Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/11

Kievi: Ushtria ruse po e përdor Starlinkun në zonat e pushtuara

 


Zyrtarët ukrainas të mbrojtjes kanë pretenduar se forcat ushtarake ruse në zonat e pushtuara në lindje të Ukrainës, janë duke përdorur terminale të shërbimit të internetit të ofruar prej Starlinkut, në pronësi të miliarderit amerikan, Elon Musk, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Dega e Inteligjencës në Ministrinë ukrainase të Mbrojtjes, e ka postuar më 11 shkurt në Telegram një audioincizim të momentit, kur, sipas tyre, është identifikuar komunikimi mes dy ushtarëve rusë, duke pretenduar se kjo është dëshmi e përdorimit të vazhdueshëm të sistemit.

SpaceX, e cila i zotëron terminalet e Starlinkut, ka thënë përmes një deklarate më 8 shkurt në X – platformë e njohur më parë si Twitter – se “nuk bën biznese të çfarëdo lloji me Qeverinë ruse apo ushtrinë e saj” dhe se shërbimet e saj nuk funksionojnë në Rusi.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se në incizim, zyrtarët rusë janë dëgjuar duke diskutuar për vendosjen e terminaleve në lindje të Ukrainës.

Nuk janë dhënë më shumë hollësi për shkallën e përdorimit, apo se si janë siguruar terminalet.


Zëdhënësi Andriy Yusov, u ka thënë mediave ukrainase më 10 shkurt se kjo çështje i takon një “natyre sistematike”.

Starlinku është një rrjet me mbi 2.000 satelitë në orbitën e Tokës, bashkë me mijëra terminale në terrenet e planetit.

Ai është aktivizuar mbi Ukrainë në fund të shkurtit të vitit 2022, pas shërbimet e internetit janë dëmtuar nga lufta e nisur prej Rusisë.

Prezenca e Starlinkut në Ukrainë, jo vetëm që ka qenë e vlefshme për operacionet luftarake, por ajo ka ndihmuar në rregullimin e infrastrukturës së energjisë dhe komunikimeve, që janë shënjestruar nga Rusia.

Megjithatë, secilën herë e më shumë ka dilema për përkushtimin e Muskut për t’i mbështetur përpjekjet e Ukrainës në luftë.

Musk ka thënë se e ka parandaluar një sulm ukrainas në një bazë ruse më 2022, duke e refuzuar një kërkesë të Kievit për të aktivizuar shërbime të internetit në Detin e Zi, afër Krimesë ukrainase të aneksuar prej Moskës.

Deklaratat e Muskut në shtator të vitit 2023 janë kritikuar ashpër prej Mykhaylo Podolyakut, ndihmësit të presidentit ukrainas, Volodomyr Zelensky.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. 

Ambasadori i njohur: S’është në interes të Serbisë të fitojë Rusia në Ukrainë

 


Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson në një ligjëratë para studentëve serbë në Beograd foli për ndërtim partneriteti, ndërsa u shpreh se s’është i kënaqur me marrëdhëniet midis dy vendeve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Ferguson tha se partneriteti nuk do të thotë se “se do të biem dakord për të gjitha çështjet”,por shtoi se mendon se “është jashtëzakonisht e rëndësishme që të dëgjojmë 

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson në një ligjëratë para studentëve serbë në Beograd foli për ndërtim partneriteti, ndërsa u shpreh se s’është i kënaqur me marrëdhëniet midis dy vendeve


Ai foli për pozicionin e Mbretërisë së Bashkuar në kontekstin e sigurisë globale dhe në Ballkanin Perëndimor, ndërsa i kushtoi vëmendje edhe përceptimit në Serbi për luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Ne mirëpresim dënimin e qartë të kësaj lufte të paligjshme nga Qeveria e Serbisë, si dhe ndihmën e rëndësishme financiare dhe teknike që i keni dërguar Ukrainës”, tha fillimisht ambasadori britanik, siç shkruan Danas.

