2024-01-02

Analisti Artur Zheji: – Politika ka krijuar korrupsion përtej normales. Ngjela: – Kjo çështja e fundit e Dumanit tregoi që Prokuroria dhe Policia ishin të korruptuara.

 

Zheji: – Politika ka 

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, dhe analisti Artur Zheji kanë diskutuar ditën e sotme në emisionin “Pikat mbi I” mbi rolin e SPAK dhe politikën shqiptare në tërësi.

Analisti Artur Zheji tha se në vendin tonë ka korrupsion përtej normales, ndërsa shtoi se duhet të forcohet roli i SPAK-ut për të shkëputur këtë lidhje.

Nga ana tjetër, avokati Spartak Ngjela nënvizoi se SPAK mbrohet nga DASH dhe tha se duhet goditur 80% e krimit të organizuar në Shqipëri në mënyrë që të vijohet në nivelet më të larta të politikës.

Zheji: Politika ka dështuar se ka bërë gabime, me dashje edhe pa dashje. Ka krijuar korrupsion përtej normales dhe ka prekur në emër të korrupsionit dhe interesat kombëtare dhe asnjëri nuk është ndëshkuar. Me futjen në skenë të një subjekti si SPAK-u mund të ketë vijë ndarëse.

Ngjela: Kemi një fakt që na mbron. Presioni që bën shteti, tremb gjithçka. Nëse do të trembë një institucion e tremb. Blinken deklaroi para 2 muajsh që SPAK-un e drejtojmë ne. Nuk ma ha mendja që Sekretari i SHBA të japë informacion jo real. SPAK-u është nën mbrojtjen e atyre. Më kanë thënë që kanë marrë mbrojtje. U ka dalë fondi. Kur kam biseduar nga këta, më patën thënë që s’i kanë dalë paratë akoma. Ata mbrohen tani, i kanë të gjitha. Korrupsioni është i organizuar me krimin e organizuar. E dalloj nga optika ime. Kjo çështja e fundit e Dumanit tregoi që Prokuroria dhe Policia ishin të korruptuara. Kanë ndaluar zhvillimin e hetimeve. Janë dosjet që mblidhen. Nga hetimet kanë dalë që ata kanë blerë Policinë. Krimet s’kanë qenë të zbardhura. Ata kanë deklaruar se i ka përkrahur Policia. SPAK-ut i ka rënë rasti në dorë që të shpëtojë Shqipërinë dhe të lartësojë veten. Krimi ka pasur fenomen të veçantë nga Perëndimi, kanë goditur njëri-tjetrin. Unë kam besim që SPAK-u do e çoje deri në fund. Nëse nuk eliminohen 80% e krimit të organizuar nuk godet dot nivelet e mëdha të politikës.

Zheji: Krimi i organizuar ka pasur lidhje të ngushtë me policë. Me drejtorë krimesh që bënin mbulimin e krimeve. Është edhe fakti që këta në kohë fushatash shërbenin si kali i armatosur në fushatat elektorale. Ata mbushnin kutitë dhe më pas marrin si shpërblim pandëshkueshmërinë. Ka raste skandaloze që kanë dalë ku janë dhënë tendera për rindërtimin nga tërmeti dhe i janë dhënë vëllait të një deputeti. Biznesi ka ndërtuar hotele, shteti disa infrastruktura herë të mirë, herë çka, herë fare. Vetëm biznesi prodhon para dhe merr lekët gati. Është bërë si dikur, në kohën e monarkive që i merrnin para fshatarëve. Ka shumë koncept feudal në konceptin shtetëror. Duhet një krah i armatosur dhe ata janë këto të krimit. Këtu duhet roli i SPAK-ut, që duke ndërprerë këtë lidhje shkon më thellë dhe politika e humb përkrahjen e madhe.

Analisti Artur Zheji : – Alienët sollën doktrinën fetare në tokë, kryqëzuan rracën me ne

 



Analisti Artur Zheji e ka lidhur ekzistencën e doktrinës fetare në tokë, me alienët. I ftuar në emisionin “Opinion”, Zheji tha se ata kanë sjellë doktrinën fetare dhe kjo është sot një teori dominante. Në një diskutim me Dom Gjergj Metën, Zheji tha se Zoti dhe feja që vjen nga qielli janë prurje aliene.

