Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/15

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg: Ka progres historik në rritjen e investimeve në NATO

 

Stoltenberg: Ka progres historik në rritjen e investimeve në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se ka progres historik që është bërë në rritjen e investimeve në mbrojtje.


“Deri në fund të vitit 2024, aleatët evropianë dhe Kanadaja do të kenë shtuar më shumë se 600 miliardë dollarë për mbrojtjen që kur bëmë Betimin për Investimin e Mbrojtjes,” tha ai, duke shtuar se ai pret që 18 aleatë të shpenzojnë 2% të PBB-së së tyre për mbrojtjen këtë vit.

Ministrat e Mbrojtjes sot në takimin e tyre diskutuan gjithashtu për përparimin në rritjen e prodhimit të municioneve.

Stoltenberg e bëri të qartë se ekziston “nevoja për të kaluar nga ritmi i ngadaltë i kohës së paqes, në prodhimin me ritëm të lartë të kërkuar nga konflikti”, në mënyrë që të mbushen rezervat dhe të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën. Në muajt e fundit, NATO ka rënë dakord për kontrata me vlerë 10 miliardë dollarë amerikanë.

“Kjo ndihmon Ukrainën, e bën NATO-n më të fortë dhe ofron më shumë vende pune me kualifikim të lartë në Evropë dhe Amerikën e Veriut”, tha Stoltenberg.

Blinken ka thënë se SHBA e inkurajon Serbinë për të përmbushur angazhimet e saj dhe të ecë përpara përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve me Kosovën.

 


Blinken: SHBA e inkurajon Serbinë për të arritur një marrëveshje me Kosovën

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar Serbinë me rastin e ditës së shtetësisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Ai ka shkruar se SHBA mezi pret të forcojë lidhjet me Serbinë për një të ardhme më të qëndrueshme dhe të sigurt për popujt e dy vendeve.

Sekretari amerikan ka thënë se SHBA është e përkushtuar për përkrahur qëllimin e Serbisë për anëtarësim në BE dhe se mezi presin që të punojnë me qeverinë e re të Serbisë për të ndihmuar Serbinë për të plotësuar kushtet për anëtarësim.

Menjëherë pas kësaj, Blinken ka thënë se SHBA e inkurajon Serbinë për të përmbushur angazhimet e saj dhe të ecë përpara përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve me Kosovën.

Rama bën për “ujë të ftohtë” Olta Xhaçkën: Pasi iku nga posti i ministres…! Zbardhen debatet në Asamblenë e PS, Kryeministri qëndrim kritik edhe ndaj degës së PS në Kavajë

Kryeministri Edi Rama dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, e ka nisur me kritika të forta mbledhjen e Asamblesë së partisë.


Sipas News24, kreu i qeverisë ka kritikuar qëndrimin e ish-ministres, Olta Xhaçka që sipas tij nuk ka qene ekzistente në rrjetet sociale pasi u larguar nga posti i ministres.

Kujtojmë që Olta Xhaçka u shkarkua nga posti i ministres së Jashtme më 4 shtator të vitit të kaluar.

Edi Rama ka pasur qëndrim kritik edhe ndaj degës së PS në Kavajë, pasi ka gjykuar se nuk është punuar siç duhet.

Kavaja është një ndër bashkitë që PS humbi në zgjedhjet lokale. Rama ka kërkuar një listë të të gjithë anëtarëve të Asamblesë të degës së Kavajës, të cilët nuk kanë pasur rezultate në terren.

Analiza e sotme e asamblesë së PS ka nisur me Tiranën, më pas Beratin, Shkodrën, Lezhën e Fierin.

Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen në lidhje me akuzat e bëra nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj. Pas mbledhjes së Asamblesë, në një prononcim për mediat, Rama tha se kush ka cështje me drejtësinë i ka me drejtësinë.