“E di që shumë qytetarë të Serbisë kanë një mendim të lartë për Rusinë dhe mund ta kenë të vështirë të pajtohen dhe ta kuptojnë këtë luftë vëllazërore mes dy kombeve ortodokse. Megjithatë, jam plotësisht i bindur se nuk është në interesin e Serbisë që Rusia të ketë sukses në Ukrainë”, theksoi ai.


Për marrëdhëniet britaniko-serbe, ai tha se dëshironte të ishte “shumë i drejtpërdrejtë”.

“Nuk jam i kënaqur me gjerësinë dhe forcën e marrëdhënies sonë”, tha ndër tjerash ai.

Daniel Serwer, Aleksandër Vuçiq ka financuar dhe orkestruar sulmin terrorist në veri të Kosovës(Daniel Serwer, ekspert i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, ka komentuar sërish raportet Kosovë-Serbi, zhvillimet e fundit dhe sulmin e 24 shtatorit në Banjskë)

 Nga Flori Bruqi

Serwer: Vuçiq ka financuar dhe orkestruar sulmin terrorist në veri të Kosovës

Daniel Serwer, ekspert i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, ka komentuar sërish raportet Kosovë-Serbi, zhvillimet e fundit dhe sulmin e 24 shtatorit në Banjskë


Ai ka shkruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka financuar dhe orkestruar sulmin terrorist në veri të Kosovës.

Në blogun peacefare.net, Serwer thotë se Uashingtoni dhe Brukseli e dinë këtë, por nuk e thonë pasi preferojnë të lejojnë Vuçiqin pa e marrë dënimin e merituar.

“Nuk ka asnjë ekzagjerim në ato që thotë Albini. Presidenti Vuçiq financoi, mbështeti dhe orkestroi sulmin terrorist të 24 shtatorit. Policia e Kosovës që BE-ja donte (dhe vazhdon të dëshirojë) të tërhiqej nga veriu i Kosovës, u përgjigj profesionalisht, vrau tre nga autorët dhe parandaloi të ndodhte më keq. Uashingtoni dhe Brukseli e di këtë, por nuk do ta thonë. Ata preferojnë të lejojnë Vuçiqin pa e marrë dënimin e merituar”, ka shkruar Serwer, duke shtuar se pikërisht SHBA dhe BE “po e lejojnë Vuçiqin të shmangë përgjegjësinë për zgjedhjet e padrejta dhe mashtruese të Beogradit të 27 dhjetorit”.

Ai ka shkruar se Parlamenti Evropian ka bërë thirrje për formimin e komisioni për hetime. Por, sipas tij, deri më tani, Komisioni Evropian, Këshilli dhe shumica e Shteteve Anëtare po e mbajnë gojën mbyllur për zgjedhjet që nuk do të kalonin në asnjë vend të BE-së.


“Nuk iu afruan zgjedhjeve relativisht të lira dhe të ndershme në vitet e fundit në Kosovë, duke përfshirë dy palë zgjedhje që vendosën Kurtin në detyrë. Nuk e kuptoj qasjen mos shih asnjë të keqe, mos dëgjo asnjë të keqe, mos fol keq ndaj presidentit serb, i cili“po e çon një vend kandidat për në BE në një linjë gjithnjë e më të ngushtë me Rusinë dhe Kinën”, ka shkruar Serwer.

“Shumë thonë se municioni me të cilin Serbia furnizon Ukrainën është një faktor. Por, Beogradi me siguri dërgon në Moskë po aq municione ose furnizime të tjera ushtarake sa në Kiev. Mbështetja për “stabilitetin” është një tjetër shpjegim i mundshëm. Por, Vuçiq nuk ka opozitë të qëndrueshme, qoftë në anën liberale demokratike të politikës serbe apo në anën nacionaliste etnike. Problemi i Serbisë është mungesa e konkurrencës politike, jo teprimi i saj. Ai është forca destabilizuese si në politikën e vendit të tij ashtu edhe në marrëdhëniet me fqinjët”, thotë ai.

Serwer ka shtuar se mungesa e fuqive politike ndërkombëtare është një shpjegim tjetër.

