Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/29

Vlladimir Putin duhet ta ketë shumë për zemër edhe për faktin se ndoshta ai me 72 vitet e 110 ditët që u njoh si Mbret, përbën shembullin unikal, që do të donte ta arrinte e pse jo edhe ta kapërcente Putini

Nga Spartak Topollaj 


 Rusia (emri zyrtar Federata Ruse) me sipërfaqe mbi 17 milionë km.2 është shteti më i madh i botës, ndërsa me 150 milionë banorët e saj është edhe shteti me popullsinë më të madhe në Europë. Të ardhur nga tajgat, tundrat dhe stepat, rusët ishin fise sllave nomade të përmendur mes shekujve III – VIII që për herë të parë ngritën kryeqendrën e tyre të quajtur Novgorod, ku mbizotëruan variagët, popullsi elitë e ardhur nga Skandinavia ndërsa prej vitit 882, bënë kryeqytet Kievin. Herët u afruan me Bizantin dhe përqafuan fenë ortodokse. Në shekuj luftuan me fqinjët për ekspansion reciprok dhe ndër heronjtë e parë të tyre kundër suedezëve dhe teutonëve ishte Aleksandër Nevskij. Nga mesi i shekullit XIV forcohet Dukati i Moskës që thyen tartarët në Betejën e Kulikovos, 1380. Pas Ivanit I e II, Ivani III, i Madhi, u mbiquajt Car, (variant rus i emrit Cesar) shteti i të cilit filloi të ndihej si Roma e Tretë, madje ai thirri nga Italia për rindërtimin e Kremlinit, Ridolfo (Aristotele) Fioravantin, Marko Ruffon dhe Pietro Antonio Solarin, inxhinierë e arkitektë të shquar e të sprovuar në ndërtime kryeveprash, si katedrale, kështjella dhe pallate mbretërore e aristokratike. Shteti i tij degradoi në autokraci, që kulmoi gjatë sundimit të Ivanit IV, i njohur ndryshe “Ivani i Tmerrshëm”, që u bë edhe i pari Car që u kurorëzua zyrtarisht më 1547. Rusët kanë luftuar gjatë me mongolët, turqit, por edhe me polakët e lituanët ku shquan fitorja e vitit 1612 me heronjtë Minini dhe Pozharskij. Nga 1613, për 300 vjet Rusia do sundohet nga Dinastia e Romanovëve, filluar me Mikhailin, birin e Patriarkut të Moskës, vazhduar me Pjetrin i I-rë që themeloi e bëri Perandori Rusinë me kryeqytet Shën Pjetërburgun më 1721, Katerinën II, deri te i fundit Nikolla II (1894-1917). Është e kuptueshme që në këta tre shekuj të romanovëve të ketë edhe ngjarje të tjera të mëdha, si fitorja mbi Napoleonin, 1812, Kongresi i Vjenës 1815, Lëvizja Dekabriste 1825, Lufta e humbur e Krimesë, epidemia e kolerës me 1 milion viktima, Lufta Ruso-Turke 1877-1878, Kongresi i Berlinit me vendimet antishqiptare (ndërkohë që shpallej Autonomia prej Turqisë nga Lidhja e Prizrenit, udhëhequr nga atdhetarët e mëdhenj, Iliaz Pashë Dibra-Qoku, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Syl Vokshi). Po ashtu shënohet vrasja e Car Aleksandrit II, 1881, Lufta Ruso-Japoneze 1904-1905, Revolucioni i 1905 me të Dielën e Përgjakshme të 9 Janarit, Lufta I-rë Botërore, 1914-1918 dhe Revolucioni i Shkurtit 1917. Abdikimi nga Froni i Carit dhe rënia de facto e Monarkisë. Rusinë në kaos e qeveris Gregorij Jevgenijevic Lvov,15 Mars-21 Korrik 1917, e më pas Aleksandër Fjodoroviç Kerenski, deri në rënien e Pallatit të Dimrit, 25 Tetor(7 Nëntor) 1917, kur fiton Revolucioni Bolshevik i Leninit dhe Trockit, të cilët vendosin Diktaturën më jetëgjatë të Proletariatit (rreth 75-vjet). Revolucioni i Tetorit 1917 Duhet pranuar, që në Rusinë cariste, pushteti autokratik i Nikollës II, kishte ngjallur pakënaqësi të madhe për të gjitha arsyet. Jeta luksoze dhe shpenzimet e shfrenuara të Oborrit dhe aristokracisë nëpër festa e orgji, mjerimi i muzhikëve dhe punëtorëve, disfatat në Front nga mungesa e pajisjeve e furnizimeve të ushtrisë, Caresha që urrehej për origjinën, madje akuzohej edhe si agjente gjermane e imorale, për shkak të tradhtisë e raporteve intime me një personazh tepër të diskutueshëm e të urryer nga të gjithë, Grigorij Efimoviç Rasputin (1869-1916) një figurë sa mistike, aq edhe apokaliptike e perverse, por me rol e influencë të madhe te çifti perandorak, sollën shpërthimin e revoltave të armatosura. Masakra e bolshevikëve mbi familjen Romanov Pushtimi i Pallatit të Dimrit dhe të shtënat e Kryqëzorit Aurora, që për koincidencë do të thoshte Agim, vërtetë shënuan fundin e një dimri të gjatë 300 vjeçar me shi e borë të autokracisë cariste të romanovëve, por rusët shpejt do kuptonin, se për ta do të fillonte një tjetër dimër, shumë më i vështirë, gati 75 vjeçar, me breshër dhe borë të skuqur me gjakun e rreth 30 milionë viktimave. Lenini, Trocki dhe Stalini ishin “trojka” e parë bolshevike që udhëhoqën vendosjen e Pushtetit Sovjetik, krijuan Ushtrinë e Kuqe,(23 Shkurt 1918) dhe thyen në Luftën Civile 1917–1923, “të Bardhët” e Kollçakut, Kornillovit, Denikinit, Vrangelit, Judeniçit etj., të cilët u ndihmuan ushtarakisht nga Britania, SHBA, Franca etj. Në 17 Korrik 1918, me urdhër të Svjerdllovit dhe pa dyshim me miratimin e Leninit, në Ekaterinburg, në Shtëpinë Ipatjev, pas 78 ditësh izolim, u ekzekutua Cari, Caresha, katër vajzat, Ollga, Tatjana, Marija, Anastasija dhe Aleksei djali 11 vjeçar, Dr. Botkin-mjeku personal i familjes, roja personale Trupp, kuzhinieri Sharitonov, e në fund edhe kujdestarja Anna Demidova. Krim ky i pashembullt, që vazhdoi me përpjekjet e egra dhe perverse për poshtërimin dhe asgjësimin e kufomave duke i varrosur e zhvarrosur disa herë, deri sa më 1998 u varrosën në Katedralen e Shën Pjetrit e Palit në Shën Pjetërburg dhe më 2008 u kompletua dhe u vërtetua me ADN se trupat i përkisnin familjes së Carit. Stalini eliminoi bashkëpunëtorët e tij Më 30 Dhjetor 1922 themelohet BRSS (Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike). Me gjithë rezervat e mëdha të Leninit për Stalinin, madje dhe kërkesën e tij me shkrim drejtuar Komitetit Qendror për ta shkarkuar nga funksioni i Sekretarit të Përgjithshëm, ky si një mjeshtër i intrigës, pragmatizmit, shantazhit e dhunës, ia doli të mbetet në krye të Partisë duke injoruar e spostuar Leninin, mësuesin e tij, me sëmundje veneriane dhe poshtëruar Krupskajan, bashkëshorten e tij, të cilën e quante një shterpë të shëmtuar, që i ngjallte krupë! Për 30 vite, deri sa vdiq më 5 Mars të 1953, diktatori paranojak e delirant, krimineli patologjik komunist, ish grabitësi i bankave, i pa shkollë, vetëm me një seminar ortodoks, asgjësoi familjarët më të afërm, miqtë e shokët më të ngushtë, dhe të gjithë ata që guxuan ta kritikojnë e kundërshtojnë sadopak, çka ne shqiptarët, mund ta kuptojmë shumë më mirë se të tjerët, nga imitimi i përkryer që diktatori ynë, i bëri monstrës gjeorgjiane. Pasi formoi një tjetër trojkë me Zinovievin dhe Kamenievin, për eliminimin e nr.2 të Bashkimit Sovjetik, Trockit (të cilin e përzuri nga vendi në 1929 dhe më pas e vrau në Meksikë më 1940), iu kthye edhe atyre të dyve duke i ekzekutuar pas një gjyqi farsë e të montuar, siç bëri më pas me Buharinin, Rikovin, Tukaçevskin etj, apo duke vrarë Kirovin dhe “vetvrarë” Orxhonikixen. Ai keqpërdori deri në detaje policinë e tij sekrete, që ndërronte shpesh emër, si CEKA, NKVD, GPU, KGB etj., krerët e së cilave, përjashtuar Xherxhinskin, i ekzekutoi pa mëshirë, si Menzhinskin, Jagodën (që në gjyq pohoi helmimin e paraardhësit) e Jezhovin, ndërsa të tmerrshmin e kameleonin Beria, e ekzekutuan fill pas vdekjes së Stalinit, grupi i Malenkovit, Hrushovit, Bulganinit, Voroshillovit, Mikojanit, Molotovit e Zhukovit. Hrushovi, pasardhësi i Stalinit që goditi kultin e tij Hrushovi do të mbahet mend, si njeriu që guxoi të godasë rëndë kultin stalinist të individit në Kongresin XX të PKBS, Shkurt 1956, por edhe si lideri që shtypi me tanket e ushtrisë sovjetike, Revolucionin Demokratik në tetor të vitit 1956 në Hungari, sipas skenarit të ambasadorit të tij Andropov (më pas Shef i KGB-së, e lider i Bashkimit Sovjetik, karrierë kjo pak a shumë e ngjashme me atë të Putinit). Ishte po Hrushovi, që zhvilloi edhe vizitën e famshme gati dy javore në Shqipëri në prill-maj 1959, të trumbetuar me aq bujë nga ne, por që Enver Hoxha e harroi shpejt, ndërkohë që në fund të vitit 1961, Shqipëria po hynte në “Dimrin e Vetmisë së Madhe” me Europën, siç do e përcaktonte gjeniu ynë Kadare në veprën e tij të famshme dhe po niste miqësinë e “pathyeshme” me “vëllezërit” tanë kinezë të Maos, që