Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/07/12

Shkëndijëza...

 RASIM BEBO


 SHKËNDIJËZA  


Autori Flori Bruqi, poet shkrimtarë, historian, hulumtues dhe kritik i talentuar, prezantohet në mjedisin letrar me libri e 39 “Shkëndijëza”stisur nga frymëzimi i shkëndijëzave, duke qëndruar anës së lumit, jo për të mbledhur gurë të shndritshëm, por për ndjellur mendimet, ashtu si afroheshin valët e qeta të lumit deri te këmbët e tij që e freskonin. I vinin ndërmënd autore të ndryshëm të gjinive letrare, prej kohës së antikitetit, nga të cilët përmend Homerin, shqiptarin e madh të letërsisë botërore Fishtën, dhe vjen te Pashaidha dhe te Karl Reiholdi, të cilët dinakëria greke i fshehu shekuj më parë dhe u zbuluan pas vitit 1990. Nobert Jokli në enciklopedin e Madhe Gjermane, e ka quajtur “Lahutën e MALCISË:  “Kënga e këngës së Ballkanit dhe me rastin 60 vjetorit të ditëlindjes, i dërgon telegram urimi. Në vitin 1932, shkruan te “Ylli i Dritës”, ajo është një poemë epike historike me 15.613 vargje, në këto vargje shtrihen ngjarjet e historisë së Shqipërisë së Veriut nga viti 1858 deri në vitin 1913. Lahuta është një nga Krijimet më mahnitëse, në mbarë historinë e letërsisë shqiptare”. (“Artikuj II, f. 54.) 

          “Fishta është shkëmbi i tokës dhe shkëmbi i shpirtit shqiptar” e ka cilësuar Lasgush Poradeci.

                                     

Si Fishta edhe Flori Bruqi, ka marrë përsipër rolin e ndërmjetësit në shtegëtimin e veprës letrare nga autori tek lezuesi. Flori vazhdon të ndikojë me autoritet mbi botën shpirtërore të lexuesit. Rrjedhja kohore ecën me ritmet e saj, duke rruajtur në memorjen e nderit njerëz dhe personalitete të nderuar. Në epokën e sotme një nga këta është intelektuali, shkrimtari Flori Bruqi. 

Po të mos ishte shkatërruar, djegur e përvëluar Roma më 476 e. J. nga Vizigotët dhe biblioteka e Aleksandris në vitet 640 e. J. Nga Kalif Omari, që i vuri zjarrin, dike thënë se nuk na duhet biblioteka, se çdo gjë e ka Kurani thotë i “mënçuri Kalif omar.  Bota sot do të ishte 3 shekuj më përpara, Flori Bruqi do t’i  kishte kapërdirë shkëndijat e tyre. Ndërsa “Pashaida” do kish mbetur e pa njohur, e mbyllur në bodrumet e arkivit të Athinës. Një krijim të përcaktuar për Ali Pashën dha edhe arvanitas Haxhi Sheqreti një mysliman, analfabet me dhunti nga ato që japin muzat disa njerëzve, “e meta” e tij është e të qënit mysliman dhe jo një i krishterë dhe e “meta” e dytë është se i kushtohet një myslimani Ali Pashë Tepelenës. Në qoftë se nuk do të ishin këto dy mëkate, Haxhi Sheqreti do të ishte një “Homer i Ri”, me 10.000 vargje: Tregojmë disa nga vargjet e Pashaidhës: “Kur turbullohet qielli, shkrepëtin e bubullin / dhe era mbi det trazuar ndëron drejtim, / zmadhon dallgët dhe tmerrshëm gjëmojnë, / ngrihen si male, kaltërojnë dhe verdhojnë, / njëra-tjetrës i vijnë, tokën kercënojnë, / të tilla gjëmime, nga se cili top, / gjithkush i dëgjonte, do t’i kujtojë për mot, / si dridhen duart e tyre, sipër mbi dyfek / dhe së prapthi i kapin të errërit fishek...”. (R. B. “Dodona...” bot. 2008, f. 254).“ Flori Bruqi, si një kritik erudit, është i pari në historinë e letërsisë shqipe, i cili ka nxjerrë, si në një “parakalim festiv” të gjithë shkrimtarët dhe poetët e trojeve etnike shqiptare . Nga rradhët e tyre në Perëndimin evropian dhe amerikan, ai përmend 54  syresh. 

