Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/03/05

Nimon Muçaj:Si e njoha Dervish Shaqën?

 

1 Kafe me Labin - Rudina Zhara, Nimon Mucaj 02.02.2014 - YouTube


Nimon Muqaj,shkrimatr dhe aktor nga Lluka e Epërme 

Deçani i përgatitur për të shënuar edicionin e 8-të më radhë të festivalit  ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” - Radio Kosova e Lirë


Kur Komuna e Deçanit e nisi Festivalin Folklorik “Eshkë e ndezur mbi Shkelzen” iu bëri nderë gjithë rapsodëve të kësaj ane, të cilët e kishin  frymzuar rininë me këngët e tyre dhe idenë e luftës për luftën për liri, e cila u kurorizua me 1999-të me çlirimin e plotë të Kosovës nga UÇK-ja dhe forcat e Nato-s. Pra, rapsodët Dervish Shaqa dhe Demush Neziri do të mbesin eshkë e ndezur mbi Shkelzen me artin e këngës


Ata janë sinonim i një qëndrese dhe ikja e tyre nga Kosova, sikur zgjoi autoritetet ndërkombëtare, se këtu në Kosovë po bëhej terror. Pra, ata ikën nga represalijet e UDB-së së ish Jugosllavisë. Ata ishin pas ardhsit e Demë Ali Trakut, Rrahman Imerit. Vazhdës së tyre iu bashkuan Lan Dobra, Hysen Uka, Shaqë Avdia dhe shumë rapsodëve të tjerë të kësaj ane.

Dervish Shaqa - Dervish Pasha po pervet. - YouTube

 Ky Festival për vite me radhë solli në Deçan rapsodë nga gjithë hapësira shqiptare, të cilët me artin e tyre performuan këngët dhe vallet e tyre që sot njihen si pasuri kulturore të trashigimisë sonë kombëtare. 

Trimat Shqiptar - Rapsodi Lan Dobra gjithë jetën ka... | Facebook

Lan Dobra,rapsord


Skena e festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” thuaja është e hapur për rapsodët dhe për gjeneratat e reja të cilët me artin e tyre do të ndjekin trashigimin tone kulturore e kombëtare, e cila rrënjët e veta i ka në lashtësi, kur nisën këngët e para majekrahu, pastaj në bishtin e lahutës dhe të çiftelisë dhe sharkisë. 





Festivali paraqet një arritje të madhe kulturore. Pra, prej vitit në vit Festzivali po bëhet gjithnjë e më i pasur me shumë llojshmërinë e grupeve dhe temave, që po zhvillohen në skenën e festivalit në Deçan.


I PAVDEKUR F.HAKLAJ on X: "Dervish Shaqa - " Kur ta Ktheva Kosove Shpinen e  lash bor e gjeta ( Shqiperin) Dimen" 5 vjet burg nga Enver Hoxha  http://t.co/Rxt309wrur" / X
               Dervish Shaqa nga LLuka e Epërme 

E nisa këtë shkrim duke kujtuar Shaqë Avdinë dhe Lan Dobrën, sepse ata i vrau policia dhe ushtria serbe në mënyrën më çnjerzore. “Kush asht shqiptar e bjen shahadet, ai i qon gushtat përpjetë… Qohet Sava gishtat ua pret…”. Sa e sa herë kishin kënduar dhe tani po e provonin qëndresën e popullit të Dukagjinit…


Dervish Shaqës Presidential Medal of Merit - KOHA.net
         Dervish Shaqa ,rapsor shqiptar nga Dardania 
Kënge për Dervish Shaqen dhe Demush Nezirin" Shefqet Shala " Teksti Zekë  Lushaj" - YouTube

Dervish Shaqa dhe Demush Neziri,rapsor Dardan
 nga Lluka e Epqme e Deçanit 

Mbaj mend këtë takim që kam pas me rapsodin e madh. I kishte do vjet baca Lan, në vitin 1995, kur u takuam në një odën, se kishim interes të dëgjonim fjalët dhe këngën e tij. Baca Lan, pas u err erdhi me shkarki në dorë. “Eh”, foli pasi u ul në odë. “I kam ba do vjet dhe me erdhi keq me me pa dikush me sharki në dorë, prandej u vonova pak. Pasi pushoi na këndoi këngën “Prej Prokuplej deri në Nish, na u mbush fusha plot dervish!” Në një cep të letrës, që e kisha në xhep shkrova: Ti puthsha telat e sharkisë, o Lan Dobra! 

