshtur kur tjetërsohen e shtrembërohen vlerat tona historike dhe fqinjët tanë, nëpërmjet akademive të tyre, shkruajnë në enciklopeditë e tyre se shqiptarët janë të ardhur dhe zaptues në tokat ku janë sot.

ASH ka heshtur sa herë shqiptarët janë rrezikuar dhe ka mbyllur gojën përpara çdo qeverie shqiptare kur këto kanë marrë vendime jo në të mirë të kombit shqiptar.

ASH, jo vetëm ka heshtur, por ajo është pjesmarrëse aktive në krimin kundër kombit shqiptar, pasi vet ajo e ka shtrembëruar historinë duke i quajtur disa qytete antike ilire si Durrësi e Apolonia si koloni greke.

ASH ka heshtur përpara së vërtetës së pamohueshme se revolucioni i vitit 1821 në Greqi ishte vetëm një Revolucion Shqiptaro-Arvanit i pastër dhe më pas u manipulua si “revolucion grek”.

ASH ka heshtur sa herë ka shkruar historinë dhe nuk u ka treguar shqiptarëve të sotëm se deri në vitin 1912 Epiri quhej në hartat greke ΚΑΤΟ ΑΛΒΑΝΙΑ (Shqipëria e Poshtme) dhe në vitet 1920 – 1922 popullsia e atjeshme u përzu me gjenocid.

ASH ka heshtur dhe nuk ka shkruar kurrë pse shumica e kombit shqiptar sot jeton në Turqi.

ASH ka heshtur dhe nuk ka treguar e shkruar kurrë pse të gjitha qendrat më të mëdha arkeologjike të Greqisë së sotme janë banuar qysh prej antikitetit e banohen edhe sot vetëm me popullsi shqipfolëse.

ASH, ka heshtur e injoruar çdo autor e studim që ka provuar se e ashtuquajtura kulturë e histori greke në një masë të konsiderueshme është plagjiaturë e manipulim i madh mbi një tjetër kulturë që ka folur shqip më herët.

ASH, jo vetëm ka heshtur, por edhe ka qenë promotore për ta vulosur shqipen me vulë akademike si gjuha me më shumë huazime në botë (93% e huazuar) duke “provuar shkencërisht” tezën sllave se shqiptarët nuk kanë gjuhë të tyre dhe janë bujtës në territoret ku janë sot.

ASH, jo vetëm ka heshtur, por edhe ka inkurajuar e çmuar vepra dhe autorë që kanë punuar kundër gjuhës shqipe e kombit shqiptar dhe ka lënë në hije autorë me vlera të pashoqe në lëmin e shkencës dhe albanologjisë.

… … … … … … … … … …

Do mund të rreshtonim dhe të tjera heshtje të kësaj akademie, por edhe kaq sa thamë, bind për të provuar se ajo nuk është një akademi në shërbim të kombit shqiptar dhe nisma e tyre e fundit për të shkruar veprën “historia e shqiptarëve” do ketë gjithë mungesat që shkruam më sipër dhe në fakt nuk do jetë kurrë e vërteta e plotë historike e shqiptarëve, por do jetë si gjithmonë “e vërteta e shqiptarëve” sipas pëlqimit të turqve, serbëve e grekëve dhe ASH e Shqipërisë ngelet balerina më sexi e më e preferuar nga fuqitë që na rrethojnë dhe kërcen valset që ato dëshirojnë e zhveshur sa u duhet atyre.

Tashmë është fakt, që kjo ASH që kemi, është një stonaturë e nuk iu përgjigjet aspak kërkesave që kemi si komb dhe duket se ekzistenca edhe më tej e saj në këtë formë e kompozim të sotëm e me këtë mentalitet inferioriteti që shfaq, përbën një pengesë në përparimin tonë kombëtar. Kjo ASH nuk ka për të sjellë kurrë të vërtetën e plotë historike të shqiptarëve dhe kurrë nuk do ta ketë besimin e tyre. Mjafton t’u kujtojmë shqiptarëve se kreu i ASH është një njeri me asnjë produkt shkencor dhe i përfolur si bos i trafikut me skafe të qenieve njerëzore.

Ne shqiptarët nuk e meritojmë një akademi të tillë shkencash siç sot e kemi.

Fshehja e të vërtetës kombëtare nga ASH përbën krim që u intereson shteteve që kanë kryerë krime e gjenocide mbi shqiptarët dhe ASH e sotme duket dhe është një bandë krimi që funksionon në harmoni të plotë me interesat e atyre që kanë dashur të zhdukin kombin tonë.

Masakrat serbe në Dibër, 1913

 


SHKRUAR NGA ROBERT ELSIE

Lufta e Parë Ballkanike filloi në tetor të vitit 1912. Serbia përparoi duke e shfrytëzuar vakumin e lënë nga thërrmimi i përandorisë Osmane në drejtim të invadimit dhe pushtimit të Kosovës dhe rajonit të Dibres, që tash gjendet në kufirin mes Shqipërisë e Maqedonisë. Kjo ndodhi në fund të tetorit dhe fillim të nëntorit të atij viti. Derisa Fuqitë e Mëdha e njohën Shqipërinë si shtet sovran më 29 korrik 1913, Kosova, Dibra, Ohri dhe Manastiri mbetën nën sundimin ushtarak serb dhe më 7 shtator 1913, Mbreti Peter I i Serbisë deklaroi aneksimin e territoreve të pushtuara. Një kryengritje e gjerë kundër sundimit serb filloi në Lumë (në jugperëndim të Prizrenit) dhe në bjeshkët në perëndim të Gjakovës, që u shtyp nga një forcë serbe prej 20.000 trupave, që përparuan drejt Shqipërisë dhe për pak që nuk arritën deri në Elbasan. Një amnisti u shpall në Beograd nga qeveria në tetor 1913, por masakrat kundër popullit shqiptar vazhduan. Një vit pas informacioneve të tmerrshme të përpiluara nga Leo Freundlich, “Raporti zyrtar drejtuar Fuqive të Mëdha” i botuar në dhjetor 1913, shpalos më imtësisht kërdinë e bërë pas amnistisë në Dibër dhe Lumë.