Flori Bruqi është ndalur në tre momente kryesore; 1. Në zhvillimin e letersisë në kosovë, e cila zë fill në vitet 30 të shekullit të kaluar, që vazhdojnë krimtarinë në kushtet e terrorit serb. Asnjë herë nuk hoqën dorë nga krijimtaria letrare, duke vlerësuar atë si një armë të fuqishme të indetitetit kombëtar. 2. Në zhvillimin e letërsisë arbëreshe, ku jeton një popullsi 90.000 frymësh që vazhdojnë të flasin gjuhën shqipe. 3. Flori flet për arvanitët, Çamërinë,  Epirin dhe djallëzitë e qarqeve greke ndaj popullit shqiptar. 

Bajroni shkruan: “Nuk ka komb që të jetë parë nga fqinjët e vet me aq urrejtje dhe tmerr se sa shqiptarët”. Kush nuk e di se në fitoren e pavarësisë së Greqisë (1829) që i parapriu kryengritja e vitit 1821, 90% ishin shqiptarë, heronj legjendarë si Kollokotroni, Mjauli, Karaiskaj, Boçari, Xhavella, Bubulina etj.,  që u vranë prapa shpine njëri pas tjetrit. Lufta më e ashpër kundra çamëve u bë më 27 qershor 1944 në të gjith ëÇamërinë veçanërisht në Paramithi, me pabesinë greke, duke therur, pushkatuar, përdhunuar, torturuar dhe dëbuar, mijëra njerëz të pafajshëm. Dhe për këtë masakër të madhe, nuk u muarr hakë kundra minoritetit grek në Shqipëri, me një fjalë nuk u shpërblye gjaku me gjak dhe dëbimi me debim. Është e turpëshme për Enver Hoxhën, i cili si argat i regjur i Beogradit dhe i Athinës, nuk veproi kundra minoritetit grek ashtu si veproi greku kundra Çamërisë. Nëse Dante Aligheri na solli Ferrin e fantazuar, me të gjitha labirintet e tij, deri në rrethin ei 12-të Perëndisë, në ditët tona dolli një Dante i Ri. Ai ështe shkrimtari Kosovar Flori Bruqi. Ky autor na ka sjellë ferrin e vërtetë njerëzor, ku janë gjeneralë të Serbisë, të strukturave te ushtrisë dhe policisë serbe. Në librin: “Njeriu që shtron shinat e “Olimpit”, nga faqja në faqe njihesh me skena të llahtarshme, jo të sajuara, por reale, ku artistët që luajnë, janë plaka, pleq, gra, burra dhe fëmijë, një popull i tërë i vënë në kalvarine vuajtjes e të torturës, një popull destinuar për t’u përzënë nga trojet etnike. Eshtë një vend i cili u bë shkrum e hi, jo vetëm nga zjarri i predhave, por edhe nga zjarri i vendosur me benzinë nga dora e njeriut, e këtyre kriminelëve të njerëzimit, egërsirave serbogreke. 

Përshfaqet aty Shën Bartolemeu i Gjakovës, objektet fetare qindravjeçare që digjen, nëna që dhunohen para fëmijëve, mure të përgjakura, bajoneta që presin kopsa, çajnë gjokset, trupa që digjen me benzinë, maqina që mbushen me kufoma, sisë të prera, sy të dalë, gishta të copëtuar etj. Shëmbëltyra më të këqija të Evropës së sotme. 

Është shumë tragjike, vrasja e 22 fëmijëve, masakrimi i kirurgut gjakovar Dr. Izet Himës, i 2019 femrave të dhunuara që trajtohen nga shoqata “Jeta në Kastriot” nga të cilat , 124 prej tyre janë me gji të prerë, me gishtrinj të këputur, 9 me sy të nxjerrë, 16 me plagë në fytyrë, që kanë lënë 4327 fëmijë jetimë. Krime që as mendohen se mund të ndodhin në realitet, s’ka pse te ketë asnjë hezitim nga Tribunali i Hagës për të hetuar dhe vënë para përgjegjësisë. Pikërisht libri i autorit Fori Bruqi “Olimpi Shqiptar” është sinteza më e mirë e dëshmisë së krimeve kundër njerëzimit dhe genocidit serb në Kosovë dhe atij Grek nëÇamëri. 

Flori zbret në truallin e folklorit dhe konkretisht në atë të artit rapsodik të rapsodit Dervish Shaqa të Kosovës, të cilin me shumë të drejtë, ai e quan “Gjeneral të folklorit shqiptar”. Vallë ky gjeneral e ka lexuar Karl Reinholdin, që ka botuar në vitin 1856 librin e famshëm “Netët Pellazgjike”, ku paraqet Arvanitët dhe çamët ortodoksë ne Greqi, që flasin gjuhën shqipe. (Nga folklori çam: Karl Reinhold “Netët Pellazgjike”, botimi 2005, mjek nga Getingeni Gjermanisë, kishte ndjekur më 1834 mbretin e parë të Greqisë së pavarur, Oton.) 