do të thyhej më 28 korrik të vitit 1978. Në 15 Shtator 1959, Hrushovi u bë lideri i parë që vizitoi SHBA, me ftesë të Presidentit Ajzenhauer, dhe më pas, në akord me Presidentin Kenedi, shmangën një katastrofë bërthamore, gjatë krizës kubane të raketave. Në tetor të vitit 1964, Hrushovin e “bashkekzistencës paqësore”, e rrëzojnë nga pushteti dhe në krye të Bashkimit Sovjetik, për 18 vite do sundojë plot prepotencë e arrogance rusomadhe, Leonid Brezhnjev, zbatues i doktrinës së “Sovranitetit të kufizuar”, nxitës pro arab i luftës 5 ditore me Izraelin në qershor të 1967-ës, që në gusht të 1968-ës, urdhëroi mareshalët, Greçko e Jakubovski, të pushtojnë Çekosllovakinë aleate, ndërsa më 1979-ën pushtoi Afganistanin, populli i të cilit, pas një luftë dhjetë vjeçare, i përzuri me turp sovjetikët. Pas Brezhnjevit, në 1982 – 1984, në pushtet u vendos njeriu hije, Andropovi dhe me vdekjen e tij, për rreth një vit, erdhi Konstantin Çernjenko, të cilin e zëvendësoi më 1985-ën Gorbaçovi, autor i “Gllasnostit” dhe “Perestrojkës”, ai që pranoi pas këmbënguljes së Presidentit të madh amerikan, Ronald Regan, shembjen e Murit të Berlinit, më 9 nëntor të vitit 1989 dhe bashkimin paqësor të dy Gjermanive, akt që nisi nga një deklaratë e Gynter Shabovskit, një prej liderëve gjermanolindorë, drejtuar qytetarëve të tij. Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe reformat gorbaçioviane Por rënien e lirë dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, nuk e shpëtonin dot as reformat gorbaçoviane, me të cilat konservatorët stalinistë nuk mund të pajtoheshin, ndaj duke përfituar nga mungesa e tij në Moskë, pasi ndodhej me pushime në Krime, teksa panë se më 28 qershor “KOMEKON” dhe më 1 korrik 1991, Traktati i Varshavës, pushuan së funksionuari, organizuan puçin ushtarak të 19-21 gushtit, i cili, jo vetëm nga populli, por edhe nga shumica e forcave ushtarako-policore që do e realizonin, nuk u përkrah dhe natyrisht dështoi. Rol përcaktues për dështimin e grushtit të shtetit, luajti Boris Jellcin, lider i Republikës Ruse, që mbrojti Gorbaçovin gjysmë të arrestuar nga puçistët në Krime, duke i mundësuar kthimin e sigurtë në Moskën e trazuar. Krerët e puçit, kryeministri Pavlov, zv/presidenti Janajev, ministri i Mbrojtjes, Jazov, kreu i KGB-së Krjuçkov, dhe disa shtetarë të lartë, si Starodubcev, Baklanov, Tizjakov etj., u arrestuan. Ndërsa ministri i Brendshëm, Pugo, këshilltari ushtarak i Gorbaçovit, Akromejev dhe Drejtori i Përgjithshëm në Komitetin Qendror, Kruçina, vranë veten (Pugo, para vetes, vrau dhe gruan)! Më 24 gusht Gorbaçovi jep dorëheqjen si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste dhe më 25 dhjetor 1991, edhe nga funksioni i Presidentit të BRSS, duke u zëvendësuar nga i sapozgjedhuri President, Boris Jellcin. Por përpjekjet për ta përmbysur edhe Jellcinin nuk munguan. Duke kundërshtuar ‘Referendumin’ për Kushtetutën e Re, (shtator-tetor 1993, Parlamenti vendosi shkarkimin Presidentit dhe ngarkoi Aleksandër Ruckojin si President “ad interim”. Ky bashkë me kryeparlamentarin, Ruslan Hasbulatov, kryesuan komplotin e “Shtëpisë së Bardhë” (kështu quhet edhe ndërtesa e Parlamentit rus), të cilit Jellcini iu përgjigj me top dhe me arrestimin e krerëve të tij. Megjithatë, Jellcini nuk e ndali dot shpërbërjen e BRSS, autoriteti i të cilit po lëkundej ashtu si vetë lideri sarhosh, që kutërbonte shpesh erë vodka. Ekonomia në stanjacion, korrupsioni galopant i administratës, teknologjia e prapambetur, privatizimet pa kriter, shthurja e kastës ushtarake, mbetur pa paga e privilegje, shkurtimet drastike të personelit burokratiko-agjenturor të KGB-së, prej fundit të “Luftës së ftohtë”, akaparimi i resurseve të vendit në duart e një grushti oligarkësh, operacioni në zemër, etj. etj., e detyruan Jellcinin të mendonte për pasardhësin, i cili natyrisht do të duhej t’i garantonte paprekshmëri atij e familjes, edhe pas largimit nga pushteti. E mesa dukej, ky fat do ti ndriste një ish agjenti të shërbimit sekret sovjetik, të quajtur Vladimir Vladimiroviç Putin? Kush ishte Vladimir Putin dhe rruga e tij e mundimshme drejt pushtetit në Kremlin? Putin lindi në Leningrad, sot Shën Petërburg, më 7 tetor 1952, në familjen e Vladimir Spiridonoviç Putin (1911-1999) dhe Maria Ivanovna Shelomova (1911-1998). Gjyshi, Spiridon Ivanoviç Putin, (1879-1965), ishte një nga kuzhinierët e përzgjedhur për besnikëri dhe aftësi, në një nga daçat, (vilat) ku pushonin Lenini dhe Stalini. Një kërkim i revistës Moskovskij Komsomoljec, supozon origjinën viçentine të familjes Putin, ardhur pra nga Viçenca e Italisë, në kohën e ndërtimit të hekurudhës Trans-Siberiane. E ëma ishte punëtore, besimtare ortodokse, ndërsa babai në vitet ’30-të, marinar nëndetëseje, që në vitet e Luftës së Dytë Botërore, e rekrutoi NKVD, (shërbimet sekrete) për ta hedhur me grupet sabotatore, në territoret e pushtuara, e pas Lufte, Sekretar Partie në një fabrikë. Putin u rrit në varfëri, madje për disa kohë edhe në një komunitet fëmijësh. Shumë vite pas, më 22.10.2015, në Soçi, Putin pranon se: ‘rruga në Leningrad më ka mësuar që nëse sherri është i pashmangshëm, godit ti i pari’! Dy vëllezërit para tij vdiqën, njëri vetëm pak muajsh, tjetri gjatë rrethimit të tmerrshëm të Leningradit. Putini u martua më 28 korrik 1983 me Ljudmilla Aleksandrovna Shkrebnjeva, e cila kish lindur në Kaliningrad më 6 janar 1958. Çiftit i lindën dy vajza në Dresden, (Maria-1985 dhe Ekaterina-1986). Ljudmilla studioi për Filologji dhe Spanjisht, ndërsa vajzat: Maria, pediatre endokrinologe dhe inxhiniere gjenetike, martuar me Jorrit Joost Faassen, kurse Ekaterina, balerinë akrobatike, martuar me një oligark financash bankare, i quajtur Kirill Shamalov, me 500 milionë $, bir i një bosi bankash me 2 miliardë $, pronarë të Sibur Holding. Dhëndrit, më 2018-ën, SHBA i vendosi sanksione së bashku me 23 persona të tjerë, i dyshuar për implikim me ngjarjet në Ukrainë. Me Ljudmillën, që ruajti një profil të ulët, si Zonjë e Parë, Putin divorcohet më 2014-ën, por që para divorcit flitej se kish filluar bashkëjetesën me yllin e gjimnastikës ritmike, modelen bukuroshe dhe politikanen, Alina Maratovna Kabajeva, e lindur në Tashkent të Uzbekistanit, më 12 maj të vitit 1983, vajzë e futbollistit Marat Kabajev, kampione Bote dhe Olimpike, të cilës iu hoq titulli botëror i 2001-it në Madrid, pasi rezultoi se kish përdorur doping. Ajo u bë deputete e Dumës Ruse dhe lindi Dimitrin më 2009-ën dhe një vajzë më 2012-ën, atësia e të cilëve i atribuohet Putinit. Por edhe Ludmilla nuk mbeti pas. Në shenjë hakmarrjeje, kësaj “gjelle” që zakonisht gratë e “servirin të ftohtë”, ajo s’vonon dhe më 2015-ën martohet me biznesmenin, Artur Oçeretnij, 21 vite më të ri se ajo. Shkollimi e diplomimi i Putin dhe karriera si agjent i KGB-së Putin u diplomua më 1975-ën, për të Drejtën Ndërkombëtare, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Leningradit dhe u rekrutua nga KGB-ja, si dikur i ati, për të cilën punoi 15 vjet, (përfshi vitet 1985-1990-të) në Dresden të Republikës Demokratike Germane, ku bëri “përkthyesin” pranë STASI-t, (shërbimet sekrete gjermane), ku mbërriti gradën nënkolonel dhe në ditët e shembjes së Murit të Berlinit, u gjend pranë zyrave qendrore të këtij shërbimi, ku drejtoi asgjësimin me djegie në kaldajë, të arkivave të sulmuara nga turmat që e urrenin për vdekje policinë e tmerrshme sekrete gjermanolindore drejtuar në 40 vite (1950-1990) nga katër shefat e mëdhenj, Zaisser,(’50-’53), Wollweber (’53-’57), i frikshmi Mielke mbi 30 vjet, (’57-’89) dhe Schwanitz (’89-’90). Në 5 dhjetor të 1989-ës, Putini, teksa drejtonte operacionin, kërcënoi me pistoletën me 12 plumba të qëllonte, duke ruajtur plumbin e fundit për vete, si alternativë të fundit. Kthimi dhe karriera në Bashkimin Sovjetik të pas viteve ’90-të Putin tashmë kthehet në Bashkimin Sovjetik, por në gusht të vitit ‘91, duke nuhatur fundin e një epoke, dorëhiqet nga KGB-ja, pas përkrahjes që ajo i bëri grushtit të dështuar të shtetit kundër Gorbaçovit, dhe fillon punë në Universitetin e Leningradit, Sektori Marrëdhënieve Ndërkombëtare, e më