Raport zyrtar paraqitur Fuqive të Mëdha

Ne jemi të parët që po paraqesim listën e plotë të vrasjeve të bëra nga armata serbe në Krahinën e Dibrës, Dibrës së Ulët dhe Lumës, që shtrihen në Shqipërinë veriore, pas amnistisë së tetorit të kaluar të akorduar nga qeveria e Beogradit, masakra të bera pas revoltës së malesorëve shqiptarë. Ky është një dokument i rëndësisë së jashtëzakonshme dhe tashmë është dërguar te qeveria e njërës nga Fuqitë e Mëdha nga përfaqësuesi i saj i plotfuqishem, që e ka përpiluar përsonalisht me shënime dhe emra të vendeve të vrasjeve dhe terrorit. Ja versioni i plotë i raportit zyrtar.

Krahina e Dibrës

Në Klos, bandat serbe kanë therur Ahmet Aliun dhe vëllain e tij, sikurse edhe Nezir Sulejmanin dhe Mehmet Salihun. I tërë fshati është grabitur.

Në Valikardhë, në pikë të ditës dhe në prani të krejt banorëve, Ymer Halili, Osman Qira, Qerim Zejneli, Ismail Alushi dhe Sul Hoxha (hoxhë mysliman) janë prerë me bajonetë dhe janë katandisur në kufoma të panjohshme. Shtëpitë u janë djegur pasi më parë u ishin plaçkitur.

Në Peladhi, janë bërë kontrollime shtëpi më shtëpi, me pretekst të kërkimit të armëve. Shumë shtëpi janë plaçkitur. Shtëpia e Hasan Patajt është djegur dhe pronari është prerë në fyt në prani të nënës së vjetër, gruas dhe fëmijëve.
Në Krajkë, shtëpia e Muharrem Dervishit është djegur pasi ishte grabitur.

Në Zerqen, krejt shtëpitë janë grabitur dhe djegur.
Në Sopot, i tërë fshati është rrënuar dhe plaçkitur. Shumë shtëpi janë djegur. Të gjitha
kafshët janë vjedhur dhe këta persona janë therë në bajonetë: Ali Kamberi, shërbëtori i tij, Hamza Disha, si dhe Salih Selimi.

Në Dibër (qytet), disa orë para sulmit të malesorëve, prefekti lokal dhe komandanti ushtarak arrestuan tetëmbëdhjetë udhëheqës të qytetit, që janë ekzekutuar pa u gjykuar: Ramiz Karanfili, Sheh Husejni, Numan Hasani dhe Safet Bej. Të tjerët mbijetuan falë hyrjes në atë kohë të malesorëve në qytet dhe ushtria serbe u detyrua të ikë me ngut.

Kur u kthyen në qytet, serbët e plaçkitën krejt qytetin dhe morën me vete mbi një milion lira turke të vjedhura. Shumë shtëpi u dogjën, posaçërisht ato e Ali Beut, Rakip Qatibit dhe Kurtish Agait. Me vrazhdësi të paparë, serbët po ashtu i masakruan shumë njerëz të tjerë, mes të cilëve kishte edhe të tillë që bënin punët e tyre dhe s’merrin pjesë në kryengritje. Mes të masakruarve ishin: Kurtish Aga, Behgjet Efendi, Haxhi Syreja Efendi, Reshid Efendi Kusari dhe Sadullah Shtrazimiri.

Në kete çast, qyteti i Dibrës është thjesht i shkretë, sepse banorët kanë ikur në malë. Në qytet kanë mbetur vetëm dyqind apo treqind veta të të dyja gjinive.

Në Gjoricë, një ditë pas vizitës së një oficeri të dërguar nga qeveria austriake, që ishte duke kaluar dhe verifikuar tërheqjen e ushtrisë serbe nga rajoni, serbët u rishfaqën në fshat dhe vranë një grua dhe një fëmijë pesëvjeçar. Ata, po ashtu, e plagosën një grua tjeter.

Në Homesh, vetëm tri nga 150 shtëpitë e katundit qëndrojnë në këmbë. Të gjitha janë djegur pasi që ishin plaçkitur. Pasi janë dorëzuar, serbët i kanë vrarë: Musa Ismajlin, Shemsedin Bajramin dhe Halit Sulejmanin, që ishin kthyer në fshat pas amnistisë. Herën e parë i morën 1000 krerë dele, 150 krerë gjedhe dhe 40 kuaj. Herën e dytë, ata morën 50 krerë dele, nëntë krerë gjedhe dhe nëntë kuaj.

Në Shupenzë, pas vjedhjes së shtëpive dhe marrjes së gjërave të vlefshme, serbët masakruan: Ali Myslimin dhe vëllain e tij Abdiun, Hasan Abazin dhe Dalip Elmazin.

Në Okashtinë, vetëm një shtëpi qëndron në këmbë nga 74 sa ishin. Të gjitha janë plaçkitur dhe djegur. Dy burra të quajtur Ferhat dhe Nazif janë prerë me bajonetë. Krejt kafshët janë marrë.

