Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/08

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe I

 Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe I

Prej kërkimeve të gjertanishme, me pikësynim heroin Adem Jashari dhe Familjen e tij në poezinë bashkëkohore shqipe, kemi vënë re se për aktin e madhërishëm të tyre janë shkruar shumë krijime poetike nga krijues që jetojnë në hapësirën shqiptare dhe nga ata në diasporë. Kemi vënë re gjithashtu se për Familjen Jashari në përgjithësi dhe Adem Jasharin në veçanti janë shkruar poezi, poemtha dhe poema epike-historike, këngë dhe poezi lirike, nga krijues me përvoja të ndryshme letrare, të hershme dhe të vonshme, ndërsa emrat më të njohur të cilët kanë artikuluar deri me tash edhe vlera të veçanta letrare e artistike janë: Agim Vinca, Zenun Gjocaj, Adem Zejnullahu, Adem Gashi, Ilir Shaqiri, Bedri Islami, Ajet Shala etj.

Përgjithësisht, pjesa më e madhe e krijimeve poetike të gjertashme me këtë temë bartin në vargje rrëfimin historik dhe artistik të ngjarjeve me figuracion e shprehshmëri të veçantë dhe mjete të arrira gjuhësore-stilistike. Pavarësisht nga këto vlera, kryevepra në krijimtarinë shqipe për heroizmin e Familjes Jashari në përgjithësi dhe shëmbëlltyrën e Adem Jasharit në veçanti ende nuk është shkruar.

Fjalët kyçe: Familja Jashari, Adem Jashari, poezia, kënga, heroizmi, shpehshmëria artistike

         Hyrje

Akti madhështor i luftës dhe flijimit të Familjes Jashari, 20 vjet pas, në  artet letrare përgjithësisht dhe në artin poetik, prozaik dhe dramatik veçanërisht, kemi pritur që deri më tash të arrijë maja të realizimit letrar artistik, tradicional dhe modern njëherazi. Si asnjëherë më parë, nga Skënderbeu e këndej kuptimi i simbolit të qëndresës dhe heroizmit, identitetit kombëtar dhe Atdheut, nuk merr përmasa të tilla sa me Komandantin Legjendar Adem Jashari dhe Familjen e tij.

Po të bëhet një sintezë sado skematike e historisë së letërsisë shqipe, nuk është vështirë të shihet se ajo në të vërtetë është letërsi e periudhave pak a shumë historike, e Lëvizjeve Kombëtare, e shkrimtarëve dhe e heronjve të saj. Në të vërtetë më shumë se histori e zhvillimeve gjithëpërfshirëse të Ilirisë, letërsia shqipe është biografi e personaliteteve të saj: Teutës dhe mbretërve të tjerë, që në realitet, më shumë se mbretër shfaqen si heronj tragjikë të kësaj epoke; periudha e mesjetës, më parë se sa me pamje të tjera u kurorëzua me veprën e Marin Barletit për Skënderbeun; periudha e Rilindjes Kombëtare, e cila më parë se sa me vlerat e tjera kombëtare të kohës u kurorëzua me kryeveprat e Jeronim de Radës e Naim Frashërit për Skënderbeun dhe bëmat e tij, shëmbëlltyra e të cilit rishfaqet pandërprershëm gjatë shekullit XIX – XX me një varg veprash artistike, të llojeve dhe gjinive të tjera të realizimeve estetike.

Një zhvillim tipik të kësaj natyre e kanë edhe letërsitë e tjera të popujve të vegjël dhe madje edhe të popujve të mëdhenj, letërsia e popujve fqinje dhe e popujve më të largët, të cilët vështirë heqin dorë nga shenjat e përveçme, me të cilat ndërtojnë historinë e tyre apo bëjnë kthesat e mëdha historike në jetën dhe zhvillimet e tyre.

Pavarësisht nga shenjat dalluese të popujve me të cilat ata shfaqen në skenën e përbotshme, bardët e kujtesës së tyre – shkrimtarët, krijojnë edhe vepra të veçanta të artit letrar, me të cilat ata identifikojnë periudha të caktuara, të mëdha a të vogla, historike dhe i shpirtëzojnë ato me plot ndjenja dhe përjetime të veçanta.

Autorë dhe poezi përkushtuese

Letërsia shqipe e fillimit të shekullit XXI e kishte dhe e ka një shembull brilant në jetën e saj, që të kurorëzojë një a më shumë vepra të saj, dhe madje një a më shumë gjini a lloje të shkrimit, mbështetur në bëmat e pashembullta dhe madje më tragjiket dhe vetëflijueset në historinë njerëzore: heroin sa real aq edhe mitik – Adem Jashari dhe flijimin e Familjes së tij për lirinë e Kosovës.

Ç’vend zë deri më tash heroi ynë Adem Jashari në këtë raport personalitetesh letrare dhe ngjarjesh historike e artistike të vendit të tij? Cila është fizionomia interesante jetësore dhe heroike e tij në poezinë e sotme shqipe? Cila është rruga e vështirë, por e ndershme deri në flijim dhe cila është odisejada e vërtetë e kësaj rruge të mospajtimit të tij dhe të Familjes së tij me regjimin shtypës e, që reflekton dhe do të duhej të reflektonte ende në krijimtarinë letrare artistike? Sa krijimtaria e deritashme letrare për këtë temë të madhe ndikon në vetëdijen e lexuesit, në formimin e tij ideor, etik dhe estetik?

Nuk ka dyshim se Adem Jashari dhe Familja e tij zë vendin më të rëndësishëm në Panteonin e vlerave të Atdheut, por a duhet arti ynë letrar t’i bëjë më të gjera këto relacione: ballkanike, evropiane dhe mbarëbotërore, sepse lufta dhe flijimi biblik i tij i ka kaluar kaherë kufijtë e atdheut! Mirëpo, që nga rënia e Familjes Jashari, krijimtaria letrare – poetike, qoftë e identifikuar me Adem Jasharin, qoftë me Familjen e tij, përgjithësisht nuk ka munguar, madje disa prej krijimeve poetike gjatë luftës janë kthyer në këngë dhe janë bërë motiv i ushtarëve ndër beteja dhe demonstruesve në sheshe qytetesh. Sot do theksuar se faqet e internetit janë të mbushura me poezi kryesisht me vlera modeste të realizimit artistik kushtuar Adem Jasharit dhe Familjes së tij, nga autorë më pak a më shumë të njohur dhe madje nga nxënës shkollash, të cilat i kanë shkruar në prag të ditës së Flamurit dhe Festave të Nëntorit e Marsit përgjithësisht.

Në referimin tonë, po i identifikojmë disa prej shkrimtarëve, krijimeve të tyre poetike, përjetimeve të brendshme, përfytyrimeve për heroin dhe përgjithësisht vlerave ideore e tematike, si dhe realizimeve artistike e estetike të vargjeve tyre. Do theksuar se pjesa më e madhe e këtyre krijimeve poetike është identifikuar nga pjesëmarrësit e Konkursit ndërkombëtar letrar kushtuar Adem Jasharit dhe Familjes së tij, të organizuar më 2008, prandaj në një mënyrë a një tjetër përfaqësojnë përzgjedhjet më të mira të krijimeve të autorëve të tyre, sado që në pikëpamje të peshës artistike, siç do të shprehej studiuesi i kësaj fushe Agim Vinca kemi ‘më shumë vargime sesa poezi’ (Vinca, 1997, f. 67) a realizime artistike të llojeve të tjera shkrimore.

Duke parë përgjithësisht krijimtarinë letrare të gjertanishme sipas nivelit artistik mund të konkludojmë se vepra letrare: romane, novela, tregime, drama dhe poema me karakter antologjik për Adem Jasharin dhe Familjen e tij ende nuk janë shkruar, ashtu sikur ende nuk janë shkruar vepra të gjinive dhe llojeve të kësaj natyre as për Luftën e Kosovës dhe Ushtrinë Çlirimtare të saj, prandaj ende nuk mund të priten studime mbi këtë temë, por studime mund të bëhen besoj për poezi më të realizuara dhe më të artikuluara për kah shprehja poetike, si dhe për vlera estetike të filmit, muzikës dhe artit pamor.

Adem Jashari dhe Familja e tij janë ajo pasuri ndjenjore e të gjithë krijuesve që ofrojnë më shumë se një simbolikë. Ai personalisht e tejkalon, madje edhe sakrificën e njohur në mitologjinë e antikitetit për Prometheun. Sakrifica e tij dhe e familjes së tij përshkon një dimension të panjohur deri më tash madje edhe në mitologjinë dhe historinë e sakrificave të vetëdijshme kolektive, si kusht për të ndryshuar gjendjen e një populli të robëruar. Për shpëtimin e Prometheut (Ademit), nuk  mjaftonte vetëm një Kiron (Colonnina, 2005, f. 304), duheshin më shumë, prandaj sakrifica e tij merr dimensione të tjera, më tragjike se ato që i njeh historia dhe madje mitologjia e kujtesës njerëzore: sakrificën kolektive nga gjyshi te nipi, sakrificën e tre brezave, njëkohësisht!

