Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/03/04

Observatori i Kujtesës: Vaçe Zela ka një kontribut të rëndësishëm në muzikën e filmit në të cilin ka interpretuar shumë këngë pjesë e muzikës së filmave.


Vaçe Zela, idhulli dhe frymëzimi për breza të tërë, emocioni dhe krenaria e  të qenit shqiptar - Ministria e Kulturës

Vaçe Zela është këngëtare shumë e njohur. Vaçe Zela, artiste e popullit dhe këngëtare me famë të madhe gjatë periudhës së diktaturës komuniste. U zbulua rastësisht në moshë të re në Lushnjë. Kishte një zë të jashtëzakonshëm. Këngët e saj në vite mbeten popullore dhe të preferuara nga publiku. Vaçe Zela mbetet "Zëri" i jashtëzakonshëm që mbushte me energji skenat shqiptare. Mori pjesë në të gjitha festivalet e muzikës në radio dhe më vonë në radio televizion, që prej organizimit të parë, në vitin 1962 dhe deri në vitin 1981, kur u largua nga skena si fituese e çmimit të parë me këngën "Komunistët" (dubluar nga Marina Grabovari). 




vace zela - Observatori i Kujtesës

Vaçe Zela ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit në të cilin ka interpretuar shumë këngë pjesë e muzikës së filmave. Ajo është nderuar me Urdhrin "Nderi i Kombit" nga presidenti Alfred Moisiu. Në ka një artist, që emri i tij të identifikohet me festivalet e këngës, pa asnjë dyshim, ai është emri i Vaçe Zelës. 


Ajo ishte dhe do mbetet këngëtarja më e madhe e muzikës sonë të lehtë. Vaçe Zela u rrit dhe u kurorëzua mbretëreshë e këngës shqiptare, për mëse dy dekada rresht, duke korrur plot 12 çmime të para, një rekord i paarritur për të gjitha kohët.Vaçe Zela është fituesja e parë e Festivalit të parë. Me këngën “Fëmija i parë”, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. Atëherë ishte një vajzë e re, vetëm 23 vjeç. “Kisha ndrojtje ta këndoja atë këngë. 





Kisha frikë ta këndoja se isha e pamartuar dhe si mund t’i këndoja lindjes së fëmijës së parë?”, kujton këngëtarja nga festivali i parë. Sot duket paradoksale, por Vaçen nuk donin ta pranonin në festival. Ishte frika mos bënte dallime të dukshme me këngëtarët e tjerë, jo aq të njohur në interpretimin e këngës.

Vaçe Zela

 Megjithatë festivalet rrodhën njëri pas tjetrit, nga viti në vit dhe Vaçja ishte gjithnjë prezente me zërin e saj. Këngë si “Djaloshi dhe shiu”, “Lemza”, “Sot jam 20 vjeç”, “Valsi i lumturisë”, “Mesnatë”, “Gjurmë të arta”, “Kënga e gjyshes”, “Të lumtur të dua”, “Nënë moj do pres gërshetin”, “Gonxhe në pemën e lirisë”, “Shoqet tana ilegale”, etj, kanë ngelur në fondin e artë të muzikës shqiptare.

Siç ka thënë edhe vetë këngëtarja, ajo “ka lindur në një familje ku kënga ishte ulur këmbëkryq në shpirtrat e të gjithëve”. Të parët që zbuluan talentin e Vaçes ishin mësuesit e shkollës 7-vjeçare. Ajo nuk ishte e talentuar vetëm në muzikë por kishte talent edhe në pikturë e teatër. Ishte dhjetë vjeç kur nisi të këndonte vetë të gjitha ato këngë myzeqare që kishte dëgjuar nëpër shtëpi nga e ëma dhe nga të gjithë pjesëtarët e tjerë të fisit, të cilët ishin qejflinj të muzikës. 


Vaçe Zela dhe bashkëshorti i saj, një foto e pabotuar

Në çezmën e një prej lagjeve të Lushnjës ajo do mahniste të tjerët me zërin e saj, ndërsa këndonte krejt shkujdesur. Vaçja ishte nxënëse shkolle, atëherë kur veshi një fustan të bardhë nusërie të sajuar me dorë, e doli me të në një koncert shkolle. Shpejt ajo u bë artistja e vogël e qytetit myzeqar. Të gjithë besonin se ajo do të bëhej një artiste e madhe, megjithëse prindërve të saj nuk u pëlqente shumë ideja që vajza e tyre të merrte një udhë të tillë. Megjithëse asnjëherë nuk u përpoqën ta ndalnin Vaçen nga pasioni i saj. 



