2024-10-28

SHBA dhe Britania te arresti shtëpiak, Berisha nxjerr në shitje librin në Amazon: Lekët shkojnë për…

 

Një ditë pas vendimit të Apelit për ti kthyer vulën e Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar sot një tjetër lëvizje në funksion të aksionit të tij për të ndërkombëtarizuar çështjen e arrestit shtëpiak.

Berisha ka njoftuar hedhjen në treg për shitje, përmes platformës Amazon, të një libri i cili përmbledhje zhvillimet që nga vendimi i Departamentit të Shtetit për ta sanksionuar atë dhe familjen e tij ‘non-grata’ e deri te vendimi i GJKKO-së që ka marrë vendim për ta lënë në arrest shtëpie.

Statusi i Berishës:

Të dashur miq, libri “Korrupsioni Transnacional dhe kultura e mohimit- Rasti i ish-Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha: Nga nongrata në SHBA dhe BM, tek persekutimi politik ilegal, gjendet tani në Amazon.com si një e-book (Kindle). Është vendosur çmimi më i ulët i mundshëm 1,99$ mbasi platforma nuk pranon produkte pa çmim, dhe të ardhurat e krijuara nga shitja do t’i kalojnë “Fondacionit Fëmijët Shqiptar”. Ftoj bashkobmasit tanë në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Australi dhe kudo që ndodhen në emigracion dhe Diasporë të shpërndajnë këtë libër tek miqtë e huaj të tyre dhe të Shqipërisë, që ata të njihen me të vërtetën se çfarë po ndodh në vendin e tyre, me njërin prej kombeve më perëndimore. Në rrafshin politik një diktaturë për instalimin e saj të plotë duhet të ndërmarrë: Arrestimin e liderit të opozitës dhe nxjerrjen jashtë ligji të partisë kryesore të opozitës. Me ndihmën e korrupsionit transacional, të parën, kreu i narkoshteti të Shqipërisë Edi Rama e ka realizuar, për të dytën ai po bën gjithçka që ta realizoj.


Përplasjet mes Izraelit dhe Iranit… marrin fund bombardimet?!

 

Përfundoi me kaq? Shikuar nga reagimet në Iran, ka pak mundësi për një konflikt të hapur të këtij vendi me Izraelin, pas bombardimeve të fundit.

Të shtunën në mëngjes (26 tetor), Izraeli nisi sulme të rënda ajrore kundër objektivave në Iran. Teherani njoftoi se katër ushtarë u vranë “në mbrojtje të vendit”.

Në fillim, iranianët nuk mund të dëgjonin për sulmet – të paktën jo në televizion. Por shumë njerëz dolën në rrjetet sociale për të shprehur zemërimin e tyre. Në të njëjtën kohë, media shtetërore hodhi poshtë seriozitetin e sulmit. Garda Revolucionare tregoi pamjet e shesheve të mbushura me njerëz në qendër të Teheranit në Telegram, duke sugjeruar se asgjë serioze nuk kishte ndodhur.

Shumë nga mediat e regjimit dërguan gazetarë në lagjet e zhurmshme të kryeqytetit, për të treguar se gjithçka ishte si zakonisht. “Asgjë nuk duhet të shkruhet”, na thotë një gazetar nga Teherani. “Vetëm qëndrimi zyrtar. Gazetarëve u është ndaluar të postojnë në profilet e tyre personale në rrjetet sociale.” Por shumë iranianë kritikuan qeverinë në rrjete për mos informimin e tyre për sulmin, në mënyrë që të mund të kërkonin strehim.

Nuk është vetëm simbolikë
Reagime të tilla të regjimit në Teheran i bëjnë ekspertët të arrijnë në përfundimin se nuk do të ketë përgjigje nga Irani. Alex Vatanka nga Instituti i Lindjes së Mesme në Uashington mendon kështu. Ai thotë se sulmi izraelit i së shtunës mund të shihet si hakmarrje për sulmin masiv raketor të Iranit ndaj Izraelit në fillim të këtij muaji.

Megjithatë, ai beson se goditja izraelite nuk ishte vetëm një hakmarrje simbolike. “Nëse është e vërtetë se rreth 140 avionë izraelitë u ngritën dhe se ata goditën rreth njëzet pozicione të raketave dhe objekte të tjera ushtarake, atëherë nuk është vetëm një akt simbolik”.

Siç shton Vatanka për Deutsche Welle-n, Izraeli ia ka arritur qëllimit, Shtetet e Bashkuara nuk kanë asgjë kundër tij, por nuk duan përshkallëzim të mëtejshëm. “Unë mendoj se mesazhet nga Teherani, të cilat flasin për pak dëme nga sulmi, tregojnë se Irani shpreson se nuk do të ketë sulme të tjera dhe se hakmarrja e Izraelit ka marrë fund.” Edhe pse zyrtarët iranianë dhe izraelitë shkëmbyen kërcënime të reja pas sulmit, asgjë nuk ndodhi ushtarakisht.

Pakënaqësi në Iran
Njerëzit në Iran shpesh kanë inat ndaj autoriteteve për sjelljen e vendit në konflikt me Izraelin. Monedha Rial e Iranit ka rënë në nivelin më të ulët kundrejt dollarit, inflacioni vjetor ka arritur në 33 për qind, sipas të dhënave zyrtare. Tregu i aksioneve në Teheran po mban frymën, duke pritur se ku shkon konflikti me Izraelin.

Shumë iranianë e shohin kolapsin ekonomik si rezultat i mbështetjes financiare të Teheranit për Hezbollahun në Liban dhe Hamasitnë Rripin e Gazës.

“Edhe nëse lufta nuk përshkallëzohet, rënia e Rialit ndaj dollarit do të vazhdojë”, tha Alireza Salavati, një analist ekonomik me qendër në Londër. “E gjitha është e lidhur me sanksionet dhe efektin psikologjik të konfliktit Iran-Izrael”./DW

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...