Në trajtimin tonë kishim parasysh kryesisht poezinë dhe poemën e dërguar për Konkursin e lartcekur kushtuar Adem Jasharit dhe Familjes Jashari, si dhe poezi të tjera të publikuara nga krijuesit shqiptarë kudo që jetojnë: Agim Vinca, Adem Zejnullahu, Ragip Gjoshi, Riza Lahu (Tiranë), Bedri Islami (Shkodër), Ilir Shaqiri, Ajet Shala (Zvicër), Namik Selmani (Berat), Hyqmet B. Hasko (Tiranë), Myrteza Mara (Vlorë), Mevlyde Mezini Saraçi, Flori Bruqi, Ismet M. Hasani, Zymber Elshani, Nezir Myrta, Rizah Sheqiri (Suedi), Ali R. Berisha, Rrustem Geci (Zvicër), Arif Molliqi, Agim Gashi (Francë), Xhabir H. Alili (SHBA), Etlevë Durmishi (Tiranë), Halil Xani, Shefki Ollomoni (Suedi), Julia Gjika (SHBA) etj.

Sejdi Veseli: URANIUMI I VARFËRUAR DHE NDOTËSIT E TJERË RREZIK SERIOZ PËR KOSOVËN

 Sejdi Veseli


Po mbushen tetë vete të plota nga përfundimi i luftës së armatosur kundër shkelësve të barit mbi varret e të parëve tanë, të cilët na e lanë trashëgimi truallin tonë. Këtë luftë e zhvilluam nën Flamurin e Famëmadhes Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të mbështetur nga ajri nga forcat e Aleancës Veriatllantike – NATO.

Është rregull i mirënjohur, se pas përfundimit të luftërave, të bëhet edhe vlerësimi i përmasës së dëmtimeve në njerëz, bagëti të mira materiale në përgjithësi, të shkaktuara nga veprimet luftarake të kundërshtarit. Andaj, edhe ne shqiptarët e Kosovës (Unmikistan) e kemi ndie detyrë parësore eliminimin e dëmtimeve të mëdha dhe të shumëllojshme që na janë shkaktuar nga thundrakët pushtues serbo-çetnike, me armatimet supermoderne të tyre.

Duhet të konstatojmë me dhembje në shpirt, se edhe ato sanime teknike që i kemi bërë në terrenet e djegura rënd, përveç në rastet kur kemi pasur të bëjmë me shtëpitë e minoritarëve serb, ku i kemi bërë të gjitha veprimet për mrekulli, pa e lodhur mendjen se çfarë kanë bërë familjarët e tyre gjatë luftës, për popullin shumicë ishin gjysmake, për mos me thënë shkel e shko. Nuk përjashtohet mundësia, që edhe familjeve të paramilitarëve serbo-çetnik u kemi ndërtuar shtëpi moderne dhe ua kemi mobiluar me mobile të reja, thjesht u kemi siguruar një jetë komfore, më të mirë se ajo që e kanë pasur para luftës. Ndërsa shumicën e luftëtarëve të lirisë dhe familjet e shumta shqiptare, të cilëve ua kanë djegur shtëpitë pushtuesit (ndofta po ata që u kemi siguruar plëng dhe shtëpi), i kem lënë të presin për një kulm mbi kokë dhe që gjallojnë nën plastmasë, duke u ballafaquar me acarin e dimrave dhe lagështinë.

Por me këtë shkrime timen kam për qëllim të përpiqem të shpalosë një problem, i cili gjeneron në vazhdimësi rrezik të madh për shëndetin, jo vetëm për gjeneratat e sotme të popullit, por edhe për ato që do të vinë për disa shekuj më pas. Pra, e kam fjalën për rrezikun që paraqet ndotja e Truallit tonë atëmëmëdhetar lëndë radioaktive, biologjike dhe helme të ndryshme luftarake.

Jemi dëshmitar i një realiteti të hidhur, se deri në ditët tona, nga të kompetentët për shëndetësi dhe për mbrojtjen e ambientit, të cilët dje figuronin si “zyrtar të lartë” të kinse IPVQK (e që në realitet u vetë-dëshmuan se nuk ishin tjetër pos servil të unmikistanezëve…) , dhe ata të mëvonshmit që fryheshin më mandatin që ua dha populli me votën e tij, jo vetëm se nuk është ndërmarrë as edhe, një hap për eliminimin e këtij rreziku, por as që është diskutuar seriozisht për te, ngase u kanë thënë shefat e tyre ndërkombëtarë, harrojeni këtë punë, se ky rrezik nuk ekziston.

Nëpërmes këtij shkrimi të cili po e ribotoj (me pak ndryshime) u bëjë thirrje publike, të gjithë atyre që e konsiderojnë veten kompetent, për të ndërmarrë hapa konkrete për detektimin ABK të hapësirës kosovare dhe dekontaminimin e asaj çka mund të dekontaminohet, në rend të parë nga ndotësit atomikë (uraniumi i varfëruar), kimik (dioksina) dhe biologjik (shkaktarë të sëmurjeve ngjitëse e të cilët bëjnë pjesë në arsenalin e armëve biologjike, si p.sh. Tularemia…), me të cilët u kontaminua kjo hapësirë gjatë periudhës së luftës, si nga ana e ushtrisë pushtuese serbo-çetnike, ashtu dhe nga fushata e bombardimeve të NATO-s, ndaj pozicioneve, armatimeve dhe pikave strategjike të pushtuesit.

Si erdhi deri të kontaminimi radioaktiv?

Përgjigjen në këtë pyetje do ta filloj me këtë citim:

“Më 22 prill (1998 v.ime) forcat serbe përdoren për herë të parë predhat radioaktive kundër trupave të UÇK-së… përdorimi i predhave me material radioaktiv brenda territorit shqiptar synonte të qëllonte mbi popullatën civile… përdorimi i armëve të tilla u shtua gjatë muajit maj…”

James Pettifer dhe Miranda Vickers “Çështja shqiptare – Riformëzimi i Ballkanit”, faqe 355, botimi shqip nga Bota shqiptare dhe Edicioni “Libri”, Tiranë-New York, 2007

Siç dihet, ushtria pushtuese serbo-çetnike ka pasur në posedim DU municione që nga viti 1989, të prodhimit rus e më vonë ato të prodhimit serb, në “Krušik” të Valevës dhe Sloboda të Çaçakut.

Dëshmia më e mirë që vërteton faktin, se në përdorim të ushtrisë serbe gjenden DU municione, është aksidenti në Fabrikën e armatimeve ”Krushik” të Valevës, ku u rrezatuan 4 punëtor serb, të cilët punonin në këtë fabrikë. (www,b-92.net).

Siç theksova më lartë, Ushtria pushtuese serbo-çetnike, që nga viti 1989 ka në posedim raketa ajër-ajër, me kokë nukleare dhe me peshë prej 3.5 e 6 kg dhe të cilat posedojnë 1.6 kg DU, në formë të shufrave, si ato të prodhimit rus, ashtu dhe ato të modifikuara në fabrikën “Krushik” të Valevës, me shenjën dalluese R60 MK.

DU-depleted uranium (uraniumi i varfëruar), është një nusprodukt i prodhimit të karburantit nuklear, pra si tepricë e uraniumit të fisnikëruar, i cili shfrytëzohet për prodhimin e bombave nukleare.

Uraniumin e varfëruar, OKB e klasifikojnë si “ një metal të rënd dhe jo stabil”, i cili emeton tri lloje të radioaktivitetit jonik:alfa, beta dhe gama.

Në fabrikat serbe për prodhimin e armatimeve “Krushik” të Valevës, “Slloboda” të Çaçakut, “Zastava” të Kragujevcit dhe “Prvi Partizan” të Uzhicës, uraniumi i varfëruar (me siguri prodhim i reaktorit “Vinça”), shfrytëzohet për prodhimin e municioneve blindëshpuese të këtyre kalibrave: 7,62 mm, 7.9 mm, 12.5 mm, 12.7 mm, 20 mm, 25 mm, 30 mm, 105 mm, 125 mm, 155 mm, si për prodhimin e kokave të raketave tokë-ajër, tokë- tokë dhe ajër-ajër, të të gjitha kalibrave, përfshi këtu edhe ato të radiusit të gjatë të veprimit!

Këto municione u shfrytëzuan dhe shfrytëzohen si nga Ushtria serbe, ashtu dhe për eksport.

Me këto raketa janë të armatosur aeroplanët luftarak serb, MIG 21, MIG 29, Orao 2, Supergaleb…

Ushtria serbe, përveç të tjerave, ka pasur dhe ka në posedim DU municione për tankun e prodhimit të vetë, M-84(sipas modelit rus T-74).

DU-municioni që përdoret nga tankësi M-84 njihet me shkurtesën APFSDS 125 mm. Por në përdorim të tankësit M-84, që prej momentit të modifikimit të tij nga modeli rus T-72, gjendet edhe predha me penetrues nga volframi.

DU-municionet bashkëkohore me predha nënkalibrore, janë të destinuara për t’u përdorur nga topat e tankeve dhe topat kundër tank, për luftime kundër mjeteve të blinduara luftarake, në largësitë prej 2000 deri në 3000 metra.