 

Ai u dashurua pas shqipes dhe shqiptarëve, që flisnin shqipen “edhe më mirë se na” dhe u martua me një vajzë arvanite, ishte poliglot. Nuk thithet nga helenizmi dhe helenët. Në atë kohë gjuha e flotës ishte shqipja. Në vitin 1896 Gustav Meieri, ka qënë në Greqi për të verifikuar regjistrimet e Reinholdit, na njofton se “si në marinën luftarake ashtu dhe në ate tregtare, gjuha e komunikimit ishtemë e shumta shqipja” (Alb. studien V.f. I. 1896). Në Parathënien e librit “Noctes pellasgicae” ai shkruan: “I shtyrë nga shoqëria plot dashuri dhe ngrohtësia ndaj meje e pellazgëve, këtyre aleatëve të flotës mbretërore, i kushtova vëmendje gjuhës së tyre dhe më lindi dëshira aq e fuqishme për visaret e saj... të folurës elegante ... nga kumbimi i ligjërimit shqip”. Reinhordi, miku i tij, patër Vasil Saqellari, me të cilin është njohur në flotë, i dorëzonte rregullisht tekste shqipe që janë pjesë të folklorit si këngë, peralla, anekdoda etj. Dhe kjo disa dekada përpara Thimi Mitkos, Zef Jubanit, ose Zef Skiroit. Në fletoren origjinale bëjnë pjesë: 15 dialloge, 15 përalla, 14 tregime dhe anekdoda, 47 gjë a gjëza dhe vargje saterike. Nga Netët Pellazgjike, 62 pjesë,  dorëshkrime 82 pjesë, 32 letra drejtuar Reinholdit nga prifti i Porozit , Vasil Saqellarit. Shqipërime janë 138 fabula të Ezopit, 11 fragmente nga ungjijtë etj. Vëllimi që unë kam me 200 faqe ka filluartë shkruhet më 22 janar 1856 dhe është mbaruar në Kalavri më 16 mars1856.  Kaluan nga kjo kohë deri në vitin 2005, pikërisht në përvjetorine 150-të të “Netëve Pellazgjike”. Gjatë gjithë kësaj kohe REINHORDI ka qënë më e madhja e fshehtë e ditur e Albanollogjisë.  Kuptohet se edhe e grekut dhe më vonë politikës së Enver Hoxhës, që shqiptarëve të Greqisë u vuri kazmën dhe hyri në një izolim të plotë. Po të kishtë dalë në dritë gjithë kjo pasuri, arbërishtja e Greqisë do të kishte qënë e njohur në shkollat tona kudo, po aq sa dhe arbërishtja e Italisë.

EROTIKË Trandafilë, flettë gjërë! / Eja, të të puth një herë! / More, vashëza pa mëmë / Haide, vemi ndë dhe t’ënë! / U të thom e ti të dish: / Të zësh dhromthinë, të vish! / Atje ce jë kumbisurë: / Si shëit’ zografisurë / More!  Rusu poshtë të të flas: / Mos nomis, se do të ‘ngas! / u  të thashë shumë herë: / Sovaro të mos më mbash / Një zoisë kam i ndari / Të kerkonish, të ma hash? / Klumusht’, mialtë të të jet...” 

14 allonarit 1858, Poerje mik të fahlem.   

Shumë mot kam të gjen kartë t’ënte, e vreronhem tiatrë gjë, podo haronj gluhënë. E ndë më volifshitë këtë muaj, do vinj për pak dit, i të vish. E të shënonj prëposh ca k’shilie Arbërisht, e nëkë di, andë’ i ke shkruajturë. Këtozë vetëmë kishë, e, ndëçofsha edhe të tiera, do t’a ruanj. Po të më shkrunjësh prë këto, and’ i ke shkruajturë, e, ndë ke gjë punë të të bënj, dergo-më. Vashëza e-ime të puth dorënë. Miku i-it  V. S. Prift (f. 315). Fjalori:  Dhormthinë = rruga, kumbisurë = shtrirë, zografisur =vizaatuar, nomis = ndërment, sovaro = sigurtë, zoisë = jetë, volifshitë  = mundesishtë, këtozë = këto.