“Negociatori i BE-së, Miroslav Lajçak është i rraskapitur dhe ‘në fund të litarit’. Dialogu që ai ka udhëhequr për më shumë se tre vjet e gjysmë ka shteruar. Beogradi në mënyrë të përsëritur dhe me zë të lartë ka hequr dorë nga marrëveshjet e supozuara ‘ligjërisht të detyrueshme’ të arritura. Dje nuk pranoi t’i nënshkruante në Këshillin e Sigurimit. Pa përparim të vërtetë në njohjen de facto, nëse jo de jure, Prishtina refuzon të krijojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe që Lajçak dhe negociatori amerikan Gabriel Escobar në mënyrë të pamatur e bënë prioritet kryesor”, thotë Serwer.

Serwr ka thënë se shpreson që gjërat do të përmirësohen me Ndihmës Sekretarin e Shtetit Jim O’Brien në krye.

“Ai është treguar i hapur me boshnjakët. Por, nuk është e qartë nëse ai është i përgatitur të flasë me Vuçiqin për zgjedhjet serbe, dialogun me Prishtinën, sulmin terrorist të Beogradit të 24 shtatorit, apo rrëmbimin e tre policëve në territorin e Kosovës. Jim e njeh vështirësinë e çdo zgjidhjeje politike dhe përpiqet t’i drejtojë përpjekjet e tij në drejtimin ekonomik, duke shpresuar të anashkalojë çështjen e njohjes”.

Po ashtu mes tjerash, ai tha se Vuçiq është gjithnjë e më serioz në përpjekjet e tij për të destabilizuar vendet fqinje me pretendime irredentiste dhe vetëviktimizuese në emër të qytetarëve serbë.

“Rusët do ta shtyjnë atë në atë drejtim, për të bërë jehonë dhe për të përforcuar pretendimet e tyre në Ukrainë. Atmosfera në Bosnje, Mal të Zi dhe Kosovë është gjithnjë e më e tensionuar”, ka shkruar ai, duke shtuar se nuk do të duhej shumë përpjekje për të provokuar destabilitet në të tria vendet.

“Pastaj të justifikohej lëvizja e tankeve serbe për të mbrojtur popullsinë serbe lokale nga thashethemet e rreme për spastrim etnik dhe gjenocid. Vuçiq mund të shfrytëzojë skenën e brendshme serbe për të promovuar dhunën. Forcat e tij të sigurimit kanë arrestuar dhe rrahur kundërshtarë që guxojnë të kërkojnë falje për mizoritë serbe në vitet 1990. Madje, ata kanë vendosur lule mbi varrin e një vajze të re të vrarë nga forcat serbe në Kosovë. Represioni e frikëson opozitën serbe dhe siguron që ajo nuk do të tërhiqet nga nacionalizmi serb i linjës së ashpër në Kosovë. Është e qartë se është e prirur të mos e bëjë këtë gjithsesi, por Vuçiq dëshiron të sigurohet që askush të mos ketë ndonjë ide të zbukuruar për pranimin e keqbërjes së epokës së Millosheviqit. Si Ministër i Informacionit atëherë, ai ishte shtylla kryesore e atij regjimi”.

Ai ka treguar disa hapa që sipas tij duhet ndërmarrë, duke thënë se qasja e duhur ndaj kësaj situate është të njohësh dështimin dhe të kthesh politikën.

“Mendova se kur erdhi për herë të parë në pushtet, Vuçiq mund të ishte njeriu që do ta çonte Serbinë në një drejtim demokratik. Ai ka zgjedhur të mos jetë. Në vend të kësaj, ai vendosi të mos miqësohej me Perëndimin, por të bënte aleancë me Lindjen”.

“Është koha për ta thirrur atë, me zë të lartë dhe të qartë. SHBA-ja duhet të insistojë në vënien para drejtësisë të autorëve të 24 shtatorit në Kosovë. Siç ka propozuar Parlamenti Evropian, BE-ja duhet të ndalojë financimin e saj të bollshëm të përpjekjeve serbe për t’u përgatitur për anëtarësim deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, të paktën në Beograd. Dialogu duhet të ripërqendrohet në çështjet ekonomike që preferon O’Brien. BE dhe SHBA duhet të thërrasin korrupsionin e nivelit të lartë në Beograd”.

