Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/09/02

Krimineli rus duhet futur në burg thotë Maria Elena Vignoli nga Human Rights Watch (HRW) i bën thirrje Mongolisë ta arrestojë Putinin

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur sot në Mongoli, vendi anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare sipas urdhrit të së cilës kërkohet arrestimi i tij per krimet ne konfliktin në Ukrainë. Gjatë vizitës së sotme Putin u takua me liderin mongol Ukhnaa Khurelsukh, me të cilin morën pjesë në një ceremoni për trupat ruse e mongole të rënda në përpjekje kundër Japonisë në 1939, për kontrollin e Mançurisë e Kinës verilindore. Mijëra ushtarë u vranë në betejën e përgjakshme ku ndodhet sot kufiri mes Mançurisë e Mongolisë. E sotmja është vizita e parë e Putin në një vend anëtar të Gjykatës Ndërkombëtare, që prej lëshimit të urdhër-arrestit 18 muaj më parë për krimet në luftën në Ukrainë. Kjo e fundit i ka bërë thirrje Mongolisë të ndalojë Putin për ta dorëzuar në Hagë, por kjo nuk dukej se kishte gjasa të ndodhte në vizitën e sotme. Mongolia është vendi me popullsi të pakët mes Kinës e Rusisë, dhe është e varur nga kjo e fundit për karburant dhe energji elektrike, ndërsa nga Kina furnizohet me qymyr. FOTO GALERI1/3 Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur sot në Mongoli, vendi anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare sipas urdhrit të së cilës kërkohet arrestimi i tij .

 

Ja kush i bën thirrje Mongolisë ta arrestojë Putinin

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW) i ka bërë thirrje Mongolisë t’ia mohojë hyrjen, ose ta arrestojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i cili e ka ndër mend ta vizitojë këtë vend më 3 shtator 2024.

pRESIDENTI rus Vlladimir Putini kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP), të cilës Mongolia iu bashkua më 2003.

GJNP-ja, një gjykatë e përhershme për krimet e luftës me seli në Hagë, më 2023 e lëshoi një urdhërarrest për Putinin për dëbimin e dyshuar të fëmijëve nga Ukraina, gjë që cilësohet krim lufte.

“Mongolia do t’i shpërfillë detyrimet e saj ndërkombëtare si një anëtare e GJNP-së, nëse e lejon vizitën [e Putinit] pa e arrestuar atë”, tha të hënën Maria Elena Vignoli, avokate e lartë ndërkombëtare në HRW.

Kremlini tha se më 30 gusht 2024 se nuk “brengoset” për udhëtimin e  Vlladimir Putinit, duke shtuar se Rusia ka “dialog të mrekullueshëm me miqtë tanë nga Mongolia”. 

2024/08/30

Aktiviteti fizik i domosdoshem per shendet te mire

 


Aktiviteti fizik, i domosdoshem per shendet te mire













Sa më shumë të reja zbulon shkenca për të jetuarit shëndetshëm, aq më shumë forcohet ideja se të jesh në formë, mendërisht e fizikisht, duhet të lëvizësh sa më shumë.

Çka mund të jetë e vështirë në këto kohë kur shumë njerëz janë të detyruar të rrinë ulur në tryezën e punës gjatë gjithë ditës. Sipas një studim të kohëve të fundit, edhe nëse qëndron në karrige për një kohë të gjatë, pak orë ecje në javë do të mjaftonin për të qëndruar në formë.

Studimi u realizua nga shkencëtarët në Britaninë e Madhe dhe Australi. Grupi i shkencëtarëve doli  në përfundimin se të ndejturit ulur nuk është problemi i vërtetë, por është mungesa e aktivitetit fizik, ajo që vret përafërsisht pesë milionë njerëz në vit.

Ndaj, nëse do që të mbrosh shëndetin, sigurohu të lëvizësh në ato momente kur nuk je i detyruar të rrish ulur.

Përballja me diferencën moshore në dashuri ....

 

Lidhja me nje mashkull me te moshuar, pluset dhe minuset

Të gjithë bëhemi pjesë herë pas herë e diskutimeve rreth temave të ndryshme që kanë të bëjnë me jetën në çift. Këtë herë “Pour Femme” thotë se fejesa me një mashkull më të moshuar ka të mirat dhe të këqijat e saj…

Gjithkush mund të ketë biseduar rreth diferencës së moshës në një raport në çift. Por edhe pse kjo nuk është një pikë e rëndësishme që një lidhje të funksionojë, studimet e ndryshme japin disa konkluzione dhe statistika ose më saktë, disa pro dhe disa kundër.
Janë tmerrësisht shumë intrigantë, të sigurt në vetvete, aq sa gjithmonë e tërheqin vëmendjen e femrave më të reja, dhe të interesuara për para.

Ndryshe nga ajo çka thuhet, mashkulli i një moshe disi të pjekur, ka pra një farë eksperience, nuk ka sharmë për interes, por për një përfshirje reale. Por jo gjithçka që shkëlqen është ar, kështu që edhe në këtë rast, pro-të janë të kundërbalancuara nga kundrat.

Pro: eksperienca

Eksperienca është një “kurë” prej 360 gradësh, sepse ajo pasqyron aftësi erotike (mosha nuk ka rëndësi, të paktën deri në ’70 vjeç) dhe diplomatike. Kush më mirë sesa një mashkull i maturuar, di të menaxhojë problemet që lindin gjatë marrëdhënieve!

Pro: pamja

Dihet se meshkujt në moshë, fitojnë prej pamjes së tyre tërheqëse. Kjo në fakt është më shumë çështje vetëbesimi sesa aspekti fizik! Në fakt, femrat duhet të marrin shembull nga ky fakt!

Pro: qëndrueshmëria

Jo vetëm qëndrueshmëri ekonomike, më shumë se sa qëndrueshmëri emocionale. Në fakt, mashkulli i pjekur di t’i menaxhojë mirë ulje-ngritjet e humorit dhe grindjet në çift.

Kundër: forca e karakterit

Sigurisht, mund të jetë një avantazh, por edhe një thikë me dy presa. Forca e karakterit, jo gjithmonë është e thjeshtë për t’u “mbajtur”, veçanërisht kur mungon besimi në vetvete.