“Për pyetjen që më bëni është e për e kotë, ka vetëm një përgjigje. PS nuk komenton çështje që lidhen me drejtësinë. Çdokush që ka çështje me drejtësinë i ka me drejtësinë. Ka një karakteristika të të gjithë atyre që kanë çështje me drejtësinë, që ndjehem viktima të forcave të errëta apo forcave të tjera, por nuk është fare, për mua dhe për ne, ta shpjegojmë këtë fenomen”, tha Rama Pyetjes nëse e ka kërcënuar Ahemtajn ashtu siç ai pretendon, kreu i qeverisë tha: “PS e ka shumë të qartë pozicionin e vetë, juve mund të pyesni sa herë të doni, por është detyra jonë që drejtësisë t’i japim të gjitha mundësitë të bëjë punën e vetë, e pa shqetësuar nga ndikimi i pushtetit ekzekutiv e as, madje e pa shqetësuar as nga komentet e atyre që përfaqësojnë PS”. Kujtojmë se ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, në kërkim për çështjen e inceneratorëve doli në një intervistë për Syri Tv, ku ndër të tjera pretendoi se është kërcënuar me jetë. “Jam kërcënuar tre herë nga njerëz të panjohur. Njëherë në telefon nga burgu, dy herë drejtpërsëdrejti. Kur kërcënimi arriti te gruaja që mbante fëmijën tim, nuk e lashë më të më ikte me demek si trim i madh. Hera e fundit ka qenë te rrethi te liqeni, ku kisha shtëpinë me qira. Kanë qenë të frymëzuara politikisht, se të thotë kryeministrit ‘të vejë në të sëmës’ ose të thotë se ‘po të isha prokuror të ishte me keq’, kush do më kërcënojë mua”, deklaroi ai. Pjesë nga prononcimi i Ramës me gazetarët: – A duhet të mbani qëndrim për dy akuzat që janë bërë nga ish numri 2 i qeverisë zoti Ahmetaj? Një qëndrim ndoshta dhe një koment për ato akuza dhe për qytetarët dhe anëtarët e PS pasi zoti Ahmetaj të paktën zyrtarisht vijon të jetë ende anëtar i PS? Kryeministri Edi Rama: Tani, për qytetarët mos u shqetësoni sepse duhet të jeni shumë të sigurta dhe të sigurtë që leximin e opinionit të qytetarëve ne dimë ta bëjmë më mirë se kushdo tjetër sepse jo vetëm jemi në territor me qytetarët, por mbi të gjitha prej shumë vitesh kemi instrumente shkencorë përmes të cilave vlerësojmë opinionin qytetar, ne zhvillojmë anketime të rregullta për opinionin qytetar për çdo çështje. Ne zhvillojmë fokus grupe në mënyrë të vazhdueshme për të kuptuar cilat janë shqetësimet e qytetarëve, çfarë qytetarët presin nga ne, çfarë kritikash kanë ata për ne dhe ne zhvillojmë fokus grupe me qytetarët që na votojnë, me qytetarët që nuk na votojnë dhe kështu me radhë. Kështu që për qytetaret mos u shqetësoni, ata janë shumë të qartë dhe gjithmonë janë më të qartë sesa ne, se ju po e po sepse qytetarët merren gjithmonë, qytetarët shqiptarë që unë e kam thënë dhe e përsëris sa herë më jepet mundësia, janë politikisht një bashkësi jashtëzakonisht e interesuar dhe jashtëzakonisht me nuhatje. Dinë shumë mirë t’i ndajnë broçkullat nga thelbi dhe për pyetjet që më bëni, është një pyetje e tepërt, e kotë, e përsëritur që ka vetëm një përgjigje. Partia Socialiste, unë dhe të gjithë ne nuk komentojmë çështje që lidhen me drejtësinë dhe çdokush që ka çështje me drejtësinë i ka me drejtësinë. Ka një karakteristikë të përgjithshme të gjithë atyre që kanë çështje me drejtësinë, që ndihen viktima të forcave të errëta apo të forcave të tjera, por nuk është fare për mua dhe për ne ta shpjegojmë këtë fenomen. Kush ka probleme me drejtësinë t’i zgjidhi me drejtësinë. Nuk bën përjashtim askush për asnjë arsye. Unë kam qenë shumë serioz që ditën e parë kur kam thënë: duam një reformë në drejtësi për t’i hapur rrugën më në fund në një Shqipëri ku s’ka pasur kurrë drejtësi, një drejtësie që është jashtë influencës së pushtetit ekzekutiv dhe këtë ne e kemi arritur sot por është një arritje që nuk është e pakthyeshme prandaj ne do të vazhdojmë të qeverisim që këtë arritje ta bëjmë të pakthyeshme duke qene ne ata që e garantojmë drejtësinë, që është e lirë të veprojë, i ka duart e lira të veprojë mbi këdo dhe për çfarëdo arsye që drejtësia beson se X, Y, Z, të majtë, të djathtë, të qendrës, nën apo mbi, anash apo mbrapa duhet të përgjigjen përpara drejtësisë. – A e keni kërcënuar ju Arben Ahmetajn në mbledhjen e kryesisë? Se ai pretendon që më pas kërcënimet kanë shkuar dhe tek familja dhe janë kthyer në kërcënime me jetë. Kryeministri Edi Rama: Partia Socialiste e ka shumë të qartë pozicionin e vet. Ju mund të pyesni sa herë të doni, mund të komentoni sa herë të doni. Është liria dhe e drejta juaj të bëni komente për çdo gjë, por është detyra jonë që drejtësisë t’i japim të gjitha mundësitë të bëjë punën e vetë e pa shqetësuar nga ndikimi i pushtetit ekzekutiv, madje e pa shqetësuar as nga komentet e atyre që përfaqësojnë Partinë Socialiste. – Një koment për akuzën që ju keni qenë strateg i kanabizimit të vendit sepse vjen nga ai që ka qenë bashkëpunëtori juaj më i afërt. Kryeministri Edi Rama: Partia Socialiste nuk bën komente mbi komentet e kujtdo që ka punë me drejtësinë. Kjo vlen për të gjithë dhe kjo nuk do të ndryshojë. Fatmirësisht kemi sot një ditë të re në rrugëtimin ende të gjatë të drejtësisë në Shqipëri e në këtë ditë të re kemi një pikë referimi që është struktura antikorrupsion e ndërtuar pikërisht për të bërë të mundur atë që deri dje dukej e pamundur dhe ne jemi Partia Socialiste që mision kemi të bëjmë të mundur gjëra që për të tjerët kanë qenë të pamundura apo gjëra që shumëkujt i duken sot e gjithë ditën të pamundura, por hap pas hapi do të shohin të gjithë e do të besojnë të gjithë se koha kur flamuri i partisë, i cilësdo parti, ishte gjethe fiku apo ishte çarçaf për të mbuluar hijet në trup ka vdekur.