Serwer po ashtu ka thënë se BE-ja duhet të heqë masat ndëshkuese që i vuri Kosovës dhe të pranojë përpjekjet e saj kundër korrupsionit.

“Kjo do të ishte një politikë ballkanike e denjë për pretendimet e Presidentit Biden për mbështetjen e demokracisë”, ka përfunduar ai.

Poeti Havzi Nela, 35 vjet nga varja e poetit prej regjimit komunist

Akademik Flori Bruqi: Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, ai i Novi  Pazarit si dhe numri i shqiptarëve në botë | Gazeta Telegraf

Flori Bruqi


Më 10 gusht 1988, diktatura gjakatare vari në litar poetin disident HAVZI NELA. Ky akt i përbindshëm, i pashoq në llojin e tij, ndodhte në Shqipërinë e martirizuar vetëm një vit para përmbysjes së komunizmit në Evropën Lindore!

Kryetari i trupit gjykues – krimineli Fehmi Avdiu – e quante të pamjaftueshëm dënimin me pushkatim të poetit atdhetar dhe insistoi që ai të varej në litar, gjë që u bë realitet 11 vjet e gjysmë para fillimit të shekullit XXI ! Për këtë meritë të spikatur, duarpërgjakuri Fehmi Avdiu u emërua në «demokraci» kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe ka dalë rishtas në pension si anëtar i kësaj gjykate, me një shpërblim mujor që familja e shumëvuajtur e Havzi Nelës aktualisht nuk e siguron dot për një vit. DEMOKRACI E KRIMIT !

Në birucë (Rrëshen), pa laps e letër, Havzi Nela thuri, më 1975, një poezi për Nënën titulluar “Po, o Nanë, po”. Ai s’kishte mundësi ta shikonte të shtrenjtën Nënë, por e përfytyronte duke zhvilluar një dialog mjerimi me të, shumë prekës. Poezia është e gjitha thellësisht e ndier, por të tërheq veçanërisht vëmendjen metafora e goditur e poetit në strofën e dytë, ku edhe gazi 69 del më i ndjeshëm nga oficeri i Sigurimit dhe policët që e shoqëronin duarlidhur. Vargu përmbyllës i poezisë «Kurrë, o Nana ime, kurrë», kumbon si akuzë e përjetshme ndaj krimit komunist, që e shkretoi Shqipërinë deri në atë shkallë sa nuk po e merr dot më veten. 

Poezi nga Havzi Nela

Poezia prekëse e Havzi Nelës: Kur të mësoni se kam vdekë ...

"Kur të vdes”

Kur të mësoni se kam vdekë,
Kur të thoni: “Ndjesë pastë”
A e dini se çfarë kam hjekë
Unë poeti zemërzjarrtë.

Kur të pyesni: “Ku e ka vorrin?”
Kur t’kërkoni me ma gjetë,
Thoni: “Ai urrej miz orin”
Thoni: “Dheu s’ka me tretë!”

Thoni: “Ai e deshi jetën,
Jeta n’vuejtje e dërmoi
Thoni se ka mbrojtë të drejtën
Grusht tir anësh nuk duroi.

Thoni, desh, kërkoi lirinë,
Si skifter në fluturim.
Provoi prangat, t’errtë qelinë,
Për të mjerët lëshoi kushtrim.

Thoni, dritën ai kërkoi
E vet’ dritë nuk pa me sy,
Thoni: për njerëzinë këndoi
E për vete mbajti zi!

Thoni se e qorroi terri
Thoni: dielli nuk e ngrohu,
Thoni se e trishtoi tmerri,
Ai të shtypunit i tha: çohu!

Kur të vijë, të çelë pranvera,
Kur bilbili nisë me këndue,
Mbi vorrin tim me gur’ e ferra
Nji tufë lule me ma lëshue.