Baca Lan tregoi se kishte mësuar të këndonte nga rapsodi Dervish Shaqa. Demushi Neziri ishte i pari, që këngët i ka shoqëruar me fizarmonikë. Kam ndëgjue prej Dervishit, kur hoshte se “asht mjeshtri me e shti zanin në telin e çiftelisë apo të sharkisë”. Pastaj baca Lan më ka pyetur për takimet që kisha pasur dikur me Derish Shaqën e Demush Nezirin në vitet 1978 dhe 1979, sepse unë në Shqipëri isha në turne me Teatrin Popullor të Gjakovës. Unë i flas bacës Lan për rapsodin Dervish Shaqa ai me flet për Demë Ali Tarakun, poashtu këngëtar i këtyre anëve. 

Dervish Shaqa -Sinjali


Si e njoha Dervish Shaqën? Në një radio tipit “Kosmai” në vitet ‘60  e kam dëgjuar në valët e radio Kukesit apo radio Tiranës. U njoha me te në hollin e hotel “Arbëria” qershor të vitit 1978, kur unë isha me Teatrin Popullor të Gjakovës në një turne teatrore në Shqipëri. Isha në drekë te hotel “Arbëria”. 


Maja Shkëlzenit

                                       Maja e Shkëlzenit 

Kamarieri më tha, dil në koridor se po të thërret një i njour yti. Kush mund të jetë? Dola. Ai ma thotë emrin tim. E shoh një njeri me qeleshe të bardhë mbi kokë. Rrobat solemne. Ky duhet të jetë rapsodi, Dervish Shaqa, flas me vete. Përshendetem me te dhe ai me ngushëllon për të afërmit e mi dhe për pleqët e katundit Lluka e Epërme rend me rend. Këtu në turizëm e kemi edhe Demush Nezirin. Po rrija me dy rapsodë duke i shikuar herë njërin herë tjetrin. Kemi shprush zjarrin e tyre të brendshëm për Kosovën, që e kishin lënë prapa të okupuar nga serbi. 

DEMË ALI POZHARI I PARI I NACIONALISTËVE TË DUKAGJINIT - FJALA e LIRË
                                   Demë Ali Pozhari

Baca më flet  për Demë Ali Pozharin, kur qe fshehur nga çetat partizane në Përroin e Qelisë. Më flet për Vekun e Kralicës, për Gjeravicën, Majën e Strellcit, për Rrasën e Zogut. Takimi ka qenë i shkurtër, se ne po ktheheshim pa përfunduar turneun e teatrit për shkak se Enver Hoxha e kishte sharë Titon, në një fletushkë partie…

Demë Ali Pozhari/ Një jetë kushtuar atdheut! – Epoka e Re

Takimin tjetër. Isha në turne me teatrin Popullor të Gjakovës në maj të vitit 1979. U shkëputa nga grupi dhe shkova në Reshbull. Aty kemi ndejtur gjithë ditën. Ai më kanë pyetur për gurët e sokakut dhe për blinin e Llukës, që e shihte në ëndërr. Më ka përmend Pishen Shekullore të Llukës së Poshtme.