“Kriza kryesore po vjen edhe nga fakti që gjithmonë e më tepër mendohet që tanimë, se Zoti, feja që vjen nga qielli janë prurje aliene. Në Itali ka një diskutimVatikani dhe në të gjith Europën. Unë them që karrot e zjarrta, po mësove testiamentin e vjetër, karrot e zjarrta, gjithë këto zbritjet me një bisht të zjarrtë, janë anije kozmike të alienëve të cilët kanë krijuar kryqëzimin e rracave me ne. Kjo është një teori dominate sot dhe si të gjitha teoritë alternative mbahet në periferi me dhunë nga teoritë zyrtrae, por unë them se kisha dhe xhamia duhet të jenë të hapura, o ta integrojë ose të rrëzojë.

Të krishterët e vjetër përpara se perandoria e Romës ta pranonte krishtërimin, përndiqeshin, martirizoheshin dhe kjo ka vazhduar 300-400 vjet. Pra gjithmonë gjërat e reja marxhinalizohen nga shoqëria. Nuk them që është e vërtetë, 10% i ferkuentimit do të thotë fitore e materializimit dhe materializimi shprehet përmes alienëve. Alienët e kanë sjellë doktrinën fetare në planet”, tha Zheji.

7 vende në Tokë që besohet se janë krijuar nga alienët.

 

Blogu i Udhëtarit


Planeti Tokë është shtëpi për shumë vende të mrekullueshme, vende që duket sikur sfidojnë aftësitë teknologjike të kohës, sepse ose janë shumë të mëdha, ose shumë të rënda ose shumë komplekse.

Kjo është edhe arsyeja se përse disa besojnë se ndërtues të lashtë si ata që krijuan piramidat e Egjiptit, ndiqnin një manual jashtëtokësorë. Ndoshta, sipas tyre, duart që ndërtuan këto objekte nuk ishin nga kjo botë.

Megjithatë, sado intriguese si ide, deri më tani nuk ka prova që sugjerojnë se alienët kanë vizituar planetin tonë.

Por kjo nuk do të thotë se këto vende nuk janë interesante e enigmatike në të njëjtën kohë. National Geographic sjell 7 prej tyre, që datojnë më mijëra vite më parë.

Sacsayhuamán – Kjo kala 1 mijë vjeçare ndodhet jashtë kryeqytetit të vjetër Inca të Cusco, në Andet peruviane. E ndërtuar me gurë të mëdhenj ajo duket si një pazël gjigante. Disa besojnë se Sacsayhuamán mund të jetë ndërtuar nga një civilizim i lashtë që u ndihmua nga jashtëtokësorët.

Linjat Nasca – Në një pllajë të lartë dhe të thatë rreth 200 milje në juglindje të Limës, më shumë se 800 linja grafike të drejta janë të vizatuara në shkretëtirën peruviane. Ato formojnë rreth 300 forma gjeometrike dhe figurat e 70 kafshëve, përfshirë një merimangë e majmun. Gjithçka mund të dallohet fare qartë nga qielli dhe këto vizatime në Nasca besohet se janë mbi 2 mijë vjeçare. Për shkak të saktësisë sesi janë ndërtuar dhe hapësirës që zënë, shumë besojnë se ato kanë ardhur nga dora e alienëve.

Piramidat e Egjiptit – Jashtë Kajros, në Gizë, piramidat e famshme të Egjiptit shfaqen në mes të shkretëtirës. Të ndërtuara më shumë se 4500 vite më parë, ato ishin varret monumentale të mbretëreshave dhe faraonëve të lashtë.

Por si i ndërtuan egjiptianët këto piramida, një gur i së cilës peshon të paktën 2 ton? Misteri ende nuk është zgjidhur, ndërsa figurat astrologjike të tyre për shumë janë shkak për të besuar se u ndërtuan nga alienët.

Stonehenge – Një rreth i madh gurësh, disa prej të cilëve peshojnë deri në 50 ton ndodhen në Salisbury të Anglisë. I njohur si Stonehenge, ky monument frymëzoi autorin zvicerian Erich von Daniken që të sugjeronte se ishte një model i sistemit diellor që funksiononte gjithashtu si një udhërrëfyes për zbritjen e alienëve, në fund të fundit si përfunduan ndryshe këto gurë masivë në këtë vend?

