Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/01/04

Presidentja e Kosovës Prof.Dr.Vjosa Osmani pas takimit me Cameron: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, hap i domosdoshëm

 

Për herë të parë që prej BREXIT-it, në Kosovë vjen për vizitë një zyrtar i lartë britanik.

Të mërkurën në mbrëmje Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar Lordi David Cameron takoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Jam këtu të ri përsëris që ne ju mbështesim, të ju ndihmojmë me sigurinë, me zhvillimin ekonomik, me qeverisjen dhe të gjitha problemet me të cilat po ballafaqoheni, jemi këtu për gjatë. Kemi qenë gjithmonë mbështetës. Jemi këtu të dëgjojmë për atë se çka po ndodhë në rajon dhe disa problemet me fqinjët që e di se janë të vështira”, u shpreh Cameron.

Cameron u falënderua nga Kurti për ndihmën në aspektin e sigurisë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar.

“Ne nuk harrojmë kurrë ndihmën që kemi marrë nga Mbretëria e Bashkuar, qoftë bilaterale ose përmes NATO-s, jo vetëm për sigurinë dhe mbrojtjen por edhe për demokratizimin e sundimin e ligjit, pluralizmin politik, të drejtat e njeriut dhe për kulturën dhe ekonominë”, u shpreh Kurti.

Në vizitën e tij të parë për vitin 2024 jashtë shtetit të tij,  Lord Cameron iu drejtua mediave pas takimit me Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Ai u shpreh se mbështetja në aspektin e sigurisë për Kosovën dëshmohet me shtimin e trupave të KFOR-it.

 “Jemi mbështetës të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës, sovranitetit, dhe të drejtës për tu njohur plotësisht nga të tjerët si shtet sovran. Sigurisht do t’ju ndihmojmë në betejën për tu njohur në forume ndërkombëtare, që është e rëndësishme dhe e meriton”, u shpreh Cameron.

Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë të enjten takoi edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, do të takojë edhe trupat e KFOR-it.

Presidentja e së Kosovës, Vjosa Osmani  ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron.

Në takim mësohet se u diskutua për raportet Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, përkushtimin për thellim të bashkëpunimit ndërshtetëror, forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, si dhe situatën e sigurisë në rajon e më gjerë.

Osmani falënderoi sekretarin Cameron për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar përgjatë viteve, përfshirë edhe mbështetjen diplomatike në procesin e integrimit të Kosovës në institucione ndërkombëtare.

Po ashtu, Osmani ka ritheksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke filluar me përfshirjen në Partneritetin për Paqe, si hap i domosdoshëm për të siguruar paqe dhe siguri afatgjate në rajon dhe më gjerë.

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Cameron mbrëmë ka zhvilluar takimin me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërsa sot ka takuar ministren e punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Digitalb ftesë operatorëve në Kosovë: Të interesuarit nga Kosova të ftuar të lidhin marrëveshje

 

Jo më monopol në Koosvë të Televizioneve shqiptare 

 

Duke marrë shkas nga situata lidhur me distribucionin e kanaleve DigitAlb, Supersport, Top Channel, TV Klan në Republikën e Kosovës, DigitAlb përmes këtij komunikimi sqaron se:

Që prej vitit të largët 2004, DigitAlb u krijua si një Platforme Televizive me një qëllim të vetëm, atë të ruajtjes së gjuhës shqipe dhe bashkimit kulturor mes shqiptareve kudo në botë. Natyralisht kanalet Digit-Alb filluan distribucionin në Kosovë njëkohësisht me Shqipërinë duke mos njohur asnjë barrierë të kohës. Fjalët “Bashkim Kombëtar” për ne në DigitAlb kanë qenë në qendër të vizionit dhe strategjisë sonë.

Ne jemi krenarë të themi që DigitAlb i ka paraprirë politikës dhe ekonomisë në shkrirjen e kufijve mes shqiptarëve.

Mes Shqipërisë e Kosovës ka akoma kufij gjeo-politikë, po kufij kulturorë, gjuhësorë, sportivë e shpirtërorë nuk ka, dhe këtu Digitalb ka luajtur një rol kryesor. Nisur nga spekullimet e ditëve të fundit, DigitAlb deklaron se është i hapur për bashkëpunim dhe distribucion të kanaleve televizive kundrejt të gjitha Platformave Televizive dhe të Telekomunikacionit në Republikën e Kosovës, në mënyrë që i gjithë publiku në Kosovë të ketë qasje.

Kompania po punon në këtë drejtim dhe të gjithë operatorët e interesuar nga Kosova janë të ftuar të lidhin marrëveshje me DigitAlb për këtë qëllim.

2024/01/02

SONTE KJAVA PËR TY, KOSOVË!


SONTE KJAVA PËR TY, SADRI AHMETI !




Adem Istrefi



Cingërroi zilja e telefonit

apo dëgjova zërin tënd?!

1.

Nga largësitë m'u bë se po më vinte ai zë

pak i trëmbur, tel i dridhur mallit

në këtë kitarë të vonë nate...

Vetëm zëri yt mund të më thërriste kështu

si gjithmonë e në të gjitha kohët.