Kështu vajza u nis drejt Liceut Artistik të Tiranës, për të plotësuar dëshirën që e mbante mbërthyer fort. I ngjiti shkallët e asaj shkolle me shumë ndrojtje, ndërsa në duar shtrëngonte një valixhe të vogël mbushur me plaçka. Por nuk qe e thënë. Nuk ia dhanë të drejtën për ta filluar atë shkollë. Më pas do t'i kthehej edhe një herë Tiranës, për të provuar shansin në dyert e ndonjë gjimnazi. Ndërsa nisi studimet në shkollën "Qemal Stafa" nisi të mësojë edhe kitarën, e cila më pas u bë pjesë e pandarë e jetës së saj. Një mikja e Vaçes, Violeta Librazhdi, shoqe e shkollës dhe e gjithë jetës së këngëtares së madhe, ka shkruar një libër mjaft interesant kushtuar këngëtares. “Kujtoj ditët kur për herë të parë pashë Vaçen me një kitarë në duar, me të cilën ajo këndoi gjatë në dhomën e saj, këngë që nuk mundej t’i këndonte dot në skenë. Ishin këngë spanjolle, italiane e amerikane që i kishte mësuar “vjedhurazi” nga radio. Pas dritares së shtëpisë ishin mbledhur me dhjetëra njerëz dhe dëgjonin vajzën që këndonte aq ëmbël. Vonë e kishin kuptuar se të tjerët ishin ngulur pas dritares. Ne nisëm të qeshnim, ndërsa njerëzit duartrokisnin pa pushim. Pak kohë pas këtij “koncerti” të thjeshtë, në rrugët e Tiranës do të ngjiteshin afishet “Këndon Vaçe Zela”…e kështu pas kësaj shfaqej çdo herë në skenat e Tiranës e jashtë saj”. Ishte kjo kitarë me të cilën kohë më pas ajo fitoi dhe të drejtën e studimit në degën e dramës, të cilën nuk e çoi dot deri në fund, pasi u mor më shumë me pasionin e fëmijërisë së saj, këngën.

U emërua fillimisht këngëtare në Estradën e Ushtrisë, më pas në atë të Shtetit dhe së fundmi në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore. Këngët e bukura të vendlindjes gjetën te Vaçja një interpretuese të madhe. Kudo ku dha shfaqje, në qytete e fshatra, apo edhe jashtë shtetit, ajo u mirëprit për zërin e bukur dhe melodioz. Jo më kot u quajt “Bilbili i Myzeqesë”, por shumë shpejt u bë i gjithë Shqipërisë, sepse këndoi me të njëjtën dashuri e pasion këngën e të gjitha krahinave të vendit. Në çdo sukses të merituar që ka pasur Ansambli i Këngëve dhe Valleve popullore jashtë shtetit, si në Francë, Greqi, Itali, Turqi, Zvicër e gjetkë, këngëtarja e shquar Vaçe Zela bëri për vete një publik mjaft të gjerë. Shtypi i këtyre vendeve e ka vlerësuar mjaft lart. Kalimi nga muzika popullore në muzikën e lehtë qe i natyrshëm. Repertori i saj është shumë i pasur, numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë, si pjesë e muzikës së filmave. Një karrierë që u ndërpre në vitin 1991, vit që shënon edhe ngjitjen e fundit në skenë për të, pikërisht në Zvicër, në një koncert për shqiptarët që jetonin atje.
Vaçe Zela, është konsideruar nga të gjithë brezat, si meteori i fatit që i ra për pjesë Shqipërisë, në vitet e zymta të diktaturës. Atëherë kur Shqipëria kishte vetëm errësirë, këngët e Vaçe Zelës i kënduan dritës. Vaçe Zela kishte aftësi të jashtëzakonshme për ta përvetësuar dhe riprodhuar çdo melodi, qoftë edhe me njëherë të dëgjuar nga radioja. Ajo kishte aftësinë për ta bërë këngën të prekshme për çdo mjedis dhe arrinte të ruante besnikërinë ndaj nuancave, qofshin ato dhe nga tradita e popujve të tjerë. Qenë këto vite kur njerëzit mezi siguronin bukën dhe rrobën e varfër të trupit, ndërsa, sipas rrëfimit të mikes së saj, “këngëtaren italianët e kërkonin ta blinin me shifra marramendëse, ndërkohë që shteti e dënonte me “lirinë” e të kënduarit vetëm brenda kufijve shtetërorë. Njerëzit e donin Vaçe Zelën. Afishet kudo reklamonin emrin e saj, ndërsa biletat shiteshin sa hap e mbyll sytë.