Këto municione janë të konstruktuara sipas principit të shfrytëzimit të energjisë vetanake kinetike e cila gjatë kontaktit të predhës me cakun, së pari deformohet dhe më pastaj e tejshpon pengesën. Gjatë shpërthimit brenda objektit, copëzat e predhës dhe të blindës paaftësojnë ekuipazhin dhe stabilimentet vitale të mjetit të goditur,duke e nxjerrë atë nga formacioni luftarak i kundërshtarit.

DU-municionet kundërtank me predha nën kalibrore janë shumë më efikase, në krahasim me ato klasiket, të cilat lansohen nga tytat e topave të tankeve dhe të atyre kundërtank dhe njihen si: predhat pancir dhe komulative.

Në bazë të konstruktimit specifik masa e predhës është zvogëluar prej 1/3 deri në ¼ të masës së atyre klasike. Kjo veti mundëson shpejtësi të madhe fillestare të udhëtimit të predhës nën kalibrore, prej 1.400 deri në 1.800 m/sek. Përveç të tjerave, bartësi i predhës përben afro 30% të masës së përgjithshme të predhës dhe ndahet nga ajo, menjëherë pas daljes së saj nga tyta lansuese, kështu që e rritë radiusin e veprimit të predhës, prej 1000 metra në 2000 deri në 3000 metra. Shih foto 1

Foto 1: Ndarja e bartësit të predhës UV, menjëherë pas daljes nga tyta e lansuesit

Për ndërtimin e bërthamës së këtyre predhave të destinuara për luftë kundër mjeteve të blinduara përdoren metalet e rënda dhe uraniumi i varfëruar dhe për këtë njihen me emërtesën e njohur, si DU municione.

Metali i fortë që përdoret për ndërtimin e bërthamës së këtij lloji të predhave, është një legurë e përbërë prej dy elementëve, nga volframkarbidi(WC) dhe kobalti (Co) ose nga nikeli(Ni), me masë specifike afro 13 deri 14 gr/m³.

Metali i rëndë është një legurë e përbërë nga tri elemente, nga volframi (W), hekuri (Fe) dhe bakri (Cu) ose nga volframi (W), nikeli (Ni) dhe hekuri (Fe), më masë specifike prej rreth 18 g/m3.

Si duken municionet DU?

Fig. 2 Municionet UV

Këto predha dallojnë nga predhat tjera të artilerisë, edhe nga fakti, se nga koka e tyre del një pykë me ngjyrë të përhimët në të mbyllur, me gjatësi prej afro 20 cm. Maja penetruese e kësaj pyke ka një gjatësi prej afro 3 cm dhe ka shkëlqim të ngjashëm me atë të argjendit.

Transportohet në ambalazh të posaçëm, në të cilat ka vend për dy predha, në të cilën janë të vendosura shenjat e rrezikut nga radioaktiviteti dhe shenja e uraniumit 238(uraniumit të varfëruar). (www.cgocable.net)

Xhafer Buzoli në një vend të goditur nga raundet e uraniumit të varfëruar në Rikavac. (Foto: Phil Miller / DCUK)

Ky municion është përdorur në zonën e Shalës, Llapit, Drenicës dhe të Dukagjinit, Prishtinës, si dhe në zonën kufitare Shqipëri Londineze-Kosovë, në regjionin e Kukësit dhe Bajram Currit.

Ky municion është përdorur kundër fortifikimeve, sidomos në objektet e ndërtuara me gurë(kullat shqiptare) dhe beton arme dhe ku kanë qenë vatrat e fortifikuara të zjarrit.

Cilat janë pasojat shëndetësore nga kontaminimi me UV?

Rreziku më i madh nga DU-municionet fillon në momentin e shpërthimit të predhës. Në kontakt të predhës me cakun, krijohet një temperaturë e lartë, prej afro 3400 gradë Celsius. Pas perforimit të pengesës, predha shndërrohet në formë të pluhurit, që digjet në kontakt me ajrin, duke krijuar oksidin e uraniumit dhe shndërrimin e tij në aerosol. Në varshmëri të drejtimit dhe të forcës së erës, ky pluhur mund të kontaminojë hapësirë të madhe.

Personat që inhalojnë këtë pluhur mund të pësojnë dëmtime serioze. Serioziteti i këtyre dëmtimeve është në varshmëri të plotë nga forma e oksidit të uraniumit, me të cilin është kontaminuar personi.

Dihet se ekzistojnë dy forma të këtij oksidi.

Nëse personi e ka inhaluar formën e gaztë të UV, ai mund të lirohet nga ai duke e nxjerrë nga organizmi, me anën e djersitjes dhe urinimit.

Nëse personi është kontaminuar me formën “qeramike” të UV, ky kontaminuat mund të qëndrojë në ndonjë ind për një kohë të gjatë e kjo do të thotë, se personi që është kontaminuar me këtë formë të oksidit të uraniumit, do të ketë një burim rrezatimi të përhershëm në organizmin e tij dhe do të ballafaqohet me të gjitha pasojat e rrezatimit radioaktiv.

Rrezatimi alfa që posedon UV ka një forcë të madhe depërtuese, ai shkatërron edhe materialet gjenetike, kështu që pasojat barten tek pasardhësit. Jonizimi i emetuar nga UV shkakton ndryshime të pariparueshme në molekulat dhe në trashëgimin gjenetike të qelizave dhe si pasoj shkakton njërën prej formave të kancerit.

UV është më i rrezikshëm se uraniumi natyror, ngase ai oksidohet dhe është i tretshëm në ujë, duke depërtuar, në shtresat ujë bartëse të tokës.

Me pasojat e detonimeve të DU municioneve të shumta në Kosovë, gjatë viteve 1998 dhe 1999, të shkrepura si nga ushtria serbe, ashtu dhe nga aviacioni i NATO-s (prej 24 marsit e deri me 10 qershor të vitit 1999) si dukët kemi filluar të ballafaqohemi më herët, se sa ka mund të paramendohet (nëse është paramenduar) nga kompetentet e mbrojtjes së ambientit dhe të shëndetësisë kosovare.

Një bunker i ushtrisë jugosllave në Gjakovë është goditur me uranium të varfëruar. (Foto: Phil Miller / DCUK)

Avionët amerikanë hodhën 655 fishekë me uranium të varfëruar në këtë vend në liqenin e Radoniqit. (Foto: Phil Miller / DCUK)

Në vitin 2001, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pranoi se mijëra trupa britanike që shërbyen në Kosovë gjatë konfliktit të udhëhequr nga NATO në 1999 ishin në rrezik nga efektet e DU, pasi një paralajmërim shëndetësor nuk arriti të arrinte ushtarët.

Raportet e deklasifikuara se gjykatat italiane po gjejnë në favor të veteranëve që u zhvilluan nga kanceri pasi u ekspozuan ndaj uraniumit të varfëruar ndërsa shërbenin në Ballkan në vitet 1990.

Përdorimi i NATO-s i uraniumit të varfëruar (DU) në Kosovë nuk u konfirmua deri në vitin pas luftës, mes panikut për ‘sindromën ballkanike’. Paqeruajtësit italianë, të cilët morën kontrollin e shumë bazave të bombarduara të ushtrisë jugosllave, po bien me leuçemi.

Në mars të vitit 2000, shefi i NATO-s, kolegu laburist George Robertson, i tha me vonesë Kofi Annan të OKB- së se “afërsisht 31,000 fishekë” të DU-së ishin qëlluar “në të gjithë Kosovën gjatë afërsisht 100 misioneve”. Ai tha se arma vendosej “sa herë që A-10 angazhohej me forca të blinduara”, duke iu referuar “tankbusterit” të Warthog të forcave ajrore amerikane.

Pas muajsh mashtrimesh të brendshme intensive për marrjen e hartave më të sakta, ata kaluan 24 ditë gjatë viteve 2000-2001 duke vëzhguar Kosovën për kërcënimin e dyfishtë të paraqitur nga DU: rrezatimi dhe toksiciteti i metaleve të rënda – të cilat mund të shkaktojnë kancer ose defekte të lindjes.

Shumë varet nga gjetjet e tyre. Një rezultat negativ do të minonte kredencialet humanitare të NATO-s dhe do të pengonte kthimin e refugjatëve nga azili i tyre i përkohshëm në Evropën Perëndimore.

Droja e shprehur nga disa njohës të efekteve të uraniumit të varfëruar, se populli i Kosovës do të ballafaqohet pas 5 vjetësh me pasojat e para nga bombardimeve me DU municione, mjerisht po vërtetohet, ngase numri i madh i të sëmurave nga sëmurjet malinjë, mjerisht me epilog fatal, ka filluar të bëhet dukuri e përditshme.

Përveç rritjes së numrit të atyre që po preken nga format e ndryshme të sëmundjeve malinje, shqetëson fakti se ky numër dominohet nga të rinjtë.

Sipas pikave të goditura nga predhat DU, popullata e regjionit të Dukagjinit është më e rrezikuara, sidomos nga pjesa që kufizohet me kufirin shqiptaro-shqiptar. Siç dihet, nga ushtria serbe jo vetën se janë goditur me predha DU caqe të shumta në rrethin e Deçanit dhe Gjakovës, por edhe pjesë të rrethit të Bajram Currit dhe Kukësit.