Çamja e bukur Thonë edhe zoqtë e malit ik (Nga Kolec Traboni) të tromaksur matan detit Zura një mike një belhollë Më s’dëgjohen cicërima çame e bukur nga Filati veç e qara e një shelgu zgjuar ëndrash, ik mes klithmash për mes flakësh edhe zjarrit Kur do vinëçamovogëlthit Larg vendlindjes rritur shtatin                 bashkë me zogjtë kur do vinë me pikëllim në syt e zi mos janë rritur të tromaksur për shtëpi e për një vatër që kur morren arratinë për një pjergull nëÇamëri Për një gjysh e për një gjyshe                    Eh , si mbet Paramithia për një vëlla që vranë në portëm e shkretuar e pa jetë ish i brishtë si një engjëll veç ca peq rrinë në portë e mes engjejsh shkon n’atë botë               E sikush me vete flet.

Emocionuese janë faqet e librit, kushtuar njërit nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare Çamit me origjinë nga Arta, Mitrush Kuteli, ekonomist, mendjendritur dhe shkrimtar erudit. Nga Ilinden Spase:  “mbrëmë von, natën, në të errët erdhën dhe e morën Dhimitrin. Tha ajo me zëmër të dridhur dhe ra në krahët e babajtë. Babai u zverdh në fytyrë. Goja iu zu... Atë ditë , ishte grindur keq në zyrën e eprorit të tij ku ishin dhe disa këshilltarë të huaj. Kishte arritur puna deri atje, sa ai jo vetëm që nuk firmosi po e kish flakur dosjen tutje dhe kish ikur i xhindosur nëpër koridoret e bankës duke bërtitur: -Këtu ka tradhëti! Këtu ka tradhëti!   Mbasi iku, Efterpi (Shoqia e Mirushit) erdhi Nonda e tha: “Kanë futur brënda Petro Markon, Andrea Varfin dhe mustafa Greblleshin. (“Im atë Sterjo”, bot 1995, f. 173). 

Flori Bruqi shkruan me pikëllim për Mitrush Kutelin: “Prekëse deri në lendim të shpirtit, Përmbajta e letrës është tronditëse, Kuteli zbulon një realitet tragjik të kohës së diktaturës.”Në librin e vet, Flori i ka kushtuar vemendje të veçantë NËNË TEREZËS, e cila pasqyron simbolin e ngrohtësisë shpirtërore dhe të humanizmit botëror. Presidenti Amerikan Bill Klinton shprehej në qershor të vitit 2002 se: “Nënë Tereza ishte e para ajo që më bëri të dua kombin shqiptar dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrëmorale ndaj saj dhe vlerave të lirisë” Fjala është për shpalljen e Kosovës se pavarur.  Flori vazhdon analizën  për shqipen e njësuar, duke u ndalur në parahistorinë e saj që prej shek XVI – XVIII ... Në konsultën gjuhësore të Prishtinës të vitit 1968, e cila u mbështet në parimin “Një komb, një gjuhë, një flamur. Për të arritur këtu u shtrua rruga, që shkruajmë më poshtë.  Pikërisht për këtë citojmë F. Gordinjano “Gjeografia kishtare e Shqipërisë” 1934.  Thotë: “se islamizimi (në vendin tonë) fillon ngafundi i shek. XVI deri në gjysmën e shek. XVII kemi kthimin masiv të shqiptarëve nga të krishterë në myslimanë. Shqiptarët, thonë mjaft autorë bashkëkohorë, u kthyen në myslimanë të mos thitheshin prej popujve kufitarë sllavë dhe grekë, Kështu mendojnë: I. Irvin, R. Falasci, W.S. Dawis, Roberto Morozo etj. Citojmë prej tyre: “Islamizimi prej shqiptarëve ka qënë një pritë kundër presionit sllav dhe grek”. Dhe më tej bëhet pyetja: “Po si do të ishte harta e sotme politike në Ballkan, në se shqiptarët do të vazhdonin të luteshin në kishat serbe të Savës e në kishat greke,  Në gjuhën e këtyre dy kombeve?! A do të ishin asimiluar ata? Shqiptarët U BENË MYSLIMANË PER TË RUAJTUR INDIVIDUALITETIN  DHE INDETITETIN KOMBËTAR”.  (Sh. Delvina, bot. 1999, f. 304) Aristidh Kola thotë: “Sulltan Murati lëshon urdhër sipas Kuranit dhe thotë: “Sa katolikë dhe të krishterëkanë feude të myslimanizohen dhe do t’i marrin ato, në rast të kundërt do t’i humbin”.  Por përveç pasurisë u hiqet edhe liria. Janë njerëz të kategorisë dytë. Kështu që shqiptarët duhet të zgjidhnin midis krishterimit dhe lirisë e pasurisë. Shqiptarët gjithmonë kur u gjëndën në dilema të tilla kanë parapëlqyer gjithmonë lirinë dhe pasurinë, e cila siguronte akoma më tepër të parën. (“Arvanitasit”, bot 2002, f. 283). 