Deri më tani askush nuk e di ekzaktësisht kuptimin e Stonehenge, megjithatë shkencëtarët kanë arritur të provojnë që është e mundur të ndërtosh një objekt të tillë duke përdorur teknologjinë, që supozohet të jetë rreth 5 mijë vjet e lashtë.

Teotihuacán – Teotihuacán, që do të thotë “Qyteti i Zotërave” është një qytet i lashtë në Meksikë, i njohur për tempujt piramidë e shenjat astrologjike.

I ndërtuar mbi 2 mijë vite më parë, mosha, madhësia dhe kompleksiteti i Teotihuacán, ndonëse shumë duan të besojnë se është aliene, është krijuar nga dora e njeriut. Ky qytet mund të mbajë në të mbi 100 mijë persona dhe shkencëtarët prej shekujsh besojnë se mund të jetë ndërtuar nga një miks kulturash si majat e zapotekët.

Ishulli i Pashkëve – Enigma që rrethon moia, figurat e mëdha prej guri në Ishullin e Pashkëve në Kili vijon të ngjallë teori nga më të ndryshmet. Si ia dolën Rapa Nui të krijojnë këto figura më shumë se 1 mijë vite më parë dhe si përfunduan në këtë vend? Të gdhendura nga guri, 900 figurat njerëzore peshojnë rreth 14 ton.

Fytyra në Mars –  Një ditë njerëzit do të kenë mundësinë që të vizitojnë Marsin, e me këtë rast të shohin nga afër edhe këtë fytyrë. E zbuluar për herë të parë nga sonda Viking 1 në 1976 –ën, ajo është rreth 3 kilometra e gjatë dhe ndodhet në rajonin e quajtur Cydonia.

Në 2001, Nasa e analizoi këtë fytyrë duke përdorur një kamera me rezolucion të lartë dhe dalloi se në fakt nuk kemi të bëjmë me fytyrë, por një tjetër masë toke, të zakonshme në sipërfaqen e planetit të kuq.


10 qytetet e pabesueshme që humbën gjatë historisë…

 


Bota është plot me qytete të humbura, shumë prej të cilëve u braktisën duke mbetur një mister.

Kërkimi për qytete të tilla të humbura tërhoqi eksploruesit e aventurave që në shekullin e 15-të, duke çuar në zhvillimin e arkeologjisë.

Një qytet i humbur nuk duhet të ngatërrohet me qytetet fantazmë

Qytetet e humbura janë të braktisura për shkak të rrethanave të ndryshme dhe vendndodhja e tyre është e njohur.

Machu Picchu, Peru

Machu Picchu, i njohur edhe si “Qyteti i humbur Inkas” është vendi më i famshëm Inka në botë. Është një vend i shekullit të 15-të i vendosur në një mal 2430 metra mbi nivelin e detit, rreth 80 km në veriperëndim të Kuskos. Shumica e arkeologëve besojnë se Machu Picchu është ndërtuar për perandorin Inkas Pachacuti. Machu Picchu është zona turistike më e vizituar në Peru.

Angkor, Kamboxhia

Angkor ishte një qytet i begatë nga shekulli i 9 deri në shekullin e 15 dhe ka monumentin më të madh fetar në botë. Në shekullin e 15-të qyteti u pushtua dhe u plaçkit. Ai ishte pothuajse tërësisht i braktisur dhe i harruar, por tempulli i ndërtuar nga Mbreti Khmer Suryavarman 2, si tempulli i tij shtetëror dhe më vonë mauzoleumi mbijetoi dhe sot. Angkor Wat është monumenti më i famshëm dhe vendi më i vizituar në Kamboxhia. Ai është bërë simbol i vendit dhe shfaqet në flamurin e saj kombëtar.