Është për të dyshuar seriozisht në profesionalizmin dhe sidomos në etikën e disa punëtorëve të disa organizatave ndërkombëtare, të cilët duke u bazuar vetëm në disa hulumtime sipërfaqësore dhe të vonuara shumë(sa për të arsyetuar donacionet e majme që marrin për këto punë të tyre”hulumtuese”), që po kanë fytyrë të deklarojnë, se DU është i pa rrezikshëm për shëndetin e popullatës, së vendeve ku janë përdor municionet e prodhuara nga kjo lëndë shumë e rrezikshme. Në kuadër të këtyre organizatave prijnë UNEP dhe simotrat e saj.

Është e kuptueshme se përdoruesi i këtij lloji të municioneve nuk pranon se ato paraqesin rrezik për rrethinën, sepse sipas normave ndërkombëtare, përdoruesi i mjeteve të rrezikshme është i obliguar të paguajë shpenzimet financiare për detektimin dhe dekontaminimin dhe, këto shpenzime janë shumë të mëdha.

“Në Malin e Zi fqinj, ku NATO gjuajti uranium të varfëruar në vetëm një vend, kostot e pastrimit janë të frikshme. Për të dekontaminuar 480 fishekë, të cilave u deshën vetëm 12 sekonda për t’u gjuajtur, Mali i Zi shpenzoi mbi një çerek milion dollarë amerikanë dhe i kushtoi 5,000 ditë pune.

Kosova ka më shumë se 100 vende të tilla.”

Është në natyrën e seriozitetit shkencor dhe të etikës profesionale dhe njerëzore, që për çështje të pa studiuara mirë të jepen supozime, se efektet e tyre janë, apo nuk janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut në veçanti dhe të botës shtazore në përgjithësi.

Realisht, numri i të sëmurave nga format e ndryshme kanceroze, sidomos të mushkërive, gjirit, grykës, lëkurës dhe leukemive është në rritje dhe me përfundime fatale. Çka është më keq në numrin e përgjithshëm të të prekurve nga kjo fatkeqësi, grupmosha e re ka filluar të shënojë rritje.

Mjafton të bëhet kujdestari për një muaj rresht në varrezat e Prishtinës, dhe të mësosh një fakt shumë shqetësues, se më shumë se gjysma e atyre që varrosen, janë të diagnostifikuar se kanë lënguar nga sëmurjet kancerogjene dhe të moshës nën 60 vjeçare.

Duhet konstatuar me keqardhje, se këtë të dhënë mund ta sigurosh vetëm në këtë mënyrë, ngase institucionet tona shëndetësore, nuk e kanë parë të arsyeshme të hulumtojnë këtë dukuri, andaj edhe mungojnë të dhëna të sistemuara profesionalisht.

Kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet e aborteve dhe lindjeve të fëmijëve me anomali kongjenitale, sidomos nga zonat e prekura nga bombardimet gjatë luftës.

Gjithashtu, duhet konstatuar se edhe tek kafshët shtëpiake, janë shpeshtuar sjelljet në jetë të të vegjëlve të tyre me anomali të ndryshme.

Kjo nuk i shqetëson kompetentët vendor, ngase ata janë të dhënë pas tenderëve, honorareve dhe luftës për poste drejtuese… etj.

Përball këtij realiteti të hidhur, pa u frikësuar së po merremi me paragjykime, na imponohet dyshimi i bazuar, se shkaktar i krejt kësaj që po ndodhë, nuk është tjetër pos pasojë e kontaminimit me UV (uranium të varfëruar). Ky dyshim mund të kontestohet vetëm pas hulumtimeve të mirëfillta dhe të gjithanshme shkencore, çdo kontestim tjetër, padyshim bëhet për qëllime politike. Fshehja e këtij rreziku shumë të madh para popullit, siç po bëhet që 8 vjet, është turp për ata që dinë çka është turpi!

Kur e terë bota shkruan me të madhe për rreziqet me të cilat ballafaqohet populli i Kosovës, sidomos nga ndotësit e ambientit, të cilët u hodhën nga të huajt gjatë kohës, kur populli shqiptar luftonte heroikisht për të shpëtuar nga bishat serbo-çetnike, të cilat synonin shfarosjen e tij, hajnat e farës tonë, mafiozët, “ekspertet” me diploma false, të pa aftit, të verbuar pas interesave të tyre personale dhe të mujsharëve të tyre heshtin dhe e mbulojnë të vërtetën.

Populli jeton nëpër terrene të kontaminuara dhe deri në ditët e sotme, askush nga “shkencëtarët” tanë zhurmagjinjë nuk i tërhoqi vërejtjen për rrezikun që i kanoset. Bile disave u konvenon fshehja e këtij rreziku serioz para populli, nga se ky është një investim për të pasur fitime të mëdha në ambulancat private dhe gjatë procedurave për dërgimin e fatkëqijve për shërim në qendrat e specializuara mjekësore jashtë vendit.

Po të ishte ndryshe, me siguri do të bëheshin hulumtimet e mirëfillta në terren, me qëllim të identifikimit të regjioneve të kontaminuara me uranium të varfëruar, si dhe shkalla e ndotje së terrenit me materie helmuese, si p.sh. me dioksinë e cila për nga shkalla e rrezikshmërisë për shëndetin e popullatës, radhitet menjëherë pas mjeteve radioaktive.

Si pasojë e mosinteresimit të kompetentëve nuk është bërë dekontaminimi as edhe i një centimetri katror të terreneve të Kosovës, edhe ato të cilat janë para hundëve të IPVQ-ve, të cilat ishin goditur nga predhat DU dhe as ku kanë shpërthyer depot ushtarake (p.sh. në Llukar) në të cilat përveç DU municioneve ka pasur edhe predha të mbushura me helme luftarake, si dhe depot e karburanteve për nevojat ushtarake, si p.sh në Bardhosh dhe në Arbëri.

Gjatë bombardimeve janë asgjësuar një numër i madh i stabilimenteve kimike dhe petrokimike dhe është përdorur municioni me uranium të varfëruar. Këtë fakt e ka pranuar edhe ish Sekretarin i Përgjithshëm i Paktit NATO Gjorgj Robertson.

Pasojat e këtyre kontaminimeve si pasoj e përdorimit të DU municioneve vërehen me të madhe dhe me siguri do të vërehen edhe nesër. Andaj duhet të formohet një komision ekspertësh, nga të jashtmit dhe vendorët për të bërë hulumtimet e nevojshme në terren dhe në bazë të tyre të propozojë masat, të cilat duhet  të ndërmerren, së pari për dekontaminimin e terrenit dhe masave tjera sanuese.

Gjatë këtij hulumtimi duhet të bëhet diferencimi i qartë, se cilat terrene i ka kontaminuar ushtria serbe dhe cilat aviacioni i NATO-s. Kjo punë mund të bëhet lehtë, në bazë të mbetjeve të municioneve të detonuara dhe në bazë të hartës, në të cilët janë pasqyruar të gjitha objekte e goditura nga aviacioni i NATO-s me DU municione. Kjo mund të dëshmohet edhe kur të krahasohen urdhrat e eskuadrileve sulmuese për të krye veprime në terrenin e Kosovës, ndaj caqeve të ushtrisë serbe. Kjo gjithashtu mund të dëshmohet edhe në bazë të dokumentacionit të armëtarëve të cilët i kanë krye veprimet e armatosjes së avionëve para se të niseshin për detyrë luftarake në terrenin e Kosovës.

Projekti për sanimin e gjendjes duhet të mbështetet nga shkaktarët e kontaminimit të terrenit, ngase projektet e tilla jo vetëm se kushtojnë shumë, por ata duhet të detyrohen si masë dënimi, ngase përdorimi i këtyre mjeteve të rrezikshme është i ndaluar nga OKB.

Sa është evident rreziku nga kontaminimi me agjens radioaktiv dhe helme kimike, tregojnë këto fakte:

Fillimisht si ushtarët e KFOR-t, nëpunësit e UNMIK-ut, OSBE-së dhe organizmave tjerë ndërkombëtar të instaluar në Kosovën e pasluftës, nuk i kanë shfrytëzuar gjërat ushqimor të prodhimit vendor dhe as ujin e pijes, të gjitha i kanë sjellë nga jashtë.

Me 19 janar 2001, Në mbledhjen e hapur të KS të OKB, në të cilën është diskutuar për Kosovën është iniciuar edhe diskutimi në lidhje me municionet që përmbajnë në vete uranium të varfëruar, të cilat i ka përdorur NATO gjatë fushatës së bombardimeve ndaj caqeve të përzgjedhura në territorin e Serbisë dhe Kosovës.

Disa vende anëtare të KS të OKB, kanë kërkuar që kjo çështje të hulumtohet drejt dhe mirë dhe të ndërmerren masat përkatëse për sanimin e  gjendjes, me kusht që të ruhet edhe personeli ushtarako civil ndërkombëtar nga pasojat e këtyre municioneve të përdorura.

Gjatë hulumtimeve që u janë bërë rreth 300.000 veteranëve amerikan të luftës për çlirimin e Kuvajtit nga Iraku, të cilët kanë qenë të ekspozuar kontaminimit me uranium të varfëruar, është zbuluar ky element i rrezikshëm në urinën dhe në spermën e tyre.