 Ka treguar për sharkinë me dymbëdhjet tela, që e kishte bërë dikur me Qamilin e Vogël në Gjakovë. E kishte bërë një të ngjashme në Shqipëri, por nuk kishte mundur ta ndonte në dyzen. Fjalët nuk i mbaronin. E ka marrë sharkinë. Kënga e tij e shoqërohej me lot në telat e sharkisë…



Dervish Shaqes i ka mbet peng që nuk e ka puthur edhe një herë tokën e Kosovës, pas kaq viteve qëndrimi në Shqipëri. Por këtë peng ia ka kryer Osman Mulliqi i cili kishte qenë për shumë vjet pranë rapsodit në Shqipëri Ishte korriku të vitin 1999. Në Deçan po mbahej një koncert kushtuar UÇK-së dhe luftës për liri. Osmani publikisht doli në shesh. Puthi tokën dhe tregoi, se amanetin e Dervish Shaqës e kreva. “Më ka porositë, se nese ke jetë më shumë se unë dhe nese unë Dervish Shaqa nuk jam më, kryje këtë amanet”. Të gjithë sa kanë qenë në sheshin e Deçanit kanë qa me lot dhe kanë duartrokitur. 

Shtë nga Lluka e Epërme 



Pra, “Eshkë e ndezur mbi Shkelzen” është një feastival që duhet ta pasurojmë me forma të reja dhe artistike, duke angazhuar njerëz të profesioneve artistike në lëminë etno-muzikës dhe kulturës sonë kombëtare…


Devish Shaqa deri në vitin 1956 jetoi në Kosovë, mirëpo në këtë vit iu desh të lëshonte Kosovën për shkak të përndjekjes nga aksioni i njohur "mbledhja e armëve" që ndërmerrte në atë kohë Sigurimi i Punëve të Brendshme i Jugosllavisë (UDB-ja) kundër shqiptarëve. Ai së bashku me kolegun e tij të këngës Demush Neziri, u vendosën në Rashbull afër Durrësit. Aty e vazhdojë shprehjen e ndjenjave nëpërmjet këngës që për të ishte e vetmja mënyrë e shprehjes së dhimbjes që kishte për familjen dhe vendlindjen që për të ishin të ndaluara. Këtë e shpreh në këngën "Kur ta ktheva Kosove shpinën, e lame borë e gjetëm dimën...". Dervish Shaqa në Shqipëri e vazhdojë traditën e këndimit të historisë së vendlindjes së tij. Në vargjet e këngëve të tij të përcjelluara me çifteli përshkruhen kullat e gurta të Dukagjinit, figurave kombëtare, patrioteve te devotshëm, trimave, luftëtarëve të atdhëut... Në Rashbull Dervish Shaqa arrin të themelojë e të udhëheqë grupin e rapsodit. Po me këtë grup në vitin 1968 prezantohet për herë të parë në Festivalin e Folklorit Kombëtar ne Gjirokastër. Që nga kjo kohë së bashku me kolegun e tij rapsodin Demush Neziri prezantojnë një vargë këngësh të cilat për disa gjenerata ende janë të njohura si p.sh.: “Ç`janë këto gjamë që i bjen era”, “Prej Prokuplje deri n`Nish”, “Moj e mira porsi bora”, këngët për Azem dhe Shote Galicën, Nak Berishën e shumë të tjera... Pjesa më e madhe e regjistrimeve muzikore të bëra nga Dervish Shaqa dhe kolegu i tij gjenden në arkivin e Radio Tiranës. Përpos këngëve popullore dhe të përpunuar nga ai vetë, për Dervish Shaqën ka kompozuar edhe kompozitori Tish Daija si këngën “Festë të madhe ka sot Shqipëria” që për disa vite ka dominuar në përsëritjen e saj në Radio Stacionin e Tiranës Populli ku ai kalojë pjesën më të madhe të jetës së tij e mban mend si këngëtar të lindur që këndon për këngën dhe jo për para. Diskografia "Oj Shqipëri, mos thuaj marova" “Të shtatë krajlat e rrehin teli” ”Kërsiti pushka, ushtoi mali” “Kur ta kthyem Kosovë shpinën” “Kamer Loshi” “Kurrë Kosovë s'tu da gazepi” “Isa beg po t'thrret nona” "Nak Berisha" "N'verra t'Llukës, e n'qafë t'Morines” "Haxhe Mustafa" "Prej Podrimës po vjen haberi" "Pyet Kosova për nji çikë" “Kenga e Rexhës” "Haj medet për Lug t`Baranit” “N'drrasë të vekut kush po kanë” “Moj e mira n`derë të stanit” “E kam pas nji çiteli” Hasan Aga n'kambë na çue Na ra shkjau n'katër anë 


 >Përgatiti pë Floripres:Flori Bruqi

2024/03/04

Partitë opozitare në Kosovë në panik të madh!