Ishte viti 1993 kur këngëtari nga Kosova Naim Krasniqi do të këndonte në skenën e festivalit të 32-të të këngës, një këngë kushtuar këngëtares së madhe. Kënga mbante titulli “Jetën ma dhurove” dhe vargjet e saj ishin vërtet emocionuese. (Na fale shpirtin e njomë, këngën na fale/ Nga skena jehonte aj’ zá në fush’ e male/ Ooo Vaçe Zela k’saj toke të plaguar/Jetë i dhurove, e mbajte të zgjuar.) Që nga festivali i 19-të, kur këndoi dhe si përherë shkëlqeu dhe u vlerësua me çmimin e parë për këngën “Shoqet tona ilegale”, Vaçe Zela i kishte munguar skenës së festivale. Dhe publiku kishte mall për të, për praninë e saj. E ja tani, ajo sërish ndodhej në një sallë festivali, vërtet si spektatore, por ishte aty. U mallëngjye, nuk e priste t'i bëhej një nder i tillë. Një këngë kushtuar asaj. U mallëngjye edhe krejt publiku në sallë. Ovacionet për këngëtaren nuk pushonin. Ndërkohë që dridhërima zemre përjetonin miliona shqiptarë nëpër botë që ndiqnin nga ekranet festivalin e këngës. Prania e Vaçe Zelës në një festival, qoftë edhe me një këngë kushtuar asaj, kur ajo prej vitesh, që nga festivali i parë kishte qenë zonjë e festivaleve dhe këngës shqiptare, mjaftonte si fakt që shqiptarët ta ndienin edhe një herë praninë e “mbretëreshës”. Rasti i fundit i pranisë së saj në atmosferën e festivalit ishte viti 1999. Festivali i 38-të i këngës. E ftuan nga Zvicra si kryetare e jurisë, ku jetonte prej vitesh dhe kurohej për sëmundjen e saj, megjithëse mjekët e këshilluan të mos udhëtonte ajo nuk donte të humbiste emocionet e festivalit. Po aty e nderuan me çmimin “Mjeshtre e Madhe e Punës”.

Listen to Vace Zela Tribute ( Ani Copani Beats ) by Ani Copani in Albanian  Songs playlist online for free on SoundCloud



Është përfshirë në librin e 500 personaliteteve me më shumë influencë në botë, e vetmja shqiptare që mori këtë çmim nga Instituti i Biografive në Amerikë. Në Paris është krahasuar me Edith Piaf, ndërsa në Itali me këngëtaren e madhe, Mina. Çmimet në adresë të artistes janë të panumërta. “Artiste e merituar”, në vitin 1973, “Artiste e Popullit”, në 1977, “Mjeshtre e madhe e punës”, “Qytetare Nderi e Lushnjes”, deri te çmimi më i lartë, “Nderi Kombit”. Këngët e saj këndohen vazhdimisht nga brezat e rinj të këngëtarëve, por janë të pakrahasueshëm gjithsesi me atë vokal, që vetëm Vaçe e kishte. Artistja thotë se ndihet mirë sa herë që në Shqipëri dikush kujtohet dhe vlerëson punën e saj. Është emocionuar gjithmonë edhe pse në të shumtën e rasteve çmimet i janë dhënë në mungesë të saj. Çmime të rëndësishme këngëtarja ka marrë edhe jashtë territorit të Shqipërisë. 

Përkujtohet “Artistja e Popullit”, Vaçe Zela

Vaçe Zela është nderuar me “Diskun e Artë” nga Amerika për “kontribut në shoqëri në vitin ‘97”, është zgjedhur “Gruaja e vitit ’97-’98” në Cambridge të Anglisë, “Mikrofoni i Artë” nga Ministria e Kulturës e Kosovës, etj. I fundit çmim për Vaçe Zelën është “Çmimi i madh special për legjendën e këngës”, në 45-vjetorin e Festivalit në RTSH. Ky vlerësim iu bë këngëtares së njohur shqiptare në natën Gala, të organizuar në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit vetëm pak ditë përpara se të niste Festivali në Radio Televizion, i cili numëron një numër rekord prej 20 festivalesh. 