Në Topojan, fshat me 68 shtëpi, kishte plaçkitje dhe djegie të përgjithshme. Një burrë me emrin Abdullah Xhaferri u pre në qafë pasi nuk ishte në gjendje të paguante pesë lira turke (115 lira italiane) të kërkuara haraç nga oficeri komandues i detashmentit. Ushtarët serbë i morën me vete të gjitha kafshët.

Në Kovashicë, Malik Bajrami, Aziz Haxhi, Ahmet Ramadani, Leka, Destan Jashari, Sejfedin Elezi dhe Sulejman Ramadani janë masakruar. 150 krerë delesh, 41 gjedhe dhe 13 kuaj janë vjedhur. Burri me emrin Rashid Rexhepi është kursyer nga vrasja vetem së i ka paguar haraç prej 150 lirave turke (rreth 3450 franga) komandantit të detashmentit serb.

Në Gjuricë (katundi afër Topojanit) janë masakruar 14 burra. Dy gra po ashtu janë vrarë: Naile Seferi dhe Zemane Ibrahimi, si dhe djemtë e vegjël: 8-vjeçari me emrin Ismail Mehmedi, 10- vjeçari me emrin Bajram Elezi, 7-vjeçari me emrin Rrahman, dy dymbëdhjetëvjeçarë, njëri i quajtur Hasan Ali dhe tjetri Elias dhe e bija e Husein Cokës.

Në Golevishtë, i tërë fshati është grabitur. 74 shtëpi janë djegur dhe dy burra, njëri me emrin Halil Numani e tjetri Nuredin Mustafa janë prerë në fyt. Sa u përket kafshëve, herën e parë serbët i kanë marrë 1000 krerë dele, 30 krerë gjedhe dhe 35 kuaj, kurse herën e dytë 23 kuaj, 40 gjedhe dhe 500 krerë dele.

Në Kërçisht, dy shtëpi të vetme myslimane janë djegur. Pastaj janë vjedhur 60 krerë dele, dy dema dhe katër lopë.
Në Bllatë, serbët kanë djegur 75 shtëpi dhe kanë masakruar Rexhep Lleshin së bashku me të vëllain Abdiun dhe djalin e vogël Bajramin, si dhe gruan e Islam Kuaranas. Fshati është plaçkitur tërësisht dhe kafshët e mbetura, 90 krerë dele dhe 50 krerë gjedhe, janë marrë.

Në Zogjaj, fshati është plaçkitur të gjitha të mirat. Drutë e dimrit dhe kafshët janë marrë. Serbët i kanë shkatërruar 124 shtëpi dhe, derisa zjarri shndërronte çdo gjë në hi, ata i kanë hedhur këta njerëz për së gjalli në flakë: një grua me emrin Rihane, dy vajza me emrat Fazile e Myslime dhe një 7-vjeçar me emrin Bajram. Ata gjithashtu i prenë me bajoneta Haxhi Myslimin, Nezir Azizin, Halil Numanin dhe Zenel Hasanin. Duke u kthyer për të dytën herë në Zogjaj, serbët masakruan: Musafa Myslimin, Aziz Jusufin, Adem Shabanin dhe Edin Nurkën. Ata, po ashtu, i vodhën shtatë lopë dhe gjashtë dele, që i kishin shpëtuar plaçkitjes së parë.

Në Maqellarë, 10 shtëpi janë grabitur dhe janë djegur. Për me shumë, serbët i kanë prerë: Elmaz Selmanin dhe të birin e tij Selmanin, Malik Rexhepin dhe të birin e tij Muratin, Hasan Sulejmanin, Abdullah Qehajën, Hajredin Hasanin dhe të tre bijtë e tij Ymerin, Ramizin dhe Tevfikin, të vëllain Rakipin, babën Hasanin; Rrustem Mehmetin, Numan Shemsedinin, Ramadan Bajramin dhe Ejup Edhemin. Banorët e tjerë të fshatit u detyruan të sjellin 50 krerë gjedhe, dy lopë dhe 113 dhi, në mënyrë që të mos masakrohen.

Në Poçest, serbët e kanë vrarë Muharrem Muharremin dhe të birin e tij Behgjetin. I morën 100 krerë dele dhe nëntë copë bagëti, si dhe 150 lira turke (afër 3450 franga), që i zbuluan nëpër xhepat e katundarëve.

Në Kërçisht të Poshtëm, serbët kanë vjedhur shtëpinë e Mehmet Ejupit pasi ia pre në fytin atij në prani të familjes.
Në Çerenec, ata dogjën 23 shtëpi dhe e masakruan Hasan Abazin bashkë me gruan e tij, Ramadan Salihun dhe Rrustem Sulejmanin. Ata e kanë vjedhur krejt fshatin duke i marrë me vete të gjitha gjërat e vlefshme, furnizimet dhe kafshët. Në Bllacë, i gjithë fshati është djegur pasi ishte vjedhur. Banorët janë prerë me shpatë, krejt pa shkak, kështu që ka qenë e pamundshme përpilimi i listës së viktimave. Kur u kthyen në Bllacë, serbët e panë së i kanë lënë pa marrë 250 krerë dele, 37 1ope dhe 28 kuaj, kurse barinjtë i masakruan.

Në Spas ata i plaçkitën të gjitha shtëpitë dhe i dogjën dhjetë prej tyre. I morën të gjitha kafshët që mundën t’i zinin, 150 krerë dele, katër kuaj dhe 13 krerë bagëti.