Prekni vorrin, mos nguroni,
Kush ka lindë, ai ka me vdekë,
Veten ju kur ta ngushëlloni
Thoni: “Gjallë kërkush s’ka mbetë”.




Në Shqipëri shënohet sot 35 vjetori i ekzekutimit për motive politike i poetit dhe mësuesit Havzi Nela. Ai u dënua me varje në litar më 10 gusht 1988 nga regjimi komunist, vetëm dy vjet para shembjes së diktaturës.


Në dokumentet për vrasjen e tij nënvizohet se ai “ishte armik i betuar i pushtetit komunist”.

Havzi Nela u burgos 21 vjet nga regjimi komunist dhe në fund u dënua me vdekje, sepse fliste hapur kundër ndalimit të fesë, kundër kolektivizimit dhe kooperativave në fshat.

Edhe pse kanë kaluar 35 vjet nga ekzekutimi i poetit dhe mësuesit Havzi Nela, bashkëshortja e tij, Lavdije Nela, ende i ka të hapura plagët e asaj humbje tragjike, ndërsa kujton me detaje përndjekjen e të shoqit, me të cilin jetoi vetëm 5 vjet.

“Ai më tha që i kishin ardhur shenja që do ta arrestonin pas ca debatesh në mbledhje me delegatë të partisë dhe se do të arratisej në Kosovë. Më tha se i vinte keq që po më shkaktonte vuajtje, por se nuk donte të më linte këtu, sepse me siguri do të më internonin. Në Topojan ku ishte mësues i dhanë kazmën të prishte xhaminë, por ai nuk pranoi. Gjithë nxënësit ishin aty bashkë me të. Nga ajo ditë nisi përndjekja haptas e tij”, thotë Lavdija.

Për krijimtarinë dhe jetën e tij tragjike kanë botuar libra disa autorë si Petrit Palushaj, Rexhep Shahu etj, ndërsa një monografi të plotë me dosjet e dënimeve të Havzi Nelës e ka botuar studiuesi Florin Zyberaj pas 5 vjet punë kërkimore. Ai thotë se Havzi Nela ishte një idealist i sinqertë dhe antikomunist.

“Havzi Nela doli hapur në mënyrë publike si kundërshtar i regjimit në mbledhjen e Shishtavecit, më 26 pril 1967. Ai foli kundër reformave që po ndërmerrte në atë kohë Partia e Punës. Ai doli hapur kundër prishjes së objekteve të kultit, kundër ndryshimit të veshjeve tradicionale, si dhe kundër kolektivizimit të pronave dhe pasurive në fshat”, thotë studiuesi Zyberaj.

Pas mbledhjeve dramatike në Shishtavec dhe Topojan, ku refuzoi autokritikat dhe përsëriti publikisht pikëpamjet e tij antikomuniste, Havzi Nela së bashku me të shoqen Lavdien u arratisën drejt Kosovës në pranverën e vitit 1967, por pas dhjetë ditësh, autoritetet kufitare jugosllave i kthejnë në Shqipëri si këmbim me të arratisurit nga Kosova.

“Në Prizren na mbajtën 10 ditë në një hotel dhe na morën në pyetje. Para se të na kthenin në Shqipëri na futën nëpër biruca për të parë Havziu se çfarë burgje të tmerrshme kishte atje. Policët na thanë se kemi marrëveshje e porosira nga Enver Hoxha, se edhe këtu mund t’i dënojmë ata që arratisen, por ju të dy, na thanë, do të shkoni në Shqipëri dhe ne do të marrim 10 kosovarë dhe do t’i vrasim këtej. Na shkëmbyen me 10 kosovarë”, thotë Lavdija.

Për këtë arratisje Lavdija u dënua me 10 vjet burgim, ndërsa Havziu 15 vjet burgim. Dënimit të parë iu shtuan edhe dënime të tjera dhe pas 21 vite burgimi, Havzi Nelën 54 vjeçar e dënuan me vdekje.

Lavdija thotë se ajo vet ishte në internim në kohën kur Havziun e varën në litar në mes të Kukësit.