Faik Konica thotë: : “Po të mos ishim kthyer në myslimanë, Shqipëria do të ishte e madhe, po nuk dotë ishim Shqiptarë”.  Prof. Dr. ESHREF YMERI shkruan:”Flori Bruqi bie në sy për thellësinë e kujtesës letrare dhe për trajtimin estetik të artittë fjalës së shkruar, çka mburon nga pregatitja e tij si një intelektual erudit, i pa përsëritshëm në lëmin e shkencës së kritikës letrare. (internet “Putpuria”, 8 qershor 2016).  Prof. Dr. Flori Bruqit, si mjeshtër i Analizës kritioko-letrare i uroj edhe shumë libra të tjerë për ushqim të shpirtit të kombit Shqiptar. Rasim Bebo, Addison Çikago, IL. USA.  Qershor 2016.

Mesazhet në protestën e opozitës: Lironi Sali Berishën

 

Mesazhet në protestën e opozitës: Lironi Berishën

Nga thirrjet për lirimin e Sali Berishës te akuzat për keqqeverisje kanë qenë mesazhet e përcjella në protestën e opozitës.


Nga pamjet dhe fotot nga protesta qytetarët shihen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit duke u pozicionuar përpara Kryeministrisë dhe zyrës së Ramës, i cili ndodhet në NewYork.

Grupe të ndryshme me protestues janë nisur nga Sheshi Skënderbej dhe selia blu e Partisë Demokratike, për tu bashkuar me protestuesit e tjerë në bulevard.

Image





2024/07/09

Albin Kurti në CNN: Serbia dhe Rusia u shkaktojnë probleme fqinjëve sepse duan zgjerim

 


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia është agresive ndaj Kosovës, jo vetëm duke mos e njohur si shtet të pavarur, por për shkak se “është angazhuar” në luftë hibride dhe po zhvillon trajnime ushtarake në bazat që i ka pranë kufirit me Kosovën.

Gjatë një interviste për CNN, Kurti tha se Kosova i kërkon Perëndimit që t’i bëjë presion Serbisë që të largojë ato baza, teksa theksoi se Beogradi ka ngjashmëri me Rusinë, pasi sipas tij, të dy u shkaktojnë telashe fqinjëve sepse “duan zgjerim”.

“Në aspektin politik, Serbia është shumë e ngjashme me Federatën Ruse. Ato nuk njohin de facto dhe de jure fqinjët e tyre. Ato u shkaktojnë probleme fqinjëve sepse duan zgjerim. Në anën tjetër, duhet ta them se Rusia ndoshta e imiton Serbinë e regjimit të Millosheviqit. Tani mund ta shohim sesi presidenti despotik [Vladimir] Putin dëshiron ta shndërrojë Ukrainën në një shtet, të ngjashëm me skenarin boshnjak, ku përbrenda do të ishte e ndarë në aspektin territorial, në mënyrë që ta bëjë jofunksionale dhe të krijojë mundësi për pushtim të mëtejmë të territorit”, tha Kurti.

Kryeministri kosovar tha se në aspektin historik, kulturor dhe operacional, Kremlini dhe Beogradi kanë imituar njëri-tjetrin dhe kjo është shqetësuese për Kosovën.

“Prandaj jemi të shqetësuar sepse është në interesin e Kremlinit që të përhapë konflikte të tjera në Evropë përmes bashkëpunëtorëve të tij. Dhe Serbia në Ballkan është shtet hegjemonist dhe njëkohësisht bashkëpunëtore e Rusisë”, tha Kurti.

Edhe gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, akuzoi Serbinë se i shërben interesave të Rusisë, shtet që ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës fqinje mbi dy vjet më parë.

Clark – që ka udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, që çoi në çlirimin e Kosovës – tha se Serbia dëshiron të marrë pjesën veriore të Kosovës dhe ta ndajë Bosnjë e Hercegovinën, për të krijuar “Serbinë e Madhe”.

“Dora e Rusisë ndihet në Ballkan. Serbia është krahu i Rusisë në Ballkan. Serbia u shërben interesave të Rusisë. Presidenti [serb, Aleksandar] Vuçiq është i mençur. Ai tenton të duket se po luan me dy porta, por kur të vijë momenti, ai do të bëjë çfarë i kërkon Putini. Dhe çfarë ai do nga Putini, sigurisht është autoriteti për të përdorur trupat e tij në Kosovë, të paktën të marrë gjysmën e pjesës veriore të Kosovës dhe ndoshta më shumë. Njëkohësisht, duan ta ndajnë Bosnjën, ta marrin Republikën Sërpska dhe ta bëjnë ‘Serbinë e Madhe’. E gjithë kjo ka të bëjë me spastrim etnik në Ballkan”, tha Clark.