pas i përkrahur nga kryebashkiaku Sobçiak, bëhet këshilltar i tij. Lidhet me një nga bosët e GAZPROM-it, Aleksej Miller dhe të tjerë njerëz të fuqishëm të industrisë së metaleve joferroze, ku edhe u përfshi në një aferë 93 milionë $. Në vitet që vijnë drejton një agjenci imobiliare gjermane, që u hetua për pastrim parash. Në ’94-ën ai zgjidhet në Këshillin e Qytetit, kryeson delegacionin proqeveritar në Partinë “Rusia-Shtëpia Jonë” dhe grupin botues të gazetës, “Sankt Peterburgskije Vedomosti”. Pas humbjes së zgjedhjeve të 1996-ës nga Sobçiak dhe fitores së Jakovlev, Putini thirret në Moskë pranë të besuarit të Jellcinit, Pavel Borodin, ndërsa më 26 mars 1997, vetë Jellcin e emëron Shef Personeli të Presidencës. Teksa ndjek një master për Ekonomi, rezulton që punimi i tij është një plagjiaturë e plotë, madje 16-20 faqe fjalë për fjalë kopjuar nga profesorët amerikanë, King dhe Cleland, të përkthyer nga një Institut i afërt me KGB-në, ç’ka çuditërisht nuk e pengoi të bëjë përpara, duke spostuar funksionarët e lartë Mitina dhe Sahraj. Dhe pas gjithë këtyre, habitshëm, po vetë Jellcin e emëron në krye të FSB (ish KGB) në Lubjankën famëkeqe më 25 korrik ’98, ku qëndron deri në gusht ’99-ës edhe si anëtar i përhershëm i Këshillit Rus të Sigurisë. Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë, Juri Skuratov, kish guxuar të hetonte për korrupsion edhe vetë Jellcinin për aferën FIMACO, një kompani financiare që gjatë kolapsit ekonomik e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, kishte manipuluar në shifra astronomike deri 50 miliardë $, duke bërë edhe pastrim parash mes Rusisë dhe Zvicrës. Nuk është e vështirë të kuptohet që Jellcini nuk do t’ia falte kurrë këtë Skuratovit, ndaj dhe dha porosi që ai të mbahej nën “kujdes”. Dhe më mirë se ministri i Brendshëm, Stepashin dhe kreu i FSB, Putin, askush nuk mund ta kryente “porosinë”! Në Prill të ’99-ës, në një konferencë të përbashkët shtypi, këta të dy paraqitën publikisht para gazetarëve materiale kompromentuese të regjistruara nga një orgji në të cilën dilte Skuratovi në shoqërinë e dy femrave të reja nudo, servirur nga kriminelë të rangut të lartë të botës së nëndheshme, që Stepashin dhe Putin, për shkak të detyrës dhe eksperiencës, s’e kishin të vështirë t’i gjenin e t’i përdornin. Dhe ai që u shpërblye më shumë për shërbimin, ishte pikërisht Putin-i, të cilin Jellcin e propozoi për kryeministër dhe Duma me 233 vota pro, 84 kundër dhe 17 abstenime e zgjodhi të tillë më 16 gusht të 1999-ës, zgjedhje kjo, që u kundërshtua ashpër nga dy mëtuesit për President, ish kryeministri Primakov dhe ish kryebashkiaku i Moskës, Luzhkov, nën pretekstin se ende Putin nuk përbënte një figurë të njohur të nivelit të lartë, por koha tregoi se të dy ata kishin qenë të gabuar. Rritja e autoritetit të Putin pas luftës në Çeçeni Putini e rriti autoritetin veçanërisht gjatë Luftës së II-të në Çeçeni. Ai pat deklaruar aso kohe (24.09.1999) se: “Ne do t’i ndjekim ngado terroristët dhe kur t’i gjejmë, më falni për shprehjen, do t’i hedhim drejtë e në gropën e gjirizit”! Në këtë kohë ndodhën ngjarjet në Kaukazin e Veriut, ku Daghestanin e pushtojnë çeçenët e riorganizuar. Më 31 dhjetor ’99-ës, ai viziton dhe frymëzon ushtarët rusë atje. Në të njëjtën ditë, papritmas për të gjithë, por pa dyshim jo për Putinin, Jellcin jep dorëheqje si President, duke ia lënë sipas Kushtetutës, deri në zgjedhje, detyrën e Presidentit “ad interim”, kryeministrit, që në këtë rast ishte V. V. Putin dhe ashtu siç edhe mund të merret me mend, pas një akordi paraprak mes të dyve, ndër dekretet e parë që Putini do të firmoste pasi të fitonte, do të ishte ai që garantonte paprekshmërinë e presidentëve paraardhës dhe familjeve të tyre! (këtë e ndryshoi me 12 shkurt 2001). Më 26 mars të vitit 2000, zhvillohen zgjedhjet presidenciale, të cilat pa problem, Putin i fiton që në turin e parë dhe më 7 maj, ai betohet si President i Federatës Ruse, detyrë që e nisi me zëvendësimin e himnit të njohur sovjetik me muzikë të Aleksandrovit dhe tekst të Mikhailkovit, me një himn të ri, me muzikë të të madhit Glinka, por pa tekst! Seriali i eliminimit fizik të kundërshtarëve Tani Putin, i ka rrugët e hapura, ndaj dhe ndërmerr një sërë reformash administrative-territoriale dhe të qeverisjes duke e filluar me goditjen e oligarkëve, por këtë e bën me përzgjedhje selektive. Në korrik e tetor të vitit 2003, arrestohen oligarkët Lebjedjev dhe Khodorkovski, të akuzuar për “aferën Jukos dhe Apatit e më pas Berezovski, nr. 1 i AvtoVAZ, e aksionisti kryesor i Aerofllot-it”. Në të vërtetë ai ishte miliarderi i parë i periudhës postsovjetike. Mik i Jellcinit, ai u akuzua si “Kumbari i Kremlinit”, në librin e gazetarit investigative, Paul Klebnikov (që e pagoi me kokë librin, pasi u gjet i vrarë në Moskë më 2004). Kundërshtar i Putinit, Berezovski përfiton nga amnistia dhe ikën në Londër, por dikush s’e kish harruar. Kështu në rrethana “misterioze”, gjendet i vdekur në Titness Park, më 23 mars 2013, ndërsa kolonel Litvinjenko, agjent i KGB-së, para vdekjes, i helmuar me “Polonium 210” po në Londër (me shumë gjasa nga agjenti tjetër i KGB-së, Dmitri Kovtun), pohoi se edhe Berezovski ishte eliminuar me metodë të sofistikuar që vdekja të dukej si vetëvrasje. Edhe Khodorkovski, njeriu më i pasur i Rusisë në atë kohë, (sipas FORBES, me 15 miliard $), pas lirimit iku në Londër. Po ashtu oligarku Abramoviç, i ngjashëm me ta, jeton në Londër, ku veç të tjerash është edhe President i Klubit të Futbollit “Chelsea”. Lista e të vrarëve apo të arrestuarve si opozitarë, oligarkë, gazetarë investigativë apo ish agjentë të hedhur në Perëndim, është e gjatë. Kështu vritet në Moskë, gazetarja investigative opozitare, Anna Politkovskaja, më 7 tetor 2006 (u përdorën si ekzekutues separatistë çeçenë, pikërisht në datën e lindjes së Putinit), biznesmeni i përfshirë në politikë, hebreo-gjeorgjiani Arkadi Shalvoviç “Badri” Patarkatsishvili, me 12 miliard $ pasuri, vdes në rrethana misterioze në Britani, më 12 shkurt 2008. Eliminimet vazhdojnë me liderin e opozitës, Boris Njemcov, më 3 mars 2015, i cili vritet pranë mureve të Kremlinit. Më pas helmohen në Londër, babë e bijë, Skripal-ët, që fatmirësisht i shpëtoi mjekësia angleze, ashtu si u helmua me ‘klorid amoniumi’ dhe mbeti me vraga në fytyrë edhe Presidenti i Ukrainas së asaj kohe, Viktor Jushçenko, pa harruar të përmendim vrasjen që i parapriu eliminimit të disidentëve me këto mënyra, të shkrimtarit të shquar bullgar, Georgi Ivanov Markov, kundërshtar i deklaruar i Brezhnjevit dhe kopjes së tij bullgare, Zhivkovit. I cili teksa priste autobusin në stacionin Balham të Londrës, u gërvisht me majën e helmuar të një çadre më 11 shtator 1978. Po ashtu prej vitesh përndiqet Vladimir Gusinski, (bosi i mediave të shkruara e vizive opozitare ruse), që tani jeton në Perëndim dhe gazetarja Elena Viktorovna Tregubova, dikur korrespondente e tre gazetave që mbulonte Kremlinin, autore artikujsh dhe dy librave anti-Putin, me nga 200.000 kopje, u shantazhua, kërcënua, madje edhe tentuan ta vrasin me eksploziv më 2.02.2004, detyrohet të kërkojë strehim politik në Britani, që pas një viti hezitim, iu miratua më 2.04.2008 etj. Një tragjedi e ndodhur më 12 gusht të vitit 2000, me nëndetësen atomike K-141 KURSK, ku pas dy shpërthimeve në thellësi 100 m. humbën jetën 118 oficerë, marinarë dhe konstruktorë të shquar të Flotës, i uli shumë pikë Putinit, teksa ai për një javë rresht nuk denjoi të linte pushimet në brigjet e Detit të Zi. Për më keq akoma, me teknologjinë e tyre, ata nuk mundën ta nxjerrin mbi sipërfaqe, gjigandin 154 metra, (mbi 16.000 ton), deri sa u detyruan të kërkojnë ndihmën e një ekipi të specializuar norvegjezo-britanik, që ia dolën ta nxjerrin mbi sipërfaqe, por kuptohet pa asnjë të gjallë brenda, se vonesa kish qenë fatale! Përveç 23 të parëve që vdiqën nga shpërthimet, 95 marinarët e tjerë vdiqën në agoni disa ditore nga mungesa e oksigjenit. U gjetën ditarët dhe letrat e dhimbshme të së vërtetës dhe lamtumirës, ndaj familjarët e akuzuan Putinin për vrasje kur ai, kokulur, më në fund mbërriti në