Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/08/20

Zbulohet letra që mësuesi amerikan la pas vrαsjes së gruas së tij në Tiranë

 




Një krim horror tronditi kryeytetin këtë të hënë. Një shtetas amerikan vrαu gruan duke e mbytur me litar, dy qentë e tyre dhe më pas u vetëvαr. Ngjarja ka ndodhur në banesën ku ata jetonin me qira në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”.

Bëhet fjalë për shtetasin amerikan Matthew Janes Wertz, 55 vjeç i cili punonte si mësues në Tiranë në një gjimnaz privat. Bashkëshortja e tij është identifikuar si Saragih Indah Lilis Sartika, me origjinë nga Indonezia.

Mësuesi amerikan nuk është paraqitur në shkollë sot, duke nxitur shqetësimin e kolegëve dhe drejtuesve të institucionit. Drejtori i shkollës është personi që ka shkuar në shtëpinë e Werts për ta kontrolluar dhe ka zbuluar ngjarjen tragjike. Policia gjeti fillimisht trupin e mësuesit dhe më pas edhe atë të bashkëshortes së tij.

Mësohet se 55-vjeçari kishte lënë edhe një letër lamtumire për babain e tij. Në letrën drejtuar të atit, ai shkruante: “Baba më fal, nuk ia dal dot. Më fal për çfarë bëra, ishte më e fortë se unë.”

Autoritetet thonë se janë angazhuar në zbardhjen e motiveve që çuan në këtë akt ekstrem. Kolegët të tij kanë dëshmuar në polici mbi atë që kanë vënë re ditët e fundit. Paraprakisht besohet se gjithçka ka ndodhur në kushte të depresionit.

Mjekut italian i gjejnë 8 milionë euro të fshehura pas dollapit

 


milionë


Rreth 8 milionë euro cash, të fshehura në shtëpi, të renditura dhe të ndara në tufa 20, 50, 100 dhe 200 euro. “Thesari” u zbulua dhe u sekuestrua nga policia financiare e Napolit në shtëpinë e një mjeku që banon në Santa Maria la Carità dhe që ushtron aktivitetin e tij në Pompei. Mjeku e ka pasur të pamundur të justifikojë origjinën e parave që u sekuestruan.

Gjatë inspektimit të shtëpisë, financuesit zbuluan një “kasafortë” të vendosur pas një gardërobë dhe të shndërruar në një lloj vendi të fshehtë për të ruajtur të sigurta paratë. Krahas shumës së madhe policia gjeti dhe sekuestroi edhe të gjithë dokumentacionin që lidhet me veprimtarinë e tij profesionale. Sekuestrimi parandalues i parave u zyrtarizua më pas nga një gjykatë që konfirmoi hetimet. 

SPAK “zbarkon” në KQZ, kërkon dokumentacionin për tenderin e pajisjeve elektronike

 



SPAK ka “trokitur” edhe në KQZ. Prokuroria e Posaçme kërkon dokumentacione nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për tenderin e pajisjeve elektronike.

Kërkesa e drejtuar ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mban emrin e kreu të SPAK, Altin Dumani dhe është firmosur më datë 16 gusht 2024.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për nevoja të hetimeve që po zhvillohen kërkon nga ana juaj dokumentacionin e plotë të praktikës së procedurës të prokurimit me nr.”REF-83073-12-23-2020″ me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor” dhe të praktikës së procedurës të prokurimit me nr. “REF-89113-03-04-2021”, me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave” – thuhet në kërkesë.

OBSH: Lija e majmunit nuk është një Covid i ri

 



lija

      


  •  
  •  
  •  


  •  

Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të martën se lija e majmunit, pavarësisht nëse është lloji i ri apo i vjetër, nuk është COVID-i i ri, pasi autoritetet dinë të kontrollojnë përhapjen e tij.

“Ne mund dhe duhet ta trajtojmë këtë sëmundje së bashku”, tha Hans Kluge, drejtor i OBSH-së për Evropën, në një konferencë për shtypin.

“Pra, a do të vendosim të ngremë sisteme për të kontrolluar dhe eliminuar linë e majmunit globalisht, apo do të përballemi me një cikël tjetër paniku dhe neglizhence? Mënyra se si do të përgjigjemi tani dhe në vitet në vijim, do të jetë një provë kritike për Evropën dhe botën”, shtoi ai.

Lija e majmunit është një infeksion viral që shkakton puçrra me qelb dhe ka simptoma të ngjashme me gripin. Infeksioni zakonisht është i lehtë, por mund të shaktojë edhe vdekjen.