Pompei, Itali

Historia e Pompeit është ndoshta historia më e famshme në këtë listë. Në vitin 79 AD mali Vezuv shpërtheu. Vezuvi, ende sot një nga vullkanet më aktiv në botë, varrosi qytetet e Herculaneum dhe Pompeit. Banorët e qyteteve ikën ose u varrosën me to dhe qytetet u harruan gjatë viteve. Në shekullin e 18-të gjatë gërmimeve ata u rizbuluan dhe sot. Pompei lulëzon si një tërheqje turistike, duke ofruar një vështrim të shkurtër në të kaluarën, në një qytet që gati 2.000 vjet më parë ngriu me kohën.

Petra, Jordani

Petra ishte kryeqyteti i lashtë i mbretërisë Nabatean. Një qytet i gdhendur në gur. Qyteti ishte themeluar ndoshta në fillim të vitit 312 PES dhe lulëzoi për një kohë të gjatë, pasi ishte një kryqëzim i rëndësishëm për rrugët e mëndafshit dhe të aromave që lidhnin Lindjen dhe Perëndimin. Qyteti ra dhe u braktis në fund në shekullit të 6, pasi një sërë tërmetesh shkatërruan furnizimin me ujë. Qyteti i rëndësishëm dhe i bukur u harrua përfundimisht. Ai u zbulua në botën perëndimore vetëm në 1812.

Tikal, Guatemal

Tikal ishte një qytet i lashtë i qytetërimit Maja, që ndodhej në një pyll në Guatemalë. Qyteti lulëzoi si kryeqyteti i një mbretërie të fuqishme derisa u pushtua nga Teotihuacani në shekullin e 4 pas Krishtit. Pasi u pushtua, gradualisht ra derisa përfundimisht u braktis në fund të shekullit të 10-të. Sot, qyteti është një nga vendet më të mëdha arkeologjike të qytetërimit Maja dhe është i njohur për tempujt e shumtë në formë piramidale, duke përfshirë edhe Tempullin e Jaguarit të Madh – një nga piramidat më të shquara në botë.

Teotihuacan, Meksikë

Teotihuacan është një vend arkeologjik afër qytetit të Meksikos në Meksikë. Qyteti është i mbushur me piramida dhe është rreth 20 kilometra katrorë. Ishte një qendër e madhe urbane me ndoshta 100,000 njerëz. Qyteti u shkatërrua dhe u braktis rreth 1400 vjet më parë. Emri modern i’u dha nga populli Aztek dhe kuptimi është “vendi ku u krijuan zotat”. Është e paqartë se cilët ishin ndërtuesit fillestar të qytetit misterioz. Teotihuacan është gjithashtu shtëpia e Piramidës së Diellit – një nga piramidat më të mahnitshme në botë.

Tiwanaku, Bolivi

I vendosur pranë liqenit Titicaca në Bolivi, Tiwanaku ishte një fuqi e rëndësishme rajonale në Andet jugore midis shekullit të 7 dhe shekullit të 9-të. Besohet të ketë qenë zonë banimi për 15,000 dhe 30,000 banorë ose më shumë. Rreth vitit 1000 pas Krishtit, ndryshimi klimatik pengoi Tiwanakun të vazhdonte prodhimin e ushqimit, duke shkaktuar rënien dhe braktisjen e qytetit.

Palenque, Meksikë

E vendosur në Meksikën jugore të sotme, Palenka ishte një qytet Maja që lulëzoi gjatë shekullit të 7-të. Palenka ra gjatë shekullit të 8-të, e zhytur plotësisht nga xhungla e dendur ajo harrua nga koha. Interesi në këtë vend u ngrit përsëri gjatë shekullit të 19-të dhe më vonë u gërmua qyteti.

Troja, Turqi

Për shekuj Troja konsiderohej të ishte vetëm një legjendë, një qytet që kurrë nuk ekzistonte vërtet jashtë poezive të Homerit, ku përmendet si pjesë e Luftës së Trojës. Legjenda doli të jetë e vërtetë vetëm në vitet 1860, kur u gërmua në Anatolinë veriperëndimore. Tani e dimë se qyteti ishte shkatërruar dhe rindërtuar vazhdimisht. Ngadalë ai u shkatërrua derisa u braktis në fund gjatë epokës bizantine.