 

Partitë opozitare në panik të madh!

Partitë opozitare në panik të madh!

Florim Zeqa



Tashmë kur ka mbetur më pak se një vit nga afati i rregullt i zgjedhjeve nacionale, partitë opozitare i ka kapur një siklet i madh, janë bërë të padurueshëm dhe agresiv në paraqitjet e tyre publike, qoftë para mediave vizuele apo atyre elektronike.

Mrekullia e papritur

Dorën në zemër, qytetarët më shumë kanë pritur nga kjo qeveri në rrfashin e zhvillimit ekonomik dhe mirëqenjes qytytare. Mirëpo, ja që ndodhi mrekullia e vërtetë e kësaj qeverie në pjesën veriore të vendit.

Zhbërja e strukturave paralele, heqja e simboleve dhe pankartave serbe, luftimi i kontrabandës dhe krimit të organizur kanë bërë që të krijohet më shumë siguri për levizjen e Forcave të Policisë së shtetit dhe qytetarëve në atë pjesë.


Të pakënaqurit me punën e qeverisë aktuale, militantët e partive dhe opozitare dhe jo vetëm, në vend që ta mbështesin dhe përgëzojnë punën e qeverisë Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, e kanë zgjedhur rrugën e turpit, duke i sharë dhe akuzuar si “kolaboracionist të Serbisë”.

Të gjithë atyre që e tërheqin një paralele të tillë, po ua bëjë vetëm një konstatim të shëndosh dhe logjik: “Sikur të ishin ‘proserbe’ qeveria dhe presidenca, nuk do të ndodhnin sanksionet ndërkombëtare dhe lëndimet e marrëdhënjeve me ndërkombëtarët”.

Përderisa në të kaluarën, qeverive vasale ua rrihnin krahët dhe i joshnin me investime të vogla, tek qeveria aktuale po ndodh e kundërta ashtu siq ndodhi me presidentin historik Ibrahim Rugova, i cili deri në frymën e tij të fundit nuk u dorëzua përballë presionit ndërkombëtarë.

Nuk është momenti politik dhe as koha që të lëshohem më thellë në këtë temë, por dëshirojë t’ua rikujtojë të qytetarëve të vendit, se ndërkombëtarët kohë pas kohe na matin impulsin e vendosmërisë dhe qendrueshmërisë sonë, pastaj tërhiqen dhe e bëjnë pikërisht atë që duan vet.

Këtë që ceka më sipër, po e ilustroj me përmbajtjen e pavarësisë së 17 Shkurtit 2008, të cilën nuk e ka mirëpritur askush nga qytetarët, e aq më pak luftëtarët e lirisë së atdheut, nuk e kanë dëshiruar as pushtetarët e asaj kohe, për të cilën gjë duhet të sqarohen publikisht politikanët e kohës e jo unë në këtë shkrim autorial.

Kredibilitetin qytetarë dhe atë ndërkombëtarë që e ka arritur ‘Qeveria Kurti’ me vendimet dhe veprimet e guximshme në veri, është aq i madh, saqë të gjitha partitë politike në njërën nuk peshojn sa peshon qeverisa aktuale, prandaj është gjithë ky panik i partive opozitare të cilat po sorrollaten nëpër shtetet evroperëndimore në kërkim të votës së mërgimtarëve.

Lëvizja kombëtare e Deçanit një shtëpi e përbashkët e atdhetarizmit dardano-arbëror

 

Nga Gjon Keka

Lëvizja kombëtare e Deçanit një shtëpi e përbashkët e atdhetarizmit dardano-arbëror

Gjon Keka


Sot kur po shënojmë përvjetorin e 580 të Kuvendit të Lezhës në krye me Gjergj Kastriotin, populli ynë sidomos në Kosovë dhe kudo duhet të gëzohet se ka dal një Lëvizje kombëtare sikur është Lëvizje kombëtare e Deçanit që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe ringjalljes kombëtare.