Kosova është e kontaminuar përjetësisht me elementet radioaktive, të cilët janë shumë kancerogjene. Periudha latente kancerogjene, d.m.th. koha e inkubacionit të malinjiteteve është prej 5 e deri në 50 vjet. Mund të konstatohet me siguri se malinjitetet që lajmërohen sot në trupat e NATO-s dhe paqeruajtësit në Ballkan janë vetëm maja e ajsbergut.

Zgjedhja e vetme është sanimi i terrenit, nëpërmjet dekontaminimit të plotë të vendeve ku kanë goditur predhat DU, si dhe hapësirën e kontaminuar nga detonimi, në përputhje me radiusin e veprimit të tyre. Me një dekontaminim të tillë do të zvogëloheshin në minimum rreziqet për popullatën dhe kafshët shtëpiake nga një rrezik evident për shëndetin dhe jetën e tyre. Referenca: Shtypi evroperendimor dhe veçanërisht ai britanik (B.B.C)

Për të dëshmuar seriozitetin e gjendjes, e shoh të mjaftueshme të citoj një pjesë nga raporti i IWRP BCR No 526, 15-Nov-04):

Mosmarrëveshjet mbi matjen e ndotjes

Por disa shkencëtarë thonë se problemi më i madh është mënyra e matjes së ndotjes.

Një shkencëtar i cili mendon se uraniumi i varfëruar është shumë më i rrezikshëm se sa mendohej më parë, është Dr. Chris Busby, i komitetit mbikëqyrës për uraniumin e varfëruar në ministrinë e mbrojtjes së Britanisë së Madhe.

Dr. Busby ka kryer disa studime në Kosovë, ku janë përdorur gjithashtu municionet me uranium të varfëruar. “UNEP thotë se sasitë e vogla të uraniumit të varfëruar në ajër janë të padëmshme, megjithatë kjo nuk është e vërtetë,” ka thënë ai për IWPR (Institute for War and Peace Reporting), duke shtuar se kjo nuk është e vërtetë,” ka thënë ai për IWPR, duke shtuar se sipas tij, “ata kanë përdorur mënyra të gabuara për të llogaritur rrezikun”.

“Modeli tradicional i rrezikshmërisë bazohet në një organ të trupit njerëzor ndaj një pjese të uraniumit të varfëruar,” shpjegon ai.

“Por kur një pjesë e uraniumit të varfëruar thithet, ajo që ndodh është se një pjesë shumë e vogël e indeve të trupit ekspozohet ndaj tij. Pra pasojat e uraniumit të varfëruar nuk duhet të maten bazuar në një organ të trupit, por vetëm në ato qeliza të prekura”.

Profesori Malcolm Hooper, një profesor i njohur i kimisë mjekësore në Universitetin e Sunderland, pranon se kjo është një mënyrë më e mirë e matjes së shkallës së ndotjes.

“Uraniumi i varfëruar është një rrezik për shëndetin e popullsisë lokale sepse pjesëzat e vogla të uraniumit të varfëruar depozitohen fillimisht në sistemin e ujërave. Më pas, kur del dielli, drita dhe nxehtësia i stimulon pjesëzat dhe ato ngrihen përsëri në ajër,” ka thënë ai për IWPR.

“Raporti i UNEP ka qenë i pasaktë shkencërisht. Ata e kanë vizituar zonën shtatë vjet më pas dhe zonat e vizituara prej tyre janë pastruar – mjetet e shkatërruara dhe pjesa më e madhe e municioneve janë larguar”.

Në fund, profesori Hooper kujton edhe rastin e ushtarëve italianë, të cilët kanë shërbyer në Bosnjë dhe Kosovë.

Sugjerimi i parë për një lidhje ndërmjet uraniumit të varfëruar dhe sëmundjes së kancerit ka qenë ai në lidhje me vdekjen e pashpjegueshme të një numri ushtarësh italianë të cilët kanë shërbyer atje.

Televizioni italian e ka quajtur Sindroma e Ballkanit dhe shtypi i huaj ka shkruar shumë mbi këtë temë duke shkaktuar një zhurmë të madhe në media.

Frika për pasojat e uraniumit të varfëruar në Bosnjë është shfaqur fillimisht në dhjetor të vitit 2000, kur është njoftuar vdekja nga kanceri e Salvatore Carbonaro, vetëm 24 vjeç.

Carbonaro ka qenë ushtari i  gjashtë, i  cili kishte qenë në Ballkan që ka vdekur nga kanceri dhe ndryshimi i tij nga pesë të tjerët ketë qenë se ai kishte shërbyer vetëm në Bosnje dhe jo në Kosovë.

Deri më atëherë, NATO nuk kishte pranuar se kishte përdorur municione me uranium të varfëruar në Bosnjë. Por në dhjetor të vitit 2000 ministri i mbrojtjes së Italisë, Sergio Mattarella, ka pranuar se aleanca kishte përdorur municione të tilla edhe në Bosnjë, duke shtuar se Italia është njoftuar për këtë vetëm në atë kohë.

Mattarella më pas ka urdhëruar nisjen e një hetimi, nën drejtimin e profesor Franco Mandelli, për të hetuar lidhjen e mundshme ndërmjet kancerit dhe uraniumit të varfëruar.

Një anëtar i ekipit të Mandellit, Dr. Martino Grandolfo, ka thënë për IWPR se ekipi kishte parë një rritje të madhe të sëmundjes së Limfomës së Hodgins – një formë e leucemisë në gjak.

“Përqindja e rasteve me Limfomën e Hodgkins në radhët e trupave italiane, të cilët kanë shërbyer në Bosnjë dhe Kosovë është mbi dy herë më e lartë se sa ajo në radhët e ushtarëve, të cilët kanë shërbyer në Itali,” ka thënë ai për IWPR. “Por për momentin ne nuk e dimë arsyen e kësaj”.

Numri i veteranëve italianë të Ballkanit, të cilët kanë vdekur nga kanceri ka arritur në 27 në korrik të vitit 2004 – dhe disa mendojnë se shifra e vërtetë është edhe më e lartë.

“Numri i të vdekurve në fakt është 32 apo 33, dhe numri i atyre të cilët jetojnë ende të sëmurë me kancer është disa qindra,” thotë për IWPR, Falco Accame, një ish oficer i marinës ushtarake dhe studiues, i cili është drejtues i grupit të veteranëve të Italisë, Anavafaf.

Reagimi publik ka detyruar qeverinë të pranojë ngritjen e një komisioni parlamentar në senatin italian për hetimin e pasojave të uraniumit të varfëruar.

Por Accame ka thënë për IWPR se ndërkohë, përveç kompensimit të paguar familjeve të ushtarakëve të vdekur, shteti nuk ka pranuar zyrtarisht asnjë lidhje ndërmjet uraniumit të varfëruar dhe kancerit.

“Si në rastin e problemeve shëndetësore nga përdorimi i duhanit apo asbesti, ne nuk mund të jemi të sigurt që uraniumi i varfëruar është përgjegjës për vdekjen e këtyre ushtarëve,” shton Accame. “Këtu, ne flasim vetëm për një mundësi që uraniumi i varfëruar të ketë ndikuar në sëmundjet kanceroze”.

Megjithatë, mungesa e dëshirës së zyrtarëve për të pranuar ekzistencën e një lidhjeje ndërmjet uraniumit të varfëruar dhe kancerit mund të ndryshojë.

Në një vendim të rëndësishëm të gjykatës së Romës më 10 korrik 2004, urdhërohet ministria e mbrojtjes së Italisë të paguajë 500,000 euro kompensim për familjen e Stefano Melone, një veteran i misioneve në Ballkan, i cili ka vdekur nga kanceri në vitin 2001.

Gjykata ka deklaruar se Melone ka vdekur “për shkak të ekspozimit ndaj substancave radioaktive dhe kancerogjene” dhe ka përmendur ndër to edhe uraniumin e varfëruar.

E veja e ushtarit të vdekur, Paola Melone, ka thënë për IWPR se ky është “një vendim historik”, duke shtuar se një gjykatë civile “tani ka pranuar se uraniumi i varfëruar është një substancë kancerogjene dhe e ka përmendur atë si një shkak të mundshëm të vdekjes” të burrit të saj.

“Ky rast ka krijuar një precedent dhe ne po organizojmë tani një konferencë në Itali për familjet e ushtarëve të tjerë të vdekur, për t’i ndihmuar ato në gjyqet e tyre,” shton ajo.

Referenca:

James Pettifer dhe Miranda Vickers “Çështja shqiptare – Riformëzimi i Ballkanit”, faqe 355, botimi shqip nga Bota shqiptare dhe Edicioni “Libri”, Tiranë-New York, 2007

Phil Miller -In Kosovo, US-NATO 1999 Depleted Uranium Ammunition Bombings Still Causes Rising Cancer Cases – Phil Miller -Courts across Europe have ruled that depleted uranium can cause cancer among troops.

Dr. Martino Grandolfo-(IWPR) Institute for War and Peace Reporting Profesori Malcolm Hooper-(IWPR) Institute for War and Peace Reporting PHIL MILLER – declassifieduk.org/

Sejdi Veseli – Vdekja e padukshme i kanoset Kosovës 11 prill 2007

Prishtinë, me 06 prill 2024

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

 Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Më 11 dhjetor 2019, në TV-Dukagjini, dëgjuam një gjë të padëgjuar më herët, sipas së cilës: Radio-Kosova e Lirë na paska qenë një institucion terroristësh!