VAÇE ZELA. | kosta korçari | Flickr


Çmimi i është akorduar këngëtares për kontributin e veçantë të dhënë për muzikën shqiptare dhe për pjesëmarrjet e veçanta qysh në vitet e para të organizimit të këtij festivali, në të cilin artistja ka rrëmbyer edhe mjaft çmime. Një histori e bukur e dashurisë, fejesës dhe martesës. 

VAÇE ZELA O KENGET E VENDIT TIM - YouTube

Lindja e një vajze të mbarë dhe një jetë e tërë mes përkushtimit ndaj këngës dhe familjes së saj. Kjo ka qenë jeta e artistes së madhe, një jetë e bukur dhe e mbushur me emocion, deri para 10 vitesh kur ajo do të sëmurej rëndë. Ishte nisur për të vizituar vajzën e saj Irma që jetonte në Zvicër, kur nuk është ndjerë mirë dhe pikërisht në këtë kohë ka nisur kalvari i saj i dhembjes. 

Vaçe Zela Albums: songs, discography, biography, and listening guide - Rate  Your Music

Dy operacione të njëpasnjëshëm, mjekime të përditshme, kohë e tërë e shkuar nëpër spitale, përmirësime apo kthime prapa.

Vaçe Zela ndahet nga jeta në moshën 74–vjeçare pas një sëmundje të gjatë në Basel të Zvicrës. Me dëshirën e saj, artistja e madhe shqiptare Vaçe Zela prehet në atdhe.

Në Dhjetor 1962, Vace Zela merr pjesë në Festivali i 1-ë në RTSH me këngën "Fëmija E Parë".

Në Dhjetor 1962, Vace Zela merr pjesë në Festivali I 1-Ë Në Rtsh me këngën "Era Pranverore".

Në Dhjetor 1962, Vace Zela merr pjesë në Festivali I 1-Ë Në Rtsh me këngën "Lemza (O Ra Zilja)".

Në Dhjetor 1963, Vaçe Zela merr pjesë në Festivali i 2-të në RTSH me këngën "Nuk E Fshehim Dashurinë".

Në Dhjetor 1963, Vace Zela merr pjesë në Festivali i 2-të në RTSH me këngën "Djaloshi Dhe Shiu".

Në Dhjetor 1963, Vace Zela merr pjesë në Festivali I 2-Të Në Rtsh me këngën "Endrra Ime".

Në Dhjetor 1964, Vace Zela merr pjesë në Festivali i 3-të në RTSH me këngën "Sot Jam 20 Vjec".

Në Dhjetor 1964, Vace Zela merr pjesë në Festivali i 3-të në RTSH me këngën "Dritaren Kërkoj".

Në Dhjetor 1964, Vace Zela merr pjesë në Festivali I 3-Të Në Rtsh me këngën "Të Lumtur Të Dua".

Në Dhjetor 1965, Vace Zela merr pjesë në Festivali i 4-të në RTSH me këngën "E Dua Vendin Tim".

Në Dhjetor 1965, Vace Zela merr pjesë në Festivali i 4-të në RTSH me këngën "Valsi I Lumturise".

Në Dhjetor 1965, Vace Zela merr pjesë në Festivali I 4-Të Në Rtsh me këngën "Kur Jam Pranë Teje".

Në Dhjetor 1966, Vace Zela merr pjesë në Festivali i 5-të në RTSH me këngën "Shqiponja E Lirise".

Në Dhjetor 1966, Vace Zela merr pjesë në Festivali i 5-të në RTSH me këngën "Kur Bie Fyelli E çiftelia".

Në Dhjetor 1966, Vace Zela merr pjesë në Festivali I 5-Të Në Rtsh me këngën "Nënat Tona (Nënave Shqiptare)".

Në Dhjetor 1967, Vace Zela merr pjesë në Festivali i 6-të në RTSH me këngën "Kenge Per Shkurte Vaten".

Në Dhjetor 1967, Vace Zela merr pjesë në Festivali i 6-të në RTSH me këngën "Sot Këndoj".

Në Dhjetor 1967, Vace Zela merr pjesë në Festivali i 6-të në RTSH me këngën "Revolucioni Marshon".

Në Dhjetor 1968, Vace Zela merr pjesë në Festivali i 7-të në RTSH me këngën "Mesuesi Hero".