Severomorsk. Që më 1998-ën, kur ende ishte në pushtet Jellcin, rubla pësoi kolaps të plotë ndaj dhe një nga detyrat me përparësi që i doli skuadrës së Putin-it, ishte forcimi i saj që për hir të së vërtetës, u arrit mes vështirësish të shumta, gjë që gradualisht solli ringritjen e ekonomisë së Rusisë, e cila sot e ka GDP nominale rreth 1.7 trilionë$ (e 12 në Botë). Lufta e parë parë ruso-çeçene (11.12.1994-31.08.’96), shpërtheu pas shpalljes së pavarësisë së Republikës Çeçene, por shkak i vërtetë ishin rezervat e mëdha të naftës, që zotëronte ajo dhe që mund t’i iknin nga dora Rusisë, pa përjashtuar edhe rolin e Kishës Ortodokse Ruse, që ndikonte edhe te politika dhe vetë Presidenti Jellcin, për një qëndrim jo dashamirës madje edhe përçmues, ndaj çeçenëve islamikë të cilët patjetër patën frymëzim religjionar dhe ndihma nga jashtë. Këtu nuk duhet harruar se ata vërtetë mbetën nën Rusinë që në kohën e Pjetrit të madh, shek. XVIII, i cili i mundi dhe i përzuri otomanët nga këto territore, por nuk u nënshtruan kurrë. Në fakt lufta kish nisur fill pas shpërbërjes së BS. Ajo shkaktoi shumë të vrarë,(që llogariten mbi 100.000) të plagosur dhe pengje nga të dyja palët, kryesisht civilë (si rasti i Spitalit Budjonovsk, ku nga 1500 pengje që u morën prej grupit të Shamil Basajevit, 120 u vranë). Kryeqyteti Grozni, pothuaj u shkatërrua plotësisht. Situata u komplikua me luftimet në Ingusheti dhe Oseti. Vriten dhe merren peng edhe gjeneralë, si Vorobjev, e plagoset rëndë komandanti i trupave ruse, gjenerali Romanov dhe më 21 prill, vritet me raketë edhe vetë lideri, Xhokhar Dudajev, teksa gaboi rëndë duke përdorur një celular satelitor. Paqja e përkohshme me rusët u nënshkrua nga lideri i ri, Asllan Maskadov, ndërsa duhet pranuar se Lufta e parë me çeçenët, ia uli shumë autoritetin Jellcinit. Rusia e Putin-it, përballë xhihadistëve islamikë Lufta e dytë ruso-çeçene (26.08.1999-16.04.09), filloi kur të ashtuquajturat “Brigada Ndërkombëtare Islamike”, u futën në Kaukazin e Veriut, në Daghestan dhe kur rusët filluan raprezaliet pas atentateve terroriste në Bujnaksk, Moskë dhe Volgodonsk, për të cilat akuzonin çeçenët. Kjo luftë shkaktoi mes 25.000-50.000 të vrarë, të plagosur dhe të zhdukur, shumica civilë. Tashmë, Rusia e Putinit përballej me xhihadistë islamikë dhe muxhahedinë, të cilët arritën ta rimarrin edhe Groznin. Në këto kushte lufta e Rusisë putiniane u motivua edhe si luftë kundër terrorizmit islamik. Pasi qe bërë President, Maskhadovit iu bënë dy atentate, të cilave u mbijetoi dhe akuzoi rusët se qëndronin pas tyre. Nga ana tjetër, në Mars ‘99, në aeroportin e Groznit, merret peng përfaqësuesi i Ministrisë së Brendshme, gjenerali, Shpigun, që në kulmin e konfliktit në vitin 2000, gjendet i vrarë. Atentate me eksploziv, sulme të armatosura, bombardime, rrëmbime pengjesh, krime, tortura etj., pati pothuaj çdo ditë nga të dy palët me vite të tëra, por dy masakra të mëdha nuk do mund të harrohen lehtë: e para, ajo e Teatrit “Dubrovka” në periferi të Moskës, që zhvillohet mes 23-26 tetorit të vitit 2002, që përfundoi me 169 të vrarë, prej tyre 130 pengje dhe 700 të plagosur, ku trupat speciale ruse përdorën për neutralizim një analgjezik të fuqishëm, FENTANYL, e ndoshta edhe gaz NERVIN. Kjo qe një shuplakë për Putin-in dhe e dyta, masakra e shkollës së Beslanit, (në Osetinë Veriore), mes 1-3 shtatorit 2004, me 344 të vrarë, nga të cilët 186 fëmijë dhe 700 të plagosur. Në këtë rast Putini u godit më rëndë akoma, pasi hëngri një grusht të fortë hundëve. Maskhadov nuk i shpëton dot atentatit të tretë, kur i goditur nga një raketë, vritet në 8 mars të vitit 2005, në Tolstoj-Jurt. Në suksesin për t’i mposhtur çeçenët, rusët i përdorën të gjitha, sidomos dhunën disproporcionale, por eksperienca e Putinit si KGB-ist, i regjur në përçarjen, blerjen dhe kundërvënien ndaj njëri-tjetrit të krerëve rebelë, pati rol gati përcaktues. Krerë si Kadirovët, Basajevët, Jandarbijevët, Barajevët, Umarovët, Gelajevët, Radujevët e plot të tjerë, të vrarë apo të gjallë, mbeten figura komplekse. Konflikti mes Rusisë dhe Gjeorgjisë Po në gusht të vitit 2008, nis dhe një tjetër konflikt i armatosur, kësaj here mes Rusisë e Gjeorgjisë, por që nuk zgjat shumë sepse ndërhyrjes ushtarake gjeorgjiane në Oseti dhe Abkhazi, që arrin të marrë nën kontroll pjesën më të madhe të kryeqytetit Tskhinvali, osetët iu përgjigjën duke “ftuar” Rusinë, që “miqësisht” pushtoi Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë, ndërsa Mikhael Saakashvili, presidenti gjeorgjian, nuk bindi dot askënd në Perëndim apo dhe NATO-n vetë, që të ndërhynin. Një tjetër konflikt jo pa lidhje me Rusinë, në territore prej kohësh të diskutueshme mes dy Republikave Sovjetike të Armenisë dhe Azerbaixhanit, i pati fillimet e veta që më 1988 me provokime dhe akte dhune, në Nagorno-Karabakh, e banuar në shumicë nga armenë, por që pretendohej edhe nga azerët, deri atentate e vrasje por shpërthimi i konfliktit daton më 1992 dhe në një farë mënyre përfundoi me Marrëveshjen e brishtë të Bishkekut (kryeqyteti i Kirgizstanit) më 1994, e cila shumë herë është shkelur e vazhdon të shkelet edhe në ditët tona. Rrënjët e konfliktit të ashpër datojnë herët, por ato kulmuan më 1915-ën, kur turqit kryen gjenocid ndaj armenëve ortodoksë, duke vrarë e masakruar gati 1.5 milionë syresh dhe azerët myslimanë mbajtën anën e Turqisë, që kurrë s’e pranoi dhe nuk kërkoi falje, ndërsa Rusia atë të armenëve. Edhe SHBA dhe BE e njohin gjenocidin turk ndaj armenëve. Konflikti ruso-ukrainas dhe “ndërmjetësimi” i kryeministrit shqiptar, Rama Aktual, i madh, dhe i vështirë për t’u zgjidhur duket edhe konflikti ruso-ukrainas për Krimenë, pushtuar me luftë nga Putini, që Perëndimi dhe SHBA nuk mund ta miratonin e që rreket ta ndërmjetësojë zgjidhjen Edi Rama, në cilësinë e kryesuesit të radhës së OSBE-së. Me precedentë konfliktualë disa herë të përsëritur, në krizat e brendshme politike të Shqipërisë, ai vështirë të merret seriozisht nga palët, çka u duk qartë të paktën në përçmimin prej megallomani rusomadh që Putini tregoi ndaj Ramës, duke mos begenisur ta takojë në Moskë. Madje nuk lejoi ta bëjë këtë edhe homologu i tij, kryeministri i sapozgjedhur Mikhail Vladimiroviç Mishustin, me të cilin për koincidencë, i kanë etërit adashë dhe pasionin e njëjtë për të peshkuar në brigjet e “Donit të qetë”, pasion që nuk mund ta ndalte takimi me kryeministrin tonë Edi Rama, të cilin e “hodhi” në thonjtë e “ujkut të vjetër siberian” të diplomacisë ruse, Lavrovit, këtij Gromikoje të ditëve tona, i njohur ndryshe si “Gaspadin Njet” Nr.2- Zotëria Jo!, me të cilin Rama s’do të duhej të gabonte, siç edhe gaboi për fat të keq kur përmendi Stalinin apo me korrigjimin e Lavrovit dhe jo përkthyesit?! Për analogji, mund të kujtojmë Hrushovin te “DIMRI… Kadarean” që dyshon në aftësinë e përkthyesit. Mosnjohja e Kosovës nga Moska?! Tejet interesante do të ishte të analizonim shkurt dubëlstandardin politik dhe diplomatik rus, dhe hipokrizinë ekzemplare lidhur me konsistencën dhe konsekuencën e Putin-it, e natyrisht Lavrovit, për mosnjohjen e Kosovës si shtet i pavarur prej më tepër se 12 vitesh?! Në varësi të koniukturave dhe interesave hegjemoniste ruse, këta të dy, ndërkohë që pranojnë t’i referohen GJND, që ia njihte Kosovës se shpallja e Pavarësisë së saj, nuk binte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke iu referuar aneksimit të dhunshëm të Krimesë, kërkojnë analogji?! Së pari, vetëm ngjashmëri në asnjë pikë nuk ka këtu. Shqiptarët në Kosovë janë mbi 95% e popullsisë, ata janë prej mijëra vitesh në trojet e tyre të lashta në një territor unik, me histori, gjuhë, kulture e tradita të veçanta nga popujt dhe vendet fqinje. Kosova iu shkëput me dhunë trungut të trojeve të Kombit tonë, ndërsa Krimea e banuar gati 50% me 50% nga rusë e ukrainas, iu bashkua Ukrainës pa dhunë gjatë pushtetit komunist, duke qenë se të dyja republikat ishin pjesë e të njëjtit shtet, Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike. Por, nëse rusëve në Ukrainë, nuk iu ushtrua kurrë dhunë dhe si sllavë që janë edhe gjuhën e kanë gati të njëjtë, për Krimenë mund dhe duhej të gjendej zgjidhje paqësore. Kosovarët vuajtën dhunën shekullore dhe persekutimin e një regjimi të huaj, që kulmoi me masakrat, krimet e luftës, gjenocidin, përdhunimet masive, deportimin me forcë te popullsisë, djegiet e shkatërrimet e shtëpive e pronave, ndaj kurrë s’ka analogji por, edhe nëse paska një të tillë për Putinin e Lavrovin, pse këta vazhdojnë të mos e njohin Kosovën?! Përkundrazi, janë të parët që përkëdhelin e llastojnë Serbinë e Gëbelsit të Millosheviçit, (familjen e të cilit, përndryshe tre M.