Kjo lloj tematike pseudohistorike kundër UÇK-së nuk është as e para dhe as e fundit. Por e veçanta qëndron në atë, se TV-Dukagjini, nuk është i vetëm, është së bashku me sivëllezërit e vet: insajder Kosovo, Indexkosovo, ekspreskosovo, Koha.net, Zëri, Bota sot e disa mikro të tjera. Një ushtri e tërë mediatike! Dhe paskan një program të hollësishëm, duke u hedhur në sulm me skalione. Gjithë kjo ushtri propagandistike shtrembëruese e luftës çlirimtare të Kosovës na tregon se Qendra propagandistike kundër UÇK-së është transferuar nga Beogradi në Prishtinë, duke e bërë Prishtinën kryeqytetin e luftës kundër UÇK.

Kjo nuk është diçka zbavitëse, po të kemi parasysh se veprimtarët e kësaj propagande në shumicën e tyre janë njerëz me kompetenca specifike intelektuale. Perspektivë e tmerrshme!

Por, para së gjithash, na duhet të bëjmë më se të qartë, se pafytyrësia e këtyre institucioneve arriti kulmin kur sulmuan: Radio-Kosova e Lirë dhe Agjencinë Kosovapress, me të cilat, asnjë institucion tjetër mediatik në Kosovë nuk mund të krahasohet në të gjithë historinë e Kosovës, të cilat ishin dhe mbetën Ylli Polar për popullin shqiptar në Kosovë për sa  i përket qëndresës, atdhedashurisë, mobilizimit të popullit për të fituar lirinë dhe mbrojtjes që po i bëjnë në vijimësi asaj lufte çlirimtare. Dhe, injoranca e TV-Dukagjini dhe simotrave të tij, pa pikë turpi, arrin ta cilësojnë Radio-Kosova e Lirë si institucion kriminal!

Sigurisht, pacifistët kolaboracionistë kurrë nuk janë marrë me mbështetjen e luftës për çlirimin e Kosovës, ngaqë vuajnë nga iluzioni, duke e kuptuar çlirimin e Kosovës si rezultat të mendimit se ishte largimi i Rugovës dhe oborrit të tij mbretëror në intenerarin: Prishtinë- Beograd-Romë, kur kishte arritur ta bindte 99 % të popullit që të mos rrëmbente armët, si dhe duke i bërë thirrje NATO-s të ndalonte bombardimet, se Serbia do t’ia falte lirinë Kosovës.

Por, kësaj Qendre anti-UÇK dhe ushtarëve të saj të mobilizuar nga Vuçiçi, do t’u zhduket ky iluzion pacifist kur të ngrihen nga abstraktja te konkretja, (se vetëm ashtu mendimi përvetëson konkreten dhe e riprodhon atë si diçka konkrete nga pikëpamja shpirtërore), vetëm atëherëë, këta mercenarë që po na hiqen si mësues dhe urdhërues të popullit, duke përdorur si simbol figurën e varrosur të Ibrahim Rugovës, do t’i thonë vetes: sa budallenj paskemi qenë!

Këta gazetarë-ushtarë pa uniformë ushtarake të qendrës anti-UÇK në Prishtinë e kanë bindur veten sikur historinë e Kosovës, në rolin e frymës universale, e drejton nga varri Rugova, duke i detyruar me ndërgjegjen më të madhe që të gjitha ngjarjet historike të përsëriten dy herë: herën e parë në formën e një tragjedie të madhe, si ajo e viteve 1997-1999, dhe herën e dytë, në formën e një farse të vajtueshme si kjo e kohës së Gjykatës Speciale dhe e TV-Dukagjini me simotrat e tij.

Hapësira e rehatshme që u është krijuar këtyre lloj mediave nga parlamenti i Kosovës me ndryshimin e Kushtetutës, për të vënë në veprim Gjykatën Speciale, një lloj gjykate paragjykuese, u mundësoi mediave TV Dukagjin, insajder Kosovo, Indexkosovo, ekspreskosovo, Koha.net, Zëri, Bota sot, të intensifikojnë propagandën kundër UÇK-së dhe luftës së saj.

Mund të habitesh me këta filistinë shqiptarë, të cilëve u ka ngelur merak se si RKL ka shpëtuar nga ky inkuzicioni, kur edhe qeveria e Kosovës i ka ndërprerë çdo lloj mbështetje porsa Kosova fitoi lirinë. Dhe pikërisht në çastin kur Qeveria e Përkohshme dhe ato pas saj i ndalën RKL edhe përkrahjen morale, madje duke mos lejuar të përmendet dhe emri i saj, Radio-Kosova e Lirë u hodh në sulm edhe më të fuqishëm në mbrojte të Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, sulm, të cilin çdo ditë e më shumë e ka fuqizuar. Kjo e ka egërsuar edhe më tepër Qendrën e fuqishme mediatike anti-UÇK në Prishtinë.

Për syrin e popullit, të paprishur nga syzet e pacifizmit kolaboracionist, janë tepër të qarta synimet e këtyre “mësuesve” të paftuar, të cilët, nga frika se mos kjo Radio e shton pakënaqësinë ndaj kolaboracionistëve pacifistë shqiptarë, këto institucione propagandistike të kësaj Qendre janë bashkuar në luftë të ethshme kundër saj. Kjo Qendër anti-UÇK me institucionet e saj është aq e lirë, aq e shpenguar, duke pasur një pushtet  po aq absolut sa edhe “Rilindja” e kohës së Titos, duke e mbajtur veten po aq “patriotike”, sa që nuk mund të mos e tregojnë në çdo hap natyrën e vet antishqiptare.

* * *

Midis të tjerave, kryesuesi i debatit, në TV-Dukagjini,  më 11 dhjetor 2019, duke ftuar në bisedë një prej ushtarëve të kësaj Qendre anti-UÇK, “zbuloi” se Radio-Kosova e Lirë qenka themeluar ditën kur ishte vrarë, Enver Maloku. Thua të mos e dijë kjo Qendër dhe ky gazetari-kobure i saj që Enver Maloku u vra në Prishtinë më 11 janar 1999?!, ndërkohë që Radio Kosova e Lirë i pat filluar transmetimet një javë më herët, më 4 janar 1999. Duket që parimi ideologjik i kësaj Qendre anti-UÇK, e transferuar nga Beogradi në Prishtinë, është rregulli hitlerian : Shpif, shpif se diçka do të mbetet.

Por edhe sikur ajo vrasje të ishte koincidencë me fillimin nga puna të RKL, pse do ta quajmë  këtë radio vrasëse të Enver Malokut? Po të ikim sipas kësaj logjike sa antinjerëzore aq edhe idjoteske, atëherë po këta monstra, nesër ka gjasa të akuzojnë SHBA se datën 8 nëntor, datën e votimeve presidenciale, duhet ta kenë bërë për nder të datës së krijimit të PKSH, ose e anasjelltas! Mjerë ata shqiptarë që u besojnë këtyre mediave të ardhura nga Beogradi në Prishtinë.

*    *   *

Nuk thuhet më kot se historia përsëritet. Meqenëse fjala është për një stacion rediofonik të një lufte çlirimtare, sikundër është Radio-Kosova e Lirë, po japim një shembull tipik me sulmin që i është bërë një radioje tjetër të ngjashme me të. E kemi fjalën për Radio-Moskën gjatë Luftës së Madhe Patriotike të ish-Bashkimit Sovjetik. Spikeri emblematik i asaj radioje, Filipovi, që jepte lajmet nga frontet e luftës, e kishte prishur nervash Hitlerin, aq shumë sa në një rast çmendurie të tij  pat deklaruar: Më të pushtuar Moskën të parët që do vras janë Filipovi, pastaj Stalini.

Po të njëjtën deklaratë hitleriane pat bërë edhe  Aleksandër Vuçiqit, në janar të vitit 1999,  asokohe Ministër i Informimit i regjimit të Millosheviqit, sot president i Serbisë,  i cili, disa ditë pas fillimit të transmetimeve nga RKL ishte zotuar: “do ta shkatërroj atë radio të terroristëve të UÇK”.

Ngjashëm pat deklaruar një muaj më pas edhe Arkani, për Radio-Kosova e Lirë, i cili pat thënë: Me të mbërritur në Berishë të parën gjë që do bëj do vras efektivin e Radio-Kosova e Lirë pastaj Shtabin e Përgjithshëm  të UÇK-së, dhe atë vend do ta bëj fush futbolli që të mos ngelet asnjë shenjë e atij institucioni frymëzues të terroristëve të UÇK.

Bazuar në atë deklaratë të Arkanit, avionë, artileria fushore e ajo reaktive serbe  e intensifikuan vijimisht bombardimin e saj, por Radio Kosova e Lirë dhe Agjencia Kosovapress, kurrë nuk e ndërprenë transmetimin, duke mbetur të vetmet medie të informimit në Kosovë për të gjithë kombin shqiptar dhe për të gjitha agjencitë e lajmeve në botë.