Varianti ‘clade 1b’ ka shkaktuar shqetësim global sepse duket se përhapet më lehtë.

Një rast i këtij varianti u konfirmua javën e kaluar në Suedi dhe u lidh me një përhapje në rritje të virusit në Afrikë, rasti i parë i përhapjes së tij jashtë kontinentit. OBSH-ja e shpalli shpërthimin e fundit të sëmundjes një emergjencë të shëndetit publik që përbën shqetësim ndërkombëtar pasi u identifikua varianti i ri.

Zoti Kluge tha se vëmendja e përqëndruar tek lloji i ri ‘clade 1’ do të ndihmojë gjithashtu në luftën kundër variantit më pak të rëndë ‘clade 2’ që është përhapur globalisht që nga viti 2022. Kjo i ka mundësuar Evropës të përmirësojë reagimin e saj përmes këshillave dhe mbikëqyrjes më të mirë shëndetësore.

Rreth 100 raste të reja të llojit ‘clade 2’ të lisë së majmunit janë raportuar çdo muaj në rajonin evropian, shtoi zoti Kluge.

Sëmundja transmetohet përmes kontaktit të ngushtë fizik, duke përfshirë marrëdhëniet seksuale. Megjithatë, ndryshe nga pandemitë e mëparshme globale si ai i COVID-it, nuk ka asnjë provë që lija e majmunit përhapet lehtësisht përmes ajrit.

Autoritetet shëndetësore duhet të jenë në gjëndje gatishmërie në rast se ka variante të reja, të cilat barten më lehtë nga një person tek tjetri ose që ndryshojnë rrugën e tyre të transmetimit, por nuk ka rekomandime që njerëzit të mbajnë maska, tha zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jasarevic.

SKANDALET E QEVERISE RAMA: Thellohet skandali i mbetjeve toksike të nisura nga Durrësi, porti kinez konfirmon: 100 kontenierë me mbetje toksike janë transportuar në prill nga Shqipëria

 



Thellohet dhe më tej skandali i mbetjeve toksike të nisura nga Porti i Durrësit. Pas korrenspodencës që VNA pati me Groundwork.com rezulton se transporti i lëndëve të rrezikshme është një praktikë që ka ndodhur dhe herë të tjera. Organizatat Ban dhe Earth kanë sinjalizuar dhe për një ngarkesë të mbërritur nga Porti i Durrësit në Portin e Nansha në Kinë.

115 kontejnerë me mbetje toksike që kanë ardhur nga Shqipëria dhe që janë vendosur në Portin e Nansha, Guangzhou, Kinë që prej datës 2 prill 2024, janë bllokuar nga dogana e Fengcheng.
Organizatat BAN dhe EARTH i kanë bërë thirrje MAERSK dhe/ose MSC të cilët janë përgjegjës për transportimin e këtyre mbetjeve që t’i rikthejnë ato në portin e Durrësit prej ku edhe kanë ardhur.

Ngarkesa mësohet se ka nivele të larta të plumbit dhe ndotësve të tjerë, duke dëshmuar se ato janë mbetje toksike.

Autoritet portuale në Guangzhou kanë kryer analiza të kampionëve që janë marrë nga kontenierët dhe bazuar në rezultatin e tyre ka vendosur bllokimin e kontenjerëre dhe nuk ka lejuar falje në tyre nga porti.
Pritet që presioni i madh ndërkombëtar ndaj kompanisë që ka kryer transportin t’a detyrojë këtë të fundit që ngarkesën ta kthejë në Portin e Durrësit.

E gjitha kjo ka ndodhur nën hundën e autoriteteve shqiptare. Në asnjë rast nuk konstatohet që organizatat partnere të transportit detar të jenë njoftuar nga autoritetet shqiptare për transportin e mbetjeve toksike. Procedurë zyrtare që duhet ndjekur për çdo transport të lëndëve të rrezikshme.

Organizatat e mbrojtjes së mjedisit që kanë vënë alarmin për këtë skandal. Groundwork në komunikimin me VNA ka nisur dhe listën e kontenierëve që ndodhen në Portin e Guangzhout, dokumentet doganore në mandarin dhe përkthimin në anglisht të analizave të kampionëve që janë marrë nga kontenjerët që kanë ardhur nga Shqipëria në prill të këtij viti.