Lëvizja kombëtare e Deçanit e ka marrë si shembull figurën e lavdishme të Gjergj Kastriotit dhe kështu do t'ia rikthej kombit tonë identitetin, imazhin dhe vlerat e mirëfillta iliro-arbërore europiane.

Është koha që ta vendosim kombi mbi të gjitha fetë ,mbi të gjitha ato gjëra që na ndajnë si vëllezër të një gjaku e të një nëne Arbëri.është koha që ta bëjmë Arbërinë ashtu si na e lanë testament paraardhësit tanë, të cilët qëndruan deri në frymën e fundit dhe dhanë djersë e gjak në mbrotje të identietit, gjuhës ,vlerave e traditave arbërore dhe të kombit në përgjithësi.Vendosja e kombit mbi të gjitha fetë dhe ecja krah për krah është e vetmja rrugë e shpëtimit të qenjes sonë kombëtare,identitetit tonë, dhe të ardhmes së sigurtë si popull, komb, e shtet.

Është koha t'i tregojmë të gjithë armiqëve të brendshëm e të jashtëm se as Dardaninë e as Arbërinë në përgjithësi nuk mund ta marrin nga brenda e as ta shkatërrojnë nga brenda,sepse kombi ynë kë ende në venat e tyre gjakun e kryeheroit Gjergj Kastriotit dhe të martirëve e heronjëve tjere dardano-arbëror.


Një forcë e bashkuar, një dëshirë, një qëllim,një vullnet i gjallëron dhe i mban të gjithë bashkë!

Qoftë e bekuar Lëvizja kombëtare e Deçanit e cila po forcohet ,zgjerohet dhe po bëhet gjithnjë e më shumë një shtëpi e përbashkët e atdhetarizmit dardano-arbëror, një digë e fuqishme kundër të keqes dhe armiqëve të brendshëm e të jashtëm të kombit tonë.

Borrell dhe Lajçak vendosën masa të pa drejta kundër Kosovës, e morën goditjen e rëndë nga Parlamenti Evropian

 

Borrell dhe Lajçak vendosën masa të pa drejta kundër Kosovës, e morën goditjen e rëndë nga Parlamenti Evropian
Borrell dhe Lajçak vendosën masa të pa drejta kundër Kosovës, e morën goditjen e rëndë nga Parlamenti Evropian

