Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/02

Presidenti Joe Biden kërkon miliarda dollarë në fonde për Ukrainën dhe Izraelin

 Presidenti Joe Biden po i kërkon Kongresit të miratojë rreth 85 miliardë fonde të reja për Ukrainën, Izraelin dhe për nevoja humanitare për këto dy vende dhe Gazën.


Kërkesa parashikon 61.4 miliardë ndihmë për Ukrainën, 14.3 miliardë për Izraelin dhe 9.15 miliardë ndihma humanitare.

Shifrat për kërkesën për ndihmën nga Shtëpia e Bardhë, u bënë të ditura të premten, një ditë pasi Presidenti Biden mbajti një fjalim në Shtëpinë e Bardhë, ku ai argumentoi se është e nevojshme që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën dhe Izraelin.

Nuk është e sigurt se kur mund të votohet për kërkesën e tij të re për fonde, pasi Dhoma e Përfaqësuesve është ende pa kryetar.

 Presidenti e mbajti fjalimin një ditë pasi u kthye nga Tel Avivi, duke treguar mbështetje për një nga aleatët kryesorë të Uashingtonit.

Presidenti Biden foli para kombit pas kthimit nga Tel Avivi, duke kërkuar më shumë fonde për Izraelin, një aleat kyç i SHBA-së, si edhe për të mbështetur Ukrainën kundër agresionit rus.

“Hamasi dhe Putin përfaqësojnë kërcënime të ndryshme, por ata kanë një gjë të përbashkët: të dy duan të asgjësojnë plotësisht një demokraci fqinje.”

Izraeli ka ndërmarrë bombardime në Gaza, në përgjigje të sulmit të pashembullt të Hamasit më 7 tetor.

Përveç mbështetjes për Izraelin, zoti Biden tha se Amerika gjithashtu duhet të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në luftën kundër agresionit rus.

“Historia na ka mësuar se kur terroristët nuk paguajnë një çmim për terrorin që shkaktojnë, kur diktatorët nuk paguajnë një çmim për agresionin e tyre, ata vazhdojnë të sjellin kaos, vdekje dhe shkatërrim”, tha presidenti Biden.

Përpara fjalimit të së enjtes, zoti Biden foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të theksuar se SHBA-ja mbetet e përkushtuara në mbështetjen për Kievin, tha Shtëpia e Bardhë.

Përveç ndihmës për Ukrainën, Izraelin dhe nevojat humanitare në këto dy vende dhe Gaza, kërkesa për fonde përfshin 14 miliardë për menaxhimin e kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës dhe luftën kundër trafikut të fentanilit. 7 miliardë dollarë do të jenë për rajonin e Indo-Paqësorit, me synim Tajvanin. Paketa e propozuar nga Shtëpia e Bardhë parashikon gjithsej rreth 105 miliardë dollarë.

Mes shqetësimeve se konflikti në Lindjen e Mesme mund të përshkallëzohet, protestues që bënin thirrje për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit u mblodhën këtë javë para Kapitolit në Uashington. Në një sondazh të fundit, 41% e të anketuarve thanë se SHBA duhet të mbështesë pozicionin e Izraelit.

“Udhëheqja amerikane është ajo që e mban botën të bashkuar. Aleancat janë ato që na mbajnë ne, Amerikën, të sigurt”, tha presidenti Biden.

Ky argument po përballet me skepticizëm. Protesta masive dhe në disa raste të dhunshme kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, kanë shpërthyer në kryeqytete të ndryshme të botës.

Shumë protestues e shohin Izraelin si një forcë pushtuese që vazhdon të aneksojë territorin palestinez, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që administrata amerikane denoncon aneksimin e territorit të Ukrainës nga Rusia.

Cilësia e derivateve të naftës në Kosovë nuk është aspak e mirë

Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu! ka mbajtur konferencë për media në të cilën ka prezantuar të dhëna për cilësinë e derivateve të naftës në Kosovë.