Kundër: superioriteti ekonomik

Ndenja me një mashkull të pasur, shpeshherë është një sprovë e rrezikshme. Mund të shfaqni dëshirën për t’u mbështetur tek ai ekonomikisht, duke hequr dorë nga pavarësia juaj.

Kundër: ftohtësia

Eksperienca është pozitive, por në përgjithësi na bën më të kalitur dhe të ftohtë përballë jetës. Por dashuria kërkon një dozë të mirë demonstrimi dhe naiviteti; sigurisht nuk mund të jetohet me zhgënjime dhe cinizëm.

Përballja me diferencën moshore

Gjithmonë mos harroni të jeni i vetëdijshëm për moshën tuaj në një marrëdhënie të tillë. Partnerët e vjetër gjithmonë do të frikësohen se një mundësi e re mund të përfundojë marrëdhënien e tyre.

Menaxhoni interesat tuaja me maturi. Meqenëse ato nuk kanë gjasa të jenë të ngjashme, rezervoni fundjavat si alternativë për të ndjekur interesat e ndryshme së bashku.

Në një rast me një diferencë të konsiderueshme moshe midis partnerëve, nuk do të jetë gjithmonë dikush që t’i kujtojë partnerët lidhur me moshën e tyre dhe duke shprehur pakënaqësi.

Mbajeni mend se përputhshmëria është më e rëndësishme se mosha, për të bërë marrëdhënien të funksionojë.(F.B)

Flet Dr. Vladimir Mici: – Turizmi elitar me gjithë blablatë e kryeministrit dhe shpurës së tij është jo egzistent në Shqipëri

 Flet Dr. Vladimir Mici: - Turizmi elitar me gjithë blablatë e kryeministrit dhe shpurës së tij është jo egzistent në Shqipëri


Flet Dr. Vladimir Mici: – Turizmi elitar me gjithë blablatë e kryeministrit dhe shpurës së tij është jo egzistent në Shqipëri

Ja pse turizmi ynë ndodhet në krizë dhe udhëkryq mes turizmit elitar dhe atij masiv

Intervistoi : Albert Z. ZHOLI

Turizmi shqiptar këtë vit sidomos në jug duket sikur kalon një ngërç. Pas suksesit të vitit të kaluar, situata ndryshoi me rritjen e çmimeve. Për operatorët turistik egziston dilema mes turizmit elitar dhe atij masiv. Interesi turistik që ka marrë Shqipëria vitet e fundit ka sjellë edhe një herë në vëmendje dilemën se cilin model duhet të ndjekim. A duhet të jemi të orientuar drejt turizmit masiv, që zbatohet me sukses prej vitesh në Durrës, modelit të vilave rezidenciale, që po “kafshojnë” bregdetin në Jug, apo rishikimit të politikave për të shkuar drejt turizmit luksoz elitar, për të cilin flitet shpesh. Fatmirësisht, Shqipëria ka vijë bregdetare dhe bukuri natyrore të panumërta më në brendësi të saj, që ofrojnë mundësi për të gjitha. Për të arritur këtë potencial, në fokus duhet të jenë ndërhyrjet në infrastrukturë, cilësia dhe shërbimet që garantojnë turizëm të qëndrueshëm. Ky është modeli që mund t’i rezistojë kohës dhe të sjellë përfitime reale për ekonominë, pasi është një model që e vendos vetë tregu.

-Në Shjqipëri ende nuk ka marrë formë të plotë turizmi elitar, por ai masiv. Pse ky disnivel i çmimeve të hoteleve, ushqimeve, shezlongëve në veri në raport  me ata në jug?

E para: duhet të sqarohet se kush është turizëm elitar dhe kush është turizëm masiv. Nëse flasim për turizëm elitar ai është i prekshëm jo më shumë se sa 2-3% e popullsisë së botës, pjesa tjetër  nuk është më elitare. Fjala elitë nënkupton piramidën e të pasurve dhe piramidën e pushtetit. Ky lloj turizmi me gjithë blablatë e kryeministrit dhe shpurës së tij është jo egzistent në Shqipëri. Në Shqipëri mezi bën pak suita dhe kjo kryesisht për njerëz super të zgjedhur, të cilët mund t’i sajdisësh si të mundesh, duke treguar se kjo është ajo që bëjmë ne. Në fakt turizmi ynë është duke u ngritur, nisur së pari nga pamundësitë e tjera ekonomike për të jetuar një jetë dinjitoze. Ndryshimi i çmimeve që pas pandehmisë është jashtëzakonisht shqetësues duke pasur një spirale të pakuptimtë ngritje çmimesh. Jugu i Shqipërisë nga Vlora disi e më poshtë është bërë i frikshëm. Jo vetëm që Shqiptarët e pasur e mendojnë dy herë, por për shtresën e zakonshme, apo të mesme që pretendon të kalojë një javë apo dhjetë ditë është bërë mollë e ndaluar. Kjo jo nga kushtet, por nga abuzimi. Dhe ky abuzim është së pari propagandistic, sepse ne krahasojmë rivierën tonë me maldivet, me rivierën e Francës, apo me ujrat më të mirë të botës. Çmenduria arrin sa truri i shplarë i këtyre njërëzve kujtojnë se aty është parajsa dhe sapo e kuptuan vendasit dhe biznesmenët dhe deti u bë kos. Kjo pastaj varion me qeverinë, e cila për të fshehur vjedhjen katastrofike që i bëhet popullit i tregon se po bëjmë rrugë ( me kosto të frikshme) që të aksesohen këto zona lehtësisht, pa llogaritur dëmet që u shkaktohen zonave të tjera, duke shkretuar Shqipërinë. Burimet primare bujqësinë dhe blegtorinë varja se ka bota, se s’ka rëndësi nga vjen mishi, apo peshku, djathi e domatja, birra apo vera. E rëndësishme që turistët gjejnë Amerikën në Shqipëri.