Në Klobuçishtë, pas grabitjes së të gjitha shtëpive, ua vunë pastaj zjarrin. Tridhjetë shtëpi u bënë shkrumb e hi. Po ashtu, në prani të katundarëve i vranë: Adil Bilhalin, Ahmed Abazin, Mustafa Murtezin, Xhelaledin Destanin dhe të vëllain e tij Musën, Hajredin Maksutin, Lutfi Fejzullahun, Reshid Murtezin dhe të birin tij Fetahun, Gazanfer Zejnelin dhe të tjeret. Serbët po ashtu i vodhën 150 dele dhe dhi, 11 bagëti të tjera, dhe një gomar.

Në Pulçishte (Poçest?) serbët i morën 103 krerë dele, l5 krerë gjedhe, 14 kuaj, shtatë gomare dhe 65 lira turke (afër 1500 franga). Kur u kthyen herën e dytë, ata zunë dhe morën edhe pesë dele, 10 gjedhe dhe një kali.
Në Obok, i tërë fshati është plaçkitur dhe udhëheqësit të fshatit, Ramadan Bajramit, i është prerë fyti. Kur kaluan herën e parë, serbët morën një tufë prej 120 deleve dhe, herën e dytë, ata morën 25 dele, dy dema, një kalë dhe dy gomarë.

Në Pesjakë, ata kanë djegur dhe shkatërruar të gjitha shtëpite. Prej banorëve kanë vrarë këta: Jahja Ismajlin, Malik, Mahmut, Sejfullah, Abaz dhe Vehbi Sulejmanin. Serbët, po ashtu kanë marrë me vete 14 bagëti, 50 dele dhe një gomar.
Në Erebarë ë i gjithë fshati është plaçkitur dhe këta përsona janë masakruar: Ibrahim Osmani, Junus Kurtishi, Xhafer Demiri dhe Destan Ishaku. Po ashtu i kanë marrë me vete tre kuaj, një gomar dhe tetë krerë dele. Ata ia kanë marrë një tufë prej 150 deleve Shukri Beut nga kullota afër fshatit.

Në Vojnik, serbët plaçkitën e dogjën të gjitha shtëpite, 51 sish dhe, derisa flakët e shkretonin fshatin, ushtarët serbë e therrnin me bajoneta kë e gjenin. Mes viktimave ishin Sinan Ibrahimi, Nazif Numani, Ali Selimi dhe Idriz Shabani. Për më tepër, një grua me emrin Shame është torturuar dhe i është prerë fyti në prani të fëmijëve të saj. Të gjitha kafshët, 100 krerë dele, tetë krerë gjedhe dhe nëntë kuaj janë marrë.

Në Allajbegi, serbët e plaçkitën tërë fshatin dhe dogjën 65 shtëpi. Ata masakruan këta përsona: Ibrahim, Zejnel Dalipin, Salih Ahmetin, Ali Selimin, Hajdar Shabanin dhe vëllain e tij Hajredinin, Hajredin Muçajn, Ali Osmanin, Numan Elmazin, Sejfedin Selimin, Zejnel Saipin, Salih Sulejmanin, Fazli Abazin dhe gratë: Shame, Qamile, Alie, Nimetallah, Hibe, Zaide, Fatime dhe një vajzë pesëvjeçare. Të gjitha kafshët e kullotave përreth janë vjedhur e marrë.

Në Avalan, fshati është plaçkitur dhe katër shtëpi janë djegur. Kryeplaku i katundit Ismajl Ismajli është prerë në fyt dhe kafshët, 90 krerë dele, 6 kuaj dhe 1 gomar janë marrë.

Në Çankë, pasi fshati është vjedhur, nëntë shtëpi janë djegur. Prej banorëve të fshatit janë prerë këta: Beqir Rrustemi, Husejn Abazi, Shahin Numani dhe Zejnullahu. Ata po ashtu i morën me vete 13 kafshë.

Në Kovaçicë, i tërë fshati është plaçkitur dhe 32 shtëpi janë djegur. Të masakruar ishin: Elias Dauti, Nuredin Nurçe, Salih Osmani dhe Zejnel Troza. Serbët morën dy dema, 30 krerë dele dhe nëntë lopë.

Në Bllatë të Eperme, i tërë fshati është plaçkitur dhe 18 shtëpi janë djegur. Abdul Azizi dhe Abdurrahmani ishin të vetmet viktima të serbëve. Për më tepër, 42 krerë dele dhe dy kuaj janë marrë.

Në Bllatë të Poshtme, 25 shtëpi, pasi janë plaçkitur, janë bërë shkrumb e hi. Një burrë me emrin Ali Bllata dhe të dy bijtë kanë vdekur në flakë. Serbët po ashtu i kanë marrë 30 krerë dele, katër lopë dhe tre kuaj.

Në Lishan, pasi fshati është plaçkitur, është djegur i tëri dhe të gjitha kafshët e gjetura në stalla dhe jashtë tyre janë marrë.

Krahina e Dibrës së Ulët

Në Rabdisht, fshati është plaçkitur dhe është shkatërruar krejtesisht. 38 shtëpi dhe afër 30 stalla janë djegur. 65 burra janë masakruar, si zakonisht, me bajonetë. Për më tepër, në mesin e tyre ishte edhe një djalosh 6-vjeçar, i biri i udhëheqësit lokal, që ishte hedhur për së gjalli në flakë. Serbët, po ashtu, morën me vete 400 krerë dele, 150 dhi, 60 lopë dhe 22 kuaj. Hallakatja e xhepave të banorëve që ishin kursyer nga vdekja rezultoi me 20 lira turke (afër 450 franga), të cilat serbët i konfiskuan.