Atlantida

Ndryshe nga pjesa tjetër e qyteteve në këtë listë, Atlantda nuk u gjet kurrë dhe historianët pothuajse unanimisht pajtohen se kurrë nuk ka ekzistuar. Atlantida është përmendur në një alegori për arrogancën e kombeve në veprat e Platonit dhe në këtë alegori ajo përfundimisht zhytet në Oqeanin Atlantik. Pavarësisht nga fakti se shumica janë dakord se qyteti kurrë nuk ka ekzistuar, disa njerëz ende kërkojnë mbetjet e qytetit më të famshëm të humbur në histori, që sipas Platonit ndodhet “përtej shtyllave të Herkulit”. Ka shumë hipoteza lidhur me vendndodhjen e Atlantidës, nga ishujt në Mesdhe, ishulli në Evropën Veriore, madje edhe Antarktida përmendet si një vend i mundshëm.

30 figurat më të rëndësishme të historisë



Lista nuk sillet rreth njerëzve të famshëm për etikën e tyre, por më tepër rreth pasojave që kanë shkaktuar idetë ose veprimet e tyre

Falë mendimit, krijimeve apo ideve të tyre, njerëzimi që njohim sot është, në një masë të madhe, rezultat i kontributeve të këtyre personazheve historike.

Historia është plot me personazhe që kanë transformuar historinë e njerëzimit. Sot bota është ajo që është falë mendimeve, ideve apo veprimeve të tyre. “Bota.al” sjell një listë me 30 figurat më të rëndësishme historike.

Natyrisht që përzgjedhja është e paplotë, pasi mund të zgjidhen kollaj dhjetëra heronj, shkrimtarë, filozofë dhe shkencëtarë për çdo vend. Lista nuk sillet rreth njerëzve të famshëm për etikën e tyre, por më tepër rreth pasojave që kanë shkaktuar idetë ose veprimet e tyre. Ndërsa shumë prej tyre kanë ndryshuar gjërat për mirë, të tjerët nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë mbjellë errësirë. Renditja nuk është sipas rëndësisë.

Jezusi i Nazaretit

Një figurë e shquar e Krishtërimit, Jezusi i Nazaretit, ishte një predikues hebre që jetoi rreth shekullit I pas Krishtit. Ndarja e tij e madhe me hebraizmin sot bashkon më shumë se 2.4 miliardë besimtarë dhe mendimi i tij ka qenë në qendër të fokusit së teologëve për dy mijëvjeçarë. Jezusi lindi në Betlehem të Judesë dhe, sipas traditës, ishte pasardhës i mbretit David.

Muhamedi

Për fenë islame, Muhamedi është i fundit ndër profetët (i cili paraprihet nga Jezusi, Moisiu dhe Ibrahimi, ndër të tjerë). Ai lindi në vitin 570 pas Krishtit dhe vdiq në vitin 632 pas Krishtit. Sipas traditës, profeti themeloi Islamin pas një zbulese nga kryeengjëlli Gabriel në shpellën Hira. Sot ka më shumë se 1.7 miliardë muslimanë në mbarë botën.

Kristofor Kolombi

Lundërtari dhe hartografi në shërbim të Kurorës së Kastiljes ishte përgjegjës për udhëheqjen e eksplorimit që do të çonte në zbulimin e Amerikës. Epoka moderne, dhe bashkë me të edhe globalizimi, filloi më 12 tetor 1492, kur ata zbarkuan në ishullin Guanahani (Bahamat e sotme). Kolombi bëri gjithsej katër udhëtime para se të vdiste më 20 maj 1506.

Jul Çezari

Gaius Julius Caesar ishte një nga politikanët dhe ushtarët më të rëndësishëm të Romës së lashtë. Ai lindi në vitin 100 para Krishtit dhe vdiq në vitin 44 para Krishtit. Kontrolli i tij mbi Republikën ishte i mbushur me polemika dhe tradhti. Një nga sukseset e tij më të mëdha ishte Lufta Galike, e cila do të zgjeronte territorin romak në pjesë të asaj që sot është Franca, Belgjika, Zvicra, Gjermania dhe Holanda. Një komplot i përgatitur nga disa senatorë i dha fund jetës së tij.

Aleksandri i Madh

Aleksandri i Madh ishte mbret i Maqedonisë deri kur vdiq. Aristoteli ishte mësuesi që u mor me edukimin e tij dhe mbretërimi i Aleksandrit konsiderohet nga historianët si fillimi i periudhës helenistike. Ai lindi në korrik të vitit 356 para Krishtit dhe vdiq në qershor 323 para Krishtit, ndoshta i helmuar. Aleksandri i Madh është një nga figurat heroike më të rëndësishme të lashtësisë.