Vendi më i rrezikshëm në tokë”- Ekspertët paralajmërojnë: Ky është korridori nga ku Rusia mund të nisë një luftë në Evropë

 

Ministri danez i Mbrojtjes, Troel Lunn Poulsen ka thënë se një konflikt ushtarak midis NATO-s mund të fillojë deri në pesë vjetët e ardhshme.

“Nuk mund të përjashtohet që brenda tre deri në pesë vjet Rusia të provokojë nenin e pestë të NATO-s dhe solidaritetin e aleancës”, deklaroi zyrtari danez, duke shtuar se Kremlini “ka një dëshirë për ta bërë këtë”.

Sipas tij, Danimarka nuk ka gjasa së sulmohet drejtpërdrejt, por mund të përballet me kërcënimin e sulmeve hibride nga Rusia.

Javëve të fundit ka pasur paralajmërime të shumta për një konflikt të mundshëm nga Rusia.

Një zyrtar gjerman paralajmëroi se një konflikt me Rusinë mund të fillojë brenda një dekade. Por, ky nuk ishte alarmi i vetëm, pasi edhe një zyrtar i NATO-s deklaroi se mund të ndodhë një luftë gjithëpërfshirëse me Rusinë.

Duke mos u mjaftuar këto dy paralajmërime nga këto dy vende evropiane, shqetësime të tilla të ngjashme janë ngritur edhe nga Britania e Madhe.

Siç raportohet, konflikti mund të nisë nga korridori Suëalki, midis Bjellorusisë dhe Kaliningradit (koloni ruse).

Siç raportohet, ekspertët e kanë përshkruar këtë korridor si “Thembra e Akilit”, “Pika më e dobët”, apo edhe “Vendi më i rrezikshëm në tokë”.

Rusia ka siguruar një armë shqetësuese antisatelitore


 Shtëpia e Bardhë e ka konfirmuar publikisht të enjten se Rusia e ka siguruar një armë “shqetësuese” antisatelitore, por tha se ajo nuk mund t’i shkaktojë “shkatërrim të drejtpërdrejtë fizik” Tokës.

  Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë të dhënat se Rusia e ka siguruar këtë armë, por shtoi se një armë e tillë nuk është ende funksionale. 

 Zyrtarët amerikanë janë duke i analizuar të dhënat që i kanë siguruar për këtë armë të re teknologjike dhe janë konsultuar me aleatët dhe partnerët e vet për këtë çështje. 

 “Së pari, kjo nuk është një armë aktive dhe, megjithëse përpjekjet e Rusisë për ta pasur këtë armë specifike janë shqetësuese, ajo nuk përbën rrezik të menjëhershëm për sigurinë e të tjerëve”, tha Kirby. 

 “Ne nuk po flasim për një armë e cila mund të përdoret për t’i sulmuar njerëzit, apo për të shkaktuar dëme fizike në Tokë”, shtoi ai. 
 Rusia i ka hedhur poshtë shqetësimet e SHBA-së për këtë armë. 

 Në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i përshkroi raportimet për armën e re të Rusisë si mashtrim për ta bërë Kongresin amerikan të mbështet projektligjin për ndihmë për Ukrainën.

 “Është e qartë se Uashingtoni po tenton ta detyrojë Kongresin të votojë për projektligjin për ndihmë në çdo mënyrë”, tha Peskov.

 “Ta shohim se çfarë mashtrimi do të përdorë Shtëpia e Bardhë”, shtoi ai.

 Kjo armë është me bazë në hapësirë dhe do ta shkelte traktatin e hapësirës ndërkombëtare, të cilin e kanë nënshkruar më shumë se 130 vende, përfshirë Rusia. 

 Shtëpia e Bardhë tha se do të kërkojë të bisedojë me rusë drejtpërdrejt për këtë çështje.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të enjten në Tiranë se bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, janë rruga e duhur për përparimin e Kosovës dhe Serbisë.



Sekretari Blinken tha se Shtetet e Bashkuara nuk duan të shohin përsëritjen e asaj çfarë ka ndodhur në vitet e 90-ta në rajonin e Ballkanit, fillimisht në Bosnjë e pastaj edhe në Kosovë.

“Për këtë arsye jemi të angazhuar t’i mbështesim të gjitha përpjekjet për të çuar përpara integrimin e gjithë Ballkanit Perëndimor me njëri-tjetrin dhe Evropën. Sa i takon Kosovës dhe Serbisë, bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian janë rruga e vetme e duhur dhe jemi të angazhuar të bëjmë gjithçka që duhet për të mbështetur të dyja vendet që të përshkojnë këtë rrugë”, tha zoti Blinken.

Ai përgëzoi rolin e Shqipërisë për qëndrueshmërinë rajonale, integrimin dhe përparimin rajonal.

Ky është shtegu që qartazi i vë të gjithë drejt një të ardhmeje më të mirë. Ne e dimë se cila është alternativa pasi e kemi përjetuar, e kemi parë. Prandaj jemi të vendosur që të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbështetur të gjitha vendet e rajonit që ta ndërmarrin këtë rrugë dhe t’i mbështesim bisedimet e lehtësuara nga BE-ja”, tha zoti Blinken.

Sekretari Blinken nuk komentoi mospajtimet ndërmjet qeverisë amerikane dhe qeverisë së Kosovës rreth vendimit të autoriteteve në Prishtinë për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Ndihmësi i zotit Blinken, James O’Brien i tha të martën Zërit të Amerikës se qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara, duke mos u bashkërenduar rreth kësaj çështjeje.

I pyetur nga gazetarët rreth komenteve të zotit O’Brien, të mërkurën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndonëse theksoi se Shtetet e Bashkuara paraqesin mikun dhe partnerin më të rëndësishëm që ka Kosova, nuk la të nënkuptohet se do të tërhiqet nga vendimi për dinarin.

Të enjten ambasadori amerikan në Prishtinëm, Jeff Hovenier u shpreh i brengosur me siç tha, deklaratat pas asaj interviste që sugjerojnë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara nuk janë ndikuar dhe se nuk mund të ndikohen nga kjo situatë.

“Më duhet të jem i qartë, kjo thjeshtë nuk është e vërtetë”, tha ambasadori Hovenier, duke nënvizuar se kjo çështje tashmë ka ndikuar në cilësinë e partneritetit ndërmjet të dy qeverive

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...