E vërteta është jo me ngjyra, por bardhë e zi. Nëse në jug u janë qëruar sytë njerëzve, sepse nga shtatori deri në qershor fshatrat e jugut janë bosh përfshi edhe Sarandën, Himarën dhe Vlorën, kjo nuk tregon se korriku dhe gushti do mbushi arkat e vitit të tyre. Turizmi nuk është plazh. Turizmi nuk është rrugë. Turizmi është para së gjithash kulturë dhe menaxhim, është traditë dhe jo mikpritje. Turizmi nuk është vjedhje është dëlirësi dhe kënaqësi. Turizmi nuk është dacllëk, por ekonomi tregu. Se ku jemi ne më fort flasin faktet e të fortëve dhe pushtetit që kërkojnë të rrëmbejnë dhe të shfrytëzojnë pa asnjë lloj kriteri sipas formulës Kçk. Rezistenca ne Veri u bë qysh kur rritja e çmimeve në verë reflektoi pamundësinë e qëndrimit patriotik të Kosovarëve dhe lidhjeve të familjeve veriorë me Kosovën. Ajo ndihet në Durrës, Velipojë e Shëngjin. Por nëse krahasoni çmimet me Divjakën, me Darëzezën; dy plazhe mjaft kurative edhe në veri mbizotërojnë çmimet e larta. Jugu ka lëshuar raketën e çmimeve dhe po i shohin hajrin. Shqiptarët numërohen me kokra. Vetëm mërgimtarë që i ka marrë malli dhe ndonjë çift i ri që do prish ca lekë që si dhëmbin.

-Sipas Instat sot rreth 52% e popullit shqiptar nuk mund të bëjë pushime, ndërsa këtë vit për shkak të rritjes së çmimeve ditët e qëndrimit do të ulen. A ka interes turizmi shqiptar të rrisë çmimet?

Për shqiptarët këto çmime nuk janë normale dhe ky anormalitet është i theksuar në vitet e fundit. Sepse fuqia blerëse për këtë shërbim bie duke kaluar tek mallra apo shërbime të ngjashme me kosto më të ulët. Instat thotë 52% dhe unë e quaj sukses sikur 48% e popullit të bëjë pushime. Në rast se heqim elitën që sigurisht nuk bën pushime në Shqipëri realisht shifrat se kalojnë 10%. Shqiptarët krekosen me lekët e emigrantëve. Ata janë konsumatorët e vetëm të këtij produkti. A ka interes shteti shqiptar që shqiptarët të mos bëjnë pushime? Nga pikpamja ekonomike e shtetit kjo jo, nga pikpamja e qeveritarëve dhe pushtetarëve po. Pse? Nga pikpamja ekonomike elementi njeri është fuqia puntore apo motori ekonomik i rritjes së një vëndi. Sa më i shëndetshëm ai, aq më pak kosto shëndetësie ka dhe më shumë produktivitet ka puna e çdo individi. Por kjo është humbje për pushtetarin dhe qeveritarin, sepse kjo rrudh biznesin e tij, sepse këta individë janë pacientët e tij. Zvogëlimi i këtyre pacientëve do të thotë rrudhje e të ardhurave të tyre përmes  investimeve publike për spitale dhe pajisje spitalore, blerje ilaçesh për spitale. Nga ana tjetër shumica e tyre  kanë biznese, që funksionojnë paralelisht me shtetin si spitale, klinika dentare e spitalore, shërbime spitalore të dyta, farmaci dhe biznese që lidhen me numrin e njërëzve, që duhet t’i shtohen kësaj armate. Pyetja që shtrohet është për kë punon ky pushtetar për vete apo për popullin?

-Këtë vit çmimet janë rritur 33% kush janë arsyet dhe a janë në interes të subjekteve turistike?

Çmimet abusive ka kudo edhe aty ku pretendohet se çmimet janë të arsyeshme. Problemi nëse a u intereson subjekteve turistike kjo është qarje pse kalorësit po ju varen këmbët. Ata kanë dalë në treg për të maksimizuar fitimin e tyre dhe në kushtet kur rregullat e lojës favorizojnë ata që? Janë në pozitën KÇK. A janë me humbje? Këtë fjalë të tyre e kam dëgjur gjatë kohës së pandehmisë nga ana e tyre. I qaheshin qeverisë se s’kishin të ardhura. Dhe kur të ardhurat e tyre u bënë det përsëri i ankoheshin qeverisë për lëshime. A ka lëshim më të madh nga qeveria, kur bizneseve të tyre s’u vendos gjobë dhe atij bujkut në Maliq i vendos gjobë se i zuri rrugën që ky shtet nuk u ka dhënë një dorë mbështetje! Po përse? Sepse këta pushtetarë janë edhe po ata që kanë ngritur hotele e biznese në turizëm. I gjithë buxheti kanalizohet për ta dhe ata janë që komandojnë shtetin. Ata veprojnë si ajo shprehja po s’qau fëmija si jep gji nëna. Kështu ata qahen qeveria hap qesen dhe ata maksimizojnë fitimet e tyre dhe deklarohen me humbje, sepse janë ankuar paraprakisht dhe e kanë përgatitur qeverinë se bilancet e tyre janë me humbje.

-Për mëse 2 muaj numri i turistëve është përgjysmuar në krahasim me vjet. Nëse çmimet do ishin sikundër vjet, a nuk do të ishte në interes të subjekteve turistike?.

 Numri i sivjetëm është reklama faktike e vjetshme. Rritja e çmimeve sivjet është një përpjekje e pasukseshme për të mbajtur  nivelin e vjetshëm të të ardhurave. Edhe vjet çmimet ishin mjaft të larta, por të ardhurat e vjetshme ishin të lidhura me reklamën e parvjetshme. Nëse shohim trajektoren e çmimeve qysh ka shkuar askush nuk merr përsipër risk për të pushuar në kushte ordinere. Subjektet private janë thjesht biznese që mbijetojnë sa kohë kanë fitim. Hapi i parë për rënien i atribuhohet çmimit. Kur edhe kjo s’do ketë efekt, ristrukturimi i biznesit do të jetë faza nr 2, pra nëse do vijojë të jetë ai që është, apo ai do e shesë biznesin. Historia në këto raste na tregon se një biznes i orientuar nga çmimi shpejt a vonë e pret dështimi, nëse konkurenca rritet. Çmimin e përcakton tregu dhe jo ai. Fakti që numri i pushuesve ka rënë në jug është rënia dhe më pas do vij defakto kriza që ka rregulla të tjera dhe amullia që do të zgjasë derisa këto biznese të ristruktohen.