Këtij zëri s'mund të mos i përgjigjesha

edhe në hjekë shpirti.

S'mund ta besoj se t'u lig ORA

e vdekja të gjeti gafil.

Ti gjithmonë ke qenë një hap para vdekjes,

gjithmonë je tallur me të kur të ndiqte

e ia lije puplat në dorë.

A mund të kapej rob e të bëhej rob

njeriu më i lirë ndër tw gjithë liridashësit!

Paj cok jo, bre Sadri Ahmeti!

2.

S'të mbaj mend kurrë duke qarë,

po gjithmonë duke qeshur më del

her si fëmijë i qeshjes e her zot i përqeshjes.

Edhe atëhere kur shkruaje poezi

me ata gishta të KRITË prej të ftohtit:

Shkruaj një vjershë e digje atë fletë

që t'i shkrije pakëz duart

në atë flakëz xixëlluese e tym të saj,

që të mund ta rishkruaje prapë atë poezi

dhe prapë më ndryshe...

Aiiih ! sa ftohtë që kishe, si të kërcitnin dhëmbët,

e ti lapsin assesi s'e lëshoje nga dora.

3.

Prandaj po kjaj për ty

e u mbusha sonte në vaj,

po kjaj tash për atëherë...

S'di sa herë ishe vrarë mbas shpine,

s'di sa herë mbas veshit

në atë udhëtim të cmendur, mizorisht të mundimshëm

Dhe ti shkruaje e rishkruaje

me ata gishta TË KRITË

atë poemë për MASAKRËN E TIVARIT...

4.

(Tremijë djem Kosove atëbotë u vranë.

U vranë me plumba, u therën me bajoneta

në atë plojë gjaku,

midis ullinjëve e detit të Tivarit.

Deti u bë i kuq dhe u mbulua me plisa

të bardhë

në atë prill komunist të vitit 1945.)

5.

Sonte dua të mos harroj asgjë,

gjithcka dua të kujtoj,

pse ishe i vetëm mbi atë sukë

a mbi atë KËRSH TË GJOBALAJVE

e pse qeshje ashtu,

sikur rrokoteleshin shpatinës shkëmbinj

potershëm me rrokullimë rroposëse

e lëshuar si shkundullimë...

6.

Ishe vetëm dhe s'ishe i vetëm.

S'di a e qerasje ti vdekjen me një gotë raki,

apo të qeraste ajo ty me një kërcënim

kur i thoje se edhe vetë të madhin Zot

do ta bëje me qeshë,

pa e giciluar aspak...

Dhe vdekja merrte këmbët në krahë

dhe ikte e lemerisur atëbotë,

atëbotë kush mund ta ndalte qeshjen tënde!...

7.

S'u mësokam se s'u mësokam pa ty,

Sadri Ahmeti!

Thash si për vete e s'munda ta mbaj

Coll për vete,

Si në këngët e majekrahut e lëshova piskamën:

O gjithkah zdrit ky sy-diell

në fytyrë të kësaj toke

njeri e bir njeriu kurrëmë s'do të vijë si ti,

kurrëmë si ti s'do t'i gëzohet shkrepjes së diellit

e shkrepje buzëqeshjesh të shkrepë

si njëmijë hyjni,

sidomos kur dilje hovshëm

prej dallgëve të detit

e deti sikur të falej te këmbët...

8.

Sonte mund të them dhe do të them

se s'kam parë njeri tjetër

aq marrëzisht me detin të dashururar,

të ngjajë me bir të tij

e vetë hyu i tij sikur të ishte,

vetë kripa sikur qe krijuar prej qeshjeve të tij.

Asnjë zot e asnjë dreq e bir dreqi

s'mund të ishte shpellë e pafundme si ai.

Në shpella të bjeshkëve i pat ngujuar

dhitë briarta bashkë me zanat,

me zanat bënte dashuri natë për natë

e ditën i vizatonte ku të mundte,

ose në ndonjë letër të bardhë,

ose në ndonjë lëvore peme, a lëkurë dashi,

në ndonjë gjethe që ia sillte era,

në ndonjë faqemuri, a xham dritareje,

ose edhe në ajër...

9.

Ditë për ditë i bënte edhe më të bukura

ato nuse të tij,

u jepte shpirt nga shpirti i tij,

u lëshonte rreze hijeshie

e i bënte si të ishin të gjalla

e pak si të trëmbura nga zgjimi i një ëndrre,

sa gati luaje mendsh prej kësaj bukurie

e të ndalej fryma,

fryma mund t'i ndalej edhe vetë Zotit,

të shituar prej kësaj bukurie,

perritë e parajsës do të uleshin në gjunjë

t'ua lanin këmbët...

10.

Sonte kjava për ty

që na ikën e mbetëm pa i kërcyer

këto zjarre dëllinjash

edhe në këtë natë vere...

Dhe s'di pse m'u kujtua, s'di pse më thoshe

se kemi vetëm nja pesëmijë vjet njohje

e asnjëherë, asnjëgjysmëhere s'u grindem

dhe mbetem se mbetem

pa bujtur në ndonjë Shpellë të Vuthajve

që të kuvendonim si ai malësori legjendar

me kreshnikët Mujë e Halil

e të pinim verë mjalti

bashkë me ta, si viganët e mocëm ilirë,

më të mocëm se hëna

e vetë dreqi kur zbriti nga qielli...