Në këtë konferencë, Arton Demhasaj, drejtor ekzekutiv i organizatës Cohu! ka paraqitur disa nga gjetjet rreth cilësisë së naftës që hyn në Kosovë.

Hulumtimi i Preportr për derivatet e naftës ka gjetur se edhe pse janë ndërmarrë disa veprime për përmirësimin e cilësisë së naftës dhe derivateve të saj, ajo ende mbetet një sfidë. Sistemi i kontrollit që bëhet nga institucionet sipas Çohu! nuk siguron cilësi të duhur të derivateve të naftës.  

Sektori i naftës është njëri prej më fitimprurësve në Kosovë. Demhasaj ka thënë se sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, për vitin 2022 kompanitë kanë importuar naftë dhe derivate të saj në vlerë prej 58147.82785 ton. Kjo sasi e naftës ka ardhur nga vendet si Serbia, Greqia, Maqedonia e Veriut etj.

Hulumtimi ka gjetur se gjatë vitit 2022 janë ndërmarrë disa veprime për ngritje të cilësisë së derivateve të naftës por që nuk duken të mjaftueshme. Kjo sipas hulumtimit ndodhë për shkak se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë, nuk i ka kapacitetet e nevojshme për të garantuar cilësi më të madhe të derivateve të naftës.

Po ashtu në konferencë nga Demhasaj u prezantuan të dhënat e një anketimi me rreth 300 respondentë i realizuar nga Çohu!, përmes të cilit qytetarët kanë dhënë mendimet e tyre lidhur me cilësinë e naftës dhe derivateve të saj.

Më shumë se 60 përqind e respodentëve kanë thënë se cilësia e derivateve të naftës nuk është aspak e mirë. Mesatarisht e mirë kanë menduar 27 përqind e respodentëve. Ndërsa e mirë vetëm rreth 4 përqind e tyre.

Në pyetjen se a kanë vërejtur përmirësim të cilësisë së naftës, viteve të fundit vetëm më shumë se pesë përqind prej tyre kanë thënë po, pak 21 përqind, nuk kanë vërejtur përmirësim kanë thënë më shumë se 73 përqind të respodentëve.

Qytetarët në shumicë kanë thënë se kanë pasur defekte në automjetet e tyre për mungesë të cilësisë së naftës dhe benzinës. 64 përqind prej tyre kanë thënë se kanë vërejtur defekte, më shumë se 35 përqind kanë thënë se nuk i kanë vërejtur këto defekte.

Ndryshimet që i kanë vërejtur te automjetet e tyre në mungesë të cilësisë, thonë të jenë performanca e dobët e automjetit, shpenzime më shumë, defekte në gjithë sistemin e naftës, dëmtime në motor, bllokim të filterit të naftës për shkak të naftës jo të filtruar mirë, ndërrim të shpeshtë të filterit të naftës, mungesë të fuqisë së motorit etj.

Megjithëse janë përballur me të gjitha këto probleme qytetarët nuk janë ankuar në asnjë institucion për problemet e tyre me cilësinë e naftës dhe derivateve të naftës.

Më shumë se 96 përqind kanë thënë se nuk janë ankuar, kurse vetëm pak më shumë se tre përqind kanë thënë se janë ankuar në institucione për mungesën e cilësisë së naftës.

Barnat e falsifikuara në botë tregtohen me vlerë 45 miliard euro

 


 Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në një njoftim të saj bën të ditur se më shumë se 30 për qind e barnave të konsumit të përgjithshëm në Azi, Afrikë dhe Amerikën latine janë të falsifikuara.

Sipas këtij njoftimi barnat e falsifikuara të tregtuara në botë kapin vlerën e 45 miliard eurove dhe shumica e tyre janë shitur me anë të shitblerjes online në internet.

Kjo organizatë më tej bën të ditur se në Evropë vetëm 1% e barnave në treg janë të falsifikuara ndërsa në botë kjo shkallë arrin në 10%.

Mësohet se barnat e falsifikuara kryesisht janë barna suplementare, barna për dobësim, kundër kancerit, kundër tensionit të gjakut dhe barna qetësues të cilat deri tani janë shitur me vlerën 45 miliard euro.