-të, (Mirjana-Marko-Marija), e strehuan me bujari për vite të tëra, madje kërkuan edhe vetë M. e katërt- Millosheviçin, Kasapin e Ballkanit ta kuronin në Moskë, duke e nxjerrë nga Burgu i Scheveningen-it në Hagë) e nga ana tjetër furnizojnë pa ndërprerje edhe me armët më të sofistikuara Serbinë e Vuçiçit. Pasuria përrallore e Putin dhe hobet e pasionet e tij! Putin, ashtu si shumica dërrmuese e rusëve, nuk është se kishte ndonjë pasuri, edhe pse siç themi ne, nuk mund të quhej “pabuks”. Me kursimet nga rroga si ushtarak i KGB-së, mezi mundi të blejë autoveturën ZAZ (Zaparozhec) të prodhimit sovjetik, por pas ikjes nga KGB-ja dhe fillimit të punëve të reja në Bashkinë e Leningradit, në kompani private të përshkruara më sipër, zë e shton pasurinë. Kështu në ’92-in, posedon një daça me 7000 m.2 tokë, në Solovjovka të Priozerskijt, (pranë Leningradit), në Istmin Karelian, bashkë me fqinjët më ’96-ën ngrenë edhe një kooperative. Me mbërritjen në Moskë dhe ngritjen e shpejtë në përgjegjësi, ashtu si shumë nga funksionarët burokratë, partiakë apo shtetërorë, e shton pasurinë në progresion gjeometrik. Ai ishte një ushtarak ateist, por pas aksidentit të Ljudmillës në ’83-in dhe zjarrit në vilën e tij, kthehet në praktikant ortodoks, si e ëma. Putini ka pasion gjuetinë, peshkimin, kalërimin, xhudon dhe karatenë, përgjithësisht sportet dhe artet marciale. Është që herët një fans i grupit muzikor suedez ABBA dhe ndjekës i rregullt i garave të Formula 1, po ashtu si leningradas, është tifoz i Klubit të Futbollit “ZENIT”. Qentë e racave të ndryshme janë dobësia e tij, ndaj mban shumë të tillë dhuruar nga homologë si Bojko Borisov, Gurbanguly Berdimuhamedov, Aleksandar Vuçiç etj. Si ekzibicionist i pakrahasueshëm që është, nuk lë rast pa humbur të shfaqet si trim i madh, që vret tigra siberiane apo arinj të tajgave, të pilotojë avionë ushtarakë “MiG-35”, “Sukhoi-57”, helikopterë “Mi”, “Ka” dhe “Jak” (kuptohet vetëm në tokë), timonier motovedetash të sofistikuara, etj. Automjetet, avionët dhe jahtet që përdor Putin Putin përdor një limuzinë presidenciale super të blinduar “AURUS SENAT L 700”, të gjatë 6.62m, 2 m. të gjerë dhe 1.695 m. e lartë, 6.5 tonëshe, e prodhuar nga “NAMI&PORSCHE” në Moskë, ku çmimi i saj fillon nga 10 milionë rubla (160.000)$ -jo e blinduar. Megjithatë ajo nuk mbërrin dot kurrë limuzinën “BISHA e ZEZË” – CADILLAC, prodhuar nga “General Motors” për Presidentin Trump, 7 tonëshe, ultra super e blinduar, me përzierje metali e fibra karboni dhe xhama 24 cm., që i rezistojnë çdo shpërthimi, e që kushton 1.5 milionë $ (për siguri janë prodhuar 12 të tilla). Putin ka dy avionë presidencialë, i pari një “IL 96-300 Pu” (5 miliardë rubla-70 milionë Euro) dhe tjetri një “TU-154 M” version VIP, që, gjithashtu, nuk i afrohen asnjëherë dy avionëve presidencialë të Trumpit, “AIR FORCE ONE BOEING 747-200 JUMBO JET” me modifikim VC-25A. Amerikanët: Pasuria e Putin, 200 miliardë dollarë Një burim amerikan mjaft i denjë për t’u besuar e vë Putinin, në vend të parë në listën e më të pasurve të botës, me pasuri mbi 200 miliardë $, pra shumë përpara listës së revistës FORBES, ku tre më të pasurit janë: Bezos-114.7 miliardë $, Arnault-113 miliardë $, Gates-108,3 $ etj. Është po FORBES që e klasifikon Putinin dy herë, më 2013-ën dhe 2016-ën, si njeriun më të fuqishëm të Botës, kurse e përjavshmja amerikane TIME, e shpalli njeriun e vitit për 2007-ën! Vetëm rezidenca e tij përrallore në Gelenzhik, buzë Detit të Zi, më e madhe se vetë Kremlini, projektuar e realizuar nga arkitektë e konstruktorë italianë, kushtoi mbi 1 miliardë Euro! Ai është akuzuar shpesh për abuzime dhe korrupsion galopant si edhe për shkelje të rënda të të drejtave e lirive të njeriut, përfshi homofobinë, (me përkrahjen edhe të kishës ortodokse ruse) nga të gjitha organizatat ndërkombëtare që i mbrojnë ato. Shto dhe kultin gati stalinist të individit, ai cilësohet si “autokrat politik dhe oligark me kontorno diktatoriale”, që pranon t’i thuren këngë si ajo: “Dua një njëri si Putini”! Modifikimi i Kushtetutës për të qenë i përjetshëm…?! Një aspekt të rëndësishëm për të kuptuar se kush është Putini i vërtetë paraqet sjellja e tij ndaj Kushtetutës, ligjeve dhe vetë Parlamentit (Dumës), me të cilat ai ka luajtur dhe luan si ia ka dashur interesi. Kështu, gjatë sundimit 20 vjeçar, gati absolutist të tij, ai është shquar herë si “xhongler” dhe herë si gangster politik, sepse teksa po i mbaronte edhe mandati i dytë presidencial, dhe s’mund të rizgjidhej për të tretin, modifikoi Kushtetutën, duke ndërruar vendet me kryeministrin Mjedvjedjev, këtë politikan “të lëngët” që përherë merr formën e “enës” ku e hedh Putini. Kështu, pasi bëhet kryeministër, merr me vete shumë nga kompetencat që kishte sa qe njëshi i Kremlinit. Më 2012-ën, përsëri ndryshon Kushtetutën dhe kohëzgjatjen e mandatit presidencial, (nga katër, në gjashtë vjet), dhe për pasojë përsëri ndërron karriget me “të lëngshmin” Mjedvjedjev (që nga 16 janari ka pranuar të jetë zv/President i Këshillit të Sigurisë) dhe po përsëri, merr me vete kompetencat e kryeministrit! Në zgjedhjet e 2018 Putin fiton mbi ¾ e votave, 76.69 % ose 56.430.712 vota, rezultat ky gati identik me ato të epokës sovjetike! E pikërisht në 20 vjetorin e ardhjes në pushtet, të martën e 10 marsit 2020, nëpërmjet një show para deputetëve të Dumës, me idenë se edhe kësaj here iu a hodhi të gjithëve, keqpërdori “Heroinën” e ish-BRSS, ish-kozmonauten Valentina Tereshkova, (aktualisht deputete), të propozonte përsëri ndryshimin e Kushtetutës, për të mundësuar pas skadimit të mandatit të dytë më 2024, edhe dy mandate të tjera 2 x 6 vjet, që do i jepnin mundësinë Putinit të mbretëronte deri më 2036-ën, aq sa edhe vetë Stalini, po të mos e kishin shndërruar në hi, “do të kthehej përmbys në varr”. Propozimi i Tereshkovës, s’kish si ta befasonte, se për t’u skuqur nga turpi as që bëhej fjalë, ndaj dhe Putin e pranoi propozimin…por me një kusht: nëse këtë, do ta miratonte Gjykata Kushtetuese?! Putin, zotëron gjermanishten, e deri diku kupton suedisht, po nëse një ditë do t’i hynte edhe frëngjishtes, shprehja e parë që do parapëlqente ta përdorte, do të ishte ajo e Luigjit XIV: “L’Etat c’est moi” (Shteti jam unë)! Mbretin “Diell”, Putin duhet ta ketë shumë për zemër edhe për faktin se ndoshta ai me 72 vitet e 110 ditët që u njoh si Mbret, përbën shembullin unikal, që do të donte ta arrinte e pse jo edhe ta kapërcente Putini. Shqiptarët e kanë dashur popullin rus nga i cili kanë dalë kolosë të të gjitha fushave me kontribut të çmuar për mbarë njerëzimin, listën e gjatë të të cilëve ata e njohin mirë, por ne kurrë s’e kemi pranuar dhe nuk do ta pranojmë politikën rusomadhe, e sidomos stalinizmin, këtë teori dhe praktikë diktatoriale, shovenizmin dhe ekspansionin pansllavist rus, që veçanërisht në këto dy dekada të autokracisë putiniste, është shfaqur haptazi dhe pareshtur me predispozicion antishqiptar. Shqiptarët nuk ka pse lusin asnjë vend për miqësi sado i madh qoftë ai dhe qëndrimi ynë do të jetë ngaherë dinjitoz. Nëse Putini vazhdon të shpresojë ende se një krah i fuqishëm stalinist brenda të majtës shqiptare, ekzistencën e të cilit aq saktë e ka përcaktuar gjeniu Kadare, “ka forcë të ngjallë nostalgji për sovjetikët”, gabohet rëndë. Dhe kjo, jo vetëm se numri i tyre sa vjen e zvogëlohet, porse shqiptarët vuajtën për gati gjysmë shekulli, variantin më të shëmtuar dhe kriminal të stalinizmit, ushtruar nga diktatura hoxhiste e PPSH-së, me Enver Hoxhën dhe kastën e tij, që s’qe gjë tjetër veçse një sekt terrorist.