Për shqiptarët këto çmime nuk janë normale dhe ky anormalitet është i theksuar në vitet e fundit. Sepse fuqia blerëse për këtë shërbim bie duke kaluar tek mallra apo shërbime të ngjashme me kosto më të ulët. Instat thotë 52% dhe unë e quaj sukses sikur 48% e popullit të bëjë pushime. Në rast se heqim elitën që sigurisht nuk bën pushime në Shqipëri realisht shifrat se kalojnë 10%. Shqiptarët krekosen me lekët e emigrantëve


Nga pikpamja ekonomike elementi njeri është fuqia puntore apo motori ekonomik i rritjes së një vëndi. Sa më i shëndetshëm ai, aq më pak kosto shëndetësie ka dhe më shumë produktivitet ka puna e çdo individi. Por kjo është humbje për pushtetarin dhe qeveritarin, sepse kjo rrudh biznesin e tij, sepse këta individë janë pacientët e tij. Zvogëlimi i këtyre pacientëve do të thotë rrudhje e të ardhurave të tyre përmes  investimeve publike për spitale dhe pajisje spitalore, blerje ilaçesh për spitale

Neswr do lexoni:

Turistët nuk sajdisen por marrin edhe një mësim se si duhet të edukohen me pushtetarët tanë

– Qeveria u bën thirrje bizneseve që nëse ju doni një copë breg dhe det përpara biznesit tuaj ju duhet të paguani qeverinë, paçka se wshtw pronw e popullit

– Ndërhyrjet e deritanishme të qeverisë vetëm kanë rënduar situatën se sa kanë ndikuar në lehtësimin e turizmit

-Në Tiranë dhe Fier nëse shikoni hartën e furnizimit me ujë Tirana rezulton e mbuluar me ujë për 17 orë në ditë Fieri 15 orw

– Në Fier akoma më keq me urdhër nga ora 23.00 deri 05:00 nuk ka drita se do kursejmë energji elektrike

-Qeveria merr taksa dhe i çon direkt duke fryrë xhepin e qeverisë dhe xhepin e biznesit

-Po qeveria a mund të ndërhyjë në këtë situatë?

 Nuk e di se çfarë situate ke parasysh, por nqs është ajo me rënien e numrit të pushuesve, mendoj se ndërhyrjet e deritanishme të qeverisë vetëm kanë rënduar situatën se sa kanë ndikuar në lehtësimin e saj. Po i marr dy shembuj të thjeshtë. Një në Tiranë dhe një në Fier. Të dy po i marr me ujësjellës kanalizime. Nëse shikoni hartën e furnizimit me ujë të Shqipërisë Tirana rezulton e mbuluar me ujë për 17 orë në ditë për vitin 2023. Kjo në fakt nuk përputhet me realitetin, sepse nga ana UKT të gjitha ndërtesat  furnizohen 4 deri 6 orë ujë në ditë. Sigurimi sasisë për pasje për 17-24 orë ujë në ditë është në saj të investimit të banorëve, të depozitave nëntokësore, apo ajrore, të cilat bëjnë të mundur që kjo sasi të arrijë në këto parametra. Por kjo paradoksalisht çon në monitorim të situatës dhe mund të dalë jashtë kontrollit. Ja një bisedë midis numrit të shërbimit të klientit në UKT e Tiranës.

Ju lutem në zonën XXX nuk kam ujë, ju lutem, edhe nga administratori s’kishte dijeni asnjë  njoftim keni ndonjë informacion se përse nuk kemi ujë. Do pyes dhe kthej përgjigje. Dhe përgjigja ishte pasi pyeti. Ju furnizohen 4 orë në ditë dy herë nga dy orë, dhe në orarin kur ju duhet të furnizoheshin pompat e Berxullës nuk kishin energji elektrike. Për këtë arsye ju jeni pa ujë dhe kështu do të rrini deri nesër në mëngjes. U tha u bë, ngelën pa ujë. Atë ditë korriku temperaturat ishin mbi 42 gradë dhe me të drejtë UKT e Tiranës ngjasonte me 2 pika ujë me krimin e onkologjikut që tashmë jo pacientëve, por qytetarëve nuk u ofrohej uji, mjeti i shpëtimit. Nuk ishte hera e parë për atë muaj. Ishte bërë normë  çdo të shtunë e të dielë. Në Fier akoma më keq. Me urdhër nga ora 23.00 deri 05:00 nuk ka drita se do kursejmë energji elektrike. Pra të gjitha pallatet depozitat mbi katin e dytë  nuk kanë ujë. Dhe kjo nuk ishte pak po të llogarisësh ndërtesat e ndërtuar para vitit 1994. Por edhe gjatë ditës edhe për ato pallate në hyrje të  qytetit prej nga vjen magjistrali nuk kanë presionin mbi 0.5atmosfere. (Pra mos vendosni lavatriçen, sepse do e nxirrni jashtë pune.). Pra arroganca e qeveritarëve tregohet në mes të ditës, në mes të qyteteve dhe kryeqyteteve dhe jo më në zonat  bregdetare ku mungon tërësisht sistemi i ujësjellësve dhe kanalizimeve. Paçka se në sistemin e prenotimeve me BNB shtëpitë janë kthyer në qëndra pushimi për qytetarët dhe turistët. Kështu turistët nuk sajdisen por marrin edhe një mësim se si duhet të edukohen me pushtetarët tanë. A mund të ndërhyjë qeveria në UKT, kur i ka pronë të saj, sepse kur ajo nuk ndërhyn tek prona e vet nuk e di se si mund të ndërhyjë tek biznesi i tjetrit. Qeveria bën të kundërtën e popullit duke iu dhënë një dorë më shumë bizneseve, në kurriz të popullit dhe pa asnjë lloj tagri. Si do thoni ju. I gjithë deti, ajri  bregu i detit kanë vetëm një pronar dhe ky quhet populli shqiptar. Kjo do të thotë se askush përfshi qeverinë nuk mund të ndalojë një qytetar të lahet në det të gjej një vend për të vendosur çadrën e tij ku ai dëshiron nëse nuk cënon lirinë e individit  ose shkurt dikush tjetër është ulur përpara tij dhe ai duhet të spostohet pak më tutje ku vëndi është i lirë dhe të thith atë ajër, atë ujë dhe të shijojë natyrën. Por ç’bën qeveria, me të ashtuquajturin pushtet? U bën thirrje bizneseve që nëse ju doni një copë breg dhe det përpara biznesit tuaj ju duhet të paguani qeverinë, e cila është një taksë ta zemë 50 lekë ditë për çadër. Që në këtë moment qeveria në kundërshtim me rregullat e konkurencës së ndershme përjashton individin, i cili është po pronar nga e drejta për të qëndruar në pronën e tij. Biznesi merr përparësi, sepse përveçse përfitimeve që merr nga renta e vëndit përfiton edhe nga shitja e mallrave dhe shërbimeve të tij. Duke ditur që edhe ky individ, apo biznes është njëlloj i barabartë me të gjithë individët e tjerë atij i bëhet një favor duke diskriminuar dhe detyruar të paguajnë për të qëndruar në vëndin, apo tokën e tyre. Biznesi vendosin bllokime, dhe ndalime të kalimit në pronën tashmë të marrë me akte ligjore. Pra populli në mes të ditës me urdhër qeverie i jepet ekspulsi, sepse do fitojë biznesmeni dhe ti po deshe aty duhet të paguash taksën time, kostot e investimit të biznesmenit dhe fitimin e tij monopol, sepse ekskluziviteti është monopol. Qeveria mund të thotë që mora taksa pra e përdora duke siguruar të ardhura, por këto të ardhura kanë pasur kosto për popullin, direkt nga xhepat e tij duke fryrë xhepin e qeverisë dhe xhepin e biznesit. Dhe ku kjo në pronën publike. Qeveria mori taksa nga populli. Çmenduri! Por kjo arrin kulmin kur i bëhet edhe reklamë nga qeveria duke na treguar vend e pa vend shezllonget dhe çadrat e biznesit. Ndonjë ditë siç ka nisur do të paguajmë taksë edhe për ajrin që thithim po vijoi kjo mendësi!