* * *

Dhe në vazhdën e këtyre shembujve të deklaratave hitleriane kundër radiove çlirimtare është edhe  debati televiziv në TV Dukagjini, më 11. 12. 2019!

A mund të quhet ky debat televiziv i TV-Dikagjini  diçka e rastit?

E pamundur. Këtu kemi të bëjmë me të njëjtën ideologji fashiste; këtu kemi të bëjmë me një fakt se po bëhen përpjekje që të inkurajohet gjithnjë e më shumë Gjykata Speciale anti-UÇK për ta shpallur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, bashkë me gjithë institucionet e saj dhe gjithë pjesëtarët e atyre formacioneve – terroristë.

Qëllimi?

Nëse merret dhe zbardhet një vendim i tillë i asaj Gjykate Speciale, kjo ushtri e tërë gazetarësh mercenarë, të nesërmen e atij vendimi do të kërkojnë me zë të lartë: Kthimin e Kosovës si pjesë integrale e Serbisë, sikundër nënshkruan injorantët politikanë shqiptarë në Rambuje, po ata injorantë që i imponuan Parlamentit të Kosovës ngritjen e kësaj gjykate vetëm kundër palës mbrojtëse në një konflikt ushtarak!, që është rast unikal në të gjithë historinë e drejtësisë botërore.

Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të Prokurorisë në Hagë

Eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kolonel Dilaver Goxhaj në reagimin e tij kundër cilësimit të Radios Kosova e Lirë si Radio e terroristëve nga stafi i  TV-Dukagjinit  ka shkruar se kjo lloj tematike pseudohistorike kundër UÇK-së nuk është as e para dhe as e fundit. Por e veçanta qëndron në atë, se TV-Dukagjini, nuk është i vetëm, është së bashku me sivëllezërit e vet: insajder Kosovo, Indexkosovo, ekspreskosovo, Koha.net, Zëri, Bota sot e disa mikro të tjera. 

Një ushtri e tërë mediatike! Dhe paskan një program të hollësishëm, duke u hedhur në sulm me skalione. Gjithë kjo ushtri propagandistike shtrembëruese e luftës çlirimtare të Kosovës na tregon se Qendra propagandistike kundër UÇK-së është transferuar nga Beogradi në Prishtinë, duke e bërë Prishtinën kryeqytetin e luftës kundër UÇK. 

Pacifistët kolaboracionistë kurrë nuk janë marrë me mbështetjen e luftës për çlirimin e Kosovës.

 Për syrin e popullit, të paprishur nga syzet e pacifizmit kolaboracionist, janë tepër të qarta synimet e këtyre “mësuesve” të paftuar, të cilët, nga frika se mos kjo Radio e shton pakënaqësinë ndaj kolaboracionistëve pacifistë shqiptarë, këto institucione propagandistike të kësaj Qendre janë bashkuar në luftë të ethshme kundër saj, ka shkruar mes tjerash në një analizë të tij,  kolonel Dilaver Goxhaj.