Platoni

Platoni është një nga filozofët më të rëndësishëm në historinë e filozofisë. Dishepull i Sokratit dhe mësues i Aristotelit, idetë e tij mbi politikën, etikën, qytetarinë, ligjin dhe psikologjinë, ndër të tjera, ndihmuan në konsolidimin e mendimit të qytetërimit perëndimor. Ai themeloi Akademinë në 387 para Krishtit, e konsideruar si universiteti i parë në Perëndim.

Lao Tzu

Pavarësisht nga të panjohurat rreth jetës së tij, Lao Tzu është një nga figurat më të rëndësishme historike të Lindjes. Besohet se ai ka jetuar midis shekujve VI dhe VI para Krishtit. Dhe atij i njihet autorësia e Tao Te Ching, vepra më e rëndësishme e taoizmit. Filozofia taoiste praktikohet në Kinë, Japoni dhe Korenë e Jugut, edhe pse ka miliona ndjekës në mbarë botën.

Leonardo da Vinçi

Polimati fiorentin Leonardo da Vinçi është figura kryesore e Rilindjes. Kontributet e tij në shkencë, art, muzikë, mjekësi dhe filozofi janë të padiskutueshme. Është një ikonë universale falë pikturave të tilla si Mona Lisa ose Darka e Fundit. Gjithashtu edhe për shkak se ka projektuar, shekuj më parë, skica të atyre që sot janë nëndetëset, helikopterët dhe makinat. Ai lindi në prill 1452 dhe vdiq në maj 1519.

Johannes Gutenberg

Në këtë listë të figurave më të rëndësishme historike nuk mund të mungonte shpikësi i makinës moderne të printimit (shtypshkronjës). Shpikja e tij jo vetëm që lejoi përhapjen e kulturës, por konsiderohet si fillimi i propagandës. Kjo përkoi me përçarjen luterane, kështu që ishte një levë mbështetëse për shpalljen e ideve protestante. Gutenberg lindi në Mainz në 1400 dhe vdiq në 1468.

Miguel de Servantes

I konsideruar si një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë universale, Miguel de Cervantes Saavedra lindi në 1547 dhe vdiq në 1616. Vepra e tij kryesore, Don Kishoti i Mançës, është romani i parë modern dhe libri i dytë më i redaktuar dhe përkthyer në botës, vetëm pas Biblës. Servantes mori pjesë në Betejën e Lepantos dhe u burgos në Algjer për pesë vjet.

Albert Einstein

Ndoshta fizikani më i famshëm i të gjitha kohërave. Albert Einstein është një nga baballarët e mekanikës kuantike përmes punës së tij mbi relativitetin special dhe relativitetin e përgjithshëm.

Einsteinit iu dha Çmimi Nobel për Fizikë, edhe pse jo për këto vepra, por për botimet e tij mbi efektin fotoelektrik. Ekuacioni i tij, E=mc², është padyshim më i njohuri në të gjithë historinë.

Adolf Hitler

Udhëheqësi i Gjermanisë naziste është figura më e rëndësishme historike e shekullit të 20-të. Idetë e tij janë përmbledhur në librin e tij Mein Kampf, i shkruar pjesërisht gjatë kohës kur ishte në burg pas një grushti të dështuar në vitin 1923. Hitleri kreu vetëvrasje së bashku me Eva Braunin në vitin 1945 në bunkerin e Kancelarisë, kur fitorja e Aleatëve ishte e pashmangshme.

Çarls Darvin

Autori i Origjinës së Specieve (1859) hodhi themelet e asaj që tani njihet si teoria e evolucionit. Sot idetë e tij, si përzgjedhja natyrore, pranohen gjerësisht nga shkenca. Vëzhgimet që e shtynë atë të postulonte teorinë e tij u bënë pas udhëtimit të Beagle, rreth pesëvjeçar, në të cilin ai ishte në gjendje të mbulonte pjesën më të madhe të globit.