Në Dhjetor 1968, Vace Zela merr pjesë në Festivali i 7-të në RTSH me këngën "Ylli Partizan".

Në Dhjetor 1970, Vace Zela merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën "Mesnate…".

Në Dhjetor 1970, Vace Zela merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën "Ku Po Shkon O Partizan".

Në Dhjetor 1972, Vace Zela merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën "Naten Vone".

Në Dhjetor 1973, Vace Zela merr pjesë në Festivali i 12-të në RTSH me këngën "Gjurme Te Arta".

Në Dhjetor 1973, Vace Zela merr pjesë në Festivali i 12-të në RTSH me këngën "Si Agim I Kuq".

Në Dhjetor 1975, Vace Zela merr pjesë në Festivali i 14-të në RTSH me këngën "Shokët".

Në Dhjetor 1975, Vaçe Zela merr pjesë në Festivali i 14-të në RTSH me këngën "Miremengjes".

Në Dhjetor 1976, Vace Zela merr pjesë në Festivali i 15-të në RTSH me këngën "Nene Moj Do Pres Gershetin".

Në Dhjetor 1976, Vace Zela merr pjesë në Festivali i 15-të në RTSH me këngën "Perhere Ne Kenge".

Në Dhjetor 1977, Vace Zela merr pjesë në Festivali i 16-të në RTSH me këngën "Gonxhe Ne Pemen E Lirise".

Në Dhjetor 1979, Vace Zela merr pjesë në Festivali i 18-të në RTSH me këngën "Parti E Vendit Tim".

Në Dhjetor 1980, Vace Zela merr pjesë në Festivali i 19-të në RTSH me këngën "Rrjedh Në Këngë E Ligjërime".

Në Dhjetor 1980, Vace Zela merr pjesë në Festivali i 19-të në RTSH me këngën "Shoqet Tona Ilegale".

Në Dhjetor 1983, Vaçe Zela merr pjesë në Festivali i 22-të në RTSH me këngën "Rrisim Jetën Tonë".

Në vitin 1989, Vace Zela publikon albumin "Kenge Te Kenduara Nga Vace Zela".


“Falemnderit zotit që të pata! Ti ishe dashuria e jetës sime dhe do të jesh deri në frymën e fundit drita e shpirtit tim. Pa ty bota është më e varfër Mam”, shkruan Irma Rodiqi, vajza e këngëtares së madhe në një status në rrjetet sociale.

Ndërsa kaloi 20 vitet e fundit të jetës në Bazel të Zvicrës, ndarja nga jeta 10 vite më parë la një boshllëk të madh në muzikën shqiptare.
Vaçe Zela u lind në Lushnje, qyteti që edhe skenës kryesore të teatrit të vet i ka vënë emrin e artistes së madhe që mban titullin, “Nderi i Kombit”. Një bust është ngritur për të në këtë qytet.

Vaçe Zela ishte si një erëz e lehtë, si një shi pranveror i skenës shqiptare. Zëri i saj unik, vokali i jashtëzakonshëm e bëri të paharrueshme për brezat e kaluar dhe për të rinjtë sot. Ka lënë emocione të paharruara. Krijoi shkollën e muzikës për të mbetur si një legjendë në kujtesën kolektive.
këngët e saj janë ende të pranishme në kujtesën e njerëzve të brezit të saj dhe zënë një vend të rëndësishëm në pasurinë artistike të popullit tonë. Imazhi i këngëtares dhe zëri i saj, në faza të ndryshme të jetës së saj artistike, mbetet i gjallë në kujtesën tonë, pasi ka qenë një pjesë e ushqimit tonë shpirtëror, edhe se shumë tekste të këngëve të kënduara prej saj mbanin vulën e kohës së tyre, sepse nuk mund të ishte ndryshe. “Mbretëresha” e këngës shqiptare do të kujtohet gjithmonë.

Ceremonia e përcjelljes së saj për në banesën e fundit pati një vëmendje të jashtëzakonshme në Tiranë. Atëkohë, ish-kryeministri Edi Rama u kujdes vetë për funeralin. E çuditshmja e gjithë asaj ceremonie madhështore, ishte përcjellja e saj mes vështrimit të mijëra njerëzve që hidhnin trëndafila mbi arkivolin e këngëtares mbuluar me flamurin shqiptar, me këngën e Whitney Houston, “I will always love you”.