Duke folur për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, ai tha se ajo ishte vendimtare, duke kritikuar aleancën se nuk po bën sa duhet për të ndihmuar Ukrainën, që po përballet me pushtimin e Rusisë.

“NATO duhet të bëjë më shumë. Shikoni shembullin e Kosovës sot, 25 vjet demokraci, shtet i lirë. Kështu duhet të jetë edhe për Ukrainën, mund ta shpëtojmë Ukrainën nëse ngrihemi dhe e bëjmë [ndërhyjmë]. Kjo është detyra jonë”, tha Clark.

Ai shtoi se nëse NATO “çalon” në Ukrainë, atëherë problemet nga atje do të barten në Ballkanin Perëndimor.

Edhe më herët, zyrtarët në Kosovë kanë akuzuar Serbinë se po e ndihmon Rusinë të hapë një front të ri kundër Perëndimit.

Serbia, që mban raporte të mira me Rusinë, deri më tani ka refuzuar që t’i vendosë sanksione Moskës për shkak të luftës në Ukrainë. Por, Beogradi ka votuar për disa rezoluta në Kombet e Bashkuara që kanë dënuar agresionin rus kundër Ukrainës. /REL


Albin Kurti në CNN: Projekti gjenocidal i regjimit të Millosheviqit nuk do të ndalej pa intervenimin e NATO-s

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se pa intervenimin e NATO-s në Kosovë më 1999, projekti gjenocidal i regjimit të Millosheviqit nuk do të ndalej.

Në një paraqitje për gazetaren Christiane Amanpour në CNN, Kurti tha se forcat policore dhe ushtarake të Millosheviqit e deshën Kosovën vetëm si territor, por pa popullin e saj shqiptar.

“Paraprakisht ka pasur një dyzinë masakrash kundër popullsisë civile në Kosovë ku fëmijë, gra e të moshuar janë vrarë, gra janë dhunuar, shtëpi e fshatra të tërë janë djegur dhe e gjithë kjo ka qenë përbrenda projektit gjenocidal të regjimit të Millosheviqit që Kosova të jetë pa popullin e saj, pa shqiptarë. Pra, ata e panë vendin tonë si territor e jo si popull, dhe deshën që ata njerëz ose të vriteshin ose të dëboheshin. Dhe operacioni ‘Patkoi’ po realizohej kur NATO-ja intervenoi dhe ndaloi gjenocidin e Serbisë. Prandaj, ndalimi i gjenocidit dhe çlirimi i vendit tonë, dhe sjellja e paqes në fund, ishin një dhe e njëjta gjë që u mundësua dhe më vonë u garantua nga NATO-ja”, deklaroi kryeministri Albin Kurti në këtë intervistë.

Shfaqet Murtaja e Zezë që vrau 25 milionë njerëz në mesjetë

 


Bakteret e murtajës zakonisht transmetohen nga brejtësit dhe pleshtat te njerëzit duke kafshuar, prekur ose gërvishtur lëkurën e kafshëve të infektuara.

Në Kolorado, konkretisht në kontenë Pueblo, 118 milje në jug të Denverit, është raportuar një rast i ri i murtajës njerëzore.

Autoritetet shëndetësore amerikane deri më tani nuk kanë bërë të ditur gjendjen e pacientit dhe se si është infektuar, por paralajmërojnë se bëhet fjalë për një sëmundje potencialisht fatale që transmetohet nga brejtësit dhe pleshtat dhe në mesjetë ka vrarë miliona njerëz.

Sipas të dhënave nga shërbimet epidemiologjike në SHBA, gjashtëmbëdhjetë persona kanë vdekur nga murtaja në 20 vjet, ndërsa viktima e fundit është regjistruar vitin e kaluar në jugperëndim të Kolorados.

Në të vërtetë, murtaja te njerëzit është shumë e rrallë, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), me një mesatare prej shtatë rastesh të infeksionit në vit. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) regjistron 1,000 deri në 2,000 raste të murtajës çdo vit, kryesisht në zonat rurale të Afrikës, Azisë, Amerikës së Jugut dhe SHBA. Simptomat përfshijnë fillimin e papritur të etheve dhe të dridhurave, dhimbje koke të forta, dhimbje muskujsh, të përzier, të vjella dhe ënjtje të nyjeve limfatike.