Flet, Vitore Stefa Leka: Ku i çojnë këta ministra milionat që vjedhin?!

 -Në Shqipëri po rregullohen rrugët, qytetet, por drejtësia, shëndetësia, arsimi, janë për faqe të zezë.







– Në një Festival ku isha në Juri më ka bërë përshtypje veshja dhe këngët patriotike të fëmijëve të Mitrovicës.

-Monizmi më pushkatoi babanë, por them se në monizëm nuk kishte rrëmbim femrash, korrupsion dhe shëndetësia dhe arsimi ishin të shkëlqyera.

– Me Labërinë më lidh patriotizmi pasi Qosja ka thënë “Pa Labëri nuk ka Shqipëri”.

-Në Trieste bashkë me disa shoqe dëgjojmë këngë labe në disketa dhe kënaqemi.

 

Intervistoi: Albert Z. ZHOLI

 

Me Vitoren kam rreth 25 vjet që njihem dhe ajo që më ka shtyrë është aktiviteti i saj patriotik në emigracion. Vitore Stefa Leka, ka vite e vite që është e njohur jo vetëm në atdhe, por në gjithë trevat shqiptare, apo në diasporë, në lidhje me veprimtarinë e saj humane. Kanë shkruar shumë gazeta për të duke filluar nga viti 1990 pikërisht nga koha që ajo emigroi familjarisht në Itali dhe iu kushtua çështjesh shqiptare duke aktivizuar jo vetëm shqiptar, por dhe të huaj. Këto i kemi lexuar nga intervistat e ndryshme në gazeta që kanë dhënë jo vetëm profesorë, politikanë dhe gazetarë shqiptarë, por edhe të huaj. Vitore Leka Stefa është një nga figurat më të rëndësishme të emigracionit që jetën e saj e ka lidhur ngushtë me bamirësinë. Poetja dhe shkrimtarja, vajza e një prej familjeve më të njohura shqiptare, e persekutuar në kohën e diktaturës, pas pushkatimit të të atit, me akuzën “agjent i amerikanëve”, prej kohësh cilësohet si “Nënë Tereza e Tristes”, “Nënë Lokja”, “Nënë Madhja”. Roli i saj human tashmë i ka kapërcyer kufijtë e bamirësisë, duke e kthyer në organizatore të gjithë diasporën shqiptare. Vitore Stefa Leka është një nga personalitetet e Lidhjes Shqiptare në botë, por edhe e autoriteteve italiane. Babai i saj, Kostaq Stefa, është shpallur pas vdekjes “Martir i Demokracisë”, nëna, Eleni, “Mësuese e Popullit”, ndërsa vetë ajo, nga ish Presidenti Alfred Moisiu, është dekoruar me Medaljen e Artë të Mirënjohjes, për punën e saj.

 

-Ju dhe pse 30-vjet në emigracion dhe pse fëmijët i keni aty të sistemuar, sërish nuk ndaheni nga atdheu. Kush ishte qëllimi që erdhe këtë verë në Tiranë?

Në radhë të parë ishte malli që sa vjen e shtohet. Duhet të jesh atje që të kuptosh sa të dhemb atdheu, dhe sa vlera ka. Po njëkohësisht jam thërritur nga Mira Korançe presidentja e Shoqatës “Jehona Shqiptare”, ku bëri një festival folklorik të talenteve të zërave të rinj  te salla e kulturës “Tonin Arapi” në Liceun Artistik (27 Qershor) ku kishte mbledhur fëmijë nga mosha 10-15-27 për të prezantuar talentet e rinj. Ishte sikusht që pjesëmarrësit të ishin të veshur me kostumet shqiptare të ardhur nga e gjithe diaspora. Pra ishte festival mbarëkombëtar me mërgimtarë nga 15 shtete të Diasporës dhe ishte internacionale. Shikoje fëmijë që shkëlqenin dhe mua më bëri përshtypje më shumë se para nesh u paraqitëm me veshje kombëtare dhe me prezantime dinjitoze, por mbi të gjitha më bëri përshtypje Mitrovica. Më bëri përshtypje veshja karakteristike e Mitrovicës dhe ishte me të vërtetë për t’u lavdëruar. Ishte mënyra se si e prezantuan kombin, ishte një gjë më e veçanta nga të gjitha ata aty. Ishte një Festival me vlera ku u njoha me kostume të rralla të kombit nga të gjitha trevat, por edhe u njoha me këngë patriotike që si kisha dëgjuar. Kjo më solli në Shqipëri, por edhe malli.