  Dilaver Goxhaj 



Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me ato armë që u sollën pjestarët e familjeve të tyre nga emigracioni si dhe çfarë mundën të bliheshin në Shqipëri prej vëllezërve trafikantë shqiptarë. Por, edhe ata që dolën në krye të asaj lufte vinin nga këto shtresa. Dhe këtë sacrifice ata të gjithë e bënë në emër të lirisë. Ishte dashuria për atdheun që i bëri këta njerëz të fortë, të aftë për të kryer akte të vërteta trimërie, siç ndodhi fillimisht në Drenicë me fisin e Jasharajve, dhe pas dy javësh në Dukagjin me fisin e Haradinajve, ku u përballuan me trimëri qindra ushtarë e policë. Ai heroizëm i madh me ngjyra të shndritshme, që shpërtheu më pas në mënyrë masive, e pati burimin te besimi i madh në vlerat fizike e shpirtërore të atyre familjeve dhe një pjese të konsiderueshme të popullit shqiptar në Kosovë, duke iu kundërvënë jo vetëm armiqve pushtues, por edhe një klase të caktuar politikanësh shqiptarë të rymave të ndryshme dhe pasuesve të verbër të tyre. Si rrjedhojë e zgjerimit të përditshëm të luftës, natyrisht që do të lindte dhe lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila gradualisht mori formën e një ushtrie të rregullt guerile me në krye Shtabin e saj Drejtues. Mirëpo, pasi lufta mbaroi dhe populli fitoi lirinë, që do të thotë se në Kosovë u bë kthesa e madhe shoqërore, filloi ndeshja midis përfaqësuesve politikë të palës fituese të asaj lufte dhe asaj kundërshtuese të saj. Duke qenë se pala kundërshtare e luftës për liri përbënte shumicën e elektoratit, zgjedhjet e para pluraliste, natyrisht që do t’i fitonte ajo. Mirëpo, të dyja palët u paraqitën ashtu siç i pamë këto 20 vjet – ambiciozë, egoistë, mburavecë por edhe frikacakë. Ajo që ka rënë më së shumti në sy është fakti se të dyja palët ngjajnë shumë midis tyre, para së gjithash: me paaftësinë për të ndërtuar shtet dhe me egoizmin e tyre që e zhveshi luftën politike nga çdo ideal tjetër përveç atij të kolltukut. “Kolltugofagët” e racës, siç do të shprehej Fan Noli ynë, jo vetëm që nuk mundën t’i sillnin Kosovës asgjë të re, por, përkundrazi, u bënë pengesë për përparimin e saj. Kjo ishte dhe është një luftë midis klasave dhe shtresave të ndryshme shoqërore në Kosovë, që vërtetoi një dukuri të madhe historike: edhe pse ndodh kthesa historike, për popullin nuk ndyshon asgjë. Populli u zhgënjye. Zhgënjimi është pasqyrë e së ardhmes. Dhe kjo u pa që, si asnjëherë në kushtet e pluralizmit politik të mund të fitoi zgjedhjet e vetme një parti politike, sikundër ndodhi në 14 shkurtin e këtij viti, ku LVV fitoi 51% të tyre, me shpresën se do ndryshoi diçka në raport me periudhën 22 vjeçare të pasluftës. Ky rezultat votimi vërtetoi maksimën: vetëm shpresat e fuqishme të detyrojnë të ndryshosh mendim qoftë si individ, qoftë si popull. Pikërisht kjo shpresë mendojmë se hoqi qafe plotësisht ngushtësinë mikroborgjeze shqiptare. Megjithatë, presim e shpresojmë. Në prag të këtyre votimeve parlamentare, e veçanërisht pas tyre, është vënë re se tema më e preferuar dhe e përditshme e mjeteve të propagandës, (të gazetave, portaleve, radio dhe televizioneve), ka çdo ditë sharje , të ashtuquajtura invektive (fjalë të ashpra demaskuese), kundër ish-Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, si një nga mënyrat retorike më ekspresive të gazetarëve e analistëve të shumtë kosovarë, e cila përdoret pothuajse çdo natë e në çdo studio, si dhe në çdo gazetë e portal, pothuajse nga shumica e oratorëve e gazetarët e vegjël e të mëdhenj. Dhe një ndër gazetarët më të vjetër e më me përvojë në Kosovë, Milaim Zeka, tregon se e zotëron shumë më mirë se të gjithë të tjerët sharjen ndaj SHP të UCK-së me një mjeshtëri të rrallë, i cili këto ditë po shërben si një model i paarritshëm në këtë drejtim. Kjo temë , sikundër thamë, ka marrë hov më së shumti menjëherë pas konstituimit të Qeverisë së Dytë Kurti, ku në një panel televiziv, dhe jo i vetmi panel televizive kundër UCK-së, (kuptohet, duke veçuar “Betejën” e Koshares), z. Milaim zeka, formuar si gazetar klasi në Perëndim, në Suedi, shprehu në mënyrë të koncentruar gjithë urrejtjen ndaj Ushtrisë Çlirimtare, por me nëntekst, duke përmendur vetëm Shtabin e Përgjithshëm të saj: “Të gjithë anëtarët e shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pos Lahi Brahimit, kanë ble vila dhe kanë vënë pasuri miliona.”, (marrë nga intervista ne emisionin “pa maske” (minuta 16) në TV 7, datë 13 prill 2021, (shih:https: //www. facebook.com/ GOInsajderi/videos/470013177535950). Ai, duke shfrytëzuar shkathtësinë e vetë folëse, kërkon të bindi publikun në Kosovë se të gjithë anëtarët e ish-Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së s’kanë qenë gjë tjetër, veçse një bandë hajnash. E bën këtë, nuk e dimë me apo pa qëllim, pa dashje apo të nxitur nga të tjerë, sido që të jetë, ajo është solidarizim me akuzën që ka bërë kundër UCK-së Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë, e cila e akuzon gjithë UCK-në si “një ndërmarje e organizuar kriminale”. Nuk është rastësi, se i inkurajuar nga ky gazetar, të nesërmen e kësaj akuze të bërë nga Milaim Zeka, një bashkëpjesmarrës i tij në “Betejën” e Koshares, një farë Naser Vllasi, edhe ai akuzoi me emër një anëtar tjetër të SHP të UCK-së për trafikant armësh! Përgjegjësia e asaj akuze që shprehu në atë TV z.Milaim Zeka, dhe të nesërmen pasuesi i tij Vllasi, nuk bie vetëm mbi ata të dy, por më së shumti mbi moderatorët dhe të pranishmit në ato panele televiziv, të cilët që i miratuan me heshtjen e tyre. Dikur Leon Tolstoi ka thënë: “Heshtja mbetet gjithnjë një mundësi”. Ndërsa V.Hygo ka thënë: “Heshtje ndaj një ideje të ngulitur është e tmerrshme”. Bazuar në thëniet e këtyre korifejve të letërsisë botërore, me anë të këtij shkrimi akuzoj gazetarin dhe politikanin Milaim Zeka për shpifje dhe manipulim të opinionit publik, me të pavërtetën e madhe thënë për Shtabin e Përgjithshëm të UCK-së. Miratimi në heshtje i kësaj akuze të z. Milaim Zeka si nga moderatori dhe paneli prezent i analiztëve-gazetarë kërkojnë që mendimin e vet ta paraqesin si mendim të përbashkët të të gjithë anëtarëve të shoqërisë në Kosovë, d.m.th., po të shprehemi në mënyrë abstrakte, t’i japin këtij mendimi të tyre formën e opinionit të përgjithshëm në Kosovë, ta paraqesë atë si të vetmin mendim të arsyeshm e të vlefshëm për të gjithë; ku ai kërkon të dali si përfaqësues i gjithë shoqërisë kosovare. Deklarata e z.Milaim Zeka tregon se ky zotëri nuk mbështetet aq shumë mbi faktet, madje as mbi intuitën e tij, por krysisht sheh se nga anaon më së shumti politika shtetrore në Kosovë dhe i mban asaj iso. Natyrisht, edhe autoritetet janë njerëz të mirë, sepse pa to do të ndodhte “shkatërrimi sistemit” dhe humbja e besimit në popull. Por, kjo nuk do të thotë se autoritetet politike do të thonë gjithmonë të vërtetën. Mirëpo, miratimi i Gjykatës Speciale kundër UCK-së tregoi se në shumicën e rasteve, autoritetet kujdesen për interest e tyre politike e individuale, ndërsa të tjerët i manipulojnë. Por z. Milaim, përveç që është gazetar e njeri publik, ai është edhe politikan, pasi ka qenë deputet i parlamentit të Kosovës. Si i tillë, kuptohet që na radhë të parë ai ka gjasa të jetë i motivuar nga interesi personale që bën këtë shpifje-akuzë ndaj gjithë Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së. Dhe ja pse unë e akuzoj për shpifje: Po t’i referohemi listës së ish-anëtarëve të SHP të UCK-së, të publikuar nga Komisioni Qeveritar për veteranët, konstatojmë së SHP i UCK-së na thuhet se përbëhej prej 33 anëtarë. Në atë listë vetëm 12 ish-anëtarë të SHP janë përfolur, se “kanë ble vila dhe kanë vënë pasuri miliona”, pavarësishtë se nuk jepen fakte për të gjithë të përfolurit, dhe këta janë: 1. Adem A. Grabovci 2. Agim H. Çeku 3. Azem R. Syla 4. Fatmir K. Limaj, 5. Hashim H. Thaqi, 6. Jakup J. Krasniqi, 7. Kadri F. Veseli, 8. Ramë G. Buja, 9. Rexhep D. Selimi, 10. Sokol M. Bashota, 11. Sylejman Selimi, 12. Xhavit M. Haliti. Pra, nga 33 që janë në atë listë, vetëm 36% e tyre na rezultojnë se janë ashtu sikundër i akuzon z.Milaim Zeka, që do të thotë vetëm 1/3 e tyre. Ndërsa 21 (njëzetë e një) ish-anëtarë të tjerë të asaj liste, nuk janë përfolur aspak se “kanë ble vila dhe kanë vënë pasuri miliona”, dhe ata janë: 1. Adem Z. Demaçi, 2. Xheladin H. Gashi, 3. Sokol Q. Dobruna, 4. Sali Sh. Veseli, 5. Nuri I. Bexheti, 6. Berat S. Luzha, 7. Alush S. Agushi, 8. Avdi H. Raci, 9. Fatosh Q. Klosi, 10. Isni B. Thaqi, 11. Jashar H Salihu, 12. Lahi Sh. Brahimaj, 13. Musa H. Jashari, 14. Naim R Maloku, 15. Nait Xh. Hasani, 16. Sabit L. Brokaj, 17. Sabit Sh. Geci, 18. Shaip H. Muja, 19. Xhavit I. Ferizi, 20. Ali I. Ahmeti dhe 21. Bislim S. Zyrapi. E rendita z.Bislim Zyrapi jo pa qëllim të fundit, për t’i thënë publikut se ky është ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i UCK-së prej kur ajo mori formën e një ushtrie të rregullt partizane dhe që e ringriti atë ushtri pas shpartallimit që pësoi në verën e vitit 1998 e që nuk përmendet fare, por lavdinë e kanë marrë të tjerë. Kjo dukuri nuk është e re në historibnë shqiptare, pasi e kemi ndoshta në gen që heronjtë i bëjmë baltë, dhe balën e shpallim hero. Mirëpo anëtarë të atij Shtabi të përgjithshëm kanë qenë edhe 11 (njëmbëdhjetë) të tjerë, që ai Komision Qeveritar kërkon t’i mohojë dhe që nuk janë përfolur kurrë për manipulime të Fondit “Vendlindja Thërret” apo që të jenë pasuruar në rrugë të padrejta, të cilët janë: Ekrem Rexha – dega operative Ahmet Qeriqi- drejtor i Radio Kosovaelirë Dilaver Goxhaj – zv. Shef – SHP Bardhyl Tahiri – për xhenjon Mensur Kasumi – zbulimi ushtarak Kurtesh Fondaj – për kiminë Xhavit Sadria – shef i personelit Hajdin Abazi – për mediat Idriz Hyseni- për logjistikën 10.Safet Syla – për nderlidhjën Fadil Beka – shefi për shëndetësi Durak Zyrapi z.vendës për shëndetësi Por do të pyesi lexuesi se pse këta ish-anëtarë të SHP nuk rezultojnë si të tillë në listat e veteranëve të atij Komisioni? Kjo pyetje duhet drejtuar Kryetarit të Komisionit Qeveritar, z. Agim Ceku, i cili kur erdhi në 45 ditët e fundit të asaj lufte, dhe u vu në krye të Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, i gjeti atje dhe ka punuar me ta. Përfundimisht na rezulton se nga 45 anëtarë të SHP të UCK-së, 33 prej tyre, ose thënë ndryshe 74 % e ish anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, nuk na rezulton qoftë edhe të përfolen se kanë blerë vila apo që të jenë bërë milionerë. Që z. Milaim Zeka të mos shkojë para drejtësisë në Kosovë për këtë shpifje-akuzë kundër gjithë anëtarëve të ish Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, (natyrisht indirect edhe kundër gjithë UCK-së), ka vetëm një rrugë: Të dalë në atë TV ku bëri këtë akuzë të turpshme dhe t’i kërkojë ndjesë gjithë opinionit publik në Kosovë e më gjerë, gjithë ish-pjesmarrësve dhe kontribuesve në Luftën për Çlirimin e Kosovës si dhe veçanërisht ish-anëtarëve të SHP të UCK-së, ndryshe, Prokuroria e Kosovës, (nëse është e pavarur, për drejtësi dhe për popullin), duhet të bëjë detyrën e saj. Rrugë të mesme nuk ka.

16 prill 2021

SI E HËNGRËN SHQIPTARËT…



Arben Çokaj 


Pas luftimeve të ashpra, por pa sukses, të ushtrive të mëdha osmane kundër Shkodrës e Krujës, Gjergj Kastrioti arriti në një marrëveshje paqeje me sulltanin turk, por kjo marrëveshje u prish nga Gjergji, pas nxitjes nga Vatikani dhe Venediku. Papa i Romës i premtoi Pal Engjëllit me origjinë nga Drishti, arqipeshkvit të Durrësit, se do e bëjë Kardinal, ndërsa Gjergj Kastriotin – komandant të përgjithshëm të forcave të krishtera kundër Perandorisë osmane. Kur papa u nis të vinte në Shqipëri, rrugës për në Ankona, nga ku do të nisej bashkë me ushtri për në Shqipëri, ai vdiq. Kjo bëri që kryqëzata e krishterë kundër osmanëve në atë kohë të dështonte. E për rrjedhojë, osmanët më pas u hakmorën egërsisht ndaj Shkodrës e Krujës, të cilat mbetën nën kujdesin e Venedikut.Pas vdekjes së Skënderbeut, i biri ishte i vogël, dhe ai e la principatën e tij nen përkujdesje Venedikut, derisa i biri të rritej e të mund ta mbronte atë. Nuk mundën turqit t’i merrnin me luftë këto kryeqendra të qëndresës shqiptare, megjithatë, por i shiti Venediku (i Jozefinës), në një marrëveshje që bëri në atë kohë me sulltanin turk, duke ia dhënë edhe Shkodrën e Krujën osmanëve. Marrë nga Historia e Skënderbeut, Marin Barleti.

Arben Çokaj - gazetar








Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...