Në Zimur, serbët plaçkitën dhe dogjën shtatë shtëpi. Ata i prenë me bajoneta: Ahmet Shabanin, Mulajm Elmazin, Sulejman Zeqirin, Veisel Rizajn dhe Salih Shabanin. Kafshët u morën dhe ishin 245 krerë dele dhe 12 dema.

Në Staravec, i tërë fshati u plaçkit dhe 42 shtëpi u bënë shkrumb. Viktimat ishin: Husejn Muça, Reshid Rrahmani dhe një grua e quajtur Zobejda. Serbët zunë dhe morën 300 dele e dhi, 30 krerë bagëti të tjera dhe katër kuaj.

Në Bahutaj, serbët e detyruan Ramadan Mehmetin dhe shoqeruesit e tij të rrinë në terezi dhe pastaj ua prenë fytet. Ata i morën 10 kuaj.

Në Tomin, fshati është plaçkitur dhe dy shtëpi, teqeja dhe xhamia janë djegur. Mazllum Jusufi dhe një çunë dhjetëvjeçar janë prerë. Të gjitha kafshët e gjetura janë marrë.

Në Dohoshisht, pas grabitjes së fshatit, 55 shtëpi janë djegur. Mes viktimave që janë masakruar tmerrshëm, njeriu mund të njihte trupat e Malik Bajramit, Ramadan Ahmetit, Ymer Sadikut, Zejnullah Hasanit, Halil Junuzit, Musa Bajramit dhe Shaban Halilit. Serbët morën me vete edhe 400 krerë dele dhe 200 kuaj.

Në Zagrad, ushtarët shkatërruan tetë shtëpi dhe vodhën katër kuaj.
Në Bellovë, serbët plaçkitën tërë fshatin dhe morën çdo gjë që mund të bartnin.
Në Grazhdan, 22 shtëpi janë grabitur dhe janë djegur. Aziz Shemsedini, Hasan Zekiria,
Xhafer Jusufi, Emrullah Mahmuti, Mon Beqiri, Hasan Durmishi, Rrustem Hasani dhe i vëllai i tij Zekiria, Bexhet Nuri dhe e shoqja e tij, Ismail Xhelili dhe i biri i tij Elias, Elez Hasani, Emrullah Demiri, Sinan Xhaferi, Aziz Kurteshi, Maksut Numani dhe Ferhat ishin prerë me bajonetë në prani të familjeve të tyre. Serbët, po ashtu, i morën të gjitha kafshët.

Në Muhurr, ata i plaçkitën të gjitha shtëpitë dhe 14 i dogjën. Kur kapërcyen herën e parë, i morën 200 krerë dele, 100 qengja, 30 lope dhe 15 kuaj, si dhe mbi 300 lira turke (afër 7000 franga) që i gjetën në xhepat e banorëve. Kur kaluan herën e dytë nëpër fshat, trupat serbe vodhën 10 dele dhe një kalë. Ata i shkuan në bajonetë edhe njëmbëdhjetë udhëheqës fshati.

Në Luzni, të gjitha shtëpitë private janë plaçkitur. Serbët pastaj i shkatërruan pesë shtëpitë kryesore. Ata i morën të gjitha kafshët që i gjetën në stalla, mbi 1500 dele e dhi dhe 200 krerë bagëti të tjera. Dëmet njerëzore, të vrarë me bajoneta, janë 45 veta, emrat e të cilëve me kujdes janë verifikuar dhe regjistruar.

Në Çetush, katër shtëpi janë djegur dhe përsonat: Asma Hasani, Zejnel Shabani dhe Osman Numani janë masakruar. Tre kuaj janë vjedhur.

Në Brezhdan, serbët plaçkitën dhe dogjën 17 shtëpi. Ata masakruan këta përsona: Abedin Osmanin, Shahin Mehmetin dhe Salih Kadriun. I morën, po ashtu edhe 25 kuaj.

Në Ushtelencë, i gjithë fshati është grabitur dhe trembëdhjetë shtëpi janë bërë shkrumb e hi. Janë masakruar këta përsona: Numan Rrustemi, Muslim Zeki dhe Mehmet Gota. U morën edhe 17 kuaj e gjashtë dema.

Në Deshat, serbët dogjën 15 shtëpi dhe e hodhën një djalosh dhjetëvjeçar e dy gra në flakë për së gjalli. I vodhën 50 krerë bagëti dhe 500 krerë dele.

Në Sohodoll, i dogjën tri shtëpi dhe i masakruan katër burra: Abdullah Abedinin, Tusun Dalipin, Sulejman Bahtiarin dhe Dalip Ismajlin, si dhe një grua me emrin Belure dhe të birin e saj gjashtëvjeçar me emrin Mazllum. Po ashtu, i vodhën edhe 200 dele e 30 kuaj.

Në Borovjan, serbët i dogjën dy shtëpi dhe prenë në fyt Rrustem Muharremin, në prani të familjes së tij. Po ashtu i morën 27 krerë bagëti, 119 dele dhe pesë kuaj.

Në Rashnopojë, ata plaçkitën në tërësi shtëpitë, por nuk mundën t’i digjnin asnjë prej tyre. Ata i prenë në fyt gjashtë fshatarë udhëheqës: Bajram Mehmetin, Malik Rakipin, Selman Rakipin, Behgjet Behlulin, Osman Azanin, Hajredin Malikun dhe vodhën 20 dema.