Kreu i Komisionit për ndërhyrjet në sistemin TIMS, Ervin Salianji, ka zbardhur emrat e personave që do të thirren për të dëshmuar.

 

Mes emrave është kryeministrit Edi Rama, Bledi Çuçi si ish-ministër i Brendshëm e Gledis Nano si ish-drejtuesi i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Salianji deklaroi se do të thirren për të dëshmuar;

Edi Rama- Kryeminister

Taulant Balla- minister i Brenshem


Muhamet Rrumbullaku- drejtori i Pergjitshem i Policisë së Shtetit

Florian Sulejamani- Kreu i AMP

Beldi Cuci- ne cilesine e ish-ministrit te Brenshem

Gledis Nano – ne cilesine e ish-drejtorit te Policise se Shtetit

Ardi Veliu – ne cilesine e ish-kreut te AMP

Zef Laska

Neritan Nallbati

Dorian Tola

Ervin Muca

Ervina Gjana

Besian tanuzi

Enri Ndoni

Ardit Muca

Elona Gogo

Erladin Ndreca

Enkli Hoxha

Ergis Hidri

Lubica Dervishaj

Luljeta Collaku

Albana Vrapi

Arben Babaj

Ervis Hysi

Ermal Beqiri

Nevila Xoxa

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar ndaljen e menjëhershme të lëshimit të dokumenteve për eksport për kompaninë “Apetit sh.p.k”

 Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar ndaljen e menjëhershme të lëshimit të dokumenteve për eksport për kompaninë “Apetit sh.p.k”, pas raportimeve të mediave në Shqipëri se e njëjta kompani ka importuar mish nga Brazili dhe më pas ka falsifikuar dokumentet për origjinën e mishit, me ndihmën e AUV’it, duke shkruar në etiketa se është mish i freskët nga Kosova dhe e ka shitur më pas në Shqipëri.


Zëdhënësi i AUV’it, Lamir Thaçi, ka thënë se tashmë është formuar Komisioni professional që do të gjurmojë të gjitha hyrje-daljet e biznesit për të vërtetuar dyshimet e ngritura.

Për këtë rast janë informuar edhe Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

“Pas dyshimit të ngritur për falsifikim të origjinë se produktit ushqimore( mish) nga Operatori Ekonomik Apetit sh.p.k. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar ndaljen e menjëhershme të lëshimit të dokumenteve për eksport për biznesin e lartcekur. Është formuar komisioni profesional i cili do të bëjë auditimin ( gjurmushmërin/përputhshmërinë) e të gjitha hyrje daljeve të biznesit për të vërtetuar dyshimin e ngritur. Po ashtu janë informuar edhe autoritete tjera qe merren me taksat ( doganat, ATK). Të cilat do të gjurmojnë për pjesën e mandatit të tyre dhe në të njëjtën kohë do e mbështesim njëra tjetrën, me të dhënat rreth të gjeturave qe burojnë nga kontrollet e detajuara. Pas kompletimit të plotë të hulumtimit do të ju mbajmë të informuar mbi të gjeturat”, ka thënë Thaçi.


Sipas raportimeve të mediave, falsifikimi i origjinës së mishit është mundësuar nga inspektori Qenan Maxhuni.

Të pyetur nëse janë marrë masa ndaj të njëjtit, nga AUV kanë thënë se masat do të merren conform të gjeturave, duke shtuar se secili i përfshirë do të përballet me ndëshkime.

Tutje, zëdhënësi I AUV ka thënë se s’do të amnistohet asnjë punonjës që vërtetohet se ka bërë shkelje.

“Në këtë fazë nuk mund të pre supozojmë veprimet, ato do të ndërmerren konform të gjeturave. Secili i përfshirë në veprime të kundërligjshme do të përballet me masat ndëshkimore të përcaktuara me ligj. Si autoritet premtojmë transparencë të plotë me të dhënat pas kryerjes se gjurmimit. Po ashtu mbi secilën masë ndëshkimore qe vendoset për secilën palë të involvuar do paraqesim shkeljet nëse vërtetohen. AUV nuk do ta amnistoj asnjë punonjës për të cilin vërtetohet se ka bërë shkelje”, thuhet në përgjigjet e Gashit.