 

-Sa orë zgjati ky Festival dhe çfarë veçove?

Zgjati shumë nga ora 8, pra mbaroi mbasdite. Unë isha në Juri dhe shijoja çdo gjë me vëmendje. Më habisnin kostumet dhe këngët e bukura, Zot çfarë këngësh patriotike! Si kisha dëgjuar. Të gjitha këngët ishin me tekst të theksuar kombëtar. Sa më emociononin. Qaja nga gëzimi pasi shihja dashurinë, që kishin fëmijët për atdheun, kombin.

Ishin të gjitha me karakter kombëtar. Ata u prezantuan edhe me veshjet e vjetra shqiptare. Dhe më shumë i dedikoheshin periudhës së Skëndërbeut, në këngë  dhe në poezi.

-Kjo tregon se ndjenja kombëtare nuk është shuar si në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi.

Po aty vërtetova se ndjenja kombëtare nuk po shuhet. Jo vetëm nuk po shuhet por edhe te të vegjlit jashtë atdheut po forcohet kjo dashuri. Them me bindje se shqiptarët e Shqipërisë duhet të marrin shembull nga shtëpitë e fëmijës të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, por edhe nga emigrantët në Evropë. Atje është shumë e zhvilluar, por duhet ne këtu të marrim pak shembull andej.

 

-Si t’u duk Shqipëria këtë verë?

Të them të drejtën, ne kur vijmë këtu edhe pse ka të meta, na duket Shqipëria yll. Të kesh xhepin me lekë, mund të zgjedhësh kë plazh të duash. Pra ne jemi të ardhurit, që vijmë të pregatitur. Kudo që vajtëm ishte shkëlqyeshëm. Unë personalisht shkova në Pogradec. Ishte një organizim i shkëlqyer. Nuk kishte orë gjumi fare, baret dhe klubet nuk pushonin ditë dhe natë. Edhe çmimet ishin normale, të ulëta. Më bëri shumë përshtypje se kishte shumë turistë të huaj sidomos italianë, gjermanë, polakë si edhe në Tiranë. Nuk mund të themi se nuk ka ndryshime, ka ndryshime shumë. Sidomos tek rrugët dhe qendrat e qyteteve ka shumë shumë ndryshime. Qytetet të bukur plot aktivitete. Por politika zihet si gjithmonë. Ne nuk na vjen mirë kur dëgjojmë atje se pala e majtë shan të djathtët duke i cilësuar hajdutë, apo anasjelltas. Në asnjë vend të botës nuk ndodh kështu që çdo gjë të shahet. .

 

-Kush janë problemet sot në Shqipëri, si është mendimi juaj?

Për mua problemet në Shqipëri janë ato të drejtësisë, korrupsionit, të shëndetësisë, por edhe të krimit. Femra është e rrezikuar. Të kesh një hall për drejtësinë nuk e qan. Diçka po lëviz, por jo ashtu si duhet.

Ju jeni bijë e dy intelektualëve të shquar, Kostaq dhe Eleni Stefa. Babai juaj u pushkatua nga regjimi komunist, ndërsa familja u internua. Mund të na përcillni diçka nga fëmijëria juaj?

Rrjedh nga një familje intelektualësh nga Berati. Jam stërmbesë e Konstandin Kristoforidhit dhe Gjergj Stefës, pjesëmarrës krah për krah me Abdyl Frashërin në Lidhjen e Prizrenit. Babai mbasi mbaroi shkollën teknike të Harry Fulc-it ku një kohë punoi dhe si profesor, studimet e larta i mbaroi në Institutin Superior, ndërsa magjistroi në Firence. Babi im ka folur tetë gjuhë. Ka përkthyer edhe nga Japonishtja. U pushkatua në moshën 44 vjeç nga diktatura dhe që atëherë filloi kalvari i pa mbarim i vuajtjeve tona familjare. Nëna gjithashtu mësuese, edukatore e disa brezave, një grua e rrallë që ia kushtoi jetën e saj, që nga mosha 33 vjeçare, rritjes së pesë fëmijëve jetim në një fukarallëk të plotë po me një krenari të rrallë. Pas rënies së diktaturës, babait i dhanë titullin “Martir i Demokracisë”. Sot në qytetin tim një rrugë mban emrin e tij, kurse mamaja ka titullin “Mësuese e Popullit “. Nga fëmijëria dhe rinia e hershme kam vetëm kujtime të hidhura e të dhimbshme, kështu që më mirë mos t’i kujtojmë e flasim për to. E shkuara nuk më kondicionin për atë që jam, por është një pjesë, e cila më ndihmon për atë që do të jem.

Për ju sistemi komunist a kishte ndonjë fushë që duhet vlerësuar që meriton respekt?

Unë jam e persekutuar ju e dini. E thashë dhe më lart çfarë kam hequr, por di të them se ai system nuk kishte çdo gjë të zezë. Jam koshiente se dhe ai ka pasur disa gjëra, që duhen vlerësuar. Jo çdo gjë ishte e zezë. Për shembull femrat nuk trafikoheshin. Nuk kishte në rrugë vrasje, kërcitje automatiku apo diçka tjetër. Por mbi të gjitha në atë system vlerësoja, arsimin dhe shëndetësinë. Askush nuk të falte nëse vdiste dikush në spital. Askush. Arsimi ishte shumë i mirë ku të gjithë ne ishim të lidhur shumë me librin. Defektet dhe të metat i kam thënë mijëra herë. Sot që jam mbi 80—të dua të jem realiste. Nuk vidhte një ministër miliona, o zot ku i çojnë sot gjithë ato lekë që vjedhin?

–         Sa herë vini blini kaseta me këngë labe përse?