Çështja e Kosovës do të jetë në fokus të vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë.

Shkruan,Prof.Dr. Flori Bruqi - Një dritare e re


Opinion nga Flori Bruqi,PHD.









Pak minuta më herët u zhvillua konferenca e përbashkët për gazetarët mes kryeministrit Edi Rama dhe komisionerit europian Oliver Varhelyi. 

Konferenca u mbyll ndërkohë që gazetarja Ambrozia Meta po e pyeste Ramën se pse Aleks Soros duhej të ishte i pranishëm jo vetëm në samit, por edhe në foton familjare.


Presidenti serb Aleksandër Vuçiç e vizitojë Tiranën në datat 20 dhe 21 dhjetor për një takim të nismës rajonale të "Ballkanit të Hapur."


Pas samitit të Berlinit, klasa politike në Beograd duket se i ka humbur shpresat për një zgjidhje konsensuale, por insiston se pa Serbinë nuk do të ketë kurrë një paqe afatgjatë. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka pritur investitorë të huaj. Kjo është politika për të cilën ka thënë se do ta ndjek pasi njoftoj serbët se ideja për zgjidhjen e problemit të Kosovës ishte gati e vdekur pasi nuk ka “kufi të kompromisit” me shqiptarët. Serbëve që nuk duan zgjidhje u ka thënë se do t’u vijë fatura dekada më vonë. Në Tiranë do të arrijë indirekt nga Roma për të vazhduar me samitin tjetër shpresëdhënës. Në kryeqytetin shqiptar do të qëndroj shkurt dhe më pak se liderët e tjerë. Serbia, pavarësisht samitit të Berlinit, shpresat i ka shpallur gati të humbura. Por, luan me kartën e një shteti të përgjegjshëm. Kështu ka thënë edhe shefi i diplomacisë, Ivica Daçiç. Ai thotë se Serbia nuk është kundër asnjë shteti në rajon dhe madje ka mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën. “Problemi i Kosovës nuk mund të zgjidhet me ultimatume dhe veprime të njëanshme. Pa marrëveshje me Serbinë nuk mund të ketë zgjidhje afatgjatë dhe paqe. Para dhjetë vitesh kam folur që kufizimi ka mundur të jetë e vetmja zgjidhje reale si kompromis, në interes të dy popujve. Natyrisht, duke u dhënë mundësinë të gjithëve për të dhënë idenë se si mund të dukej ky kompromis”, deklaroi Ministri i Jashëm i Serbisë Ivica Daçiç. Por, kështu nuk mendon opozita serbe e cila ka ngritur shtabin në parkun presidencial. Kryetari i demokratëve, Zoran Llutovaç thotë se zgjidhja e tanishme do të ishte e imponuar pasi shoqëria serbe dhe ajo në Kosovë kanë nevojë për shtet për të arritur tek marrëveshjet e mundshme. Nga takimet e Tiranës nuk pret shumë. “Ne duhet të bëjmë normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, që të lejojmë qarkullimin e mallrave, komunikimin politik dhe në anën tjetër të demokratizojmë shoqëritë tona, në Prishtinë dhe Beograd, gjë që çon tek shoqëritë normale dhe shtetet normale. Pastaj marrëveshja është më e lehtë”, theksoi Dragan Llutovac, kryetar i Partisë Demokratike serbe. Presidenti Vuçiç ishte i prerë që nëse nuk ka kompromis do të kërkohet njohja e plotë e pavarësisë së Kosovës. Kjo shkaktoi reagime pafund. Marko Savkovic, që analizon ngjarjet politike në rajon, thotë se loja është kthyer në fillim dhe mundësia e marrëveshjes ende qëndron. Problem, sipas tij, është se besimi në rajon ka rënë më së keqi në 15 vitet e fundit. “Tani pyetja është se çfarë do të jetë pjesë përbërëse e marrëveshjes. Një ka qenë me kufijtë, kurse tjetri dialog me parimet e fillimit që do të rezultonte me një marrëveshje për normalizimin, por që nuk do të kishte njohje direkte. Pra, ne jemi kthyer në fillim në njëfarë forme”. Tema e Kosovës pritet të shtrohet jo vetëm në Tiranë, por edhe në vizitën e paralajmëruar të presidentit francez dhe në takimin e ardhshëm të Parisit. Por, epilogu tani duket i shthurur.....