Bakteret e murtajës zakonisht transmetohen nga brejtësit dhe pleshtat te njerëzit duke kafshuar, prekur ose gërvishtur lëkurën e kafshëve të infektuara. Mund të transmetohet edhe te njerëzit nëse thithin pika të pështymës nga një person ose kafshë e infektuar.”Ne këshillojmë qytetarët që të mbrojnë veten dhe kafshët e tyre nga murtaja,” tha zyrtarja e Departamentit të Shëndetësisë në Puebla, Alicia Solis .

Kjo është arsyeja pse zyrtarët shëndetësorë rekomandojnë që banorët të mbrojnë shtëpitë e tyre nga brejtësit dhe të shmangin kontaktin me kafshët e ngordhura. Për shembull, kafshët shtëpiake duhet të trajtohen rregullisht kundër pleshtave dhe të mbahen në ambiente të mbyllura ose me zinxhir. Gjithashtu, infeksionet e pleshtave te kafshët shtëpiake duhet të trajtohen menjëherë dhe të dërgohen te veterineri nëse ato sëmuren.

Vlerësohet se murtaja, ose Vdekja e Zezë, vrau 25 milionë njerëz në Evropë në mesin e shekullit të 14-të. Prej kohësh besohej se transmetohej nga minjtë, derisa një raport i vitit 2018 nga Universitetet e Oslos dhe Ferrarit zbuloi se morrat dhe pleshtat ishin kryesisht përgjegjës për përhapjen e sëmundjes te njerëzit.

Sëmundja mund të prekë njerëz të të gjitha moshave, por rreth gjysma e rasteve përfshijnë pacientë midis moshës 12 dhe 45 vjeç, sipas CDC. Nëse nuk trajtohet, murtaja ka një shkallë vdekshmërie prej 30 deri në 60 përqind, por ato numra të zinj bien në më pak se pesë përqind nëse sëmundja zbulohet herët dhe trajtohet me antibiotikë.

Temperaturat në “Luginën e Vdekjes” deri në 54 gradë. – SHBA goditet nga një valë përvëluese të nxehti

 


Një valë e ngadaltë të nxehti, shoqëruar potencialisht me temperatura rekord po përhapet në të gjithë pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Meteorologjik.

Rajonet juglindore dhe ato në qendër të vendit po përballen gjithashtu me një valë nxehtësi e lagështire që pritet të zgjasë.

Në kontenë Maricopa të shtetit të Arizonës, që përfshin qytetin Phoenix, këtë vit janë konfirmuar të paktën 13 raste vdekjesh të lidhura me të nxehtin, ndërsa janë nën hetim edhe 160 vdekje të tjera, të dyshuara nga nxehtësia, sipas një raporti më të fundit.

Raporti nuk përfshin vdekjen e një djali 10-vjeçar në fillim të kësaj jave në Phoenix, i cili pësoi një “incident mjekësor të lidhur me të nxehtin” ndërsa po shëtiste me familjen e tij në një prej parqeve të qarkut, njoftoi departamenti i policisë.

Ndërkohë sipas parashikimeve temperaturat në atë që njihet si Lugina e Vdekjes në Kaliforni mund të arrijnë deri në 53.8 gradë Celsius gjatë ditës së dielë dhe më pas rreth 54.44 gradë Celcius deri të mërkurën.

Rekordi zyrtar botëror për temperaturën më të nxehtë të regjistruar në Tokë është shënuar po në Luginën e Vdekjes prej 56.67 gradë Celcius në korrik të 1913, por disa ekspertë i kundërshtojnë të dhënat dhe thonë se rekordi i vërtetë është prej 54.44 gradë Celcius, i regjistruar në korrik të vitit 2021.

Shkencëtarët zbulojnë pikturën 51.200 vjeçare

 


Shembulli më i vjetër i artit figurativ të shpellave është zbuluar në ishullin indonezian Sulaesi nga shkencëtarë australianë dhe indonezianë.

Piktura e një derri të egër dhe tre figurave të ngjashme me njeriun është të paktën 51,200 vjet e vjetër, më shumë se 5,000 vjet më e vjetër se arti i mëparshëm më i vjetër i shpellës.

Sipas ekspertëve, zbulimi tregon se njerëzit asokohe  kishin aftësinë për të menduar në terma abstrakte.

Këto piktura  përfaqësojnë një evolucion në proceset e mendimit në specien tonë që i dhanë fill artit dhe shkencës.

Prof Adam Brumm nga Universiteti Griffith tha se zbulimet më të fundit të artit të shpellave indoneziane hedhin dritë të re mbi rolin e rëndësishëm të tregimit në historinë e artit.