“Shekulli XX dhe e varën poetin në mes të qytetit, sepse kërkoi fjalën e lirë, shtypin e lirë, që të mos prishen kishat dhe xhamiat, se kërkoi të mos diktohet rinia si të vishet, pse ka thënë “Populli po vuan, e mos ia merrni tokën, pasurinë, bagëtinë”. Ja për këto u dënua Havzi Nela”, thotë e shoqja Lavdija.

Drejtuesi i Unionit Mbarëkombëtar për Integrimin e të burgosurve dhe përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni organizoi edhe këtë vit një tubim për të kujtuar Havzi Nelën.

Ai thotë se ky 35 vjetor i vrasjes së tij është një këmbanë alarmi për shoqërinë shqiptare, sepse liritë njerëzore që ai kërkonte ende mungojnë në Shqipëri, dhe se ende nuk është bërë dënimi dhe distancimi prej diktaturës.

“Fatkeqësisht sot pas 32 vjet sistem demokratik shoqëria shqiptare është ende e ndarë në antikomunistë të persekutuar dhe në të privilegjuarit e diktaturës të cilët, gëzojnë gjithë përfitimet e demokracisë. Ndërsa xhelatët e diktaturës, ata që varën Havzi Nelën, nuk u përballën kurrë me drejtësinë, përkundrazi u stimuluan nga forcat politike dhe bënë karriera zyrtare, duke institucionalizuar urrejtjen politike ndaj klasës që kundërshtoi dktaturën komuniste”, thotë zoti Ndregjoni.

Biografi i Havzi Nelës thotë se pas arrestimit në shtëpinë e tij u sekuestruan 118 libra letrarë, historikë dhe politikë, që tregonin për dijet e tij të thella.

Kjo, beson ai, është arsyeja, që Havzi Nela u rebelua në kërkim të hapur të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Ndërsa krijimtaria e pasur letrare e tij u zbulua pas vdekjes dhe i bën një vend nderi në radhën e poetëve shqiptarë.

“Në burgimin e gjatë Havziu shkoi nga burgu i Tiranës në atë të Elbasanit, në atë të Vlorës, nga Vlora në Spaç, nga Spaçi në Rrëshen, në Ballsh, në Qafë Bari si dhe në Arrën. Vuajti një kalvar të gjatë në burgje e kampe, dhe nga trupi i tij nuk kishte mbetur më asgjë, por vetëm idetë dhe mendimet e mbanin gjallë Havzi Nelën”.


Pesë poezi nga Havzi Nela (1934 - 1988) | Radi and Radi

O LIRI, O VDEKJE
Nuk them se jam trim, jo as frikacak,
Thellë n’afshet e shpirtit më grafllon guximi;
Vdekja për liri nuk më tremb aspak,
Si e duron robninë zemra e nji trimi?!
Pse or pse t’kem frikë, frikë se mos po vdes?!
Oh, çfarë marrie, ndoshta faj për mue!
T’ecësh zvarrë si krimb, t’mos jesh
kurrë serbes,
Këtë s’ia fali vetes, kjo më ban me u mendue.
Pse t’më dhimbset jeta, pse u dashka kursye?
Veç me përtypë bukën, me u rropatë si kalë?
Pa nji fjalë ngushllimi, pa nji ditë lumnie,
Unë skllav i bindun, tash, kur s’jam as djalë.
Deri kur durim, deri kur me shpresë?
Jo, jo, mos m’i thoni, këto fjalë nuk i due.
Me durim e shpresë nuk due te vdes.
Si jeta dhe vdekja duhen meritue.
S’meriton asnjenën kur mbetesh gur varri
Ndaj rri e mendohem jetës me i dhanë fund.
Le të kënaqet hasmi, le të qeshë i marri!
Liria më thërret, vdekja nuk më tund.


Regjimi komunist e mbylli dosjen e Havzi Nelës me urrejtje, gjak dhe terror.

Udhëheqësi i fundit i diktaturës komuniste, Ramiz Alia, i refuzoi kërkesat për falje jete. Ekzekutimi u krye më 10 gusht 1988 në Kukës, trupi i poetit qëndroi në qytet për të frikësuar njerëzit.