“Bill Gates i Britanisë” mes të zhdukurve pas fundosjes së jahtit në Siçili

 



Manjati i teknologjisë në Mbretërinë e Bashkuar, Mike Lynch (shumë i referohen atij si Bill Gates i Britanisë) është mes personave të zhdukur pasi jahti i tij luksoz u përmbys në brigjet e Siçilisë gjatë një stuhie të fortë.

Biznesmeni 59-vjeçar, themelues i Autonomy Corporation, është një nga gjashtë personat e zhdukur sipas Guardian, ndërsa gruaja e tij, Angela Bacares, u shpëtua.

Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme Britanike tha: “Ne jemi në kontakt me autoritetet lokale pas incidentit në Siçili dhe jemi gati të ofrojmë mbështetje konsullore për shtetasit britanikë të prekur”.

Pesëmbëdhjetë persona janë shpëtuar nga jahti i cili u fundos në brigjet e Siçilisë, nga anijet patrulluese të rojes bregdetare italiane dhe ekipet e shpëtimit.

Mes të shpëtuarve është edhe një fëmijë një vjeç.

Një person i vdekur është nxjerrë nga rrënojat .

Kapiteni i një anijeje, i cili ishte afër kur varka me vela u fundos shpëtoi 15 persona dhe përshkroi për BBC rrethanat në të cilat anija u mbyt.

Kapiteni Carsten Borner tha se varka e tij u godit gjithashtu nga stuhi shumë të forta për shkak të motit të keq në orët e para të mëngjesit, por kishte arritur ta stabilizonte atë.

Ai theksoi se panë jahtin i cili ishte jashtë kontrollit.

“Arritëm ta mbanim anijen tonë në vend dhe pasi mbaroi stuhia, vumë re që jahti i cili ndodhej pas nesh ishte zhdukur .”

Ai tha se ekuipazhi i tij më pas gjeti disa nga të mbijetuarit në një gomone, duke përfshirë tre persona të cilët u plagosën rëndë dhe i mori në bord përpara se roja bregdetare t’i merrte.

Ai konfirmoi se “një foshnjë e vogël dhe gruaja e pronarit” ishin në mesin e të mbijetuarve.

2024/08/19

Piramida 1,100-vjeçare e tullave në parkun arkeologjik Ihuatzio në shtetin meksikan Michoacán, është shembur në njërën anë të saj

 

Shembja e pashpjeguar e një piramide të lashtë në Meksikë po interpretohet si ‘ngjarje ogurzezë’ nga mediat, edhe nuk është përcaktuar nëse ka ndodhur spontanisht apo ishte një sabotim.

Piramida 1,100-vjeçare e tullave në parkun arkeologjik Ihuatzio në shtetin meksikan Michoacán, është shembur në njërën anë të saj, në dukje pas shirave të dendur në rajon.

Piramidat janë ndërtuar në brigjet lindore të liqenit Pátzcuaro, të banuar nga perandoria Purépecha prej vitit 900 p.e.s. deri në mbërritjen e kolonizatorëve rreth vitit 1530.

Pasardhësit e fiseve të lashta Purépecha thonë se shembja e stuhia tregon për ‘pakënaqësinë e Zotave’.

Ndërsa zyrtarët e arkeologjisë meksikane thanë se shirat e rrëmbyer kanë prishur stabilitetin e basenit të liqenit që ka ndihmuar në shembjen e strukturës së lashtë.

Ata pretendonin se shembja vinte nga shkaqe natyrale, ndërsa pasardhës së fiseve Purépecha sugjeronin versione më dashakeqe.

“Paraardhësit tanë ndërtues do të thonin se kjo tregon për afrimin e një ngjarjeje të rëndësishme”, shkruante indigjeni Tariakuiri Alvarez, në rrjetin Facebook.

Ihuatzio konsiderohej si kryeqyteti Purépecha deri në fundin e mbretërimit të fisit në shekullin e 16-të.

Vendi ka qenë gjithashtu skena e betejës fitimtare të fisit Purépecha ndaj perandorisë në fund të shekullit të 15-të, shkruan rrjeti britanik Metro.

Për gati 10 vjet mbreti i Purépecha, Tzitzic Pandacuare mbrojti fisin e tij nga sulmet Azteke.

Sot piramidat Ihuatzio konsiderohet nga vendet më të rëndësishme arkeologjike në rajon.

FOTO GALERI
1/3
Piramida 1,100-vjeçare e tullave në parkun arkeologjik Ihuatzio në shtetin meksikan Michoacán, është shembur në njërën anë të saj

Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

  Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...