 Aldo Bumçi

Anëtari i Komisionit të Rilindjes Demokratike, Aldo Bumçi, thotë se Rama po ia shet Kosovën Serbisë dhe se kryeministri është ndjekës i projektit për Serbinë e Madhe, ose ndryshe bota serbe.

Në intervistën për "Ditë e Re", në RTV Ora, Bumçi flet edhe për protestën e thirrur sot ora 16:00 nga Sali Berisha dhe rendit arsyet dhe kërkesat e protestës.

Aldo Bumçi: Rama është ndjekës i një projekti për Serbinë e Madhe, ose bota serbe, një Serbi që ka fituar guximin për të krijuar  probleme në Bosnje dhe vendet fqinje. Interesi i Ramës është vetëm karrigia e tij.

Rama po i shet Kosovën, Serbisë.  Asnjë nga marrëveshjet e dialogut Serbi Kosovë nuk zbatohen. Serbia krijon probleme me fqinjët. Pra Vuçiç që është nxitës i kësaj fryme nacionaliste, Rama e takon sikur të jetë një udhëheqës europian.

Protesta nuk është thjesht kundër Vuçic, në radhë të parë është kundër Ramës. Kjo protestë është për disa gjëra, e para për incineratorët dhe për keqqeverisjen që e ka rrënuar Shqipërinë. Është një aferë prej 430 mln eurosh për incineratorët.

Është nisur një hetim i cekët i çështjes.

Ka të bëjë me korrupsionin. Një korrupsion i paimagjinueshëm që ndodh çdo ditë. Kjo është një çështje disa vjeçare, nuk është hetuar, janë bërë vetëm disa hapa.

Planet kriminale të rusofilit Vlladimir Putinit në Ukrainë dhe i çetnikut serb Aleksandër Vuçiqit në Ballkan do të dështojnë në përballje me aleancën perëndimore

Opinion Nga Flori Bruqi,PHD



 Nuk është larg mëndësh që U.S.A , Gjermania, Franca , Britania e Madhe  dhe shtetet tjera baltike një ditë do të detyrohen të sulmojnë Rusinë e diktatorit, Carit rus Vladimir Putin. 


Kremlini zyrtar edhe mund ti këtë premtuar Vuçiqit ndihmë për ndarje të Kosovës, apo për formimin e një mini Jugosllavie, por më shumë Putin ka pretendime që ta fiton luftën më Ukrainë duke hedhur zjarrin e luftës në Ballkan. Tirani  Vlladimir Putin ka pretendime që të bëhet shef i të gjitha shteteve të Evropës Lindore.

-Sot, kur të gjithë popujt e vendeve demokratike janë kundër luftës, rusët dhe serbët, si vëllezër që e konsiderojnë njëri tjetrin, nuk ishin të zëshëm kundër luftës. Serbët në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar nuk u diferencuan nga regjimi fashist i Millosheviqit, i cili bëri masakrat më të mëdha të pas Luftës së Dytë Botërore. Edhe në këtë fillim shekull Putin , bëri invazion mbi Ukrainën sovrane, e nuk pati ndonjë reaksion kundër luftës të pa drejtë të Putinit. Këtu natyrisht së nuk mund të futën në një kazan të gjithë , por sigurisht shumica po. Bota në këtë fillim shekull e përjetoj një lloj lufte botërore më shfaqjen e Corana Virusit vdekjeprurës, që mori shumë jeta njerëzisish.

Nga Corona në luftë, kur pak kush e priti. Rusia sulmojë ushtarakisht Ukrainën për të vetmin qëllim kthimin e epokës të Bashkimit Sovjetik. Dhe, kjo luftë dhe lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Rrypinë e Gazës, pastaj kriza më luftë në rajonin e Ballkanit, që po e shkaktojnë Putin dhe Vuçiqit, nuk përjashtohet mundësia reale që të kemi një luftë të përmasave botërore. Dhe, nuk është larg mëndësh që Amerika, Gjermania, Franca , Anglia dhe shtetet tjera baltike një ditë do të detyrohen të sulmojnë Rusinë e diktatorit, Vladimir Putin. Kremlini zyrtar edhe mund ti këtë premtuar Vuçiqit ndihmë për ndarje të Kosovës, apo për formimin e një mini Jugosllavie, por më shumë Putin ka pretendime që të fiton luftën më Ukrainë duke hedhur zjarrin e luftës në Ballkan.

Tirani Putin ka pretendime që të bëhet shef i të gjitha shteteve të Evropës Lindore. Dhe, është turpëruese për popullin serb mos reagimi ndaj luftës në Rusi, përkundrazi shumica janë bërë tifozë të flaktë të Putinit. Ky lloj i fashizmit serb e ka bazën në mitin për Rusinë, si vëllamin e madh. Rusia po bënë spastrime etnike, po ndjekë nga vatrat e veta shekullore ukrainasit të cilët nuk po gjunjëzohen, përkundrazi do të mposhtin Rusinë diktatoriale. Edhe Serbia kishte vrarë , masakruar dhe përndjekur shqiptarët nga shtëpitë e tyre , më tendencë të shfarosjes. Këtë nuk e arritën , sikur që nuk do të arrin as Putin , dhe siç po pretendon tash me Kosovën, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq .Serbia dhe serbet po mendojnë së Putin do ti shpëton nga siç thonë ata fatkeqësitë që po ju përgatiten nga bota perëndimore dhe NATO. Mësohet nga shtypi serb, së janë mbushur institucionet dhe shtëpitë serbe më fotografi të Putinit.


Këta budallenj nuk janë të vetëdijshëm së Rusia dhe Putini, në rast të ndonjë lufte nuk do të reagojnë më sa kanë reaguar kur u bombardua Serbia e  kryeçeetnikut serb Sllobodan Millosheviqit.

 Serbët nuk po i heqin iluzionet së Rusia në krahasim më NATO, është në bisht të lahutës. Të gjithë neve të cilët e kemi përjetuar luftën, sigurisht së nuk ndihemi mirë , kur e dimë së çfarë është duke ndodhur më popullin e Ukrainës.

 Shqiptarët ende i kanë plagët e freskëta të luftës çlirimtare të Kosovës martire. Këto plagë po mendon ti rihap serish Serbia e terroristit, Aleksandër Vuçiq. Por si e ka humbur luftën me 1999, do ta humbas edhe më keq nëse nuk i ndalë kërcënimet për pushtimin e Kosovës.

Regjimi rusofil në Serbi , është duke ju dukur lufta si ndonjë lojë , por nuk do t’ju dalin parashikimet. Ajo çka po dëshirojnë të arrijnë  Vlladimir Putin në Ukrainë dhe Aleksandër Vuçiq në Ballkan nuk do të kanë sukses. 

"Cari" rus Vlladimir Putin dhe "Cari "serb Aleksandër Vuçiq do të përgjigjen një ditë për të gjitha këto të liga ndaj popullit ukrainas dhe tendencës për zgjerimin e luftës edhe në Ballkan.


Prishtinë 29 fror  2024

Vëllëzërit "sijamezë Edvin Kristaq Rama dhe ëetniku i Beogradit ,Aleksandër Vuçiç dy takime në dy ditë, komisioneri i zgjerimit në dyshim cilën rrugë të zgjedhë, çfarë nuk kapën mediat nga samiti me BE-në

 

Për të dytën ditë me radhë kryeministri Edi Rama ka pritur një tjetër samit në Tiranë, këtë herë mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.

Në samitin e mbajtur në Pallatin e Kongreseve, kreu i qeverisë shqiptare ka takuar me radhë krerët e shteteve të rajonit, ku sërish ka marrë pjesë edhe Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç.





I pranishëm gjithashtu ka qenë edhe Komisioneri Zgjerimit, Oliver Varhely i cili në një moment ka ngatërruar rrugën deri te Pallati i Kongreseve, çka ka shkaktuar edhe të qeshura mes tij dhe kreut të qeverisë.



1/16


Ish presidenti Donald Trump, kandidati kryesor republikan presidencial, do të qëndrojë në fletëvotim të paktën deri të premten

 

Gjyqtarja e Illinois: Trump i papërshtatshëm në zgjedhjet paraprake të shtetit

 29/02/2024 10:10

Një gjykatëse e Illinois ka vendosur që Donald Trump ka qenë i përfshirë në kryengritje dhe e ka ndaluar atë nga votimi parësor i shtetit, megjithëse ajo e vendosi vendimin në pritje të një apeli.

Dy shtete të tjera, Kolorado dhe Maine, e kanë hequr Trump nga fletëvotimet e tyre kryesore për shkeljen e një klauzole të “kryengritjes” të Amendamentit të 14-të. Rezultati përfundimtar ka të ngjarë të vendoset nga Gjykata e Lartë e SHBA. Zgjedhjet paraprake të Illinois janë caktuar për 19 mars.