Në Cerjan, serbët shkatërruan shtëpitë dhe vranë tre burra: Fazli Sulejmanin, Jashar Hejbatin dhe Bektesh Arsllanin dhe një grua; Zobejden. I morën 14 kuaj dhe 60 krerë dele.

Në Pilaf, të gjitha shtëpitë janë plaçkitur dhe pesë prej tyre janë djegur. Serbët e prenë me bajonete Dalip Ramadanin në prani të së ëmës së tij të vjetër.

Në Pilaf-Mahallë ata grabitën të gjitha shtëpitë dhe shkatërruan tetë nga to. E vranë Hasan Fetahun, Salih Jusufin dhe të bijen e tij gjashtëvjeçare Fatimen. Për më tepër soldateska serbe i vërviti djemtë e vegjël, 6-vjeçarin me emrin Shukri dhe 4-vjeçarin me emrin Hasan në flakë. U morën 100 krerë bagëti, 200 krerë dele dhe tetë kuaj.

Në Pollozhan, krejt katundi u grabit dhe tri shtëpi u dogjën. Këtu mbetën njëmbëdhjetë viktima: Hajredin Vehta dhe vëllai i tij Azizi, Jusuf Uka, Hajredin Shkurti, Husejn Zejneli, Hajredin Halili, Said Pasha, Emin Shahini, Elez Numani dhe vëllai i tij Osmani dhe i biri i këtij të fundit. Sa i përket kafshëve, ata morën 50 krerë dele 12 dema dhe katër kuaj.

Në Gliçë (Blliçe?), të gjitha shtëpitë janë plaçkitur dhe pesë sish janë djegur. Serbët ua prenë fytin tre burrave (Xhafer Rrustemit, Destan Hasanit dhe Xhemal Salihut) dhe një gruaje (Ajshes). I morën 250 krerë dele dhe 30 kuaj.

Në Limjan, i tërë fshati u grabit. Në mesin e banorëve që u prenë me bajoneta ishin Hasan Shahini, Sejfullah Ibrahimi, Abdurrahman Fetahu, Qerim Sadiku dhe Bajram Xhelili. Po ashtu, i morën 200 krerë dele, 20 1ope dhe 10 kuaj.

Në Peshkopi, pasi u plaçkitën të gjitha shtëpite, 57 nga to, mes tyre edhe me të rëndësishmet, u dogjën. Të masakruar ishin: Xhelaledin Abazi, Ali Ymeri, Xhelman Selmani, Hasan Arsllani, Hajredin Shabani dhe Murat Demiri. 180 krerë bagëtish, 450 dele e dhi,15 mushka dhe 20 kuaj janë marrë me vete.

Në Trepçë, katundi u plaçkit dhe Zejnullah Ahmeti u pre me egërsi në sy të familjes së vet. Dy kuaj dhe 57 krerë dele janë marrë.

Në Çidhën, tridhjetë shtëpi janë bërë shkrumb e hi. Tre burra ishin mes viktimave: Kitan Keloshi, Hasan Hani dhe Arsllan Sadiku. 500 dele e dhi, 200 krerë bagëti, 13 kuaj dhe tre gomarë janë marrë.

Në Renz, serbët shkatërruan pesë shtëpi, ia prenë fytin Zëjnel Ahmetit në shkallare dhe morën 100 dele e dhi, 12 lopë, dhe 5 kafshë të tjera.

Tregimi i masakrave mban me vete listën tmerruese të zbulimit të martirizimit të rinisë shqiptare. Detajet janë pajisur edhe me vrasjet e bëra në pjesë të tjera të Krahinës së Dibrës së Ulët të Shqipërisë veriore, siç jane:

Në Dipjakë, grabitje e përgjithshme ku ndodhi vrasja e një burri me emrin Beqir Sulejmani dhe ku u paguan haraç 45 lira turke nga banorët për komandantin serb që të ndalte masakrën. Por, të gjitha kafshët i morën.

Në Venisht, grabitje dhe rrënime. U prenë në fyt Beqir Asimi dhe Idriz Tahiri dhe u plaçkitën të gjitha kafshët.

Në Sllatinë 30 shtëpi u shkatërruan. Bahtial Idrizi u dogj i gjallë dhe 1365 krerë të bagëtive u morën.

Në Trojak dhe Velështë 41 shtëpi u bënë shkrumb e hi. U vranë këta përsona: Zaim Idrizi, Abas Huseini dhe Salih Kadri. 660 kafshë janë marrë.

Në Kallë 30 shtëpi janë djegur. Një grua me emrin Daveshe është hedhur për së gjalli në flakë. Bajram Rrustemit iu pre fyti në shkallaret e shtëpisë së tij. 576 kafshë i morën.

Në Sllovë, nuk kishte viktima, pasi popullata nuk i kishte besuar amnistisë serbe dhe kishte ikur në male. Fshati u plaçkit krejtësisht, 32 shtëpi u dogjen krejt dhe 319 kafshë i morën teksa kullosnin.

Në Dardhë, plaçkitje të përgjithshme. Dy viktima: Nuredin Sulejmani dhe Ramadan Sinani. 380 kafshë janë marrë.

Në Reç, plaçkitje e përgjithshme dhe marrje e 600 kafshëve.

Në Shumbat Palaman, plaçkitje, rrënim i tetë shtëpive. Tri gra, Rihane, Selvije dhe Ajshe, dhe tre burra, Jusuf, Bajram dhe një Bajram tjeter, janë vrare. Mbi 1340 kafshë janë marrë.