“Vlen të përmendet se arti më i vjetër i shpellave që kemi gjetur deri më tani në Sulaëesi përbëhet nga skena të dallueshme: domethënë, piktura që përshkruajnë njerëzit dhe kafshët duke ndërvepruar në atë mënyrë që ne mund të nxjerrim përfundimin se artisti synon të komunikojë një rrëfim të një lloji-një histori”, tha ai.

Policia e Kosovës jep detaje për aksionin në Pejë dhe Ferizaj

Policia e Kosovës, respektivisht Departamenti i Hetimeve, përmes Drejtorive kompetente dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, në vazhdën e parandalimit dhe luftimit të veprave penale, theks të veçantë po i kushton luftë së pakompromis kundër krimit të organizuar, krimit ekonomik dhe korrupsionit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Gjatë ditë së sotme, nga ky fushëveprim në dy rajone të ndryshme, janë realizuar dy operacione policore, ku në dy raste të ndara janë arrestuar pesë persona të dyshuar, si dhe janë sekuestruar dëshmi relevante për proceduar të mëtejme ligjore. Në rastin e parë, më 09.07.2024, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim edhe me Hetimet Rajonale në Pejë, kanë arrestuar një person të dyshuar, nën dyshimin se i njëjti ka konsumuar veprat penale ‘Fajde’ nga neni 331 dhe ‘Detyrim’ nga neni 328 i KPRK-së. Njësitë e lartcekura policore, në koordinim edhe me Prokurorinë Themelore në Pejë, pas dyshimeve se janë kryer veprat e lartcekura, të njëjtën ditë kanë realizuar një operacion policor, me ç’rast është arrestuar në flagrancë i dyshuari i lartcekur, i cili dyshohet se në vazhdimësi, përmes presionit dhe kërcënimeve, e ka detyruar viktimën të veprojë në dëm të pasurisë së tij, duke paguar norma të interesit si fajde. Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, janë sekuestruar dëshmi të cilat do të përdoren në procedurë penale ndaj personit të dyshuar, derisa i njëjti lidhur me rastin, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Në rastin tjetër, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së shumë veprimeve hetimore për një kohë, si dhe duke aplikuar edhe masa të veçanta të hetimit është arritur të sigurohen dëshmi/prova të mjaftueshme se: i dyshuari me iniciale A.P., me profesion mjek-veterinar, dhe pronar i Operatorit Ekonomik-Ambulanca veterinare private – fitues i pesë tenderëve, në pesë komuna të ndryshme, për trajtimin e qenve endacakë, gjatë trajtimit të tyre, për periudhën kohore gusht-tetor 2023, në cilësinë e mjekut veterinar, si person përgjegjës, qëllimisht ka shkelur detyrimet qe kanë dalë nga kontrata. Konkretisht, në hospitalizimin pas intervenimit, duke paraqitur të dhëna të rreme; duke shtuar numrin e qenve të trajtuar në regjistrat e dorëzuar tek Autoriteti Kontraktues, duke mos paraqitur rastet e ngordhjes se kafshëve, duke mbajtur të fshehur për autoritetet kontraktuese, me qëllim të përfitimit për vete apo personave tjerë; gjithashtu, nuk ka përfillur procedurat ligjore, ku paraprakisht është dashur të marrë aprovimin nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, për plotësimin e kushteve për të operuar si ambulancë dhe strehimore për qenët endacakë, ku sipas raportit të inspektoreve të AUV-it, nuk ka plotësuar kushtet për të operuar, ku rrjedhimisht edhe iu kishte ndaluar operimi, deri në plotësimin e kushteve të kërkuara. Ndërsa, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit tjerë me iniciale A.P. ; I.H. dhe SH.M., në cilësinë e punëtorëve të dyshuarit të parë, gjatë periudhës kohore gusht-tetor të vitit 2023, duke operuar në bashkëkryerje, gjatë kryerjes së procedurave të trajtimit të kafshëve: kapjes, sjelljes, akomodimit në strehimore dhe dërgimit në destinacionin e kapjes, me veprim kanë keqtrajtuar kafshët duke iu shkaktuar vuajtje dhe dhembje apo shqetësime të rënda në atë shkallë apo rrethanë të cilat janë të tepruara dhe të panevojshme. Me këtë rast i dyshuari i lartcekur me iniciale A.P. dyshohet të ketë kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” nga neni 415 i KPRK-së, ndërsa të dyshuarit me iniciale I.H.; A.P. dhe Sh.M., kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve”, nga neni 346 i KPRK-së. Sot me datë 09.07.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarve të sipër cekur dhe të njëjtit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, të caktuar sipas detyrës zyrtare. Pas intervistimit, me Aktvendim të Prokurorit, të dyshuari janë ndaluar për 48 orë. Të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me Prokurorin e rastit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...