Për rastin ka raportuar emisioni investigative “Stop”. Sipas këtij emisioni, vetëm për vitin 2023 në Shqipëri janë importuar rreth 600 mijë kg mish nga kompania “Apetit shpk”.

“Ne u informuam, se në Shkozet të Durrësit, një biznes në emër të Ilir Gjonit, shet mish të ngrirë brazilian, që hyn nga Kosova përmes “Apetit shpk”.Ky tregtar na tregon si ta shkrijmë mishin 24 orë përpara dhe ta servirim si mish të freskët Kosovë. Me kamera të fshehtë, morëm rolin e biznesmenit të hotelerisë dhe porositëm 1 ton mish nga “Apetit shpk” në Kosovë. Por dokumentet u bënë sikur 1 ton mish fileto vici ishte mish i freskët nga Kosova, i therur në janar 2024. “Apetit” me ndihmën e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë me inspektor Qenan Maxhuni bënë të mundur falsifikimin e origjinës së mishit nga Brazili në Kosovë.

Tre ditë, pasi porositëm 1 ton mish nga Kosova tek “Apetit shpk”, sasia e filetos së vicit erdhi në Tiranë përmes pikës doganore të Morinës, duke i kaluar të gjitha kontrollet e vulave veterinare të therjes apo edhe falsifikimi i origjinës së mishit. “Apetit shpk” kishte falsifikuar edhe çmimin, për të mos paguar detyrimet në baze të çmimit real prej 15 eurosh për 1 kg mish fileto vici. Për këtë skandal ne shkuam në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, ku zëdhënësi për mediat, pasi u njoh me problemin, tha, se do të nisë një hetim nga ky institucion në bashkëpunim edhe me institucione të tjera ligjzbatuese për dënimin e këtij fenomeni, që dëmton konsumatorin dhe ekonominë”, pretendohet në këtë emision.

NATO dhe USA me kujdes vëzhgojmë se çfarë po bën Rusia në atë rajon.

 Ambasadorja amerikane në selinë e NATO-s në Bruksel, Julianne Smith, ka thënë të martën se Rusia është duke tentuar të destabilizojë rajonin e Ballkanit Perëndimor me metoda klasike, por NATO-ja është duke i monitoruar me kujdes këto veprime dhe po punon me partnerët për të ruajtur stabilitetin e rajonit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo i ka bërë të ditura këto qëndrime gjatë një deklarimi para gazetarëve, në prag të takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s , që zhvillohet të mërkurën dhe të enjten në Bruksel.

“NATO-ja ka pasur prani të kamotshme në Ballkanin Perëndimor. Që nga vitet 1990, aleatët e NATO-s kanë bërë gjithçka që kanë mundur për ta mbajtur stabil këtë rajon. Kemi praninë tonë ushtarake në rajon akoma dhe aleatët e NATO-s patën një vizitë të përbashkët në Bosnje-Hercegovinë, ku është një mision i NATO-s, krahas atij të KFOR-it në Kosovë“, ka thënë Smith, kur është pyetur nëse NATO-ja është në dijeni për ndonjë veprim të Rusisë, që ka për synim destabilizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Kur është fjala për aktivitetet e Rusisë, ne kemi parë tash e disa vjet përpjekje klasike të saj për të destabilizuar rajonin përmes sulmeve hibride. Rusia përdor një listë klasike të mjeteve, ku fokusi kryesor është fushata e dezinformimit që ka për qëllim nxitjen e ndarjeve dhe destabilizimin. Ndarjeve mes aleatëve, ndarjeve mes SHBA-së dhe partnerëve në rajon dhe mes aleatëve evropianë. Ne me kujdes monitorojmë situatën dhe punojmë me një numër të vendeve anëtare të NATO-s në rajon, e disa veçse janë vende anëtare. Punojmë edhe me vendin aspirant Bosnje-Hercegovinën dhe u ndihmojmë të modernizojnë ushtrinë. Punojmë edhe me partnerët në rajon. Kemi për shembull partneritet me Serbinë“, ka thënë Smith, duke nënvizuar se përmes këtyre kanaleve NATO-ja punon dhe mban fokusin mbi rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Kjo lidhet edhe me monitorimin tonë të veprimeve të Rusisë, në përgjithësi, në Evropë dhe në fqinjësi. Pra, nuk mund të thuhet se nuk kemi fokus, sepse me kujdes vëzhgojmë se çfarë po bën Rusia në atë rajon”, ka thënë ajo.