Karl Marks

Mendimet e Karl Marksit formësuan plotësisht historinë politike, filozofike dhe ekonomike pas vdekjes së tij. Rryma që mban emrin e tij, marksizmi, komunizmi modern dhe socializmi shkencor burojnë nga idetë e tij të shprehura në Manifestin Komunist (1848) dhe Kapitalin (1867). Marksi u përqendrua në idenë se shoqëritë përparojnë përmes dialektikës së luftës së klasave.

Isak Njutoni

I konsideruar nga shumëkush si shkencëtari më i madh i të gjitha kohërave, Isak Njutoni është babai i ligjit të gravitetit universal dhe fizikës klasike. Kontributet e tij në llogaritje, matematikë, dritë dhe optikë e bënë atë një pikë referimi që në kohën kur jetoi. Ai gjithashtu shkroi disa traktate mbi alkiminë dhe teologjinë. Vdiq në moshën 84-vjeçare.

Genghis Khani

Genghis Khani ishte një nga udhëheqësit ushtarakë më ambiciozë të historisë. Në vetëm disa vjet ai arriti të zgjerojë perandorinë mongole për mijëra kilometra, duke konsoliduar kështu, të paktën në aspektin territorial, një nga perandoritë më të mëdha në histori. Vdiq në vitin 1227 në moshën 65 vjeçare.

Mahatma Gandhi

Gandi arriti të lërë gjurmë si një ndër figurat më të rëndësishme historike falë mendimeve të tij dhe krijimit të “institucionit” të protestave jo të dhunshme. Një nga ngjarjet më të rëndësishme të jetës së tij ishte Marshi i Kripës, i cili do të çonte në pavarësinë e Indisë nga Perandoria Britanike. Ai u vra në moshën 78-vjeçare nga një fanatik integralist.

Louis Pasteur

Pasteur nuk është vetëm përgjegjës për procesin e pasterizimit, por studimet e tij kanë kontribuar në masë të madhe në krijimin e vaksinave, antibiotikëve dhe proceseve të sterilizimit. Pasteri shënoi një “para” dhe “pas” në shkencat natyrore, veçanërisht në kimi dhe bakteriologji. Ai vdiq në shtator 1895 në Francë, në moshën 72-vjeçare.

Galileo Galilei: një nga figurat më të rëndësishme historike

Astronomi i famshëm është një nga baballarët themelues të revolucionit shkencor të Rilindjes. Ai bëri përmirësime në teleskopin me të cilin mundi të kryente punime të ndryshme eksperimentale. Në kundërshtim me atë që besohet gjerësisht, ai nuk u ekzekutua nga Inkuizicioni, por u dënua me izolim në shtëpi. Edhe pse ka dyshime mbi autorësinë, shprehja “E megjithatë, ajo lëviz” ka hyrë në historinë e kulturës popullore.

Volfgang Amadeus Mozart

Gjeni i padiskutueshëm në historinë e muzikës, Mozart është një personazh që nuk ka nevojë për prezantim. Ai konsiderohet si eksponenti më i madh i stilit klasik, me një numër të madh veprash, pavarësisht vdekjes së tij të parakohshme (vetëm 35 vjeç). Për këtë janë ngritur mjaft spekulime. Puna e tij sot është po aq e lavdëruar sa atëherë.

Aristoteli

Veprat e Aristotelit janë referencë për teorinë politike, fetare, filozofike, shkencore dhe natyrore perëndimore. Ai themeloi Liceun, i cili do të merrte pjesë në lindjen formale të shkollës peripatetike. Më shumë se 2000 vjet pas vdekjes së tij, mendimet e Aristotelit vazhdojnë të ndikojnë te shkrimtarët, mendimtarët, artistët dhe filozofët.

Mikelanxhelo

Piktori, skulptori dhe arkitekti i Rilindjes është përgjegjës për veprat me shtrirje universale si Davidi ose Kapela Sistine. Perfeksionizmi ishte karakteristika e tij kryesore, e cila e çoi në një reputacion që pak artistë e kishin në jetë. Ai vdiq në moshën 88-vjeçare, pas një karriere mbi 70-vjeçare të lidhur me artin.