********
ROBERT ELSIE
marrë nga gazeta e përditshme Corriere delle Puglie, Bari, XXVI, 354, e 21 dhjetorit 1913. [nga anglishtja Gëzim Aliu]
[botuar në: Albanica Ekskluzive: revistë mujore për dije e kulturë, Prishtinë, 73-74, tetor/nëntor 2007, f. 17-20.
]

SHKRUAN: MEVI RAFUNA:Heshtja e popullit dhe ulërimat e analistëve dhe gazetarëve nëpër studio televizive

 


Në emrin e popullit dhe në emrin e Zotit janë ba krimet më të mëdha, gjyqet publike dhe kriminelët kanë zbritur brenda nesh me fytyra ëngjëllore.

Aq të padjallëzuar në dukje saqë kriminelët kurrë nuk janë dënuar, kanë jetuar lirshëm me apo pa ndërgjegje, sepse të tillët nuk i vret as ndërgjegjia e tyre.

T’i thuash vetes gazetar apo analist që pretendon se ke diplomuar në Gjithologji, duke e shkelur të Vërtetën, duke e vrarë zërin e lirë dhe mendimin kritik kjo ndodhë vetëm nëpër studiot tona televizive.
Kam parë emisione të viteve 90′- 80′ e edhe më herët kur njerëzit flasin normal,më zë jo të lartë pa ofenduar por duke argumentuar me qetësi dhe vokabular të gjërë dhe njohuri adekuate në secilën fushë të caktuar.

Sot këto gjëra nuk i sheh më. Ulërima,britma,sharje,ofendime dhe linçime ndaj të gjithë atyre që janë kundër sistemit që mbi dy dekada e shkatërroi qenësinë shqiptare,aspiratat tona dhe ëndrrat tona si komb i përvuajtur.

Është një shtresë e këtyre shërbëtorëve që bëjnë çmos që vendin ta mbajnë në kaos nuk e duan dhe janë kundër një shteti demokratik dhe ligjor.
Sepse në një shtet normal këta janë askushi, që askush nuk do i pyeste për Gjithologjinë e tyre.

Manipulimi dhe propaganda më nuk kryejnë punë sepse njerëzit janë lodhur sepse është e pamundur të jesh njeri normal dhe të punosh në sistemin përbindësh të Pa Dijes së tyre, në të cilin ata frymojnë.Ku atë që e shanin dhe e akuzonin para një dite,të nesërmen e përqafojnë.

A shihni intelektuale të mirëfilltë që ftohen nëpër studiot televizive?
Jo sepse ata nuk ftohen,injorohen dhe linçohen pikërisht nga parazitet e këtij sistemi përbindësh.

Krimi mbetet krim.
Vjedha është vjedhje.
Rrënimi është rrënim.

Tek ne janë rrënuar të gjitha Vlerat.
Na i kanë uzupuar Idealet, Kosovën e kanë shfrytëzuar si një prostitutë rruge dhe pastaj e kanë vënë në shitje.

Është për çudi se si një popull që përjetoi gjenocid dhe eksod Biblik u kthye i tëri në atdhe.
Flenë në tokë pa shtrojë e pa mlojë por i dëshmuan botës se e duan atdheun e tyre.

Kush na i uzupoi ëndrrat që të jetojmë lirshëm në shtetin tonë, kush na i rrënoi vlerat dhe kush na shndërroi në nomadë, t’i mbyllim shtëpitë me çelës dhe t’i lamë pleqtë jetimë në pleqëri?

Të gjitha këto e kanë një emër…

Si u dekonspirue plani i kriminelit Aleksandër Vuçiq – Edi Rama, kufiri i ri në Gazimestan

 


Kryeministri i Shqipërisë dhe homologu i tij në Serbi kanë arritur marrëveshjen për ndarjen e Kosovës. Sipas propozimit të dërguar për miratim në kancelaritë vendimmarrëse të Europës perëndimore, veriu i Kosovës deri në Gazimestan, aty ku supozohet se ka ndodhur Beteja e Kosovës e vitit 1389, kalon nën juridiksionin e shtetit serb, kurse pjesa e mbetur i bashkohet Shqipërisë.

Intervenimi i menjëhershëm i Mbretërisë së Bashkuar e ka stopuar përkohësisht realizimin e këtij plani. Bisedimet që po zhvillohen në relacionin Londër – Washington DC – Paris dhe Berlin po i afrohen fundit. Protagonistët në Beograd dhe Tiranë gëzojnë mbështetjen e një grupi të madh diplomatësh të karrierës. Investimet e viteve të fundit në relacionet Tiranë – Beograd e kanë sfiduar rëndë pavarësinë dhe ekzistencën e shtetit të ri.

Britania e Madhe është duke e refuzuar ndarjen e Kosovës dhe ajo gjithashtu është duke e refuzuar edhe formimin e një asociacioni të serbëve në veri të vendit.

NGJARJE E RËNDËSISHME KULTURORE NË ASHSH NË TIRANË

 

Në foto : Rexhep Shahu,studiues dhe Editor shqiptar

Promovimi  i veprës “Kosova” I-VIII në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Tiranë u vlerësua ngjarje e rëndësishme kulturore, që i hap rrugën bashkëpunimit shkencor në nivel kombëtar. Akademik Neritan Ceka, me këtë rast theksoi se Akademia e Shkencave e Shqipërisë, po i bënë hapat e rëndësishëm që t’ua hapin dyert e bashkëpunimit studiusve të pavarur, që shënojnë të arritura shkencore siç është tashmë Buxhovi me veprën impozante “Kosova”, e cila, në saje të përkthimit në anglisht, ka arritur edhe në shumë qendra akademike ndërkombëtare dhe universitete me renome. Ky dhe veprimet e ngjashme, do t’i ndohmojnë përhapjes së të vërtetës, për të cilën shoqëria shqiptare ka nevojë më shumë se kurrë për ta dëshmuar qenien historike, etnike, kulturore dhe shtetërore në rrethanat kur qendrat e shumta antishqiptare, me gënjeshtra dhe sajesa, vepruan dhe po veprojnë pareshtur kundër saj. Me këtë rast, akademik Ceka vletësoi bashkëpunimin e mirë midis arkeologëve të Tiranës dhe Prishtinës në fushën e hulumtimeve arkeologjike në Kosovës që lidhen me qytetërimin antik, ku del në pah zhvillimi i tij i hershëm dhe rëndësia e Dardanisë si epiqendër e botës ilire-dardane në antikitet,mesjetë e deri te koha jonë.