–         Unë jam lidhur shpirtërisht me Labërinë, por sidomos me gazetën Labëria, që ma nis ti. Me Labërinë më lidh patriotizmi, por mbi të gjitha kënga labe me atë fuqinë e saj. Qosja i madh ka thënë se “pa Labëri nuk ka Shqipëri”. Këngët labe ju kanë bërë përshtypje dhe shoqeve të mia italiane. Ulemi dhe i dëgjojmë së bashku.

Prof.Ahmet Qeriqi: Serbët po bëjnë përpjekje që shpifjen ta bëjnë fakt. Ata po i fshehin krimet kundër popullatës civile. (E diel 30 gusht, 1998

 Shiu që ka rënë gjatë dy netëve të kaluara ka ndikuar në zbritjen e temperaturës, sidomos në orët e mëngjesit. Pas sulmit të kriminelëve serbë mbi popullatën civile në Grykë të Shalës të gjithë banorët janë larguar nga Gryka. Disa kanë ardhur këtu në Krojmir, disa të tjerë kanë depërtuar në fshatrat e Rrafshit. Në fshat ka mbetur tek tuk ndonjë kryefamiljar.

Sot i kam thënë Zymrytit që së bashku me Arbanën, mixhën  Mehë dhe me Epirin të shkojnë në Shalë. Arbanës i kam thënë që të mos i tregojë, Zymrytit  derisa të hyjë në shtëpi. Ajo paraprakisht i ka dhënë një bar qetësues duke i thënë se është  kundër dhembjeve në kurriz. Ata kanë shkuar  në Shalë me qerren e kalit të Përparim Isë  Qeriqit.

Vendqëndrimi gjatë ditës po gjallërohet. Sërish janë kthyer zërat gazmorë të fëmijëve, të cilët nuk duan të dinë për luftën. Për më tepër ata kanë krijuar edhe njësitet e tyre ushtarake dhe po rregullojnë bunkerë. Kanë rregulluar automatikë të drurit dhe  secili ka nga një copë të uniformës apo nga një UÇK të ngjyrosur diku në rroba. Në mesin e tyre shquhen binjakët e Idriz Qeriqit, Dardani dhe Ardiani, pastaj Zamiri, Elmiu i Sylës dhe shumë të tjerë. Përveç improvizimeve ata bartin edhe dru të thata nga mali ose bartin barishte,  për lopët.

RTS-ja vjell vrerë kundër UÇK-së. Lajmet e tyre i përshkon histeria fashiste. “Gasne komore”,  furra speciale ku janë djegur serbët, edhe pse nuk jepet konkretisht as një emër apo mbiemër serb, qoftë edhe i shpifur. UÇK-ja, vazhdimisht etiketohet si terroriste dhe sa e sa kualifikime të tilla monstruoze. Ata kanë kapur në befasi edhe dy shqiptarë, vëllezër dhe i kanë detyruar të pranojnë se kanë pushkatuar serbët dhe kanë kryer  skena të tjera makabre.

Në krye të kësaj lodre fashiste është gjyqtarja, Danica Marinkoviq dhe fashistë të tjerë serbë.

Pikat e pozicioneve të rojës dhe të vëzhgimit janë përforcuar. Serbët kanë depërtuar te Maje e Bretenit te Godenët, Një pikë strategjike nga e cila mund të vëzhgohet gati tërë Rrafshnalta. Fshatrat, Pjetërshticë, Dukë, Karaqicë, Luzhnicë, Javor, Kleçkë,  janë djegur  nga piromanët serbë. Kanë pësuar edhe shumë fshatra të tjera si Bllaca, Temeqina, Duhla, Baja, dhe shumë fshatra të tjera të Malishevës. Ka pësuar edhe popullata civile. Në të njëjtën ditë që kriminelët kanë goditur Shalën më 28 gusht po atë ditë kanë goditur edhe në mesin e popullatës së zhvendosur në Senik ku janë martirizuar 17 civilë. Pesë të tjerë në Nekoc dhe kizharekë. Kanë pësuar dy familje të Rancës me 11 anëtarë. Vetëm në Bajrak kanë rënë pesë dëshmorë. Nuk kam të dhëna për dëshmorët e rënë në Bllacë apo në zonat tjera afër nesh….

Rreziku për popullatën civile është permanent.

Syla, Elezi, Luani, Naimi, Hasani, Halili, Agroni, Selatin Rizani, Adnani Imeri, Milaim Beha, Jetë Hasani e shumë ushtarë të tjerë janë vënë nëpër pozicionet e reja. Ata po e përcjellin me vëmendje rrjedhën e lëvizjeve të ushtarëve serbë, të cilët si duket ose kanë informacione për vendndodhjen tonë ose për shkaqe sigurie ruhen dhe në mbrëmje mbyllen nëpër çadrat e tyre. Për t`u trimëruar apo për të shkaktuar panik gjatë natës granatojnë pa cak të caktuar. Nga frika që kemi për popullatën civile, edhe ushtarët tanë ruhen të mos ekspozohen. Mundësia për t`iu afruar gjatë natës është reale, por tani për tani ndodhemi në pat pozicion.

JEHONË KUSHTRIMI, në shenjë të përkujtimit të 10 gushtit të vitit 1998






         Shkruan : Prof.Sabit Jaha, gazetar nga Prihsitna



 Duke përkujtuar shëmbëlltyrën e tre dëshmorëve heronj të komunës së Kaçanikut: Agim Bajramin, Xheladin Kurtajn dhe Besnik Beguncën

Tashmë 26 vjet me radhë, që nga viti 1998 e deri në këtë vit 2024, në analet e historisë sonë kombëtare, në plejadën e dëshmorëve – heronjve të Kosovës, pa mëdyshje figurat emblematike: Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj dhe Besnik Begunca me bëmat e tyre heroike, si pjestarë dhe celulë e UÇK-së në Zonën Operative të Nerodimes, kushtrimi i tyre bëri jehonë jo vetëm në komunën e Kaçanikut me rrethinë po anekënd Kosovës dhe më gjerë, me shëmbëlltyrën e tyre duke rënë në altarin e lirisë ballë për ballë me forcat pushtuese serbosllave policore dhe ushtarake (militare e paramilitare) të ndihmuara edhe nga disa laro shpirtshitur a katraligë shqipfolës, ku më 10 gusht 1998, pasi që ata u hetuan, shtëpia e Miftar Mustafë Kurtajt, në Gabrricë të Kaçanikut ishte rrethuar nga forcat policore serbosllave, të cilave iu kundërvunë me armë në duar: Komandant Zefi – Agim Bajrami, komandanti i policisë ushtarake – Xheladin Kurtaj dhe komandanti i togës vëzhguese Besnik Begunca, që ranë heroikisht në mbrojtje të atdheut të tyre – Kosovës, duke u përjetësuar përjetë të jetëve.