Neil Armstrong

Njeriu i parë që eci në Hënë sigurisht që meriton një vend në mesin e figurave më të rëndësishme historike. Në korrik 1969, miliona shikues në mbarë botën dëgjuan frazën legjendare “Një hap i vogël për njeriun, një kërcim gjigant për njerëzimin”. Sot, në agimin e eksplorimit të Marsit, këto fjalë jehojnë më shumë se kurrë.

Sigmund Freud: ndër figurat më të rëndësishme historike

Babai i psikanalizës është një nga figurat intelektuale të shekullit të 20-të. Ashtu si figurat e tjera të kësaj liste, jeta dhe kontributet e tij nuk janë pa polemika. Sot disa nga idetë e tij, si kompleksi i Edipit, janë të njohura për një pjesë të madhe të njerëzimit.

Jozef Stalin

Pasardhësi i Leninit si figura kryesore e Bashkimit Sovjetik luajti një rol udhëheqës në ngjarjet politike dhe ushtarake të gjysmës së parë të shekullit të 20-të. Stalini vdiq më 5 mars 1953, me sa duket nga një atak i shkaktuar nga tensioni i lartë i gjakut.

Marie Curie

Curie është shkencëtarja më e njohur në kulturën popullore, falë rigjallërimit të zbulimeve të saj në dekadat e fundit. Ajo ishte personi i parë që mori dy çmime të ndryshme Nobel, një për fizikën (për kontributin e saj në fushën e rrezatimit) dhe një tjetër për kiminë (për studimet e saj mbi radiumin dhe poloniumin). Curie vdiq nga anemia aplastike në moshën 66 vjeçare në Francë.

Martin Luther King

Aktivist për të drejtat civile të afro-amerikanëve në Shtetet e Bashkuara, punë e cila i dha çmimin Nobel për Paqe në vitin 1964. Ai i kombinoi këto aktivitete me shërbimin e tij si pastor i kishës Baptiste. Martin Luther King u vra në Memphis në vitin 1968, në një nga atentatet më të publikuara në historinë e vendit. Trashëgimia e tij ndihet edhe sot e kësaj dite.

Napoleon Bonaparti

I konsideruar si një nga strategët më të mëdhenj ushtarakë të epokës moderne, Napoleon Bonaparti luajti një rol vendimtar në riorganizimin politiko-administrativ të Evropës në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Ai u shpall perandor i francezëve dhe mbret i Italisë. Vdiq në maj 1821.

Martin Luteri

Së bashku me Kalvinin, Luteri është figura më përfaqësuese e Reformacionit Protestant dhe nuk mund të mungonte në asnjë listë të figurave më të rëndësishme historike. Revolucioni i tyre njihet sot si skizma luterane, e cila e ndau përgjithmonë kishën në dy gjysma. Lindi në 1483 dhe vdiq në 1546.

Uilliam Shekspir

I konsideruar si shkrimtari më i rëndësishëm në gjuhën angleze, Shekspiri është autor i veprave që sot janë emblematike të kulturës popullore: Romeo dhe Zhuljeta, Hamleti, Makbethi dhe Otello janë vetëm disa prej tyre. Gjatë jetës së tij ai arriti famë të madhe, edhe pse jo aq sa ajo që mori pas vdekjes. Të jesh apo të mos jesh, kjo është çështja jehon në daullet e veshëve të të gjithë adhuruesve të tij.

Tërmeti i djeshëm mund të ketë lëvizur tokën në rajonin Noto deri në 1.3 metra në perëndim.



Zyrtarët lokalë japonezë besojnë se tërmeti i djeshëm mund të ketë lëvizur tokën në rajonin Noto deri në 1.3 metra në perëndim.

Autoriteti i Informacionit Gjeohapësinor i Japonisë (GSI) shqyrtoi të dhënat e GPS-it pas tërmetit me magnitudë 7.6, shkruan BBC, dhe ndryshimi më i madh prej 1.3 metrash u pa në qytetin Wajima.

Një zhvendosje drejt perëndimit prej rreth një metër është matur në qytetin e Anamizu dhe prej 80 centimetra në qytetin e Suzu.

Lëvizje të tokës u raportuan gjithashtu në qytetet Nanao, Toyama, Niigata dhe rajonin Kanto-Koshin.

Siç raporton BBC, këto janë të dhëna paraprake që ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...