Gjon keka



Tani në lidhje me këtë duhet nënvizuar edhe këtë se Kosova duhet të tregohet tepër e mençur e vizionare ,ajo t'i kryej detyrat e saj të mos e lejoj veten të bjerë në pozita të tilla të vendosjes së masave apo sanksioneve të tjera të reja, jo vetëm nga BE ,por edhe nga ShBA. Si ShBA ashtu edhe vendet tjera mike evropiane vazhdimisht i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos shikoj të tjerët se çfarë bëjnë ,ajo të bëhet e përgjegjshme ,e urtë dhe vizionare e strategjike dhe t'i kryej obligimet e saj, dhe kur Kosova i kryen obligimet e saj atëherë sigurisht trysnia më e madhe shkon tek pala tjetër që nuk i ka kryer obligimet dhe përgjegjësit e marra që kanë dalë nga marrëveshjet në dialog. Në fakt kërkesat e PE për heqjen e masave ndaj Kosovës të vendosura nga Këshilli i BE-sw , janë kërkesa të arsyeshme dhe tregojnë qartë se ato masa ishin të padrejta dhe të njëanshmeGabimi i Këshillit ishte se ai vendosi masat ndaj Kosovës në një kohë të turbullt politike dhe në rrethana ku sheshit doli njëanshmëria në këto politika të masave që ajo përdori e nxitur nga kërkesat e ndërmjetësve të Unionit Evropian Borrel dhe Lajçak. Kjo tregon se PE e ka analizuar në tërësi këtë dhe ka dal me atë rezolutë e cila tregon mjaftë qartë se masat ndaj Kosovës ishin të padrejta ,të njëanshme dhe të gabuara ,prandaj kjo duhet të përmirësohet dhe të vendosen gjërat në binarët e sigurt të normalitetit, të paanshmërisë dhe të ecjes drejt të ardhmes dhe qëllimit të të dy palëve për një përmbushje në praktik të asaj që është arritur nga marrëveshjet dhe obligimet ndërkombëtare të tyre. Me këtë rezolutë të PE nuk do të thotë se shumica e vendeve po vetëdijesohen ,por është një rezolutë që tregon se si në këtë çështje është bërë një trajtim i gabuar dhe i njëanshëm i vendosjes së masave ndaj Kosovës. Pra më saktësisht PE tregoi me këtë se ky veprim ishte i gabuar dhe tepër i nxituar madje i pa analizuar mirë deri në vendosjen e masave,Shihet qartë se këto masa ishin të njëanshme dhe pa ndonjë efekt pozitiv as pë ata që i vendosën masat e as ata që i ranë mbi kurriz këto masa pra Kosovës, aq më tepër masat ndaj Kosovës e nxorën atë si një problem përballë bashkësisë ndërkombëtare,kjo ndikojë në imazhin e Kosovës ,por edhe në imazhin e vetë atyre që vendosën masat të padrejta e të pa analizuar thellë këtë. Tani situata është krejt tjetër, dhe për të ecur përpara së pari duhet që të hiqen këto masa ndaj Kosovës, palët të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe që kërkesat ndaj palëve për të përmbushur obligimet e tyre nga marrëveshjet të bëhen njësoj duke sjellë kështu të dy palët para përgjegjësive të tyre që kanë marrë në dialog dhe që do të marrin në vijim. Koha është qy të dy palët si Kosova ashtu edhe Serbia t'i zbatojnë në tërësi marrëveshjet që ata janë zotuar se kanë rënë dakord në dialogun e lehtësuar nga BE dhe ShBA. Poashtu shihet në rezolutë se PE kërkon që këto të realizohen në kuadër të frymës së kompromisit dhe mirëbesimit ,me bazë njohjen reciproke të tyre. Tani në lidhje me këtë duhet nënvizuar edhe këtë se Kosova duhet të tregohet tepër e mençur e vizionare ,ajo t'i kryej detyrat e saj të mos e lejoj veten të bjerë në pozita të tilla të vendosjes së masave apo sanksioneve të tjera të reja, jo vetëm nga BE ,por edhe nga ShBA. Si ShBA ashtu edhe vendet tjera mike evropiane vazhdimisht i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos shikoj të tjerët se çfarë bëjnë ,ajo të bëhet e përgjegjshme ,e urtë dhe vizionare e strategjike dhe t'i kryej obligimet e saj, dhe kur Kosova i kryen obligimet e saj atëherë sigurisht trysnia më e madhe shkon tek pala tjetër që nuk i ka kryer obligimet dhe përgjegjësit e marra që kanë dalë nga marrëveshjet në dialog. Të jemi të qartë ShBAsë është duke i humbur durimi me Qeverinë e Kosovës për shkak të mosbashkëpunimit të sinqertë, mos koordinimit etj. Kosova është shtet sovran kjo dihet botërisht,por,sot jemi në shekullin XXI dhe se Qeveria e Kosovës nuk duhet ta harrojë këtë gjë se garant i sovranitetit të Kosovës si shtet është ShBA dhe NATO-KFOR. Edhe këtë duhet ditur pushtetarët e Kosovës , se ShBA të lejon të shkosh deri të vija e kuqe e saj,të jep mesazhe, të tregon se durimit të saj po i vjen fundi dhe në momentin që ti e shkel vijën e kuqe ,ajo vepron dhe se si vepron ajo ,koha do ta tregoj,ajo i ka të gjitha mjetet dhe rrugët për të vepruar në mënyrën e saj. Qeveria e Kosovës duhet të punojë me urtësi,vizion,strategji të qartë dhe tepër ngushtë me ShBA dhe vendet tjera mike evropian ,ashtu që të arrijë hapat e duhur në udhën e saj drejt integrimit në institucionet euroatlantike dhe organizatat tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...