Votimi i parakohshëm në primare tashmë ka filluar. Trump, kandidati kryesor republikan presidencial, do të qëndrojë në fletëvotim të paktën deri të premten, ndërsa ai ka kohë për të apeluar kundër urdhrit. Gjykatësja e qarkut Cook County, Tracie Porter ra dakord me votuesit që argumentuan se Trump kishte shkelur Amendamentin e 14-të të Kushtetutës së SHBA-së për shkak të rolit të tij në trazirat e 6 janarit në Kapitol.

Ajo vjen pasi Gjykata e Lartë e Kolorados e ndaloi Trump të paraqitej në zgjedhjet paraprake republikane në dhjetor, duke argumentuar se veprimet e zotit Trump gjatë trazirave të Kapitolit të vitit 2021 përbënin kryengritje. Në vendimin e saj, gjyqtarja Porter e quajti arsyetimin e Kolorados “bindës”. Ajo argumentoi se Bordi i Zgjedhjeve i shtetit ishte gabim që refuzoi një ofertë të mëparshme për të larguar Trump nga fleta e votimit.

“Bordi Zgjedhor i Shtetit të Illinois do të heqë Donald J Trump nga fleta e votimit për Zgjedhjet e Përgjithshme Primare më 19 Mars 2024, ose do të bëjë që çdo votë e hedhur për të, të konsiderohet e pavlefshme,” tha ajo.

Një zëdhënës i Trump e ka quajtur vendimin “jokushtetues” dhe është zotuar të apelojë kundër tij.

“Grupet e para të demokratëve të financuar nga Soros vazhdojnë të përpiqen të ndërhyjnë në zgjedhje dhe t’i mohojnë Presidentit Trump vendin e tij të ligjshëm në fletëvotim,” tha zëdhënësi.

Trump tashmë ka apeluar kundër çështjes së Kolorados në Gjykatën e Lartë. Gjykata e lartë dëgjoi argumentet në këtë rast në fillim të këtij muaji, duke u shfaqur skeptike për vendimin e Kolorados për të ndaluar  Trump nga fleta e votimit. Sfida ligjore varet nga një amendament kushtetues i kohës së Luftës Civile që ndalon këdo që është “angazhuar në kryengritje ose rebelim” të mbajë poste federale.

Por gjyqtarët e Gjykatës së Lartë kanë bërë pyetje të vështira për ata që përfaqësojnë votuesit e Kolorados në favor të ndalimit të Trump. Gjyqtari konservator Brett Kavanaugh pyeti nëse mund të kishte një “efekt heqës të së drejtës” nëse votuesit nuk do të lejoheshin të vendosnin vetë nëse dëshironin Trump si president. Vendimi i gjyqtarit të Illinois vjen pasi Gjykata e Lartë ra dakord të mërkurën të dëgjojë një çështje tjetër që përfshin Trump. Gjykata e shumicës konservatore 6-3 do të vendosë nëse ish-presidenti ka imunitet që e mbron atë nga një padi mbi përpjekjet e tij për të përmbysur zgjedhjet e 2020.

Fjalimi nga Parlamenti rus, i kriminelit Vlladimir Putin ,eparalajmëron NATO-n për një luftë bërthamore: Ne kemi armë që shkaktojnë…

Fjalimin e tij drejtuar kombit, presidenti rus Vladimir Putin e ktheu në mënyrën për t`i përcjellë Perëndimit një mesazh të fortë: Dërgimi i trupave të NATO-s në Ukrainë, do të ketë pasoja tragjike, paralajmëroi shefi i Kremlinit.

“Rusia ka armë, të cilat mund të godasin territorin e tyre. Por është retorika perëndimore që po kërcënon një konflikt me përdorim armësh atomike. E gjithë kjo rrit kërcënimin real të një konflikti bërthamor që nënkupton shkatërrimin e njerëzimit”, u shpreh Putin.

Në fjalimin e mbajtur tre javë përpara zgjedhjeve presidenciale në vend, Putin iu rikthye narratives së tij se nisja e pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës ishte e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin e Rusisë dhe sigurinë, duke treguar kështu në të njëjtën kohë, se ende ndien nevojën për të justifikuar para popullit rus agresionin ndaj vendit fqinj. Në fokusin e tij ishte megjithatë më shumë Perëndimi, të cilin e akuzoi se “po tenton ta tërheqë vendin në një garë armësh  duke “tentuar që të na lodhin”.

Më herët gjatë kësaj jave, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pas një samiti të liderëve të Evropës të mbajtur në Paris, tha se pavarësisht se aktualisht nuk ka konsensus, nuk duhet të përjashtohet asnjë mundësi për të ndihmuar Ukrainën, përfshirë edhe dërgimin e trupave perëndimore për të luftuar përkrah Kievit, në mënyrë që të parandalohet një fitore ruse. Putini la të kuptohej se një ndërhyrje e tillë perëndimore do të rriste gjasat e një lufte nukleare.

Vetë SHBA-ja dhe aleatë kyc europianë nxituan të garantonin se nuk kanë planë për dërgimin e trupave tokësore në Ukrainë. Putin përcolli pavarësisht kësaj mesazhin se forcat bërthamore të Rusisë janë “në gatishmëri të plotë” dhe shtoi se raketa e re balistike ndërkontinentale, Sarmat, ka hyrë tashmë në shërbimin e tyre, ndërsa është drejt përfundimit testimi i disa raketave dhe dronëve të tjerë bërthamorë.

“Telefonata shqetësuese në Shtëpinë e Bardhë për pushtimin serb të Kosovës”, The Times nxjerr prapaskenat e vrasjes së policit në kufi: Si u tërhoq Beogradi pas…

 

Më 27 shtator 2023, një ekspert i Ballkanit në Shtëpinë e bardhë mori një telefonatë trazuese nga inteligjenca e SHBA, ku thuhej se forcat serbe po akumuloheshin në kufirin me Kosovën, vendi ku paqja mbrohet nga prezenca e forcave të NATO që prej luftës së shpërbëries së Jugosllavisë në 1999.

Tri ditë më vonë, serbë të armatosur vranë një oficer të armatosur policie në një sulm, ndërsa aktualisht Serbia vijon aktivitetin me trupa dhe makineri ushtarake.

“Jemi të shqetësuar se Serbia mund të përgatisë një operacion ushtarak,” tha një zyrtar i inteligjencës së SHBA, në lidhje me tensionet në këtë cep të Evropës juglindore.Përpjekje diplomatike nga Britania, Italia e vende të tjera nuk duket se kanë arritur të qetësojnë situatën, kurse në Uashington janë të fokusuar te kaosi në Kongres, kurse në pjesën tjetër të Evropës prioriteti është mbledhja e mbështetjes për luftën në Ukrainë.

Kështu që si pjesë e përpjekjeve për të bërë Serbinë të sprapset, këshilltari i sigurisë së SHBA, Jake Sullivan aprovoi kërkesën për të deklasifikuar (bërë publike) elemente të lëvizjeve ushtarake serbe atje.

Agjencia e inteligjencës NSC thotë se ka redaktuar detajet sekrete te materialit, për të mos lënë të kuptohet mënyra dhe burimet e inteligjencës.

Më 29 shtator pas përgatitjes së deklasifikimit, zëdhënsi i NSC, John Kirby bëri një video-konferencë me Shtëpinë e bardhë ku dha informacionet e lëvizjeve ushtarake serbe pas sulmit të 24 shtatorit ndaj oficerit kosovar të policisë.

Ai tha se në lëvizjet ushtarake përfshiheshin tanke, njësi këmbësorie dhe mjete të mekanizuara.

Teksa vëmendja shtohej, vendet evropiane iu bashkuan SHBA për të shtuar presionin ndaj Serbisë, madje Britania njoftoi shtimin e trupave të saj në Kosovë. Disa ditë më vonë u vu re një tërheqje e trupave serbe.

Publikimi lëvizjeve ushtarake serbe në kufi është një mënyrë e re e Shtëpisë së Bardhë për përdorimin e inteligjencës, në mënyrë të ngjashme me atë të luftës në Ukrainë.

Edhe në vjeshtën 2021 zbuluesit amerikanë u bindën se Rusia donte të sulmonte Ukrainën dhe  Sullivan punoi me drejtuesi e inteligjencës Avril Haines dhe kreun e CIA, William Burns për të ulur nivelin e sekretit për lëvizjet e Moskës në kufi.

“Ne ksihim informacione shqetësuese,” thotë Maher Bitar, koordinator i NSC, “dhe duhet të zbulonim atë që donin të bënin rusët.”

Ata shtojnë se motivi i për lëvijzen është fakti që ajo “funksionon”.

Publikimi informacioneve sipas tyre, mohonte “narrativën e rreme” të Vladimir Putin, teksa Burns tha verën e kaluar se, “kjo e vinte atë në siklet pasi lëvizjet i zbuloheshin para se t’i kryente.

SHBA ka deklasifikuar gjithashtu inteligjencë dhe në lidhje me përplasjet e Kinës me Tajvanin, ato për Iranin me qëllim ndalimin e furnizimeve për rebelët, si dhe në raste të tjera konflikti.

“Eshtë një levizje që duket se ndryshon lojën. Shpresoj të mos e lënë më pa e përdorur,” thotë  Kirby.


/Time/

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...