Në këtë takim do të shënohet edhe 75-vjetori i themelimit të NATO-s.

Pos agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës – të nisur në shkurt të vitit 2022 – ministrat do të diskutojnë edhe për bashkëpunimin me partnerët jashtë hapësirës euro-atlantike, me të cilat ndajnë vlerat e përbashkëta, sikurse Australia, Zelanda e re, Japonia dhe Koreja e Jugut.

Në takim pritet të diskutohet edhe për përgatitjen e samitit të NATO-s, i cili në muajin korrik pritet të mbahet në Uashington. 

BE paralajmëron: Kosova rrezikon rrugëtimin evropian, nëse nuk themelon Asociacionin


Unioni Evropian – Nga Ideja në Realitet - Wikipedia





Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka thënë të martën se Kosova duhet ta zbatojë urgjentisht detyrimin shumëvjeçar për themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe në vend dhe paralajmëroi se ajo do të përballet me pasoja në rrugën e saj drejt BE-së, nëse dështon ta bëjë këtë. kosove BE flamuri Ai tha se themelimi i Asociacionit është detyrim për Kosovën dhe “kjo është përsëritur disa herë nga Bashkimi Evropian në nivelin më të lartë, atë të liderëve evropianë“. Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Por, më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Në fund të vitit të kaluar, bashkësia ndërkombëtare ua paraqiti palëve një draft për statutin që do të kishte ky asociacion. Palët, fillimisht, thanë se e pranojnë në parim, por nuk kanë bërë asnjë hap përpara. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 19 mars, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk e ka pranuar këtë draft-statut. Stano e përsëriti se themelimi i Asociacionit lidhet me përparimin e Kosovës në synimin e saj për t’u bërë pjesë e bllokut. “Nëse Kosova nuk është në gjendje të japë rezultate në këtë drejtim, atëherë nuk do të shihet si sinjal pozitiv se ajo dëshiron të lëvizë në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve [me Serbinë], që tash është i lidhur me përparimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së“, shtoi ai. Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe vazhdojnë të ngulin këmbë se Kosova është e detyruar ta themelojë Asociacionin. Stano theksoi se çështja e themelimit të Asociacionit vazhdimisht diskutohet në takimet me palët. Megjithatë, ai tha se në takimin e kësaj javë në nivel të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, çështja kryesore do të jetë gjetja e një zgjidhjeje për dinarin e ndaluar serb në Kosovë. Ai tha se bisedimet e javës së kaluar shënuan përparim dhe se ato do të vazhdojnë të enjten e 4 prillit në Bruksel. Përdorimi i dinarit për pagesa me para të gatshme në Kosovë u ndalua më 1 shkurt, kur Banka Qendrore e Kosovës e futi në fuqi një rregullore të re e cila përcaktoi euron si valutën e vetme zyrtare në vend. Kjo çështje, pos që zemëroi Serbinë, nxiti mospajtime edhe mes Qeverisë së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, pasi komuniteti serb në Kosovë, prej vitesh, merr pagesa në dinarë nga buxheti i Serbisë. Diplomatë perëndimorë i kërkuan Kosovës që ta pezullojë rregulloren, për t’iu dhënë kohë qytetarëve të prekur që të përshtaten me praktikën e re.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...