Policia e Shtetit ka vënë në pranga Merxhan Çelikun, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 



 I riu akuzohej nga GJKKKO, si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që përfitonte shuma të mëdhaja parash, duke mashtruar shtetas nga Shqipëria, RMV-ja, Gjeorgjia dhe Ukraina, nëpërmjet Call Center-ave. “Në vijim të punës së kryer në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Policisë së Shtetit kanë siguruar informacion se një shtetas i akuzuar nga GjKKO-ja, për mashtrim të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fshihej në Emiratet e Bashkuara. Ky informacion i shkëmbyer menjëherë me partnerët, nëpërmjet koordinimit të Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabit, ka mundësuar finalizimin në Emiratet e Bashkuara Arabe, të operacionit policor të koduar “Platformat”. Gjatë operacionit u bënë të mundur lokalizimi, kapja dhe vënia në pranga, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, e shtetasit M. Ç., 32 vjeç. Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar 32-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Grupi ku dyshohet se merrte pjesë shtetasi M. Ç., akuzohet se nëpërmjet thirrjeve telefonike, ka mashtruar shtetas nga Shqipëria, RMV-ja, Gjeorgjia dhe Ukraina, për të investuar në tregje online. Nga mashtrimet, grupi i strukturuar kriminal ka përfituar shuma të mëdhaja parash. Vijon bashkëpunimi për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri,” njoftoi policia.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reagur në lidhje me një artikull nga media greke “in.gr” e cila shkruan se gjyqtarja Irena Gjoka, e cila po gjykon çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, është arrestuar në Greqi për falsifikim dokumentash.




KLGJ me një reagim të fundit përgënjeshtron dhe njofton se lajmi që po qarkullon në mediat greke nuk është i vërtetë dhe se po vëren me keqardhje të madhe këto deklarime të përsëritura publike në media të cilat cënojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e znj. Irena Gjoka, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Njoftimi:

Këshilli i Lartë Gjyqësor, si organ i ngarkuar nga Kushtetuta për të garantuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor, ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit sa i përket deklaratave publike në media nga persona publik dhe mbrojtësve të tyre në procesin penal, të cilat në përmbajtjen e tyre cënojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e znj. Irena Gjoka, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Këshilli vëren me keqardhje se këto deklarime të përsëritura publike në media përbëjnë sulm ndaj gjyqtarëve për shkak të detyrës, duke synuar kompromentimin e pavarësisë së gjyqësorit, nëpërmjet përndjekjes mediatike.

Njëkohësisht, Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerëson se këto qëndrime jo vetëm që ndikojnë negativisht në besimin e publikut ndaj pushtetit gjyqësor por edhe krijojnë imazhin e gabuar mbi veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë ushtrimit të detyrës me synimin për t’i detyruar ata të japin vendime në kundërshtim me parimet e pavarësisë dhe paanësisë.

Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor thekson se avokatët në bazë të ligjit dhe kodit etik profesional, duhet të sillen me respekt, ndershmëri dhe integritet kundrejt gjykatës, në funksion të përfaqësimit të interesave të klientëve.

Këshilli i Lartë Gjyqësor fton të gjithë aktorët të respektojnë gjyqtarët dhe impenjimin e tyre në forcimin e shtetit të së drejtës, pasi dhënia e drejtësisë duhet të jetë e çliruar nga çdo lloj ndikimi apo ndërhyrjeje nga subjektet publike apo private.

Në respektim të dispozitave ligjore në fuqi, sjellim në vëmendje se mjeti ligjor për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë.

Artikulli në median greke: Gjyqtarja e Beleris, marrëdhënia e saj me Greqinë dhe “borxhi” ndaj Ramës

 

Gjyqi i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili qëndron në paraburgim që në prag të zgjedhjeve në Shqipëri, në maj 2023, Fredi Beleri është kthyer në një lojë diplomatike mes Athinës dhe Tiranës.  Një rast që Athina e ka lidhur me rrugën europiane të Shqipërisë dhe ka qenë cak i kritikave nga vendet e tjera anëtare të BE-së. Krahas lojës diplomatike në vazhdim, interesant është edhe përbërja e gjykatës, e sidomos historia jonë e tre gjyqtarëve që gjykuan Belerin.