Ai u varros pa asnjë shenjë dalluese në një gropë të hapur për shtylla elektrike, madje u gjet pa kokë pas shumë vitesh.

Ekzekutimi i poetit Havzi Nelës u bë si sot 35 vjet më parë, megjithatë ajo tragjedi vazhdon të tronditë shoqërinë shqiptare.

Ai u shpall “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës dhe një shkollë në vendlindje mban emrin e tij. 


Po, o nanë, po… -Poezi nga Havzi Nela – Luma Post-Lajme nga Kukesi


"Po, o nanë, po"

Po, o nanë, po,
N’emën të ligjit jam arrestue,
E duert m’i kthyen prapa policët e zi,
N’hekur me tutjus m’i kanë ngujue!

Me gazin 69 u pamë sy ndër sy,
Si me keqardhje m’u ba se më vështroi,
E kur lëshova kambën mbrenda me hy,
M’u ba se psherëtiu, m’u ba se rënkoi!

Ndoshta e ndjeu veten fajtor,
Pse erdhi e më mori përsëri!
Ndoshta i gjori ishte lodhë,
Gjithkah n’udhtim nëpër Shqipni.

Gjithkund tue shkue nëpër atdhe,
Sa djem nanash kështu po i merr!
Si nji kuçedër në “Shqipnin’ e re”
Emni i tij ka futun tmerr!

Ti mos u druej, o Nana ime,
Sido të bahet jam pa faj,
Qëndro malsore, mbahu trime,
Mos e mbyll jetën me vaj!

Djali yt s’ka me t’turpnue,
Gjinin tand s’do ta tradhtojë,
Shqiptar i ndershëm ka me qëndrue,
Po prehnin tand do ta kërkojë.

Ka me dasht me t’pasun pranë,
Ta vështrosh, ta ledhatosh,
E nji fjalë t’ambël me ia thanë,
Plagët zemrës t’ia shërosh!

Pusho, mos qaj, o nanë e mjerë,
Ti me mue s’je kënaqun kurrë.
N’merak e mall ke qenë përherë,
Qysh i vogël dhe sot burrë!

Qysh nand’ vjeç m’ke nxjerrë prej shpie,
Jetim, pa babë, bukën me nxjerrë ;
M’shkule nga prehni prej vorfnie,
Vetë jam rritun derë më derë!

Tri ditë bashkë s’i bamë në votër,
Shtëpia jonë nuk qeshi kurrë ;
Kurrë s’u ulëm në nji sofër,
Kurrë, o Nana ime, kurrë!

(Dardani)Prishtinë,11.02.2024.

11 Shkurti, dita Botërore e grave shkencëtare

 



Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, përcaktuan 11 shkurtin, si datën e njohjes së rolit të rëndësishëm që luajnë gratë dhe vajzat në komunitetet e shkencës dhe teknologjisë.

“Bota ka nevojë për shkencë dhe shkenca ka nevojë për gratë. Njerëzimi nuk mund të injorojë gjysmën e gjenisë së tij krijuese-gratë” – Irina Bokova


Sipas Kalendarit Kombëtar të Promocionit Shëndetësor dhe Mbrojtjes Sociale, më datë 11 shkurt festohet Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë, miratuar në shtator të vitit 2015, në përputhje me Objektivat  e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim e Qëndrueshmëri. 

Barazia gjinore ka qenë gjithmonë një çështje thelbësore për Kombet e Bashkuara. Më 22 dhjetor 2015, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë për të krijuar një Ditë Ndërkombëtare vjetore, 11 Shkurtin, për të njohur rolin e rëndësishëm që luajnë gratë dhe vajzat në komunitetet e shkencës dhe teknologjisë. Kjo ditë shërben për të ndërgjegjësuar femrat për mundësitë dhe aftësitë që ato kanë për t’u zhvilluar në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (që shkurtimisht shkruhet me inicialet STEM science, technology, engineering and mathematics).

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...