Edhe profesor Luan Përzhittika, theksoi se tash më shumë se kurrë kërkohet që të njësohen hulumtimet institucionale dhe ato individuale për t’u nxjerrë në pah e vërteta historike për shqiptarët në hapësirat e tyre etnike dhe historike, e ku vuri në pah se gjurmimet e vonshme arkeologjike në Kosovë hje Maqedoni janë të një rëndësie të veçantë për t’u thyer falsifikimet e historiografisë serbe, sidomos ato që fshehin ose konvertojnë qytetërimin e zhvilluar antik ilir-shqiptar në hapësirën e Dardanisë me atë të vonshëm sllav. Në këtë aspekt, profesor Përzhita, theksoi rëndësinë e “Kosovës” në tetë vëllime, të cilën e vletësoi vepër madhore, ku thyhet status quoja e historiografisë shqiptate si dhe bëhet demistifikimi i gënjeshtrës serbe për gjoja shtetin mesjetat serb në Kosovë dhe trashëgiminë e përvetësuar të krishtërimit ortodoks.



ENI TA VAJTOJMË SHQIPËRINË

 


 HAVZI NELA

fragment…

Eni ju o motra, eni ju o gra,
Eni ju o vasha, që dini me qa
Eni ju reçjanka, vajtimtare n’za
Eni t’marrim vajin, sot hije na ka
Eni gjithë s’bashku, le t’a shpallim zinë
Me gjamë e me kujë t’a vajtojmë Shqipninë
Le t’a qajmë me lot, ta qajmë pa pushu
Me afshin e zemrës, të rrëzojmë gur e dru
Le t’a qajmë këtë nanë, le t’a qajmë këtë bijë
Le t’a qajmë këtë nuse, pa foshnje në gji
Le t’ia heqim vellon, stolisjet e kota
Le t’ia zbulojmë shtatin, t’a shohë gjithë bota

Nda e përçundue, larg prej shoqesh tjera
Shikoni si dergjet, si lëngon e mjera
Mundohet qyqanja, rron me shpirt ndër dhambë
Banditët e vendit, e kan vu nën kambë
E mposhtën, e shtruen, me hekur e zjarr
Neronët e kohës, ia banë jetën vorr
E veshën me gjemba, me tela e therra
E kyçën nga brenda, se lanë as te dera
N’derë, as n’dritare , se lanë me pa fare
Ia kane kepë sytë, per faqe t’zezë e marre

Lidhun me zinxhirë, shkoqun krahë e fletë
Në ditën plot diell, në lumë e terr ka mbetë
E thithen shushunjëzat, i ligu – mizori
E thanë , e ç’nderuen , epshori e horri

A e dini shqiptarë, n’ç’greminë kemi rà
Hangrëm njeni-tjetrin , u mbytëm vëlla me vëlla
Hangrëm njeni-tjetrin, me kurthë e t’pabesë
Me thasë e intriga, shamata rri ndeze

O Zot , çka po hjekim , çfare na shohin sytë
S’na gëzohet mbramja , as kur zbardhet dritë
S’na tremb burgu, plumbi e as litari
Kur na shkel me kambë , na zhagmit zuzari
Ngrehuni o vllazën, ngrehuni o shokë
Ngrehuni shqiptarë, sot të gjithë në kambë
Nuk rr’nohet me zor , nuk lihet kjo nanë
A lulëzon dheu, pa diell e hanë?
Jo, jo , nuk durohen, sarhoshët e marrë
Banditët e vendit, ti shporrim sa mà parë
Selinë e pergjakun, ta bàjmë rrafsh me tokë
Ngrehuni o vllazën , ngrehuni o shokë

A jeton shqiponja, e shembun pertokë
Thye krahë e pendë, lidhun kamb e kokë?
A jeton kjo zonjë, në llum e batak
Në lëngim e vaj, e mbytun ne gjak?

Ku e keni trimninë, krenarinë e parë?
A jeni sot të denjë, të quhemi shqiptarë?
A do ta lemë veten, Shqipninë në kafaz,
Në det plot stuhi, me dallgë me u përplasë?

Shikoni rreth e rrotull, shikoni pranë nesh
Shihni popujt tjerë, me ç’gjuhë mirren vesh
Kanë shpallur miqësine, vini vesh k’saj fjale
Po kapen dorë për dore, po hyjnë në një valle
Asht vallja e re, krejt ndryshe nga tjetra
Asht vallja hirplote, që i shëron plag’të e vjetra

Burrel, shkurt 1977

Havzi Nela asht poeti i fundit i varun nga diktatura komuniste në Shqipni. Babai i kryeministrit aktual, ish krimineli komunist me damkën e antishqiptarit, Kristaq Rama, e dënoi poetin me vdekje për shkak të veprës së tij letrare.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...