Gjyqtarja

Historia e Irena Shpatës e bija e Hekuranit dhe Dallandyshes, e datëlindjes 15-2-1970. Irena Shpata e cila që nga viti 2011 përdor mbiemrin e bashkëshortit të saj aktual (të dytë) Gjoka. Dhe që sipas të dhënave ka “llogari të hapura” me Greqinë.

Arrestimi

Sipas dëshmive në të kaluarën Irena Shpata ishte arrestuar në Greqi për përdorimin e dokumenteve false me të cilat tentonte të tregonte se ishte me origjinë greke. Për këtë arsye, asaj iu ndalua hyrja në vendet e Shengenit për 12 vjet dhe të dhënat e saj së bashku me gjurmët e gishtërinjve u regjistruan në bazën përkatëse të të dhënave.

Falsifikim

Më konkretisht, Irena Shpata së bashku me bashkëshortin e saj të parë që mbante mbiemrin Maneku tentuan të hynin në Greqi më 24 dhjetor 2002 nga A.T. Kakavije duke përdorur një vizë konsullore të falsifikuar për sa i përket periudhës së vlefshmërisë. Nëse dikush kishte një vizë konsullore 100 ditore, ai mund të merrte një kartë identiteti speciale të emigrantit (EDTO) në Greqi.

Personi në fjalë kishte falsifikuar periudhën e vlefshmërisë së vizës konsullore për t’u dukur se ajo kishte një kohëzgjatje prej 100 ditësh, duke u përpjekur të tregonte se gjoja ishte nga Vorio-Epiri. Së bashku me bashkëshortin e saj në atë kohë, ata apeluan në një gjykatë administrative në Greqi. Kërkesa e tyre u refuzua.

Hyrja në gjykatën e korrupsionit

Në vitin 2019 Irena Shpata -Gjoka ka aplikuar për anëtarësim në gjykatën antikorrupsion GJKKO. Gjykata që po gjykon aktualisht Belerisin. Emërimet duhej të miratoheshin në parim nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (i njohur në shqip si OMN), i cili përbëhej nga të huaj. Ky komitet konstatoi se Irena Shpata-Gjoka kishte kryer falsifikim dhe gjithashtu kishte problem dhe e pushoi nga puna. Më pas, megjithatë, ajo u kthye, pas ankimimit ndaj vendimit të Komitetit Ndërkombëtar të Provimeve dhe pasi komisioni i pavarur i vlerësimit të kualifikimeve (që është shqiptar) e pranoi atë, duke konsideruar se gjithçka është në rregull.

Paragjykimi

Nisur nga ky zhvillim Irena Shpata-Gjoka është, sipas shumë ndjekësve të çështjes, e kontrolluar nga Rama pasi i detyrohet mirënjohje që e vendosi në këtë pozicion pavarësisht falsifikimit.

Në të njëjtën kohë, sipas të njëjtave burime, mund të thuhet se ajo është e njëanshme negative ndaj Greqisë dhe kryebashkiakut minoritar Belerit. Vlen të kujtojmë se gjykimi i Fredi Belerit është caktuar të vazhdojë të martën, më 5 mars, me deklarimin e tij dhe përfundimin e procesit.

Reagimet dhe akuzat për gjyqtaren Irena Gjoka nga mediat greke janë pasi gjyqtarja është ajo që po gjykon çështjen e Fredi Belerit. Ata e akuzojne edhe se Gjoka është e njëanshme ndaj Greqisë dhe kryebashkiakut minoritar Belerit.

Seanca për Fredi Belerin vazhdon më 5 mars, ku pritet se do të dëshmojë dhe vetë Kryetari i Zgjedhur i Himarës. Avokatët e tij në seancën e fundit thanë se përgjimi për Fredi Belerin kishte nisur para se të hapej një hetim nga prokuroria, për këtë arsye procesi ndaj tij është i paligjshëm dhe i qëllimshëm.

Jo të pakta janë edhe akuzat nga ish-kryeministri Sali Berisha për gjytqaren Gjoka ku disa herë ka bërë kërkesë për përjashtimin e saj nga çështja e tij gjyqësore.

Jo ëm larg se dy ditë më parë, avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka akuzuar sërish gjyqtaren Irena Gjokën, duke thënë se merr urdhra nga kryeministri Edi Rama.

Gjokutaj tha se gjyqtarja ka marrë përsipër të realizojë shumë urdhra politikë, pasi jo më kot ajo  është pjesë e procesit gjyqësore të ish-kryeministrit Berisha, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri si dhe ndaj Fatmir Mediut.

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...