Ata tre: Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj dhe Besnik Begunca, në çastet më vendimtare morën vendim të përbashkët që t’iu bënin ballë forcave të armatosura serbosllave, që këta të fundit e kishin rrethuar shtëpinë e Miftar Kurtajt. Dhe, kjo shtëpi me traditë kombëtare, tashmë po e merrte atributin e një simbolike edhe më të madhërishme, meqë Brenda saj po bënin rezistencë tre komandantë me nam të UÇK-së, të cilët unanimisht kishin tumir vendimin që t’iu kundërviheshin forcave të armatosura serbosllave, me luftimet e tyre të pakursyera në emër të UÇK-së, duke bërë jehonë kushtrimi i tyre anekënd Kosovës dhe më gjerë.

Pikërisht, nga ajo ditë e 10 gushtit 1998 e këtej, ajo shtëpi e Miftar Mustafë Kurtajt, ku ranë dëshmorë të lirisë: Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj dhe Besnik Begunca, sot e asaj dite Kulla Qëndresë e Gabrricajve të Kaçanikut, gjithnjë e më shpesh dhe pareshtur mori nam me përmasa gjithëkombëtare, meqë shëmbëlltyra e Tre Dëshmorëve – tashmë Heronj të Kombit, poi a shton famën Luftës sonë të lavdishme të UÇK-së jo vetëm në Gabrricë, Kaçanik, Kosovë e më gjerë.

Pra, 10 gushti i vitit 1998, për çdo vit, gjithnjë e më shumë po merr karakter kombëtar, duke i përjetësuar veprat heroike të këtyre Tre Dëshmorëve – Heronjve, të cilët i sollën nam të madh jo vetëm vetës, familjeve, farefisit, vendlindjes, rrethit, komunës e më gjerë, ku emrat e tyre përmenden pareshtur, duke u zënë ngoje nga gjeneratat e njëpasnjëshme.

Tashmë, vendi i rënies së tyre në Lagjen Kurtaj në Gabrricë të Kaçanikut, për çdo vit vizitohet nga njerëz (bashkëluftëtarë, vendës, të të gjitha viseve tona nga Kosova dhe jashtë saj), ku në oborrin e Familjes Kurtaj është ngritur pllaka përkujtimore me emrat e Tre Dëshmorëve – Heronjë: Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj dhe Besnik Begunca, ku përmendorja e tyre e përbashkët dëshmon për unitetin që patën para dhe gjatë luftës, ku UÇK-ja ua mundësoi që të përjetësohen edhe në ditët e sotme në liri.

Tashmë emrat e tyre, si në Kaçanik, në Stagovë e gjetiu po zihen ngoje gjeneratë pas gjenerate, duke marrë përmasa më të gjëra edhe në institucione e asociacione në Kaçanik e më gjerë. Kushtrimi i tyre bëri jehonë të madhe tek të gjithë shqiptarët, meqë ishte një akt heroic, duke ia shtuar edhe më shumë famën Kaçanikut legjendar, që kurrën e kurrës nuk u gjunjëzua para sa e sa pushtuesve nëpër shekuj.

Përvjetori I sivjetëm 2024, gjithnjë e më shumë na i përkujton edhe përvjetorët tjerë – ata që gurthemelin e kanë më 10 gusht 1998 qysh kur në Familjen Kurtaj në Gabrricë të Kaçanikut ranë Tre Dëshmorë – Heronj për të shpërthyer ajo lavë atdhetarie jehona e saj për të marrë përmasa, duke ngritur masën popullore për t’iu bashkëngjitur Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku bijtë e bijat e kësaj ane pa hezituar i ngjeshën armët dhe I dolën përballë armikut shekullor serbosllav, duke ia bërë me dije se atë, Kosova ishte, është e do të jetë gjithmonë, përjetë të jetëve Jona, duke e mbrojtur me çdo kusht – me jetë.

Në këtë përvjetor, të 26 – in me radhë, sa herë që përmenden këto tri figura të UÇK-së: Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj, Besnik Begunca, pa mëdyshje na shkon mendja edhe tek 96 dëshmorët e tjerë të komunës së Kaçanikut (përkatësisht edhe të komunës së Hanit të Elezit), të cilët kush më herët e kush më vonë ranë në vijën e frontit duke u ballafaquar me armiqtë serbosllavë. Megjithatë, ata edhe pse ranë, të tjerët e vazhduan udhën e lirisë deri në fitore, duke u krenuar me shëmbëlltyrën e tyre kudo dhe kurdo që vepruan.

Kështu, për çdo vit, më 10 gusht, në Lagjen Kurtaj në Gabrricë, në këtë fortifikatë të UÇK-së vijnë dhe vizitohet përmendorja e këtyre Tre Trimave Dëshmorë – Heronj, që me shembullin e tyre bënë atë Akt Historik, duke rënë në Altarin e Lirisë për Atdhetarizmin e tyre shembullor, duke I dalë zot kësaj toke të shtrenjtë e të shenjtë që quhet Kosovë.

Me aktin e tyre historik Treshi si Një: Agimi, Xheladini dhe Besniku ishin shembulli më kuptimplotë se sa e si dukej ATDHEU, për të cilin do të duhej më shumë se shumëçka tjetër, prandaj ATA TRE morën këtë vendim dhe u nisën Rrugës së Lirisë – drejt Fitores, pa e kursyer as jetën e tyre.

Tashmë Gabrrica, përherë e më shumë, për çdo vit, më 10 gusht, bëhet vendtakimi, ku secili në mënyrën e vet sheh, flet, frymëzohet me bëmat e këtyre TRE DËSHMORËVE – HERONJ.

Lavdi për Veprat e Tyre!

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...