11.

Ndonëse nuk u lindëm qw të dy binjakë

e që të dy në Vuthaj e në Strellc njëkohësisht

kujtonim se në gjinjtë e një nëne

patëm pir tambël

dhe vjershat i firmosnim me firmën ADISS-ASSA

e veten e conim në katin më të lartë të qiellit...

12.

Gjithë kësaj nate e deri në zdritje të saj

m'u shfaqe herë në ecje të ngadaltë

e herë në ikje të rrëmbyeshme me vrap.

Me sa zë që kam mbeta duke thirrë:

Ndalu, ku shkon... Ku shkon Sadri!

Dhe ti si gjithnjë shkrep një buzëqeshje,

si gjithnjë më thua

se drejt ardhmërisë je nisë,

se prej andej ke ardhë

e atje është rrojtja jote...

Prill 2011.



Përgatiti :Flori Bruqi, Isniq,2 janar 2024

"Mjeshtër i Madh i Punës", shkrimtar dhe studiuesi Nasho Jorgaqi (Fier, 1931 - Tiranë, 25 gusht 2022)

Shkruan Flori Bruqi





Nasho Jorgaqi (Fier, 1931 - Tiranë, 25 gusht 2022) ka qenë shkrimtar, skenarist, hulumtues dhe studiues shqiptar, doktor i shkencave dhe titullar, është i njohur me titullin “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Ai është autor botimesh letrare, skenarësh filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore.


Informator i Sigurimit

Sipas dokumenteve,Nasho  Jorgaqi u rekrutua si informator nga Sigurimi i Shtetit më 10 01.1955 me nofkën "Dragoi", për pesë vjet qe "polic" i studentëve dhe rretheve letrare që shfaqnin pikëpamje “dekadente, reaksionare e pesimiste”, në varësi të seksionit të tretë të Drejtorisë së Punëve të Brendshme. 

Spiunimet e para ishin kundër   Kadrie Kadaresë dhe Robert Shvarcit në Institutin Pedagogjik 2 vjeçar “Aleksandër Xhuvani” në Tiranë.

Më pas u drejtua nga ndërmarrja e botimeve, ndërsa më 1960 kaloi në varësi të Degës së 12-të të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, e cila mbulonte legatat e huaja në Tiranë. Më 13 tetor 1961 nga informator u bë agjent.

Përmendet në dokumentet sekrete të Qani Tartales, një punonjës i Sigurimit të Shtetit, si informator (nuk dihet nëse me dashje apo pa dashje) kundër shkrimtarit Bilal Xhaferri.

Nga 1967 deri më 1973 nuk qe i përfshirë në rrjetin sekret, deri kur thirret sërish në detyrë për të mbikëqyrur shkrimtarët e ardhur nga Kosova. Më 1978 u bë rekrutues dhe ndërlidhës, aktiviteti i tij mbaroi më 1991.


Tituj te veprave

  • Dashuria e Mimozës, novelë - 1960
  • Ëndrra dhe plagë, novelë - 1963
  • Posta e Largët, novelë - 1968
  • Shoku, tregime - 1968
  • Qemal Stafa, biografi - 1970
  • Tregime të Mbrëmjes, tregime për fëmijë - 1972
  • Mërgata e Qyqeve, roman, Vol. I, II - 1978, 1979
  • Tregimet e Qemalit, tregime për fëmijë - 1978
  • Atentatori i Perandorit, biografi -1980
  • Tregimet e Pranverës, tregime për fëmijë - 1985
  • Larg dhe afër, udhëpërshkrime dhe meditime - 1987
  • Udhëve të mërgimit, udhëpërshkrime dhe meditime - 1994
  • Manastiri i dashurisë, proza të shkurtra dhe tregime - 1995
  • Ndëshkimi i Bukurisë, proza të shkurtra dhe tregime - 1998
  • Tomka - 1968 
  • Poetika e dokumentit - 1987
  • Udhëtim me Fan Nolin 1995
  • Ka përgatitur për botim vepra të Fan NolitFaik KonicësMitrush KutelitHaki StërmillitLumo Skëndos, etj.
  • Ka përkthyer vepra të Anton Çehovit, Xh. Gollsuorthit, M. Prishvinit, A. Filipit, etj.
  • Udhëtime Letrare - 2001

Botimet shkencore

Në botimet e tij shkencore përfshihen:

  • Antologji për Skënderbeun, (1968)
  • Silueta Letrare, studime - 1976
  • Poetika e dokumentit, studime - 1987
  • Antologji e mendimit estetik shqiptar (1504-1944), 1994
  • Antologji e fjalës së mençur - 1994
  • Udhëtim me Fan Nolin', (1995)
  • Estetika e fjalës shqipe, (studime, artikuj, ese, 1995)
  • Portrete dhe gjurmime (artikuj dhe studime letrare, 2002)
  • Hire letrare, shpalime historike (studime, vështrime, ese, 2012)

Skenaret[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...